Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Kuvendi i Kosovës voton qeverinë, Albin Kurti kryeministër për të dytën herë

    Kuvendi i Kosovës voton qeverinë, Albin Kurti kryeministër për të dytën herë, ja sa vota mori kabineti i ri

    Emri:  qeveria-kosove-770x433.jpg

Shikime: 3372

Madhësia:  30.3 KB

    Kuvendi i Kosovës, me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

    Kabineti “Kurti 2” është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme konstituive ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën, të cilit pas përfundimit të kësaj seance ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar këtë detyrë.

    Pasi në cilësinë e U.D. të Presidentit, Konjufca ka dekretuar liderin e LVV, Albin Kurti për mandatar të formimit të qeverisë së re, si kryetar i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

    Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

    Dy deputet nga Lista e Vjosa Osmanit kanë marrë pozita në kabinetin e Qeverisë Kurti 2.

    Donika Gërvalla është propozuar zëvendësministre e dytë dhe ministre për punë të Jashtme, ndërkaq Faton Peci ministër i Bujqësisë.

    QEVERIA “KURTI 2”

    Kryeministër, Albin Kurti

    Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi

    Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

    Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi

    Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

    Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

    Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

    Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

    Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

    Ministër i Bujqësisë, Faton Peci

    Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj

    Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla

    Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

    Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

    Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq

    Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka

    Balkanweb

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kuvendi i Kosovës voton qeverinë, Albin Kurti kryeministër për të dytën herë

    Suksese, Kosova kishte nevojë pë një frymë të re politike me besim nga ana popullit po ashtu edhe nga e qeverise Kurti, dhe të coj përpara atë vend sepse vërtet e meritojnë pas shumë e shumë vuatjesh.

Tema të Ngjashme

  1. Albin Kurti
    Nga Disa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1864
    Postimi i Fundit: 26-03-2011, 00:09
  2. SHKRUAN Albin Kurti - Ose-ose
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 14:37
  3. Arrestohet Albin Kurti
    Nga guri79 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 23-06-2010, 11:17
  4. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 19:45
  5. Albin Kurti: Krerët e Kosovës e kanë harruar pavarësinë
    Nga ABytyqi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 12:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •