Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, arrestohen një grup vrasësish me pagesë

    Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, policia: Arrestohet një grup vrasësish me pagesë, si bashkëpunuan (EMRAT)

    Emri:  WhatsApp-Image-2021-03-13-at-10.36.26-AM-1.jpg

Shikime: 155

Madhësia:  25.4 KB

    TIRANË
    Policia e Tiranës zbardh vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, në mes të Tiranës. Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar një grup vrasësish me pagesë, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen e shtetasit Sofisë.

    Policia thekson se ka rënë në pranga ekzekutori Ernejt Shyti dhe tre bashkëpunëtorët e tij Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha. Sipas policisë, “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij”.

    Njoftimi:

    Finalizohet me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”.

    Zbardhet vrasja e 66-vjeçarit, e ndodhur më 25 shkurt 2021.

    Arrestohet një grup vrasësish me pagesë, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen e shtetasit Behar Sofia.

    Vihen në pranga 4 shtetas të përfshirë në këtë vrasje kriminale.

    Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Instituti i Policisë Shkencore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është finalizuar me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”. Si rezultat është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor me prova shkencore i ngjarjes së ndodhur në datë 25.02.2021, rreth orës 08:45, në bulevardin “Bajram Curri”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Behar Sofia.

    Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

    · Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

    · Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë.

    · Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

    · Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.

    Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi.

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon publikisht Policinë e Malit të Zi, për ndihmën e mënjehershme të ofruar për lokalizimin dhe kapjen e ekzekutorit Ernejt Shyti. Pas takimit operacional të organizuar në vendin e kalimit Hani i Hotit, të dy policitë kanë shkëmbyer informacion në kohë reale duke u finalizuar me kapjen dhe deportimin e tij.

    Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj.

    Analiza e këtyre provave hap prespektivë për identifikimin edhe të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë krim.

    Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon me intensitet puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësjaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

    Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixital, çdo rast të paligjshmërisë duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, arrestohen një grup vrasësish me pagesë

    Kush është ndërmjetësi në vrasjen e Behar Sofisë, kushëriri i Nazime Vishës që vrau me breshëri plumbash përndjekësin e saj


    TIRANË
    Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i vrasësve të biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia.

    Mes të arrestuarve është edhe Xhuljano Visha, i cili kishte luajtur rolin e ndërmjetësit në vrasje. Visha kishte telefonuar autorin e krimit, Ernejt Shyti, duke i premtuar shumën prej 50 mijë eurosh për vrasjen e Sofisë.

    Por, kush është Xhuljano Visha?
    Ai rezulton një emër i njohur për policinë, pasi është dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Por emri i tij lidhet me një tjetër krim të ndodhur disa vite më parë. Xhuljano Visha është djali i xhaxhait të Nazime Vishës, kjo e fundit vrau abuzuesin e saj.

    Nazime Visha, e lindur në Zall Bastar më 3 mars 1994, e qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo e vrau babanë e 5 fëmijëve 4 vjet pas lidhjes intime që kishte me të. Policia gjeti 29 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes. Ajo kishte zbrazur ndaj burrit që e kishte përdhunuar prej moshës 14 –vjeçare plot një breshëri kallashnikovi. Nazime Visha u dënua me 10 vjet burg. Kreu 4 dënimin prej 4 vjetësh dhe u fal nga Presidenti i Republikës, me propozim të Ministrit të Drejtësisë.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, arrestohen një grup vrasësish me pagesë

    Emri/ Kush është organizatori i ekzekutimit të Sofisë, si u kontaktua autori i krimit, ndërmjetësi i premtoi 50 mijë eurot

    Emri:  behar-sofia-vrasesi.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  36.0 KB

    Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e biznesmenit 66-vjeçari Behar Sofia, një emër i njohur i botës së krimit, pasi ishte i përfshirë në trafikun e heroinës.

    Policia ka zbardhur vrasjen e Sofisë, duke arrestuar autorin Ernejt Shyti, 24 vjeç, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha. Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” rolet e secilit prej të arrestuarve në krimin, që tronditi kryeqytetit.



    Kështu, siç bën me dije gazetarja Lala për “BalkanWeb”, Xhuljano Visha ka qenë ndërmjetësuesi në krim. Pikërisht ai ka kontaktuar me Shytin, duke i premtuar shumën prej 50 mijë eurosh për vrasjen e Behar Sofisë.

    Ndërkohë, dy djemtë nga Fushë Kruja, Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha, janë personat që kanë premtuar të jepnin 50 mijë eurot për ekzekutimin e 66-vjeçarit. Organizatori i krimit të rëndë, siç mëson gazetarja Klodiana Lala, është 54-vjeçari Skënder Vathi.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, arrestohen një grup vrasësish me pagesë

    Vrasja e biznesmenit në mes të Tiranës, gazetarja bën deklaratën e fortë: Do hapte thesin me para, ishte i përfshirë në fushatë elektorale në zonën e Kombinatit!

    Emri:  unnamed-1-2.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  41.9 KB

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje të reja për vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia, i cili u qëllua me armë në një nga zonat më të populluara në Tiranë.

    Në emisionin “Opinion”, Lala tha se biznesmeni Sofia kishte ishte një person me rekorde të theksuar kriminale, ndërsa theksoi se ka pasur të afërm në policin e shtetit të cilët e ndihmonin.

    Gazetarja tha se 66-vjeçari ishte i përfshirë në fushatën elektorale në Kombinat, ku pritej të “hapte thesin me para”,

    “Viktima ka shfrytëzuar të gjitha lidhjet e tij në politik dhe biznes për të pastruar dosjet penale edhe pse policia ka pasur rekordet të tij kriminale. Kishte të afërm të tij në Policinë e Shtetit ka lidhje familjare me persona në poste kyçe. Ishte i përfshirë në fushatë elektorale në zonën e Kombinatit, kjo është arsyeja pse ishte regjistruar si banor i rrugës së qelqit se për cilën parti politike nuk marr përsipër ta them se nuk kam dokument ta them. Pritej të hapte thesin me para. Kam të dhëna nga policia se ishte përfshirë në fushatë elektorale.”-tha Lala.

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, arrestohen një grup vrasësish me pagesë

    Pistat – Atentat mafioz në mes të kryeqytetit, vritet bosi i drogës

    Tirana është tronditur dje në mëngjes nga një atentat mafioz, ku ka mbetur i vrarë 66-vjeçari Behar Sefer (Sofia). Viktima kishte disa dosje në SPAK për trafik droge dhe për ngjarjet e ’97-ës. Cila është lidhja e tij me bosin e mafies turke Abdulselam Turgut?!

    Kryeqyteti i vendit kthehet edhe një herë në pistë krimi. Në mëngjesin e ditës së djeshme një atentat mafioz në qendër të Tiranës ka tronditur vendin. Viktima e atentatit ka qenë 66-vjeçari Behar Sefer (Sofia), me rekorde kriminale dhe me dosje hetimore në SPAK. Sofia u vra teksa ecte rrugës pranë shtëpisë së tij.

    Ai u qëllua me dy plumba nga një armë zjarri me silenciator, ndërsa policia nuk ka arritur akoma të identifikojë autorët e krimit. Por emri i viktimës nuk ishte i panjohur për policinë shqiptare, pasi Sofia njihet si bos i trafikut të drogës i lidhur me bosin e mafies turke Abdulselam Turgut dhe ishte arrestuar para disa vitesh në Turqi për trafik droge. Policia po ndjek disa pista hetimi, ndër to edhe larja e hesapeve mes bandave kriminale

    Si ndodhi vrasja?

    Mëngjesin e ditës së enjte në orën 9:00, 66-vjeçari po pinte një kafe në lokalin e një qendre tregtare në rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës. Sapo është ngritur dhe ka ecur disa metra në trotuarin përballë Piramidës, ai është qëlluar nga afër, me një armë zjarri me silenciator, nga një autor ende i paidentifikuar.

    Mësohet se viktimën e kanë kapur të paktën dy plumba që i kanë marrë jetën. Autorët dyshohet se lëviznin me makinë, kur kanë qëlluar drejt shënjestrës së tyre dhe më pas janë larguar drejt Rrugës së Elbasanit. Ka dyshime se atentatorët janë ndihmuar nga një person i tretë që ka gjurmuar lëvizjet e Behar Sofisë.

    66-vjeçari ka ndërruar jetë disa minuta pas atentatit në autoambulancë, teksa po drejtohej me urgjencë në spitalin e Traumës. Autori mbetet ende i paidentifikuar dhe në kërkim. Grupi hetimor ka marrë ndërkohë dhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë vendit të ngjarjes. Deri në këto momente, nuk ka ende asnjë pistë hetimi zyrtare.

    Kush ishte Behar Sofia?

    Viktima e atentatit të djeshëm bënte jetën e një biznesmeni dhe kishte në pronësi disa lokale pranë Stadiumit Dinamo, por emri i tij ishte lakuar në disa nga ngjarjet më të mëdha kriminale në vend. Sofia është një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës. Mësohet se ai kishte tre emra, Behar Seferi, Behar Sofia, Fatmir Sofia.

    Ai më parë është arrestuar së bashku me Abdulselam Turgut duke u akuzuar për trafik droge nga Turqia në Shqipëri. Konkretisht, në vitin 1998 ai është arrestuar për llogari të autoriteteve turke i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të drogës, kryesisht heroinës. Turgut u prangos më 18 shkurt të vitit 2011, një arrestim ky i finalizuar për llogari të shtetit gjerman.

    Turgut akuzohej nga autoritetet gjermane për trafikimin e 1 ton droge, ndërkohë që kërkohet edhe nga Rumania, Austria, Holanda e Italia. Turgut, i cili veç akuzave për trafik ndërkombëtar droge ka lidhje edhe me krimin e organizuar në Shqipëri. Ndërkohë emri i turkut lakohet edhe për përfshirje në organizatë terroriste.

    Celula terroriste ku bënte pjesë, mes të tjerash akuzohet për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

    Sofia, sipas shtypit turk, ka qenë nën hetim bashkë me 5 persona të tjerë për planet për të futur një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate. Sofia ka pasur konflikte të vazhdueshme, ku kjo shpjegon edhe disa sulme që iu janë bërë bizneseve të tij me lëndë plasëse.

    Po ashtu emri i 66-vjeçarit del në ngjarjen e gushtit 2009, ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Behari ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje. Behar Sofia ishte i njohur me nofkën “Padrino i drogës”, për shkak të aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, dhe se së fundmi ishte duke u verifikuar për pastrim parash. Emri i viktimës në atentatin e djeshëm është i përfshirë dhe në një dosje të ngjarjeve të vitit 1997 në Berat.

    Aktivizimi i krimit në nivele të larta në muajin shkurt

    Atentati i djeshëm ku mbeti i vrarë Behar Sofia, i njohur si eksponent i trafikut të drogës, është i treti në radhë në pak ditë që kanë tronditur vendin. Përgjatë këtij muaji është riaktivizuar krimi mafioz në nivele të larta, duke marrë parasysh 3 atentatet në Tiranë, Fier e Kamëz.

    Ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin, dhe pikërisht atentati ndaj Behar Sofisë në Tiranë, shihet si një mesazh. Kjo për faktin se është kryer në mes të Tiranë, vetëm pak metra larg tre institucioneve të sigurisë së lartë, Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenca.

    Në fillim të muajit Shkurt në qytetin e Fierit u ekzekutua me armë zjarri Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç, i cili po ashtu rezultonte si një person me të shkuar kriminale. 40-vjeçari me origjinë nga Kukësi ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, për shkak të vëllait të tij.

    Klement Kastrati, i vëllai i viktimës, i dënuar për plagosje dhe gjobëvënie në Belgjikë, rezulton si i përfshirë në një sagë hakmarrjeje me familjen Binjaku. Në vitin 2016, ai i shpëtoi një atentati në vendin e njohur si Ura e Mbrostarit, ku humbi jetën shoku i tij, Denis Kasaj.

    Gjatë ditës së djeshme Forcat speciale të RENEA-s kanë zhvilluar një aksion policor në qytetin e Laçit lidhur me vrasjen e Kastratit. Forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa vende me qëllim arrestimin e personave që mund të kenë qenë të përfshirë në atentat. Policia ka dyshime se në zonë mund të fshihen disa prej autorëve të ngjarjes. Për këtë vrasje, Policia e Shtetit ka deklaruar para disa ditësh se ka identifikuar të 4 autorët që morën pjesë në krim. Ata janë Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara.

    Më 9 shkurt një tjetër atentat do të trondiste qytetin e Kamzës, ku nga shpërthimi i telekomanduar me eksploziv mbeti i gjymtuar Gjon Mena. Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për ngjarjen e ndodhur në 9 shkurt në Kamëz, ku iu vendos lëndë plasëse poshtë makinës shtetasit Gjon Mena.

    Në pranga janë vendosur Gjergji Cukali, 42 vjeç, i njohur ndryshe dhe si “i forti i Myslym Shyrit” dhe dy vëllezër, Enver Jakimi, 33 vjeç dhe Edmond Jakimi 24 vjeç. Cukali besohet se është porositësi i vrasjes me eksploziv të mbetur në tentativë duke u premtuar 40 mijë euro dy vëllezërve, për eliminimin e Menas.

    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, arrestohen një grup vrasësish me pagesë

    ‘Do arrestohen emra shumë të njohur të botës së krimit dhe biznesit, nëse…’, gazetarja: Vrasësi i Sofisë harroi celularin

    Janë zbardhur detaje te reja në lidhje me krimin e rëndë që tronditi krqytetin pak ditë më parë ku mbeti i vdekur një bzinesmen pasi u qëllua me 2 plumba vetëm paka metra larg shtëpisë së tij në qender të Tiranës.

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur në rubrikën “Opinion”, në Neës24, detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, në mes të Tiranës. Ajo tha se është hera e tretë që polumbarët e RENEA-s bëjnë kërkime në Lumin e Lanës për gjetjen e armës së krimit, që do të ishte provë shumë e fortë për hetuesit.

    “Është hera e tretë që polumbarët e RENEA kryejnë kërkime për armën e krimit në Lumin e Lanës. Më herët kontrollet e RENEA-s nuk kanë dhënë rezultat. Gjetja e armës së krimit do të ishte një provë e shtuar e hetimit, për të pasur pastaj prova të pakundërshtueshme. Ndihma më e parë iu është dhënë hetuesve nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave është ndjekur itinerari i autorit. Përveç rrobave, te Liqeni është gjetur dhe një celular i autorit.

    Në Lanë ka pasur vetëm pamje filmike të autorit, pra karakteristika trupore të tij. Ndërsa te provat te Liqeni janë gjetur provat e ADN-së. Autori ka dhe një vëlla binjak, ndaj dhe hetuesit e kanë pasur të vështirë të bëjnë identifikimin.

    Te celulari i gjetur te Liqeni janë zbërthyer të gjitha kontaktet, ku rezultonte se autori rrinte në zonën e Bërrylit, ndërsa vëllai binjak në Kërrabë. Vëllezërit i kishin prindërit të divorcuar dhe njëri rrinte me të atin, tjetri me të ëmën. Ernejt Shyti është filmuar nga një kamera sigurie, ku rezultonte se ai jetonte me nënën e tij. Duke pasur këtë kamera sigurie, lëvizjet e tij, që zbuloheshin nga celulari, është arritur të personalizohet nga binjaku, i cili jetonte te babai në Kërrabë”, u shpreh gazetarja.

    Më tej, gazetarja Lala foli për grupin e vrasësve, duke thënë se ata janë një grup që vepronin për interesa, pra për para, ndërsa urdhëruesit e vërtetë nuk janë zbuluar ende.

    “Bëhet fjalë për një grup vrasësish me pagesë, pra biznesmeni është ekzekutuar nga një bandë me pagesë. Më kryesori nga të arrestuarit është Skënder Vathi, që ka organizuar vrasjen e Behar Sofisë. Përmes personit të tij, Leonar Xhixha, ka rënë në kontakt me Xhuljano Vishën, të dy këta të fundit emra të njohur për drejtësinë. Ky i fundit njihej më herët me ekzekutorin Ernejt Shyti. Këtij të fundit i janë dhënë të dhëna për personin, fotografia, arma e krimit, i është premtuar edhe shuma prej 50 mijë eurosh. Ai ka survejuar për një kohë të gjatë shënjestrën, i cili ishte prekur nga koronavirusi dhe ka qëndruar për 19 ditë i izoluar në banesë. Autori e ka pritur ditë të tëra dhe në momentin që ka dalë nga banesa, e ka qëlluar me dy plumba, duke e lënë të vdekur".

    "Ky është një grup kriminal, që ka vepruar për interes, pra kundrejt pagesës, por policia dhe prokuroria nuk kanë vajtur ende tek urdhëruesit e vrasjes. Arrestimi i këtyre personave dhe fakti që ekzekutori është penduar dhe ka pranuar krimin është lehtësim i policisë. Ai është bërë tashmë i penduar i drejtësisë. Pista kryesore e hetimit ka të bëjë me prishjen e pazareve të trafikut të heroinës, sepse Behar Sofia ishte një person me shumë dritëhije, kishte lidhje shumë të forta me një grup kriminal, bashkë me të vëllanë. Nëse shkohet tek urdhëruesit, mund të kemi emra shumë të njohur të botës së krimit dhe të biznesit, të cilët mund të shkojnë prapa hekurave”, shtoi gazetarja Lala.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2016, 12:43
  2. Vlorë: Arrestohen dy vrasës me pagesë para se të kryenin atentatin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2015, 11:46
  3. Aleanca Kuqezi grup extremistnacionalist apo grup per te drejta kombetare
    Nga iktuus në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2011, 13:02
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2011, 09:08
  5. Zbardhet vrasja e emigrantit shqiptar në Greqi
    Nga Traboini në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 15:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •