Nė majė tė malit Ararat jetonte dikur njė mbret i fuqishėm. Ai kishte njė pallat mermeri, disa ministra, shumė fusha pėrreth malit dhe njė ushtri tė madhe minjsh. Pėr tė ushqyer ushtrinė e tij, ai kėrkonte ēdo vit gjithnjė e mė shumė grurė nga fshatarėt. Kėshtu, ēdo vit mbetej gjithnjė e mė pak grurė pėr fshatarėt. Fatmirėsisht pėr ta, toka ishte pjellore dhe ai pak grurė qė u mbetej mjaftonte pėr t’i ushqyer. Por njė ditė njė thatėsirė e tmerrshme ra mbi tokė dhe zgjati shtatė muaj. Pasi kaluan shtatė muajt, mbreti dėrgoi ministrat e tij pėr tė marrė grurin, por fshatarėt nuk pranuan ta jepnin.
” Ky grurė ėshtė gjithēka qė kemi ”, thanė ata, ” Nėse do t’ua japim juve, nuk do tė na mbetet asgjė tjetėr pėr tė ngrėnė, dhe fėmijėt tanė do tė vdesin nga uria ”.
Ministrat u kthyen nė pallat duarbosh dhe i rrėfyen mbretit gjithshka. Megjithėse hambaret e mbretit ishin plot, dhe ai, ministrat e tij, familja e tij dhe ushtria e tij e minjve nuk rrezikonin tė vdisnin nga uria, mbreti u ndje tepėr i fyer.
” Si guxojnė ata tė mė kundėrvihen? ”, tha ai, dhe menjėherė lėshoi ushtrinė e minjve kundėr fshatarėve.
Minjtė ranė nė fushė ,hėngrėn gjysmėn e grurit qė fshatarėt nuk kishin pranuar tė dorėzonin, dhe gjysma e fshatarėve vdiqėn nga uria atė dimėr.Ata qė kishin mbetur gjallė,pasi nuk kishin mė se cfarė tė hanin, vendosėn tė dėrgonin dikė nė pallat qė ti lutej mbretit tu jepte pak grurė.Por askush nuk pranonte tė nisej,sepse tė gjithė kishin frikė nga ushtria e minjve. Kėshtu qė, ata vendosėn tė lėshojnė njė korb, dhe kudo qė ai do tė qėndronte, njė person i asaj familje do tė zgjidhej pėr misionin. Korbi fluturoi rreth fshatit, dhe mė nė fund u ndal nė oxhakun e shtėpisė sė marangozit.Marangozi dhe gruaja e tij ishin tė moshuar, por ata kishin njė djalė qė e kishin lindur vetė ,si dhe njė vajzė qė e kishin marrė nga njė familje qė kishte vdekur nga uria. Djali dhe vajza u rritėn sė bashku, dhe pas ca kohe ata u dashuruan me njėri-tjetrin. Edhe pse nuk ishin tė njė gjaku,dashuria e tyre u konsiderua njė mėkat i madh, dhe pėr ti ndaluar qė tė martoheshin, vajza u dėbua nga fshati, ndėrsa djali u caktua tė shkonte tek mbreti si dėnim. Pėrpara se tė nisej, marangozi plak i dha djalit trastėn e fundit me grurė qė i kish mbetur.
” Biri im, ” tha ai ”, mė dėgjo me vėmendje.Brenda trastės me grurė, kam fshehur njė kupė tė kristaltė. Sa herė qė tė jesh nė rrezik,thirri kupės sė kristaltė pėr ndihmė,dhe ajo do tė ndihmojė “.
Djali udhėtoi njė ditė dhe njė natė derisa arriti nė njė lumė qė i ndante fshatarėt nga pallati i mbretit. Lumi ishte i gjerė, i thellė dhe plot me peshq elektrikė. Tė gjithė njerėzit qė kishin provuar ta kapėrcejnė atė pa lejen e mbretit ishin vrarė nga peshqit. Djali pa skeletet e tyre nė breg tė lumit dhe u tremb,por pastaj kujtoi porosine e tė atit,dhe hapi trastėn dhe nxorri kupėn e kristaltė.Kupa ishte shumė e bukur dhe kishte dy doreza tė arta tė gdhendura nė formė dragonjsh.
” Ju lutem mė ndihmoni o kupė e kristaltė ”, tha djali.
” Mos u trembni or djalė ”, tha kupa e kristaltė, ” Unė do t’ju ndihmoj. Thjesht mė mbushni me ujė nga lumi, dhe pijeni atė. Ju do tė bėheni mė i vogėl se gishti juaj i vogėl dhe unė do t’ju ēoj nė anėn tjetėr ”.
Djali bėri atė qė i tha kupa e kristaltė, e mbushi me ujė nga lumi dhe piu. Ai u bė mė i vogėl se gishti i tij i vogėl dhe u hodh brenda kupės sė kristaltė, dhe kupa e kristaltė e barti nė anėn tjetėr. Pasi preku tokėn, ai piu pėrsėri nga kupa dhe u bė njė djalė normal. Kur arriti te portat e pallatit, djali i ra tri herė derės,dhe menjėherė ushtria e minjve u derdh nga muret dhe e rrethoi djalin. Djali mendoi se minjtė do ta hanin dhe u drodh nga frika.
” Mos u trembni or djalė ‘’, tha kupa e kristaltė, ” Unė do tju ndihmoj. Thjesht shkulni dy dorezat e gdhendura nė formė dragonjsh dhe hidhini pėrtokė ”.
Djali i shkuli nga kupa dorezat e arta tė gdhendura nė formė dragonjsh, dhe i hodhi pėrtokė. Me tė prekur tokėn, dorezat e arta u kthyen nė dy dragonj gjigantė,dhe sulmuan ushtrinė e minjve dhe e dogjėn. Pastaj dragonjtė fluturuan tutje dhe nuk u kthyen mė. Mbreti dhe mbretėresha panė gjithēka nga kulla mė e lartė e pallatit.
” Oh, ushtarėt e mi tė gjorė ”, tha mbreti, ” ēfarė do tė bėj pa ju? Kush do tė mė mbrojė mua tani ”?
” Mos u trembni burri im i dashur ”, tha mbretėresha, ” thjesht lejojeni djalin tė hyjė nė pallat dhe unė do tė kujdesem pėr tė ”.
Mbreti e dėgjoi mbretėreshėn dhe e lejoi djalin tė hynte, dhe ai dhe shėrbėtorėt e tij u pėrkulėn pėrpara tij.
” Cfarė kėrkoni nga unė ,or djalė ”, tha mbreti.
‘’Fshatarėt po vdesin nga uria ,madhėri,ndėrsa hambaret tuaj janė plot,’’tha djali,’’. Na jep grurin, qė tė mund tė jetojmė dhe tė punojmė pėrsėri pėr ju ”, tha djali.
Mbreti e pyeti mbretėreshėn pėrsėri.
” Premtoji se do ti japėsh sa grurė tė kėrkoj ”, tha mbretėresha, ” nėse ai pranon mė parė tė pijė njė gotė verė me mbretin. Unė do tė hedh helm nė verėn e tij dhe ai do tė vdesi,dhe do ta hedhim kufomėn e tij nė pus “.
Mbreti, shumė i lumtur, i premtoi djalit se do ti jepte sa grurė tė dėshironte,nėse ai do tė pranonte tė pinte njė gotė verė me mbretin. Djali pranoi. Mbreti pastaj urdhėroi shėrbėtorėt e tij qė t’u sillnin dy gota me verė,dhe mbretėresha hodhi helmin nė njėrėn prej tyre dhe ia ofroi djalit.Djali e hodhi verėn nė kupėn e kristaltė, por kur e afroi tek buzėt,kupa e kristaltė u drodh.
” Cfarė ėshtė o kupė e kristaltė? ‘, tha djali.
” Mos pini or djalė ”, tha kupa e kristaltė , ” vera ėshtė e helmuar ”.
Djali e dėgjoi kupėn dhe ia ofroi verėn e tij njėrit prej ministrave. Mbreti dhe mbretėresha, nga frika e zbulimit tė komplotit tė tyre, nuk thanė asgjė, dhe ministri e piu verėn dhe vdiq
“Ju mė gėnjyet madhėri”, tha djali, “tani do tė thėrras dragonjtė , dhe ata do t’ju djegin”.
“Oh, tė lutem, ki mėshirė pėr mua “, tha mbreti,” “Unė do t’ju jap gjithė grurin e hambareve tė mija,nėse mė lejoni mė parė tė gjej celėsat’’.
Djali e lejoi, dhe mbreti hyri nė pallat, thirri princeshėn dhe e pyeti se ēfarė tė bėnte.
” Thuaji se do ti japėsh gjithė grurin qė dėshiron, nėse ai pranon tė pijė njė gotė qumėsht me mbretėreshėn, ” tha princesha, ” Unė do tė hedh njė ilaē magjik brenda qumėshtit dhe ai do tė bjeri nė gjumė .Pastaj do ta hedhim nė pus’ ‘.
Mbreti u gėzua pa masė .Ai vrapoi pėrjashta me celėsat e hambareve nė duar, dhe i premtoi djalit se do ti jepte sa grurė tė dėshironte,nėse ai do tė pranonte tė pinte njė kupė qumėsht me mbretėreshėn. Djali pranoi. Princesha solli dy kupa tė arta me qumėsht dhe djali e derdhi tė tijėn nė kupėn e kristaltė,por kur e afroi tek buzėt,kupa e kristaltė u drodh pėrsėri.
”Cfarė ėshtė o kupė e kristaltė ? ”, tha djali.
“Mos pini or djalė”, tha kupa, “mbreti ka hedhur njė ilaē magjik nė qumėsht.Juve do tju zeri gjumi,dhe shėrbėtorėt e mbretit do tju hedhin nė pus’’.
Atėherė djali i ofroi mbretėreshės kupėn e tij tė qumėshtit,dhe mori kupėn e saj. Mbreti, i trembur se mos zbulohej plani i tij, nuk tha asgjė, dhe kėshtu mbretėresha e piu qumėshtin dhe ra nė gjumė.
“Ju mė gėnjyet madhėri”, tha djali, “tani do tė thėrrasė dragonjtė, dhe ata do t’ju djegin”.
“Oh, tė lutem ki mėshirė pėr mua”, tha mbreti, “” Unė do t’ju jap kurorėn time, mbretėrinė time dhe vajzėn time pėr grua,nėse ma falni jetėn”.
Djali pranoi, dhe mbreti shpalli se ky djalė ishte tani dhėndri i tij. Ai pastaj urdhėroi shėrbėtorėt tė pėrgatisin njė banket gjigant pėr nder tė tij. Para se tė fillonte banketi, princesha e njoftoi djalin se mbreti dhe ministrat e tij kishin fshehur thika brenda rrobave tė tyre dhe po planifikonin ta vrisnin, por ajo kishte bėrė njė plan pėr ta shpėtuar. Gjatė darkės, ndėrsa ata po ndanin sė bashku njė copė mishi, mbreti e pyeti djalin se si e kishte kuptuar qė vera ishte e helmuar.
“Kupa ime e kristaltė mė rrėfeu gjithshka”, tha djali, “ėshtė njė kupė magjike dhe tė gjithė ata qė pinė ujė me tė, bėhen njerėz gjigantė”.
Mbreti e pyeti djalin nėse do tė kishte mirėsinė qė ta lejonte tė pinte pak ujė me kupėn prej kristali.
“Sigurisht madhėria juaj”, tha djali dhe ia dorėzoi kupėn mbretit.
Mbreti e mbushi kupėn me ujė, e piu, dhe ia kaloi kupėn ministrave tė tij,dhe mbretėreshės qė posa ishte zgjuar nga gjumi, dhe ata tė gjithė pinė prej saj, dhe u bėnė mė tė vegjėl se gishtat e tyre tė vegjėl. Djali i mblodhi njė nga njė dhe i vendosi tė gjithė nė njė pjatė.
“Ju na gėnjyet or djalė”, tha mbreti, ” por nėse na bėni pėrsėri tė mėdhenj, unė ju premtoj se do t’ju jap tė gjithė grurin qė dėshironi “.
“Nuk keni se cfarė tė mė jepni madhėria juaj,sepse ju nuk kini mė asgjė”, tha djali, “Tani qė jam martuar me vajzėn tuaj dhe kam kurorėn tuaj, unė jam mbreti. Mbretėria juaj , tokat tuaja dhe hambaret e grurit janė tė mijat. Sa pėr ju dhe ministrat tuaj, ju do tė mbeteni njerėz tė vegjėl pėrgjithmonė, si dėnim pėr atė qė keni bėrė “.
Djali pastaj puthi princeshėn, vuri kurorėn nė kokė dhe u dėrgoi lajm fshatarėve se tani e tutje ata do tė jepnin dy herė mė shumė grurė se mė parė. Fshatarėt u hidhėruan shumė,por nuk patėn cfarė tė bėnin. Natėn e parė tė dasmės , siē ishte zakon nė mesin e familjes mbretėrore, princesha e ftoi djalin nė dhomėn e saj. Dhoma ishte e mbushur me statuja tė arta, dhe djali ishte i lumtur qė gruaja e tij ishte aq e pasur. Para se tė shkonin nė shtrat, princesha i urdhėroi shėrbėtorėt tė sillnin dy kupa tė arta me verė.
“Eshtė njė zakon nė pallat, qė burri dhe gruaja tė pijnė nga njė kupė me verė pėrpara natės sė tyre tė parė”, tha princesha.
Djali e hodhi verėn nė kupėn e kristaltė dhe e afroi tek buzėt, por kupa nuk dha asnjė shenjė rreziku, dhe ai e piu tė gjithė verėn, dhe u shndėrrua nė njė statujė tė artė.Kupa prej kristali mbeti e varur nė gishtat e tij.Princesha u afrua,e mori kupėn prej kristali,dhe e puthi.Sa hap e mbyll sytė,kupa e kristaltė u shndėrrua nė njė princ tė bukur.
“I dashuri im “, tha princesha,” “Mė nė fund, mbretėria dhe shtrati mbretėror janė vec pėr ne. E kemi pritur kėtė moment pėr kaq shumė kohė “.
“Po”, tha princi, “qė nga dita qė prindėrit tuaj mė mallkuan sepse unė u dashurova me ju. Unė isha djali i armikut tė tyre mė tė madh dhe ata nuk mund tė pranonin kurrsesi dashurinė tonė. Kėshtu ata blenė njė ilaē magjik nga njė magjistare,e hodhėn nė kupėn time tė verės,dhe unė u shndėrrova nė njė kupė tė kristaltė. Pastaj shėrbėtorėt e babai tuaj mė flakėn nga dritarja e pallatit, por unė nuk u theva,sepse dorezat e arta qė mė dhatė, u mbėrthyen nė njė degė peme, dhe pas ca kohėsh babai i kėtij djali mė gjeti “.

“Prindėrit e mij janė njerėz tė vegjėl tani”, tha princesha, “ata nuk mund ta pengojnė mė dashurinė tonė’’.
Kėshtu princi dhe princesha u martuan,dhe bėnė njė dasėm madhėshtore .Pastaj u cuan lajm fshatarėve se tani e tutje mund ta mbanin pėr vete gjithė grurin qė prodhonin.Ai grurė qė duhej pėr tė ushqyer pallatin ,do tu blihej fshatarėve me flori.Nė kėmbim,fshatarėt do tė conin cdo vit nė pallat njėrin nga djemtė e tyre.Fshatarėt u gėzuan pa masė. Monarkėt e rinj ndėrtuan njė urė mbi lumin elektrik dhe i ftuan tė gjithė fshatarėt tė vizitojnė pallatin mbretėror sa herė qė tė donin. Portat do tė ishin gjithmonė tė hapura pėr ta.Tė gjithė ishin tė lumtur, pėrveē marangozit dhe gruas sė tij. Njė ditė ata vendosėn tė shkojnė nė pallat dhe tė pyesin mbretėreshėn se ēfarė i kishte ndodhur djalit tė tyre. Mbretėresha i shoqėroi nė dhomėn e saj, u tregoi statujėn e djalit dhe u rrėfeu tėrė historinė.
“Tani e di se ku e gjejnė mbretėrit tėrė arin qė kanė”, tha marangozi.
“Cfarė do tė ndodhė me djalin tonė?”, tha nėna e djalit.
“Do tė doja ta shkrija, dhe tė bėja monedha me tė”, tha mbretėresha, “por pėr fatin e tij tė mirė,thesari mbretėror ėshtė i mbushur me monedha ari.Merreni pra djalin tuaj,dhe kėrkoni vajzėn qė dashuron njeriun dhe jo arin.Vetėm puthja e saj mund ta prishi magjinė’’.
Marangozi dhe gruaja e tij e morėn statujėn e artė, u kthyen nė fshatin e tyre dhe pėrhapėn gėnjeshtrėn se ēdo vajzė qė do ta puthte statujėn e artė,do tė kthehej edhe vetė nė njė statujė prej ari. Me tė dėgjuar kėtė, tė gjithė fshatarėt sollėn bijat e tyre para statujės sė artė dhe i detyruan ta puthin, duke shpresuar qė vajzat e tyre tė bėheshin statuja tė arta ,dhe ata t’i shisnin dhe tė bėheshin tė pasur. Fatkeqėsisht, ashtu si kishte thėnė mbretėresha, vajzat u dashuruan pas arit,edhe jo pas djalit,dhe puthjet e tyre nuk e prishėn dot magjinė .
Vitet kaluan njėri pas tjetrit. Marangozi vdiq dhe gruaja e tij mbeti vetėm. Meqėnėse ishte e sėmurė dhe afėr vdekjes , ajo shkroi tė gjithė tė vėrtetėn pėr djalin e saj nė njė copė letėr. Disa orė mė vonė gruaja e marangozit vdiq. Nė mbrėmjen e sė njėjtės ditė, vajza e saj e birėsuar u kthye nė shtėpi. Ajo e gjeti copėn e letrės, e lexoi dhe iu afrua statujės sė artė.
” Mė ndjeni i dashuri im ”, tha ajo ,” Unė ju dua, por nuk do tė ndaj mjerimin me ju ”, dhe kėputi njėrėn nga krahėt dhe njėrėn nga kėmbėt e tij tė arta, dhe i fshehu nėn shtratin ku ndodhej nėna e tij e vdekur. Pastaj ajo e puthi statujėn e artė dhe djali u kthye nė jetė. Tani i mungonte njė krah dhe njė kėmbė, por ishte aq i lumtur qė po shihte pėrsėri vajzėn qė donte, sa i harroi ato. Ata u martuan, dhe vajza shiti kėmbėn e artė dhe krahun e artė dhe bleu njė shtėpi tė bukur me shumė tokė pėrreth saj. Dhe ata krijuan njė familje tė madhe, dhe ndofta jetuan tė lumtur nė pėrjetėsi.

[ Ad'Anderseni,2019]