Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Historia e gruas besimtare qe abortoi fëmijën e saj: "Shkova dhe u ktheva nga ferri"



    Shkova dhe u ktheva nga ferri

    Plaku Efrem i Arizonës

    Ishte një grua që kish bërë një gabim. Sigurisht, që sot bëhen shumë nga këto gabime, por në kohën e saj ishte e rrallë që të bëhej një gabim i tillë. Dhe sigurisht që kjo grua besimtare që e njihte frikën ndaj Zotit, e konsideronte këtë gabim të saj si një mëkat shumë të madh. dhe sipas devotshmërisë dhe dëlirësisë që ajo kish, i dukej si një pengesë e madhe dhe e pakapërcyeshme. Nuk do t’iu tregoj ekzaktësisht çfarë gabimi kish bërë ajo, por ju mund ta merrni me mend.

    Ajo nuk e rrëfeu këtë mëkat pasi i vinte shumë turp t’ia thosh atit të saj shpirtëror. Kjo grua kish marrë një vendim që ta merrte këtë sekret me vete në jetën tjetër, pasi mendonte në mendjen e saj: “Nuk mundem ta them dot”. Aq i madh ishte turpi i saj. Megjithatë, ajo i vari shpresat tek e Tërëshenjta Mari. E mbante ikonën e saj dhe duke qarë i lutej dhe i përgjërohej të Tërëshenjtës që t’ia falte mëkatin. E Tërëshenjta e fali, por gruaja duhej që edhe ta rrëfente mëkatin duke shkuar tek ati i saj shpirtëror, dhe të bënte atë që Kisha Orthodhokse ka vendosur si të nevojshme në misterin e pendimit (rrëfimit). Duke qenë se kjo grua qau me vite të tëra për këtë mëkat të saj, ajo besonte me guxim të madh se mëkati i ishte falur.

    I erdhi vdekja, dhe e gjeti me këtë mëkat që nuk ia kish rrëfyer atit të saj shpirtëror. Dhe në momentin kur vdiq, demonët duke u kapur pas këtij mëkati... Dhe duke e ditur se ishte një mëkat i serioz, vdekjeprurës, dhe si shpërblim kish Ferrin, dhe Krishti me drejtësinë e Tij do ta gjykonte drejt, demonët besonin se për këtë grua nuk kish shpresë shpëtimi. Dhe kështu ajo vdiq, demonët ia mbërthyen shpirtin, dhe po e çonin si skifteri tek foleja e tij për t’ia hequr pëndët që ta hanin shpirtin e saj; që ta shpinin në Ferr.

    Teksa demonët po e merrnin poshtë, ajo po thërriste të Tërëshenjtën me besim, që ajo ta ndihmonte, sepse kish një besim shumë të madh tek Nëna e Zotit. Dhe kur arriti poshtë në Hadh, dhe filluan ta torturonin, ajo pa të gjitha gjërat e frikshme që ekzistojnë atje poshtë... Nuk hoqi kurrë dorë nga besimi i saj tek e Tërëshenjta, dhe e thërriste emrin e saj që ta ndihmonte që të falej nga Zoti e të shpëtonte.

    Dhe teksa thërriste duke qarë emrin e të Tërëshenjtës, në një çast, i gjithë rajoni ku ajo ishte u ndriçua me dritë, dhe e Tërëshenjta iu shfaq, me shumë dashuri për këtë shpirt të gjorë; që ta ndihmonte. Kur të gjithë atje panë Mbretëreshën e Qiellit, ishin shumë të shqetësuar e po thoshin: “Ç’do ti këtu? Shpirti i asj që ti erdhe të ndihmosh është i rënduar nga një mëkat shumë i rëndë, nga një mëkat vdekjeprurës, etj.. dhe nuk mund ta marrësh dot prej këtu, sepse Biri yt dhe Zoti yt ka një Ligj, dhe ligji thotë kështu e ashtu. Kjo grua është e pashpresë!”

    “Në rregull”, tha ajo, “Nuk kam asnjë kundërshtim”. Dhe në fakt, demonët kujtuan se e Tërëshenjta do t’ua merrte këtë shpirt, dhe i thanë: “Zonjë, mos e merr se kemi për t’u ankuar tek Gjykatësi”. Demonët ishin të sigurt se do të hasnin në ndershmërinë e Zotit, dhe Ai nuk kish si të shkelte Vetë Ligjin e Tij; kjo nuk do të ishte e drejtë. Ata e kishin të qartë se çfarë Zoti është Ai. Dhe i thanë së Tërëshenjtës: “Mos e prek atë, ne do të shkojmë në gjyq që të marrim një gjykim”, dhe Ajo u tha: “Në rregull, nuk do ta marr, hajde të shkojmë tek Gjykatësi i Drejtë.”

    Dhe kështu shkuan në gjykatë para Krishtit, dhe e Tërëshenjta tha para Zotit, “Biri im dhe Zoti im, të kërkoj që shpirti i ... E di që ka bërë mëkat, dhe ka bërë këtë dhe atë, por për vite të tëra është lutur para ikonës sime të shenjtë, me shumë besim dhe me shumë dashuri, dhe dua që Ti ta ndihmosh që të shpëtojë.”

    Demonët thirrën “Zot mos e shkel drejtësinë Tuaj. Ky është Ligji Juaj dhe ju nuk mund ta shkelni, pasi je i drejtë.” Dhe me të vërtetë Ai është i drejtë pas vdekjes. Tani, sa jemi gjallë, Ai është i plotmëshirshëm karshi nesh.

    Zoti foli, “Nënë, Unë e pranoj kërkesën tuaj, por Unë jam i drejtë, dhe Unë e kam nxjerrë Ligjin e Unë e praktikoj Ligjin.”

    E Tërëshenjta i tha, “Biri im, bëj çfarë të mundësh që ta shpëtosh atë grua. Falë gjithë atyre lotëve që ky shpirt më ka derdhur mua, unë duhet t’i përgjigjem asaj.”

    Krishti i tha: “Asgjë nuk mund të bëhet.”

    Ajo i tha, “Ti ke për të gjetur një mënyrë. Ti je i gjithëditur dhe e ke mundësinë për ta shpëtuar.”

    “Të vetmen gjë që mund të bëj për të o Nënë është ta dërgoj shpirtin e saj prapë poshtë në tokë, që ajo të thërrasë atin e saj shpirtëror dhe të rrëfejë mëkatin, dhe pas tre ditësh Unë do ta marr atë.”

    “Ashtu bëje”, tha Ajo.

    Kur demonët i dëgjuan këto fjalë, ata u stepën. Dhe thanë: “Drejtësinë e Tij e mbajti, dhe prapë e gjeti një mënyrë!”

    Po.

    Dhe poshtë në tokë, kishin kaluar dy tre ditë nga vdekja dhe nuk e kishin varrosur akoma gruan pasi prisnin të vinte motra e saj nga një fshat, dhe motra ishte vonuar, dhe kështu nuk e kishin varrosur akoma.

    Dhe, në një çast kur po e lanin nën dritën e qirinjve, me gojën mbyllur dhe me sytë po të mbyllur, në një moment gruaja i hapi sytë. Gratë që ishin prezente u tmerruan por gruaja vetë nuk kish frikë dhe u tha: “Jam mirë”. Ju lutem merrni në telefon atin tim shpirtëror, kam nevojë për të. Pas tre ditësh do të vdes, mos u mërzitni. Kam për të jetuar vetëm për tre ditë”.

    Kur gratë e dëgjuan të fliste kaq paqësisht, u qetësuan edhe vetë. Pastaj erdhi ati i saj shpirtëror, dhe ajo e rrëfeu mëkatin, ai ia fali mëkatin, i lexoi edhe lutjen e ndjesës, dhe në ditën e tretë ekzaktësisht, ajo vdiq dhe jeta e saj mori fund.

    Një gjë dua që t’iu them, shikoni se si kjo grua kish vetëm një mëkat, dhe gjithë mëkatet e tjera i kish rrëfyer. Vetëm një mëkat vdekjeprurës! Dhe është njësoj si të jesh komplet i shëndetshëm e të kesh vetëm një tumor të vogël kancerogjen.

    Kur një person i ri në moshë, sa është ende gjallë, ka një djall (mëkat) të vogël që hedh rrënjë brenda tyre, ka të ngjarë që janë duke ecur më këmbë dhe pengohen e godasin kokën dhe papritur përfundojnë në atë vend. Prej nga nuk e pret, mund të të godasi një motoçikletë, ashtu siç u godit edhe një i ri në Greqi këto kohët e fundit, dhe vdiq! Vdekja nuk dihet dhe është e papritur! Dhe nëse vdekjen nuk e njohim dhe ky mëkati vdekjeprurës është si kanceri, atëherë përse nuk duhet ta nxjerrim prej nesh këtë kancer? Pse të mos bëjmë një operacion dhe ta heqim atë? Duke e rrëfyer mëkatin tonë, duke marrë ndjesën e mëkatit, dhe duke u bërë gati për vdekjen.

    Shënim: Përktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-03-2021 më 10:40

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkova dhe u ktheva nga ferri

    Historia me lart, qe eshte nje histori e vertete, ka lidhje me ceshtjen me te diskutuar sot: abortin e femijeve ne barkun e nenes. At Efremi nuk e tregon mekatin qe kish bere gruaja ne fjale, por shume mendojne se behet fjale per abortin. Shume njerez sot e shikojne abortin si nje "te drejte humane", por harrojne qe jeta mbi toke nuk eshte jete e perjetshme. Jeta mbi toke eshte nje jete e shkurter, nje sprove, nje test. Jeta e perjetshme eshte pertej varrit. Dhe te gjithe do te vdesim nje dite dhe te gjithe do te gjykohemi nga Zoti per jeten qe kemi bere mbi toke.

    Lexojeni dhe degjojeni kete histori me vemendje, qe te kuptoni jo vetem se sa mekat i madh eshte aborti, por te mesoni edhe sa e madhe eshte meshira e Zotit per njerezit qe pendohen me gjithe zemer per mekatet e tyre, dhe i rrefejne ato ne Kishe. Misteri i rrefimit eshte nje nga misteret me te medha qe Kisha Orthodhokse u ofron besimtareve te vete. Dhe dallimi i vetem i madh mes te gjalleve e te vdekurve eshte se vetem i gjalli ka ende kohe te pendohet e rrefeje mekatet e veta. Te vdekurit nuk pendohen e rrefejne dot me mekatet e tyre. Vetem Kisha dhe femijet qe ata lene pas mund te luten per faljen e mekateve te tyre.

    Albo

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Historia e gruas besimtare qe abortoi fëmijën e saj: "Shkova dhe u ktheva nga ferri"

    Albo, nese ke kohe po te shtroj per diskutim (shkurtimisht pa te lodhur).
    Duke vleresuar postimet e tua, po shtroj disa pyetje, pasi jemi ne nje kohe te turbullt, dhe nuk ka ndonje pjese shprehimisht ne Ungjill, ku te flitet per abortin, etj.(pervec rastit te Onanit ne Beselidhjen evjeter, por ne nje aspekt tjeter). Nuk po te provokoj pasi e kam dhene mendimin tim dhe do ta jap perseri.
    Pyetje:
    1. A eshte embrioni pjese e trupit te gruas???
    2. Kur fillon jeta, ne c`faze te zhvillimit, apo ne embrion??
    3. A quhen mekate metodat e ndryshme te planifikimit familjar?
    4. A mund te konsiderohet cdo shtatezani, vullnet e Perendise (kur ato behen sipas deshires njerezore)
    5. A mund te quhet nje embrion, vullnet i Perendise, kur marredhenia kryhet pa dashuri mes ciftit, pavaresisht nese jane te martuar apo jo?
    Cdo pergjigje per keto pyetje hap te tjera pike pyetje qe kerkojne pergjigje.
    Edhe nje gje tjeter. Ato qe postove, jane shume te diskutueshme, nese jane reale, apo jo, une per vete pak i besoj, pavaresisht se ne parim jam pro jetes.
    Vete Shen Paisi eshte shprehur se nga 248 vizione vetem 2 kane qene nga Perendia.
    Mendimi im eshte se cdo marredhenie pa dashuri eshte imoralitet, pavaresisht se mund te jesh edhe brenda marteses.
    Dashuria eshte guri i proves, ne cdo marredhenie.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-06-2022 më 03:04
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Historia e gruas besimtare qe abortoi fëmijën e saj: "Shkova dhe u ktheva nga ferri"

    Ilia, se pari duhet te mesosh se kush eshte shenjtori me lart qe po ta tregon historine. Ai eshte At Efremi i Arizones, nxenesi i At Josifi Hezikiastit (Heshtur) qe ringjalli traditen hezikiaste te lutjes ne Malin e Shenjte Athos ne gjysmen e pare te shekullit te XX. At Efremi shkoi ne Malin e Shenjte e u be murg ne moshe fare te re, 20 vjecare. Me pas u be abot i nje prej manastireve te Malit te Shenjte dhe Perendia e solli ne Amerike. Ne Amerike ai hapi 18 manastire orthodhokse, per murgj e murgesha, me qender manastirin e Shen Andonit ne Arizona, ne shkretetire. I mbylli syte e fjeti ne Zot nje muaj para se te fillonte pandemia e covid-19, dhe ua profetizoi femijeve te tij shpirterore ato qe do te ndodhnin me pandemine.

    Nese ti nuk e beson At Efremin e Arizones, qe per shume te krishtere qe e kane njohur eshte ne rradhet e shenjtoreve, ky eshte problemi yt dhe jo i tij. Historia qe ai tregon eshte e vertete dhe nje njeri i Zotit nuk genjen, pasi genjeshtra eshte mekat. Ne si besimtare te thjeshte qe jetojme ne bote, duhet te mesojme nga shenjtoret e kohes sone, jo ti paragjykojme ata. Dhe sic te thashe me lart, problemi i mosbesimit eshte tek ty e jo tek shenjtori. Ne vullnetin tend te lire qe te ka dhene Zoti, ti je i lire te besh zgjedhjet e tua. Dhe per ato zgjedhje qe ben ne jete, do te marresh edhe gjykimin e Perendise. Jo vetem ti, por te gjithe ne.

    Nje tjeter histori qe At Efremi tregon, qe duhet te ta sjell ne forum, eshte edhe historia e vete shpirtit te tij qe kaloi ne boten tjeter te vdekjes dhe iu lut Perendise qe ta kthente mbrapsht qe te pendohej ca me shume per mekatet e veta. Dhe Perendia ia plotesoi lutjen. Kur nje shenjtor qe e ka kaluar gjithe jeten e tij ne murgjeri e ne lutje, i kerkon Perendise me shume kohe qe te lutet e pendohet e rrefeje mekatet e veta, cfare kujton se duhet te bejme ne besimtaret e thjeshte, une e ti qe jetojme ne kete bote te shthurrur ku ligjin e ben princi i se keqes?!

    1. A eshte embrioni pjese e trupit te gruas???
    Cdo njeri, cdo jete, nuk eshte vetem trup (balte) eshte edhe shpirt (Fryme). Fryma e Shenjte e Perendise i jep jete njeriut qe nga barku i nenes e deri ne momentin e fundit kur vdes. Njeriu pa Frymen Jetedhenese te Perendise i kthehet baltes. Trupi i kthehet baltes kur varroset. Vdekja nuk eshte gje tjeter vecse ndarja e Frymes nga Trupi. Ti keto gjera i di, ose i ke harruar. Zoti e ka bekuar gruan me sjelljen e jetes ne kete bote. Gruaja u krijua nga brinja e burrit, mish i mishit te tij, gjaku i gjakut te tij. Prandaj ne Bibel lexon qe burri duhet ta doje gruan sic do veten e tij. Dhe gruaja duhet ti bindet burrit. Kur burri dhe gruaja martohen ne Kishe, misteri i marteses i bashkon shpirtrat e tyre ne nje. Ne syte e Perendise nuk ka me nje burre e nje grua, ata jane nje. Ne syte e Perendise, nuk duhet te kete shtatzani jashte marteses. Shtatzania eshte bekim i Zotit. Edhe burri edhe gruaja se bashku me bekimin e Zotit, sjellin nje femije ne jete. Prandaj femija quhet dhurata me cmuar e Zotit per krijesen e tij ne kete jete mbi toke.

    I ligu mundohet ti anashkaloje te gjitha keto urdhera e mesime te Zotit, qe jane pjese e Tradites se Shenjte te Kishes per 2000 vjet, 80 breza njerezish, dhe e trajton kete ceshtje si ceshtje mekanike. Fetusi, embrioni rritet ne barkun e gruas dhe gruaja ka te drejten ta vrasi kete jete po te doje qe rritet ne barkun e saj! E bukura e ketij pretendimi eshte se shkenca ka avancuar ne ate pike, ku hedh poshte pretendimin se fetusi nuk ka jete dhe eshte vetem nje cop mish i huaj ne trupin e gruas. Shkenca e ka vertetuar qe fetusi ka jete, jo vetem kaq, por ka arritur edhe te dokumentoje traumen qe foshnja ne barkun e nenes ndjen gjate procesit te abortit. Femija ne barkun e nenes e ndjen rrezikun e vdekjes gjate abortit. E perjeton vdekjen me klithma.

    2. Kur fillon jeta, ne c`faze te zhvillimit, apo ne embrion??
    Njerezit pa besim i quajne "ligje te natyres" kurse njerezit me besim i quajne "mistere te Zotit". Por e perbashketa e te dyjave kendveshtrimeve eshte qe ekziston nje proces natyror i sjelljes se femijes ne jete. Jeta fillon me bashkimin e burrit e gruas. Dhe Zoti bekon cdo jete njeriu me Hirin e Tij, ku Hirin me te madh e jep per njerezit qe zgjedhin te sjellin femije ne jete pas marteses. Martesa eshte mister i shenjte i Kishes, e ka bekuar Zoti!

    Pyetja jote eshte e parendesishme. Ka rendesi vetem ne nje kontekt te ngushte legal, ne gjykata, pra ne kontekstin e ligjeve njerezore. Ne syte e Perendise, jeta fillon kur Zoti e bekon ate cift me femije. Se si, qysh, ndodh, eshte e parendesishme per ne njerezit. Misteret e Zotit dhe dija e Tij nuk kane fund. Ne nuk i kuptojme dot edhe sikur te duam ti kuptojme pasi mendja jone e nje krijese te krijuar nga balta nuk mund te mbaje dot dijen e Hyjit qe ka krijuar gjithcka me Fjalen e Tij.

    3. A quhen mekate metodat e ndryshme te planifikimit familjar?
    Perseri, ato qe ti quan "planifikime familjare" nuk jane gje tjeter vecse nderhyrje te njeriut ne rrjedhen natyrore te jetes se njeriut. Jane te gjitha perpjekje per te ndryshuar ligjet e natyres, ligjet e krijuara nga Zoti, pasi Zoti e krijoi natyren tone njerezore. Ne Bibel Zoti nuk i thote burrit e gruas se martuar, shko e mos bej femije, apo shko e bej vetem nje apo dy femije. Zoti i thote gruas e burrit te martuar, nje ne syte e tij: Shkoni e shumohuni! Keni bekimin tim!

    Gjeja tjeter qe duhet te shikosh jane pasojat e ketyre "planifikimeve familjare". Perdorimi i mjeteve kontraceptive ka bere qe burrat e grate te shthurren moralisht duke bere maredhenie seksuale para martese. Numri i martesave ka rene ndjeshem. Femijet tane po kryejne maredhenie seksuale ne moshen 12-14 vjecare. Ciftet e martuara nuk sjellin femije ne jete duke perdorur keto mjete qe nuk jane natyrale per njeriun. Grate ne shume vende te botes, bejne 4-5 aborte gjate jetes se tyre.

    Rezultati i ketyre panifikimeve familjare ne bote ne keto 50 vitet e fundit? Nje kulture vdekje eshte instaluar mes njerezve. Kjo kulture gezon vetem ata njerez qe bien ne gjume e shohin enderra se si te ulin numrin e popullsise se botes pasi e kane me te lehte per ta kontrolluar ate. Ne syte e Zotit, ai per popullin e tij do te shohi kulturen e jetes. Zoti na bekon dhe do te shohi qe ne te shumohemi pasi femijet e familjet e medha jane pasuria e vetme e kesaj jete mbi toke.

    4. A mund te konsiderohet cdo shtatezani, vullnet e Perendise (kur ato behen sipas deshires njerezore)
    Sigurisht qe jane vullnet i Perendise. Ka me qindra miliona njerez ne bote qe nuk bejne dot femije. I kane te gjitha organet seksuale ne rregull, por nuk bejne dot femije. Zoti nuk i ka bekuar ende me femije. Cdo shtatzani, cdo jete, eshte bekim i Zotit! Gjeja tjeter e rendesishme qe te kuptosh eshte qe cdo femije eshte gjithashtu edhe nje pergjegjesi e madhe per prinderit. Sic i them une sime bije: "Kur linde ti, Zoti te dha nje mami dhe nje babi e asgje tjeter." Qe do te thote, prinderit jane pergjegjes para Zotit per ate jete qe Zoti u ka ngarkuar. Femija eshte bekim i madh, eshte nje jete e vendosur ne duart e tua si prind! Dhe Zoti pret nga prinderit qe te perkujdesen e tregojne dashuri ndaj asaj femije.

    5. A mund te quhet nje embrion, vullnet i Perendise, kur marredhenia kryhet pa dashuri mes ciftit, pavaresisht nese jane te martuar apo jo?
    Ty te pelqen te kapesh pas detajeve te procesit te lindjes, dhe jo te shikosh tabllone e gjere. Nje femije rritet ne barkun e nenes. Nese femija lind brenda marteses apo jashte marteses, ne syte e Zotit dallimi i vetem eshte sasia e Hirit te Shenjte qe cdo femije do te marri. Zoti u fal Hir te dy femijeve, por femijes qe lind brenda marteses i fal me shume Hir te Shenjte! Ai femije ka bekimin me te madh te Zotit! Sepse cfare na ka thene Zoti? "Ata qe me duan, i mbajne urdherimet e mia." Qe do te thote, ata qe nuk me duan, nuk i mbajne urdherimet e mia. Te gjithe ne jemi mekatare, dhe dallimi i vetem mes nesh eshte nese pendohemi e kerkojme falje para Zotit per mekatet tona.

    Pyetja jote shkon me tej se sa femija. A eshte fati apo Zoti ai qe i lejon gjerat te ndodhin ne jetet tona? Per njerezit pa besim, ata perdorin fjalen "fat". Nje reaksion i rastesishem qe diktohet nga rrethanat: fjeta me filanen dhe ajo mbeti shtatzane. Per njerezit me besim, fati nuk ekziston, dhe cdo gje qe ndodh ne jeten e tyre, nuk eshte rastesi, por eshte e planifikuar. Zoti i lejon qe te ndodhin ne jetet tona per te na mesuar ne nje mesim, per te forcuar besimin tone, per te testuar zemren tone ne lidhje me dashurine tone ndaj Tij, edhe mbi te gjitha, per shpetimin e shpirtit tone. Ka plot raste vajzash me besim qe jane perdhunuar. Shume prej tyre i kane abortuar keto femije. Ka patur edhe vajza me besim qe i kane rritur keta femije e i kane bere burra, pasi aborti per to eshte nje mekat ndaj Frymes se Shenjte Jetedhenese. Ne mendjen e tyre, asgje nuk ndodh rastesisht! As perdhunimi i tyre nuk ishte rastesi. Zoti e lejoi te ndodhte. Ne syte e njerezve, qellimi ne jeten e tyre mbi toke eshte se si te bejne nje jete sa me te rehatshme. Qellimi i Zotit per femijet e tij mbi toke eshte qe shpirti i tyre te shpetoje dhe te bejne nje jete te perjetshme ne prani te Tij ne Mbreterine e Qiellit! Te gjitha vuajtjet qe njeriu kalon ne jeten mbi toke jane nje cmim i vogel per te paguar per te fituar jeten e pafund ne prani te Zotit!

    Mendimi im eshte se cdo marredhenie pa dashuri eshte imoralitet, pavaresisht se mund te jesh edhe brenda marteses.
    Zoti Krisht na mesoi dy gjera qe ne kemi nevoje ti mbajme ne mendje: "Njeriu nuk jeton vetem me buke, por me Fjalen e Perendise!" Dhe mesimi tjeter i madh: "Shpirti eshte i gatshem por mishi eshte i dobet!" Shpirti i njeriut e ndjen mungesen e Perendise, e kerkon ate, bile eshte gati edhe ta ndjeki ate. Ajo qe na pengon jane pasionet e mishit. Pasionet seksuale te mishit jane qendra e luftes shpirterore te te Krishterit. I krishteri mundohet ti vere fre gjuhes se tij, te ruaje shqisat e mendjen e tij nga mendimet e te ligut, dhe te thaje trupin e tij nga pasionet. Kjo eshte lufta shpirterore e te krishterit per te cilen na meson Tradita e Shenjte e Kishes me murgjit e saj. Por te gjitha keto jane te pavlera nese i krishteri nuk i rrefen keto mekate ne Kishe dhe nuk merr Gjakun e Trupin e Krishtit nga Kupa e Shenjte e Kishes gjate misterit me te madh te Kishes: Kungimit. Dhe dy armet e medha te te Krishterit: Kryqi dhe Lutja.

    Njerezit e botes i shikojne keto gjera si "imoralitet". Njerezit e Zotit i shohin si mekate. Mekat eshte te mos besh ashtu sic te meson Perendia.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-06-2022 më 11:49

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (30-06-2022)

Tema të Ngjashme

  1. “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”
    Nga eagle7 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2015, 20:12
  2. U ktheva përsëri...
    Nga Klaraaa në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-02-2010, 15:28
  3. U Ktheva
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 03:56
  4. U ktheva!
    Nga Alida në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 02:00
  5. Ferri jane te tjeret/ferri eshte tek une.
    Nga Puhiza në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-07-2002, 21:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •