Nga Andy Wharhol

Nė ka njė gjė qė shpėrtheu me ardhjen e Ramės kryeministėr ishin ekranet LED. Kėto janė ekranet ku Rama i mban gjithmonė mbas vetes pėr tė pėrqeshur personazhet.

Rama duke qenė se i manipulon njerėzit e pėrdori kėtė teknologji kineze pėr tė krijuar skena qė normalisht nuk i shikon as nė koncerte botėrore. Kudo ku shkonte Rama sekretaret e tij nė Kryeministri dhe nė DSHQ sillnin me vetėm dhe LED Wall-in pėr tė krijuar sfondin virtual.

Nė fillimin e detyrės LED Rama nuk ėshtė se kishte shumė pėr tė nxjerrė sepse stafi i tij akoma nuk ishte i zhvilluar me renderat 3D. Prandaj disa powerpointe tė thjeshta ishin tė mjaftueshme pėr tė lėnė pėrshtypje. Ama LED duhej tė ishte i madh. Mundėsisht sa njė pallat. Ndėrkohė qė Merkel apo Sarkozi kishin nė sfond njė baner tė thjesht QĖ njerėzit tė zhyteshin nė kėtė ekran virtual dhe nga ngjyrat e tij tė afeksionoheshin.

Duke qenė se LED Rama po dilte kėndshėm nė TV, moda e LED it u shpėrnda nė tė gjithė insitucionet shtetėrore, Ministritė, Bashkitė, etj. LED-i ishte moda e re. Dhe kėtu plasi korrupsioni qė drejtohej nga Sekretaret e Ramės, sepse vetėm ato e ofronin LED-in. Disa kompani tė spektaklit u investuan nė mijėra katrore LED qė tė kapnin tenderat e manipuluar ku shifra stratosferike qarkulloni pėr tė pasur pak nga imazhi i Ramės nė sfond. U arrit deri aty sa dhe ushtrohej dhe presion ndaj institucioneve Evropiane qė tė merrnin LED me qira nga Kompania e dashur e sekretares sė Ramės pėr tė ruajtur imazhin e Kryeministrit.

Absurditeti deri nė kulm ishte aplikimi i LED edhe nė ceremoni funerale, shfaqje baleti, nė fusha misri, kudo ku ishte prezent LED RAMA dhe shpura e tij shoqėruese.

Duke qenė se s’kishin ē’tė jepnin mė Rama investoi nė ERTV dhe nė grafikė pėr tė krijuar realitete tė reja. LED-i morri njė kontekst kinematografik. Por ngaqė idetė dhe premtimet e Ramės janė momentale, nė bazė tė rrethanės dhe ēėshtjes, Stafi nuk kishte kohė qė tė ndėrtonte realitetet 3D tė kryeministrit brenda natės. Dhe Rama e gjeti zgjidhjen duke vjedhur projekte nga bota. Por dhe kjo u morr vesh dhe njerėzia filloi tė tallet me tė.

Tashmė pėr fushatė elektorale, duke qenė se s’bėn dot takime tė hapura, plus dhe nuk ka program i pėrdor ekranet dhe Photoshopin pėr tė denigruar dėshmitarėt. Mua mė vjen shumė keq pėr ata grafistė qė bėjnė kėtė lloj pune sepse me tė vėrtetė po shkatėrrojnė personalitetin e tyre. Duke transformuar pamjet, ngjyrat, etj. Rama ėshtė transformuar nė variantin mė tė shėmtuar multimedial qė nuk ėshtė parė ndonjėherė nė politikė. Edhe aty ku ka satirė humoristike siē janė nė librat comics, stilistika gjithmonė ėshtė e rėndėsishme pėr tė shmangur vulgaritetin.

Ramės tani i ka dėshtuar dhe LED Walli i tij sepse i vetmi rast kur publiku e shikon ėshtė kur ai tregon shėmtinė e tij pėr tė kuptuar se nė ēfarė nivel tė ulėt mund tė arrijė njė njeri.

*VINI RE: Andy Warhol ėshtė nofkė/alias. Autori ėshtė funksionar publik. Ky shkrim u konceptua enkas pėr Hashtag.al