Njė herė e njė kohė, nė ishullin e Maltės, jetonte njė djalė i vogėl me gjyshen e tij. Ata ishin tė varfėr dhe tė uritur dhe ēdo natė gjyshja do t’i tregonte djalit historinė e peshkut tė artė tė thellėsive, pėr ta vėnė nė gjumė. Njė ditė gjyshja i tha djalit se do tė udhėtonte nė njė tokė tė largėt ,dhe, pėr shkak se ishte shumė e moshuar, ndofta nuk do tė kishte kohė tė mjaftueshme pėr t’u kthyer. Para se tė largohej, ajo e paralajmėroi djalin tė mos bėhej peshkatar dhe tė mos shkonte pas peshkut tė artė. Pastaj ajo u largua dhe nuk u kthye mė.
Kur djali u rrit,ai bleu njė rrjetė, njė varkė, dhe shkoi tė gjuante peshkun e artė. Ditėn e parė ai kapi shumė peshq, por asnjė prej tyre nuk ishte i artė, dhe ai ja dhuroi tė gjithė peshqit e tij tė varfėrve. Peshkatarėt e tjerė e tallėn pėr atė qė bėri. Por tė nesėrmen njerėzit e pasur u mblodhėn rreth barkės, i shtynė mėnjanė tė varfėrit dhe i morėn pėr vete peshqit e djalit. Kur peshkatarėt e tjerė e panė cfarė ndodhi, ata u zemėruan dhe e ndaluan djalin tė peshkonte pėrsėri. Ata e nxorrėn varkėn e tij nė breg dhe djali u kthye nė kasollen e tij. Nė mbrėmje vonė, ndėrsa po gatuante peshkun e fundit tė mbetur, djali dėgjoi njė trokitje nė derė. Ai e hapi dhe pa njė grua tė vjetėr para tij. Gruaja i ngjante shumė gjyshes sė tij tė humbur, por djali prej kohėsh e kishte harruar gjyshen e tij.
“Kush jeni ju?”, tha djali.
“Unė jam njė grua e pastrehė, mė lini tė hyj brenda”, tha gruaja e vjetėr.
Djali e lejoi . Kasollja vinte njė erė tė mirė peshku tė skuqur.
“Unė jam njė grua e uritur, mė jepni dicka pėr tė ngrėnė”, tha gruaja e vjetėr.
Djali mori tė gjithė peshkun e skuqur, dhe ia dha gruas,dhe me tė vėrtetė ajo ishte shumė e uritur,sepse pas pak e gllabėroi tė gjithė peshkun.
“Ju jeni njė djalė zemėrmirė”, tha gruaja “, kėrkoni gjithēka qė dėshironi dhe unė do t’ju a jap”.
“Unė dua tė kap peshkun e artė”, tha djali, pa u menduar dy herė.

Gruaja buzėqeshi.
‘’ Nėse unė vdes sonte, nėse ju e hidhni trupin tim nė ujė, nėse i hidhni rrjetat nė tė njėjtin vend, dhe nėse prisni deri nė mėngjes ,atėherė me siguri qė do ta kapni peshkun tuaj,o djalė zemėrmirė “, tha gruaja e vjetėr.” “Por mos i prekni luspat e peshkut, mos u dashuroni me peshkun dhe mos e ndiqni pas atė ”.
Pasi tha kėto fjalė tė fundit, gruaja e moshuar ra tė flinte. Djali rrėmbeu njė thikė, e therri gruan, dhe pastaj mori barkėn e tij dhe lundroi shumė larg. Kur u bind se peshkatarėt e tjerė nuk po e ndiqnin,ndaloi dhe e hodhi trupin dhe rrjetat nė tė njėjtin vend, ashtu si i kishte thėnė plaka. Priti deri nė mėngjes, pastaj i nxori rrjetat dhe pa njė peshk tė madh me luspa tė arta.
“Ju lutem, mė lini tė shkoj”, tha peshku.
“‘Nėse ju le tė shkoni,cfarė do tė mė jepni nė kėmbim”? tha djali.
“Do tju jap njė prej luspave tė mia tė arta’’,tha peshku..
Djalit ju kujtua qė gruaja e vjetėr e kishte paralajmėruar tė mos i prekte luspat e peshkut, por ato ishin prej ari, dhe ai ishte i varfėr. Kėshtu ai i preku luspat, dhe befas lakmia e pushtoi, dhe mori thikėn edhe i hoqi te gjitha luspat njė e nga njė. Kur mbaroi,e pėrplasi peshkun nė barkė,dhe i mblodhi luspat e arta nė njė thes. Tani ishte i pasur. Kur e mori uria, u kthye tė hante peshkun,dhe pa qė peshku ishte transformuar nė njė grua lakuriqe,dhe shumė tė bukur. Djali mori rrjetėn dhe e mbuloi gruan.

“Kush jeni ju”, tha djali?
“Unė jam mbretėresha e thellėsive”, tha gruaja,” Mbretėria ime ndodhet dhjetė mijė metra nėn sipėrfaqen e detit. Unė jetoj atje me popullin tim, dhe ne hamė trupat e njerėzve tė mbytur. Kėtė natė mė ra erė mish njeriu dhe u ngrita nga thellėsitė. ”
“A do tė mė hani edhe mua?”, tha djali.
” Jo ”, tha mbretėresha, ” sepse tani qė kam humbur luspat e mia tė arta, jam bėrė njeri dhe nuk mund tė ha mish njeriu, dhe nuk mund tė kthehem nė mbretėrinė time, sepse peshqit e tjerė do tė mė hanin. Por, nė tre ditė, luspat e mia tė arta do tė shfaqen pėrsėri dhe unė do tė kthehem nė mbretėrinė time. Deri atėherė, rri me mua or djalė “, dhe iu afrua djalit, vuri krahėt rreth qafės sė tij,dhe e puthi.
Kėshtu ai qėndroi me tė dhe ajo ishte e bukur, dhe ai u dashurua me tė, megjithėse gruaja e vjetėr e kishte kėshilluar tė mos e bėnte. Ata jetuan sė bashku nė barkė pėr tre ditė, dhe mbretėresha e thellėsive lindi dy binjakė. Binjakėt dukeshin si njerėz, por kishin bishta peshku.
“Kėta janė fėmijėt e mij.Do t’i quaj Sirena”, tha mbretėresha dhe i hodhi tė porsalindurit e saj nė ujė.
Ditėn e katėrt, lėkura e mbretėreshės u mbulua nga luspa tė arta.
“Unė duhet tė kthehem nė mbretėrinė time tani”, tha mbretėresha,”Mirupafshim i dashuri im, dhe tė lutem mos mė ndiq “, dhe u hodh nė det dhe u shndėrrua pėrsėri nė njė peshk.
Djali,marrėzisht i dashuruar me mbretėreshėn, u hodh pas saj, por mbretėresha e kafshoi dhe i preu kėmbėt. Tani djali nuk mund ta ndiqte mė.Ai u kthye nė barkė, ndėrsa mbretėresha u zhduk nė thellėsi. Ata nuk e panė mė kurrė njėri tjetrin.
Kohė mė vonė, fjalėt pėr shfaqjen e disa krijesave tė ēuditshme, gjysmė-njeri dhe gjysmė – peshk, filluan tė qarkullojnė nė tė gjithė ishullin.
“Unė i pashė zotėri”, tha njė shėrbėtor,teksa i shėrbente ēaj tė zotit tė tij tė pasur, ” ata po notonin afėr meje. Kishin bishta peshku, mė buzėqeshėn dhe pastaj u zhdukėn. Betohem se ato ekzistojnė. ‘
“E di qė ekzistojnė”, tha zotėria i pasur,” sepse unė jam babai i tyre “, dhe ai e piu shpejt ēajin, dhe e urdhėroi shėrbėtorin ti sillte kėmbėt e tij tė drunjta.
‘’Nuk mė keni treguar asnjėherė se si i kini humbur kėmbėt zotėri’’,tha shėrbėtori.
‘’Uluni pranė meje,dhe unė do tju rrėfej’’,tha zotėria i pasur.
Dhe shėrbėtori u ul pranė tij,dhe zotėria i tregoi historinė qė sapo lexuat.