Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    220

    Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret? PUBLIKUAR NË : 09:25 - 12/03/21

    Pirro Prifti

    Dihet qe vetëm vaksinimi masiv i popullatës mund të ndërpresë pandeminë dhe kjo në Shqipëri mund të arrihet nëse do të duhet të vaksinohen e gjithë grup-mosha e rritur 15-65 vjeç dhe e gjithë grup mosha e tretë mbi 65 vjeç (tek gratë mbi 60 vjeç).

    Mënyra tjetër për të ndërprerë Pandeminë është e ashtuquajtura arritja e `Imunitetit të Tufës` i cili arrihet sipas të dhënave shkencore kur infeksionin COVID-19 ta ketë kaluar2/3 e popullatës ose afër 70% e saj.

    Rrezikshmëria për të arritur `imunitetin e tufës` qëndron më tepër tek koha e zgjatur e infeksionit në popullatë e cila deri më në Shqipëri e ka kaluar 1vit, ndërsa shihet se një Pandemi vazhdon rreth 2 vjet. E keqja e zgjatjes së kohës është se gjatë Pandemisë do të vdesin më shumë njerëz në krahasim me vaksinimin masiv të popullatës vaksinim i cili nëse ekzistojnë të gjitha mundësitë mund të mbarojë për 3 muaj e sigurisht do të ketë shumë më pak vdekshmëri. Aktualisht Vaksinimi Masiv po vazhdon me ritme të shpejta në SHBA e Izrael

    Testimet kanë treguar se Johnson&Johnson është 66 për qind efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit. Ajo është 85 për qind efektive në mbrojtjen kundër sëmundjes së rëndë.

    Ritmi i vaksinimit në vëndet paraqitet kështu me raportin e vaksinimeve për 100 banorë deri në 10 mars 2021:

    Izraeli 100 vaksinime /100.1 banorë

    Ishujt Seyshelle 100 vaksinime / 89 banorë

    UAE 100 vaksinime / 59.2 banorë

    SHBA 100 vaksinime / 28.8 banorë

    Serbia 100 vaksinime / 25.1 banorë

    Hungaria 100 vaksinime / 13.9 banorë

    Turqia 100 vaksinime / 12.1 banorë

    Greqia 100 vaksinime / 11.1 banorë

    Rumania 100 vaksinime / 10.2 banorë

    Italia 100 vaksinime / 9.9 banorë

    BE 100 vaksinime / 9.9 banorë

    Gjermania 100 vaksinime / 9.8 banorë

    Bulgaria 100 vaksinime / 4.4 banorë

    Shqiperia 100 vaksinime / 0.7 banorë

    Mali i Zi 100 vaksinime / 0.5 banorë

    Ne këtë tabelë tregohet se Izraeli është vendi i parë që e ka realizuar 10% vaksinimin dhe praktikisht Pandemia në Izrael ka ndalur.

    Siguria e Vaksinave është e ndryshme. Vaksinat e teknologjisë së re me mRNA si Pfitser&Biontech dhe Moderna kane efikasitet të lartë pas dozës së dytë dhe mbrojnë mirë duke parandaluar rastet e rënda. Vaksinat e tjera të bera me vektorë të virusit të modifikuar të shimpanzesë ChAdOx1 si Astra&zeneça, Sinovac

    Deri më sot janë prodhuar në botë:

    – dy vaksina tip mRNA (the Pfizer–BioNTech vaçine and the Moderna vaçine),

    – katër vaksina konvencionale të inaktivizuara (BBIBP-CorV, Covaxin, CoronaVac, CoviVac [ru]),

    – katër vaksina me vektore virale (Sputnik V, Oxford–AstraZeneca vaçine, Convidicea, Johnson & Johnson vaçine),

    – dy vaksina me nën-njësi proteinike (EpiVaçorona and RBD-Dimer).

    Efikasiteti i vaksinave mbetet deri tani:

    Pfitzer&Biontech vaçines 95% doza e dytë

    Developed by J&J’s vaçines division, Janssen Pharmaceuticals 85%

    Astra&Zeneca vaçines 63.09%-82% doza e dyte

    Moderna vaçine 52.4 -92.1 doza e dyteëë

    Sinovac (Sinofarm) vaçine 50.4- 78% në rastet e mesme dhe 100% në parandalimin e rasteve të rënda

    Sputnik V vaçine – deri në 92% .

    Rrezikshmëria e këtyre vaksinave ose siç përmendet në mjekësi- fenimenet anësore të vaksinave janë të ndryshme.

    Informacioni më i fundit është për vaksinat Astra&Zenca, për të cilën autoritetet daneze kanë ndërprerë vaksinimin me këtë vaksinë në Danimarke për shkak të fenimenit të formimit të trombzave pas vaksinimit tek njerëzit e vaksinuar me këtë vaksinë. Sidoqoftë EMA theksoi se nuk ka asnjë vaksinim nuk ka shkaktuar një gjëndje të tillë si përmëndi Ministri i Shëndetësisë së Danimarkës Magnus Heunicke në twitter.

    Sa për Vaksinat e reja mRNA, reaksionet më të rënda si reaksionet Anafilaktike atë janë 4.5 raste për 1 milion për vaksinën Pfitzer&Biontech dhe 2.5 raste për 1 milion vaksinime.

    Vaksinat Johnson & Johnson dhe Oxford-AstraZeneca janë më pak efektive se dy të parat por kanë efekte anësore të ngjashme si: dhimbje krahu, ethe, të dridhura me temperaturë deri në 38oC.

    Efektet anësore ndodhin më shumë pas dozës së dytë.

    Efektet anësore pas injeksionit të vaksinës kineze CoronaVac janë shumë të pakta dhe të lehta dhe përfshijnë temperature, ethe, dhimbje në vëndin e injeksionit

    Efektet anësore të Sputnik V ishin të rralla e të ngjashme me ato të gripit dhe dhimbje në vendin e injeksionit .

    Në përgjithësi efektet anësore të moderuara përbënin rreth 10% të rasteve të vaksinuara , ndërsa për disa batche vaksinash Astra%Zeneca efektet anësore mund te shkonin deri në 40%, gjë e cila detyroi që të ndërpriteshin vaksinimi me këtë vaksinë tek disa spitale në Francë gjatë vaksinimeve të personelit shëndetësor.

    Ardhja e vaksinave të ndryshme në Shqipëri dhe vaksinimi i popullatës, do të përshpejtojë ndërprerjen e Pandemisë dhe rifillimin e jetës normale në Shqipëri.

    Kujdes duhet patur se nga merren këto vaksina dhe se si respektohen rregullat e mbajtjes së vaksinave në frigorifer, si dhe gatishmëria e ndihmës së parë për të ndihmuar të vaksinuarit që mund të kenë efekte anësore.

    Sigurisht tek vaksina Pfitzer&Biontech ka patur raste reaksionesh anafilaktike dhe shfaqje te infeksionit COVID-19 në periudhat menjëherë aspo disa ditë pas vaksinimit. Kjo për arësye se formimi i antikorpeve pas vaksinimit është i ngadaltë dhe duhen 1-2 javë për tu formuar antikorpet kundër virusit COVID-19.

    Për këtë arësye është e domosdoshme që duhet të vazhdohen masat mbrojtëse anti COVID-19 edhe disa ditë pas bërjes së çdo lloj vaksine si mbajtja e maskës-distanca 2m larg njëri tjetrit, higjiena personale.

    Së fundmi është e domosdoshme që personat që vaksinohen nuk duhet të bëjnë vaksinën nëse ata para se të bëhet vaksina kanë temperaturë apo janë në gjendje të rëndë nga sëmundje të tjera. /Gazeta Liberale

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro2020 për postimin:

    Eloh ! (12-03-2021)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    Kur një vaksinë prodhohet në kohë rekord, duke përdorur një teknologji të re, çdo numër efikasiteti që dëgjoni apo lexoni është një trillim mediatik i prodhuar për konsum të brendshëm. Si mund të provosh ti efikasitetin e një vaksine kur ti kishe vetëm 2-3 muaj për ta testuar? Për të dalë me një përfundim të saktë shkencor, se sa efikase është një vaksinë, duhet kohë dhe një numër sa më i madh njerëzish që marrin pjesë në testimet klinike. Mund të bësh edhe një test në 10 veta, e të dalësh e të thuash që meqenëse 1 në 10 pacientë pati komplikacione, vaksina është 90% efikase. Po a mund të përmbajë një grup prej 10 vetash një përfaqësues të të gjitha etnive, grupomoshave, probleme me shëndetin, që ka gjithë bota? Vaksina është prodhuar e testuar lokalisht, por po shitet e shpërndahet në mbarë botën. Dhe të gjithë e dimë që njerëzit e botës kanë karakteristika dalluese etnike, gjenetike, historike në lidhje me shëndetin, e nuk mund të aplikosh një vaksinë për të gjithë.

    Njerëzit janë frikësuar nga pandemi, me ose pa të drejtë. Dhe njeriu kur është i mbizotëruar nga frika, merr vendime të nxituara dhe të gabuara. Ekziston një mit që përhapet nëpër megafonët e mediave botërore që "vaksina është arma më e fortë kundër pandemisë". Nuk ka asnjë bazë shkencore apo llogjike.

    - Vaksina nuk garanton që ti nuk do të sëmuresh nga virusi.
    - Vaksina mbron vetëm njeriun e vaksinuar, jo njerëzit rreth tij.
    - Se pse ti u vaksinove, nuk do të thotë se ti nuk je mbartës e shpërndarës i virusit tek njerëzit e tjerë në familje apo shoqëri.
    - Vaksina nuk eliminon virusin apo i jep fund pandemisë, vaksina vetëm redukton pasojat e virusit, vdekshmërinë e njerëzve te kapur nga virusi.
    - Cdo pandemi në historinë e njerëzimit, ikën vetvetiu me kohën, kur shumica e njerëzve infektohen prej pandemisë, e kalojnë atë, e fitojnë imunitet të brendshëm.

    Pyetja më e rëndësishme që duhet bërë është:

    - Cilat grupe shoqërore janë të rrezikuara për jetën nga virusi?

    Po të shikojmë statistikat e vdekjeve në mbarë botën në vitin e fundit, do të vëmë re se grupet më të rrezikuara janë:

    1. Moshat e mëdha 70+ vjeç me një sistem imunitar të dobësuar. Numri më i madh i vdekjeve është mes këtij grupi.
    2. Virusi shërben si katalizator për të shkaktuar komplikacione me shëndetin dhe sjell vdekjen tek njerëzit që janë obezë, shumë mbi-peshë.
    3. Virusi u ka sjellë vdekjen edhe njerëzve që vuajnë nga sëmundje kronike: diabeti, azma, etj.
    4. Virusi nuk përbën një kërcënim për jetën për fëmijët nëpër shkolla dhe grupmoshat nën 70 vjeç.

    Pra të parët dhe të vetmit që duhet të vaksinohen, janë grupet e njerëzve që virusi ka vënë në shënjestër. Këta kanë nevojë për mbrojtjen e stimuluar imunitare që ofron vaksina. Eshte gabim i madh, per mendimin tim, per cdo qytetar qe nuk i perket ketyre grupeve në rrezik që të vaksinohet. Si çdo pandemi në historinë e njerëzimit, imuniteti i turmës nuk krijohet nga vaksina, por nga ekspozimi ndaj virusit dhe kalimi e luftimi i virusit. Kjo është mënyra më e mirë dhe natyrale që trupi i njeriut ka luftuar viruset për mijëra vjet. Ky virus e kjo pandemi, ndryshe nga cfare lexoni e degjoni nga astopolantet e mediave, nuk eshte "nje rrezik i ri për jetën". Njeriu është përballur, do të përballet me viruse të tilla gjatë gjithë jetës së tij mbi tokë. Kjo është mënyra se si ne fitojmë imunitet në mënyre natyrale. Të gjitha ata fëmijë e njerëz të shëndetshëm, duhet të fitojnë imunitetin e tyre duke u ekspozuar ndaj virusit, dhe duke e kaluar gripin për herë të parë. Kjo është edhe mënyra më e shpejtë për ti dhënë fund pandemisë, pasi imuniteti i turmës rritet në kohë rekord kur njerëzit ekpozohen ndaj virusit dhe jo kur i fshihen atij. Dhe ideja se virusi dhe pandemia luftohet duke u mbyllur në shtëpi, është një argument i çmendur politik, pa asnjë bazë shkencore apo historike. Dhe këtë e bëjnë të gjithë ata që kanë një interes politik/ekonomik që ta tejzgjatin sa të mundin jetëgjatësinë e këtij virusi duke vonuar imunitetin e turmës.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2021 më 10:40

  4. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    Dilema e vaksinave eshte si ajo e shkences: eshte per te miren apo per te keqen?

    Me cfare shof rrotull si individ, njerezit po jetojne me gjate fale vaksinave ne nje kohe qe para nje shekulli vdisnin nga semundje qe jane pothuajse zhdukur.

    Sigurisht qe cdo dileme mund te perdoret politikisht, qofshin vaksinat apo perdhunimi i nje femre nga te huaj, etj.

    Kjo eshte nje periudhe ku njerezve iu kujtohet qe jane njerez dhe epidemite jane pjese e procesit; nuk mund te injoroje kush cfare po ndodh.

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    Ne vitet 1980 mos gaboj, Kongresi amerikan në Amerikë nxorri një ligj ku:

    - Kompanitë farmaceutike nuk kishin më asnjë përgjegjësi ligjore në lidhje me vaksinën që prodhonin dhe dëmet shëndetësore që mund të shkaktonin në popull.
    - Shteti amerikan krijoi një fond vjetor që shkon disa miljarda $$$ për të kompensuar të gjithë njerëzit që janë dëmtuar nga vaksinat.
    - Njerëzit e dëmtuar nga vaksinat dhe familjet e tyre, mund të shkonin në këtë "Gjykatë Vaksinash" dhe të ngrinin një padi, një çështje ku kërkonin kompensim për dëmin e shkaktuar. Çështja do të vlerësohej nga ekspertët e asaj fushe dhe do të merrnin një vendim nëse padija kish merita apo jo.
    - Për hir të shëndetit publik, shteti Amerikan ulte edhe standardet e testimit të vaksinave, krahasimisht me ilaçet e tjera që këto kompani shesin në treg. Nëse për të prodhuar një ilaç të ri që kuron le të themi diabetin, duhet plot një dekadë testimi klinik në disa faza, ky standard nuk u aplikohet vaksinave.

    Ky ka qenë "standardi i vaksinave në Amerikë" në 30-40 vitet e fundit. Dhe duke qenë se kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë janë amerikane, ky ka qenë edhe standardi i mbarë botës për vaksinat. Por a i dinë të gjitha këto fakte njerëzit në lidhje me vaksinat që futin në trupin e tyre? Nipi i presidentit amerikan JFK, Robert Kennedy Jr, është një nga zërat më të respektuar në Amerikë që e ka ngritur këtë problem me vaksinat për vite të tëra, por pa mundur që të sjelli ndonjë ndryshim pozitiv të dukshëm. Do gjesh plot fjalime dhe ligjërata të tij me fakte në Internet, ku mund të mësosh më shumë për këtë problem me vaksinat, që përpara se pandemia të na vinte.

    Ku është problemi me këtë sistem vaksinimi?

    - Kur një kompani nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për dëmin që vaksina e saj mund të shkaktojë në njerëz, a është ajo kompani më e prirur për të testuar vaksinat e saja për një kohë më të gjatë para se ti nxjerri në treg? Jo, motivi i saj është vetëm ai financiar, shitja e vaksinës në sa më shumë njerëz.

    - Nëse larg qoftë një i afërmi ynë vdes nga marrja e një vaksine, pasi krijoi një reaksion në trupin e tij, unë e ti si qytetarë nuk kemi më asnjë të drejtë ligjore që ti drejtohemi gjykatës për të hedhur në gjyq kompaninë që e prodhon atë vaksinë. Dhe fondi i caktuar si fond kompensimi, ofron vetëm kompensim financiar për dëmin e shkaktuar, humbjen e jetës apo sëmundjen kronike të shkaktuar nga vaksina. Faji ngelet jetim dhe sistemi vazhdon të funksionojë pa u korrigjuar kurrë.

    - Ajo "Gjykata e Vaksinave" që ka ngritur shteti, nuk bën publike statistikat e të dhënat e saja në lidhje me ceshtjet e ngritura atje, i mban larg syve të publikut. Të njëjtën gjë bëjnë edhe agjensitë e shërbimit shëndetësor publik në Amerikë. Askush nuk raporton shifra në lidhje me pasojat pozitive apo negative të vaksinave.

    Dhe nuk kemi dalë akoma tek shqetësimet shkencore me vaksinat, këto ishin vetëm shqetësimet ligjore dhe administrative.

    - Vaksinat historikisht përmbajnë dy lëndë toksike, mërkurin dhe aluminin. Efektet negative të mërkurit në trurin e njerëzve, veçanërisht fëmijëve, njihen. Por ajo që nuk njihet është që vaksinat përmbajnë edhe alumin, që nga studimet më të fundit të shkencës konsiderohet si lëndë toksike për shëndetin e njeriut, dhe disa studime shkencore e kanë lidhur nivelin e lartë të aluminit me sëmundjen e alzeimerit dhe sëmundje të reja që doktorët nuk dinë as ti diagnostikojnë, e jo më ti shërrojnë. Një dokumentar u bë në Francë për këtë problem, dhe u dubluar edhe në Amerikë, por sa e hodhën në Youtube, Google dhe gjithë ustallarët e mediave e hoqën nga qarkullimi, për ta mbajtur larg syve të publikut. Edhe pse në atë dokumentar flasin vetë qytetarët e prekur nga këto efekte, dhe doktorët e kësaj fushe.

    - Vaksinat historikish janë prodhuar me qeliza kafshësh, jo njerëzish. Një tjetër aspekt negativ i vaksinimit që është zbuluar kohët e fundit nga shkencëtarët e kësaj fushe, është lidhja e kalimit të viruseve të kafshëve tek njeriu nëpërmjet vaksinën. Këto quhen "retroviruses" ose viruse të fjetur, që mund të jenë në sistemin e një kafshe apo një njeriu për një kohë të gjatë, nuk krijojnë asnjë dëm për shëndetin, por në momentin që dikush vaksinohet, sistemi imunitar vë alarmin dhe fillon të luftojë gjithcka të huaj në organizëm, dhe kjo sjell edhe rizgjimin e këtyre viruseve të fjetura tek njerëzit. Viruse që ne i kemi marrë nga qelizat e kafshëve, dhe falë vaksinimit, i aktivizojmë pa dashur.

    - Numri i madh i vaksinave që u injektohen fëmijëve sot krahasimisht me një apo dy dekada më parë. Po të shikosh se sa vaksina janë të detyrueshme sot për ta shpënë fëmijën në një shkollë publike në Amerikë, ky numër është 3-4 herë më i madh se një brez më parë. A janë të gjithë këto vaksina vërtet të nevojshme për fëmijët tanë? Dhe a duhet të bëhen në një moshë kaq të vogël dhe së bashku? Prindërit e fëmijëve autikë në Amerikë për shembull, shumë prej tyre besojnë se vaksinat janë ato që e shkaktojnë këtë zhvillim të vonuar mendor të fëmijëvë të tyre. Dhe e bazojnë këtë gjë tek fakti se ndryshimi tek fëmija i tyre fillon pikërisht në moshën 18 muajsh kur marrin dozën e një vaksine MMR që është tre vaksina në një injektim.

    - Dhe dalim tek esenca e problemit me vaksinat. Askush nuk e vë në mëdyshje anën pozitive të vaksinës. Rrënja e problemit me vaksinat është se ato nuk janë testuar sa duhet dhe siç duhet. Dhe ky është një shqetësim i jashtëzakonshëm njerëzor dhe shkencor. Shkenca është e ngritur mbi testimin e vazhdueshëm dhe përpunimin e të dhënave të mbledhura nga këto testime. Kjo nuk është bërë siç duhet dhe sa duhet me vaksinat. Dhe kjo ka krijuar një problem të madh, se ne sot nuk kemi të dhënat e duhura shkencore, për të provuar që vaksinat apo vaksina të caktuara nuk krijojnë probleme për shëndetin. Dhe vaksina, ndryshe nga çdo produkt tjetër farmaceutik, u injektohet gjithë njerëzve të botës! Si ata grupe që janë kundër vaksinave, edhe ata grupe që janë pro-vaksinave, janë duke mbajtur një qëndrim në ajër, pasi askush nuk i ka testuar këto vaksina sa duhet, dhe askush nuk e ka bërë publik këtë informacion për publikun e gjerë të botës. Dhe kjo është zemra e problemit. Nëse kjo do të adresohej ligjërisht dhe duke i ndryshuar standardet e prodhimit dhe testimit të vaksinave, askush nuk do të kish problem me to.

    Njerëzit duhet t'i dinë të gjitha këto gjëra, dhe të peshojnë anën pozitive dhe negative të vaksinës, dhe riskun që ata kanë karshi këtij virusi, para se të marrin një vendim.

    Albo

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,877

    Për: Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    Problemi kryesor vaksinave eshte se afrojne zgjidhje afat shkurter, ndersa forcimi i sistemit imunitar ne menyre natyrale, shoqeruar kjo edhe me nje menyre jetese te shendetshme i largon viruset njehere e pergjithmone nga trupi juaj ose edhe nese keto viruse ju sulmojne nuk ju bejn dem permanent te trupi apo mendja juaj

    Ashtu si prodhuesit e armeve krijojne konflikte per te shitur armet tyre, edhe multinacionalet farmaceutike krijojne viruse per te shitur vaksinat e tyre ,

    Eshte ceshtje e lidhur me sistemin ku jetojme

    Po ne cfare sistemi jetojme ????

    Sistemi quhet kapitalizem

    aha ketu gjerat nderlikohen shume,me mire e lejme fare kete muhabet se kalojme ne ceshtje ideologjike

  7. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet 1980 mos gaboj, Kongresi amerikan në Amerikë nxorri një ligj ku:

    - Kompanitë farmaceutike nuk kishin më asnjë përgjegjësi ligjore në lidhje me vaksinën që prodhonin dhe dëmet shëndetësore që mund të shkaktonin në popull.
    - Shteti amerikan krijoi një fond vjetor që shkon disa miljarda $$$ për të kompensuar të gjithë njerëzit që janë dëmtuar nga vaksinat.
    - Njerëzit e dëmtuar nga vaksinat dhe familjet e tyre, mund të shkonin në këtë "Gjykatë Vaksinash" dhe të ngrinin një padi, një çështje ku kërkonin kompensim për dëmin e shkaktuar. Çështja do të vlerësohej nga ekspertët e asaj fushe dhe do të merrnin një vendim nëse padija kish merita apo jo.
    - Për hir të shëndetit publik, shteti Amerikan ulte edhe standardet e testimit të vaksinave, krahasimisht me ilaçet e tjera që këto kompani shesin në treg. Nëse për të prodhuar një ilaç të ri që kuron le të themi diabetin, duhet plot një dekadë testimi klinik në disa faza, ky standard nuk u aplikohet vaksinave.

    Ky ka qenë "standardi i vaksinave në Amerikë" në 30-40 vitet e fundit. Dhe duke qenë se kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë janë amerikane, ky ka qenë edhe standardi i mbarë botës për vaksinat. Por a i dinë të gjitha këto fakte njerëzit në lidhje me vaksinat që futin në trupin e tyre? Nipi i presidentit amerikan JFK, Robert Kennedy Jr, është një nga zërat më të respektuar në Amerikë që e ka ngritur këtë problem me vaksinat për vite të tëra, por pa mundur që të sjelli ndonjë ndryshim pozitiv të dukshëm. Do gjesh plot fjalime dhe ligjërata të tij me fakte në Internet, ku mund të mësosh më shumë për këtë problem me vaksinat, që përpara se pandemia të na vinte.

    Ku është problemi me këtë sistem vaksinimi?

    - Kur një kompani nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për dëmin që vaksina e saj mund të shkaktojë në njerëz, a është ajo kompani më e prirur për të testuar vaksinat e saja për një kohë më të gjatë para se ti nxjerri në treg? Jo, motivi i saj është vetëm ai financiar, shitja e vaksinës në sa më shumë njerëz.

    - Nëse larg qoftë një i afërmi ynë vdes nga marrja e një vaksine, pasi krijoi një reaksion në trupin e tij, unë e ti si qytetarë nuk kemi më asnjë të drejtë ligjore që ti drejtohemi gjykatës për të hedhur në gjyq kompaninë që e prodhon atë vaksinë. Dhe fondi i caktuar si fond kompensimi, ofron vetëm kompensim financiar për dëmin e shkaktuar, humbjen e jetës apo sëmundjen kronike të shkaktuar nga vaksina. Faji ngelet jetim dhe sistemi vazhdon të funksionojë pa u korrigjuar kurrë.

    - Ajo "Gjykata e Vaksinave" që ka ngritur shteti, nuk bën publike statistikat e të dhënat e saja në lidhje me ceshtjet e ngritura atje, i mban larg syve të publikut. Të njëjtën gjë bëjnë edhe agjensitë e shërbimit shëndetësor publik në Amerikë. Askush nuk raporton shifra në lidhje me pasojat pozitive apo negative të vaksinave.

    Dhe nuk kemi dalë akoma tek shqetësimet shkencore me vaksinat, këto ishin vetëm shqetësimet ligjore dhe administrative.

    - Vaksinat historikisht përmbajnë dy lëndë toksike, mërkurin dhe aluminin. Efektet negative të mërkurit në trurin e njerëzve, veçanërisht fëmijëve, njihen. Por ajo që nuk njihet është që vaksinat përmbajnë edhe alumin, që nga studimet më të fundit të shkencës konsiderohet si lëndë toksike për shëndetin e njeriut, dhe disa studime shkencore e kanë lidhur nivelin e lartë të aluminit me sëmundjen e alzeimerit dhe sëmundje të reja që doktorët nuk dinë as ti diagnostikojnë, e jo më ti shërrojnë. Një dokumentar u bë në Francë për këtë problem, dhe u dubluar edhe në Amerikë, por sa e hodhën në Youtube, Google dhe gjithë ustallarët e mediave e hoqën nga qarkullimi, për ta mbajtur larg syve të publikut. Edhe pse në atë dokumentar flasin vetë qytetarët e prekur nga këto efekte, dhe doktorët e kësaj fushe.

    - Vaksinat historikish janë prodhuar me qeliza kafshësh, jo njerëzish. Një tjetër aspekt negativ i vaksinimit që është zbuluar kohët e fundit nga shkencëtarët e kësaj fushe, është lidhja e kalimit të viruseve të kafshëve tek njeriu nëpërmjet vaksinën. Këto quhen "retroviruses" ose viruse të fjetur, që mund të jenë në sistemin e një kafshe apo një njeriu për një kohë të gjatë, nuk krijojnë asnjë dëm për shëndetin, por në momentin që dikush vaksinohet, sistemi imunitar vë alarmin dhe fillon të luftojë gjithcka të huaj në organizëm, dhe kjo sjell edhe rizgjimin e këtyre viruseve të fjetura tek njerëzit. Viruse që ne i kemi marrë nga qelizat e kafshëve, dhe falë vaksinimit, i aktivizojmë pa dashur.

    - Numri i madh i vaksinave që u injektohen fëmijëve sot krahasimisht me një apo dy dekada më parë. Po të shikosh se sa vaksina janë të detyrueshme sot për ta shpënë fëmijën në një shkollë publike në Amerikë, ky numër është 3-4 herë më i madh se një brez më parë. A janë të gjithë këto vaksina vërtet të nevojshme për fëmijët tanë? Dhe a duhet të bëhen në një moshë kaq të vogël dhe së bashku? Prindërit e fëmijëve autikë në Amerikë për shembull, shumë prej tyre besojnë se vaksinat janë ato që e shkaktojnë këtë zhvillim të vonuar mendor të fëmijëvë të tyre. Dhe e bazojnë këtë gjë tek fakti se ndryshimi tek fëmija i tyre fillon pikërisht në moshën 18 muajsh kur marrin dozën e një vaksine MMR që është tre vaksina në një injektim.

    - Dhe dalim tek esenca e problemit me vaksinat. Askush nuk e vë në mëdyshje anën pozitive të vaksinës. Rrënja e problemit me vaksinat është se ato nuk janë testuar sa duhet dhe siç duhet. Dhe ky është një shqetësim i jashtëzakonshëm njerëzor dhe shkencor. Shkenca është e ngritur mbi testimin e vazhdueshëm dhe përpunimin e të dhënave të mbledhura nga këto testime. Kjo nuk është bërë siç duhet dhe sa duhet me vaksinat. Dhe kjo ka krijuar një problem të madh, se ne sot nuk kemi të dhënat e duhura shkencore, për të provuar që vaksinat apo vaksina të caktuara nuk krijojnë probleme për shëndetin. Dhe vaksina, ndryshe nga çdo produkt tjetër farmaceutik, u injektohet gjithë njerëzve të botës! Si ata grupe që janë kundër vaksinave, edhe ata grupe që janë pro-vaksinave, janë duke mbajtur një qëndrim në ajër, pasi askush nuk i ka testuar këto vaksina sa duhet, dhe askush nuk e ka bërë publik këtë informacion për publikun e gjerë të botës. Dhe kjo është zemra e problemit. Nëse kjo do të adresohej ligjërisht dhe duke i ndryshuar standardet e prodhimit dhe testimit të vaksinave, askush nuk do të kish problem me to.

    Njerëzit duhet t'i dinë të gjitha këto gjëra, dhe të peshojnë anën pozitive dhe negative të vaksinës, dhe riskun që ata kanë karshi këtij virusi, para se të marrin një vendim.

    Albo
    Si gjithmone postet e tua jane te bukura dhe shume informative.
    Jam dakort me ato qe jane shkruar ketu.
    Do te shtoja ketu ndikimin e merkurit dhe aluminit dhe kur paraqesin rrezikshmeri.
    Nqs sasia e ketyre elementeve ne gjak eshte shume shume e vogel atehere kjo nuk perben rrezik fare
    per shendetin.Ne sasira shume te vockla keto konsiderohen si mikroelemente dhe vleresohen si trace(gjurme)
    ne analizat e gjakut.Ne keto raste nuk ka fare ndikim ne shendet,nuk jep simptoma shqetesimi.
    Ne rast se sasia e aluminit dhe merkurit eshte e larte atehere kjo eshte serioze,personi me nivele te larta do ndjehet shume keq
    do bjere ne shtrat i semure do perfundoje ne spital.Ne situata te tilla mund te demtohet shume melcia.Melcia eshte e paafte
    te neutralizoje sasi te larte merkuri dhe alumini dhe ndodh helmimi,intoksikimi i personit,ai s'eshte ne gjendje te ece te levize.
    Merkuri dhe alumini ne sasi e larta mund te shkaktojne edhe kancerin.
    Vaksinat e krijuara nga Pfizer dhe Moderna ne fakt jane nje perzierje kimikatesh.
    Teknikisht eshte droge,por i kane vene emrin vaksine sepse qellimi i saj eshte te provokoje sistemin imunitar te krijoje antitrupat..
    Ajo ne fakt eshte droge sepse eshte perzierje kimikatesh.Edhe drogat qe qarkullojne ilegalisht dhe perdoren jane nje perzierje kimikatesh.
    Efektet anesore shpresohet te ndodhin pas vaksinimit,jane efekte te pashmangshme sepse pjese e ketyre kimikateve perhapen deri ne tru,perhapen ne gjak ne limfe
    dhe deri diku humbet ekuilibri natyral shendetsor.Dikush qe ben vaksine do ndjeje dhimbje krahu, dikush do kete ethe,dikush do ndjehet i lodhur etj.
    ===
    Nje problem me provat e vaksinave eshte se zakonisht ne provat me njerez vullnetare,kush shkon aty vullnetar?
    Aty shkojne vullnetare njerez qe duan te marrin para,paguhen
    nga klinika qe ben provat.Kush jane nje pjese e ketyre personave.
    Pjesa me e madhe jane drogaxhinj ,plera,llumi i shoqerise qe kerkon te marre leke nga provat me vaksinimin dhe me ato leke te bleje droge.
    Ka edhe njerez te rregullt qe shkojne vulnetare,por shumica qe shkon aty jane me probleme droge,me probleme shendeti.
    Tashti efekti anesor te len konfuz sepse nuk mund te percaktosh,ky efekt anesor vjen sepse personi eshte drogaxhi, ka droge ne sistem?personi ka probleme shendetI
    qe jane shkaku i simptomave? apo eshte thjesht efekt anesor shkaktuar nga vete vaksina.
    Komplet komuniteti shkencor qe merret me pune kerkimore dhe zhvillimin krijimin e vaksinave duhet te ndryshoje metodat per te pershpejtuar krijimin e vaksinave per te pakten 1 deri 1 vit e gjysem.Eksperienca e krijuar me vaksinen kunder covid 19 eshte nje shembull,nje fakt qe vaksina te ndryshme mund te krijohen dhe vihen ne perdorim per te pakten 1 vit 1 vit e gjysem.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    Me sa kuptoj une qellimi pse provat ne njerez me vaksinimet synojne gjithmone nje numer te madh
    mbi 10 mije vullnetare eshte qe kompania qe ka krijuar vaksinen te regjistroje nga provat te gjitha
    efektet anesore dhe vleresoje cilat jane efektet anesore te mundshme ne popull, sa rrezikshmeri kane dhe sa zgjatin.
    Te studioje lidhjen e simptomave me perbersit kimike
    te vaksines.Kush nga perberesit kimik mund te shkaktoje me shume simptoma/efekte anesore?
    Por ajo qe eshte me e rendesishmja kompania farmaceutike nga provat do te sigurohet qe vaksinimi nuk shkakton
    alergji te forta me rrezik per jeten.Per sa kohe qe ne prova nuk regjistrohen alergji,reaksione te keqia nga vaksina,atehere
    kjo te len te besosh qe vaksina eshte e sigurte dhe pa rrezik per shendetin.Rezultatet e provave studiohen edhe nga FDA-ja
    perpara se ajo te marre nje vendim per ta aprovuar vaksinen apo jo.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    .................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 13-08-2021 më 11:43
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Rrezikshmëria e Vaksinave, kush mund të përdoret?

    Te gjithe e dime se pandemite nuk do ta zhdukin njerezimin dhe modelet statistike na sigurojne per kete, por pandemite mund te shkaktojne deme ne permasa te ndryshme.
    Thene ndryshe mund te vdesin 1M ose 200M ose 2000M njerez.
    Ata precizet mund te futen ne disutime se a ishin te semure,, cfare semundje kishin, ca moshe ishin etj etj.
    Mbetet fakti se po te mos ishte pandemia, ata njerez do te ishin ne ende ne mes te te dashurve te tyre.

    Objetivi i vaksinave eshte te reduktoje permasat e demit tek popullsia e vaksinuar dhe e pavaksinuar.
    Fale vaksinave, njerezimi shpetoi nga semundje si Lija, Meningiti, Turbekulozi, etj etj.

    Ja studimi me i fundit i impaktit te vaksinave COVID-19 krahasuar me te pavaksinuarit.
    Studimi eshte bazuar mbi nje kampion prej 600K njerez.


    Emri:  mm7037e1_HospitalizationDeathVaccineStatus_IMAGE_10Sept21_1200x675-medium.jpg

Shikime: 159

Madhësia:  42.2 KB

    https://www.cdc.gov/mmwr/volumes/70/...cid=mm7037e1_w
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shaboni : 13-09-2021 më 12:08

Tema të Ngjashme

  1. kush me ndihmon qka mund te bej
    Nga leite kaka në forumin Pyetje - përgjigje
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-05-2018, 16:42
  2. Autizmi; legjenda e vaksinave që shkaktojnë autizmin
    Nga kriskulli në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2013, 15:42
  3. kush mund te me ndimoj
    Nga damiano.saliasi në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 10:16
  4. A mund te perdoret kremi gjate shtatzanise?
    Nga ela11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 07:15
  5. A mund të përdoret patriotizmi për interesa fetare?
    Nga ILMGAP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 14:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •