Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Gomonia e Rilindjes Socialiste po fut ujë: "Hidhni në det dosjet e tenderave publike"

    Panik në PS dhe Qeveri: Do humbim thellë me 25 prill, ndaj pastroni dosjet e tenderimeve!

    Emri:  edi-rama-1-701x495-1-701x495-e1548871713926-750x375.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  22.0 KB

    -Kryeministri duke ndjerë humbjen e 25 prillit ka vendosur gjithë ikonat e PS nga fundi i listave, ku nuk kanë asnjë shans për t’u bërë deputetë. Me një djallëzi shembullore Edi Rama i ka futur në “vijën e zjarrit” emrat që nuk i duhen më, pasi i përdori e tani do t’i hedhë përtej gardhit të selisë së PS që të mos ia marrin vulën e partisë, kur të humbë zgjedhjet.

    Edi Rama vendosi në listën e sigurt të Tiranës Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin, duke lenë nga bishti i kavallit Pandeli Majkon, Fatmir Xhafën dhe Mimi Kodhelin. Praktikisht Pandeli Majkon e ka vendosur të 19-tin në Tiranë, ku nuk ka asnjë shans të fitojë. Në rezultatin më të mirë të PS, fitues me pikëpyetje konsiderohet i kandidati i 17-ti. Aq më keq ka listuar Fatmir Xhafën, te 23-tin po në Tiranë. Blendi Klosin te 7-tin në Berat. Asnjeri nuk ka shans fitore. Ndërkohë ish-kryeministri Majko duke e kuptuar fare mirë se ky listim mbetet si karton i kuq nga Rama që t’i nxjerrë jashtë loje qëkur PS-në e pushtoi sekti rilindas, ndaj ka thënë do largohet nga politika. Ministri i Shtetit për Diasporën, ka lajmëruar largimin nga politika nëse nuk do të rizgjidhet si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Vizion Plus, Majko ka komentuar vendosjen e tij si të 19-n në listën e kandidatëve për deputetë dhe tha se ai mund të tërhiqet nëse nuk rizgjidhet si deputet dhe mund të fillojë një tjetër jetë. Majko shtoi se ka dy diploma dhe se sipas tij, janë të mjaftueshme për të filluar një jetë të re. “Padyshim do të filloj një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar përpara,”– u shpreh Majko. Pas kësaj interviste dhe me 26 prill kur del rezultati, Pandeli Majko do marrë dy diplomat e tij për gjetur punë në qeverinë e re PD-LSI. Vendosja e këtyre emrave në fund të listës është strategjia me cinike që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar gjithë ata që i shikon si problem apo rivalë kur PS të jetë në opozitë. Vendosja në listë humbëse e emrave si; Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Blendi Klosi u servir nga Edi Rama si një strategji që do t’i detyrojë ata të dalin dhe të mbledhin vota. Në fakt, qëllimi është krejt tjetër. Emrat e tyre u vendosën në pozicione humbëse, që pas largimit të PS nga qeveria askush në selinë rozë të mos shfaqen si rivalë të Edi Ramës për t’i marrë partinë. Të vetmit emra që pas humbjes së zgjedhjeve do të kërkonin analiza dhe reformim të partisë, sot janë vendosur në pozicione që pas zgjedhjeve as mund të hapin gojën. Sepse Edi Rama e ka gati që tani kundërpërgjigjen për ata. E para, nuk mund t’i kërkojë llogari askush nga ata që nuk kanë mandat deputeti dhe rezultatin Edi Rama do t’ua plasë në fytyrë si një refuzim të socialistëve ndaj tyre. E dyta, jashtë Parlamentit askush prej emrave të njohur të PS nuk ka mundësi që të nisë një betejë për reformimin e PS. Ka një argument që Edi Rama e ka përdorur shpesh këto ditë, për të mbajtur nën kontroll inatin dhe qejfmbetjen e njerëzve që praktikisht i përzuri nga partia. Sipas tij, edhe ai dhe Taulant Balla janë në pozicione jo të mira në listë, në Vlorë dhe në Elbasan. Në këtë justifikim ka dhe një tallje me socialistët. Edi Rama kandidon në dy qarqe. Nëse nuk merr vota në Durrës do të mundohet të marrë në Vlorë. Ndërkohë ka dhe një lojë me kandidatët në listën e Vlorës dhe Elbasanit. Në rast të mos marrjes së votave të nevojshme, ndonjë drejtor i Edi Ramës që është vendosur krye të listës në Vlorë do të japë dorëheqjen si deputet, për të mos e lënë jashtë Kuvendi dhe pa imunitet kryeministrin. E njëjta gjë dhe në Elbasan. Ndaj loja me listat e hapura dhe votimin preferencial është me rrezik vetëm të Majkon, Xhafën, Kodhelin dhe Blendin Klosin. Drejtuesit e tjerë në PS i kanë rregulluar punët që edhe nëse socialistët nuk i votojnë, të mbeten sërish në Kuvend. Pjesa tjetër e strategjisë së PS për të ndëshkuar të vjetërit është dhe më e pamoralshme. PS ka struktura solide dhe këto ditë votuesit socialistë po orientohen me mesazhe se kë duhet të votojnë. Po u thuhet në mënyrë të hapur se cilin kandidat kërkon Edi Rama në Kuvend dhe cili kandidat duhet ndëshkuar. Në listat e brendshme të PS vota po orientohet te drejtorë të rëndësishëm dhe njerëz që për publikun janë anonimë, por jo për emrat e socialistëve të vjetër. Këto skema që po luhen në PS janë zbuluar së fundi dhe nga kandidatët që u hodhën në fushatë elektorale si humbës që në nisje të saj. Ndaj dhe Pandeli Majko pa nisur ende fushata e di se nuk ka asnjë shans për fitoren e tij dhe as të PS. Dhe po kërkon punë me dy diploma që thotë se ka.

    Ish-kryeministri e paralajmëroi largimin e tij nga politika dhe humbjen e PS-së.

    Mili Xhani

    Koha Jonë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-03-2021 më 14:08

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-03-2016, 01:24
  2. Qeveria e Rilindjes: "Nuk ka më hashash "Made in Albania"!"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 15-10-2015, 03:20
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-03-2015, 17:26
  4. Aleksandër Meksi, Dhuna komuniste apo vetëm "dosjet" ..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2006, 03:53
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •