Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo

    Eklent Kaçi, shqiptari Kampion Bote në bilardo

    Emri:  eklent-kaci-bilardo.jpg

Shikime: 786

Madhësia:  25.1 KB

    Eklent Kaçi, 18-vjeç nga qyteti i Laçit ka triumfuar në finalen e “US Open 8-Ball” duke mundur finlandezin Petri Makkonen në turneun Botëror të Bilardos në New York. Sportisti është një tjetër histori suksesi që lartëson emrin e Shqipërisë në botë.

    Pas suksesit në SHBA, 18-vjeçari u shpreh se nuk ishte aspak e lehtë. “Kam punuar shumë për këtë ditë, nuk ishte aspak e lehtë fitorja, por jam shumë i lumtur që tani jam numri një në botë” tha ai.

    Eklent Kaçi ka lindur në Laç, Kurbin, më 29 janar 1999. E ka nisur sportin e bilardos në moshën 8-vjeçare. Në moshën 11-vjeçare ka marrë pjesë për herë të parë në kampionatin kombëtar për të rinj dhe fitoi, duke u shpallur kampion i Shqipërisë për moshat U18.

    Titujt kampion
    Eklent Kaçi është kampion i shumë titujve. Viti 2016, kampion në “Itali Open”.

    Vitin 2017, kampion në “World Pool Series 8 ball” (disiplina e lojës së 8-të), “Itali Longoni Open”, kampion.

    Në “Kremlin Cup në Moskë Major tournament”, vendin e tretë.

    Në SHBA, “Open 9 ball” (disiplina e lojës së 9-të) zë vendin e dytë. “World Pool Series”, vendin e tretë. “World Pool Series”, kampion.

    Aktualisht është i pari në renditjen botërore për disiplinën e lojës së 8-të (8 ball). Në Euro Tour Trevizo Open ka zënë vendin e tretë.

    shqiptarja.com

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo

    “Dashuria” shqiptare për bilardon/ Eklent Kaçi, dy herë kampion bote: S’kemi mbështetje

    Emri:  vlcsnap-2020-07-26-13h11m07s442-752x440.jpg

Shikime: 744

Madhësia:  20.3 KB

    Eklent Kaçi është një prej talenteve më të spikatur të bilardos, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang ndërkombëtar. Rrugëtimi i tij në këtë disiplinë nisi që në moshën 8-vjecare në Lac, ndërsa ëndërronte që një ditë të ndeshej përballë kampionëve më të mëdhenj në botë.

    Sot 20-vjeçarin e gjejmë në sallën e bilardos duke u praktikuar çdo ditë për të qenë mes më të mirëve.

    ”Nga mosha 11-vjecare kam pas luajtur deri në 10-12 orë në ditë. Mbaroja shkollën dhe gjithë ditën e harxhoja në bilardo. Kjo ndodhte jo sepse e bëja me zor dhe pa dëshirë por pasioni në këtë sport ishte shumë i madh.”

    Kaçi, 2 herë kampion bote, nuk ndihet mirë me trajtimin që i bën shteti. Ai thotë se mbështetja në këtë sport është zero.

    ”Të them të drejtën nga shteti shqiptar që në fillimet e mia si profesionist nuk kam pasur mbështetje. Gjithcka e am arritur vetë me forcat e mia. Kam arritur aty ku jam sot. Por cdo sportist do e dëshiroronte dhe një suport nga shteti sepse cdo përkrahje është e mirë për një person.”

    Eklent Kaçi është një nga sportistët më të suksesshëm shqiptar. Ai ka rimarrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në Europë, ndërsa objektivi i tij vijon të jetë Mosconi Cup, ku mund të ndeshet dhe me sportistët kampionë nga Amerika.

    ”Përvecse të vazhdojë të jem mes më të mirëve në botë , padyshim objektivi im primar tani për tani është të marrë pjesë në Mosconi Cup kundra Amerikës që bëhet në nëntor. Ishalla po bëhet sepse kjo pandemia na ka rrezikuar cdo aktivitet sportiv.”

    Kampionati i parë i Bilardos në Shqipëri u zhvillua në mars të 2001. Sot ky sport ka fituar popullaritet, dhe shumë të rinj kërkojnë t’i bashkohen . Prej 6 vitesh, pjese e ketij sporti jane edhe femrat duke krijuar kampionatin e tyre kombëtar.

    Emri:  koz.jpg

Shikime: 755

Madhësia:  51.5 KB

    Vizion Plus

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo


  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo


  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo

    Shqiptari Eklent Kaçi shpallet kampion bote në bilardo, pritet nga kryebashkiaku Veliaj

    Emri:  k1-4.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  42.0 KB

    “I lumtur të prisja në Bashkinë e Tiranës, kampionin e botës në bilardo, Eklent Kaçin!
    Je më i miri!”- shkruan Erion Veliaj.

    Shqipëria në dy vitet e fundit po merr disa medalja ari në Europë dhe botë.

    Emri:  k2.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  40.0 KB

    Emri:  k3.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  56.0 KB

    Emri:  k4.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  40.0 KB

    Emri:  k5.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  43.5 KB

    Koha Jone

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo


  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo


Tema të Ngjashme

  1. Shkodran Veseli – kampion bote në WKU
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2018, 14:00
  2. SHEMSI BEQIRI 14 here Kampion Bote
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2018, 12:31
  3. Më mirë kampion bote se sa seks!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-07-2008, 12:16
  4. Ronnie O'Sullivan kampion Bote ne bilardo.
    Nga BlooD_VenoM në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-05-2008, 13:32
  5. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •