Njėherė e njė kohė ,nė njė mbretėri tė largėt jetonin dy princesha tė vogla,njėra pesė vjece dhe tjetra tri vjece.Princesha e vogėl ishte e bukur ,me flokė tė verdha,fytyrė tė rrumbullakėt dhe dhėmbė tė rregullt shumė tė bardhė.Princesha e madhe ishte e shėmtuar,me flokė tė errėt,me njė fytyrė trekėndore dhe me ca sy tė dalė qė trembnin tė mėdhenj e tė vegjėl.Pėr shkak se nė pallatin mbretėror bukuria cmohej mbi cdo gjė tjetėr,dhe pas shumė kėrkesave nga populli,prindėrit e tyre vendosėn ta mbyllin princeshėn e shėmtuar nė njė kullė,edhe tė mbanin pranė fronit vetėm princeshėn e bukur.Pas ca kohėsh,ata vdiqėn,dhe princesha e vogėl u zgjodh mbretėreshė.Ajo vendosi ta lironte motrėn e saj nga robėria,por nė vend qė tė tregohej mirėnjohėse, motra e madhe,e cila e kishte kaluar gjithė fėmijėrinė duke studiuar libra magjie,e mallkoi motrėn e saj tė vogėl
‘’Unė humba gjithė fėmijėrinė time,’’tha magjistarja’’,por ti o motra ime nuk do tė kesh kurrė njė fėmijė’’.
Mbretėresha u dėshpėrua.Ajo thirri nė pallat gjithė mjekėt dhe magjistarėt e mbretėrisė ,por askush prej tyre nuk mundi ta thyente mallkimin.E zemėruar,mbretėresha u dha urdhėr rojeve qė tu prisnin kokat tė gjithėve.Njė ditė prej ditėsh njė parukiere u shfaq nė oborrin e pallatit.Ajo kishte dėgjuar pėr mallkimin ,edhe u kėrkoi rojeve tė pallatit qė ta conin tek mbretėresha ,sepse ajo dinte si ta zgjidhte mallkimin.Kur e cuan pėrpara mbretėreshės,parukierja nuk u pėrkul ashtu sic bėnin tė gjithė,por qėndroi nė kėmbė dhe buzėqeshi.Mbretėresha nuk i dha rėndėsi.
‘’Ju keni thėnė se mund ta zgjidhni mallkimin’’,tha ajo ,duke i hedhur parukieres njė vėshtrim mospėrfillės.
‘’Po madhėria juaj’’,tha parukierja,’’unė mund ta zgjidh mallkimin e shterpėsisė’’.
‘’Mjekėt dhe magjistarėt mė tė mirė tė mbretėrise nuk mundėn ta zgjidhin kėtė mallkim’’,tha mbretėresha’’,dhe unė ju preva kokėn.Edhe juve do tju ndodhi e njėjta gjė nėse dėshtoni,por nėse ja dilni mbanė dhe mė clironi nga mallkimi,atėherė do tju jap gjithe arin dhe argjendin qė ndodhet nė thesarin
tim”.
‘’Ndajeni arin dhe argjendin nė popull ,madhėria juaj ’’,tha parukierja,dhe pastaj nxorri nga canta tri fasule, njė nė ngjyrė tė bardhė, njė nė ngjyrė tė verdhė ,dhe njė nė ngjyrė blu.
‘’Fasulja e bardhė’’ ,tha parukierja,sepse fėmija do tė ketė lėkurė tė bardhė,fasulja e verdhė,sepse fėmija do tė ketė flokė tė verdha,dhe fasulja blu sepse fėmija do te jetė prej gjaku blu’’.
Parukierja i futi tė trija fasulet nė flokėt e mbretėreshės,dhe pasi i mblodhi
flokėt nė formė lėmshi, i lidhi me njė fjongo.
‘’Mbajini flokėt tė lidhura pėr nėntė muaj,madhėri, dhe pas nėntė muajsh,kur unė tė jem kthyer sėrish,do tė festojmė lindjen e fėmijės suaj’’,tha parukierja ,’’dhe pastaj rrėmbeu cantėn e saj dhe u zhduk. As rojet dhe as mbretėresha nuk e panė se nga iku.
Mbretėresha ,duke menduar se parukierja ishte tallur me tė,dha urdhėr ta gjenin dhe ti prisnin kokėn.Pastaj thirri shėrbėtorėt dhe i urdhėroi ta zgjidhnin lėmshin e flokėve,por fjongoja ishte lidhur kaq fort,sa askush nuk mundi qė ta zgjidhte.Kur dikush tentoi ta priste fjongon me thikė,thika u kthye dhe vetė nė njė fjongo.Nė fund,mbretėresha u dorėzua,dhe vendosi tė priste derisa tė kthehej sėrish parukierja.
Atė natė ,pasi mbretėresha dhe shėrbėtorėt ranė tė flinin,ndėrsa rojet po dremisnin pėrpara dyerve,motra e saj magjistare hyri nga dritarja e hapur e dhomės sė gjumit,ju afrua mbretėreshės, dhe futi njė fasule tė zezė brenda flokėve tė saj.
‘’Fasule e zezė,si fati i kėsaj fėmije’’,tha ajo,dhe pastaj u zhduk pėrsėri andej nga kishte ardhur.
Pas nėntė muajsh lėmshi i flokėve ishte rritur dhe rėnduar ,dhe atėherė parukierja u shfaq pėrsėri, e zgjidhi lėmshin,dhe pa brenda tij njė fėmijė tė vogėl.Fėmija ishte vajzė,dhe shumė e bukur,me lėkurė tė bardhė,dhe flokė tė verdha.Por ,flokėt e fėmijės ishin tė lidhur me flokėt e nėnės.Nė fakt,ato ishin tė njėjtat flokė.Mbretėresha,qė donte ta shihte fėmijėn,i kėrkoi parukieres qė ti priste flokėt,dhe ta ndante fėmijėn prej saj.
‘’Kurrsesi mos i prisni flokėt ,madhėri’’,tha parukierja’’,sepse motra juaj e madhe ju ka mallkuar sėrish.Flokėt tuaj janė njė flok i vetėm tani,ashtu sic ėshtė njė edhe jeta juaj .Nėse i prisni flokėt,do ta ndani jetėn tuaj nė dysh,dhe atėherė ju edhe bija juaj do tė vdisni.Dhe ,nėse njė ditė njėra prej jush do tė vdesi,edhe tjetra do tė vdesi’’.
Mbretėresha u dėshpėrua,por nuk pati c’tė bėnte.Meqėnėse ajo nuk mund tė kujdesej dot pėr fėmijėn ,caktoi parukieren si dadon e saj,dhe i urdhėroi rojet tja lidhnin kėmbėn pas krevatit,qė tė mos ja mbathte.Kėshtu parukierja qėndroi nė pallat dhe u kujdes pėr princeshėn e vogėl.

Vitet kalonin njėri pas tjetrit.Rritej princesha, rriteshin edhe flokėt e saj.Tashmė ato ishin aq tė gjata ,sa princesha e vogėl mund tė dilte deri tek dera e dhomės,por nuk shkonte dot mė tej sepse flokėt tendoseshin,dhe ajo shtyhej prapa.Ndėrkohė ,mbretėresha kish dhėnė urdhėr qė litari me tė cilin parukierja ishte lidhur pas krevatit,tė zgjatej po aq sa dhe flokėt e princeshės. Pasi kaluan edhe disa vjet,flokėt ishin rritur aq shumė,sa princesha mund tė dilte deri tek porta e pallatit,por jo mė tej.Pastaj erdhi njė ditė dhe mbretėresha ra na shtrat e sėmurė.
‘’Unė po vdes’’,i tha mbretėresha parukieres ,’’a mund ta ndani vajzėn time prej meje,qė ajo tė mund tė jetoj’’?
‘’Unė nuk kam aq fuqi,madhėria juaj’’,tha parukierja’’,por di njė rrugė pėr tju shpėtuar.Ekziston njė ujėvarė e cila quhet ujėvara e jetės.Ujėt e saj ,qė zbret nga qielli, shėron cdo sėmundje dhe magji.Bija juaj duhet tė shkojė poshtė ujėvarės,dhe ujėt qė do tė zbresi nga lart,do ti ndajė flokėt mė dysh.Kėshtu mallkimi do tė thyhet, dhe ju do tė jetoni’’.
Meqėnėse flokėt ishin rritur mjaftueshėm,princesha vendosi tė nisej pėr tė kėrkuar ujėvarėn e jetės.Ajo udhėtoi tri ditė,dhe mė nė fund e gjeti ujėvarėn dhe rendi drejt saj,por befas flokėt u tendosėn,dhe princesha u tėrhoq prapa.Me siguri flokėt kishin ngecur diku,dhe princesha u kthye prapa,dhe pa se dikush i kishte lidhur flokėt e saj nė njė degė peme.Princesha hypi nė pemė,dhe u pėrpoq ti arrinte flokėt,por dega ishte shumė lart.Pasi ra nata, princesha zbriti nė tokė,u mbulua me flokėt e saj,dhe ra nė gjumė.Ditėn tjetėr,njė druvar i cili kishte ndjekur udhėn e flokėve,e gjeti princeshėn.
‘’Kush jeni ju?’’,tha druvari.
‘’Unė jam njė princeshė’’,tha ajo,’’u nisa tė kėrkoja ujėvarėn e jetės,dhe e gjeta,por dikush i lidhi flokėt e mija pas degės sė kėsaj peme,dhe unė tani nuk mund ta arrij ujėvarėn.Nese mė ndihmoni,do tju jap flori dhe argjend’’.
Posa dėgjoi fjalėt flori dhe argjend,druvari nuk priti asnjė cast,por nxorri sėpatėn, dhe shpejt e shpejt e preu trungun e pemės.Princesha i zgjidhi flokėt ,dhe vrapoi tek ujėvara sė bashku me druvarin,por pėr fat tė keq ujėt e ujėvarės kishte ngrirė.Druvari nxorri njė thikė,preu njė copė akulli ,e mprehu mirė e mirė ,dhe pastaj i preu flokėt e princeshės.Mallkimi u zgjidh ,dhe princesha nuk vdiq,por flokėt u zhdukėn dhe princesha humbi kujtesėn.Tani ajo nuk mbante mend asgjė.Druvarit i erdhi keq pėr princeshėn,dhe vendosi ta merrte nė shtėpinė e tij.Dhe kėshtu princesha shkoi nė shtėpinė e druvarit.Ai kishte njė djalė,dhe djali u dashurua me princeshėn.Pasi princesha tashmė nuk mbante mend as emrin e saj,druvari i dha njė emėr tjetėr ,dhe pak mė vonė e martoi me tė birin.
Njė ditė,teksa po lante rrobat nė njė govatė druri,princesha,e cila tashmė ishte bėrė njė vajzė e re, vuri re njė plakė qė po afrohej.Plaka nuk ishte askush tjetėr vec parukierja e vjetėr,e cila i kishte premtuar mbretėreshės se nėse e lironte,ajo do ta gjente vajzėn e saj tė humbur.Mbretėresha e kishte liruar,dhe parukierja ishte nisur nė kėrkim tė princeshės.Kur e pa vajzėn e re tek lante rrobat,ajo e njohu menjėherė,dhe u afrua dhe e pėrshėndeti.Vajza mendoi se kjo plakė e vjetėr do tė ishte e lodhur,dhe e ftoi tė pushonte nė kasollen e saj.
‘’Faleminderit’’,tha parukierja plakė,’’nėse mė lejoni tė qėndroj me ju sonte,nesėr do tju jap flori dhe argjend’’.
Nė mbrėmje druvari dhe djali i tij u kthyen nga pylli, dėgjuan fjalėt flori dhe argjend,dhe i thanė plakės se ajo mund tė qėndronte nė kasollen e tyre deri nesėr nė mėngjes.Teksa vajza po shtronte darkėn,parukierja fshehu njė thikė brenda bukės.Kur vajza e theu bukėn mė dysh,thika i preu dorėn ,dhe rrodhi gjak blu.Vajza u tmerrua,por druvari e qetėsoi,dhe pastaj i tregoi gjithė historinė.Tė nesėrmen vajza dhe parukierja plakė u kthyen nė pallat,por sapo mbėrritėn tek porta ,parukierja,e cila trembej se mbretėresha do ta lidhte pėrsėri pas krevatit,u zhduk pa lėnė gjurmė.Vajza priti mė kot qė parukierja tė kthehej,dhe pastaj shtyu portėn,dhe hyri nė pallat.Nė sallėn kryesore ajo pa njė mal me vajza tė lidhura kėmbė e duar.Ato e kishin gėnjyer mbretėreshėn,duke u paraqitur si bija e saj e humbur.Mbretėresha nuk e mbante mend tė bijėn,por e dinte se bija kishte gjak blu,ndaj i kish dhėnė urdhėr doktorit qė tu priste mishin vajzave.Pasi asnjėra prej tyre nuk ishte gjak blu,ajo kishte urdhėruar ti lidhnin kėmbė e duar dhe ti flaknin njėra mbi tjetrėn.Teksa vajza po kundronte atė skenė tė frikshme, rojet e pallatit ja behėn nė cast,e kapėn dhe e cuan pėrpara mbretėreshės.
‘’Kush jeni ju’’,tha mbretėresha,’’cfarė kėrkoni nė pallatin tim?’’.
‘’Njė grua plakė mė ka thėnė se unė jam bija juaj e humbur’’,tha vajza,’’ajo mė solli deri tek porta e pallatit dhe pastaj u zhduk.Prita qė tė kthehej,por ajo nuk u kthye mė,dhe atėherė shtyva portėn dhe hyra nė pallat’’.
Mbretėreshės pėrnjėherėsh i shkoi mendja tek parukierja.Kishin kaluar shumė vite qysh se ajo ishte zhdukur,pasi i kishte premtuar se do tja gjente tė bijėn.
‘’Bija ime e humbur ka gjak blu’’,tha mbretėresha ,’’unė do tė thėrras tani doktorin,dhe ai do tju presi mishin.Nėse gjaku juaj ėshtė blu,atėherė do ti liroj tė gjitha vajzat,dhe do tju jap ar dhe argjend.Por ,nėse gjaku juaj ėshtė i kuq,atėherė do tju pres kokėn juve,dhe pas jush gjithė vajzave tė tjera’’.
Pas kėtyre fjalėve ,mbretėresha i dha urdhėr mjekut tė saj qė ta conte vajzėn nė dhomėn tjetėr,dhe ti priste mishin.Doktori e preu mishin e vajzės,dhe gjak blu rrodhi prej andej.Por doktori,i cili nuk ishte askush tjetėr vecse magjistarja e ligė,e derdhi pėrtokė gjakun blu,dhe preu mishin e vet dhe e mbushi gotėn me gjak tė kuq.Pastaj ja coi gotėn mbretėreshės,dhe ajo dha urdhėr ti prisnin kokėn vajzės.Kur erdhi dita e e ekzekutimit,gjithė populli u mblodh pėrpara pallatit.Xhelati ngriti sėpatėn mbi kokėn e vajzės,por nė atė moment parukierja plakė doli me shpejtėsi pas tij,dhe i preu kokėn me thikė.Koka ra pėrtokė dhe u transformua nė kokėn e magjistares.Pas kėsaj parukierja i preu mishin vajzės,dhe gjak blu rrodhi prej andej.I gjithė populli e njohu princeshėn,dhe brohoriti,kurse mbretėresha kėrceu nga froni dhe e pėrqafoi tė bijėn.Pastaj urdhėroi tė zgjidheshin tė gjitha vajzat dhe tu jepej ar dhe argjend.
Princesha nuk e harroi druvarin dhe tė birin e tij,dhe u kthye sėrish nė kasollen e vogėl.Ajo e bėri princ djalin e druvarit,dhe e mori me vete nė pallat,por druvari refuzoi tė shkonte me ta,sepse nuk donte kurrsesi ta braktiste kasollen e tij.Atėherė princesha u dha urdhėr rojeve ta shembnin kasollen,dhe ti ngarkonin copat nė njė karrocė.Druvari shkoi pas tyre,dhe kur mbėrritėn nė pallat,princesha dha urdhėr qė kasollja tė rindėrtohej serish nė njė cep tė oborrit mbretėror.Pas kėsaj,parukierja plakė u shfaq mes tyre.Mbretėresha i premtoi parukieres se nuk do ta lidhte mė,dhe parukierja shkoi tė jetonte me druvarin nė kasollen e tij.Princesha dhe djali i druvarit lindėn shumė fėmijė,dhe shpesh ata e kalonin ditėn nė kasollen e gjyshit tė tyre ,i cili ju tregonte pėrralla tė bukura,me princa dhe princesha.


5 .GJENEZA E CENTAUREVE
 Njė vėlla dhe njė motėr, tė braktisur nga prindėrit e tyre, tė uritur pėr vdekje, hynė nė kopshtin e mbretit edhe hėngrėn disa pjeshkė. Rojet e mbretit i arrestuan edhe i cuan pėrpara madhėrisė sė tij. Mbreti na kish patur dy djem, njėri prej tyre zemėrmirė dhe tjetri njė magjistar i lig. Kur erdhi koha pėr tė zgjedhur trashėgimtarin e fronit, ai zgjodhi djalin zemėrmirė dhe i bėri njerėzit shumė tė lumtur. I verbuar nga xhelozia, magjistari e shndėrroi vėllanė e tij nė njė kalė tė zi. Ai shpresonte se babai do tė vdiste nga pikėllimi, dhe vėllai zemėrmirė si kalė qė ishte nuk mund tė shpallej mbret.Kėshtu froni do ti takonte magjistarit,si i vetmi trashėgimtar i mbetur. Kur tė dy hajdutėt u sollėn para tij, mbreti nisi tė kruante mjekrėn, cka tregonte se po mendohej.Rojet ,qė e dinin sa zemėrohej mbreti kur i ndėrprisnin mendimet,nuk bėnė zė. Pastaj mbreti psherėtiu,dhe i urdhėroi rojet qė ta burgosnin djalin. 
'' Ju vodhėt pjeshkėt nė kopshtin tim '', i tha mbreti vajzės, pasi vėllai i saj ishte larguar '', kjo dėnohet me vdekje. Por unė po ju fal. Nė kėmbim, ju do tė mė sillni tė vetmen gjė qė mund ta bėjė djalin tim pėrsėri njeri: farėrat e pemės sė pėrjetėshme. Nėse nuk mė sillni farėrat pėrpara se gjeli mbretėror tė kėndojė tri herė, biri im do tė mbetet njė kalė pėrgjithmonė, dhe unė pastaj do ta vras ​​vėllanė tuaj ". 
'' Mė falni pėr guximin, madhėria juaj, por unė nuk e di se ku ndodhet kjo pemė e pėrjetėshme '', tha vajza. 
'' Biri im magjistar do t'jua tregojė '', tha mbreti. 
'' Mė falni pėr guximin madhėria juaj, por unė nuk e di se ku jeton biri juaj magjistar '', tha vajza e vogėl. 
"Askush nuk e di se ku jeton magjistari", tha mbreti, "" por dėgjomėni me kujdes, vajzė e vogėl. Jo larg nga kėtu, ėshtė njė pyll i dendur. Djali im zemėrmirė shkon shpesh atje pėr tė kullotur dhe ai do tjua rrėfejė rrugėn. Sapo tė hyni nė pyll, do tė shihni shumė flutura. Dy prej tyre qėndrojnė gjithmonė sė bashku dhe i kanė krahėt tė pikturuara si sy tė kaltėr. ​​Ndiqni fluturat dhe keni pėr ta gjetur magjistarin ''. 
Vajza e vogėl ,tepėr e frikėsuar,nuk donte tė nisej,por nė atė moment u dėgjua kėnga e gjelit mbretėror,dhe vajzės ju kujtua vėllai i saj.Kėshtu,ajo u hodh mbi princin kalė dhe tė dy se bashku u nisėn pėr tė kėrkuar magjistarin. Posa hynė nė pyll, ata panė dy fluturat me krahėt e pikturuara si sy tė kaltėr, dhe i ndoqėn deri sa arritėn nė njė kullė. Kulla nuk kishte dyer e dritare,vec disa zgavra boshe,qė ngjanin me hyrjen e njė shpelle .Fluturat hynė nė kullė, dhe kėshtu bėri edhe vajza me kalin. Atje, nė njė sallė tė madhe, ata panė magjistarin.Sytė e tij ishin tė mbuluar me njė mantel tė zi ,dhe ai po pėrpiqej tė ndizte zjarrin pa e djegur veten.Vajza e vogėl u frikėsua. 
'' Mos kini frikė '', tha magjistari, ‘’unė nuk do tju bėj keq.E di perse kini ardhur,dhe po ju prisja’’.
'' Mė falni pėr guximin tim o magjistar fisnik,’ ', tha vajza e vogėl,' 'po pėrse po pėrpiqeni tė ndizni zjarrin me sy tė mbuluara' '? 
'' Sepse nuk kam sy '', tha magjistari, '' Qysh se e shndėrrova vėllanė tim nė njė kalė tė zi, njė Orė mali mė mori sytė, dhe unė u zhyta nė errėsirė ​​si ndėshkim. Disa kohė mė vonė u pendova pėr veprimin tim tė mbrapshtė dhe Ora pati mėshirė pėr mua. Ajo nuk mi ktheu sytė, por i shndėrroi ato nė flutura, nė mėnyrė qė ta shoh botėn pėrmes krahėve tė tyre.Tani fluturat jane sytė e mij. Por, pėr fat tė keq, si tė gjitha fluturat, edhe ato kanė njė jetė tė shkurtėr. Kur ato tė vdesin, unė do tė mbetem i verbėr pėrgjithmonė ''. 
'' Edhe vėllai im do tė vdesė, nėse nuk i gjejmė farėrat e pemės sė pėrjetėshme '', tha vajza,’’ a e kini parė ju kėtė pemė o magjistar fisnik?
'' Jo '',tha magjistari, '' Nuk e kam parė asnjėherė,por thonė se ėshtė pema mė e bukur nė botė.Gjethet e saj nuk vyshken kurrė,dhe frutat e saj nuk bien kurrė.Por ,pėr fat keq,pema gjendet nė majė tė njė mali shumė tė lartė,qė zgjatet deri nė qiell.Mali ka tre anė tė rrėshqitshme, dhe njė shkallė lėvizėse nė mes. Kur njė njeri pėrpiqet tė ngjitet nė mal, shkallėt lėvizin sė prapthi aq shpejt, sa njeriu flaket tutje .Deri mė sot shumė pak njerėz kanė arritur tė ngjiten deri nė majė,dhe askush prej tyre nuk ėshtė kthyer pėrsėri,sepse pema ruhet nga njė engjėll i fuqishėm.Ai i pret me shpatė tė gjithė ata qė guxojnė tė rrėmbejnė njė frut nga pema’’.
'' Me tregoni ku ndodhet ky mal,dhe unė do t'jua sjell patjetėr farėrat, o magjistar fisnik '', tha vajza e vogėl.
‘’ Vetėm fluturat e mija e dinė se ku ndodhet ky mal,dhe ato do tjua tregojnė rrugėn,’’tha magjistari,dhe i afroi fluturat pranė vetes,dhe dicka ju pėshpėriti nė vesh.Fluturat pėrplasėn krahėt dhe u nisėn drejt malit.Vajza i ndoqi pas.Kur arritėn nė mal, ajo pa se ishte ashtu si e kishte pėrshkruar magjistari, me tre anė tė rrėshqitshme dhe njė shkallė lėvizėse nė mes. Vajza e vogėl hipi nė shkallėt lėvizėse dhe nė fillim asgjė nuk ndodhi.Me tė mbėrritur nė shkallėn e dhjetė, papritmas mali nisi tė dridhej.Vajza u kap fort pas parmakėve,teksa shkallėt filluan tė lėvizin prapa aq shpejt, sa vajza e vogėl u flak tutje. Ajo u pėrpoq pėrsėri, dhe pėrsėri ndodhi e njėjta gjė.Vajza vendosi tė hiqte dorė dhe tė kthehej nė shtėpi,por nė atė moment u dėgjua pėr sė dyti kėnga e gjelit mbretėror dhe asaj ju kujtua vėllai i saj.Kėshtu vajza vendosi tė kthehej sėrish nė kullėn e magjistarit. 
'' A mi sollėt farat,o vajzė tė vogėl? '', tha magjistari.
 '' Mė falni o magjistar fisnik '', tha vajza, '' por shkallėt lėvizėse janė kaq tė shpejta sa mė flakėn tutje’’.
'' Ju keni njė zemėr tė dobėt '', tha magjistari,dhe nxorri dy kupa me njė lėng magjik '' pijeni kėtė se do tju ndihmoj’’.
Vajza dhe kali e pinė lėngun magjik,dhe ranė nė gjumė. Magjistari mori njė thikė,cau gjoksin e vajzės dhe nxorri zemrėn e saj.Pastaj cau gjoksin e kalit,dhe nxorri zemrėn e tij. Zemrėn e kalit e vuri nė gjoksin e vajzėn, dhe zemrėn e vajzės nė gjoksin e kalit .Kur u zgjuan, vajza ishte bėrė gjysmė kalė, dhe kali ishte bėrė gjysėm njeri. 
‘’Tani zemra juaj ėshtė mjaft e fortė pėr tė ngjitur shkallėt lėvizėse’’,tha magjistari,dhe nxorri njė carcaf mėndafshi ,e palosi,edhe ja dha vajzės.’’Ju tani jeni njė vajzė e magjepsur,dhe ėshtė e ndaluar pėr njerėzit e magjepsur qė ti afrohen pemės.Ndaj,me tė mbėrritur nė majė tė malit,do ta mbuloni trupin tuaj me carcaf.Meqėnėse jeni femėr ,engjėlli nuk do guxojė ta ngrejė carcafin ,edhe nuk do ta shohi se jeni gjysėm kalė.Por nxitoni vajzė e vogėl,sepse nuk mbetet edhe shumė kohė. Nėse deri nė agim nuk do tė mi sillni farėrat,atėherė fluturat do tė ngordhin ,edhe unė do tė mbetem i verbėr pėrgjithmonė ''. 
Vajza e puthi princin gjysėm kalė, dhe vrapoi drejt malit.Sapo u hodh mbi shkallėt lėvizėse, ato filluan pėrnjėherėsh tė lėvizin sė prapthi, edhe mė shpejt se kurrė,por zemra e kalit e kishte bėrė vajzėn e vogėl mjaft tė fortė, dhe kėshtu ajo i ngjiti shkallėt njė e nga njė. Sapo arriti nė majė, e shquajti pėr sė largu pemėn e pėrjetėsisė. Njė engjėll i armatosur me njė shpatė tė mprehtė ,po patrullonte nėn tė. Vajza nxorri carcafin,mbuloi trupin e saj,dhe pastaj u afrua.Pema e pėrjetėsisė ishte njė pemė molle,dhe frytet e saj ishin tė kuqe si gjaku.Gjethet ishin tė verdha ,ndėrsa damarėt qė gjarpėronin nė trungun e pemės, ishin tė hollė si damarėt e njerėzve.
'' Kush jeni ju’’ ,tha engjėlli duke nxjerrė shpatėn’’,cfarė kėrkoni kaq lart?
'' Kėrkoj njė frut nga pema e pėrjetėsisė '', tha vajza pa u tutur. 
Engjėlli u afrua.
'' Me parė duhet tė lexoj zemrėn tuaj '', tha engjėlli '', dhe nėse ka mė shumė tė mira se tė kėqija nė tė, do tė pres frutin e mollės dhe do tjua jap.Por,nėse ka mė shumė tė kėqija se sa tė mira nė tė,do tju pres nė copa me shpatėn time, do tju varros nėn pemėn e pėrjetėsisė dhe zemra juaj do tė kthehet nė njė frut molle. Tani, afrohuni ''.
 Vajza e vogėl u afrua dhe engjėlli i vuri dorėn nė gjoks. 
'' E pazakontė '', tha engjėlli’’, megjithėse jeni thjesht njė vajzė e vogėl, zemra juaj ėshtė mė e fortė se zemra e njė njeriu tė rritur.Por ,ndryshe nga zemra e njė njeriu tė rritur, e cila ėshtė plot me ligėsi, zemra juaj ėshtė e pastėr si ajo e njė fėmije ''. 
'' Pra, ju do tė ma jepni frutin e mollės atėherė '? tha vajza. 
Engjėlli bėri njė gjest dyshues.Kjo vajzė me siguri fshihte dicka.Nėse do tė mund ti ngrinte carcafin ,me siguri do ta zbulonte,por kjo ishte e ndaluar ,dhe engjėlli u dorėzua.
'' Mirė, vajzė e vogėl '', tha engjėlli 'unė do tjua jap frutin e mollės’’, dhe ai nxori shpatėn e tij, preu njė frut nga pema dhe ia dha vajzės.
Vajza nuk priti asnjė cast,dhe vrapoi drejt shkallėve.Sapo u hodh mbi to,shkallėt nisėn tė lėvizin kaq shpejt ,sa e flakėn vajzėn drejt e tek kulla e magjistarit. Magjistari,i cili nuk priste qė vajza tė kthehej,dyshoi pėr njė cast. Pastaj e mori frutin e mollės dhe e preu mė dysh, por nuk gjeti fara brenda. 
'' Engjėlli ju mashtroi '', tha magjistari, '' ai ju dha njė mollė pa fara brenda ''. 
Papritur kėnga e gjelit mbretėror u dėgjua pėr tė tretėn herė. 
" Oh, vėllai im i shkretė ", tha vajza," "tani qė gjeli mbretėror kėndoi pėr tė tretėn herė, mbreti me siguri qė do ta vrasė". 
Nė atė moment, dy fluturat u plasėn tė vdekura nė tokė. Magjistari pa dritėn qė po zhdukej dhe e kuptoi se ēfarė kishte ndodhur. 
'' Pėr mua tani ėshtė vonė , por ti mund ta shpėtosh vėllain tėnd ,o vajzė e vogėl. '', tha magjistari’’,dhe mori fluturat e vdekura dhe u mbyll nė njė dhomė tjetėr. 
Princi gjysėm kalė dhe vajza gjysmė kalė ndien keqardhje pėr tė, por nuk kishte asgjė qė mund tė bėnin. Kėshtu, ata i thanė lamtumirė magjistarit,dhe u hodhėn nga kulla dhe vrapuan me shpejtėsi drejt kėshtjellės.Kur mbėrritėn atje, dėgjuan muzikė dhe kėngė.Tė gjithė oborrtarėt po festonin, sepse mbreti ishte martuar me njė grua tjetėr, dhe ajo i kishte lindur atij njė princ tė vogėl trashėgimtar.Vajza hodhi sytė rrotull,dhe pa trupin e tė vėllait tė saj tė varur nė njė degė peme.Ajo u afrua dhe e mori trupin e pa jetė,ndėrsa princi gjysmė kalė hyri nė pallat qė tė takonte tė atin. Me ta parė atė krijesė gjysmė kalė dhe gjysmė njeri,mbreti u zemėrua keq.
'' Ky nuk ėshtė biri im '', tha mbreti, '' plaseni nė burg''. 
Njė tufė rojesh me heshta dhe shpata zhveshur ju afruan princit,dhe pasi e lidhėn ,e flakėn nė njė bodrum tė errėt tė kėshtjellės. Vajza gjysmė kalė ,pasi e kuptoi se princi nuk do tė kthehej,hodhi mbi shpinė trupin e tė vėllait, dhe u kthye nė fshatin e saj.Kur prindėrit e panė vajzėn ,u zemėruan keq.
'' Kjo nuk ėshtė vajza jonė ‘’,thanė ata, dhe e dėbuan nga shtėpia .
Kur vajza doli jashtė,i gjithė fshati i armatosur me kosa dhe sfurqe,ju vu prapa.Vajza e vogėl iku me vrap,dhe u fsheh nė njė pyll aty pranė.Fshatarėt e kėrkuan ngado,dhe pasi nuk mundėn ta gjenin,hoqėn dorė nga ndjekja dhe u kthyen pėrsėri nė fshat.Kur ata u larguan,vajza hapi njė gropė poshtė njė peme, dhe e varrosi vėllain e saj .Mbi varrin e tij mbolli njė trėndafil,qė tė mos e harronte vendin ku e kish varrosur.Si mbaroi punė,u kthye nė kėshtjellė, priti sa te binte nata,dhe pastaj u ngjit nė mure, liroi ​​princin gjysmė-kalė dhe tė dy u zhdukėn pa lėnė gjurmė. 
Vite mė vonė, dy gjahtarė qė kishin shkuar nė pyll pėr tė gjuajtur drerėt, vunė re tre krijesa tė pazakonta. Ata dukeshin si njerėz, por kur u afruan edhe ca, gjahtarėt panė qė ishin gjysėm kuaj. Dy prej tyre ishin tė rritur, ndėrsa i treti ,njė i vogėl qė hovte me gėzim, ishte ndoshta kėlyshi i tyre. Me tė nuhatur gjahtarėt, tė tre krijesat u zhdukėn shpejt. Gjahtarėt i ndoqėn pas, por, kur ra nata, ata i humbėn gjurmėt e tyre. Ishte ftohtė, dhe gjahtarėt nuk kishin shkrepėse qė tė ndiznin zjarr.Befas pikasėn nė largėsi njė kullė tė lartė,dhe nxituan drejt saj.Kulla nuk kishte dyer e dritare,vec disa zgavra boshe,qė ngjanin me hyrjen e njė shpelle.Gjahtarėt hynė brenda,dhe nė mes tė njė salle tė madhe,panė tė zotin e kullės,njė burrė tė vjetėr,i cili po pėrpiqej tė ndizte zjarrin me sy tė mbuluara .Ai i priti mirė, u dha atyre ushqim dhe ujė dhe madje i lejoi tė ndiznin zjarrin nė oxhak . 
"Nga vini dhe ku shkoni ,o miqtė e mij", tha ai pas pak.
 '' Ne jemi gjahtarė '', tha njėri prej tyre, '' ndoqėm tre krijesa, derisa ra nata, dhe pastaj i humbėm gjurmėt e tyre. Kėto krijesa, kurrė nuk kishim parė diēka si ato mė parė. Ata ishin gjysėm - kuaj dhe gjysėm njerėz,zotėri ''. 
Plaku qeshi.
 '' Kėshtu ,pra'', tha ai, '' ata mbijetuan ''. 
'' A i njihni ju ato krijesa,o zotėri fisnik '’? tha gjahtari tjetėr. 
'' Po '', tha plaku, dhe u ul nė mes tė gjahtarėve, dhe u tregoi atyre historinė qė sapo lexuat.

[Ad'Anderseni,2019]