Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Blof i Nismës Thurje / Minatori i Bulqizës: S’jam kandidat, keqpërdorën foton dhe emrin tim

    Emri:  4011A5E4-9044-47CB-9948-5BFDAFECDEDF.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  37.6 KB

    Nisma Thurje del blof me kandidatin për qarkun e Dibrës i cili u prezantua në faqen e kësaj partie se do përfaqësonte shtresën e minatorëve.

    Ka qenë vetë Selim Lela i cili nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se vetëm mbrëmë mori vesh se do ishte kandidat ndërkohë që shton se Nisma Thurje ka keqpërdorur një foto të bërë nga ata gjatë një takimi për statusin e minatorit.

    “Mbrëmë kam marrë vesh që qenkam kandidat për deputet nga Nisma Thurje. U habita shumë, se Nismën Thurje e kam takuar për çështjen e statusit të minatorit. Ata më kanë bërë një fotografi për këtë gjë, por kanë keqpërdorur besimin tim“-shkruan Lela.

    Ai thotë më tej se nuk është kandidat dhe i vetmi kandidat nga minatorët është Elton Debreshi.

    “Unë nuk jam kandidat për deputet. Kandidati i pavarur i minatorëve është Elton Debreshi, të cilim e mbështesim dhe do të fitojë“-për fundon ai duke kërkuar më pas falje për keqkuptimin /Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Blof i Nismës Thurje / Minatori i Bulqizës: S’jam kandidat, keqpërdorën foton dhe emrin tim

    Kush ka frikë nga Nisma Thurje?

    Në këto zgjedhje Nisma Thurje prezantohet me 153 kandidatë, të cilët u përzgjodhën nga mijëra kandidatura të sugjeruara. Po ta shohësh listën tonë, do shohësh se aty përfaqësohet ajo pjesë e shoqërisë, e cila sot mban mbi supe me taksa një grup oligarkësh, bashkë me politikanët që vijnë me çetat e militantëve.

    Mirëpo që kur i kemi prezantuar ndaj kandidatëve tanë kanë filluar presionet, të cilat deri më sot nuk i kemi bërë publike. Vetëm dy javët e fundit, 15 kandidatë të cilët kishin plotësuar formularët e kandidimit, kanë kërkuar të tërhiqen për shkak të presioneve ndaj tyre apo ndaj familjarëve të tyre.

    Kryesisht kërcënimet kanë qënë të lidhura me vëndin e punës, por ka raste si Dibra, ku presioni ka qënë fizik duke na krijuar vështirësi të jashtëzakonshme.

    Rasti më i fundit është presioni ndaj kandidatit të renditur i 5-ti në listën shumëemërore të Dibrës, ku Nisma Thurje garon me 6 kandidatë. Grupi i Dibrës e përzgjodhi Selimin si kandidat, për shkak të historisë që ai përfaqësonte, të një të riu, bir minatori, që nuk e donte punën në minierë, por në atë zonë nuk ka mbetur asnjë alternativë më e mirë për të rinjtë.

    Megjithëse e dinte sa e vështirë ishte, Selimi guxoi të kandidojë për deputet (foto më poshtë), një ëndërr që politika e 30 viteve është përpjekur tua mohojë fëmijëve të populit. Selimi ka patur synimin për të çuar në Parlament statusin e minatorit, dhe të luftojë me ata që i falin rentën minerare oligarkëve të kromit.

    Mirëpo, pas publikimit të kandidaturës, Selimi na njoftoi se i filluan kërcënimet, një pjesë e të cilave u drejtuan edhe tek faqja e Nismës Thurje në Tiranë (shiko fotot më poshtë). Këto kërcënime e bënë atë të kërkojë të heqë dorë nga gara për këto zgjedhje, dhe nga ëndrra e tij për të përfaqësuar në mënyrë direkte komunitetin ku ai bën pjesë.

    Siç duket ata i tremb më shumë mandati i Selimit, se sa mandatet e Xhelalit, Lalës apo Hajriut. Ata nuk kanë frikë nga kandidatët e partive të vjetra, të cilët votat i marrin në Dibër, por jetën e bëjnë nëpër kodrat e Tiranës, por tremben nga njerëzit e panjohur, sepse ata janë të paparashikueshëm.

    Ka një dorë që përmes një skeme të koordinuar, po përpiqet ta paraqesë këtë situatë si një konflikt mes dy minatorëve, dhe jo si një përballje mes atyre që rrezikojnë jetën në minierë, dhe atyre që ngrohen në diell nëpër kodrat e Tiranës. Jo, kjo betejë nuk është mes atyre që vuajnë njësoj në minierë, por mes atyre që nuk kanë më asgjë, dhe atyre që kanë shumë për të humbur.

    Jo, Selimi nuk e ka këtë betejë me Eltonin apo minatorët e tjerë, të cilët i kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim. Ne e kemi këtë betejë me oligarkët dhe politikanët që po varfërojnë një Shqipëri të tërë, përmes konçesioneve dhe monopoleve, që janë bërë përmes ligjeve me porosi.

    Por ne nuk kemi ndërmënd të ndalemi në këtë betejë që kemi nisur që prej vitit 2014, dhe nuk ka kërcënim apo skemë që na dekurajon në këtë rrugë që kemi nisur. Ata mund të bëjnë ç’të duan, por pika e parë e Kartës 2020 vazhdon të jetë ‘kombëtarizimi i burimeve natyrore të shqiptarëve’. Prandaj ky do jetë projektligji i parë që do të çojmë në Parlament. Minierat që na janë marrë sot do t’i kthehen sërish shoqërisë, dhe minatorët që skllavërohen sot, do ta rifitojnë sërish lirinë.

    Prandaj edhe projektligji i dytë që do të çojmë në Parlament do të jetë për statusin e minatorit, për t’i dhënë mbrojtje minatorëve si Naimi (babai i Selimit) si Eltoni, si Ylli Gjura, apo si dhjetra minatorë që kanë rrezikuar jetën e tyre mijëra metra nën tokë, për të nxjerrë prej aty një pasuri të cilën ata nuk e gëzojnë dot, sepse ua kanë marrë.

    Prandaj, duam t’i kujtojmë ata që janë mësuar të kontrollojnë listat e partive të vjetra, se ata mund të tentojnë të trembin një apo më shumë kandidatë, por nuk do të mundet dot kurrë të trembin një popull të tërë, i cili ka filluar të zgjohet. #NismaThurrje

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Blof i Nismës Thurje / Minatori i Bulqizës: S’jam kandidat, keqpërdorën foton dhe emrin tim

    Nisma Thurrje, eshte thjeshte nje Déjà Vu e Mjaft-it, Bojaxhiut, Libra e Ben Blushit etj etj...
    Vete perberja e Nismes Thurrje, menyra sesi mori formen e partise 5-6 muaj perpara zgjedhjeve, e vertetojne kete qe them. Do kishte qene me e ndershme te prezantoheshin si nje levizje normale, e qendres se majte apo te djathte (btw edhe kete s’e kane sqaruar), me programin e tyre.
    Nuk mund te pretendosh virgjerine me figura « te reja », qe kane milituar te partite e vjetra! Disa nga keta te perfshire ne afera korruptive..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Nisma #Thurje padit në Berlin censurimin e Acromax!
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2021, 05:50
  2. Minatori
    Nga ILovePejaa në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-01-2018, 10:44
  3. Aksident tragjik në minierën e Matit, humb jetën minatori
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-01-2014, 16:59
  4. Miniera Ferr e Bulqizes!
    Nga Hero i Popullit në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-02-2008, 11:05
  5. Kur keqpërdoren pasuria, shëndeti dhe bukuria...
    Nga fisniku-student në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 18:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •