Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,084
    Postimet n Bllog
    4

    Historia e gruas besimtare qe abortoi fmijn e saj: "Shkova dhe u ktheva nga ferri"



    Shkova dhe u ktheva nga ferri

    Plaku Efrem i Arizons

    Ishte nj grua q kish br nj gabim. Sigurisht, q sot bhen shum nga kto gabime, por n kohn e saj ishte e rrall q t bhej nj gabim i till. Dhe sigurisht q kjo grua besimtare q e njihte frikn ndaj Zotit, e konsideronte kt gabim t saj si nj mkat shum t madh. dhe sipas devotshmris dhe dlirsis q ajo kish, i dukej si nj penges e madhe dhe e pakaprcyeshme. Nuk do t’iu tregoj ekzaktsisht far gabimi kish br ajo, por ju mund ta merrni me mend.

    Ajo nuk e rrfeu kt mkat pasi i vinte shum turp t’ia thosh atit t saj shpirtror. Kjo grua kish marr nj vendim q ta merrte kt sekret me vete n jetn tjetr, pasi mendonte n mendjen e saj: “Nuk mundem ta them dot”. Aq i madh ishte turpi i saj. Megjithat, ajo i vari shpresat tek e Trshenjta Mari. E mbante ikonn e saj dhe duke qar i lutej dhe i prgjrohej t Trshenjts q t’ia falte mkatin. E Trshenjta e fali, por gruaja duhej q edhe ta rrfente mkatin duke shkuar tek ati i saj shpirtror, dhe t bnte at q Kisha Orthodhokse ka vendosur si t nevojshme n misterin e pendimit (rrfimit). Duke qen se kjo grua qau me vite t tra pr kt mkat t saj, ajo besonte me guxim t madh se mkati i ishte falur.

    I erdhi vdekja, dhe e gjeti me kt mkat q nuk ia kish rrfyer atit t saj shpirtror. Dhe n momentin kur vdiq, demont duke u kapur pas ktij mkati... Dhe duke e ditur se ishte nj mkat i serioz, vdekjeprurs, dhe si shprblim kish Ferrin, dhe Krishti me drejtsin e Tij do ta gjykonte drejt, demont besonin se pr kt grua nuk kish shpres shptimi. Dhe kshtu ajo vdiq, demont ia mbrthyen shpirtin, dhe po e onin si skifteri tek foleja e tij pr t’ia hequr pndt q ta hanin shpirtin e saj; q ta shpinin n Ferr.

    Teksa demont po e merrnin posht, ajo po thrriste t Trshenjtn me besim, q ajo ta ndihmonte, sepse kish nj besim shum t madh tek Nna e Zotit. Dhe kur arriti posht n Hadh, dhe filluan ta torturonin, ajo pa t gjitha gjrat e frikshme q ekzistojn atje posht... Nuk hoqi kurr dor nga besimi i saj tek e Trshenjta, dhe e thrriste emrin e saj q ta ndihmonte q t falej nga Zoti e t shptonte.

    Dhe teksa thrriste duke qar emrin e t Trshenjts, n nj ast, i gjith rajoni ku ajo ishte u ndriua me drit, dhe e Trshenjta iu shfaq, me shum dashuri pr kt shpirt t gjor; q ta ndihmonte. Kur t gjith atje pan Mbretreshn e Qiellit, ishin shum t shqetsuar e po thoshin: “’do ti ktu? Shpirti i asj q ti erdhe t ndihmosh sht i rnduar nga nj mkat shum i rnd, nga nj mkat vdekjeprurs, etj.. dhe nuk mund ta marrsh dot prej ktu, sepse Biri yt dhe Zoti yt ka nj Ligj, dhe ligji thot kshtu e ashtu. Kjo grua sht e pashpres!”

    “N rregull”, tha ajo, “Nuk kam asnj kundrshtim”. Dhe n fakt, demont kujtuan se e Trshenjta do t’ua merrte kt shpirt, dhe i than: “Zonj, mos e merr se kemi pr t’u ankuar tek Gjykatsi”. Demont ishin t sigurt se do t hasnin n ndershmrin e Zotit, dhe Ai nuk kish si t shkelte Vet Ligjin e Tij; kjo nuk do t ishte e drejt. Ata e kishin t qart se far Zoti sht Ai. Dhe i than s Trshenjts: “Mos e prek at, ne do t shkojm n gjyq q t marrim nj gjykim”, dhe Ajo u tha: “N rregull, nuk do ta marr, hajde t shkojm tek Gjykatsi i Drejt.”

    Dhe kshtu shkuan n gjykat para Krishtit, dhe e Trshenjta tha para Zotit, “Biri im dhe Zoti im, t krkoj q shpirti i ... E di q ka br mkat, dhe ka br kt dhe at, por pr vite t tra sht lutur para ikons sime t shenjt, me shum besim dhe me shum dashuri, dhe dua q Ti ta ndihmosh q t shptoj.”

    Demont thirrn “Zot mos e shkel drejtsin Tuaj. Ky sht Ligji Juaj dhe ju nuk mund ta shkelni, pasi je i drejt.” Dhe me t vrtet Ai sht i drejt pas vdekjes. Tani, sa jemi gjall, Ai sht i plotmshirshm karshi nesh.

    Zoti foli, “Nn, Un e pranoj krkesn tuaj, por Un jam i drejt, dhe Un e kam nxjerr Ligjin e Un e praktikoj Ligjin.”

    E Trshenjta i tha, “Biri im, bj far t mundsh q ta shptosh at grua. Fal gjith atyre lotve q ky shpirt m ka derdhur mua, un duhet t’i prgjigjem asaj.”

    Krishti i tha: “Asgj nuk mund t bhet.”

    Ajo i tha, “Ti ke pr t gjetur nj mnyr. Ti je i gjithditur dhe e ke mundsin pr ta shptuar.”

    “T vetmen gj q mund t bj pr t o Nn sht ta drgoj shpirtin e saj prap posht n tok, q ajo t thrras atin e saj shpirtror dhe t rrfej mkatin, dhe pas tre ditsh Un do ta marr at.”

    “Ashtu bje”, tha Ajo.

    Kur demont i dgjuan kto fjal, ata u stepn. Dhe than: “Drejtsin e Tij e mbajti, dhe prap e gjeti nj mnyr!”

    Po.

    Dhe posht n tok, kishin kaluar dy tre dit nga vdekja dhe nuk e kishin varrosur akoma gruan pasi prisnin t vinte motra e saj nga nj fshat, dhe motra ishte vonuar, dhe kshtu nuk e kishin varrosur akoma.

    Dhe, n nj ast kur po e lanin nn dritn e qirinjve, me gojn mbyllur dhe me syt po t mbyllur, n nj moment gruaja i hapi syt. Grat q ishin prezente u tmerruan por gruaja vet nuk kish frik dhe u tha: “Jam mir”. Ju lutem merrni n telefon atin tim shpirtror, kam nevoj pr t. Pas tre ditsh do t vdes, mos u mrzitni. Kam pr t jetuar vetm pr tre dit”.

    Kur grat e dgjuan t fliste kaq paqsisht, u qetsuan edhe vet. Pastaj erdhi ati i saj shpirtror, dhe ajo e rrfeu mkatin, ai ia fali mkatin, i lexoi edhe lutjen e ndjess, dhe n ditn e tret ekzaktsisht, ajo vdiq dhe jeta e saj mori fund.

    Nj gj dua q t’iu them, shikoni se si kjo grua kish vetm nj mkat, dhe gjith mkatet e tjera i kish rrfyer. Vetm nj mkat vdekjeprurs! Dhe sht njsoj si t jesh komplet i shndetshm e t kesh vetm nj tumor t vogl kancerogjen.

    Kur nj person i ri n mosh, sa sht ende gjall, ka nj djall (mkat) t vogl q hedh rrnj brenda tyre, ka t ngjar q jan duke ecur m kmb dhe pengohen e godasin kokn dhe papritur prfundojn n at vend. Prej nga nuk e pret, mund t t godasi nj motoiklet, ashtu si u godit edhe nj i ri n Greqi kto koht e fundit, dhe vdiq! Vdekja nuk dihet dhe sht e papritur! Dhe nse vdekjen nuk e njohim dhe ky mkati vdekjeprurs sht si kanceri, ather prse nuk duhet ta nxjerrim prej nesh kt kancer? Pse t mos bjm nj operacion dhe ta heqim at? Duke e rrfyer mkatin ton, duke marr ndjesn e mkatit, dhe duke u br gati pr vdekjen.

    Shnim: Prktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 22-03-2021 m 10:40

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,084
    Postimet n Bllog
    4

    Pr: Shkova dhe u ktheva nga ferri

    Historia me lart, qe eshte nje histori e vertete, ka lidhje me ceshtjen me te diskutuar sot: abortin e femijeve ne barkun e nenes. At Efremi nuk e tregon mekatin qe kish bere gruaja ne fjale, por shume mendojne se behet fjale per abortin. Shume njerez sot e shikojne abortin si nje "te drejte humane", por harrojne qe jeta mbi toke nuk eshte jete e perjetshme. Jeta mbi toke eshte nje jete e shkurter, nje sprove, nje test. Jeta e perjetshme eshte pertej varrit. Dhe te gjithe do te vdesim nje dite dhe te gjithe do te gjykohemi nga Zoti per jeten qe kemi bere mbi toke.

    Lexojeni dhe degjojeni kete histori me vemendje, qe te kuptoni jo vetem se sa mekat i madh eshte aborti, por te mesoni edhe sa e madhe eshte meshira e Zotit per njerezit qe pendohen me gjithe zemer per mekatet e tyre, dhe i rrefejne ato ne Kishe. Misteri i rrefimit eshte nje nga misteret me te medha qe Kisha Orthodhokse u ofron besimtareve te vete. Dhe dallimi i vetem i madh mes te gjalleve e te vdekurve eshte se vetem i gjalli ka ende kohe te pendohet e rrefeje mekatet e veta. Te vdekurit nuk pendohen e rrefejne dot me mekatet e tyre. Vetem Kisha dhe femijet qe ata lene pas mund te luten per faljen e mekateve te tyre.

    Albo

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Antarsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,354
    Postimet n Bllog
    1

    Pr: Historia e gruas besimtare qe abortoi fmijn e saj: "Shkova dhe u ktheva nga ferri"

    Albo, nese ke kohe po te shtroj per diskutim (shkurtimisht pa te lodhur).
    Duke vleresuar postimet e tua, po shtroj disa pyetje, pasi jemi ne nje kohe te turbullt, dhe nuk ka ndonje pjese shprehimisht ne Ungjill, ku te flitet per abortin, etj.(pervec rastit te Onanit ne Beselidhjen evjeter, por ne nje aspekt tjeter). Nuk po te provokoj pasi e kam dhene mendimin tim dhe do ta jap perseri.
    Pyetje:
    1. A eshte embrioni pjese e trupit te gruas???
    2. Kur fillon jeta, ne c`faze te zhvillimit, apo ne embrion??
    3. A quhen mekate metodat e ndryshme te planifikimit familjar?
    4. A mund te konsiderohet cdo shtatezani, vullnet e Perendise (kur ato behen sipas deshires njerezore)
    5. A mund te quhet nje embrion, vullnet i Perendise, kur marredhenia kryhet pa dashuri mes ciftit, pavaresisht nese jane te martuar apo jo?
    Cdo pergjigje per keto pyetje hap te tjera pike pyetje qe kerkojne pergjigje.
    Edhe nje gje tjeter. Ato qe postove, jane shume te diskutueshme, nese jane reale, apo jo, une per vete pak i besoj, pavaresisht se ne parim jam pro jetes.
    Vete Shen Paisi eshte shprehur se nga 248 vizione vetem 2 kane qene nga Perendia.
    Mendimi im eshte se cdo marredhenie pa dashuri eshte imoralitet, pavaresisht se mund te jesh edhe brenda marteses.
    Dashuria eshte guri i proves, ne cdo marredhenie.
    Ndryshuar pr her t fundit nga ilia spiro : 29-06-2022 m 03:04
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,084
    Postimet n Bllog
    4

    Pr: Historia e gruas besimtare qe abortoi fmijn e saj: "Shkova dhe u ktheva nga ferri"

    Ilia, se pari duhet te mesosh se kush eshte shenjtori me lart qe po ta tregon historine. Ai eshte At Efremi i Arizones, nxenesi i At Josifi Hezikiastit (Heshtur) qe ringjalli traditen hezikiaste te lutjes ne Malin e Shenjte Athos ne gjysmen e pare te shekullit te XX. At Efremi shkoi ne Malin e Shenjte e u be murg ne moshe fare te re, 20 vjecare. Me pas u be abot i nje prej manastireve te Malit te Shenjte dhe Perendia e solli ne Amerike. Ne Amerike ai hapi 18 manastire orthodhokse, per murgj e murgesha, me qender manastirin e Shen Andonit ne Arizona, ne shkretetire. I mbylli syte e fjeti ne Zot nje muaj para se te fillonte pandemia e covid-19, dhe ua profetizoi femijeve te tij shpirterore ato qe do te ndodhnin me pandemine.

    Nese ti nuk e beson At Efremin e Arizones, qe per shume te krishtere qe e kane njohur eshte ne rradhet e shenjtoreve, ky eshte problemi yt dhe jo i tij. Historia qe ai tregon eshte e vertete dhe nje njeri i Zotit nuk genjen, pasi genjeshtra eshte mekat. Ne si besimtare te thjeshte qe jetojme ne bote, duhet te mesojme nga shenjtoret e kohes sone, jo ti paragjykojme ata. Dhe sic te thashe me lart, problemi i mosbesimit eshte tek ty e jo tek shenjtori. Ne vullnetin tend te lire qe te ka dhene Zoti, ti je i lire te besh zgjedhjet e tua. Dhe per ato zgjedhje qe ben ne jete, do te marresh edhe gjykimin e Perendise. Jo vetem ti, por te gjithe ne.

    Nje tjeter histori qe At Efremi tregon, qe duhet te ta sjell ne forum, eshte edhe historia e vete shpirtit te tij qe kaloi ne boten tjeter te vdekjes dhe iu lut Perendise qe ta kthente mbrapsht qe te pendohej ca me shume per mekatet e veta. Dhe Perendia ia plotesoi lutjen. Kur nje shenjtor qe e ka kaluar gjithe jeten e tij ne murgjeri e ne lutje, i kerkon Perendise me shume kohe qe te lutet e pendohet e rrefeje mekatet e veta, cfare kujton se duhet te bejme ne besimtaret e thjeshte, une e ti qe jetojme ne kete bote te shthurrur ku ligjin e ben princi i se keqes?!

    1. A eshte embrioni pjese e trupit te gruas???
    Cdo njeri, cdo jete, nuk eshte vetem trup (balte) eshte edhe shpirt (Fryme). Fryma e Shenjte e Perendise i jep jete njeriut qe nga barku i nenes e deri ne momentin e fundit kur vdes. Njeriu pa Frymen Jetedhenese te Perendise i kthehet baltes. Trupi i kthehet baltes kur varroset. Vdekja nuk eshte gje tjeter vecse ndarja e Frymes nga Trupi. Ti keto gjera i di, ose i ke harruar. Zoti e ka bekuar gruan me sjelljen e jetes ne kete bote. Gruaja u krijua nga brinja e burrit, mish i mishit te tij, gjaku i gjakut te tij. Prandaj ne Bibel lexon qe burri duhet ta doje gruan sic do veten e tij. Dhe gruaja duhet ti bindet burrit. Kur burri dhe gruaja martohen ne Kishe, misteri i marteses i bashkon shpirtrat e tyre ne nje. Ne syte e Perendise nuk ka me nje burre e nje grua, ata jane nje. Ne syte e Perendise, nuk duhet te kete shtatzani jashte marteses. Shtatzania eshte bekim i Zotit. Edhe burri edhe gruaja se bashku me bekimin e Zotit, sjellin nje femije ne jete. Prandaj femija quhet dhurata me cmuar e Zotit per krijesen e tij ne kete jete mbi toke.

    I ligu mundohet ti anashkaloje te gjitha keto urdhera e mesime te Zotit, qe jane pjese e Tradites se Shenjte te Kishes per 2000 vjet, 80 breza njerezish, dhe e trajton kete ceshtje si ceshtje mekanike. Fetusi, embrioni rritet ne barkun e gruas dhe gruaja ka te drejten ta vrasi kete jete po te doje qe rritet ne barkun e saj! E bukura e ketij pretendimi eshte se shkenca ka avancuar ne ate pike, ku hedh poshte pretendimin se fetusi nuk ka jete dhe eshte vetem nje cop mish i huaj ne trupin e gruas. Shkenca e ka vertetuar qe fetusi ka jete, jo vetem kaq, por ka arritur edhe te dokumentoje traumen qe foshnja ne barkun e nenes ndjen gjate procesit te abortit. Femija ne barkun e nenes e ndjen rrezikun e vdekjes gjate abortit. E perjeton vdekjen me klithma.

    2. Kur fillon jeta, ne c`faze te zhvillimit, apo ne embrion??
    Njerezit pa besim i quajne "ligje te natyres" kurse njerezit me besim i quajne "mistere te Zotit". Por e perbashketa e te dyjave kendveshtrimeve eshte qe ekziston nje proces natyror i sjelljes se femijes ne jete. Jeta fillon me bashkimin e burrit e gruas. Dhe Zoti bekon cdo jete njeriu me Hirin e Tij, ku Hirin me te madh e jep per njerezit qe zgjedhin te sjellin femije ne jete pas marteses. Martesa eshte mister i shenjte i Kishes, e ka bekuar Zoti!

    Pyetja jote eshte e parendesishme. Ka rendesi vetem ne nje kontekt te ngushte legal, ne gjykata, pra ne kontekstin e ligjeve njerezore. Ne syte e Perendise, jeta fillon kur Zoti e bekon ate cift me femije. Se si, qysh, ndodh, eshte e parendesishme per ne njerezit. Misteret e Zotit dhe dija e Tij nuk kane fund. Ne nuk i kuptojme dot edhe sikur te duam ti kuptojme pasi mendja jone e nje krijese te krijuar nga balta nuk mund te mbaje dot dijen e Hyjit qe ka krijuar gjithcka me Fjalen e Tij.

    3. A quhen mekate metodat e ndryshme te planifikimit familjar?
    Perseri, ato qe ti quan "planifikime familjare" nuk jane gje tjeter vecse nderhyrje te njeriut ne rrjedhen natyrore te jetes se njeriut. Jane te gjitha perpjekje per te ndryshuar ligjet e natyres, ligjet e krijuara nga Zoti, pasi Zoti e krijoi natyren tone njerezore. Ne Bibel Zoti nuk i thote burrit e gruas se martuar, shko e mos bej femije, apo shko e bej vetem nje apo dy femije. Zoti i thote gruas e burrit te martuar, nje ne syte e tij: Shkoni e shumohuni! Keni bekimin tim!

    Gjeja tjeter qe duhet te shikosh jane pasojat e ketyre "planifikimeve familjare". Perdorimi i mjeteve kontraceptive ka bere qe burrat e grate te shthurren moralisht duke bere maredhenie seksuale para martese. Numri i martesave ka rene ndjeshem. Femijet tane po kryejne maredhenie seksuale ne moshen 12-14 vjecare. Ciftet e martuara nuk sjellin femije ne jete duke perdorur keto mjete qe nuk jane natyrale per njeriun. Grate ne shume vende te botes, bejne 4-5 aborte gjate jetes se tyre.

    Rezultati i ketyre panifikimeve familjare ne bote ne keto 50 vitet e fundit? Nje kulture vdekje eshte instaluar mes njerezve. Kjo kulture gezon vetem ata njerez qe bien ne gjume e shohin enderra se si te ulin numrin e popullsise se botes pasi e kane me te lehte per ta kontrolluar ate. Ne syte e Zotit, ai per popullin e tij do te shohi kulturen e jetes. Zoti na bekon dhe do te shohi qe ne te shumohemi pasi femijet e familjet e medha jane pasuria e vetme e kesaj jete mbi toke.

    4. A mund te konsiderohet cdo shtatezani, vullnet e Perendise (kur ato behen sipas deshires njerezore)
    Sigurisht qe jane vullnet i Perendise. Ka me qindra miliona njerez ne bote qe nuk bejne dot femije. I kane te gjitha organet seksuale ne rregull, por nuk bejne dot femije. Zoti nuk i ka bekuar ende me femije. Cdo shtatzani, cdo jete, eshte bekim i Zotit! Gjeja tjeter e rendesishme qe te kuptosh eshte qe cdo femije eshte gjithashtu edhe nje pergjegjesi e madhe per prinderit. Sic i them une sime bije: "Kur linde ti, Zoti te dha nje mami dhe nje babi e asgje tjeter." Qe do te thote, prinderit jane pergjegjes para Zotit per ate jete qe Zoti u ka ngarkuar. Femija eshte bekim i madh, eshte nje jete e vendosur ne duart e tua si prind! Dhe Zoti pret nga prinderit qe te perkujdesen e tregojne dashuri ndaj asaj femije.

    5. A mund te quhet nje embrion, vullnet i Perendise, kur marredhenia kryhet pa dashuri mes ciftit, pavaresisht nese jane te martuar apo jo?
    Ty te pelqen te kapesh pas detajeve te procesit te lindjes, dhe jo te shikosh tabllone e gjere. Nje femije rritet ne barkun e nenes. Nese femija lind brenda marteses apo jashte marteses, ne syte e Zotit dallimi i vetem eshte sasia e Hirit te Shenjte qe cdo femije do te marri. Zoti u fal Hir te dy femijeve, por femijes qe lind brenda marteses i fal me shume Hir te Shenjte! Ai femije ka bekimin me te madh te Zotit! Sepse cfare na ka thene Zoti? "Ata qe me duan, i mbajne urdherimet e mia." Qe do te thote, ata qe nuk me duan, nuk i mbajne urdherimet e mia. Te gjithe ne jemi mekatare, dhe dallimi i vetem mes nesh eshte nese pendohemi e kerkojme falje para Zotit per mekatet tona.

    Pyetja jote shkon me tej se sa femija. A eshte fati apo Zoti ai qe i lejon gjerat te ndodhin ne jetet tona? Per njerezit pa besim, ata perdorin fjalen "fat". Nje reaksion i rastesishem qe diktohet nga rrethanat: fjeta me filanen dhe ajo mbeti shtatzane. Per njerezit me besim, fati nuk ekziston, dhe cdo gje qe ndodh ne jeten e tyre, nuk eshte rastesi, por eshte e planifikuar. Zoti i lejon qe te ndodhin ne jetet tona per te na mesuar ne nje mesim, per te forcuar besimin tone, per te testuar zemren tone ne lidhje me dashurine tone ndaj Tij, edhe mbi te gjitha, per shpetimin e shpirtit tone. Ka plot raste vajzash me besim qe jane perdhunuar. Shume prej tyre i kane abortuar keto femije. Ka patur edhe vajza me besim qe i kane rritur keta femije e i kane bere burra, pasi aborti per to eshte nje mekat ndaj Frymes se Shenjte Jetedhenese. Ne mendjen e tyre, asgje nuk ndodh rastesisht! As perdhunimi i tyre nuk ishte rastesi. Zoti e lejoi te ndodhte. Ne syte e njerezve, qellimi ne jeten e tyre mbi toke eshte se si te bejne nje jete sa me te rehatshme. Qellimi i Zotit per femijet e tij mbi toke eshte qe shpirti i tyre te shpetoje dhe te bejne nje jete te perjetshme ne prani te Tij ne Mbreterine e Qiellit! Te gjitha vuajtjet qe njeriu kalon ne jeten mbi toke jane nje cmim i vogel per te paguar per te fituar jeten e pafund ne prani te Zotit!

    Mendimi im eshte se cdo marredhenie pa dashuri eshte imoralitet, pavaresisht se mund te jesh edhe brenda marteses.
    Zoti Krisht na mesoi dy gjera qe ne kemi nevoje ti mbajme ne mendje: "Njeriu nuk jeton vetem me buke, por me Fjalen e Perendise!" Dhe mesimi tjeter i madh: "Shpirti eshte i gatshem por mishi eshte i dobet!" Shpirti i njeriut e ndjen mungesen e Perendise, e kerkon ate, bile eshte gati edhe ta ndjeki ate. Ajo qe na pengon jane pasionet e mishit. Pasionet seksuale te mishit jane qendra e luftes shpirterore te te Krishterit. I krishteri mundohet ti vere fre gjuhes se tij, te ruaje shqisat e mendjen e tij nga mendimet e te ligut, dhe te thaje trupin e tij nga pasionet. Kjo eshte lufta shpirterore e te krishterit per te cilen na meson Tradita e Shenjte e Kishes me murgjit e saj. Por te gjitha keto jane te pavlera nese i krishteri nuk i rrefen keto mekate ne Kishe dhe nuk merr Gjakun e Trupin e Krishtit nga Kupa e Shenjte e Kishes gjate misterit me te madh te Kishes: Kungimit. Dhe dy armet e medha te te Krishterit: Kryqi dhe Lutja.

    Njerezit e botes i shikojne keto gjera si "imoralitet". Njerezit e Zotit i shohin si mekate. Mekat eshte te mos besh ashtu sic te meson Perendia.

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 30-06-2022 m 11:49

  5. Anetart m posht kan falenderuar Albo pr postimin:

    ilia spiro (30-06-2022)

Tema t Ngjashme

  1. Do ta vras veten po u ktheva n Kosov
    Nga eagle7 n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2015, 20:12
  2. U ktheva prsri...
    Nga Klaraaa n forumin Prezantoni veten n forum
    Prgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-02-2010, 15:28
  3. U Ktheva
    Nga Agim Doi n forumin Letrsia shqiptare
    Prgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 03:56
  4. U ktheva!
    Nga Alida n forumin Prezantoni veten n forum
    Prgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-06-2003, 02:00
  5. Ferri jane te tjeret/ferri eshte tek une.
    Nga Puhiza n forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Prgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-07-2002, 21:55

Fjalt Kye pr Temn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •