Aktori i njohur turk, me origjinė shqiptare Can Yaman
Aktori i njohur Xhan Yaman i cili ėshtė shumė i famshėm falė serialeve turke qė janė transmetuar nė Shqipėri, ishte i ftuar sė fundmi nė emisionin “Qejfi mė i madh se Stambolli” nga Linda Imami i cili transmetohet gjatė verės ēdo tė Premte nė ora 21:00 ku tjetėr pos nė Klan Kosova.
Gjatė intervistės sė gjatė ekskluzive, Xhan foli pėr origjinėn e tij shqiptare dhe tregoi se nga ana e babait janė me prejardhje nga Prishtina.
Fansat mezi presin ta shohin sėrish nė ekran. Roli i fundit nga Yaman ishte nė serialin “Erkenci kus”.
“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare nga Prishtina. Gjyshi im ėshtė rritur nė Prishtinė, gjyshja ime nė Shkup. Nė vitin 1959 kemi ardhur nė Stamboll. Tė afėrmit nga babai flasin shqip. Kushėrinjtė e largėt. Ngaqė nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Tė afėrmit si dajat e babait tim, vėllezėrit e gjyshes. Ata flasin gjithmonė shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime dinė shqip. Madje, ka raste qė flasin shqip. Por unė jam rritur mė shumė nga ana e mamasė. Dhe atje nuk flisnin shqip, flisnim vetėm turqisht. Pėr kėtė arsye unė nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur nė Prishtinė. Janė pesė vėllezėr, pas tij tė tjerėt kanė lindur nė Turqi. Kam shkuar nė Shqipėri, Tiranė dhe qėndrova thuajse njė muaj atje. Nė Shqipėri tė gjithė dinin italisht dhe unė flisja italisht”, ka thėnė Can Yaman.
Krijoni Kontakt