Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Historia e vërtetë e Aleksandrit të madh. The true story of Alexander the Great…



    Ne vitin 1923, parlamenti shqiptar mori vendimin per ta quajtur monedhen e re shqiptare, me emrin Lek

    Jo te gjithe e dijne, se ky emer ju vendos ne nder te Aleksandrit te madh, i njohur nder shqiptar si Leka i madh....

    Sigurisht shfaqja e figures se Aleksandrit , nuk ka te beje thjesht me madheshtine e tij, por mbi te gjitha me historine...

    Si qendron e verteta ? Cfare eshte fshehur gjithmone ? Cila eshte lidhja e Aleksandrit me Iliret ? Te dhenat, faktet dhe deshmite e autoreve te lashte...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 08-03-2021 më 10:56

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Historia e vërtetë e Aleksandrit të madh. The true story of Alexander the Great…

    Lidhja e vertete e Aleksandrit te Madh të Maqedonisë (Leka i Madh - siç njihet mes shqiptarëve) nuk është me ilirët por me historinë e Epirit. Babai, Filipi ishte Mbret i Maqedonisë, por nëna e tij, Olimpia ishte nga Epiri. Dhe mendohet se vetë Leka si fëmijë është rritur në Epir, deri sa arriti moshën e kalërimit. Ashtu siç historia flet për një ndikim të madh që e ëma, Olimpia pati mbi të birin. Dhe nga Epiri kemi edhe dragoj të tjerë të historisë, si Pirro i Epirit.

    Eshtë e vërtetë që kartmonedha shqiptare u quajt "Lek" në nder të Lekës së Madh nga Mbreti Zog, që edhe djalit të tij ia vuri emrin Leka në nder të Aleksandrit të Madh. Por historia nuk fillon këtu. I pari që bëri lidhjen historike me dragojtë e Epirit, Pirron dhe Aleksandrin, ishte vetë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti. Marin Barleti do ta prezantonte në publikun evropian të kohës me veprën e tij si "Mbret i Epirit dhe Maqedonisë". Duke bërë kështu një lidhje historike me Epirin, epirotët dhe Aleksandrin e Madh të Maqedonisë. Pa harruar edhe faktin tjetër, që emri Skënder që Gjergji mori në oborrin e Sulltanit, ishte versioni osman i emrit Aleksandër. Më pas i erdhi rradha Princ Weid që u caktua si Princ i shqiptarëve. Bejlerët dhe paria e vendit në atë kohë, i prezantuan Princ Weid kurorën mbretërore të Gjergj Kastriot - Skënderbeut, si për të legjitimuar pushtetin e tij mbi shqiptarët. Një dekadë më pas, ishte Ahmet Zogu, që do të shpallej Mbret i Shqiptarëve duke pretenduar se ishte pasardhës gjaku i dragojve të Epirit, Pirros, Lekës, Gjergjit. Duke qenë se ai kish lindur në zonën e Matit, ai pretendonte se kjo zone ishte pjesë e Epirit të Veriut.

    Një kapitull tjetër i lavdishëm i historisë së Epirit në mesjetë, që shqiptarët nuk e njohin sa duhet dhe është lënë me keqdashje në harresë, është historia e para-mesjetës, sidomos epoka e Kryqëzatave të Krishtera, sidomos Kryqëzata e IV që solli plaçkitjen dhe përdhosjen e Kosntandinopojës nga latinët frankë, venedikas. Kjo është epoka e shekullut të XII deri në shekullin e XIV, ku epirotët bëjnë përsëri emër në histori, dhe njihen si Dhespotët e Epirit, për të cilët flet edhe Joan Muzaka në testamentin për djemtë e tij në Itali. Pas rënies së Konstandinopojës në duart e latinëve, të parët që u ngritën në luftë për ti dalë zot Konstandinopojës ishte familja Konmeni (Arianiti), e cila kish si qendër Durrësin dhe ishte familja fisnike më e madhe e vendit. Kjo familje na ka dhënë ne sot flamurin tonë kombëtar. Gjergj Arianiti ishte i pari që filloi luftën kundër osmanëve mes fisnikërisë së kohës, dhe historia e njeh si Gjergji i Madh. Gjergj Kastrioti, i cili u bë dhendri i tij duke u martuar me vajzën e Gjergj Arianitit, Androniqi (Arianiti) Kastrioti, vazhdoi luftën që Gjergji i Madh nisi, dhe falë kësaj martese, siguroi edhe mbështetjen e Dhespotëve të tjerë të epirit në luftën kundër osmanëve. Familja Kastrioti, nuk kish autoritetin, pushtetin dhe mbështetjen që gëzonte prej shekujsh familja Arianiti në mesjetë. Por historia që shqiptarët njohin pak është historia e stërgjyshërve të Gjergj Arianitit, Mihali I, II dhe Theodhorit, vëllait të tyre, i cili pas plaçkitjes së Kosntandinopojës nga latinët, arriti të çlirojë me luftë Selanikun, Durrësin dhe të shkojë deri në brigjet e Konstandinopojës. Kjo është epoka ku qytete si Janina u formuan në Epir, me refugjatët që braktisën Konstandipojën pas plaçkitjes, që ishin edhe njerëzit më të ditur, artistë të mbarë perandorisë bizantine. Kjo histori u mbyll me martesën e djalit të Gjergj Kastriotit, Joanit, me princeshën e fundit të familjes tjetër që i doli për zot bizantit, Irena Paleologut.

    Për të kuptuar ndikimin e madh të mesjetës dhe këtyre familjeve në vetëdijen e këtij populli dhe në botën e huaj, duhet të sillni ndër mend se osmanllinjtë do ti quanin shqiptarët "arnautë" që nënkuptonte pasardhës së Arianitasve. Të njëjtën gjë e gjejmë edhe në greqi me "arvanitas" apo "arbëresh" në Itali. Edhe vëtë emri Albani ka të ngjarë që të jetë një latinizim i fjalës arvanitas, ku prapë lidhja bëhet me familjen Arianiti dhe Epirin.

    Historia më e lavidshme e popullit shqiptar është historia e Epirit. Përpjekjet e rregjimit komunist për të anashkaluar këtë të vërtetë, duke e vënë theksin tek "ilirët e pellazgët", kish për qëllim që të ngrinte kultin e diktatorit Hoxha, i cili në çmendurinë e tij mori edhe guximin që ta ri-shkruajë historinë e këtij populli të lashtë ashtu siç i deshi qejfi, në ato që u njohën si Veprat e Enver Hoxhës.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-03-2021 më 17:07

Tema të Ngjashme

  1. Historia e vërtetë e Marko Boçarit / Marko Botsaris, the true story
    Nga Akuamarini në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2020, 10:26
  2. Ku është varri i Aleksandrit te Madh ?
    Nga Kreksi në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 06-07-2013, 15:57
  3. Përmenden hebrenjtë në historinë e Aleksandrit të Madh ?
    Nga alibaba në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-03-2008, 18:49
  4. The Great Global Warming Swindle - Mashtrimi i Madh me Ngrohjen e Motit
    Nga saimiri-uk në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 20:00
  5. Testament-Privilegjet” e Aleksandrit të Madh për ilirët
    Nga Tirana në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 06:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •