Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Basha flet për librin: “Misioni im” është një letër për shqiptarët

    Kreu i PD, Lulzim Basha, foli në një takim me studentët në Qytet Studenti për librin e tij të parë, të botuar ditën e sotme, të titulluar “Misioni im”. Teksa e cilëson ditën e sotme një ditë plot emocione për të, Basha flet për përshkrimin që i bën në librin e tij kësaj dite të 29 viteve më parë, kur u rrëzua diktatura e Enver Hoxhës.

    Më tej, kryedemokrati ndalet edhe te shkollimi i tij në Holandë, si dhe perspektiva e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, ndërsa sqaron edhe arsyet pse këtë libër e sheh si një letër të hapur për shqiptarët dhe kryesisht për të rinjtë që të përfshihen drejtpërdrejt në politikë.

    Pjesë nga fjala e Bashës:


    Lulzim Basha: Faleminderit zonja Açka. Faleminderit Flutura. Në politikë të jepe mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të rrallë do të thoja por për mua kjo është hera e parë, nuk kam patur një përvojë të tillë përpara. Sigurisht kam ndjekur nganjëherë edhe nga afër siç kemi sot audiencë studentësh këtu në Qytetin Studenti prezantime librash apo monografisë por nuk kam qenë kurrë i ulur krah këtij botuesi duke prezantuar një libër të timin. Sigurisht do isha i pa sinqertë t’ju thoja që nuk e kam menduar, në fakt e kam menduar që 10 vjeç. Dëshira e parë ka qenë të shkruaja dhe ky frymëzim vinte edhe nga anëtarë të rrethit të ngushtë familjarë që janë shkrimtarë apo ishin shkrimtarë sepse janë ndarë nga jeta dhe dashuria ime për letërsinë, për librin është…daton që nga fëmijëria e hershme, në mendimin e parë duhet ta kem lexuar diku në moshën pesë apo gjashtë vjeç dhe bashkë me të mu hap një botë e tërë e cila ma ngacmonte dhe ma ngacmon fantazinë, imagjinatën si asnjë art tjetër i lëvruar. Shpeshherë debatoj me miq, apo debatonim se gjerat kanë ndryshuar tani me angazhimin politik, nëse një pjesë teatrale apo realizim kinematografik do të arrij ndonjëherë të përmbush nivelet e letërsisë dhe me ndonjë përjashtim të rrallë të gjithë biem dakord që libri është gjithmonë superior. Pse? Sepse libri bënë të mundur që autonomia, individualiteti, autenticiteti i individit ti japë përmes përmasave të fantazisë çdo libri një interpretim unik. Nejse thjesht dhe shkurt po i bie rreth e qark për të thënë që është një dit me emocion për mua. Një emocion të disa-fisht. Së pari sepse ndodhem këtu me një libër përpara që ka autorësinë time dhe që sot po e prezantojmë. E dyta ka të bëj me të sotmen është 22 marsi. Është 22 marsi 29 vjet pas fitores së demokracisë.



    https://www.facebook.com/lulzimbasha...657725203/?t=0

    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Basha flet për librin: “Misioni im” është një letër për shqiptarët

    “Misioni im”, Basha boton libër në prag të zgjedhjeve

    Emri:  Basha-libri-706x375.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  17.5 KB

    Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur t’u drejtohet shqiptarëve me një mënyrë që nuk pritej.

    Basha ka botuar një libër në prag zgjedhjesh. Libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”. Si duket, nëpërmjet këtij libri, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër.

    Emri:  Kopertia_Librit_Misioni_Im_Lulzim_Basha.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  34.0 KB

    Në “Misioni im”, Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike. Libri është prezantuar sot, datë e cila shënon 29-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike.

    “Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presionit politik; idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguar se dinë të bëjnë. Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t’i qasemi çështjes kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t’i kthyer shqiptarët në kontribuesit e vyer në rajon dhe në Europë“,- thuhet në mesazhin e kryedemokratit në libër.

    Emri:  basha-20.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  45.7 KB

    Koha Jonë

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha flet për librin: “Misioni im” është një letër për shqiptarët

    Shumë interesant interpretimi që është bërë më lart, suksese z, Basha. Pavarësisht keqinterpretimet që mund të flitet, je një figurë vertet e sukseshme.

Tema të Ngjashme

  1. Cili është misioni i lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë?
    Nga Qendi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 399
    Postimi i Fundit: 25-12-2011, 04:41
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-08-2007, 00:22
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 15:43
  4. Cili është Misioni i Forumit Shqiptar?
    Nga Albo në forumin Pyetje - përgjigje
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 11:57
  5. Cili eshte misioni i Zotit per ju?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 11:53

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •