Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-06-2021 më 23:30

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Emri:  monasterium.ru_02.jpg

Shikime: 2309

Madhësia:  48.9 KB

    Shën Theofan i Vetmuari

    Fjeti në Krisht ditën e Festës së Theofanisë së Krishtit në vitin 1894 dhe Kisha Orthodhokse e kujton çdo vit në kalendarin e saj në 10 janar, që është dita e lindjes së tij.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Një herë, në mes të një salle vallzimi në një ballo vjetore, një vajzë e re pati një vegim të papritur të pavdekshmërisë së shpirtit të saj; dhe teksa ky vegim iu shfaq para syve të brendshëm të saj, i ngeli në mendje mendimi se gjithë këto rrotullimet në sallën e vallzimit ishin krejt të kota.

    E mahnitur dhe e shqetësuar, vajza i shkruajti shenjtorit që bënte një jetë në vetmi: "A është kjo diçka normale apo është një pengesë anormale për dëshirën për të patur një jetë të lumtur në këtë botë?"

    Përgjigjia që mori për pyetjen e saj, rezultoi në këtë volum libri.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Letra e Parë

    Subjekti i Korrespondencës sonë: Jeta Shpirtërore

    Një kujtesë hyrëse rreth premtimit të dhënë për në korrespondencë rreth jetës shpirtërore. Të mirat që mund të presësh prej saj.

    Para se të niseshe për në Moskë, ramë dakord që të mbajmë një korrespondencë për gjërave më të nevojshmë për ty. Sigurisht, që unë pres nga ty të më tregosh se si je duke ia kaluar, dhe si po ambientohesh aty. Kam kohë që pres, e pres, e akoma pres; ka kaluar shumë kohë dhe ende nuk kam marrë ndonjë letër nga ty. Të ka ndodhur ndonjë gjë? A je shëndoshë e mirë me shëndet? Të ruajtë Nëna e Zotit! Mbase synimet e tua kanë ndryshuar? Çdo gjë është e mundur. Prandaj po të shkruaj tani, se nëse është pikërisht ashtu, dhe ti mendon se kjo korrespondencë ka për të më lodhur mua, duhet ta largosh atë mendim menjëherë nga mendja. Të të shkruaj ty për këto gjëra nuk ka për të qenë fare një barrë e rëndë për mua; përkundrazi, ka për të më sjellë një kënaqësi të vogël, dhe ka për të më sjellë pak varietet në rutinën time të zakonshme ditore. Për më tepër, nëse kjo korrespondencë nuk ka për të ndodhur, atëherë kam për të ndjerë një humbje të madhe. Nuk do të shpjegoj se pse do të ndihem në këtë mënyrë, por po të theksoj se do të ndihem ashtu.

    Nuk më duket me vend të të jap këshilla këtu, por dua të të bëj një kërkesë: më shkruaj. Por mos prit ndonjë urtësi të madhe nga mua. Thjeshtë një përsëritje e të gjitha gjërave të vlefshme kanë për të ndihmuar jo pak, duke të rifreskuar kujtesën për këto gjëra dhe duke të fokusuar vëmendjen në to, mbase me entuziazëm dhe me energji të veçantë. Dhe çfarë është e mira që do të dali në dritë nga e gjitha kjo? Sepse kur hasim në probleme në jetët tona, nuk vijnë nga vullneti ynë i keq apo nga zemra e keqe por vijnë nga mungesa e zjarrit dhe zellit për gjërat e vlefshme në jetë.

    Më shkruaj.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Letra e Dytë

    Kotësia e Jetës së Botës

    Një vërejtje për shkakun e heshtjes së saj.
    Sinqeriteti dhe thjeshtësia e duhur në një korrespondencë.
    Kotësia e jetës së botës.
    .


    Unë u lodha së spekulluari se çfarë vallë kish ndodhur që nuk po më shkruaje, dhe doli që gjyshja juaj ishte pak e sëmurë. Shiko, "gjyshja" është një fjalë fitimtare. Për nipërit e mbesat nuk ka vend më të ngrohtë se tek shtëpia e gjyshes, dhe për gjyshen nuk ka gjë më të shtrenjtë se nipërit e mbesat e mira. Për këtë, duhet të falenderojmë Zotin. Duhet ta ngushëllosh gjyshen më shpesh e të dëgjosh me vëmendje se çfarë ka për të të thënë. Plakat kanë një urtësi të fituar nga përvojat dhe mundimet e jetës. Shpesh ato pa e ditur shprehin me fjalë të thjeshta mësime shumë të urta që nuk ke për ti gjetur në libra, edhe po të kërkosh gjithë bibliotekën.

    Edhe pse më ke dhënë një shpjegim bindës përse nuk më ke shkruajtur për një kohë kaq të gjatë, unë prapë e shoh me vend të të jap një epitimia(1), edhe pse e vogël, me qëllim korrigjimin tënd. Mendoj se ti do të ishe më e disponuar për korrigjim të sjelljes nëse unë të falenderoj që më shkruajte, dhe për çfarë më shkruje. Për këtë të falenderoj.

    Më premtoje se do të jesh e hapur me mua. Mirë! Hapja është gjëja më e rëndësishme në një korrespondencë; ndryshe s'ka arsye as pse ta fillosh. Gjithmonë më shkruaj ashtu siç të vjen. Më shkruaj çfarë bluan në mendje, dhe trego kujdes që të shtrosh të plotë pyetjen që po të vjen vërdallë në mendje dhe lyp një përgjigje. Vetëm atëherë mund të arrijmë në zgjidhje, ashtu si toka e thatë thith ujin. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të marrë dhe për të rregulluar konceptet në kokë të cilat sqarojnë subjekte dhe çështje për të cilat ne e konsiderojmë të nevojshme që të kemi një vizion të pastër në syrin e mendjes. Ku do të ishte qëllimi nëse unë do të shkruaja ty për një gjë dhe mendja jote do të ishte e zënë me mendime të tjera? Do të ishin fjalë boshe, si dy njerëz që do të bënin një diskutim duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit, dhe secili diskuton për atë që ka para syve të tij. Më duket se jemi në një mendje që nuk kemi për tu marrë me gjëra abstrakte, as nuk do të bëjmë plane dhe teori; por kemi për të diskutuar së bashku për gjërat e përditshme që hasim në jetë. Dhe kështu do të ecim hap pas hapi.

    Më shkruaje se je "verbuar". Më thua se "Për plot dy ditë jam dukë bërë xhiron e rrethit shoqëror këtu. Si fillim vajta në teatër, pastaj u sorrollata për qejf, dhe më pas shkova në një mbrëmje festive. Çfarë lloj turme është kjo, me gjërat për të cilat flasin, me mendimet e tyre të errëta për çdo gjë, dhe çfarë lloj sjellje që kanë? Të gjitha këto janë barbari për mua, dhe asnjëherë nuk do të jem në gjendje as të mbledh mendimet e kokës time në këtë turmë." Kjo është hera e parë që je ekspozuar karshi kësaj jete, dhe ke për tu mësuar me të. Përshtypja që të është krijuar, pas jetës tënde të qetë e të thjeshtë në fshat, është diçka e pritur. Atje ti krijove gjykimin tënd në lidhje me gjërat që janë të vërteta e të gabuara në jetë, ama unë nuk e kam fort të qartë se çfarë ka gjetur strehë në mendjen tënde nga e kaluara. Eshtë gjithashtu e mundur se teksa në sipërfaqe ti has një mosaprovim të këtyre gjërave, brenda në thellësi ti has në simpati për to dhe një dëshirë për ti përsëritur. Jeta prej së cilës ti ke parë vetëm një pjesë të vogël, ka veti marramendëse. Edhe ata që marrin pjesë në këtë jetë e dinë se ajo nuk është ashtu siç duket, por prapë së prapi janë të tërhequr prej saj, si një i varur nga droga e opiumit, që e di se çfarë e pret. Ai është si një njeri i çmendur, që pavarësisht nga gjithçka, e merr drogën, ose mbase kjo është edhe vetë arsyeja përse e merr.

    Si po ja kalon? A je akoma e tërhequr nga ai vend? A do të pëlqente që ta kaloje jetën tënde në këtë mënyrë? Të pyes që të skicoj një foto të vogël... Dhe tregohu e sinqertë.



    1. Epitimia është përkufizuar si "Një dënim shpirtëror, ose më mirë, një ushtrim me qëllim që të tejkalosh rrethanat plot mëkat.." (Polnyy Tserkovnoslavyyanskiy Slovar, Vol I, Moskë 1899)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-03-2021 më 12:20
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Letra e Tretë

    Boshllëku

    Boshllëku dhe njëanshmëria e jetës së botës..

    Sa më gëzove me përgjigjen tënde! "Nuk jam aspak e tërhequr nga kjo jetë, përkundrazi, kjo jetë më spraps. Më pak se një ditë më pas, u ndjeva e copëtuar, shpirti po më lëngonte dhe ishte melankonik, dhe nuk e duroja dot veten time. Vetëm me shumë vështirësi munda të qetësohesha." Pse nuk mi shkruajte këto gjëra herën e kaluar? Bile mu duke se me heshtjen tënde, ti po më fshihje ndonjë të dashur apo ndonjë problem tjetër.

    Zoti të dhëntë këtë ndjenjën - e flakjes tej të jetës së botës dhe dëfrimit - dhe qoftë gjithmonë me ty! Por është edhe e mundur që ti të dashurohesh me këto gjëra. Eshtë afër mendjes se ti nuk duhet të biesh në kontakt me këtë jetë. Herën e dytë ka për tu dukur jo dhe aq shkatërrimtare dhe shqetësuese si hera e parë; herën e tretë, akoma edhe më pak dhe nuk ka për tu dukur si diçka e keqe fare. Siç thonë edhe për vodkën, me gotën e parë je duke këputur zinxhirët, me gotën e dytë ngrihesh lart e fluturon si shqiponjë, dhe pas asaj gote vetëm vazhdon ta mbushësh. Çfarë ndodh kur dikush viziton një fabrikë duhani? Sytë u djegin, hundët iu rrjedhin, nuk marrin dot frymë. Por ata që punojnë në atë fabrikë nuk ndjejnë absolutisht asgjë, por edhe ata që janë të rinj në fabrikë, pasi rrinë në këmbë për pak kohë në fabrikë, nuk u djegin më sytë, nuk teshtijnë apo kolliten si më parë, dhe pas pak kohe të gjitha këto parehati ikin fare. Trego kujdes që asgjë e tillë nuk të shqetëson ty paqen tënde!

    Duket se i ke paraprirë pyetjes sime. Ti thua, "Nuk besoj se do ta pajtoj ndonjëherë veten time me këtë jetë. E shikoj nga afër me vëmendje dhe vë re që nuk është jetë. Nuk ta shpjegoj dot, por jam shumë e bindur në mendjen time që kjo nuk është jetë. Eshtë plot me lëvizje, por nuk ka jetë. Makina ime qepëse bën plot zhurmë e lëvizje, po çfarë jete ka brenda saj?" Mendja jote e vogël dhe e ndritur të ka lindur një ide të shkëlqyer. Tani jam në gjendje që ta konsideroj situatën tënde si më me shpresë. Ndjenja ështe e përkohshme, mund edhe të ndryshojë. Por kur një ide thelbësore vjen në ndihmë të kësaj ndjenje, atëherë ajo fuqizohet, dhe nga ana tjetër, fuqizon vetë idenë. Të dyja së bashku i përngjajnë një kështjelle. Në mënyrë që kështjella të jetë fortifikuar, ti duhet të mësosh pse nuk ka jetë në këtë jetë. Po e vazhduam diskutimin tonë, në kohën e duhur unë do të shpjegoj të detajuar, por për momentin do të them vetëm këtë gjë: Arsyeja se pse nuk ka jetë në një jetë të tillë është se nuk pushton dhe ushqen të gjitha aspektet e jetës njerëzore, por vetëm një pjesë të vogël të saj. Dhe kjo pjesa e vogël renditet e fundit fare, as nuk e prek qendrën e jetës njerëzore.

    Jeta njerëzore është komplekse dhe shumëplanëshe. Ka aspektet fizike, mendore dhe shpirtërore. Çdo aspekt ka fuqinë e vetë, nevojat dhe mënyrat e veta, dhe ushtrimin dhe përmbushjen e tyre. Njeriu jeton vetëm kur të gjitha fuqitë tona janë në lëvizje dhe të gjitha nevojat tona janë përmbushur. Por kur vetëm një pjesë e vogël e fuqive të tij janë në lëvizje dhe vetëm një pjesë e vogël e nevojave të tij janë përmbushur, kjo jetë nuk është jetë. Të gjitha punojnë së bashku në unison, ashtu si edhe lëvizja e nevojshme në makinën tënde qepëse ndodh vetëm kur të gjitha pjesët janë duke punuar. Ndalo punën e një pjese të vetme dhe gjithë makina pushon së punuari; nuk jeton. Njeriu gjithashtu nuk jeton si një qenie njerëzore kur gjithçka brenda tij nuk është në lëvizje. Me makinën, ndalimi i jetës së saj, - lëvizja - është shumë e dukshme; me njeriun, pasiviteti i jetës së tij në përgjithësi është i padukshëm, vetëm njëri aspekt i jetës së tij është duke u ushtruar dhe vetëm disa prej nevojave të tij janë përmbushur, ama një jetë e tillë është si ajo e makinës qepëse që nuk lëviz. I tillë është ligji i jetës njerëzore!

    Le t'ia aplikojmë këtë ligj situatës që jemi duke diskutuar. Cilat fuqi janë në përdorim këtu dhe cilat nevoja janë duke u përmbushur? Në përdorim janë duart, këmbët, gjuha, sytë, veshët, shqisa e nuhatjes, shqisa e të prekurit, kujtesa, imagjinata, fantazia dhe dituria, shuma totale e të gjithave përfaqëson aspektin më të ulët njerëzor, që njeriu e ka të përbashkët me kafshët. Jeta e kafshës ka vetëm një nevojë për të përmbushur, ose më mirë të themi, për të vënë në punë; këtë e shohim në punë kur qengji i vogël së bashku me delet i drejtohen lëndinës me bar të njomë. Përveç këtyre fuqive, kemi edhe dy ose tre shtresa të tjera tek njeriu, dhe të gjitha këto e kanë një qendër kryesore.

    Gjykoje vetë tani: A mund të jetë një jetë e tillë jetë? Ndenja jote të tha se nuk ka jetë në këtë jetë. Do të tregoj arsyen kryesore se përse nuk ka jetë. Mbase veprimi i kësaj arsyeje nuk është fort i qartë për ty për momentin, por koncepti i përgjithshëm duhet të jetë i tillë. Detajet do të qartësohen me kohën. Se unë po bëj një propozim se çdo gjë me vlerë del nga struktura e natyrës së njeriut. Eshtë e nevojshme për ne që të jetojmë ashtu siç na krijoi Zoti, dhe kur dikush nuk jeton në atë mënyrë, unë po të pohoj me besim të plotë se ai njeri nuk jeton fare. Të kërkoj që ti të mjaftohesh me kaq për momentin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-04-2021 më 09:31
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Letra e Katërt

    Liri apo Skllavëri Shpirtërore

    Jeta e botës ju privon njerëzve lirinë dhe i mban të lidhur në një skllavëri mizore të gjithë ata njerëz që i përkushtohen botës. Hipokrizia dhe egoizmi si cilësitë dalluese të jetës së botës..

    Herën e fundit nuk të fola për asgjë që ti zije në gojë në letrën tënde, kështu që po të nis një letër tjetër. Ti thua, "Gjëja tjetër që shoh është se si të gjithë nxitojnë lart e poshtë në ndjekje të diçkaje që askush nuk arrin dot ta kapi. Kur më ndodh që të kaloj në ndonjë rrugë apo zonë të populluar, çfarë rrëmuje dhe zhurme që më shohin sytë e dëgjojnë veshët. Por pastaj i hedh sytë dhe shikoj që të njëtën rrëmujë e zhurmë e gjen edhe brenda shtëpive të tyre, mbase dhe brends shpirtrave të tyre. Nuk e kuptoj dot - si është e mundur të jetosh në këtë mënyrë?. Gjëja tjetër që vërej është se si e lidhin, shtrëngojnë dhe tiranizojnë njëri-tjetrin; asnjë nuk ka vullnet të tyren apo sadopak liri. Nuk guxon të vishesh ashtu siç të pëlqen të vishesh, nuk guxon të sillesh ashtu siç të pëlqen të sillesh, nuk guxon të thuash çfarë dëshiron të thuash, nuk bën dot asgjë ashtu siç do ti vetë ta bësh. Çdo gjë që bëjnë i nënshtrohet një ligji të shkruajtur nga dikush, por ama askush nuk e di se kush. I mban të gjithë njerëzit të lidhur, por askush nuk e di se si të çlirohet nga këta zinxhirë. Në këtë mënyrë ata tiranizojnë njëri-tjetrin. As nuk e marrin mundimin që të dëgjojnë dikë - dhe kjo është për të ardhur keq. Unë për shembull këndoj. Kur të vjen për të kënduar, është parajsa vetë; është kënaqësi si për mua edhe për dëgjuesit. Por ka raste që më duhet të këndoj edhe nëse për momentin mund të mos më vijë për të kënduar. Dhe sipas tyre kjo është një sjellje shumë e mirë; po të refuzoja të këndoja do të konsiderohej një shkelje e "ligjit". Dhe do s'do, ia merr këngës. Kjo barrë është e papërballueshme për mua - gjoksi gati sa nuk fundoset fare, por ti prapë e nxjerr gjoksin para, si për të treguar që je duke kënduar me gjithë zemër. E kam vënë re këtë gjë edhe tëk njerëz të tjerë. Kjo është liria për ta! Në pamjen e jashtme, të jepet përshtypja se të gjithë janë njerëz të lirë. Një njeri i lirë, që i janë lidhur si këmbët edhe duart! Kjo më shtyu që të filloj të shqyrtoj me imtësi nëse njerëzit i bëjnë gjerat nga zemra apo jo. Dhe çfarë mësova? Mbase e kam gabim, por deri më sot nuk kam parë asnjë provë që të më shtyjë të besoj që i bëjnë me shpirt. Kanë këto kujdesjet boshe, një gadishmëri për të bërë gjëra për njëri-tjetrin, dhe një admirim reciprok. Çdo gjë është sipërfaqësore. Nën këtë pamjen e jashtme që është elegante dhe e butë fshihet një shpirt krejt tjetër, që po të nxirret në dritë, nuk do të dukej as elegant dhe as i tolerueshëm. Kështu, sa herë që ne mblidhjemi së bashku, ne jemi një grup aktorësh dhe aktoresh hipokritë. Çfarë komedie! Për më tepër, ajo që më çudit mua është ftohtësia që rrezatojnë të gjithë. Si mund të ndodhi kjo gjë?! Me të vërtetë, secili duket sikur është miku më i mirë me njëri-tjetrin, gati të heqin këmishën nga trupi e të ta japin ty ta veshësh, por ka një ftohtësi themelore."

    Ke plotësisht të drejtë. Nuk mund ti shtoj dot asgjë përshkrimit tënd. Të gjitha këto gjëra janë vërejtur dhe zënë në gojë shumë kohë më përpara, dhe na janë dhënë për të na paralajmëruar. Shumë kohë më herët, Makariusi i Madh e përshkruajti këtë nxitimin e jetës me ndjekjen e kotë, një pjesë të vogël të së cilës edhe ti ke përjetuar. "Fëmijët e kësaj epoke janë bërë si gruri i derdhur në sitën e kësaj toke, dhe pastaj është shpërndarë sipas ëndërrave të paqëndrueshme të kësaj bote, në prezencën e trazirave të pafundme të përkujdesjeve të jetës mbi tokë, dëshirave dhe labirinthit të koncepteve materiale. Satanai i shkund shpirtrat, dhe me sitën, që përfaqëson përkujdesjet e jetës mbi tokë, e shpërndan gjithë rracën njerëzore mëkatare. Që nga koha e Rënies, kur Adami e shkeli ligjin dhe u vu në kontrollin e princit të errësirës që kish pushtet mbi të, me mendimet e turbullta e të pafundme të bijve të kësaj epoke, i ka shtyrë të gjithë në konflikt brenda sitës së tokës. Sa më shumë që e shkund grurin brenda sitës, e përmbys apo e hedh lart, aq më shumë pushtet merr princi i errësirës mbi gjithë njerëzinë me anën e përkujdesjeve tokësore: ai i shkund, i acaron dhe alarmon njerëzit, duke i detyruar që të ikin tek mendimet e kota, dëshirat e pista, zinxhirët e tokës e botës, duke joshur pa pushim rracën mëkatare të Adamit.

    Zoti u paratha Apostujve të ardhmen plot tundime që do të binte mbi ta: Satanai ka dëshirë që t'iu bëjë për vete, që t'iu shoshiti si grurë: por Unë jam lutur për ju, që besimi juaj të mos humbasë (Llukai 22:31,32). Shpallja dhe vendimi që mori Krijuesi për Kainin është i qartë: Ti ke për të rënkuar dhe për tu dridhur mbi tokë (Gjeneza 4:12, Septuagint). Kjo fjali shërben si një shembëlltyrë dhe ngjashmëri për të gjithë mëkatarët, sepse rraca e Adamit, duke e shkelur urdhërimin dhe duke rënë në mëkat, fshehurazi mori këtë ngjashmëri. Njerëzit bien në pasiguri nga mendimet e tyre të paqëndrueshme për frikën, terrorin, çdo lloj konfuzioni, dëshirën, dhe çdo lloj kënaqësie. Princi i kësaj bote turbullon çdo shpirt që nuk ka lindur nga Zoti, turbullon edhe idetë njerëzore, që janë si puna e kokrizave të grurit që shkunden pa pushim në sitë, duke i shtyrë të gjithë në pasiguri, dhe duke i zënë në çark me joshjet e botës, kënaqësitë e trupit, terroret dhe konfuzionet"(Homilia 5:1,2).

    Kjo është përmbledhja e vrojtimit tënd! Ti vure re si janë gjërat, dhe Shën Makarius na tregon të dyja, si arsyen dhe origjinën. Eshtë e pamundur që të fillosh të flasësh për këtë çështje në këtë mënyrë, nëse në fillim nuk përvetëson mënyrën e duhur të shikimit të gjërave. Kështu që unë të kërkoj që ti të adaptosh këtë pikëpamje dhe gjithmonë ta mbash në mendje. Shpreh esencën e çështjes në fjalë, dhe pasi ta pranosh me bindje të plotë, ka për të të shëbyer ty si një mburojë nga bukuria e jetës njerëzore. Që të mendosh më shumë për këtë dhe të familjarizohesh me këtë mënyrë të menduari, mundohu të lexosh të gjithë Homilinë e Pestë të Shën Makarius. Ia dhashë këtë libër vetëm për ta lexuar nënës tënde, dhe ajo donte që të ma blinte.

    Nga ana ime, unë do të shtoj se kjo ndjekje e kotë dhe kjo pakënaqësi e përgjithshme me çdo gjë ka lidhje me atë që shkruajta herën e kaluar. Që është, jo çdo aspekt apo nevojë e natyrës njerëzore mund të ushqehet nga kjo mënyrë jetese. Një aspekt i papërmbushur si uria e shtyn njeriun të kërkojë ushqim si një mënyrë për të kënaqur këtë nevojë të tij. Kështu njeriu vrapon që të kërkojë kënaqësinë, por teksa vjen rreth e rrotull brenda këtij qarku, i pakënaqur në lidhje me urinë, nuk i sjell kënaqësi, dhe uria nuk pushon. Por as nevoja për tu ushqyer nuk pushon, dhe as kërkimi për ta përmbushur këtë nevojë të tij. Dhe asnjëherë nuk ka për të pushuar për ata njerëz që jetojnë me shpirtin e kësaj bote. Nga që armiku i verbon, ata nuk arrijnë të shohin gabimet e veta; kanë marrë kthesën e gabuar e po shkojnë në drejtimin e gabuar; në këtë errësirë ai i mundon dhe mbyt këta shpirtra të gjorë. Nga që armiku i ka verbuar, nuk ka njeri që mund t'i tregojë gabimet e tyre. Prandaj ulërasin si kafshë të egra. A nuk është kjo ulërima e luanit që vjen vërdallë kudo, duke kërkuar dikë që ta shqyejë?

    Përsa i përket aspekteve të tjera të jetës njerëzore që ti zure në gojë, dua të të them vetëm se nuk ka se si të jetë ndryshe. Sepse kjo është jeta e njeriut të rënë, karakteristika dalluese e të cilit është krenaria ose egoizmi, që na shfaqet si qëllimi kryesor, kurse gjithë të tjerët dhe gjithçka tjetër janë vetëm mjetet për të arritur këtë qëllim. Prandaj, qëllimi i kujtdo është që të imponojë dëshirat e tija mbi të tjerët, ose ti lidhi të tjerët me këto dëshira; ti e quajte këtë me plot të drejtë "tirani". Pavarësisht se sa mirë dikush i fsheh dëshirat e veta, pas tyre qëndron egoizmi, që dëshiron të të përdredhi ty sipas nevojave të veta, ose të të përdori si një mjet për të arritur qëllimet e veta. Kështu që qëllimi është ai i mashtrimit; në thelb, përdor mashtrimin e bukur për të fshehur gabimet e veta pa e marrë mundimin që ti korrigjojë ato. Përndryshe, influenca e tyre mbi të tjerët dhe manipulimi i tyre do të merrte fund. Kjo është arsyeja përse të gjithë lëshojnë një ftohtësi të tillë: të gjithë e mbyllin veten në guackën e tyre pa mundur që të prodhojnë aspak ngrohtësi.

    Eshtë e vërtetë që ke për të takuar edhe ca njerëz me zemër të mirë; ata ta bëjnë qejfin e ta prekin direkt dhe thellësisht zemrën. Një dispozitë e tillë është gjurmë e ndjenjës së farefisnisë me të tjerët që i është dhënë njeriut nga Zoti, por kjo vihet në shërbim të egoizmit, që e përdor si mënyra më e shpejtë për të arritur qëllimet e veta. Unë e njoh një njeri të tillë. Eshtë më mirë që të jesh një egoist i hapur se sa një lajkatar i tillë. Edhe pse është e mundur që të dallosh se çfarë qëllimi kanë këta njerëz lajkatarë, njerëzit që mund ta bëjnë këtë gjë janë të rrallë.

    Edhe pse është e vërtetë që ke për të hasur vazhdimisht punë të mira, këto punë të mira bëhen që të të bëjnë ty të ndihesh borxhllie dhjetë fish për çdo punë të mirë të tyre. Ti do të thuash: "Si mund të jetë kështu? Të gjithë përpiqen të tregohen të ndershëm dhe po tregove pandershmëri je duke shkatërruar veten." Eshtë e vërtetë, ashtu është, por kjo ndershmëri është maska e egoizmit; gjëja kryesore është që të mos zgërdhihen dhe tu dali boja, dhe për këtë arsye gjërat më të neveritshme lejohen, aq sa mund të bëjnë pa i kapur njeri dhe larg syve të njerëzve. Dhe ke për të dëgjuar, ose mbase edhe ke dëgjuar, për dikë që denoncohet si egoist. Mos mendo se ata që flasin në këtë mënyrë nuk janë vetë egoistë. Jo, ata denoncojnë ata njerëz që nuk i lejojnë që ti shfrytëzojnë apo përdorin për qëllimet e veta egoiste të këtyre njerëzve që vetë denoncojnë egoizmin. Prandaj, këta të fundit duhen ekspozuar si egoistët e vërtetë. Kam dëgjuar se të tillë njerëz u bëjnë vërejtje edhe murgjve për egoizëm; thonë se murgjit jetojnë vetëm me egoizëm. Murgjit e gjorë! As nuk hanë, as nuk pinë, as nuk flenë; janë në këmbë ditë e natë, në bindje të plotë, nuk kanë as vullnetin e tyre, - dhe si pa dashur janë bërë egoistë! Vetëm duke u bazuar tek kjo, mund të gjykosh në përgjithësi vlerat e këtyre akuzave për egoizëm, që kë për të dëgjuar apo ke dëgjuar mes njerëzve në botë. Ke për tu treguar vendin që u takon!

    Teksa lexoj atë që të kam shkruar, është e qartë që e kam gjykuar jetën e botës shumë haptazi, dhe nuk tërheq asnjë fjalë të vetme nga ato që të kam shkruar. Ti shkruajta të gjitha këto, pasi dua që ti të vësh re këtë njollë shumë të zezë mbi botën. U frymëzova nga shembulli që ti më dhe me të kënduarit, dhe nuk besoj se këto që po të shkruaj do të dëmtojnë ty, bazuar mbi ato që ti vetë më shkruaje. Por pres që të më pyesësh: "Si duhet të sillemi?" Kësaj pyetje do të mundohemi ti japim përgjigje në gjithë korrespondencën tonë në vazhdim. Për tani po të them se është e pamundur për ty që t'iu shmangesh të gjithë njerëzve; por refuzo sa të mundësh që të bëhesh pjesë e këtij rrethi të jetës së botës. Kur të tërheq kundër vullnetit tënd, sillu sikur nuk je atje; mbaji sytë hapur por mos shiko; mbaji veshët hapur por mos dëgjo. Lëri ato që shikon që të ikin shkarazi syve të tu, dhe ato që dëgjon të të ikin shkarazi veshëve të tu. Në pamjen e jashtme sillu si gjithë të tjerët, tregohu e hapur dhe e sinqertë; por ruaje zemrën nga simpatitë dhe tërheqjet. Gjëja kryesore është që të ruash zemrën pasi kjo bën që të jesh atje vetëm në trup, por jo në shpirt, duke përmbushur me besimin urdhërimin e Apostullit: Bëhu si ata që e përdorin botën, por nuk e abuzojnë atë (I Korinthianëve 7:31) Fjala "botë" këtu i referohet jetës së botës. Ti ke për ta përdorur botën, që do të thotë se ti ke nevojë të biesh në kontakt me jetën e botës; por kur e mban zemrën larg saj, nuk ke për ta abuzuar atë jetë; që do të thotë se nuk do të marrësh pjesë në të falë simpatisë apo dëshirës, por e detyruar nga rrethanat aktuale.

    Të lodha me këtë letër kaq të gjatë, por ti më shtyve që ta shkruaj. Të kërkoj që të përdorësh me kujdes atë çfarë të kam shkruar, sidomos rreshtat e fundit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-03-2021 më 08:51

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Letra e Pestë

    Jeta e Trupit

    Tre sferat e jetës njerëzore.
    Sfera e parë: jeta e trupit, organeve dhe nevojave të trupit; kujdesi normal dhe i tepruar për trupin.


    Sa shumë pyetje që më bën për dy letrat e mia të fundit! Kjo tregon që je e shkathët, puntore dhe nxënëse e mirë, dhe kjo premton sukses. Kam për të të shkuajtur akoma më me dëshirë. Por nuk kam për tu dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të tua në këtë moment; do t'i përgjigjet për herët e tjera. Kam për tu përqëndruar në atë pikë që ti je më e përqëndruar. Ti më shkruan, "Fjalët e tua në lidhje me aspektet, fuqitë dhe nevojat e natyrës njerëzore më sollën në vete. Por i kthej sytë brenda qenies sime. Disa nga ato që më shkruan i kuptoj, por pjesa më e madhe e tyre nganjëherë më duken të errëta, nganjëherë më duken si të padukshme fare. Kam shumë dëshirë që të mësoj se cilat janë aspektet shpirtërore, mendore dhe fizike të njeriut, cilat janë nevojat për çdo aspekt, dhe si ti përmbushim këto nevoja. Do të më pëlqente shumë ta mbaja veten në nivelin e vlerës njerëzore, e vlerës të vërtetë njerëzore, ashtu siç na e ka caktuar Krijuesi."

    Shkëqyer! Je duke prekur themelet e jetës sonë, shpjegimi i së cilës do të shëbejë si bazament për diskutimet e ardhshme. Po si mund të jetojë ndryshe njeriu nga mënyra se si ai u krijua? Pasi të shqyrtojmë konceptet llogjike të përbërjes së njeriut, do të na dali edhe treguesi më i besueshëm i mënyrës se si njeriut duhet të jetojë. Mendoj se shumë njerëz nuk jetojnë ashtu siç duhet, sepse këta njerëz mendojnë se rregullat e jetës së vlefshme na diktohen nga jashtë, dhe nuk burojnë nga vetë natyra e njeriut, kështu që u duket sikur rregullat e natyrës së tyre nuk u hyjnë në punë. Po ta dinin me siguri se ka rregulla të tilla, nuk do ti shkelnin ato dhe nuk do tu qëndronin larg. Kështu që më dëgjo, po munde.

    Trupi përbëhet nga organe të ndryshëm, dhe çdo organ ka funksionin e vetë, që është i nevojshëm për jetën e trupit. Kemi tre sisteme kryesore: 1) sistemi i tretjes, që përfshin edhe mushkëritë, zemrën, arteriet dhe venat, enët limfatike dhe plot enë të tjera, kanalet dhe gjendrat, që shërbejnë si përcjellës së ndryshëm të gjakut dhe lëngjeve të tjera trupore; funksioni i të gjitha këtyre së bashku është ushqimi i trupit. 2) sistemi muskuloskeletik, funksioni i të cilit është lëvizja e brendshme dhe e jashtme, dhe 3) sistemi nervor qendra e të cilit është koka, dhe shtylla kurrizore, dhe sistemi ganglia, që ndodhen në boshllëkun poshtë pjesës së barkut dhe gjoksit, kurse rrënjët e nervave kalojnë në të gjithë trupin; funksioni i këtyre është ndjeshmëria. Kur puna e këtyre sistemeve dhe ndërlidhja mes tyre është në rregull, trupi është i shëndetshëm dhe jeta nuk është e rrezikuar; por kur rregulli prishet, trupi sëmuret dhe jeta është e rrezikuar. Çdo funksion ka nevojat e veta, dhe i bën këto nevoja të ditura për krijesën e gjallë, në mënyrë që të përmbushen. Nevojat e sistemit të tretjes, ose sistemit ushqimor apo trupor, janë ushqimi, uji, ajri dhe gjumi. Nevoja e sistemit muskuloskeletik është që ti tendosi muskujt, që e ndjejmë të gjithë ne kur qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë, dhe menjëherë na lind nevoja për të lëvizur, që na shtyn që të ecim, shëtisim apo të bëjmë ndonjë punë; nevoja e sistemit nervor është stimulimi i këndshëm i nervave të gjithë trupit, si për shembull ato nerva që kontrollojnë ngrohjen dhe ftohjen e trupit e të tjera si këto, dhe në mënyrë të veçantë stimulimi i këndshëm i pesë shqisave, me anë të të cilave sistemi nervor bie në kontakt me botën e jashtme.

    Të gjitha këto, siç e shikon, kanë të bëjnë me trupin; duket sikur shpirti nuk ka lidhje fare me to. Por duke qenë se shpirti është në kontakt shumë të afërt me trupin, është ndërthurur me të, dhe kjo bën që të gjitha nevojat e trupit të jenë edhe nevoja të shpirtit. Prandaj ne themi: "Dua të ha, pi, fle. Dua të eci, të shëtis vërdallë, të punoj. Dua të shoh ngjyra të ndryshme, të dëgjoj gjëra të ndryshme, të nuhas gjëra të ndryshme," e plot si këto. Duke i asimiluar dhe bërë për vete të gjitha nevojat e trupit, shpirti e konsideron si detyrën e tij përmbushjen e këtyre nevojave të trupit, prandaj merret me ushqimin, etjen, gjumin, veshjen, strehën, dhe gjëra të tjera si këto, duke dashur që ta bëjë trupin të ndihet rehat e të mos i ankohet më për këto nevoja të mërzitshme. Kjo marëdhënie e shpirtit me trupin, që është një marëdhënie e njëanshme dhe lind nga një shtysë e brendshme, që hiqet si instinkt, dashuria e krijesës, dashuria për trupin, dëshira për të mbajtur rehatinë e trupit dhe ti përmbushi të gjitha nevojat e tij.

    Totali i të gjitha këtyre përbën aspektin njerëzor të jetës. Ama, jo gjithçka në këtë mes është plotësisht fizike, apo trupore e ndjesore. Vetëm sistemi i tretjes është shumë trupor; por edhe ky është fisnikëruar nga adaptimi i përmbushjes së nevojave dhe qëllimeve strikte nervore. Organet e lëvizjes dhe ndjesisë u shëbejnë nevojave mendore më shume se atyre trupore. Një organ, që qëndron i veçuar nga gjithë organet e tjera, organi i të folurit, është një organ ekskluziv i shpirtit, dhe vetëm këtij i shërben.

    Ajo që është e padëshirueshme për jetën fizike, trupore dhe ndjesore, në aspektin moral, është kur një person që është i tërhequr tejmase nga gjërat e barkut dhe trupi vendos si qëllim kryesor shqetësimin për rehatinë trupore, ose përmbushjen e plotë vetëm të gjithë nevojave fizike, duke harruar në këtë mënyrë nevojat mendore, dhe akoma më shumë nevojat shpirtërore. Në këtë rast, çdo nevojë fizike, e thjeshtë në natyrë, degëzohet në një mori nevojash të pallogaritura nga zakoni, dhe në një prirje për ti përmbushur këto nevoja me mjete të ndryshme. Le të marrim ushqim, etjen apo veshjen si shembull. A ka gjë më elementare se këto! Nga ana tjetër, sa nevoja janë konstante: Ma jep se e dua edhe sikur të më sjellë vdekjen!

    Me këto në mendje, e shikojmë se nuk jemi gjithmonë të lirë, sepse jemi duke ndjekur nevojat tona që ti përmbushim; nga ana tjetër, dhjetra njerëz të tjerë po bëjnë të njëjtën gjë. Mendjet dhe shpirtrat e këtyre njerëzve janë padyshim të uritur, për të mos thënë të vdekur, të ndaluar, dhe të zhytur në sensualitet (ndjeshmëri).

    Mendo për këto gjëra që të shkruajta, po pate kohë. Përsa i përket mendjes, do flasim për të në letrën tjetër.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Letra e Gjashtë

    Jeta e Shpirtit: Aspekti Intelektual

    Sfera e dytë e jetës njerëzore: jeta e shpirtit dhe tre kategoritë e saj kryesore.
    Kategoria e parë: aspekti intelektual dhe veprimet e tij. Dija dhe shkenca. Drejtimi normal i mendimit dhe sorrollatja boshe e mendimeve.


    Më përpara më the se e ke drejtuar vëmendjen brenda teje: hajde të futemi brenda edhe njëherë. Ke për të parë se sa shumë shumëllojshmëri dhe mori veprimesh dhe lëvizjesh ndodhin brenda teje! E para hyn, pastaj një tjetër hyn e del; hedh rrënjë, dhe pastaj flaket tej; bën diçka, dhe e bën prapë atë diçka. Kjo ndodh pasi shpirti është gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme, dhe nuk mundet që të rrijë pa lëvizur mbi një gjë. Po të fillonim ta shikonim shpirtin si të tërë, nuk do të kishim për të kuptuar asgjë, kështu që na duhet ta ndajmë në pjesë, dhe ta ekzaminojmë çdo pjesë në mënyrë individuale. I zumë në gojë më përpara të gjitha lëvizjet e shpirtit dhe i ndamë në tre kategori: mendimet, dëshirat dhe shqisat, ku secila prej tyre e ka marrë emrin nga një aspekt i veçantë i shpirtit - aspekti intelektual (të menduarit), aspekti dëshirues dhe aspekti shqisor. Duke përdorur këtë ndarje, do të fillojmë ti zëmë aspektet me rradhë.

    Aspekti Intelektual. Nëse ndjejmë çoroditje brenda nesh, e ka burimin e vetë më të madh tek mendimet tona; dëshirat dhe ndjenjat tona trazohen nën veprimin e mendimeve. Në kategorinë e mendimit ama, jo gjithçka është lëvizje kaotike; në mes të këtyre mendimeve gjejmë disa veprime thelbësore. Janë pikërisht këto që përbëjnë jetën tonë mendore, nga pikëpamja e mendimeve. Këto veprime janë si më poshtë:

    1) Sapo ti ke vrojtuar diçka brenda meje me shqisat e tua, apo ke dëgjuar të tjerët të tregojnë se vrojtuan diçka me shqisat e tyre, në atë çast imagjinata fillon e imagjinon, kujtesa po kujton, çdo gjë; asgjë nuk mund të hyjë në shpirt pa kaluar nga imagjinata dhe kujtesa. Prandaj, gjithë aktiviteti i mëvonshëm mendor, bazohet mbi imagjinatën dhe kujtesën. Nëse diçka nuk është ruajtur në kujtesën tënde, nuk do të jesh në gjendje që ta imagjinosh, e jo më të mendosh rreth saj. Qëllon nganjëherë që mendimet lindin direkt nga shpirti, por menjëherë marrin një formë. Prandaj, i gjithë aspekti intelektual i shpirtit është imagjinativ.

    2) Imagjinata dhe kujtesa mbledhin dhe ruajnë vetëm materiale për mendimet. Lëvizja e mendimit vetë lind nga shpirti dhe vepron sipas ligjeve të shpirtit. E mban mend se si vëllai yt i vogël, sa herë që merrte diçka të re do të pyeste ty apo dikë tjetër: "Çfarë është kjo? Kush e bëri këtë? Prej çfarë materiali është bërë?" Ai nuk do të qetësohej derisa të gjitha pyetjet e tij të kishin marrë një përgjigje të pranueshme prej tij. Arsyetimi i shpirtit fillon pikërisht si rezultat i këtyre pyetjeve, dhe nxjerr mendime duke u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, ose duke marrë përgjigje të gatshme nga dikush tjetër. Imagjinata dhe kujtesa nuk mendojnë. Ato janë fuqi punëtore të pakualifikuara, shtylla kurrizore. Aftësia e shpirtit, prej së cilës lindin këto pyetje dhe mendimet që kërkohen dhe lindin në përgjigjet ndaj tyre, quhet intelekt, puna e të cilit është të arsyetojë, ti mendojë gjërat me rradhë dhe të dali me përfundimet e duhura. Vrojtoje veten tënde dhe ke për të parë se nuk bën dot asgjë pa e menduar gjënë më parë. Çdo gjë sado e vogël duhet të shqyrtohet. Pavarësisht se sa shpejt ia arrijmë kësaj, të kuptuatit depërton gjithçka dhe fillon me pyetjet e mësipërme.

    3) Teksa je duke menduar diçka në mendje, asnjë mendim akoma nuk ka marrë formë. Një mendim i qartë lind kur gjen përgjigjen e një prej pyetjeve. Intelekti yt rendit gjithçka, duke u mundur të gjejë se çfarë lloj gjëje është, prej nga vjen, përse shërben, e pyetje si këto. Kur e gjen vetë përgjigjen për një nga këto pyetje, apo dëgjon përgjigjen nga dikush tjetër dhe bie dakord me atë përgjigje, zakonisht thua: "Tani e kuptoj, nuk kam më nevojë për shpjegime të tjera, kjo çështje u zgjidh." Kjo përgjigje ta qetëson intelektin në lidhje me subjektin që ishe duke studiuar. Pastaj intelekti e kthen vëmendjen e tij nga subjektet e tjera, kurse mendimi që sapo u krijua i kalon arkivës mendore - kujtesës, prej së cilës, kur e do nevoja, e tërheq për të ndihmuar në kërkimin e përgjigjeve për pyetjet e tjera, dhe si një mjet për të krijuar mendime të tjera. Shuma totale e koncepteve që janë krijuar në këtë mënyrë, përfaqëson imazhin e mendimeve të tua, që është i njëjti imazh që ti dallon sa herë që je duke folur. Kjo është sfera e dijes që ti fiton nëpërmjet punës mendore. Sa më shumë problema që të zgjidhësh, aq më shumë mendime dhe ide të qarta rreth gjërave do të kesh; sa më shumë ide të tilla që të kesh, aq më e gjerë sfera jote e dijes është. Në këtë mënyrë, siç e shikon, intelekti qëndron më lart se imagjinata dhe kujtesa; ky intelekt, së bashku me punën intelektuale , të sjellin koncepte të duhura, apo aftësinë njohëse të gjërave.

    Ne nuk do të jemi në gjendje që të marrim një përgjigje përfundimtare për çdo pyetje që bëjmë. Një numër i madh i këtyre pyetjeve do të ngelen pa përgjigje. Njerëzit mendojnë, e mendojnë, por nuk mundin që të dalin me një përgjigje të duhur. Kjo është arsyeja përse dalin e thonë: "Mbase është kështu, mbase është ashtu." Kjo sjell mendime dhe supozime; në total, a nuk kemi ne më shumë nga këto se sa nga aftësitë njohëse të duhura?

    Kur dikush, duke diskutuar rreth një klase të caktuar objektesh, arrin të marri nga vetja dhe nga të tjerët duke huazuar konceptet dhe mendimet e duhura, dhe shton nga vetja edhe mendime dhe supozime të mira për çështjen e pazgjidhur, është e mundur që ta konsiderojë këtë sferë objektesh si të njohur dhe kuptuar mirë; dhe gjithka e fituar renditet, sipas grupit dhe rradhës që i takon, dhe na jep ne shkencën e këtyre objekteve. Shkenca është kurora e punës intelektuale të intelektit.

    Do të ta shpjegoj të gjithë këtë ty më vonë, që të të bëj të qartë ty se nga se duhet të përbëhet veprimi i duhur dhe natyral i aftësisë sonë intelektuale. Do të ishte me vend që të diskutojmë më këmbëngulje atë që është akoma e panjohur, që ta bëjmë të njohur. Shumë pak njerëz janë në gjendje që të jenë shkencëtarë, dhe jo të gjithë mund të studiojnë shkencat, por të gjithë janë në gjendje dhe duhet të diskutojnë gjërat që na rrethojnë, që të dalim me konceptet e duhura për to. Kjo është sipërmarrja e duhur e aftësisë intelektuale tek të gjithë ne. Se sa do të fitojmë, varet nga fuqia; por duhet të jetë gjithmonë e zënë me punën themelore të shqyrtimit të gjërave, dhe diskutimit të realitetit.

    Nga ana tjetër, çfarë shikojmë në sferën tonë mendore? Lëvizjen e vazhdueshme të imazheve dhe nocioneve pa ndonjë qëllim apo rregull. Mendimet na ngrihen në kokë njëri pas tjetrit, vihen në rresht, dhe pastaj kryqëzohen me njëri-tjetrin, bëjnë disa hapa para, pastaj hapa pas, pastaj lëvizin anash, dhe nuk ndalojnë asnjëherë për asgjë. Ky nuk është arsyetim; është sorollatja dhe shpërndarja e mendimeve; prandaj, kjo gjendje është krejt e kundërta se çfarë është aftësia jonë intelektuale. Kjo është sëmundja e saj, që është e ngulitur fort në të dhe kaq e përhapur tek të gjithë sa do të ishte e pamundur të gjeje një njeri të vetëm që është në gjendje të bëjë në mënyrë të vazhdueshme punën themelore të të menduarit, pa iu nënshtruar shpërndarjes dhe sorrollatjes së mendimeve të ndryshme që e largojnë atë nga puna e tij duke e tërhequr në drejtime të ndryshme. Shpesh humbasim në mendimin tonë. Çfarë lloj gjendje është kjo? Ja tek e ke një përshkrim: Një mendim shkon tek arkia e kujtesës, dhe me ndihmën e imagjinatës, i rendit të gjitha gjepurat që ka mbledhur atje, duke u hedhur nga ngjarja në ngjarje, dhe sipas ligjit të shkrirjes së nocioneve, gërsheton diçka që nuk e ka përjetuar me diçka tjetër që e ka përjetuar, dhe shpesh gërsheton së bashku të pamundurën me atë që është përjetuar, dhe vazhdon ta bëj këtë gjë derisa personi "vjen në vete" dhe i kthehet realitetit që e rrethon. Njerëzit thonë, "Ai është duke u menduar thellë." Në realitet, ai është thellë në hiçin, dhe intelekti i tij nuk është përfshirë në një diskutim konkret të ndonjë çështjeje. Eshtë e njëjta gjë si ëndërrat që shikon kur je duke flejtur - mendime të kota dhe boshe. Vrojtoje veten, dhe ke për të parë që ne kalojmë shumicën e kohës me këto mendime boshe dhe të humbura. Në disa ditë, (dhe a nuk kemi plot si këto) asnjë mendim konkret nuk hyn në mendje. Të kërkoj që ti tregosh vëmendjen e duhur kësaj dhe të harxhosh ca kohë duke i dhënë zgjidhje problemit: A është kjo sjellja e duhur për një krijesë racionale? Ndërkohë, unë do ti kthehem një tjetër lloj realiteti mendor.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ta përvetësojmë atë

    Letra e Shtatë

    Jeta e Shpirtit: Aspekti Dëshirues

    Aspekti dëshirues i jetës së shpirtit. Funksioni i tij.
    Gjendja e shëndetshme dhe e çoroditur e kapacitetit të oreksit.


    Aspekti i Dëshirës. Aftësia që vepron këtu është vullneti, që dëshiron, dëshira për ti bërë për vete, apo për ti përdorur për të mirën e vetë, për nevojat e veta apo për kënaqësinë e vetë; për më tepër, nuk ka dëshirë për gjëra në kundërshtim me vullnetin e vetë apo që i sjellin pakënaqësi. Shqetësimet e vullnetit kërkojnë një akt kundërveprues, sepse vullneti është në fakt fuqia aktive, nevoja themelore e të cilit është që të jetojë dhe funksionojë. I mban nën mbikqyrjen e vetë të gjitha fuqitë e shpirtit dhe trupit, dhe të gjitha funksionet që i ka nën kontroll, të cilat i vë në punë kur i nevojiten. Themeli i vullnetit është zelli ose zjarrmi - dëshira e zjarrtë për diçka. Stimuluesit e tij janë gjërat e këndshme, që të bëjnë mirë dhe të nevojshme; kur këto janë të pranishme, zelli fle, dhe fuqitë aktive e humbin tendosjen e tyre dhe bien përdhe. Ato mbështesin dëshirën dhe dëshira ndez zellin.

    Aspekti mendor mund të analizohet si më poshtë. Brenda shpirtit dhe trupit kemi nevoja, përfshi ato më elementaret si nevojat familjare dhe shoqërore. Këto nevoja brenda vetvetes së tyre nuk përfaqësojnë një dëshirë të veçantë, por thjeshtë përbëjnë një pretekst për të kërkuar përmbushjen e tyre. Kur nevoja përmbushet në një mënyre të veçantë në një rast të caktuar, pastaj që nga ajo ditë në vazhdim, sa herë kjo nevojë zgjohet, bashkë me të lind dëshira për atë që e përmbushi më parë. Dëshira gjithmonë ka një objekt të caktuar: një nevojë të përmbushur. Një tjetër nevojë është përmbushur në mënyra të ndryshme; prandaj kur na zgjohet përsëri, një mori dëshirash na lindin - në fillim kjo dëshirë, pastaj ajo tjetra, e më tej një e tretë, të gjitha në gjendje të përmbushin atë nevojë. Kur analizojmë jetën e njeriut, nevojat që fshihen pas dëshirave nuk janë fare të dukshme. Vetëm dëshirat bëjnë strofullën e tyre brenda shpirtit tonë dhe na kërkojnë që ti përmbushim, si për hir të tyre.

    Çfarë bën shpirti për këto dëshira? Përpara ka një zgjedhje për të bërë se cilit objekt do ti japi preferencë para gjithë objekteve që i janë parashtruar. Së bashku me këtë zgjedhje, vjen edhe një vendim - ta krijojë, ta arrijë apo ta përdori objektin e zgjedhur. Në mirëkuptim me vendimin e marrë, zgjidhjen edhe mjetet e duhura, një metodë merr formë, dhe një proçedurë për ta realizuar. Pas gjithë këtyre vjen akti në vendin dhe kohën e vetë të duhur. Gjithçka, edhe akti më i papërfillshëm, ndjek këtë proçedurë. Mund ta verifikoni këtë gjë me rutinat tuaja. Nganjëherë, të gjitha këto veprime bëhen në çast sipas zakonit, dhe akti vjen menjëherë pas dëshirës. Zgjedhja, vendimi dhe mjetet ndërmerren nga aktet e kaluara, dhe nuk kërkojnë një bazë të formuluar në mënyrë specifike.

    Brenda një personi që ka jetuar për ca kohë, gati çdo gjë bëhet sipas zakonit. Rrallë ndodh që ndonjë sipërmarrje apo marëveshje e re të ndodhi që devijon nga puna dhe dija e zakonshme. Kështu pra jeta e ngritur kërkon akte që i vëjnë për shtat asaj vetë. Duke i përsëritur këto akte shpesh, është e natyrshme që këto akte të kthehen në zakone, mënyrat dhe rregullat e jetesës dhe karakteri. Mënyra e jetesës së një njeriu të vetëm krijohet nga shuma totale e gjithë zakoneve, rregullave dhe proçedurave të këtij lloji, në një mënyrë të tillë ku mënyra e tij e të menduarit dhe botëkuptimi i tij krjohen nga shumë totale e nocioneve të parakrijuara. Duke njohur mënyrën e të jetuarit të dikujt, është e mundur që të marrim me mend se çfarë është ai duke menduar në çdo kohë, dhe si do të veprojë në një situatë të caktuar.

    Rregullatori i jetës aktive është maturia, që është e njëjta gjë si arsyetimi, me dallimin e vetëm që është nën kontrollin e vullnetit. Në sferën intelektuale, arsyetimi merr vendimin - për atë se çfarë është diçka duke u bazuar nga dija ekzistuese - kurse në sferat dëshiruese dhe aktive përcakton se si të bëjë diçka në mënyrë që të arrijë siç duhet atë që dëshiron me të drejtë. Kur arrin të mësojë të përcaktojë këtë gjë siç duhet, atëherë personi gjithmonë, ose pothuajse gjithmonë, ia del me sukses ti bëjë punët e veta, dhe ne me të drejtë e shohim maturinë e fituar nga ky person. Eshtë aftësia për ti bërë punët me sukses, duke perceptuar siç duhet mjetet me qëllimet e tyre, dhe aktet në rrethanat e jashtme.

    Për aq sa kemi zënë në gojë deri tani, nuk do të jetë e vështirë për ty që të dalësh me përfundime në lidhje me aktivitetin korrekt dhe natyral të vullnetit, i cili, siç edhe e shikon, është dashnori i gjithë fuqive dhe jetës sonë. Puna e tij është të përcaktojë mënyrën, metodën dhe masën e përmbushjes së dëshirave, të cilat lindin nga nevojat, ose i zëvendësojnë ato, që jeta të mund të rrjedhi në mënyrën e dëshiruar, duke arritur paqen dhe gëzimin për qenien e gjallë. Ashtu edhe siç e përmendëm, ne kemi nevoja dhe dëshira që janë mendore, fizike, botërore dhe shoqërore. Ato nuk shfaqen tek të gjithë njerëzit në njëjtën mënyrë, sepse jeta e gjithësecilit prej nesh nuk merr të njëjtën formë. Profesioni i një personi do të përcaktohet nga sa i aftë është dhe sa do t'ia dalë të përmbushi nevojat dhe dëshirat e tij në situatën e veçantë ku ai e gjen veten, dhe sa i aftë është dhe sa do t'ia dali të aplikojë metodat e duhura dhe ta drejtojë jetën e tij siç e kërkon situata. Puna e të dëshiruarit ose aspekti aktiv i jetës sonë është që të drejtojë jetën në punët dhe sipërmarrjet e saj me një mendje të kthjellët sipas gjithë normave të përcaktuara. Kjo do të ishte mënyra e duhur. Por mundohu të analizosh dhe të kuptosh se çfarë ndodh.

    Në aspektin mendor, ne kemi çoroditje, shpërndarje dhe sorrollatje mendimesh, kurse në aspektin dëshirues, kemi paqëndrueshmëri, parregullsi, dëshira egoiste, dhe me këto preokupohemi. Sa kohë kalojmë në plogështi dhe kotësi, vijmë vërdallë poshtë e lart, pa e ditur fare se pse e bëjmë këtë gjë; bëjmë diçka, e pastaj e përsërisim prapë, pa ditur se si të shpjegojmë me arsyetim veprimet tona; bëjmë njërën gjë pas tjetrës, bëjmë njërën punë pas tjetrës, por pas gjithë këtyre vjen vetëm mania jonë pas kotësisë. Dëshirat lindin; nuk i kontrollon dot. "Më jep, më jep" na thonë. Nganjëherë na duken si të mira, por herë të tjera na duken pothuajse krejt të kota. Si ka ndodhur kështu? Dashnori ynë, vullneti, na është shfaqur. Shiko prapë, se sa shumë dëshira të huaja dhe shqetësuese kemi; inat, urrejtje, zili, koprraci, kotësi, krenari e plot si këto. Nevojat natyrale të jetës familjare dhe shoqërore që janë krijuar duhet patjetër të jetë burimi i dëshirave të tilla. Po çfarë është natyrale për këto gjëra? Ato vetëm sa na ngatërrojnë atë që është natyrale dhe e pastërt në jetë. Nga na vjen ky pushtim barbar? Po ta lë ty që ta bluash këtë në kokë, dhe po nxitoj që ta përfundoj këtu këtë letër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-04-2021 më 22:33

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Tetë

    Zemra dhe Aspekti i Ndjesisë

    Aspekti i ndjesisë - zemra.
    Rëndësia e thellë e zemrës në jetën e njeriut.
    Ndikimi i pasioneve mbi zemrën.


    Aspekti i Ndjesisë: Zemra. Kush është ai njeri që nuk e di rëndësine e madhe që ka zemra në jetën tonë? Çdo gjë që hyn në shpirt nga jashtë, dhe që i jepet formë nga aspekti aktiv dhe intelektual, bie brenda në zemër; çdo gjë që shpirti vrojton nga jashtë gjithashtu kalon nga zemra. Prandaj zemrën e quajmë qendrën e jetës.

    Detyra e zemrës është që të ndjejë gjithçka që ka lidhje me personin tonë. Pa pushim dhe në mënyrë të vazhdueshme ndjeson gjendjen e shpirtit dhe trupit, dhe së bashku me to edhe përshtypjet e ndryshme të lëna nga veprimet individuale të shpirtit dhe trupit, nga objektet përreth që has, nga rrethanat e jashtme, dhe përgjithësisht nga drejtimi që merr jeta, prej nga zemra e nxit dhe detyron njeriun ta furnizojë me gjithçka që është e këndshme për të, dhe t'iu qëndrojë larg gjërave të pakëndshme për të. Shëndeti dhe sëmundja e trupit, vitaliteti dhe lëngata, lodhja dhe fuqia, gjallëria dhe letargjia, së bashku me ato që janë parë, dëgjuar, ndjerë, nuhatur, shijuar, dhe atyre që kemi sjellë ndërmend dhe imagjinuar, ato që kemi bërë, dhe ato që jemi duke bërë apo kemi në plan të bëjmë, ato që kemi marrë apo jemi duke marrë, ato gjëra që na leverdisin apo nuk na leverdisin, ato gjëra që kanë lidhje me një person apo me një konvergjim rrethanash - të gjitha këto reflektohen në zemër dhe ndikojnë mbi të për mirë apo për keq. Duke pasur parasysh të gjitha këto, është e pamundur për zemrën që të çlodhet qoftë edhe për një moment të vetëm; përkundrazi, është gjatë gjithë kohës në një gjendje konstante shqetësimi dhe fluksi, tamam si ai barometri para se të fillojë stuhia. Por zemra ndjen shumë gjëra që kalojnë përmes zemrës pa lënë asnjë gjurmë. Këtë mund ta verifikosh për shembull kur jemi duke vizituar një vend për herë të parë: çdo gjë në atë vend na e tërheq vëmendjen, por kur e vizitojmë për herë të dytë apo të tretë, nuk ndodh më kështu.

    Çdo ndikim mbi zemrën prodhon një ndjenjë unike brenda saj, por nuk kemi fjalë në gjuhën që përdorim për të bërë dallimin mes këtyre ndjenjave. Ne i shprehim ndjenjat tona në linja të përgjithshme: e këndshme / e pakëndshme; pëlqej / nuk pëlqej; i lumtur / i mërzitur; gëzim / vajtim; pikëllim / kënaqësi; qetësi / ankth; zhgënjim / kënaqësi; frikë / besim; apati / simpati. Vrojtoje veten dhe ke për të gjetur një ndjenjë brenda zemrës dhe pastaj një tjetër.

    Sidoqoftë, rëndësia e zemrës në ekonominë e jetës sonë nuk është vetëm që të jetë objekt përshtypjesh pasive, dhe të na tregojë nëse këto prodhojnë kënaqësi apo pakënaqësi në gjendjen tonë. Zemra mirëmban edhe energjinë e gjithë fuqive të shpirtit dhe trupit. Shiko se sa shpejt arrihet të realizohet diçka kur e vëmë zemrën në punë! Por kur zemra nuk është në punë, duart na varen dhe këmbët nuk na lëvizin nga vendi. Kjo është arsyeja që vetëm ata që e kanë veten nën kontroll, kur përballen me diçka që duhet bërë, edhe nëse zemra nuk e miraton këtë gjë, nxitojnë që të gjejnë një anë të këndshme të saj, dhe pasi e kanë pajtuar zemrën me të, mbajnë brenda tyre energjinë e nevojshme për ta kryer detyrën. Zelli, që është forca motivuese e vullnetit, vjen nga zemra. Eshtë e njëjta gjë edhe për punët mendore; subjekti që vjen në zemër diskutohet urgjentisht nga të gjitha drejtimet. Në këtë rast, mendimet lindin vetvetiu, dhe puna, sado kohë të gjatë që mund të na kërkojë, nuk na duket si punë.

    Jo të gjithë pëlqejnë të gjitha gjërat dhe jo kushdo e ka zemrën të dedikuar njësoj në të njëjtat gjëra; përkundrazi, disave u pëlqen një gjë më shumë se të tjerat, kurse disa të tjerë pëlqejnë më shumë diçka tjetër. Kjo ndodh në këtë mënyrë: çdo person ka shijen e vetë. Kjo varet nga një anë nga prirja natyrale e gjithësecilit, dhe nga ana tjetër - a nuk është kjo edhe ana më e madhe - nga përshtypjet e para, përshtypjet e krijuara nga rritja në familje dhe ngjarjet e jetës. Por pavarësisht se si janë krijuar këto shije, këto e detyrojnë njeriun që ta drejtojë jetën e tij në një mënyrë ku e rrethon veten me objekte dhe ndërmarëdhenie të tilla që shfaqin shijen e tij, dhe me të cilat ai është në paqe, i kënaqur prej tyre. Kënaqësia e dëshirave të zemrës së tij i fal qetësi, qetësi të ëmbël, e cila përfaqëson në vetvete masën matëse për çdo kënaqësi. Asgjë nuk e shqetëson; kjo është lumturia.

    Nëse një person ruan kthejlltësinë në pjesët e tij mendore, dhe tregon maturi në veprimet e tij, ka për të hasur në jetë shumë pak ngjarje të pakëndshme për zemrën e tij, dhe kështu arrin një masë më të madhe lumturie. Por, ashtu edhe siç e kemi shpjeguar më lart, pjesa mendore shumë rrallë mbahet ashtu siç duhet, duke u dhënë pas ëndërrave boshe dhe shpërqëndrimeve, ndërsa pjesa aktive devijon nga puna normale, duke u joshur nga dëshira të paqëndrueshme, që lindin jo nga nevojat e natyrës, por nga pasionet e huaja. Kjo është arsyeja përse zemra nuk gjen prehje, dhe, për aq kohë sa këto aspekte janë në këtë gjendje, asnjëherë nuk ka për të gjetur prehje. Pasionet, më shumë se çdo gjë tjetër, e tiranizojnë zemrën. Po të mos kishim fare pasione, sigurisht që zemra do të haste prapë gjëra të pakëndshme për të, por këto nuk do ta mundonin zemrën aq shumë sa e mundojnë pasionet. Si e mbyt inati zemrën! Si e copëton urrejtja zemrën! Si e bluan zilia e keqe atë! Sa shumë shqetësime dhe mundime shkaktojnë pakënaqësi apo mashtrim të pahijshëm! Sa shumë hidhërim na krijohet kur na lëndohet krenaria! Me të vërtetë, po të shqyrtonim gjërat me pak më shumë imtësi, kemi për të kuptuar se të gjitha shqetësimet dhe dhimbjet e zemrës na shkaktohen nga pasionet tona. Këto pasione të djallëzuara, kur i përmbushim, na japin gëzim, por ky gëzim është jetëshkurtër; dhe kur këto pasione të djallëzuara nuk përmbushen, por përkundrazi hasin në kundërshtimin tonë, ato na krijojnë një hidhërim të gjatë e të padurueshëm.

    Në këtë mënyrë, është e dukshme që zemra jonë është me të vërtetë rrënja dhe qendra e jetës sonë. Duke u informuar mbi gjendjen e mirë apo të keqe të një personi, zemra vë në lëvizje forca të tjera, dhe pret brenda vetes veprimet e kryera nga këto forca, që sjellin intensifikimin ose dobësimin e ndjenjës nëpërmjet së cilës përcaktohet gjendja e personit. Na duket sikur zemrës i duhet dhënë pushtet i plotë mbi drejtimin e jetës sonë, siç ndodh me të vërtetë me shumë njerëz; për shumë njerëz zemra ka kontroll të plotë, kurse për të tjerët ka kontroll vetëm mbi disa gjëra. Kështu na duket se - dhe mbase ky ishte funksioni natyral origjinal - pasionet na lindën dhe trazuan gjithçka. Në praninë e pasioneve, edhe gjendja jonë nuk tregohet siç duhet nga zemra, as përshtypjet nuk janë ato që duhet të jenë, dhe shijet na prishen, dhe shqetësimet e forcave të tjera shkojnë në drejtimin e gabuar. Kjo është arsyeja pse ne kemi atë rregullin e frenimit të zemrës sonë dhe ti nënshtrojmë të gjitha ndjenjat, dëshirat dhe prirjet tona ndaj një kritikimi strikt. Në diskush pastrohet nga pasionet, le t'ia japi vullnetin e tij zemrës; por për aq kohë sa pasionet janë në fuqi, ti japësh vullnetin zemrës do të thotë të dënosh me siguri vetveten për të provuar çdo lloj pasigurie. Më keq nga të gjithë është sjellja e atyre personave qëllimi i të cilëve në jetë është ti japin kënaqësi të ëmbla zemrës dhe aspirojnë, ashtu siç thonë edhe vetë, për jetën e mirë. Duke qenë se dëshirat e ëmbla dhe kënaqësitë trupore dhe shqisore bëjnë të ndihen fort, të tillë njerëz bien gjithmonë në ndjesi vullgare, ndjesi që janë më të ulëta se veçoria që e dallojn njeriun nga krijesat e tjera të gjalla.

    Ky pra është shpirti dhe jeta noetike për ty, e parë nga të gjitha aspektet e saj! Qëllimisht të tregova gjërat që janë natyrale dhe të duhura për çdo aspekt, dhe çfarë nuk është natyrale dhe e duhur. Pa të kujtuar këto gjëra ty, shikoj fare mirë brenda teje një gadishmëri për të ndjekur të parën dhe për ti qëndruar larg së dytës! Zot, jepe bekimin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-04-2021 më 23:07

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Nëntë

    Jeta Shpirtërore

    Sfera e tretë e jetës njerëzore - jeta shpirtërore.
    Shfaqja kryesore e jetës shpirtërore: frika ndaj Zotit, ndërgjegjia dhe dëshira e madhe për Zotin.
    Dinjiteti i njeriut.


    Ti më shkruan, "U mundova që ti mbaja mendimet të lidhura me diçka të rëndësishme, por nuk ia dola dot këtij qëllimi. Mendova se arsyeja përse nuk ia dola dot kish të bënte me faktin se nuk jam mësuar me të menduarit. Kështu që mora një libër të mirë, duke shpresuar që me ndihmën e librit të mund ta mbaja mendjen të fokusuar në kornizën e duhur, por rezultati ishte po i njëjtë. Mendja ime gjithmonë shpërqëndrohet, dhe shpërqëndrohet edhe nga gjërat më të vogla. Një ditë u zhyta në një fantazi... a nuk më ndodh kështu nga hera? Një shoqe më nxorri nga fantazia duke më pyetur, "Çfarë je duke menduar?" Por unë nuk isha duke menduar, isha duke ëndërruar me sy hapur në mes të ditës. Kështu më ka ndodhur gjithmonë, por më parë nuk e kisha vënë re këtë gjë. Tani e vë re, dhe mendoj se nuk duhet të më ndodhi kështu, por vallë si duhet të jetë? Asnjëherë nuk do të jem në gjendje që ti kontrolloj mendimet e mia."

    Do të të tregoj se duhet të jetë më vonë, por tani po të kërkoj që të shtosh diçka tjetër vrojtimit që ke bërë: Mundohu që një ditë të vetme ta kalosh pa inat dhe pa bezdisje, dhe më trego nëse ia dole dot apo jo.

    Pastaj më bën një pyetje: "E mbylle duke thënë, "Ky është shpirti dhe jeta noetike për ty." Por nuk më treguar gjë akoma brenda shpirtit. Nuk ke zënë në gojë virtytet e nuk ke thënë gjë për devotshmërinë, as një fjalë të vetme. Por unë kam parë brenda familjes time, tek të afërmit tanë, dhe në shumë të njohurit tanë, se si këto gjëra zënë vendin e parë jo vetëm në fjalë por edhe në vepra. Si mund të mos i zësh këto në gojë?"

    Kisha në plan të të shkruaj për këto gjëra tani. Desha edhe ta zija në gojë në letrën e kaluar që do të shkruaja për këto gjëra në këtë letër, por e mendova dhe vendosa të pres dhe të shikoj se si do të reagoje për gjithë ato që të shkruaja. Dhe ja tek ma bëre ti vetë pyetjen! Dua të të falenderoj që ke konsideruar seriozisht ato që të shkruaja. Kjo është me të vërtetë diçka e vlefshme për mendjen tënde të vogël e të mirëinformuar. Ajo që ty tu duk si diçka e anashkaluar, në fakt do të ishte komplet e pavend po ta zija në gojë në atë letër. Nuk është detyra e shpirtit të njeriut që të merret me të tilla gjëra. Eshtë detyra e frymës, teksa shpirti i njeriut i përkushtohet eksluzivisht strukturës së eksitencës sonë të përkohshme - që është ekzistenca mbi tokë. Dija e shpirtit të njeriut është e ndërtuar krejtësisht vetëm mbi bazamentin e gjërave të përjetuara, dhe aktiviteti i vetë i përkushtohet përmbushjes së nevojave të jetës së përkohshme, dhe shqisat e veta janë të lidhura me përbëhen vetëm nga gjendjet dhe kushtet e dallueshme. Çdo gjë tjetër që qëndron më lart se kjo nuk ka lidhje me shpirtin e njeriut. Sigurisht, ka gjëra që ndodhin brenda shpirtit të njeriut që qëndrojnë më lart nga sa kemi zënë në gojë, por këta janë vizitorë që bien nga një sferë më e lartë, sfera e frymës.

    Çfarë është fryma? Eshtë ajo forca me të cilën Zoti i fryu njeriut kur Ai e krijoi njeriun. Toka i nxorri të gjitha speciet e krijesave tokësore me urdhër të Zotit. Nga toka erdhën edhe të gjitha llojet e shpirtrave të krijesave të gjalla. Shpirti i njeriut, edhe pse i ngjan shpritit të kafshëve në pjesën e vetë të ulët, është pakrahasueshmërisht superior me shpirtin e kafshëve në pjesën e lartë të tij. Ndodh kështu tek njerëzit falë lidhjes së frymës me shpirtin e njeriut. Fryma, e fryjtur nga Zoti, u bashkua me shpirtin e njeriut dhe e ngriti atë shumë herë më lart se çdo shpirt tjetër jo-njerëzor. Pranda vëmë re brenda vetes sonë, si shtesë nga ajo që vëmë re edhe tek kafshët, atë që është karakteristike për shpirtin e frymëzuar të njeriut, dhe në një plan më të lartë, edhe atë që është karakteristike vetëm për frymën.

    Fryma, si një forcë e ardhur nga Zoti, e njeh Zotin, e kërkon Zotin, dhe vetëm tek Ai gjen prehje. Me një ndjenjë që buron nga thellësia e brendshme që na dëshmon se na vjen nga Zoti, shpirti ndjen varësinë e plotë ndaj Tij dhe e pranon edhe vetë se është i detyruar që të kënaqi Zotin në çdo gjë që bën dhe jeton vetëm me Të dhe për Të.

    Shfaqjet më preçize të lëvizjes të jetës së frymës janë: 1) Frika e Zotit. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga niveli i tyre i zhvillimit, e dinë që ekziston një Krijesë Supreme, Zoti, i Cili krijoi gjithçka, mirëmban gjithçka dhe sundon gjithçka, dhe varen prej Tij në gjithçka, dhe duhet ta kënaqin Atë, dhe Ai është Gjykatësi dhe Shpërblyesi, Ai u jep të gjithëve atë që u takon sipas veprave të tyre. I tillë është besimi natyral që është gdhendur në shpirt. Duke e rrëfyer këtë besim, shpirti nderon Zotit dhe mbushet me frikën e Zotit. 2) Ndërgjegjia. Duke e pranuar se e ka për detyrë që të kënaqi Zotin, shpirti i njeriut nuk e di se si ta përmbushi këtë detyrim, po të mos ishte për ndërgjegjen e cila e sundon shpirtin në këtë fushë. Duke vendosur në shpirtin e njeriut një grimcë të Gjithëditurisë së Tij në lidhje me kredon natyrale që Ai vetë krijoi, Zoti gdhendi brenda shpirtit kërkesat e shenjtërisë së Tij, të vërtetave dhe të dashamirësisë të Tij, duke ia besuar shpirtit të njeriut që ti mbajë e bëjë realitet këto kërkesa dhe të bëhet edhe gjukatës i vetes se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Ky aspekt i shpirtit të njeriut është ndërgjegjia, që na tregon se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen Zotit, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë. Pasi na i tregon këto gjëra, ndërgjegjia duhet patjetër që ti përmbushi ato, dhe na shpërblen përmbushjen me qetësi dhe mospërmbushjen me keqardhje. Ndërgjegjia është ligjvënësi, ruajtësi i ligjit, gjykatësi dhe ekzekutuesi. Ky është kodiku natyral i urdhërimeve të Zotit, të cilat të gjithë njerëzit duhet ti respektojnë. Dhe i shohim veprimet e ndërgjegjes së bashku me frikën e Zotit tek të gjithë njerëzit. 3) Dëshira e madhe për Zotin.. Kjo shprehet nëpërmjet etjes universale për të mirën supreme, dhe shikohet më qartë edhe tek pakënaqësia universale me çdo gjë të krijuar. Çfarë përfaqëson kjo pakënaqësi? Përfaqëson atë që çdo gjë e krijuar nuk mund të kënaqi frymën. Fryma vjen nga Zoti, e kërkon Zotin, kërkon që ta shijojë Atë dhe, duke u lidhur me kungimin e lidhjen e gjallë me Të, prehet tek Zoti. Kur e arrin këtë gjë, shpirti është në paqe, dhe për aq kohë sa nuk e arrin këtë gjë, nuk mund të ketë paqe. Pavarësisht se sa bekime dhe ngushëllime krijesash një person mund të ketë marrë, ai person ka shumë pak. Të gjithë, siç e ke vënë re edhe vetë, janë gjithmonë duke kërkuar. Kërkojnë dhe gjejnë diçka, por pasi e gjejnë, e hedhin mënjanë dhe fillojnë e kërkojnë përsëri nga fillimi, dhe prapë hedhin mënjanë atë që gjejnë. Dhe vazhdojnë në këtë mënyrë në pafundësi. Kjo do të thotë se janë duke kërkuar gjënë e gabuar në vendin e gabuar, dhe jo atë që duhet të kërkojnë, dhe jo në vendin ku duhet ta kërkojnë. A nuk është kjo një provë konkrete që brenda nesh kemi një forcë që na largon nga toka dhe nga hidhërimet tokësore dhe na shtyn drejt Parajsës?

    Nuk jam duke të dhënë një shpjegim të detajuar të gjithë këtyre shfaqjeve të frymës, thjeshtë po të drejtoj mendimet e tua tek prezenca e frymës brenda nesh, dhe të kërkoj që ti mendosh këto gjëra pak më shumë që ta bindësh veten plotësisht që brenda nesh kemi një frymë. Sepse veçoria dalluese e njeriut është brenda tij. Shpirti i njeriut na bën të qëndrojmë pak më të lart se kafshët, kurse fryma na bën të qëndrojmë pak më poshtë se engjëjt. Ti sigurisht që i kupton kuptimet e frazave të ndryshme që ne kemi si "shpirti i shkrimtarit", "shpirti i popullit", dhe kështu me rradhë. Eshtë shuma totale e karakteristikave dalluese - karakteristikave konkrete, por në një farë mase karakteristika ideale, parë me syrin konstatues si të pakapshme dhe jo-konkrete. "Shpirti njerëzor" është njësoj; nga ana tjetër, "shpirti i shkrimtarit" shikohet si diçka e idealizuar ndërsa shpirti i njeriut është prezent brenda personit si një forcë e gjallë, me lëvizje të dukshme dhe të ndjeshme që dëshmojnë prezencën e tij.

    Nga çfarë kemi trajtuar, shpresoj që të dalësh me përfundimin e mëposhtëm: Një person brenda të cilit nuk ka lëvizje apo veprim të frymës, ai person nuk qëndron në nivelin e dinjitetit njerëzor.



    Shënimi i përkthyesit: Në gjuhën shqipe, fjala shpirt përfaqëson shpirtin e njeriut dhe shpirtin e Zotit. Për të bërë dallimin mes të dyjave, shpirtit të njeriut dhe shpirtit të Zotit, fjalën shpirt e kemi përdorur për të përfaqësuar shpirtin brenda njeriut dhe fjalën frymë e kemi përdorur për të përfaqësuar Frymën e Zotit. Fryma e Shenjtë e Zotit do ta gjeni të përkthyer edhe si Shpirti i Shenjtë. Eshtë e rëndësishme që lexuesi të bëjë dallimin mes të dyjave, për të marrë mesazhin e duhur nga letrat e përkthyera.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Dhjetë

    Besimi në Ekzistencën e Zotit

    Universaliteti i besimit tek ekzistenca e Zotit si një manifestim i jetës shpirtërore.


    Ti më pyet, "Si mund të thuash se kushdo ka një frymë me shfaqjet që ti zure në gojë? Gjithashtu, a nuk kemi edhe njerëz që nuk e njohin akoma Zotin?" Këta njerëz mund të mos ta njohin Zotin e vërtetë, por e dinë që Ai ekziston; të gjithë e rrëfejnë këtë gjë. Duke besuar se ekziston një Zot dhe duke dashur ta përshkruajnë më saktësisht ekzistencën e Tij, kanë gabuar duke quajtur Zot atë që nuk është Zot: disa njerëz quajnë diellin Zot, të tjerë quajnë hënën ose yjet, njerëz të tjerë thonë diçka krejt tjetër. Por jo të gjithë kanë gabuar në një mënyrë kaq trashanike. Kur Zoti i shpërndau popujt mbi faqen e tokës pas kullës së Babelit, këta popuj mbajtën me vete konceptet tradicionale e të qarta të Zotit, si Fryma e padukshme, Krijuesi, Mbrojtësi, Gjykatësi, dhe Shpërblyesi. Të gjithë popujt e shohin Atë si Krijuesin, Mbrojtësin dhe Shpërblyesin; por jo të gjithë popujt e njohin si një Frymë jomateriale, arritën deri aty sa ndryshuan lavdinë e Zotit të pakorruptueshëm në imazhin e një njeriu të korruptuar, dhe si zogj, dhe si kafshë me katër këmbë. (Romakëve 1:23) Kur e njihnin Zotin, që do të thotë, e dinin se Zoti ekziston, këta popuj e lavdëruan Atë jo si Zot (Romakëve 1:21). Nga popujt e lindjes, persianët dhe indianët, si indianët e Azisë edhe ata të Amerikës, kanë konceptin më të lartësuar të Zotit. Grekët dhe romakët e nënvleftësuan Zotin, si me thënë. Indianët e Amerikës për shembull, e quajnë Zotin Fryma Universale; i padukshëm dhe gjithëpërfshirës. Ky është një nocion tepër fisnik, dhe brenda vetes, ky nocion nuk ka ku të shkojë më tej. Indianët e Azisë shkuan më thellë në njohjen e tyre të Zotit; por, duke mbajtur konceptin e padukshmërisë të Tij, gjithë-pushtetin dhe veprimin në gjithçka, deshën që të përkufizojnë aktivitetin e Tij krijues dhe plot zell më qartësisht, dhe ngritën plot koncepte që nuk kishin themel, dhe shkruan plot tregime të fantazisë së tyre.

    Kështu pra parë me këtë sy ka popuj që nuk e njohin Zotin! Nuk duhet ta shohim me syrin se ka njerëz që nuk besojnë në ekzistencën e Zotit. Disa udhëtarë pretendojnë se kanë hasur në popuj që nuk e njihnin Zotin fare dhe as nuk e nderonin Atë. Ka të ngjarë, që ata nuk kanë dëgjuar me veshët e tyre një rrëfim besimi apo të shohin me sytë e tyre një adhurim të Zotit nga këta popuj, dhe në mënyrë që të përcaktonin siç duhet atë që hasën, duhet të kishin jetuar më gjatë mes këtyre popujve. Becker, në kohën tonë, jetoi për plot një muaj mes një populli të tillë afër një liqeni prej të cilit rrjedh uji i lumit Nil. Na tregon se ai nuk pa asnjë shenjë adhurimi të asnjë zoti, derisa erdhi nata me hënë të plotë, dhe pa mbretin dhe pleqtë e popullit që po përgatisnin një dem. Erdhi dita e caktuar, dhe shkuan në një vend ku bashkoheshin dy kodra, duke e marrë demin me vete për ta flijuar. "Po të kisha ikur dy ose tre ditë më përpara", na thotë Becker, "do tu kisha thënë me sinqeritet të plotë se ky popull nuk e adhuronte Zotin."

    Kështu, që fshije nga mendja tënde idenë se ka popuj që nuk e pranojnë ekzistencën e Zotit. Kemi ca shkencëtarë që mendojnë se ia dalin vetë në jetë pa ndihmën e Zotit, dhe na bëjnë ligjërata dhe na shkruajnë libra ku na thonë se Zoti nuk ekziston. Por teksa pena e tyre shkruan këto fjalë boshe, zemrat e tyre thotë diçka tjetër. E mbajnë veten si jobesimtarë, por nuk janë fort të sigurt për këtë, duke dashur ti shpëtojnë në këtë mënyrë me sukses gjykimit të ndërgjegjes të tyre.

    Duke e njohur Zotin, ne të gjithë kemi një ndërgjegje, që e nderon dhe i lutet Zotit, dhe beson edhe në jetën e ardhshme, ku të gjithë njerëzit do të marrin shpërblimin që u takon sipas veprave të tyre. Fryma është forca që i mban gjallë të gjitha këto bindje dhe shpresëtari. Do të pranojmë si të vërtetë se brenda çdo personi kemi një frymë, që është aspekti më i lartë i jetës njerëzore. Eshtë forca që e tërheq personin nga e dukshmja tek e padukshmja, nga e përkohshmja tek e përjetshmja, nga krijesa tek Krijuesi; kjo është karakteristika e njeriut që e dallon nga të gjitha krijesat e tjera të gjalla mbi tokë. Eshtë e mundur që ta dobësosh këtë forë në një farë mase, ose të ndalosh kërkesat e saj, por nuk është aspak e mundur që ta bllokosh apo zhdukësh krejtësisht. Eshtë një pjesë e pandarë e natyrës sonë njerëzore, dhe shfaqet tek personi i secilit prej nesh në mënyrën e vetë.

    Më bërë të të flas në këtë mënyrë me pyetjen që më bëre. Nuk prish punë. Desha të të shkruaj jo për këto gjëra, por për atë që ndodhi dhe vazhdon të ndodhi brenda shpirtit të njeriut falë ndikimit të frymës kur bashkohet me shpirtin e njeriut. Do të shkruaj për të në letrën tjetër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-04-2021 më 16:48

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Njëmbëdhjetë

    Ndikimi i Frymës mbi Shpirtin

    Ndikimi i frymës mbi shpirtin e njerëzimit dhe shfaqja që prodhohet prej saj mbi sferën intelektuale, sferën aktive (që varet nga vullneti) dhe sferën ndjesore (zemra).


    Do ta filloj atje ku e lamë herën e kaluar, që është pyetja, çfarë i ndodhi shpirtit të njeriut nga bashkimi me frymën që vjen nga Zoti. Falë këtij bashkimi, i gjithë shpirti i njeriut u transformua nga një shpirt kafshe, si i tillë nga natyra, në një shpirt njerëzor që mbart brenda tij ato fuqitë dhe veprimet që i zumë në gojë më parë. Por ky nuk është subjekti i diskutimit tonë tani. Shpirti i njeriut, duke qenë ai që e kemi përshkruar, shfaq aspirata mbi të gjitha këto dhe ngjitet një hap më lart, sepse është një shpirt i frymëzuar.

    Këto frymëzume janë të dukshme në çdo aspekt të jetës njerëzore: aspektin intelektual, aspektin aktiv dhe atë ndjesor. Në pjesën mendore, dëshira e zjarrtë për idealen brenda shpirtit shfaqet nga veprimi i frymës. Në fakt, gjithë proçesi i intelektit udhëzohet nga përjetimi dhe vrojtimi. Nga gjërat që mëson rastësisht dhe pa lidhje me këtë metodë, shpirti i njeriut krijon përgjithësime, nxjerr përfundime, si rrjedhim krijon supozime të thjeshta mbi një sferë gjërash të njohura. Ky është bazamenti mbi të cilin shpirti qëndron në këmbë. Nga ana tjetër, shpirti i njeriut nuk kënaqet asnjëherë nga kjo gjë, por kërkon të ngjitet më lart, duke dashur të përcaktojë rëndësinë e çdo sfere gjërash në kuadrin e shumës totale të krijesës. Për shembull, ne e dimë se çfarë është njeriu nga vrojtimi që i bëjmë atij, përgjithësimeve që kemi krijuar për të dhe konkluzionet me të cilat kemi dalë për të. Duke qenë se nuk jemi të kënaqur me këtë gjë, fillojmë e dalim me pyetjen: "Cila është rëndësia e njeriut në shumën e krijesës?" Duke u munduar që ti japi përgjigje kësaj pyetjeje, dikush do të dali në përfundimin se njeriu është koka dhe kurora e krijesës. Dikush tjetër do të dali e thotë se njeriu është kryeprifti, në kuptimin që të gjitha zërat krijesave të tjera e lavdërojnë Zotin instiktivisht, kurse njeriu i thurr lavde Krijuesit të Gjithësisë me këngë të arsyeshme. Shpirti i njeriut është i prirur që të krijojë koncepte të këtij lloji, që kanë lidhje me çdo lloj tjetër krijese, dhe me vetë krijesën si të gjithë. Kështu i krijon këto koncepte. Nëse këto koncepte kanë lidhje me realitetin apo jo është një çështje tjetër, por pa pikë dyshimi mund të themi se shpirti i njeriut është i prirur ti kërkojë këto koncepte; i kërkon dhe i krijon ato. Kjo, pra, është dëshira e zjarrtë për idealen, sepse kuptimi i diçkaje është ideja e vetë.

    Kjo etje është universale dhe të gjithë njerëzit e ndjejnë. Edhe ata që nuk vlerësojnë asnjë lloj dije përveç dijes së përjetuar, ashtu si paditur nuk janë në gjendje që të frenohen nga idealizimi edhe pse dalin kundër vullnetit të tyre. Këta njerëz i refuzojnë idete me gjuhën e tyre, por aktualisht i ndërtojnë vetë këto ide. Këta i pranojnë hamendjet, që janë klasa më e ulët e dijes, por që pa të cilën nuk do të kishim asnjë lëm dijeje.

    Metafizika dhe filozofia e vërtetë, të cilat kanë qenë dhe do të vazhdojnë gjithnjë të jenë në sferën e dijes njerëzore, janë mënyra ideale për ti parë gjërat. Fryma e cila është gjithmonë e pranishme brenda nesh si një fuqi e madhe, sodit Zotin si Krijues dhe Mbrojtës, dhe kjo e tërheq shpirtin tonë në sferën e padukshme dhe të pafund. Mbase fryme, falë ngjashmërisë hyjnore të saj, u krijua që ti soditi të gjitha gjërat në Zot: do ta bënte këtë gjë, po të mos kish ndodhur Rënia. Por në ditët e sotme është e nevojshme për këdo që do të soditi gjithë realitetin, ta bëjë këtë në mënyrë ideale nëpërmjet Zotit ose nëpërmjet Kredos së Besimit, që u shkruajt nga vetë Zoti në frymë. Të gjithë mendimtarët që nuk e bejnë këtë gjë, falë këtij fakti nuk janë filozofë. Duke mos u besuar ideve e krijuara nga shpirti i njeriut mbi themelin e frymëzimit të frymës, sillen në mënyrë të padrejtë duke mos besuar se këto gjëra krijojnë përmbajtjen e vetë frymës, sepse njëra është vepër e njeriut, e tjera vepër e Zotit.

    Në pjesën aktive, është falë veprimeve të shpirtit të njeriut që na shfaqen dëshira dhe prodhimi i veprave joegoiste ose virtuteve, ose edhe më lart se këto - dëshirja e zjarrtë për tu bërë të virtytshëm. Ashtu siç duhet, puna e shpirtit të njeriut në këtë pjesë (vullneti) është krijimi i kushteve të përkohshme të jetesës për njeriun, që njeriu të jetë në gjendje të mirë. Duke e përmbush këtë funksion, shpirti i njeriut e bën diçka me bindjen se ajo që po bën është ose e këndshme, ose për të mirën, ose e nevojshme për kushtet e jetesës që po krijohen. Nga ana tjetër, nuk është i kënaqur më këtë gjë, por del nga ky lëm dhe dhe bën punë e merr nisma - jo të gjitha sepse janë të nevojshme, për të mirën e tij apo të këndshme, por sepse janë të mira, të virtytshme dhe të drejta - dhe përpiqet që ti arrijë ato me gjithë zellin e tij, pavarësisht nga fakti se këto nuk ndihmojnë jetën e përkohshme dhe mund të jenë edhe të pakëndshme për të, dhe fatkeqësi mund të bien mbi të falë tyre. Në disa njerëz, dëshira të tilla të zjarrta shfaqen me një fuqi të tillë sa që sakrifikojnë gjithë rehatitë e jetës në mënyrë që të jetojnë duke hequr dorë nga gjithçka. Shfaqje të këtyre dëshirave të zjarrta i gjen kudo, edhe jashtë Krishtërimit. Prej nga vijnë? Nga fryma.

    Standardi i jetës së shenjtë, të virtytshme dhe të drejtë është gdhendur në ndërgjegje. Fryma, duke u bashkuar me shpirtin e njeriut, dhe duke u informuar për këtë jetë, tërhiqet nga madhështia dhe bukuria e vetë e padukshme, dhe vendos që ti japi të njohur kësaj jete me jetën e saj (të shpirtit të njeriut) dhe lëmin e veprave, duke e transformuar edhe këto sipas kërkesave të kësaj jete. Dhe të gjithë tregojnë simpati për dëshira të tilla të zjarrta, edhe pse jo të gjithë jepen totalisht pas tyre; por nuk ke për të gjetur një njeri të vetëm që në një moment të caktuar të jetës së tij nuk i ka përkushtuar punët e tij dhe thelbin e veprave të tij, kësaj fryme.

    Në pjesën ndjesore të shpirtit të njeriut, shfaqet një dëshirë e zjarrtë dhe dashur për të bukurën. Puna e duhur e kësaj pjese është të perceptojë brenda shpirtit të njeriut nëpërmjet shqisave kushtet e veta të këndshme apo të pakëndshme, dhe ndikimet nga jashtë, sipas masës së kënaqësisë apo pakënaqësisë të kërkesave mendore-trupore. Por shohim në sferën e shqisave së bashku me sferën e shqisave mercenare - do t'i quajmë të tilla - një mori ndjenjash joegoiste që lindin krejt të ndara nga kënaqja apo moskënaqja e kërkesave; këto janë ndjenja që lindin nga endja në të bukurën. Syri nuk do të shkëputet nga lulja dhe veshi nuk do të shkëputet nga kënga, sepse si e para edhe e dyta janë të bukura. Të gjithë e mirëmbajnë dhe dekorojnë ambientin ku jetojnë sipas shijeve të tyre, sepse kështu u duket më e bukur atyre. Dalim shëtitje dhe zgjedhim një vend për të vetmen arsye se është i bukur. Mbi gjithë këto që zumë në gojë, qëndron kënaqësia që marrim nga pikturat, veprat e skulpturës, muzika dhe të kënduarit, dhe akoma më lart se këto, kënaqësia që marrim nga poezia. Veprat e arteve të bukura janë të këndshme jo vetëm nga bukuria e formës së jashtme, por në mënyrë të veçantë për nga bukuria e përmbajtjes së brendshme, bukuria e soditjes intelektuale mendore, bukuria ideale. Prej nga vijnë fenomene të tilla brenda shpirtit të njeriut? Këta janë vizitorë nga një sferë tjetër, nga sfera e frymës. Fryma, e cila e njeh Zotin, e kupton bukurinë hyjnore në mënyrë natyrale dhe kërkon që të kënaqet vetëm brenda saj. Fryma nuk arrin dot të vërtetojë siç duhet se çfarë është bukuria hyjnore, por duke mbajtur brenda vetes skicën e saj, është në gjendje që të vërtetojë atë që bukuria hyjnore nuk është, dhe e shpreh këtë gjë me provën e faktit se nuk kënaqet nga asgjë e krijuar. Të soditësh bukurinë hyjnore, të bëhesh pjesë e saj e të kënaqesh brenda saj, është një kërkësë e frymës dhe jetës së saj - jetës në Parajsë. Pasi merr informacion mbi bukurinë hyjnore nga bashkimi me frymën, edhe shpirti i njeriut ecën në hapat e frymës, dhe duke kuptuar bukurinë hyjnore nëpërmjet mjetit të imazhit të vetë mendor, kërcen nga gëzimi sepse brenda kësaj sfere përballet me reflektimin e bukurisë hyjnore (ëndjes), pastaj dhe vetë sajon dhe prodhon gjëra me të cilat shpreson të reflektojë këtë bukuri hyjnore ashtu siç i shfaqet (artistët dhe aktorët). Prej këtej na vijnë këta vizitorë - plot ëndje, të shkëputur nga çdo gjë ndjesore, duke e ngritur shpirtin e njeriut lart tek fryma dhe duke e frymëzuar atë! Dua të zë në gojë, në lidhje me veprat artistike, po përfshij në këtë klasë vetëm ato vepra në të cilat bukuria hyjnore e gjërave të padukshme hyjnore shërben si përmbajtje, dhe jo ato vepra të cilat edhe pse mund të jenë të bukura, prapësëprapi përfaqësojnë jetën e zakonshme mendore-trupore, apo ato gjërat e tjera që përbëjnë rrethanat e kësaj jete të përditshme. Shpirti i njeriut nuk kërkon vetëm atë që është e bukur, i udhëzuar nga fryma, por edhe shprehinë e të bukurës në forma të bukura të botës së padukshme, prej nga fryma me anën e veprimeve të veta na bekon.

    Kështu frymëzohet shpirti i njeriut nga çfarë i jep fryma me të cilën shpirti është bashkuar! Nuk besoj se këto që zura në gojë janë të vështira për ty; por prapësëprapi do të kërkoj që të mos ti kalosh këto që të kam shkruar shpejt e shpejt, por ti shqyrtosh me kujdes, dhe t'ia aplikosh vetes. A është shpirti yt i frymëzuar? Jo për gjë, por ti je këngëtare dhe muzikante! Kur të vijë koha, unë dhe ti do të peshojmë pikëpamjen tënde, sipas proçedurës që shpalosëm këtu, për atë që përfaqësojnë artet e bukura.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Dymbëdhjetë

    Epërsia e Jetës Shpirtërore

    Përfundimi i atyre që kemi thënë rreth sferës së jetës njerëzore. Mundësia e lëvizjes nga një sferë në tjetrën dhe mbizotërimi i njërit prej aspekteve të jetës. Mbizotërimi i aspektit intelektual dhe mishor si një gjendje me mëkat. Epërsia e jetës shpirtërore si norma e jetës së vërtetë të njeriut.


    Në këtë pikë, le ti rikujtojmë dhe dalim me përfundimet e duhura për të gjitha ato gjëra që kemi thënë. Ti mund ta shikosh se sa shumë aspekte - ose më mirë të themi se sa shumë shkallë - ka jeta jonë! Kemi aspektin apo shkallën e jetës intelektuale; kemi atë të shpirtëroro-intelektual; kemi atë që është ekskluzivisht intelektual; kemi atë që është intelektualo-fizik (më duket se nuk e kam përshkruar këtë siç duhet. Këtij kombinimi aspektesh i përkasin vrojtimet e imagjinatës dhe kujtesës, dëshirat që lindin nga nevojat fizike, dhe ndjesitë e kushteve trupore dhe përshtypjeve); kemi edhe atë fiziken. Kemi gjithsej pesë shtresa, por vetëm një person në një njeri, dhe ky person jeton në fillim vetëm një jetë, pastaj një jetë tjetër, e më pas një jetë të tretë. Duke u bazuar në këto gjykojmë se një person fiton një karakter të caktuar falë jetë që është duke jetuar, dhe ky karakter reflektohet tek pikëpamjet dhe sjelljet e tij, zakonet e tij, dhe ndjenjat e tij. Që do të dotë se jeta e tij mund të jetë ose shpirtërore, me pikëpamje, zakone e ndjenja shpirtërore; ose intelektuale, me koncepte intelektuale, zakone dhe ndjenja; ose mund të jetë mishore, me mendime, vepra dhe ndjenja mishore. (Nuk jam duke marrë në konsideratë gjendjet midis këtyre - intelektualo-shpirtërore ose fiziko-shpirtërore sepse nuk dua të kem shumë kategori). Kjo nuk do të thotë se kur një njeri është shpirtëror, intelektualen dhe fiziken nuk i gjejmë brenda tij, por do të thotë vetëm se shpirtërorja mbizotëron, duke i nënshtruar dhe depërtuar pjesët intelektuale dhe fizike. Po ashtu, nuk do të thotë që kur një njeri është intelektual pjesët shpirtërore dhe fizike nuk ekzitojnë më; por do të thotë se kur intelektualia mbizotëron, sundon gjithçka dhe i jep tonin gjthçkaje, dhe mbështjesh shpirtëroren me mbulesën e intelektit. As nuk do të thotë se kur një njeri është mishor, pjesët shpirtërore dhe intelektuale nuk ekzistojnë më; por do të thotë se gjithçka reth tij kthehet në mishore, si pjesa shpirtërore dhe intelektuale kthehen në mishore, i nënshtrohen mishit të trupit dhe shkelen me këmbë nga mishi i trupit dhe lidhen me zinxhirë nga ky mish i trupit.

    Pavarësisht nga shkalla që ka arritur një person, aspektet e tjera të jetës së tij trashëgohen brenda tij. Ky person nuk është aq i skllavëruar nga një shkallë e vetme aqsa nuk mund të çlirohet nga zinxhirët që e mbajnë lidhur, por gjithmonë e ka mundësinë që të ndryshojë nga një shkallë tek tjetra, pasi dobëson një aspekt të jetës dhe forcon një tjetër aspekt të jetës së tij. Prandaj, edhe një njeri shpirtëror mund të bier në intelektualitet dhe mishërim, dhe një njeri i mishëruar mund të ngrihet në shpirtëror, kur njeriu i parë dashurohet pas intelektualies dhe mishores dhe njeriu i dytë dashurohet pas jetës shpirtërore. Njeriu është gjithmonë i lirë. Liria i është dhënë njeriut së bashku me ndërgjegjen e vetes, dhe këto të dyja së bashku përbëjnë esencën e frymës dhe standardin e njerëzimit. Shuaj lirinë dhe ndërgjegjen e vetes dhe ke për të shuar frymën, dhe njeriu nuk është më njeri.

    Sidoqoftë, edhe pse unë mbaj qëndrimin se njeriu ka lirinë për të lëvizuar lart e poshtë përgjatë shkallëve të jetës së tij, në të njëjtën kohë më duhet të sqaroj se unë nuk mendoj se është e mundur të lëvizësh lirshëm dhe kollaj kur lëviz nga kreu në fund, apo nga fundi në krye, as nuk pretendoj se këto lëvizje njeriu mund ti bëjë aq kollaj siç lëviz nga një dhomë tek tretja, ashtu siç bëjmë disa herë në ditë. Me këtë dua të them vetëm se njeriu që është krejtësisht i ndërgjegjshëm për veten dhe i lirë, është fajtori brenda gjendjes së brendshme të tij, dhe nëse ky njeri ka rënë në një gjendje zullumqare, dhe qëndron brenda kësaj gjendje, vetë ky njeri është fajtor, dhe mban përgjegjësi përpara Zotit dhe njerëzve për këtë gjendje të tij.

    Secila prej shkallëve apo shfaqjeve të jetës sonë që na është shfaqur në mënyrë të natyrshme brenda nesh, dhe rrjedhimisht nuk mund të mos miratohet vetvetiu. Gjendja që nuk është e natyrshme, rrjedhimisht është edhe zullumqare vetvetiu, në këtë gjendje mendimet na arrakaten, nxjerrin avull e vlojnë, dhe në këtë gjendje dëshirat janë të paqëndrueshme, trazohen nga pasionet. Pasionet nuk janë të natyrshme por të huaja për ne; dhe emocionet e zemrës irritohen dhe shqetësohen falë këtyre pasioneve. Qëllimisht ti përshkrova këto gjëra të panatyrshme brenda nesh kur të flisja për jetën mendore, që të fiksoja vëmendjen tënde tek to. Qëllimisht po ta zë në gojë tani, që të të bëj ta kuptosh këtë çështje pak më mirë, dhe ta trajtosh ashtu siç duhet. Shpërndarja e mendimeve, paqëndrueshmëria e dëshirave pasionante dhe ankthi i zemrës na shqetësojnë pa pushim, duke na penguar që të bëjmë një gjë të vetme ashtu siç duhet, dhe na shpien gjithmonë në rrugë të gabuar. Kjo sëmundje, edhe pse është universale dhe endemike, nuk është e natyrshme; por e zëmë si sëmundje me dashje. Armiku e di se sa shumë e ndihmon kjo gjë, dhe kur përpiqet që të joshi dikë, në fillim mundohet që ta shtyjë brenda vorbullës; që do të thotë, se para së gjithash, armiku hyn në rrjedhën e mendimeve të tij; dhe poshtë këtyre mendimeve u vë flakën dëshirave pasionante, dhe me këto dëshira trazon zemrën.

    Një person brenda të cilit tundimet janë pjekur arrin në këtë pikë. Nëse nuk vjen në vete, rrëzohet. Pasi rrëzohet, tërhiqet brenda një vorbulle me lëvizje turbulluese të mendimeve, dëshirave, emocioneve, nganjëherë për një kohë të shkurtër, nganjëherë për një kohë të gjatë, dhe jo rallë herë edhe për gjithmonë. Një jetë e tillë, një pjesë të së cilës, ti e mban mend, ti e përjetove, kalohet plotësisht brenda kësaj vorbulle, dhe, duke gjykuar nga grupet e ndryshme, në disa vende është më turbulluese, në disa vende të tjera pak më e qetë, në disa vende të tjera më e përulur, në disa vende të tjera një rrëmujë e plotë me gjithë lakuriqësinë dhe turpin e vetë. Pavarësisht nga këto, është e rrallë për një njeri që të jetë çliruar nga i gjithë turbullimi i brendshëm. Herët apo vonë njeriu ka për tu prishur. Nuk e di nëse dikush ka arritur të çlirohet nga këto mendimet e nocionet e shpërndara. Të lutem që ti vësh veshin kësaj sëmundjes sonë (në fakt duke u ankuar për papërgjegjshmërinë e mendimeve, ti ia ke vënë vetë veshin pjesërisht). Pasi ti vësh veshin, fillo punën e shërrimit. Mos e largo fare nga mendja idenë se brenda teje ke për të gjetur gjithmonë diçka që nuk është e mirë, dhe që është gati të të devijojë nga rruga e duhur dhe të të mashtrojë.

    Përsa i përket pjesëve intelektuale dhe fizike, ato janë, ashtu edhe siç e kemi zënë në gojë, vetvetiu të pa mëkatshme dhe e natyrshme për ne; por njeriu që është brumosur nga inteliktualiteti, apo akoma më keq, nga mishorja, nuk është i pa mëkat. Ky njeri është fajtor që i ka falur epërsi brenda vetes së tij këtyre aspekteve që nuk u krijuan për të patur epërsi por të jenë në një pozicion nënshtrimi ndaj aspekteve të tjera. Na del që edhe pse aspekti intelektual është i natyrshëm, për njeriun të qenit intelektual është i panatyrshëm; në të njëjtën mënyrë edhe aspekti mishor është i natyrshëm, por për njeriun të qenit mishor është i panatyrshëm. Gabimi këtu është tek mbizotërimi ekskluziv i asaj që duhet të ishte e nënshtruar.

    Kur shpirtërorja sundon në mënyrë supreme brenda dikujt, edhe pse ky është karakteri dhe qëndrimi i tij ekskluziv, ai njeri nuk gabon. Ndodh kështu sepse, së pari, shpirtërorja është norma e jetës njerëzore, dhe si rezultat, të qenit shpirtëror, ai është një person i vërtetë, kurse njeriu intelektual apo mishor nuk është një person i vërtetë. Së dyti, pavarësisht se sa shpirtëror mund të jetë dikush, nuk ka se si mos tu japi vendin që u takon pjesëve intelektuale dhe mishore; mban vetëm pak prej tyre, të nënshtruara karshi frymës. Mos e lejo intelektualitetin që të zgjerohet shumë brenda teje (në dijen shkencore, artet dhe subjektet e tjera) dhe kufizoje rreptësisht mishoren - kështu ai bëhet i vërtetë, person i plotë. Por njeriu i intelektit (eksperti, specialisti, njeriu mendjeprehtë) - dhe akoma më shumë njeriu mishor - nuk është një person i vërtetë, pavarësisht se tërheqës mund të na duket nga pamja e jashtme. Ai është budalla. Prandaj njeriu i thjeshtë që ia ka frikën Zotit është më i ngritur se njeriu që është i ditur dhe elegant, por që i mungon qëllimi dhe dëshira e zjarrtë që të kënaqi Zotin. Mund të përdorësh të njëjtin gjykim edhe për veprat e letërsisë dhe artit. Veprat brenda të cilave gjithçka është mishore janë krejtësisht të këqija; ato vepra tek të cilat intelektualiteti është suprem nuk u përgjigjen qëllimit të tyre, edhe pse qëndrojnë më lart se sa veprat mishore. Ky gjykim ka lidhje me ato vepra që nuk kanë asnjë element shpirtëror; ato vepra që janë komplet në armiqësi me gjithçka që është shpirtërore, që do të thotë ndaj gjithçkaje që i drejtohet Zotit dhe gjithë gjërave hyjnore, këto janë sugjerime direkte të armikut dhe nuk duhen toleruar.

    Nga kjo e shikon se sipas qëllimit të natyrshëm, njeriu duhet të jetojë në frymë, t'ia nënshtrojë gjithçka frymës, dhe të depërtohet nga fryma në gjithçka që i përket shpirtit të njeriut, dhe akoma më shumë fryma të depërtojë gjithçka që është fizike, - dhe më tej se këto, dhe në gjërat e jashtme, që janë familja dhe jeta shoqërore. Kjo është norma!

    Nuk do të përpiqem të të mbush mendjen që të jetosh në frymë dhe t'ia nënshtrosh gjithçka frymës, sepse supozoj se pasi të kesh shqyrtuar imtësisht gjithçka që po të shkruaj, vendimi për të jetuar në këtë mënyrë është marrë me kohë brenda teje. Ti e ke shprehur me kohë dëshirën e fortë të qëndrosh në nivelin e jetës njerëzore ashtu edhe siç ishte planifikuar nga fillimi. E shikon tani se ky ishte plani që nga fillimi dhe sigurisht që edhe ti dëshiron të jetë kështu. Po, vërtet, deri më tani ke jetuar brenda familjes dhe rrethit të të afërmve në mënyrën që të përshkrova, sipas frymës, edhe pse ti ke studiuar shkencat, di si të mbash një familje, dhe je mjeshtre e muzikës dhe këngës. Nuk ke përse të shqetësohesh për të krijuar shpirtëroren brenda teje, por duhet vetëm ta mbështetësh e mirëmbash, duke e mbrojtur veten nga ndikimet dhe tërheqjet e jetës intelektualo-mishore, në vorbullën e së cilës fillove të biesh. Kjo është tamam ajo që ramë dakord të diskutojmë. Sigurisht, ti je duke pritur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur për pyetjen se si duhet të jetë një jetë e tillë.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Trembëdhjetë

    Jeta sipas Frymës

    Lumturia e vërtetë për njeriun është një jetë e jetuar sipas frymës. Mbulesa e hollë e shpirtit të njeriut shërben si ndërmjetëse mes frymës dhe trupit të njeriut dhe si një mjet komunikimi i shpirtrave të njerëzve mes tyre dhe me botën e shenjtorëve dhe engjëjve. Gjendja rrezatuese dhe e errët e mbulesës së shpirtit të njeriut.


    Desha t'i përgjigjesha kësaj pyetjeje në fund të letrës së fundit, por dita e emrit tënd po afronte, dhe mendova të të dërgoj urimet e mia më të mira me këtë rast.

    Të uroj para së gjithash shëndet të mirë, sepse ky është parakushti për të marrë çdo bekim tjetër që njeriu e konsideron të jetë bekim, dhe për të mundur të kënaqesh e gëzohesh nga këto bekime. Me të vërtetë, për një njeri të sëmurë e të dobët, cilat kënaqësi janë të mundshme, kur të gjitha shqisat janë në një gjendje anormale? Një përjashtim duhet bërë vetëm për çlodhjet shpirtërore. Ato nuk varen në të njëjtën mënyrë nga shëndeti i dikujt, dhe mund të jenë të pranishme edhe kur dikush përjeton vuajtje trupore. Martirët, duke iu nënshtruar proçesit të martirizimit, gëzojnë me të vërtetë; dhe e dëshmojnë këtë gëzim hapur, jo vetëm me gjuhën e tyre.

    Çfarë të të uroj në vazhdim? Zakonisht, dikujt i urohet lumturi në këtë pikë. Kështu që edhe unë të uroj ty lumturi. Po përse urojmë kështu? Vërtetë, deri më sot askush nuk e ka përkufizuar dot se çfarë është lumturia, apo kush është me të vërtetë i lumtur. Ashtu siç e kuptoj unë, kushdo që e konsideron veten si të lumtur, është i lumtur. Prandaj, duke të uruar ty lumturi, jam duke të uruar edhe këtë gjë. Të uroj që gjithmonë ta konsiderosh veten të lumtur! Pse ta uroj këtë gjë? Njerëzit kanë kaq shumë konceptime dhe shije të ndryshme kur vjen puna tek lumturia, aqsa asgjë nuk mund të kuptosh nga ato. Por unë po të them në mënyrë konfidenciale, se për aq kohë sa nuk je duke jetuar në frymë, mos prit lumturi.. Jeta intelektuale dhe fizike, kur janë në drejtimin e duhur, prodhojnë diçka të ngjashme me lumturinë, por është një iluzion kalimtar i lumturisë, dhe ka për tu zhdukur shpejt. Gjithashtu, në prezencën e tyre ndodhet një zonë e stuhishme mes shpirtit dhe trupit që përbëhet nga mendime pasionante, dëshira dhe ndjenja të zgjuara; që është gjithmonë e fuqishme. Me prezencën e vetë, nëpërmjet helmit të pasioneve, e vetmja mundësi është dehja, që e harron vuajtjen, tamam si opiumi; kjo harresë e vuajtjeve nuk vjen si rezultat i mungesës së pasioneve dhe sëmundjes së zemrës. Sëmundja e zemrës përbën një pjesë thelbësore të jetës në këtë botë. Fryma, nga ana tjetër, fluturon përtej kufijve të gjithë halleve dhe merr me vete personin që banon brenda frymës, dhe duke e lejuar që të shijojë bekimet e veta, që janë gjithmonë të pranishme, e bën me të vërtetë dhe plotësisht të lumtur.

    Pra, atëherë, mos duhet ta mbyll këtu urimin e mirë për ty? Jo, nuk besoj se është e mjaftueshme. Nëse jeta jonë do të përfundonte me këtë jetë, atëherë sigurisht që do të mjaftonte të thoshim "Të jesh e shëndetshme dhe e lumtur." Duke qenë se jeta nuk mbaron me kaq, por vazhdon edhe përtej varrit, dhe vetëm atje kemi për të gjetur jetën e vërtetë, atëherë, për hir të të përmbushjes së urimit tim për mirë, nuk mundem se si të mos të të uroj që të konsiderohesh e denjë dhe të bekohesh atje. Qofsh e bekuar në atë vend. Ta uroj me gjithë zemrën time, dhe i lutem Zotit me plot zell: që Ai të të sjelli jetën e vërtetë me mjete pa probleme, dhe pas asaj të të vendosi në mbretërinë e Tij të gjithëbekuar.

    Me këtë, sigurisht, do të lindin rrethana shumë të ashpra në ndërgjegjen tënde. Sigurisht, që kemi rrethana jetike, por a janë me të vërtetë të ashpra? Do të bëj një koment të përgjithësuar në këtë moment: po dhe jo, duke gjykuar se si një individ është brumosur nga fëmijëria e tij, dhe duke gjykuar vetëm nga ajo, do të thosha se në rastin tuaj, këto rrethana nuk janë shumë të ashpra. Je duke i kaluar ato. Vetëm ruaje veten dhe mos u tërhiq.

    Një tjetër mendim më erdhi, të të dërgoj sheqerka në ditën e emrit tuaj, por nuk e di akoma nëse do të mundem ti gjej. Do mundohem.

    Nëse nuk e ke harruar, në një moment fillova të të flisja për një element tejet delikat që është më i hollë se drita. Quhet eter. Le të supozojme se ekziston faktikisht dhe nuk është thjeshtë një emër. Unë e pranoj se një element kaq shumë delikat ekziston, dhe dërpërton dhe kalon kudo, duke shërbyer si grimca më e vogël e substancës materiale. Së bashku me të, supozoj se brenda këtij elementi fluturojnë gjithë frymët e bekuara - engjëjt dhe shenjtorët hyjnorë - që janë vetë të veshur me një lloj rrobe të prodhuar nga i njëjti element. Mbulesa e shpirtit tonë (kuptoje këtë fjalë si referencë edhe të frymës, që është shpirti i shpirtit njerëzor) përbëhet po nga ky element. Vetë shpirti i njeriut është fryma jomateriale; por mbulesa e shpirtit është bërë nga ky element jomaterial eterial. Trupat tanë janë të trashë; por ajo mbulesa e shpirtit është shumë e hollë dhe shërben si ndërmjetëse mes shpirtit dhe trupit. Nëpërmjet asaj shpirti vepron mbi trupin dhe trupi mbi shpirtin. Ama po ta zë në gojë këtë gjë vetëm shkarrazi. Vetëm ki parasysh se shpirti ka këtë mbulesë të hollë dhe që shpirtrat tanë kanë të njëjtën mbulesë si të gjitha frymët. Prej këtej, nuk do të jetë e vështirë për ty të dalësh në përfundimin se ky element shumë i hollë dhe i kudondodhur, prej të cilit këto mbulesa janë bërë dhe me anë të të cilit frymët fluturojnë, është edhe ndërmjetësi për përzierien e shpirtrave tanë me këto frymë.

    Sa për tani, largoje mendjen nga kjo ide, dhe ktheje vëmendjen nga çështjet tona të zakonshme. Je duke jetuar aktualisht në Moskë, je e ulur mes murreve të apartamentit jot, je e rrethuar nga godina kudo, dhe s'ka rëndësi nga i kthen sytë, has në pengesa kudo. Shumë gjëra e pengojnë shikimin tënd të mprehtë dhe pamjen e largët. Por ama nëse do të ngriheshe mbi Moskën në ndonjë balonë ajri, do të shikoje jo vetëm gjithë qytetin e Moskës por edhe rrethinat e qytetit. Po të ngjiteshe akoma më lart, do të mundje të shikoje përreth akoma më tej. Mprehe shikimin dhe ngjitu lart e më lart: do të shikosh Shën Petersburg, Parisin, Londrën, etj. E gjitha kjo pasi shikimi yt është bërë i mprehtë, dhe nuk ka pengesa në atë që shikon.

    Hajde tu kthehemi shenjtorëve hyjnorë. Ai elementi që zumë në gojë është kudo, dhe nuk has asnjë pengesë asgjëkundi. Drita e diellit e depërton qelqin; edhe elementi ynë e depërton qelqin por depërton edhe murret, tokën dhe çdo gjë tjetër. Ashtus siç arrin të kalojë mes gjithçkaje, po ashtu edhe ata që fluturojnë me elementin mund të kalojnë gjithçka, kur është e nevojshme për ta (ashtu si Shpëtimtari hyri në dhomë kur Apostujt e kishin kyçur derën e dhomës). Ata qëndrojnë në një hapësirë të caktuar, por kur i urdhërojnë të bëjnë diçka ose u jepet leja, transferon menjëherë atje ku duan të shkojnë me anën e këtij elementi, dhe jo vetëm që nuk hasin asnjë pengesë, por as nuk i shohin këto pengesa. Transferohen kur është e nevojshme, por kur nuk është e nevojshmë, qëndrojnë në hapësirën e tyre dhe shikojnë në çdo drejtim se çfarë ka dhe çfarë po ndodh atje. Kur shenjtorët i kthejnë sytë e tyre nga toka, kur i kthejnë nga ne mëkatarët, na shikojnë edhe ne qartë, gjithashtu. Jo në trupat tona të trashë, nuk na shohin në atë mënyrë. Por na shohin shpirtrat tanë, ashtu siç janë. Nuk na shohin drejt për së drejti, por nëpërmjet mbulesës së shpirtit, që është si mbulesa e shpirtit të tyre, dhe si elementi brenda të cilit ata jetojnë, sepse gjendja e shpirtit reflektohet saktësisht nga mbulesa e vetë.

    Imagjino, nëse mundesh tani, dy njerëz që janë ulur e po flasin me njëri-tjetrin. Gjatë kësaj, shpirti i secilit ka prirjet e veta. As njeri dhe as tjetri nuk shikon dot se çfarë ka në shpirtin e tjetrit për faj të mbulesës së trashë të trupit, poshtë të cilit fshihet shpirti. Por engjëjt dhe shenjtorët, por ti vështronin këta njerëz, do t'i shikonin shpirtrat e tyre ashtu siç janë dhe çfarë kanë brenda tyre, sepse gjendja në të cilën këta njerëz janë, dhe gjërat që kanë brenda në shpirt, reflektohen në mbulesën e shpirtit të tyre. Nëse brenda shpirtit ka mendime dhe ndjenja të shenjta, atëherë mbulesa është e ndritshme; me çdo ndjenjë të shenjtë, ndriçimi ka karakterin e vetë. Por nëse mendimet dhe ndjenjat nuk janë fort të pastra, edhe mbulesa e shpirtit nuk është e ndritshme; dhe çdo ndjenjë e papastër ka errësirën e vetë karakteristike, që duket nganjëherë si mjegull, dhe herë të tjera si errësira e natës. Supozo sikur të mund të ngjiteshe lart në qiell e të mund të perceptoje me një shikim engjëllor (pasi sigurisht të merrje një trup engjëllor). Dhe pasi ta ktheje vështrimin tënd mbi tokën, do të shikoje mbi masat e ndryshme të njerëzve hije të ndritshme, gjysëm të ndritshme, të mjegullta, të errëta. Nuk do të ishte aspak e çuditshme që ata njerëz që ishin veshur me rroba të ndritshme të të dukeshin të errët ty, nëse shpirtrat e tyre ishin të këqij, kurse ata që ishin veshur me lecka, të të dukeshin të ndritshëm ty, nëse shpirtrat e tyre ishin të pastër. Kështu na shohin banuesit e qiellit ne, dhe duke.u bazuar në atë që shohin, gëzohen ose hidhërohen për ne.

    Më lejo të të pyes se si të shikon ai shenjtori, emrin e të cilit ti mban, sidomos në këtë moment, që është duke u kujdesur për ty më me vëmendje, sepse i lutesh asaj më me zjarr? Si të shikon Engjëlli yt Mbrojtës, dhe Vetë Zoti, i Cili ulet me trup në krahun e djathtë të Atit, por që ne Ai na ka premtuar se do të jetë me ne gjithmonë? Si të shikojnë ty ashtu edhe je në fakt. Po hezitoj pak pasi nuk dua të të mërzis dhe të ta prish edhe festën me këtë pyetje; përkundrazi, dua të të sjell çlodhje shpirtërore dhe gëzim. Se as nuk e imagjinoj dot të të shohin ty nga qielli si të trazuar e të errët. Akoma nuk ke patur kohë që të bëhesh e zymtë, kështu që ke një pamje të ndritshme. Urimi im i sinqertë në ditën tënde të emrit është që të jesh kështu gjithmonë, që banorët e qiellit të të shohin si të ndritshme. Pastaj pas kësaj jete ke për të shkuar direkt tek ata. Këtë urim ta bëj me gjithë zemrën time.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Katërmbëdhjetë

    Mbulesa e Shpirtit

    Mbulesa e shpirtit bëhet e ndritshme ose e errët duke i korresponduar në këtë mënyrë gjendjes së brendshme të shpirtit. Shembujt. Demonët shikojnë një shpirt të errësuar.


    Dua të bëj disa komente shtesë për diskutimin e mëparshëm dhe të flas pak më gjatë mbi të njëjtin subjekt. Do të të rrëfej disa përjetime që tregojnë se mbulesa e shpirtit adopton pikërisht pamjen që korrespondon me qëndrimin e brendshëm të shpirtit. Gjatë jetës së Shën Ndreut Budallait-pas-Krishtit, jetonte një hieromurg (murg prift) që mbante kreshmë, jetonte në vetmi dhe ishte njeri i lutjes. Të gjithë e nderonin hieromurgun, që do të thotë e mbanin si njeri të nderuar. Por kur e takoi Shën Ndreu, e pa si të mbulur nga një farë mjegulle e errët dhe rreth qafës i ishte përdredhur një gjarpër që mbante mbishkrimin "gjarpri i kopracisë". Të tillë shpirt kish ky njeri.(1) Por ama askush nuk mundej ta shikonte shpirtin e tij. Sytë shpirtërorë të ndriçuar të Shën Ndreut e panë. Por sytë e banorëve të qiellit janë akoma edhe më të ndriçuar. Kështu që, edhe pse ne kujtojmë se askush nuk na shikon se si jemi, në fakt na shikojnë një mori sysh të panumërt. Shiko se sa yje ka në qiell! Numri i syve që na shikojnë ne është akoma edhe më i madh se ai i yjeve në qiell.

    Me të vërtetë, edhe ne jemi të aftë, që edhe nëse nuk e shohim dot me sytë tanë, të mund të arrijmë të përcaktojmë se çfarë jemi. Ndërgjegjia jonë, gjykatësi i pakorruptueshëm, na tregon. Qëllon që me kohën edhe ta ndrydhim ndërgjegjen tonë, por gjithmonë ia del që të çlirohet nga sundimi, dhe e ngre zërin edhe brenda atyre që nuk kanë asnjë fije turpi. Tek ata që janë të pafajshëm, zëri i ndërgjegjes është gjithmonë i pastërt si një kambanë. Ndërgjegjia njihet edhe si zëri hyjnor në frymën njerëzore. Brenda saj reflektohet edhe çdo lloj mendimi ose pikëpamje që banorët e qiellit kanë për ne. Prandaj, kur ndërgjegjia thotë se ne jemi të pastërt në çdo gjë para Zotit dhe njeriut, kjo dëshmi e ndërgjegjes reflekton dritën pranë shpirtit tonë dhe të gjithë në qiell na shikojnë si të ndritshëm. Kur ndërgjegjia na qorton, duke na thënë në këtë mënyre se jemi të papastërt, atëherë ne dukemi të errët. Por engjëjt mbrojtës janë më pranë nesh se kushdo tjetër, dhe ata e dinë kush është i ndritshëm dhe kush është i errët, dhe jemi në gjendje që të gjykojmë bazuar mbi qëndrimin tonë të brendshëm nëse kemi të bëjmë me një gjendje të tillë të përkohshme apo të përhershme.

    Përveç engjëjve dhe shenjtorëve, ka edhe fuqi të errëta që janë të padukshëm për sytë tanë por që mund të na shohin gjithashtu. Ama, kur shpirti është i ndritshëm, ata nuk janë në gjendje që ta shikojnë, si lakuriqët e natës që e kanë frikë dritën. Arrijnë ta shikojnë shpirtin vetëm kur ai nis të errësohet. Vrapojnë në kope gjithandej, dhe sa dallojnë një shpirt të errësuar, bien mbi të dhe fillojnë ta lodhin poshtë e lart me mendime, dëshira pasionante dhe trazim të ndjenjave. Kjo sfera e trazuar që të përshkrova, e vendos veten në mënyrë të paligjshme midis trupit dhe shpirtit të njeriut, dhe ky është vendi ku demonët ulen pranë shpirtit dhe fillojnë ta trazojnë atë, ashtu si pluhuri që trazohet nga era. Këta demonë përpiqen që tu shfaqen edhe shpirtrave të ndritshëm, por shmangen dhe goditen nga rrezet e dritës, që i godasin si shigjeta. Në Antiok jetonte një magjistar me emrin Qipriot. Një djalosh i ri i kërkoi që të përdorte magjinë e tij që të bënte për vete Justinën, e cilia ishte një e Krishterë shembullore, dhe të cilën donte ta merrte për grua, por ajo as që ia hidhte sytë. Qiprioti i dërgoi Justinës disa herë demonë që i shërbenin atij. Këta demonë duhej që të përdornin mjetet e tyre për të ndezur brenda Justinës dashurinë për djaloshin e ri, por sa herë që i afroheshin shtëpisë së saj, demonët zbrapseshin dhe digjeshin nga një dritë që vinte nga brenda shtëpisë: se kjo Justina ishte e mbështjellë nga drita, sikur ishte mbështjellë nga një lloj reje, dhe demonët nuk arrinin ta shikonin dot.(2)

    A ka shembull tjetër të një shpirti më të ndritshëm, se ai i të Krishterit, i kulluar në ndërgjegje dhe i përkushtuar ndaj Zotit? Kur ndërgjegjia është e kulluar, frika e Zotit mbush shpirtin dhe e mban të padhunueshëm dot. Pastaj Vetë Zoti, që është i kudondodhur dhe mbush gjithçka, e viziton shpirtin, dhe shpirti bëhet dritë dhe shkëlqen si një yll i vogël.

    Nëse e ka mbajtur një pastërti dhe ndriçim të tillë, pastaj shpirti kur ndahet nga trupi, kalon në anën e dritës, me anën e së njëjtit ndriçim. Njëherë, Shën Andoni po bisedonte me dishepujt e tij, dhe syri i zuri një brez drite që u ngjit lart në qiej. Pasi u interesua dhe e dalloi se çfarë ishte, ai tha: "Eshtë Shën Amoni që po ngjitet në qiell me engjëjt që e shoqërojnë."

    Kështu që bëhu e zellshme për këtë. Mos u nis vetëm nga pamja e jashtme, sepse është e mundur që kemi edhe ndonjë gjë tjetër të dukshme brenda nesh, dhe kjo është ajo që jemi në të vërtetë. Sigurisht, mund të jemi edhe më të mirë se sa dukemi. Më vijnë ndërmend fjalët e Shën Vasilit të Madh, që thotë: "Trupi është toni; përveç këtij trupi, ajo që kemi, duke filluar me rrobat tona, është ajo që na rrethon. Po çfarë jemi ne? Ne jemi shpirt (me një frymë)." Kështu që kur të shkëputesh nga të gjitha gjërat e jashtme për ty, dhe nga vetë trupi yt, të duhet të mbledhësh veten dhe të hysh brenda vetes, dhe të shqyrtosh gjithçka për pak kohë dhe të vendosësh: Çfarë je ti matushka (3) ime e shtrenjtë?

    Kjo na sjell prapë tek pika prej së cilës devijuam pak, që është, vendimi: Si duhet njeriu të jetë që të jetojë me frymë dhe të përmbushi me frymë shpirtin dhe trupin dhe gjithçka të jashtme për të? Do flasim për këtë një herë tjetër.


    1. Shën Ndreu foli me këtë prift në privat, e bëri të pendohet, dhe prifti e korrigjoi veten e tij.

    2. Ajo që ndodhi më pas nuk na hyn në punë në këto që po diskutojmë këtu. Të dy këta, si djaloshi dhe magjistari u kthyen në të Krishterë. Shiko Menaion.

    3. Nëna - rusisht

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Pesëmbëdhjetë

    Si i dëgjojnë Lutjet tona Shenjtorët

    Si i dëgjojnë shenjtorët lutjet tona.
    Një shënim shtesë në lidhje me lutjen.


    U gëzova shumë që të pëlqeu ajo që çfarë të shkruaja për atë elementin. Pranoje, ngulite në mendje fort, dhe gjithmonë mbaje në mendimin tënd. Ke për të parë se si ka për të të ndihmuar me gjithçka. Sa shumë gjëra që shpjegon, dhe sa ngushëllim që na jep!

    Ti mbase e ke dëgjuar më parë pyetjen se si shenjtorët i dëgjojnë lutjet tona, dhe mbase edhe ti vetë ke bërë të njëjtën pyetje. Në përgjigjen e kësaj pyetjeje, do të hasësh në shpjegime, dhe në akoma më shumë shpjegime - por pyetja prapë ngelet pyetje. Sipas mendimit tim, duke supozuar mbi ekzistencën e elementit që të përshkrova më parë, si mundet që shenjtori të mos i dëgjojë lutjet tona? A e di se si punon telegrafi elektrik? Për shembul, në qytetin Shën Pjetërsburg, fillojnë e ndezin një paisje të veçantë; në po atë çast, ai veprim në Shën Pjetërsburg reflektohet në një paisje tjetër po si ajo në Moskë, dhe i njejta lëvizje ekzakte bëhet edhe atje. Pse ndodh kështu? Sepse është paisje e të njëjtit lloji, dhe janë të lidhura me telin e duhur të dyja. Veprimi i telegrafit është tamam si lutja jonë. Ne, së bashku me shenjtorët, jemi si dy pjesët e të njëjtit lloji paisje, the mjedisi në të cilin jetojnë shenjtorët dhe prej të cilit janë rrethuar shpirtrat tanë - ai është teli. Kur lutja e vërtetë - që është lutja e sinqertë - lëviz brenda shpirtit, atëherë lutja, nëpërmjet veprimit të elementit që vepron mbi të, fluturon si një rreze drite tek shenjtorët, dhe u tregon se çfarë duam dhe për çfarë jemi duke u lutur. Nuk ka asnjë hendek nga koha që ne bëjmë lutjen dhe kur lutja dëgjohet nga shenjtorët; e vetmja gjë e nevojshme është që lutja të dali nga zemra jonë. Kjo është linja jonë telegrafike me Parajsën. Të njëjtat lutja që mund të bëjmë, që nuk dalin nga zemra, por që dalin vetëm nga gjuha dhe mendja jonë, nuk prodhojnë një rreze drite që ngjitet lart në qiell, dhe nuk dëgjohen fare atje. Ato nuk janë as lutje, por vetëm gjendje të ngjashme me lutjen.

    Mbase ke përjetuar edhe vetë provën e kësaj që po flasim por mbase nuk e ke vëne re një gjë të tillë. Më shkruaje se si luteshe pa pushim, dhe që u qetësova menjëherë kur more sigurinë e brendshme që ajo që do të shpëtoje nga ajo e keqe që po të mundonte, dhe kështu ndodhi vërtet. Që do të thotë, se krahasimi im me telegrafin e lutjeve të ndjera nga zemra që ngjiten lart në mënyrë të padukshme në qiell nëpërmjet elementit, është i saktë. Nga zemra jote doli një bubëllimi ose një rreze që u ngjit në Parajsë; përgjatë të njëjtit shtegu, apo përgjatë një shtegu të ngjashëm, erdhi një rreze nga Parajsa për atë që ti kishe nevojë. Kështu ndodh gjithmonë me të gjitha lutjet që dalin nga zemra. Aftësia për tu lutur në këtë mënyrë nuk na lind menjëherë, por dëgjimi i lutjes është i menjëhershëm.

    Mos ia bëj qejfin vetes për atë që ndodhi. Zoti të dhuroftë një dhuratë të tillë sa më shpesh. Kujto gjithmonë se si u lutu në atë moment, dhe përpiqu që gjithmonë të lutesh ashtu, nga zemra, jo thjeshtë të nxjerrësh fjalë nga gjuha dhe të mendosh diçka me mendjen.

    Po e bëre kështu, atëherë ke për të patur një zgjidhje të mirë për pyetjen se si duhet të jemi që të jetojmë në frymë. Se një lutje si kjo është jeta e frymës. Këtu fryma banon në Zot dhe bashkohet me Të, dhe brenda saj gjejmë gjithë forcën e jetës. Ta dish, se shpirti i njeriut jeton vetëm kur lutet në këtë mënyrë, siç u lute edhe ti atë ditë. Kur nuk ka lutje të tilla, do të thotë se shpirti i njeriut ka ndaluar, për të mos thënë se ka vdekur fare.

    Nuk kam për të të fshehur faktin se edhe pse munde që të lutesh në atë mënyrë njëherë, do ta kesh të vështirë të jesh në gjendje të lutesh ashtu gjithmonë. Eshtë Zoti ai që të dhuron lutje të tilla, ose Engjëlli Mbrojtës të stimulon lutjen. Lutja e tillë të vjen dhe ikën. Mos nxirr përfundimin e gabuar nga kjo gjë, se ne duhet te braktisim punën tonë të lutjes. Lutja i vjen atij që mundohet me lutjen por nuk i shkon atij që nuk e merr mundimin fare të lutet. Shohim se Etërit e Shenjtë u munduan shumë me lutjen, dhe falë këtyre mundimeve arritën që të ndezin brenda tyre një frymë plot lutje. Kjo ishte mënyra se si e gjetën këtë frymë plot lutje, imazhin e të cilës na e kanë lënë në shkrimet e tyre. Gjithçka e thënë prej tyre mbi këtë çështje përbën një shkencë lutjeje, që është edhe shkenca e shkencave. Po afron koha që do ta zëmë në gojë edhe këtë, por për momentin po e zë në gojë vetëm kalimthi. Dua edhe të shtoj se nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme se lutja. Prandaj, është e nevojshme që të punosh me të plot zell, dhe më shumë se çdo gjë tjetër. Zoti të faltë zell në këtë punë.

    Mendimet dhe ndjenjat e tua të përulura për veten tënde janë ndjenja engjëllore. Sa të përsosur dhe të lehtë janë engjëjt! Por janë të gjithë të përulur, më të përulur se çdo person. Një shpirt i përulur është gjithmonë i ndritshëm. Errësimi i shpirtit fillon kur fillon të mendojë për vetveten shumë, se të tilla janë fuqitë e errëta. Zoti e dhëntë që ti të mos i humbësh asnjëherë këto ndjenja, që të mund të jesh gjithmonë në dritë.

    Prapë i bëmë bisht pyetjes sonë. Bëj pak durim më gjatë.

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Theofan i Vetmuari: Jeta Shpirtërore - dhe si ti përshtatemi asaj

    Letra e Gjashtëmbëdhjetë

    Qëllimi i Vërtetë i Jetës

    Qëllimi i vërtetë i jetës.
    Mënyra se si ti jeton tregon qëllimin tënd të jetës.


    Çfarë të ngjau? Ç'pyetje janë këto që më bën? "Nuk di se çfarë të bëj me jetën time. A duhet të merrem me diçka të veçantë? A duhet të përcaktoj një qëllim të caktuar për jetën time?" I lexova këto fjalë dhe u shushata; nga mund të të kenë ardhur këto mendime të çuditshme? Në fakt, ti e mblodhe mendjen që kur shprehe dëshirën në nivelin e dinjitetit njerëzor, ashtu siç e ka caktuar Zoti. Për çfarë kujton se kemi qenë duke diskutuar, kemi diskutuar pikërisht për këtë! Prej nga lindën këto probleme?! E marr me mend se mes shoqërisë sate ka mendimtarë progresistë, ose ti je bërë antare e ndonjë shoqërie që ka njerëz mendime të tilla brenda saj, dhe ti kanë shpërndarë mendimet e mira nga mendja. Të tillë njerëz tërbohen në këtë mënyrë. Fraza si "e mira e njerëzimit" dhe "e mira e popullit" i kanë gjithmonë në majë të gjuhës. Mbase edhe ti, pasi ke dëgjuar gjithë këto ide të thella, u magjepse prej tyre dhe kur i ktheve sytë nga jeta jote e vërtetë, pe me brengosje se ke gjëluar në rrethin tënd familjar pa pasur ndonjë përfitim apo qëllim. Oh! Vetëm tani ti hapi dikush sytë e tua!

    Nëse hamendësimi im është i drejtë, atëherë duhet të më kërkosh të falur, sepse nuk më shkruajte fare për këto gjëra, edhe pse më premtove se do të më shkruaje sinqerisht për gjithçka. Pavarësisht nëse ka ndodhur kështu me ty apo jo, nuk mundem ti anashkaloj problemet e tua pa të ofruar më parë një zgjidhje. Gjithë diskutimi ynë do të shërbejë si një zgjidhje e plotë. Për momentin, do të të them vetëm shkurtimisht një mendim të përgjithshëm, në mënyrë që të kuptosh që jeta që ti ke jetuar deri në këtë pikë, dhe që po jeton tani, është jeta e vërtetë, dhe nuk ka asgjë brenda kësaj jete që duhet ndryshuar.

    Njeriu duhet ta dijë me siguri qëllimin ekzakt të jetës. Por ama, është e mençur një gjë e tillë? A nuk e dimë me kohë ne një gjë të tillë? Supozimi i përgjithshëm është se, meqënëse kemi një jetë përtej varrit, qëllimi i jetës së vërtetë, pa përjashtim, duhet ta kërkojmë në jetën përtej varrit dhe jo këtu. Këtë supozim e njohin të gjithë, dhe nuk e shoh të arsyeshme ta trajtoj më gjatë, edhe pse në realitet na vjen në mendje më rrallë se gjithë supozimet e tjera. Por bëje ligj të jetës tënde që ta ndjekësh këtë qëllim me gjithë fuqinë tënde; ke për të parë se se çfarë drite ka për të dalë prej saj dhe ka për të të ndriçuar qëndrimin tënd të shkurtër mbi tokë dhe gjithë punërat e tua. Gjëja e parë që do të hapet është bindja se vetëm këtu mbi tokë kemi të gjitha mjetet që na duhen për atë jetën tjetër përtej varrit. Ka vetëm një rregull në lidhje me këto mjetet: Ti përdorësh këto mjete, dhe ti përdorësh në një mënyrë të tillë që të të udhëzojnë drejt qëllimit tënd dhe të të mos të largojnë prej tij, apo të të sjellin keqkuptime rreth tij. Ja pra tek e ke zgjidhjen e enigmës tënde: "Nuk di se çfarë të bëj me jetën time." Ktheji sytë nga Parajsa, dhe mate çdo hap të jetës tënde para se ta hedhësh, që të sigurohesh që është një hap drejt Parajsës. Më duket si diçka kaq e thjeshtë por në të njëjtën kohë gjithëpërfshirëse.

    Ti më pyet, "A nuk duhet të bëj diçka?" Sigurisht që kjo është diçka e nevojshme. Bëj çdo gjë që të bie në duar, në rrethin tënd shoqëror dhe në rrethanat e tua - dhe beso që kjo është dhe do të jetë vepra jote e vërtetë; nuk të kërkohet të bësh asgjë tjetër me shumë. Eshtë një gabim i madh të mendosh se të duhet të ndërmarrësh punëra të mëdha e të rëndësishme, qoftë për Parajsën, apo siç mendojnë progresistët, për ti dhënë kontributin tonë njerëzimit. Kjo nuk është aspak e nevojshme. Eshtë e nevojshme që të bëjmë gjithçka sipas urdhërimeve të Perëndisë. Çfarë na kërkohet që të bëjmë ekzaktësisht? Asgjë të veçantë, vetëm atë që na shfaqet bazuar në rrethanat e jetës sonë dhe atë që na e kërkojnë ngjarjet individuale që hasim në jetë. Kjo është e gjitha. Zoti e përgatit shortin e çdo personi, dhe gjithë rrjedha e jetës sonë është prapë prodhim i industrisë së gjithëmirë të Tij, ashtu siç janë edhe të gjitha çastet dhe të gjitha takimet tona. Ja të marrim një shembull: Një njeri i varfër na vjen; Zoti na e solli. Çfarë duhët të bëjmë me të? Ta ndihmojmë. Zoti, i Cili ta solli këtë njeri të varfër ty, sigurisht me dëshirën që t'i sillesh atij në një mënyrë që i pëlqen Atij, të shikon ty se si do të sillesh në fakt ndaj tij. Ai do të kënaqet nëse ti e ndihmon njeriun e varfër. A do ta ndihmosh? Po ta bëje këtë gjë, do të bëjë atë që i pëlqen Zotit, dhe do të kishe bërë një hap të madh përpara drejt qëllimit final: shpërblimit në Parajsë. Po ta përgjithësosh këtë shembush, ke për të dalë në përfundimin se në të gjitha rastet, dhe në çdo takim, është e rëndësishme të bëjmë atë që Zoti dëshiron prej nesh. Përsa i përket se çfarë Zoti dëshiron preje nesh, na e ka treguar këtë gjë me urdhërimet e Tij që na ka dhënë. Po të kërkon dikush ndihmë? Ndihmoje. Të ka ofenduar njeri? Fale. Ke ofenduar njeri? Nxito që ti kërkosh të falur e të bësh paqe me atë njeri. Të lavdëroi dikush? Mos u bëj krenar. Të qortoi dikush? Mos u nevrikos. A është koha për tu lutur? Lutu. A është koha për të punuar? Puno. Etj., etj., etj. Nëse, pasi të gjitha gjërat të të jenë sqaruar, ti vendos që të sillesh në këtë mënyrë në të gjitha rastet, duke bërë që veprat e tua ti pëlqejnë Zotit, duke vepruar gjithmonë sipas urdhërimeve të Zotit pa devijme prej tyre, atëherë të gjithë problemet e jetës tënde kanë për tu zgjidhur plotësisht dhe shkëlqyeshëm. Qëllimi është jeta e bekuar përtej varrit; mjetet janë veprat sipas urdhërimeve, bërja e këtyre veprave është i nevojshëm në çdo çast të jetës. Më duket se e gjitha kjo është e qartë dhe e thjeshtë; nuk ka arsye përse ta torturosh veten me probleme të vështira. Duhet të përzesh nga mendja jote çdo plan për aktivitet "shumë-bamirëse, gjithë-përfshirëse, të përbashkët-për-gjithë-njerëzimin" për të cilat flasin pa pushim progresistët. Vetëm atëherë jeta jote do të duket si e kufizuar nga kufij plot paqe, dhe duke ecur pa pengesa drejt qëllimit të fundit. Kije parasysh, që Zoti nuk harron as një gotë uji të ftohtë që i jep dikujt që vuan nga etja.

    Ti ke për të thënë, "Duke ditur të gjithë këto, është prapë e nevojshme që njeriu të zgjedhi dhe përcaktojë drejtimin e jetës së tij!" Me të vërtetë, si mund ta përcaktojmë një gjë të tillë? Do të fillojmë ta bluajmë në mendje dhe kemi për të përfunduar me një konfuzion tëpër të madh në kokën tonë. Gjëja më e mirë dhe më shpresëdhënëse është që ta pranojmë më bindje, mirënjohje, dhe dashuri atë përcaktimin që Zoti nxjerr nga goja në rrjedhën e rrethanave të jetës sonë. Po marr rastin tënd! Ti je aktualisht nën kujdesin e prindërve të tu. Cila është gjëja më e mirë që mund të dëshirosh? Ngrohtësi, siguri, liri. Jeto, pa fluturuar shumë larg në mendimin tënd, por bëj me zell çdo gjë që të kërkohet. "Po prapë, mendo sa e pamundur është që të qëndrosh gjithmonë në këtë gjendje. Më duhet, në një moment, që të filloj edhe unë jetën time. Si duhet të jem? Dhe si mos t'i mendoj këto gjëra?" Ja tek është, edhe linja jote më e mirë e mendimit në të çështje! Vendose veten në duart e Zotit dhe lutu që Ai të të vendosi në një vend që Ai e gjykon më të mirin për ty, që fati të mos të të pengojë, por të të ndihmojë që të arrish jetën e bekuar matanë varrit, pa ëndërruar për ndonjë short të shkëlqyer. Pasi ta kesh mbushur mendjen tënde në këtë mënyrë, prit me durim për orën kur Zoti do të të flasi. Zoti do të të flasi nëpërmjet bashkëveprimit të rrethanave dhe vullnetit të prindërve të tu. Pasi të jesh fuqizuar me këto mendime dhe të kesh gjetur paqe me Zotin, jeto pa bërë plane boshe, por bëj punët që të bien ty në lidhje me prindërit, vëllezërit, motrat, të afërmve të tjerë dhe gjithë njerëzve. Mos mendo aspak se kjo jetë është boshe. Çdo gjë që bën në këtë jetë, pavarësisht se çfarë është, do të jetë një punë, dhe po e bërë këtë me ndërgjegje të plotë se kjo punë është sipas urdhërimeve dhe Zoti ma kërkon që ta bëj këtë punë, atëherë puna jote ka për të kënaqur Zotin. Dhe kështu është me çdo gjë sado të vogël.

    Më duket se të shpjegova gjithçka. Dua të shtoj vetëm shpresën time se ti je përpjekur që ti kuptosh mirë këto që po të shkruaj, ti përforcosh akoma më shumë, dhe të të jetë mbushur mendja. Po të parashikoj se ke për të gjetur paqe të plotë, dhe nuk ke për tu tunduar më nga mendime të tilla si "Jeta ime ngeli në vend numëro... Nuk po bëj asgjë të vlefshme." Dhe diçka tjetër; është e rëndësishme që ta mbash zemrën nën kontroll, sepse zemra krenohet me këto gjepura. Eshtë e vërtetë, nuk është mirë pa zemrën, se çfarë lloj jete mund të bësh pa zemrën? Por në të njëjtën kohë, nuk është mirë që ti japësh zemrës liri të plotë. Zemra është e verbër dhe pa udhëzime strikte çdokush mund të bier në kanal!

    Zoti të bekoftë!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-12-2023, 01:54
  2. Jeta e Shën Pandeleimonit - 27 korrik
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2023, 22:48
  3. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  4. 'Kenga shpirterore' e shen Gjonit te Kryqit
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 21:30
  5. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •