(Kushtuar Edi Ramës, dhe oborrit të tij)

U mblodhën të marrët në kuvend,
e zgjodhën mbret një burrë me mend.
Por burri,që mendtë në kokë i kishte,
të marrët pa mend,qysh ti qeveriste?
Jepte e merrte,por nuk ja dilte,
të marrët qeshnin kur ai fliste.
U lodh ,e u mërzit i gjori,
në fund,s'do mend,nga mendja rrodhi.
Nisi të qesh dhe ai si ata,
e të zgërdhihej me ha ha ha.
Por të marrët nuk u gëzuan,
për dreq se ç'u ofenduan,
ndaj vendosën të gjithë tok,
mbretit të tyre ti bëjnë komplot.
Kur në tribunë ai u shfaq,
ç'u sulën të gjithë me vrap,
u qepën mbi njeri-tjetrin,
nga leckat e tërhoqën mbretin.
Dhe ra i marri mbi të marrët,
dhe mbeti i vrarë mbi të vrarët .
(Lamtumirë o mbret zuzar,
nuk ishim ne,por ti i marrë,
se,kur mendtë në kokë i kishe,
të marrët qysh deshe ti qeverisje?)