Njėherė e njė kohė nė njė fshat tė vogėl jetonin tri motra dhe njė vėlla.Motra e madhe quhej Furtuna,motra e mesme quhej Stuhia, motra e vogėl quhej Puhiza ,kurse vėllai i tyre i madh quhej Cikloni.Furtunės,si motra e madhe qė ishte, i pėlqente qė cdo punė ta mbaronte sa mė shpejt,pėr tju mburrur tė tjerėve,por nga nxitimi ajo pėrmbyste cdo gjė qė gjente pėrpara.Stuhia ,motra e mesme,ishte mė e duruar,por mė kryenece,dhe sa herė qė kryente njė punė ,edhe ajo i pėrmbyste tė gjitha,dhe nuk pranonte kurrsesi ti ndreqte sėrish.Cikloni ,vėllai i madh,ishte dhe mė zullumqari,sepse hynte tinėz nė kuzhinė,hante sa dėndej,dhe pėrpara se tė ikte pėrmbyste gjithė tenxheret dhe derdhte gjellėn pėrtokė.Pėr fat tė mirė ,motra mė e vogėl dhe mė e duruar,Puhiza,i vinte sėrish nė vend gjėrat qė kishin flakur pėrtokė vėllai dhe motrat e saj mė tė rritura,dhe gatuante nga e para gjellėn qė ata kishin derdhur.Kur prindėrit ktheheshin nga fusha,ata e gjenin shtėpinė tė rregulluar,dhe gjellėn tė ngrohur. Njė ditė,pasi kishin mbaruar punėt e shtėpisė,Furtuna ,Stuhia,Cikloni dhe Puhiza shkuan nė arė tė ndihmonin prindėrit e tyre.Rrugės ata panė tė binin nga qielli katėr njerėz.Trupat u pėrplasėn nė tokė,pak larg tyre,dhe fėmijėt u afruan dhe panė se ishin katėr njerėz tė moshuar me flokė tė bardha,tė kapur pėr dore si fėmijė tė vegjėl. Tre ishin femra,dhe njėri ishte mashkull,dhe tė gjithė ishin veshur me mantele tė bardha.Fėmijėt vrapuan tek prindėrit,ju treguan cfarė kishin parė,dhe prindėrit i rrėmbyen fėmijėt e tyre,dhe vrapuan tė fshiheshin nė shtėpi.Pėr katėr ditėt nė vazhdim ata nuk dolėn nga shtėpia,dhe pėr cudi nė ato katėr ditė nuk fryu fare erė.Pasi kaluan katėr ditėt,prindėrit shkuan pėrsėri nė arė,i morėn katėr trupat dhe i varrosėn nė njė varr tė pėrbashkėt.Pak kohė mė vonė, prindėrit u sėmurėn,dhe vdiqėn.Fėmijėt mbetėn vetėm,dhe vendosėn ti ndajnė punėt.
‘’Unė do tė korr grurin nė arė’’, tha Furtuna.
‘’Unė do ta shkoq grurin dhe do ta fus nėpėr thase’’,tha Stuhia,
‘’Unė do ta shtyp grurin dhe do ta bėj miell’’,tha Cikloni
‘’Kurse unė do tė pjek bukėn dhe do tė ndreq shtėpinė,dhe kėshtu kur tė ktheheni nga puna,do tė gjeni bukė tė ngrohtė dhe shtroja tė pastra ku tė flini’’,tha Puhiza
Po cfarė ndodhi?Furtuna shkoi nė arė tė korrte grurin,dhe sic e kishte zakon e kreu punėn aq me nxitim,sa gjysma e kallinjve fluturuan larg.Pasi mblodhi gjysmėn e kallinjve qė kishin mbetur,Furtuna shkoi tė kėrkonte gjysmėn tjetėr,por nuk gjeti asnjė kalli tė vetėm.Vajza e dėshpėruar vendosi tė kthehej nė shtėpi,dhe tu tregonte motrave se cfarė kishte ndodhur.Rrugės vuri re njė plak qė po vinte drejt saj.Plaku kishte njė thes tė madh mbi kurriz,dhe ecte i kėrrusur.Nga manteli i zi qė mbante veshur,nga kėpucėt e zeza tė stėrgjata,dhe nga kapelja e zezė me majė,ai dukej si magjistar.Plaku i kishte duart plot me kallinj gruri,dhe nė cdo dy tri hapa qė bėnte,ndalonte dhe hante njė kalli.Kur pa plakun qė po hante kallinjte e grurit,Furtuna u zemėrua.Ajo mendoi se plaku i kishte vjedhur kallinjtė e grurit,dhe i kish futur nė thes, dhe u afrua dhe ja shkuli kallinjtė nga dora.Plaku i uritur ju lut Furtunės qė tja kthente pėrsėri kallinjtė.
‘’Nėse ja u kthej kallinjtė e grurit,cfarė do tė mė jepni nė kėmbim’’,tha Furtuna.
‘’E shihni kėtė thes qė mbaj mbi shpinė’’,tha plaku,’’ai ėshtė i mbushur me florinj,dhe pėr cdo kalli gruri qė do tė mė jepni,do tju jap njė grusht me florinj’’.
‘’Hapeni thesin’’,tha Furtuna,’’dhe nėse vėrtetė ėshtė i mbushur me florinj,unė do tju jap njė kalli gruri pėr cdo grusht me flori qė do tė mė jepni’’.
Plaku e hoqi thesin nga shpina ,e uli pėrtokė dhe i zgjidhi grykėn.Florinjtė shndritėn. Furtuna ,nga nxitimi pėr ti kapur florinjtė, u fut brenda nė thes dhe mbushi grushtat me to.Pastaj bėri tė dilte,por ishte e pamundur,dhe e kuptoi se kish ngecur brenda nė thes,dhe thesi po e thithte dalėngadalė.
‘’Ju lutem o plak zemėrmirė,mė ndihmoni tė dal nga thesi,dhe do tju jap sa kallinj gruri tė doni’’ ,i tha Furtuna plakut.
Plaku qeshi,dhe pastaj hoqi mantelin e tij tė zi dhe u kthye nė njė mbret mjekėrbardhė,me njė kurorė tė artė nė kokė.
‘’Kush jeni ju’’,tha Furtuna,sė cilės tani i kishte mbetur jashtė thesit vetėm koka’’.
‘’Unė jam mbreti i katėr erėrave’’,tha plaku,.’’Mbretėria ime ndodhet nė qiell ,dhe shpesh unė zbres nė tokė , rrėmbej katėr fėmijė,i fus nė kėtė thes magjik,dhe i coj nė mbretėrinė time.Aty i kthej nė shėrbėtorė,dhe ata kujdesen pėr katėr erėrat e mija.Pėr fat tė keq,nė mbretėrinė e erėrave fėmijėt jetojnė vetėm katėr vjet,dhe pas katėr vjetėsh ata plaken dhe vdesin.Atėherė unė i hedh trupat e tyre mbi tokė,dhe rrėmbej katėr fėmijė tė tjerė’’.
‘’Edhe zemrėn tė zbrazėt si era e paskeni ‘’,o mbreti i katėr erėrave,tha Furtuna’’,nuk ju ardhka keq pėr ne fėmijėt’’.
‘’Edhe unė isha fėmijė dikur’’,tha mbreti i katėr erėrave’’,por njė ditė mė rrėmbeu mbreti i madh i erėrave,sė bashku me tri motrat e mija,dhe shpėtova nga vdekja vetėm sepse ai vdiq pėrpara meje.Kėshtu ėshtė e shkruar pėr ne,nėse mbreti vdes pėrpara katėr shėrbėtorėve tė tij,atėherė katėr shėrbėtorėt kthehen nė katėr mbretėr tė erėrave,dhe jetojnė pėrgjithmonė’’.
Pasi mbreti i katėr erėrave tha kėto fjalė,Furtuna u pėrpi nga thesi.Mbreti i katėr erėrave e mbylli grykėn e thesit,dhe pasi veshi mantelin e zi, u kthye sėrish nė njė plak tė kėrrusur.
Ndėrkohė,motra e mesme,Stuhia, shkoi nė fushė tė shkoqte grurin qė kish korrur motra e saj e madhe,dhe e bėri punėn me kaq nxitim,sa kokrrat e grurit fluturuan andej kėndej.Plaku i kėrrusur u afrua,mbushi grushtat me to,dhe nisi ti hante.Me ta parė atė plak tė panjohur qė po i hante grurin ,Stuhia u nxi nga inati,dhe vrapoi dhe i shkundi grushtat e tij,dhe kokrrat e grurit ranė pėrtokė.Plaku ju lut Stuhisė qė ti jepte disa kokrra gruri,sepse , i shkreti ,po vdiste nga uria.
‘’Nėse ju jap kokrrat e grurit,cfarė do tė mė jepni nė kėmbim’’,tha Stuhia.
‘’E shihni kėtė thes qė mbaj mbi shpinė,bija ime ’’,tha plaku,’’ai ėshtė i mbushur me florinj,dhe pėr cdo grusht me grurė qė do tė mė jepni,une do tju jap njė grusht me florinj’’.
‘’Hapeni thesin’’,tha Stuhia,’’dhe nėse ėshtė e vėrtetė kjo qė po thoni,atėherė ju premtoj se pėr cdo grusht me florinj qė do tė mė jepni,unė do tju jap njė grusht me grurė’’.
Plaku e hapi thesin,dhe florinjtė shndritėn pėrpara tyre.Stuhia nuk priti mė,dhe u fut nė thes brenda qė ti merrte gjithė florinjtė, por thesi e gėlltiti,dhe ajo mbeti brenda si motra e saj.Plaku e mbylli thesin,dhe nisi ti mblidhte kokrrat e grurit.Ec e ec, plaku mbėrriti mė nė fund deri tek mulliri ku vėllai i madh Cikloni,po shtypte grurin dhe po e bėnte miell.Plaku u fut brenda,mbushi grushtat me miell,dhe nisi ta hante.Me ta pikasur,Cikloni ju sul plakut dhe ja derdhi miellin nga duart.Plaku i tha djalit se ai po vdiste nga uria,dhe do ti ishte shumė mirėnjohės nėse do ti jepte disa grushta me miell.
‘’Nėse ju jap disa grushta me miell,cfarė do tė mė jepni nė kėmbim’’,tha Cikloni .
’Biri im’’,tha plaku, ‘’e shihni kėtė thes qė mbaj mbi shpinė?Ai ėshtė i mbushur me florinj,dhe pėr cdo grusht me miell qė do tė mė jepni,do tju jap njė grusht me florinj nė kėmbim’’.
Djali pranoi. Plaku e zgjidhi thesin me flori,dhe djali hyri brenda tė merrte florinjte ,dhe thesi e gėlltiti.Plaku e mbylli thesin,dhe nisi tė hante miellin.
Ndėrkohė ,motra e vogėl ,Puhiza kishte dalė tė kėrkonte motrat e saj ,sepse ato po vonoheshin shumė,dhe ajo ishte bėrė merak.Pasi nuk i gjeti motrat nė arė,Puhiza shkoi nė mulli,tė gjente tė vėllain.Aty pa plakun me thes nė krahė.Puhiza u tremb,dhe mendoi se ndofta plaku i kishte vrarė motrat dhe vėllain e saj,dhe i kish futur nė thes.
‘’Pėrse ke dalė kaq vonė nga shtėpija,bija ime’’ ,tha plaku.
‘’Po kėrkoja motrat e mija’’,tha Puhiza,’’ato u vonuan shumė,dhe unė shkova nė arė,por nuk i gjeta.Atėherė vendosa tė lajmėroj vėllain tim,dhe ti kėrkojmė sė toku motrat tona,por tani po shoh se edhe vėllai im ka humbur.A mos e dini gjė se ku ndodhen vėllai dhe motrat e mija,o plak i mirė?’’.
‘’Ata u kthyen nė shtėpi ,pak minuta pasi ju dolėt ti kėrkoni,bija ime’’,tha plaku,’’dhe pasi nuk ju gjetėn ,dolėn tju kėrkojnė.Por tani ėshtė natė,dhe ata me siguri e kanė humbur rrugėn nėpėr pyll’’.
‘’Ah,motrat dhe vėllai im i shkretė,si do ta gjejnė rrugėn pėr tu kthyer nė shtėpi’’,tha Puhiza duke qarė.
‘’Mos qaj bija ime’’,tha plaku’’,por mė merr sonte nė shtėpi,dhe mė jep bukė e ujė,dhe nesėr nė mėngjes motrat dhe vėllai juaj do tė kthehen nė shtėpi’’.
Puhiza pranoi,dhe kėshtu plaku shkoi nė shtėpinė e saj.Vajza i vuri pėrpara bukė e ujė,dhe plaku,si hėngri sa u ngop,hapi thesin dhe i ofroi flori vajzės sė vogėl.
‘’Merrni sa flori tė doni ,bija ime’’,tha plaku,’’,mos u kurseni,sepse nė mbretėrinė time unė kam edhe shumė thasė tė tjerė tė mbushur me flori’’.
Puhiza zgjati duart drejt thesit,por befas dėgjoi disa pėshpėrima qė vinin nga brenda thesit.Pėshpėrimat ngjanin shumė me zėrat e motrave dhe tė vėllait tė saj.Vajza i tha plakut se ajo nuk kishte se ku ta hidhte floririn,por nesėr sapo tė zbardhte dita,do tė shkonte nė dyqan dhe do tė blinte njė bohce.Plaku e hėngri,dhe e mbylli thesin,u ul nė shtrat ,dhe ja futi gjumit pėr shtatė pale qejfe.Puhiza,si u sigurua se plaku kishte rėnė nė gjumė,ju afrua thesit dhe donte ti zgjidhte grykėn,por fjongoja ishte e lidhur shumė fort.Befas ajo i dėgjoi pėrsėri zėrat qė vinin nga brenda thesit,dhe e afroi veshin tek thesi qė tė dėgjonte mė mirė,dhe njohu zėrat e Furtunės ,Stuhisė dhe Ciklonit
‘’Motėr ,motėr,na ndihmo’’,thoshin zėrat,’’mbreti i katėr erėrave na ka mbyllur nė kėtė thes ,dhe ne tani nuk dalim dot prej kėndej’’.
‘’Por fjongoja ėshtė e lidhur shumė fort’’,tha Puhiza ,’’dhe thesi nuk hapet.Si tju ndihmoj unė e shkreta’’.
‘’Merr njė thikė ,dhe vrite mbretin e katėr erėrave’’,thanė zėrat,’’dhe pasi mbreti tė ketė vdekur,bėj tri vrima nė thes,dhe ne do tė dalim prej andej.Por nxito motėr,se nėse mbreti do tė zgjohet,ai do tė fusi edhe ty nė thes dhe do tė na marri me vete nė qiell,dhe do tė na kthejė tė gjithėve nė shėrbėtorė’’.
Puhiza mori njė thikė dhe ju afrua mbretit tė katėr erėrave qė po flinte .Mbreti gėrhiste ,dhe pas cdo gėrhitje nxirrte nga goja vetėtima.Puhiza vuri dorėn para syve qė tė mos e verbonin vetėtimat,dhe i preu kokėn mbretit.Pasi e hodhi kokėn nė oxhak,ku ajo pėlciti si njė fishekzjarr, bėri tri vrima tek thesi i tij,dhe Stuhia,Furtuna dhe Cikloni dolėn prej andej si tri erėra tė egra,dhe pėrlanė gjithshka qė gjetėn. Nga era e fortė,thesi magjik u ngrit nė ajėr,bėri dy tri xhiro ,dhe pastaj fluturoi mbi Puhizėn dhe e mbuloi.Puhiza humbi brenda thesit. Kur vėllezėrit dhe motrat e saj u qetėsuan,e kėrkuan motrėn e vogėl ngado,por nuk e gjetėn.Duke menduar se e kishin vrarė tė motrėn,ata nisėn tė qajnė.Befas,u dėgjua njė zė qė vinte nga thesi,dhe Furtuna mori shpejt njė thikė , hapi njė vrimė tjetėr tek thesi,dhe Puhiza doli prej andej si njė erė e butė.Kėshtu,qysh prej asaj dite Stuhia,Furtuna,Cikloni dhe Puhiza u kthyen nė katėr mbretėr tė erėrave ,dhe u ngjitėn nė qiell dhe jetuan nė mbretėrinė e tyre pėrgjithmonė.Ata janė ende aty edhe sot e kėsaj dite,por ndonjėherė ,kur i merr malli pėr shtėpinė ,zbresin edhe nė tokė.Por,pėr fat tė keq,edhe pse janė rritur,ata nuk kanė ndryshuar fare.Furtuna shkund e shkul cfarėdo qė gjen,Stuhia fryn e shfryn,dhe pėrlan cdo gjė qė i del pėrpara,Cikloni pėrmbys cdo gjė nė rrugėn e vet,kurse Puhiza vjen pas tyre dhe flladit njerėzit ,tė cilėt ndreqin pėrsėri atė cka ka prishur vėllai dhe motrat e saj grindavece.

[Ad'Anderseni,2019]