Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Ndryshimet më të fundit në Forumin Shqiptar

    E hapa këtë temë, për të dokumentuar ndryshimet që ne bëjmë në paraqitjen dhe programin e forumit, si një mënyrë për të rifreskuar forumin dhe në të njëjtën kohë të njoftojmë komunitetin e antarëve tanë për këto ndryshime. Kjo është mënyra jonë se si ju vëmë ju në dijeni të ndryshimeve dhe si mund të përdorni disa prej funksioneve të reja të forumit. Kështu që lexojeni këtë temë rregullisht për tu informuar dhe mund të lini edhe përshtypjet tuaja për ndryshimet, qofshin këto pozitive apo negative.

    Stafi i Forumit

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndryshimet më të fundit në Forumin Shqiptar

    Nuk e di nëse e kini vënë re, por disa prej forumeve në listën e forumeve janë eliminuar dhe temat e tyre janë kaluar në forume të tjera ekzistuese. Kjo është një përpjekje e jona për ta bërë forumin më të lehtë për tu lundruar nga antarët e vizitorët e shumtë:

    - Gjithë nën-forumet e Bashkpartiotët e mi në botë u fshinë dhe temat e atyre nënforumeve u kaluan në forumin në fjalë.
    - Gjithë nën-forumet tek Sporti nëpër botë u shkrinë në një.
    - Gjithë seksioni i forumit i dedikuar chat u shkri dhe të gjitha temat u kaluan në forumin e mbyllur Na-bashkoi-Albasoul
    - Edhe disa forume që kishin nën-forume u shkrinë, nuk po më kujtohen të gjitha tani.

    Këto ndryshime u bënë para dy muajsh dhe shpresojmë ta bëjnë lundrimin e forumit më të lehtë. Siç e zura në gojë më lart, asnjë temë apo postim nuk u fshi, vetëm u lëviz në forumin përkatës.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-03-2021 më 01:23

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndryshimet më të fundit në Forumin Shqiptar

    Një ndryshim tjetër i dukshëm tek Lista e Forumeve është edhe kolona e re vertikale e shtuar në të djathtë të faqes:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-17 at 11.48.49 PM.jpg

Shikime: 603

Madhësia:  38.7 KB

    Kjo kolonë e bën të lehtë renditjen e informacionit në forum:



    - Këndi i Nderit të Forumit

    Emri:  Screen Shot 2021-03-17 at 11.54.00 PM.png

Shikime: 1266

Madhësia:  64.3 KB

    Në këtë kënd, ideja është të falenderojmë publikisht, antarë të forumit që kanë dhënë një kontribut të madh e të çmuar në vite në forum.



    Sondazhi Javor

    Emri:  Screen Shot 2021-03-17 at 11.54.44 PM.jpg

Shikime: 595

Madhësia:  15.2 KB

    Herë pas here, do të gjeni një sondazh të ri ku mund të votoni e shprehni mendimin tuaj për të. Do mundohemi të nxjerrim në pah sondazhe të problematikës aktuale.



    Bllogjet e Fundit

    Emri:  Screen Shot 2021-03-17 at 11.56.46 PM.jpg

Shikime: 690

Madhësia:  43.9 KB

    Këtu do të gjeni të renditura postimet më të fundit tek bllogjet në forum. Nëse ju postoni një postim të ri në bllogun tuaj, postimi juaj do të renditet në këtë listë.



    Postimet më të fundit.

    Emri:  Screen Shot 2021-03-17 at 11.58.53 PM.jpg

Shikime: 729

Madhësia:  34.8 KB

    Këtu do të gjeni të renditura temat me postimet më të fundit të bëra në forum.



    Temat e Reja

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.00.35 AM.jpg

Shikime: 651

Madhësia:  40.2 KB

    Këtu do të gjeni të renditura temat më të reja të hapura në forum nga antarët e tij.



    Diskutimet në Grup

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.01.39 AM.png

Shikime: 1470

Madhësia:  80.1 KB

    Nëse hapni një temë diskutimi tek Grupet, ajo temë do të renditet në këtë listë. Këtu do të dalin diskutimet më të fundit tek grupet e forumit.


    Fjalët Kyçe

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.02.25 AM.png

Shikime: 715

Madhësia:  110.8 KB

    Nëse klikoni në një nga këto fjalë kyçe, do të shikoni të renditura të gjitha temat në forum që e kanë këtë fjalë kyçe. Kjo është një formë më e mirë lundrimi të forumit, pa qenë nevoja për të bërë kërkime në forum. Kështu që kur hapni tema të reja, mos harroni të shtoni edhe fjalët kyçe që të renditen këtu.



    Temat më të Lexuara

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.04.53 AM.jpg

Shikime: 1055

Madhësia:  31.8 KB

    Këtu do të gjeni të renditura të gjitha temat më të lexuara në forum. Këto janë temat që kanë patur më shumë vizita në forum në 30 ditët e fundit.



    Nëse disa prej këtyre blloqeve nuk ju interesojnë, e doni ti mbyllni, mund ta bëni duke klikuar mbi shenjën minus (-) ne qoshen e djathtë të bllokut. Ja si duket kur i mbyll disa prej tyre:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.06.53 AM.png

Shikime: 600

Madhësia:  60.9 KB


    Dhe nëse doni që ta mbyllni fare të gjithë kolonën vertikale, mjafton të klikoni mbi shigjetën në krye të kolonës. Po ta klikoni prapë, del përsëri.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndryshimet më të fundit në Forumin Shqiptar

    Për ta bërë sa më të lehtë lundrimin e forumit për antarët tanë, besoj se kini vënë re edhe disa ndryshime në krye të forumit, tek ndarjet e ndryshme të reja që janë krijuar. Kemi bërë disa ndryshime të cilat po i rendisim më poshtë.

    Kjo është pjesa e forumit ku ju duhet të klikoni më shpesh, si një mënyrë për të shfletuar sa më kollaj forumin. Si koncept, kjo është Menuja e Forumit. E ngjashme me menunë e një restoranti prej nga ju mund të zgjidhni. Ndarjet kryesore janë të klikueshme dhe unë po i rendis më poshtë, së bashku me një përshkrim të funksionit të tyre:


    RISITE E FORUMIT

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.13.05 AM.jpg

Shikime: 747

Madhësia:  11.2 KB

    Nëse klikoni mbi këtë ndarje të menusë, do të vini re se do t'iu dalin të gjitha të rejat e forumit të renditura sipas kohës që janë postuar, ku postimet më të fundit dalin në krye. Këtu do të mund të shikoni një listë njoftimesh për hapje teme, postim në një temë, hapje grupi, hapje teme në grup, krijimi i një albumi të ri me fotografi, postim fotoje në album. Pra pak a shumë, gjithçka që ndodh në forum, ju mund ta ndiqni këtu. Lista përmban 100 njoftime por mund të rendisni më shumë aq në fund të listës. Ky është vend i mirë për ti hedhur një sy të shpejtë forumit dhe të rejave të tij. Por në të njëjtën kohë, mund të ndiheni edhe pak të lodhur nga njoftimet, në ditë ku ka pjesmarrje të madhe në forum. Nëse doni ti filtroni njoftimet ku të shikoni vetëm ato materiale që ju interesojnë ju, mund të klikoni mbi Filtroji në qoshen e djathtë në krye:
    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.24.44 AM.jpg

Shikime: 641

Madhësia:  27.3 KB

    Poshtë kësaj ndarjeje të menusë, do të shikoni edhe disa lidhje të klikueshme që shfaqen poshtë saj. Edhe këto lidhje ju ndihmojnë për të gjetur atë që kërkoni kollaj:

    Lista e të Rejave - Kjo lidhje ju rendit të njëjtat gjëra si po të klikosh tek Risitë e Forumit

    Postimet e Reja - Kjo lidhje ju rendit të gjithat temat me postime të reja që nga vizita juaj e fundit në forum.

    Diskutimet e Sotme - Kjo lidhje ju rendit të gjitha temat me postime në 24 orët e fundit në forum.

    Postimet e Reja tek Bllogjet - Kjo lidhje ju rendit të gjitha postimet tek bllogjet.

    Shënoji Forumet si të Lexuar - Vetëm pasi të keni shpenzuar kohë në forum dhe të jeni njohur me të gjitha të rejat në forum, mund të klikoni mbi këtë lidhje. Kjo është mënyra juaj që i thoni forumit që mos më rendit më temat e reja që sapo shfletova e lexova, por më rendit vetëm temat e postimet e reja që do të bëhen në të ardhmen.



    FORUMI

    Po të klikoni mbi këtë nënndarje, do t'iu hapet lista e gjithë forumeve. Kini parasysh që materialet në forum janë të ndara në forume, temat hapen në një forum të caktuar, postimet bëhen në një temë të caktuar. Poshtë kësaj nëndarje do të shihni edhe disa lidhje të klikueshme që kanë lidhje po me shfletimin e lehtë të forumit. Le t'i zëmë me rradhë:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.36.34 AM.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  10.8 KB

    Misioni - Po të klikoni mbi këtë lidhje, do të keni mundësi të lexoni misionin e forumit shqiptar.

    Rregullorja - Po të klikoni mbi këtë lidhje, do të keni mundësi të lexoni rregulloren e pjesmarrjes në forumin shqiptar.

    Antarët - Po të klikoni mbi këtë lidhje, do të shkoni tek lista e antarëve të forumit shqiptar.

    Bllogjet - Po të klikoni mbi këtë lidhje, do të shkoni tek portali i bllogjeve të forumit shqiptar.

    Kalendari - Po të klikoni mbi këtë lidhje, do të shkoni tek kalendari i forumit shqiptar ku mund të postoni festa e ndodhi nga jeta juaj që doni t'i ndani me komunitetin e forumit.

    Stafi Drejtues - Po të klikoni mbi këtë lidhje, do të shkoni tek lista e stafit drejtues të forumit, moderatorëve të tij, të cilët bëjnë punë vullnetare.

    Vërejtje & Këshilla - Nëse dëshironi të bëni një vërejtje apo një sugjerim apo këshillë për stafin e forumit, dhe doni që kjo të jetë publike ku të gjithë mund ta lexojnë, hapni një temë të re tet ky nënforum.

    Na Kontaktoni - Nëse dëshironi të kontaktoni me administratorët e forumit në mënyre private për të raportuar një problem apo për të kërkuar ndihmë, klikoni mbi këtë lidhje dhe mbushni formularin.



    PROFILI IM

    Po të klikoni mbi këtë ndarje të menusë, do t'iu shpier tek faqja e profilit tuaj në forum, ku mund të bëni ndryshimet përkatëse sa herë që e shihni të arsyeshme. Gjithçka në këtë nën-ndarje të menusë ka të bëjë vetëm me profilin tuaj në forum.

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.42.50 AM.jpg

Shikime: 675

Madhësia:  9.9 KB

    Ndrysho Profilin - Klikoni këtu nëse doni të shikoni profilin tuaj në forum dhe të bëni ndryshime të profilit.

    Ndrysho Email & Fjalëkalimin - Klikoni këtu nëse dëshironi të ndryshoni email me të cilin jeni regjistruar në forum ose fjalëkalimin që përdorni për të hyrë në forum.

    Ndrysho Foton - Klikoni këtu nëse dëshironi të ndryshoni foton e profilit tuaj në forum.

    Ndrysho Maskën - Klikoni këtu nëse dëshironi të ndryshoni maskën që përdorni në krah të emrit tuaj në forum.

    Ndrysho Firmën - Klikoni këtu nëse dëshironi të ndryshoni firmën tuaj në forum, që del në fund të çdo postimi.

    Lidhu me Facebook - Klikoni këtu nëse dëshironi që të lidhni llogarinë tuaj në forum me llogarinë tuaj në Facebook [do bëjmë një postim të detajuar në vazhdim se si funksionon kjo]

    Preferencat - Klikoni këtu për të parë e ndryshuar preferencat tuaja në forum.

    Privatësia - Klikoni këtu nëse dëshironi të ndryshoni rregullat e privatësisë së informacionit tuaj personal në forum.



    SHOQERIA

    Po të klikoni mbi këtë ndarje të menusë, do t'i renditen të gjitha të rejat e rrjetit tuaj shoqëror në forum. Të gjitha temat e reja apo temat me postime të reja që janë hapur nga ju apo miqtë tuaj në forum. I vumë emrin shoqëria, pasi këto janë të rejat e miqve tuaj në forum. Le t'i zëmë lidhjet që renditen poshtë saj me rradhë:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 12.51.19 AM.jpg

Shikime: 523

Madhësia:  10.2 KB

    Rrjeti Shoqëror - Kjo ju shpie tek e njëjta faqe dhe është njësoj si të klikosh mbi SHOQERIA.

    Lista e Miqve - Nëse dëshironi të shikoni listën tuaj të miqve në forum, dhe të shtoni apo hiqni nga kjo listë, klikoni mbi këtë lidhje.

    Kërkesa për Miqësi - Nëse dëshironi të shikoni kërkesat për miqësi nga antarët e tjerë të forumit, apo të nisni një kërkesë miqësie një antari/e tjetër në forum, klikoni mbi këtë lidhje.

    Mesazhet e Vizitorëve - Nëse dëshironi të lexoni mesazhet e lëna nga vizitorët apo miqtë në profilin tuaj, mund të klikoni këtu.

    Temat e Mia - Nëse dëshironi të renditni të gjitha temat e hapura prej jush, ku ka patur postime të reja nga hera e fundit që hytë në forum, klikoni këtu.

    Temat e Miqve - Nësee dëshironi të renditni të gjitha temat e hapura nga miqtë tuaj, që nga nga vizita juaj e fundit në forumi, klikoni këtu.

    Abonimet e Mia - Nëse dëshironi të renditni të gjitha temat në të cilat ju jeni i/e abonuar, dhe merrni njoftimet me email sa herë që dikush poston, klikoni këtu.

    Reputacioni Im - Nëse dëshironi të lexoni reputacionin që ju kanë dhënë antarët e forumit në postimet tuaja, mund të klikoni këtu.



    BLLOGJE

    Po të klikoni mbi këtë ndarje të menusë, do t'iu hapet portali i bllogjeve të forumit. Në këtë portal, do të mund të gjeni postimet më të fundit nga antarët e forumit në bllogjet e tyre personale. Bllogjet janë ndryshe nga temat dhe postimet e forumit, pasi kanë një karakter më individual dhe më personal se sa temat ku antarët marrin pjesë të gjithë në një diskutim. Të gjitha lidhjet që do të gjeni nën të, kanë të bëjnë me bllogjet. Le t'i zëmë me rradhë:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 1.01.36 AM.jpg

Shikime: 560

Madhësia:  9.2 KB

    Bllogu Im - Po të klikoni mbi këtë lidhje, do të shkoni tek bllogu juaj personal, ku mund të postoni në të një postim të ri.

    Postimet e Fundit - Kjo lidhje do t'iu rendisi postimet më të fundit në bllogje nga antarët e forumit shqiptar.

    Më të Lexuarat - Kjo lidhje do t'iu rendisi postimet më të lexuara në bllogjet e forumit shqiptar.

    Bllogjet e Antarëve - Kjo është një listë ku mund të shihni të gjithë antarët që kanë hapur bllogun e tyre personal në forumin shqiptar.

    Kontrolli i Bllogut - Këtu mund të kontrolloni çdo aspekt të bllogut tuaj personal

    ( do të bëjmë një postim më të detajuar për bllogjet së shpejti duke qenë se është një seksion i ri në forum )



    GRUPET

    Kjo ndarje e menusë, po të klikoni mbi të do t'iu shpier tek portali i grupeve shoqërore në forumin shqiptar. Çdo anëtar i forumit mund të hyjë në një grup publik ose mund të krijojë një grup shoqëror. Në to antarët e forumit mund të bëjnë diskutime, të postojnë albume me foto, ose mbajnë kontakt e lidhje me njëri-tjetrin. Le t'i zëmë me rradhë lidhjet e mëposhtme:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 1.10.40 AM.jpg

Shikime: 534

Madhësia:  7.4 KB

    Portali i Grupeve - Kjo lidhje ju shpie tek portali i grupeve ku do të njiheni me grupet më të reja të krijuara dhe risitë nga grupet.

    Lista e Grupeve - Kjo ju shpie tek lista e të gjitha grupeve të hapura nga antarët në forumin shqiptar.

    Krijo Grup - Klikoni mbi këtë lidhje nëse dëshironi të hapni një grup të ri në forum.

    Vendlindja - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë vendlindja.

    Emigracion - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë emigracion.

    Feja - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë feja.

    Universitetet - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë universitet.

    Kultura - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë kultura.

    Arti - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë arti.

    Letërsia - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë letërsia.

    Sporti - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë sporti.

    Shkenca - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë shkenca.

    Politika - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë politika.

    Argëtim - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet që janë nën kategorinë argëtim.

    Tjetër - Po të klikoni mbi këtë lidhje do të shikoni të renditura të gjitha grupet e pa kategorizuara.



    LAJME

    Po të klikoni mbi këtë ndarje të menusë, do t'iu hapet një temë tek e cila do të gjeni të renditura të gjitha gazetat, televizionet, radiot e botës shqiptare. Kjo nëndarje e bën të lehtë informimin e antarëve tanë në lidhje me atë që po ngjet në vendlindje apo në botë, pa qenë nevoja që të largohen nga forumi apo të mbajnë mend adresat e faqeve e portaleve.

    Emri:  Screen Shot 2021-03-18 at 1.18.33 AM.jpg

Shikime: 551

Madhësia:  10.5 KB

    Tema e shtypit të ditës - Lidhje e shpejtë për të shkuar tek forumi i temës së shpytit të ditës për tu njohur me temat që antarët e forumit po diskutojnë.

    Problematika Shqiptare - Lidhje e shpejtë për të shkuar tek forumi i problematikës shqiptaree për tu njohur me problemet që antarët e forumit kanë ngritur për diskutim.

    Aktualitete shoqërore - Lidhje e shpejtë për të shkuar tek forumi i aktualitete shoqërore ku mund të njiheni me atë që po ngjet në shoqërinë shqiptare në botë.

    Problemet ndërkombëtare - Lidhje e shpejtë për të shkuar tek forumi i problemeve ndërkombëtare, për tu njohur me problemet aktuale që bota po kalon.

    Votime dhe sondazhe - Lidhje e shpejtë për të shkuar tek forumi i sondazheve ku mund të votoni dhe shprehni mendimin tuaj në sondazhet e ndryshme të hapura.


    Uroj që ta përdorni këtë menu sa herë që hyni në forum pasi vërtet e bën shfletimin e forumit shumë më të lehtë.

    Albo

    Shënim: Që të shikoni dhe përdorni menunë e mësipërme, duhet të jeni një anëtar i regjistruar në forum dhe duhet që të keni hyrë/identifikuar në forum me emrin dhe fjalëkalimin tuaj. Vizitorët e forumit dhe antarët e paidentifikuar në forum, nuk do të shohin të gjitha ndarjet e menusë që unë ilustrova më lart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-03-2021 më 01:36

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (18-03-2021)

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndryshimet më të fundit në Forumin Shqiptar

    FACEBOOK

    Duke qenë se një numër i madh i antarëve të forumit marrin pjesë edhe në Facebook, ne kemi bërë të mundur integrimin e programit të forumit me atë të Facebook. Nëse ju jeni i/e regjistruar në Facebook, dhe dëshironi që të merrni pjesë edhe në forumin shqiptar, lexoni më poshtë të rejat në lidhje me Facebook në forumin shqiptar.

    Funksionet e reja:

    - Regjistrim i ri në forum me llogarinë tuaj të Facebook pa mbushur formularin e regjistrimit fare.
    - Hyrja në forumin shqiptar pa qenë nevoja që të identifikoheni me llogarinë e forumit por duke përdorur llogarinë tuaj të Facebook.
    - Lidhja e llogarisë suaj ekzistuese në Forum me llogarinë e Facebook.
    - Mund të bëni "Like" dhe "Share" të gjitha temat e forumit në Facebook me një klikim të thjeshtë.
    - Mund të postoni një njoftim automatikisht në Facebook sa herë hapni një temë të re në forum apo bëni një postim të ri në një temë.

    Le ti zëmë me rradhë:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-25 at 9.12.33 PM.jpg

Shikime: 641

Madhësia:  6.0 KB

    Në krye të Forumit do të shikoni butonin "Connect" me ngjyrë blu të Facebook. Ky buton luan dy funksione. Ju lejon që të rregjistroheni në forum nëse nuk jeni të regjistruar. Ose ju lejon që të identifikoheni/hyni në forum me llogarinë tuaj të Facebook. Eshtë shumë e thjeshtë. Sigurohuni që jeni të identifikuar në Facebook më parë, dhe klikoni mbi butonin Connect. Nëse jeni të identifikuar në llogarinë tuaj të Facebook do hyni direkt në forum. Nëse nuk jeni të identifikuar, do t'iu dali formulari i Facebook më poshtë:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-25 at 9.21.42 PM.jpg

Shikime: 617

Madhësia:  20.8 KB

    Pasi të shtypni emrin dhe fjalëkalimin tuaj në Facebook, do të mund të hyni në forum ose të regjistroheni në forumin shqiptar. Kjo është mënyra më e thjeshtë për tu regjistruar në forumin shqiptar, pasi nuk kini përse mbushni formularin tonë të regjistrimit, që ka shumë pika. Formulari i Facebook ju kërkon vetëm të zgjidhni emrin që dëshironi të përdorni në forum, dhe regjistrimi do të bëhet automatikisht për ju. Të vetmin informacion personal që forumi merr nga llogaria juaj në Facebook është adresa juaj e email, që është mënyra se si ne mund të verifikojmë identitetin tuaj dhe programi i forumit mund t'iu dërgojë njoftimet e temave në të cilat ju jeni abonuar.

    Në rastin tim, duke qenë se unë jam i regjistruar më parë në forumin shqiptar me emrin Albo, pasi hyra në forum me llogarinë time në Facebook, do të shikoni se si butoni "Connect" nuk shfaqet me në krye te forumit por del fotoja ime në Facebook në krah të emrit Albo:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-25 at 9.28.00 PM.jpg

Shikime: 628

Madhësia:  7.0 KB

    Ky është proçesi i regjistrimit dhe identifikimit në Forum me llogarinë tuja të Facebook. Kaq i thjeshtë! Pasi të regjistroheni, mund të hapni tema e bëni postime direkt në forumin shqiptar, pa asnjë pengesë. Pra regjistrimi ju mundëson që jo vetëm të lexoni por edhe të shkruani mendimet tuaja në forum.

    Si të bëni like/share temat e forumit:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-25 at 9.31.43 PM.jpg

Shikime: 556

Madhësia:  35.5 KB

    Isha duke lexuar temën më lart. Më pëlqeu dhe klikova butonin blu "Like" dhe kjo ka të njëjtin funksion si një like në facebook. Tema në fjalë do të dali në llogarinë tuaj të Facebook automatikisht me një klikim të vetëm. Po ashtu, nëse doni ta ndani një temë të forumit me miqtë tuaj në Facebook, që edhe ata ta lexojnë, mund ta bëni edhe "Share". Prapë mjafton një klikim i vetëm. Duke i bërë temat e forumit Like dhe Share kjo ndihmon në përhapjen e materialeve me vlerë që ju keni gjetur në forumin shqiptar, me të gjithë rrethin tuaj shoqëror në Facebook. Tema në fjalë për shembull, është pëlqyer nga një anëtar i FB. Nëse më shumë antarë e bëjnë like, ky numër do të rritet automatikisht edhe në forumin shqiptar.


    Si të postoni një njoftim në Facebook kur postoni mendimin tuaj në temat e forumit:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-25 at 9.36.28 PM.jpg

Shikime: 663

Madhësia:  6.3 KB

    Poshtë çdo temë, në kutinë e "Përgjigjes së Shpejtë" do të shikoni butonat e postimit të mesazhit tuaj në atë temë. Mjafton të zgjidhni kutinë "Publish të Facebook" dhe kur të klikoni mbi butonin Përgjigje e Shpejtë, postimi do të postohet në temën e forumit dhe një njoftim do të postohet edhe në llogarinë tuaj në Facebook. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe kur hapni një temë të re në forum.


    Si të lidh/zgjidh llogarinë time të Forumit me llogarinë time në Facebook:

    Këtë mund ta bëni shumë kollaj, duke shkuar në krye të forumit dhe duke klikuar mbi ndarjen "PROFILI IM" nga menuja e forumit. Një prej lidhjeve të shpejta poshtë asaj ndarje është edhe ajo që lexon "Lidhu me Facebook". Do t'iu dali faqja më poshtë ku ju mund të shikoni nëse jeni lidhur apo zgjidhur nga Facebook:

    Emri:  Screen Shot 2021-03-25 at 9.41.12 PM.jpg

Shikime: 655

Madhësia:  12.0 KB

    Këtë gjë mund ta bëni vetëm si anëtar i identifikuar në forumin shqiptar. Dhe është në dorën tuaj ta lidhni e zgjidhni llogarinë tuaj sa herë të doni e kur të doni. Po të klikoni butonin "Shkëputu" llogaria juaj në facebook nuk do të jetë më e lidhur me atë në forum. Prej kësaj faqe mund ta lidhni përsëri më vonë llogarinë tuaj në forum me llogarinë tuaj në facebook.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-03-2021 më 13:29

Tema të Ngjashme

  1. Ndryshimet e fundit ne jetën tuaj .... ?!
    Nga Kaligula në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 23-01-2024, 06:19
  2. Ndryshimet kushtetuese, fjalën e fundit e thotë Feith !!!
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2011, 17:28
  3. 2 vjet ne forumin e ri shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 03:12
  4. Ndryshimet më të fundit në forumet fetare
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 05:00
  5. Bashkëpunoni me forumin shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-11-2003, 08:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •