Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Unë jam një shkrimtar i ri. Kam fituar dy cmime kombëtare në letërsi. Kam publikuar në dy portale të huaja disa përralla dhe një novelë,dhe kanë shkuar 50 000 lexime. I kam nxjerrë edhe këtu tek forumi,në shqip dhe anglisht. Kam kontaktuar shumë botues,gati 50,por askush prej tyre nuk ka pranuar as ti lexojë ,as to botojë. A mund të më ndihmojë dikush nga ju?

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Cfare ndihme kerkon saktesisht nga ne?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Cfare ndihme kerkon saktesisht nga ne?
    Nëse dikush njef ndonjë botues le ti thotë vetëm dy fjalë nga ana ime: ky tipi ka ca shkrime,lexoi njëherë ....mos i boto,por të paktën lexoji.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Une nuk kam njohuri ne kete fushe, po shpresoj qe dikush tjeter te te ndihmoje pasi forumi ka pasur goxha shkrimtar.

    Pse eshte e veshtire per ty te botosh nje liber qofte edhe me leke?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Une nuk kam njohuri ne kete fushe, po shpresoj qe dikush tjeter te te ndihmoje pasi forumi ka pasur goxha shkrimtar.

    Pse eshte e veshtire per ty te botosh nje liber qofte edhe me leke?
    Mor vlla,50 botues ku kam shkuar ,fillimisht kërkonin lekë vetëm për t'i lexuar, pastaj do vendosnin për t'i botuar apo jo. Nëse ti ,vetëm për t'i lexuar me kërkon 100 euro,atëherë unë do mendoj se je mashtrues. 100 euro më kërkuan tek Ada,50 tek Toena,150 tek Dudaj....vetëm për t'i lexuar njëherë. Ca bëhet kshu bre? Po unë kam fituar dy çmime kombëtare bre vlla. Nuk paska vlerë kjo?

  6. #6
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga Ad'Anderseni Lexo Postimin
    Unë jam një shkrimtar i ri. Kam fituar dy cmime kombëtare në letërsi. Kam publikuar në dy portale të huaja disa përralla dhe një novelë,dhe kanë shkuar 50 000 lexime. I kam nxjerrë edhe këtu tek forumi,në shqip dhe anglisht. Kam kontaktuar shumë botues,gati 50,por askush prej tyre nuk ka pranuar as ti lexojë ,as to botojë. A mund të më ndihmojë dikush nga ju?
    Se pari varet cfare lloj libri deshiron te shtypesh: ditar, roman, liber shkollor, fjalor, enciklopedi etj.

    Se dyti ne krejt boten perendimore redaktimi i librit behet me pagese simbolike.

    Se treti cfare lloj ndihme konkrete kerkon prej nesh?

    Se katerti do te keshilloja qe te besh nje liber elektronik sepse ne shek XXI po perdoren jashtezakonisht shume.

    Ne fund duhet te jesh mjaft i durueshem sepse librarite apo shtypshkronjat jane ne hall te madh sepse kane ndikuar negativisht veprimet e jashteligjshme, sic jane fotokopjet, librat pirat, te cilat shumezohen pa leje, duke mos paguar te drejten e autorit dhe detyrimin ndaj shtetit.

    Respekte

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Unë nuk shpresoj më fare ti botoj. Unë po kërkoj vetëm një botues i cili ti lexojë njëherë sepse këtë nuk po e gjej asgjëkund. Unë e di që duhen lekë për të botuar,por,djalli ta marri,njësoj duhem trajtuar unë që kam fituar gjithë ato çmime ,më një nallban që ka lekë ,e nuk di të lidhi dy fjalë ? Njësoj ai,njësoj edhe unë ,që kam nisur të shkruaj që kur isha 16 vjec? Pra,më gjen dot një botues i cili ti lexojë ,pa kërkuar lekë?...vetëm ti lexoje njëherë ,vetëm kaq.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2021
    Postime
    29

    Nga forumi kan dale talente.
    Demoralizmin lere ne nje ane,edhe perqendrohu tek krijimtaria.

    Nese te duhen ndihm modeste te holla do gjenden ne krah nje pjes antaresh ,ku nder ta do jem e une.
    Sukses!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Eloh ! për postimin:

    Neteorm (12-03-2021)

  10. #9
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga Ad'Anderseni Lexo Postimin
    Unë nuk shpresoj më fare ti botoj. Unë po kërkoj vetëm një botues i cili ti lexojë njëherë sepse këtë nuk po e gjej asgjëkund. Unë e di që duhen lekë për të botuar,por,djalli ta marri,njësoj duhem trajtuar unë që kam fituar gjithë ato çmime ,më një nallban që ka lekë ,e nuk di të lidhi dy fjalë ? Njësoj ai,njësoj edhe unë ,që kam nisur të shkruaj që kur isha 16 vjec? Pra,më gjen dot një botues i cili ti lexojë ,pa kërkuar lekë?...vetëm ti lexoje njëherë ,vetëm kaq.
    I nderuar une jetoj dhe punoj ne Kosove. Nese ke deshire qe te bisedoj me shtypshkronjat kosovare atehere te lutem me lajmero. Respekte per punen qe ben.

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga Eloh ! Lexo Postimin
    Nga forumi kan dale talente.
    Demoralizmin lere ne nje ane,edhe perqendrohu tek krijimtaria.

    Nese te duhen ndihm modeste te holla do gjenden ne krah nje pjes antaresh ,ku nder ta do jem e une.
    Sukses!
    More vlla,unë tek krijimtaria jam përqëndruar ,dhe me sa duket ky ka qenë gabimi. Unë duhet të kisha hequr dorë nga përqendrimi tek krijimtaria,të kisha bere ca miliona ,dhe pastaj fare mirë mund tja u jepja botuesve edhe ta shkruanin ,edhe ta botonin librin. Por unë doja të krijoja,të shkruaja ,sepse mendoja se detyra e shkrimtarit është te shkruaj,dhe detyra e shtëpisë botuese është te lexoje çfarë ai ka shkruajtur. Nëse unë rri tri vjet për të shkruajtur disa përralla,dhe i ripunoj 200 herë,sepse dua të dalin sa më të bukura ,atëherë ti si botues rri të paktën 30 minuta dhe lexoji. Unë kështu e mendoja ,dhe paskam gabuar. Ngado që shkova,askush,absolutisht askush nuk pranonte ti lexonte ,nëse unë me pare nuk do tu jepja lekë. Unë u çorientova fare,sepse nuk e merrja me mend një situatë të tillë. Nuk e kuptova se me çfarë kisha te bëja,me njerez,apo me përbindësha nga ata te përrallave. Mendova se botuesit i ndihmonin shkrimtarët. Por,paska qene e kunderta. Arlinda Dudaj me tha "e ke fajin vete qe nuk i botojme".Në Sarandë,tek shtëpia botuese "Milosao",më nxorren gati me dhunë përjashta,kur e kuptuan që s'kisha lekë. Çfarë faji kam unë? Unë e bëra detyrën time,shkrimet i bëra,çmimet kombëtare i fitova qysh në gjimnaz,njeri pas tjetrit. Nëse ju kini kohë,hidhini një sy,i kini këtu tek forumi,tek letërsia. Do ta shihni se nuk shkruaj aq keq,dhe nuk e meritoj të nxirrem përjashta.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ad'Anderseni për postimin:

    Eloh ! (12-03-2021)

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    I nderuar une jetoj dhe punoj ne Kosove. Nese ke deshire qe te bisedoj me shtypshkronjat kosovare atehere te lutem me lajmero. Respekte per punen qe ben.
    Sigurisht që më intereson të bashkëpunoj ,por përpara hidhini një sy shkrimeve të mija. I kini këtu tek letërsia. Pastaj ,nëse dëshironi,unë mund t'u coj dorëshkrimin,dhe ju çojeni diku nëse mundeni. Por si fillim ,hidhini një sy. Ju siguroj se nuk do zhgënjeheni. Do të gjeni në to një nivel krijimtarie dhe fantazie më të lartë se ai që keni parë tek shkrimtarët e tjerë shqiptarë. Pikërisht ky ishte qëllimi për të cilën i shkrova. Duke qenë i pasionuar pas përrallave,unë zhgenjehesha sa herë që nuk gjeja tek përrallat shqiptare atë nivel që shihja tek përrallat e huaja.Doja të bëja diçka në këtë drejtim,ta shkëpusja përrallën shqiptare nga ai kodi tradicional ,nga moralizimet,patriotizmit etj si këto. Por,pa e anashkaluar folklorin shqiptar,sepse ai është shumë i pasur. Dhe në fakt në përrallat e mija do gjeni plot elemente nga folklori shqiptar,por në një dimension ndryshe. Tek përralla "Gjeneza e Sirenave" ,më kane sulmuar për faktin se nipi therr gjyshen. Por ajo nuk ishte gjyshja e tij,por fantazma e saj e ngritur nga varri,si në legjendën e Kostandinit.Unë bëra një ndërthurje,sepse doja ti jepja një karakter më ndërkombëtar përrallës shqiptare. Besoj se ja kam arritur qëllimit,derisa lexuesit e huaj online i kanë pëlqyer. Dy prej tyre janë publikuar në një revistë amerikane online,mi kërkoi vetë redaktorja e revistës. Pra,ju lutem,shihni njëherë ,pastaj vendosni.

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    I nderuar une jetoj dhe punoj ne Kosove. Nese ke deshire qe te bisedoj me shtypshkronjat kosovare atehere te lutem me lajmero. Respekte per punen qe ben.
    Kur lexova në anglisht librin "Harry Potter",u frymëzova,dhe desha të shkruaja diçka të ngjashme. Si përfundim,shkrova një novelë në gjuhën angleze,të titulluar "Shkolla e Xhineve". E shkrova në anglisht,sepse doja ta merrja më vete kur të ikja jashtë. Tash që nuk po iki,mund ta përkthej në shqip. Novela rrëfen aventurat e një vajze të vogël,e cila shkon në qytetin Elxhin,qytetin ku banojnë xhinet e llampave,dhe futet në shkollë për të mësuar artin magjik të realizimit të dëshirave. Nëse dini anglisht ,e kini këtu tek "krijimet në gjuhë të huaj".

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    I nderuar une jetoj dhe punoj ne Kosove. Nese ke deshire qe te bisedoj me shtypshkronjat kosovare atehere te lutem me lajmero. Respekte per punen qe ben.
    Novela është publikuar fillimisht në këtë websajt të huaj:https://www.booksie.com/611748-the-school-of-the-jinni

  16. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Forumi shqiptar të ndihmon me publikimin dhe leximin e krijimtarisë suaj, për një publik të gjerë shqiptar. Antarë të forumit të apasionuar pas letërsisë, mund të bëjnë edhe vlerësime e kritika të krijimtarisë suaj, pa asnjë detyrim financiar nga juaj, plotësisht falas. Pra duke marrë pjesë në forum, zgjidh një nga dy problemet e tua.

    Për problemin me botimin e krijimtarisë suaj, unë nuk të ndihmoj dot pasi nuk e njoh atë fushë dhe nuk jam as edhe një njohës i mirë i letërsisë. Por mund të të jap disa këshilla miqësore. Nganjëherë, të duhet të investosh tek vetvetja. Atë pagesën fillestare për leximin e shkrimeve të tua nga shtëpitë botuese, shikoje jo si një tarifë por si një investim që bën për vetveten. E kuptoj që 50 apo 100 euro mund të të duken shumë, por nëse botimi do të të sjellë të ardhura 10fish më shumë se aq, nuk ka asgjë të keqe që ta bësh këtë gjë, apo jo?

    Gjëja tjetër që do të rekomandoja është që ti hysh vetë biznesit të publikimit të librave. Ti po nxjerr në dritë një problem që të prek ty, por prek edhe shumë të rinj të tjerë shqiptarë të apasionuar pas letrave, që nuk kanë të ardhura të investojnë për këto gjëra. Shumë mirë ti mund të hapësh nesër një shtëpi të vogël botimi, ose një shërbim si kritik letrar, për këto shtëpi botimi. Ti mos e bëj për 100 euro, bëje më pak se aq për të konkuruar me to.

    Nëna e shpikjes është nevoja. Kur përballesh me vështirësi të tilla, mund të ankohesh për to, ose mund të bësh diçka për ti zgjidhur ato vështirësi jo vetëm për vete, por edhe për ata që do të vijnë pas teje.

    Albo

  17. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Shkurt hesapi ,jam i pashpresë.

  18. #16
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga Ad'Anderseni Lexo Postimin
    Shkurt hesapi ,jam i pashpresë.
    I nderuar, ne lufte mund te vritesh vetem nje here, por ne letersi shume here. Prandaj leviz vete, përpara se te levizesh boten. Suksese!
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 15-03-2021 më 07:56

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar NoName për postimin:

    Neteorm (15-03-2021)

  20. #17
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Ti ke nje produkt/krijese tenden.
    Qe esht frut pune/pasioni.

    Ti duhet te kesh besim, optimizem, je ti qe duhet ta dergosh ne destinacion...

    Lexova edhe ate ceshtjen e pageses qe te kane kerkuar per ta lexuar. Menoj se ne pozicionin qe je ti, duhet te besh kompromis...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  21. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2021
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    49
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Ti ke nje produkt/krijese tenden.
    Qe esht frut pune/pasioni.

    Ti duhet te kesh besim, optimizem, je ti qe duhet ta dergosh ne destinacion...

    Lexova edhe ate ceshtjen e pageses qe te kane kerkuar per ta lexuar. Menoj se ne pozicionin qe je ti, duhet te besh kompromis...
    Të bësh kompromis me matrapazët që e kanë shkatërruar letërsinë shqiptare? Jo,kompromise të tilla nuk do të bëj kurrë.

  22. #19
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Shkrimtari i papunë ,kërkon ndihmë.

    Ad'Andersen,
    me pelqen qendrimi yt.

    Se di por, me shkoi mendja tek shkrimtaret, poetet dhe artistet qe bashkjetuan me sistemin komunist.
    M'korrigjoni nese gaboj, por qe te gjithe ne njefare mnyre kane bere kompromis me sistemin. Dhe sidoqofte kjo nuk ua zbehu punen e tyre, perkundrazi.

    Nje krahasim jo fort korrekt, por per te perforcu kshillen time:
    Nese ti neser ke nje femije (krijese e jotja...) dhe semuret, shkon tek mjeku dhe te kerkon 50€ vetem per ta vizitu, ti cfare do besh?
    Do e lesh te vdesesh sepse ti nuk ben kompromis me matrapazet?!

    .......

    Du te jem i sinqerte,
    ne ato qe ke shkruar ktu, un mendoj se ti nuk beson edhe aq tek niveli i krijimatrise qe kerkon te botosh..., dhe po mundohesh te gjesh nje arsye per te justifiku vehten tende....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Tema të Ngjashme

  1. Kosova kërkon ndihmë për shkrimin e historisë
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-01-2013, 09:45
  2. Ajo kërkon më shumë seks, ai kërkon ndihmë nga policia
    Nga tutankamon në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 14-04-2012, 06:12
  3. Lugina kerkon ndihme!!
    Nga Gameness në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2011, 11:56
  4. Rama ju kerkon ndihme atyre qe ai u mbylli deren!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 00:19
  5. Jetimorja kërkon ndihmë nga biznesi
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 16:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •