Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Stërgjyshja e socialistëve Luljeta Bozo: "Enver Hoxha ka sjellë më shumë të mira se të këqija"

    “Enver Hoxha ka sjellë më shumë të mira se të këqija”, Jonila Godole: PS të mbajë qëndrim për deklaratën e pavend të Luljeta Bozos!

    Emri:  godole-600x375.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  55.2 KB

    Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, njëherazi shkrimtarja dhe pedagogia Jonila Godole, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryesuesja e listës së kandidatëve të PS në Tiranë, Luljeta Bozo, e cila u shpreh se Enver Hoxha ka sjellë më shumë të mira se të këqija.

    Ndërsa shprehet se është në pritje të një sqarimi nga Bozo, Godole i kujton inxhinieres se Kuvendi ka miratuar dy rezoluta që dënojnë krimet e komunizmit.

    Godole thekson se PS duhet të mbajë një qëndrim zyrtar për këtë deklaratë të pavend të kandidates për deputete, duke shtuar se: “Në një kontekst të ngjashëm në një shtet demokratik perëndimor në mos do të sillte pasoja deri edhe ligjore për këdo që relativizon apo glorifikon publikisht krimet e diktaturës, do të përballej me kritikë të prerë nga ana e një partie që operon mbi vlera demokratike”.

    Komenti i plotë

    Në pritje të një sqarimi nga zonja Bozo dhe partia që e ka kandiduar si deputete në Tiranë, pas deklaratës së saj se „Enver Hoxha i ka sjellë më shumë të mira se të këqija“.

    Mbase zonja në fjalë nuk e di që Kuvendi i Shqipërisë, në të cilin ajo synon të ulet si deputete pas zgjedhjeve të 25 prillit ka miratuar së paku dy rezoluta, për të respektuar një sërë iniciativash dhe rezolutash të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës (në vitet 1996, 2006, 2009, 2019), Deklaratën e Pragës (2008) “Mbi ndërgjegjen europiane dhe komunizimin” që përcaktonte angazhimin për të dënuar krimet e komunizmit, sipas praktikës së Gjyqit të Nyrenbergut, si krime kundër njerëzimit, etj.

    Konkretisht në Rezolutën Nr.11 e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 30 tetor 2006 „Për dënimin e krimeve të kryera gjatë regjimit komunist në Shqipëri“ shkruhet e zezë mbi të bardhë se „regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij që qeverisi Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, u karakterizua nga dhunimi masiv i të drejtave të njeriut, vrasjet dhe ekzekutimet individuale dhe kolektive, me dhe pa gjyq, vdekjet në kampet e përqendrimit, vdekjet nga uria, torturat, dëbimet, puna skllavëruese, terrori fizik dhe psikologjik, gjenocidi për shkak të origjinës politike apo trashëgimisë së pronës, si dhe dhunime të lirisë së ndërgjegjes, mendimit, shprehjes, lirisë së shtypit, lirisë së besimit fetar dhe lirisë së pluralizmit politik“ (Neni 2, Rezoluta 11, 2006).

    Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar më 27 tetor 2016 edhe Rezolutën „Për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut“.

    Mirë do të ishte që këto rezoluta të njiheshin si nga qytetarë, ashtu edhe nga parlamentarë e kandidatë për deputetë.

    Por edhe nëse zonja Bozo nuk i i ka lexuar këto rezoluta, dhe pavarësisht prejardhjes së saj familjare të privilegjuar mbase nga regjimi, ajo, me përvojën e saj të gjatë jetësore nuk mund të mos i njohë këto fakte. Dhe kësisoj ajo nuk mund të glorifikojë publikisht „sukseset industriale“ të komunizmit, kur sot edhe nxënësit e dinë se këto vepra janë kryer më së shumti me gjakun dhe jetën e të burgosurve politikë, apo me punën e tyre të detyruar prej skllavi në kampet e burgjet e Hoxhës në gjithë vendin.

    Më e pakta që ajo mund të bënte është të kërkojë ndjesë publike për glorifikim të një regjimi që vrau, burgosi mijëra burra e gra, dhe internoi e persekutoi mijëra familje për gjysmë shekulli. Para kësaj panorame vrastare sistematike, gjithë „sukseset“ e tjera janë të papërfillshme. Ky nuk është modeli i përfaqësuesit të shtetit që mund t‘i ofrojmë brezit të ri dhe shoqërisë shqiptare.

    PS gjithashtu duhet të mbajë një qëndrim zyrtar për këtë deklaratë të pavend të kandidates për deputete, e cila në një kontekst të ngjashëm në një shtet demokratik perëndimor në mos do të sillte pasoja deri edhe ligjore për këdo që relativizon apo glorifikon publikisht krimet e diktaturës, do të përballej me kritikë të prerë nga ana e një partie që operon mbi vlera demokratike.

    Sepse nuk mjafton vetëm që lista të ketë kandidatë të pastër, të parrokuptuar dhe pa lidhje kriminale, por edhe që ata të mos glorifikojnë e justifikojnë krimet e regjimit të djeshëm. Kush mbyll sytë para krimit të djeshëm, nuk e ka për gjë të justifikojë të sotmin. Përndryshe çdo premtim për pastërti figure është demagogji.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Stërgjyshja e socialistëve Luljeta Bozo: "Enver Hoxha ka sjellë më shumë të mira se të këqija"

    Luljeta Bozo ishte 47 vjeç kurr rregjimi komunist u rrëzua. Sot është 77 vjeç. Edhe pas 30 vjetësh kohë për të reflektuar e divorcuar ideologjinë komuniste dhe djallin me brirë, ajo nuk e bën dot një gjë të tillë. Sot Luljeta Bozo është në krye të listës socialiste për Tiranën.

    Me 77-vjeçaret komuniste Partia Socialiste po shkon e sigurt drejt të ardhmes... varrit.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:36
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2018, 03:02
  3. Enver Hoxha: "Ja si e asgjesova kunatin tim Bahri Omari!"
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-09-2015, 12:26
  4. Bosi i Kamorras: "Në Shqipëri komandonim ne dhe jo Enver Hoxha"
    Nga Darius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 27-08-2015, 10:19
  5. Diktatoret me te "cmendur", Enver Hoxha ne vendin e trete
    Nga juelda në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 05:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •