Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Katekizmi i Kishės Katolike

    Tė nderuar miq,

    ky ėshtė pėrkthimi nė gjuhėn shqipe tė Katekizmit tė Kishės Katolike, varianti origjinal i tė cilit i pėrket Catechismus Catholicae Ecclesiae (viti 2005).

    Pėrmbledhja e Katekizmit tė Kishės Katolike (KKK) ndahet nė katėr pjesė, nė harmoni me ligjet themelore tė jetės nė Krishtin.

    • Pjesa e parė, e titulluar «Shpallja e fesė», pėrmban njė pėrmbledhje tė pėrshtatshme tė lex credendi, domethėnė tė fesė sė dėshmuar nga Kisha Katolike, nxjerrė nga Simboli apostolik i ilustruar me Besojmėn Niceo-Konstandinopolitane, shpallja e vazhdueshme e tė cilit nė asambletė e krishtera ruan tė gjallė kujtesėn pėr tė vėrtetat themelore tė fesė.


    • Pjesa e dytė, e titulluar «Kremtimi i misterit tė krishterė», paraqet elementet thelbėsorė tė lex celebrandi. Nė tė vėrtetė, kumtimi i Ungjillit e gjen pėrgjigjen e vet tė privilegjuar nė jetėn sakramentore. Nė tė, besimtarėt provojnė dhe dėshmojnė nė ēdo moment tė ekzistencės sė tyre efektshmėrinė shpėtimtare tė misterit pashkor, nėpėrmjet tė cilit Krishti e ka pėrmbushur veprėn e shėlbimit tonė.


    • Pjesa e tretė, e titulluar «Jeta nė Krishtin», na kujton lex vivendi, domethėnė angazhimin qė tė pagėzuarit kanė pėr ta shfaqur nė sjelljet e tyre dhe nė zgjidhjet e tyre etike besnikėrinė ndaj fesė sė shpallur dhe tė kremtuar. Nė tė vėrtetė, besimtarėt janė tė thirrur nga Zoti Jezus pėr tė bėrė vepra qė i kanė hije dinjitetit tė tyre si bij tė Atit nė dashurinė e Shpirtit Shenjt.


    • Pjesa e katėrt, e titulluar «Lutja e krishterė», ofron njė pėrmbledhje tė lex orandi, domethėnė tė jetės sė lutjes. Nėn shembullin e Jezusit, shembull i pėrsosur i atij qė lutet, edhe i krishteri ėshtė i thirrur nė dialog me Zotin nė lutje; njėra prej shprehjeve mė tė privilegjuara ėshtė Ati ynė, urata qė na e ka mėsuar vetė Jezusi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 08-03-2021 mė 05:50

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Katekizmi i Kishės Katolike

    1. Cili ėshtė projekti i Hyjit pėr njeriun?

    Hyji, pafundėsisht i pėrkryer dhe i lum nė vetvete, pėr njė projekt tėrėsisht mirėsie e ka krijuar lirisht njeriun pėr ta bėrė pjesėmarrės tė jetės sė vet tė lume. Kur u plotėsua koha, Hyji Atė dėrgoi Birin e Vet si shėlbues dhe shpėtimtar tė njerėzve tė rėnė nė mėkat*, duke i mbledhur nė Kishėn e Tij dhe duke i bėrė fėmijė tė birėsuar nėpėrmjet veprimit tė Shpirtit Shenjt* dhe trashėgimtarė tė lumnisė sė Tij tė amshuar.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Njeriu ėshtė «i aftė» pėr ta pranuar Hyjin

    «Ti je i madh, o Zot, dhe krejt i denjė pėr lavd […]. Na ke bėrė pėr Ty dhe zemra jonė nuk gjen pushim derisa nuk pushon nė Ty» (Shėn Agustini).


    2. Pėrse brenda njeriut banon dėshira pėr Hyjin?

    Vetė Hyji, duke e krijuar njeriun nė shėmbėllimin e Vet, ka ngulur nė zemrėn e tij dėshirėn pėr ta parė Atė. Edhe pse kjo lloj dėshire shpesh nuk njihet, Hyji nuk resht sė tėrhequri njeriun kah Vetja, me qėllim qė ai tė jetojė dhe tė gjejė nė Tė atė plotėsi tė sė vėrtetės dhe tė lumturisė, qė e kėrkon pareshtur. Prandaj, pėr nga natyra dhe thirrja njeriu ėshtė njė qenie fetare, e aftė tė hyjė nė bashkėsi me Perėndinė. Kjo lidhje intime dhe jetėsore me Hyjin i jep njeriut dinjitetin e tij themelor.

    3. Si mund tė njihet Hyji vetėm me dritėn e arsyes?

    Duke u nisur nga krijimi, d.m.th. nga bota dhe nga personi njerėzor, njeriu, me siguri, mund ta njohė vetėm me arsye Hyjin si zanafillė dhe qėllim tė gjithėsisė, si tė Mirėn mė tė madhe, si tė vėrtetėn dhe bukurinė e pafund.

    4. A mjafton vetėm drita e arsyes pėr ta njohur misterin e Hyjit?

    Njeriu, duke e njohur Hyjin vetėm me dritėn e arsyes, has shumė vėshtirėsi. Pėrveē kėsaj, ai nuk mund tė hyjė i vetėm nė gjirin e misterit hyjnor. Pėr kėtė arsye, Perėndia ka dashur tė bėjė dritė me Zbulesėn e Vet jo vetėm mbi ato tė vėrteta qė e tejkalojnė kuptimin njerėzor, por edhe mbi tė vėrteta fetare e morale, qė, edhe pse nė vetvete janė tė arritshme pėr arsyen, tė mund tė jenė tė njohura si tė tilla prej tė gjithėve pa vėshtirėsi, me qartėsi tė plotė dhe pa rrezik gabimi.

    5. Si mund tė flitet pėr Hyjin?

    Ėshtė e mundur tė flitet pėr Hyjin, me tė gjithė dhe tė gjithėve, duke u nisur nga pėrsosmėritė e njeriut dhe tė qenieve tė tjera, tė cilat janė njė shėmbėllim, edhe pse i kufizuar, i pėrsosmėrisė sė pakufishme tė Perėndisė. Megjithatė, ėshtė e domosdoshme qė tė folurit tonė tė pastrohet vazhdimisht prej fantazive dhe gjėrave tė papėrkryera qė pėrmban, duke ditur krejt mirė se kurrė nuk do tė jetė e mundur tė shprehet plotėsisht misteri i pafund i Hyjit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 08-03-2021 mė 15:29

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Hyji i del pėrpara njeriut

    6. Ēfarė i zbulon Hyji njeriut?

    Hyji, nė mirėsinė dhe nė urtinė e Vet, i zbulohet njeriut. Me ngjarje e me fjalė zbulon Vetveten dhe projektin e Vet tė dashamirėsisė, qė e ka paracaktuar qė nė amshim nė Krishtin pėr tė mirėn e njerėzimit. Ky projekt qėndron nė faktin se tė gjithė njerėzit, pėr hir tė Shpirtit Shenjt, mund tė marrin pjesė nė jetėn hyjnore, si bij tė Tij tė adoptuar nė Birin e Tij tė vetėm.

    7. Cilat janė etapat e para tė Zbulesės sė Hyjit?

    Hyji, qysh prej fillimit, u shfaqet prindėrve tė parė, Adamit e Evės dhe i fton nė njė bashkim intim me Tė. Pas rėnies sė tyre nė mėkat, nuk e ndėrpret zbulesėn e Vet dhe premton shėlbimin pėr tė gjithė pasardhėsit e tyre. Pas pėrmbytjes, bėn me Noehin njė besėlidhje mes Tij dhe tė gjitha qenieve tė gjalla.

    8. Cilat janė etapat e mėtejshme tė Zbulesės sė Hyjit?

    Hyji zgjedh Abramin duke e thirrur jashtė Vendit tė tij pėr ta bėrė atė «babėn e shumė kombeve» (Zan 17,5) dhe duke i premtuar se do t’i bekojė nė tė «tė gjitha fiset e tokės» (Zan 12,3). Pasardhėsit e Abrahamit do tė jenė ruajtėsit e premtimeve hyjnore qė u janė bėrė Patriarkėve. Perėndia formon Izraelin si popullin e Vet tė pėrzgjedhur, duke e shpėtuar atė nga skllavėria e Egjiptit, lidh me tė Besėlidhjen e Sinait dhe, nėpėrmjet Moisiut, i jep Ligjin e Vet. Profetėt shpallin njė shėlbim rrėnjėsor tė popullit dhe njė shpėtim qė do t’i pėrfshijė tė gjitha kombet nė njė Besėlidhje tė re dhe tė amshuar. Prej popullit tė Izraelit, prej fisit tė mbretit David, do tė lindė Mesia: Jezusi.

    9. Cila ėshtė etapa e plotė dhe pėrfundimtare e Zbulesės sė Hyjit?
    65-66; 73
    Kjo etapė ėshtė realizuar nė Fjalėn e Tij tė mishėruar, Jezu Krishtin, ndėrmjetės dhe plotėsi e Zbulesės. Ai, duke qenė i Njėlinduri Bir i Hyjit i bėrė njeri, ėshtė Fjala e pėrsosur dhe pėrfundimtare e Atit. Me dėrgimin e Birit dhe me dhurimin e Shpirtit Zbulesa tashmė ėshtė kryer plotėsisht, edhe pse, pėrgjatė shekujve, fesė sė Kishės do t’i duhet ta kuptojė pak nga pak rėndėsinė e madhe tė tij.

    «Pėrderisa ai na ka dhuruar Birin e Vet, qė ėshtė Fjala e Tij e vetme dhe pėrfundimtare, Hyji na ka thėnė gjithēka njėherėsh nė kėtė Fjalė tė Tijėn dhe nuk ka mė asgjė pėr tė thėnė» (Shėn Gjoni i Kryqit).

    10. Ēfarė vlere kanė zbulesat private?

    Edhe pse nuk i pėrkasin thesarit tė fesė, zbulesat private mund tė japin ndihmesėn e tyre nė tė jetuarit e besimit, me kusht qė tė ruajnė orientimin e tyre tė ngushtė kah Krishti. Magjisteri i Kishės, tė cilit i takon shoshitja e kėtyre zbulesave private, nuk mund t’i pranojė zbulesat qė pretendojnė se tejkalojnė apo korrigjojnė Zbulesėn pėrfundimtare qė ėshtė Krishti.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėrēimi i Zbulesės hyjnore

    11. Pse dhe nė ēfarė mėnyre pėrēohet Zbulesa hyjnore?

    Hyji do qė «tė shėlbohen tė gjithė njerėzit dhe t’ia arrijnė njohjes sė tė vėrtetės» (1 Tim 2,4), pra tė Jezu Krishtit. Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė Krishti t’u kumtohet tė gjithė njerėzve, sipas vetė urdhrit tė Tij: «Shkoni e bėni nxėnės tė mi tė gjithė popujt» (Mt 28,19). Kjo gjė realizohet me Traditėn Apostolike.

    12. Ēfarė ėshtė Tradita Apostolike?

    Tradita Apostolike ėshtė pėrēimi i mesazhit tė Krishtit, qė, qysh prej fillimit tė krishterimit, bėhet nėpėrmjet predikimit, dėshmisė, institucioneve, kultit, shkrimeve tė frymėzuara. Apostujt u kanė pėrēuar pasardhėsve tė vet, Ipeshkvijve dhe, nėpėrmjet tyre, tė gjitha breznive deri nė fundin e kohėve, gjėrat tė cilat i kanė marrė prej Krishtit dhe i kanė mėsuar prej Shpirtit Shenjt.

    13. Nė ēfarė mėnyrash realizohet Tradita Apostolike?

    Tradita Apostolike realizohet nė dy mėnyra: me pėrēimin e gjallė tė Fjalės sė Hyjit (tė quajtur edhe thjesht Tradita), dhe me Shkrimin e Shenjtė, qė ėshtė i njėjti kumtim i shpėtimit, por i shkruar.

    14. Ēfarė lidhjeje ka mes Traditės dhe Shkrimit tė Shenjtė?

    Tradita dhe Shkrimi i Shenjtė janė shumė tė lidhur mes tyre dhe komunikojnė mes tyre. Ata e bėjnė tė gjallė dhe frytdhėnės misterin e Krishtit nė Kishė dhe rrjedhin nga i njėjti burim hyjnor: pėrbėjnė njė tė vetmin thesar tė fesė, prej tė cilit Kisha merr sigurinė e vet rreth tė gjitha tė vėrtetave tė zbuluara.

    15. Kujt i ėshtė besuar thesari i fesė?

    Thesari i fesė i ėshtė besuar prej apostujve mbarė Kishės. Mbarė populli i Hyjit, me ndjenjėn e mbinatyrshme tė fesė [sensus fidei], i mbėshtetur nga Shpirti Shenjt dhe i udhėhequr nga Magjisteri i Kishės, e pranon Zbulesėn hyjnore, gjithnjė e mė tepėr, e kupton dhe e vė atė nė jetė.

    16. Kujt i takon ta interpretojė nė mėnyrė autentike thesarin e fesė?

    Interpretimi autentik i kėtij thesari i takon tė vetmit Magjister tė gjallė tė Kishės, domethėnė Pasardhėsit tė Pjetrit, Ipeshkvit tė Romės, dhe Ipeshkvijve nė bashkėsi me tė. Magjisterit, i cili gėzon karizmėn e sigurt tė sė vėrtetės duke i shėrbyer Fjalės sė Hyjit, i takon tė pėrcaktojė edhe dogmat, qė janė formulime tė sė vėrtetės tė pėrmbajtura nė Zbulesėn hyjnore. Ky autoritet shtrihet edhe nė tė vėrtetat qė janė domosdoshmėrisht tė ndėrlidhura me Zbulesėn.

    17. Ēfarė lidhjeje ka mes Shkrimit tė Shenjtė, Traditės dhe Magjisterit?

    Ata janė tė lidhur aq ngushtė me njėri-tjetrin, saqė asnjėri prej tyre nuk ekziston pa tjetrin. Sė bashku kontribuojnė nė mėnyrė tė efektshme, secili sipas mėnyrės sė vet, nėn veprimin e Shpirtit Shenjt, pėr shpėtimin e njerėzve.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Shkrimi i shenjtė

    18. Pėrse Shkrimi i Shenjtė e mėson tė vėrtetėn?

    Sepse vetė Hyji ėshtė autori i Shkrimit tė Shenjtė: pėr kėtė arsye ai quhet i frymėzuar dhe mėson pa gabime ato tė vėrteta, qė janė tė nevojshme pėr shpėtimin tonė. Nė fakt, Shpirti Shenjt i ka frymėzuar autorėt njerėzorė, tė cilėt kanė shkruar atė qė Ai ka dashur tė na mėsojė. Megjithatė, feja e krishterė, nuk ėshtė «njė religjion i Librit», por i Fjalės sė Hyjit, qė nuk ėshtė «njė fjalė e shkruar dhe memece, por Fjala e mishėruar dhe e gjallė» (Shėn Bernardi i Kiaravales).

    19. Si duhet ta lexojmė Shkrimin e Shenjtė?

    Shkrimi i Shenjtė duhet tė lexohet dhe tė interpretohet me ndihmėn e Shpirtit Shenjt dhe nėn udhėheqjen e Magjisterit tė Kishės, sipas tre kritereve: 1) kujdes ndaj pėrmbajtjes dhe njėsisė sė krejt Shkrimit; 2) lexim i Shkrimit nė Traditėn e gjallė tė Kishės; 3) respektim i analogjisė sė fesė, d.m.th. i lidhjes sė tė vėrtetave tė fesė mes tyre.

    20. Ēfarė ėshtė kanoni i Shkrimeve?

    Kanoni i Shkrimeve ėshtė lista e plotė e shkrimeve tė shenjta, qė Tradita Apostolike e Kishės ka caktuar. Ky kanon pėrmban 46 shkrime tė Besėlidhjes sė Vjetėr dhe 27 tė Besėlidhjes sė Re.

    21. Ēfarė rėndėsie ka Besėlidhja e Vjetėr pėr tė krishterėt?

    Tė krishterėt e nderojnė Besėlidhjen e Vjetėr si Fjalė tė vėrtetė tė Hyjit: tė gjitha shkrimet e saj janė hyjnisht tė frymėzuara dhe ruajnė njė vlerė tė gjithmonshme. Ata dėshmojnė pedagogjinė hyjnore tė dashurisė shpėtimtare tė Hyjit. U shkruan mbi tė gjitha pėr tė pėrgatitur ardhjen e Krishtit, Shpėtimtar tė gjithėsisė.

    22. Ēfarė rėndėsie ka Besėlidhja e Re pėr tė krishterėt?

    Besėlidhja e Re, objekti kryesor i tė cilės ėshtė Jezu Krishti, na dorėzon tė vėrtetėn pėrfundimtare tė Zbulesės hyjnore. Nė kėtė Besėlidhje, katėr Ungjijtė e Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit, duke qenė dėshmia kryesore mbi jetėn dhe doktrinėn e Jezusit, pėrbėjnė zemrėn e tė gjithė Shkrimeve dhe zėnė njė vend unik nė Kishė.

    23. Ēfarė njėsie ekziston ndėrmjet Besėlidhjes sė Vjetėr dhe Besėlidhjes sė Re?

    Shkrimi ėshtė njė, meqė njė ėshtė Fjala e Hyjit, njė ėshtė projekti shpėtimtar i Hyjit, njė ėshtė frymėzimi hyjnor i tė dyja Besėlidhjeve. Besėlidhja e Vjetėr pėrgatit Besėlidhjen e Re dhe Besėlidhja e Re pėrmbush Besėlidhjen e Vjetėr: tė dyja ndriēojnė njėra-tjetrėn.

    24. Ēfarė funksioni ka Shkrimi i Shenjtė nė jetėn e Kishės?

    Shkrimi i Shenjtė mbėshtet dhe fuqizon jetėn e Kishės. Pėr bijtė e saj ajo ėshtė patundshmėri e fesė, ushqim dhe burim i jetės shpirtėrore. Ėshtė shpirti frymėzues i teologjisė dhe i predikimit baritor. Thotė Psalmisti: ai ėshtė «dritėz pėr kėmbėt e mia, dritė pėr udhėt e mia» (Ps 119,105). Prandaj Kisha nxit njė lexim tė shpeshtė tė Shkrimit tė Shenjtė, sepse «mosnjohja e Shkrimeve ėshtė mosnjohje e Krishtit» (Shėn Jeronimi).

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Unė besoj

    25. Si i pėrgjigjet njeriu Hyjit qė i zbulohet atij?

    Njeriu, i mbėshtetur prej hirit hyjnor, i pėrgjigjet me dėgjesėn e besimit, domethėnė i beson plotėsisht Hyjit dhe pranon tė Vėrtetėn e Tij, meqė garantohet prej Tij, qė ėshtė vetė e Vėrteta.

    26. Cilėt janė dėshmitarėt kryesorė tė dėgjesės sė besimit nė Shkrimin e Shenjtė?

    Ka shumė dėshmitarė, dy nė veēanti: Abrahami, i cili, i vėnė nė provė, «i besoi Hyjit» (Rom 4,3) dhe gjithmonė iu bind thirrjes sė Tij, dhe pėr kėtė u bė «ati i tė gjithė besimtarėve» (Rom 4,11.18); dhe Virgjėra Mari, e cila realizoi nė mėnyrėn mė tė pėrkryer, gjatė krejt jetės sė saj, dėgjesėn e besimit: «Fiat mihi secundum Verbum tuum – mė ndodhtė siē the ti» (Lk 1,38).

    27. Ēfarė do tė thotė pėr njeriun tė besojė nė Hyjin?

    Do tė thotė tė bashkohet me vetė Hyjin, duke ia besuar veten Atij dhe duke miratuar tė gjitha tė vėrtetat e zbuluara prej Tij, sepse Hyji ėshtė e Vėrteta. Do tė thotė tė besosh nė njė Hyj tė vetėm nė tre Persona (tri Veta): Atin, Birin e Shpirtin Shenjt.

    28. Cilat janė karakteristikat e besimit?

    Besimi, dhuratė falas e Hyjit, mund tė pranohet prej atyre qė e kėrkojnė me pėrvujtėri, ėshtė virtyti mbinatyror i nevojshėm pėr t’u shpėtuar. Akti i besimit ėshtė njė akt njerėzor, do tė thotė njė akt i inteligjencės sė njeriut qė, nėn shtytjen e vullnetit tė vėnė nė lėvizje prej Hyjit, jep lirisht miratimin e vet ndaj sė vėrtetės hyjnore. Gjithashtu feja ėshtė e sigurt, sepse ėshtė e bazuar mbi Fjalėn e Hyjit; ėshtė vepruese «me dashuri» (Gal 5,6); ėshtė nė rritje tė vazhdueshme, falė dėgjimit tė Fjalės sė Hyjit dhe lutjes. Ajo, qysh tani na bėn tė parashijojmė gėzimin qiellor.

    29. Pėrse s’ka kundėrshtime mes fesė dhe shkencės?

    Edhe pse feja e tejkalon arsyen, nuk mund tė ketė kurrė kundėrshtime mes fesė dhe shkencės, pasi tė dyja e kanė zanfillėn te Hyji. Vetė Hyji ėshtė Ai qė i jep njeriut si dritėn e arsyes, ashtu edhe fenė.

    «Beso pėr tė kuptuar, kupto pėr tė besuar» (Shėn Agustini).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 11-03-2021 mė 05:56

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Ne besojmė

    30. Pėrse besimi ėshtė njė akt vetjak dhe nė tė njėjtėn kohė kishtar?

    Besimi ėshtė njė akt vetjak, falė pėrgjigjes sė lirė tė njeriut ndaj Hyjit qė zbulohet. Por nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njė akt kishtar, qė shprehet nė shpalljen «Ne besojmė». Nė fakt, ėshtė Kisha ajo qė beson: ajo, nė kėtė mėnyrė, me hirin e Shpirtit Shenjt, i paraprin, e lind dhe e ushqen besimin e ēdo tė krishteri. Pėr kėtė arsye Kisha ėshtė Nėnė dhe Mėsuese.

    «Nuk mund ta ketė Atė Hyjin ai qė nuk e ka Nėnė Kishėn» (Shėn Ēipriani).

    31. Pėrse janė tė rėndėsishme formulat e fesė?

    Formulat e fesė janė tė rėndėsishme, sepse mundėsojnė tė shprehim, tė pėrvetėsojmė, tė kremtojmė dhe tė bashkėndajmė me tė tjerėt tė vėrtetat e fesė, duke pėrdorur njė gjuhė tė pėrbashkėt.

    32. Nė ē’mėnyrė feja e Kishės ėshtė njė e vetme?

    Kisha, megjithėse ėshtė e formuar nga persona tė ndryshėm pėrsa i takon gjuhės, kulturės e riteve, dėshmon njėzėri fenė e vetme tė marrė nga njė Zot i vetėm dhe tė pėrēuar prej njė Tradite tė vetme Apostolike. Shpall njė Hyj tė vetėm – Atė, Bir dhe Shpirt Shenjt – dhe dėfton njė rrugė tė vetme shpėtimi. Prandaj, ne u besojmė, me njė zemėr tė vetme e njė shpirt tė vetėm, gjėrave qė pėrmban Fjala e Hyjit, e pėrēuar ose e shkruar dhe qė propozohet nga Kisha si hyjnisht e zbuluar.

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Besojma

    Besojma Apostolike

    Besoj nė Hyjin, Atin e gjithėpushtetshėm,
    Krijuesin e qiellit e tė tokės.
    Nė Jezu Krishtin, Birin e Tij tė vetėm,
    Zotin tonė, i cili u ngjiz
    pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt,
    lindi prej Marisė Virgjėr,
    pėsoi mundimet nėn Poncin Pilat, qe kryqėzuar
    vdiq e u varros; zbriti nė mbretėrinė e tė vdekurve
    tė tretėn ditė u ngjall prej tė vdekurve;
    u ngjit nė qiell, rri nė tė djathtėn e Atit tė gjithėpushtetshėm,
    prej aty do tė vijė pėr tė gjykuar
    tė gjallėt e tė vdekurit.

    Besoj nė Shpirtin Shenjt,
    shenjten Kishė katolike,
    bashkėsinė e shenjtėrve,
    faljen e mėkateve,
    ngjalljen e trupit,
    jetėn e pasosur.
    Amen.


    Symbolum Apostolicum

    Credo in Deum Patrem omnipoténtem, Creatórem cęli et terrę,
    et in Iesum Christum, Fķlium Eius śnicum, Dóminum nostrum, qui concéptus est de Spķritu Sancto, natus ex Marķa Virgine.
    passus sub Póntio Piląto, crucifķxus, mórtuus, et sepśltus, descéndit ad ķnferos, tértia die resurréxit a mórtuis, ascéndit ad cęlos, sedet ad déxteram Dei Patris omnipoténtis, inde ventśrus est iudicįre vivos et mórtuos.
    Et in Spķritum Sanctum,
    sanctam Ecclésiam cathólicam,
    sanctórum communiónem,
    remissiónem peccatórum,
    carnis resurrectiónem,
    vitam ęternam.
    Amen.
    Besojma Niceo-Konstandinopolitane

    Besoj nė njė Hyj tė vetėm,
    Atin e gjithėpushtetshėm,
    Krijuesin e qiellit e tė tokės,
    tė gjitha sendeve qė shihen dhe qė nuk shihen.
    Dhe nė njė Zot tė vetėm, Jezu Krishtin,
    njė tė lindurin Birin e Hyjit,
    tė lindur prej Atit
    para tė gjithė shekujve:
    Hyj prej Hyjit, Dritė prej Dritės, Hyj i vėrtetė
    prej Hyjit tė vėrtetė, tė lindur, jo tė krijuar,
    i njė substance me Atin;
    nėpėrmjet tė cilit u krijuan tė gjitha sendet.
    Ai pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė
    zbriti prej qiellit,
    dhe u mishėrua pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt
    nė kraharorin e Virgjėrės Mari dhe u bė njeri.
    U kryqėzua pėr ne nėn Poncin Pilat,
    vdiq e u varros,
    tė tretėn ditė u ngjall sipas Shkrimeve,
    e u ngjit nė qiell dhe rri nė tė djathtėn e Atit.
    E pėrsėri do tė vijė, nė lavdi, pėr tė gjykuar
    tė gjallėt e tė vdekurit
    e Mbretėria e tij nuk do tė ketė mbarim.

    Besoj nė Shpirtin Shenjt,
    qė ėshtė Zot dhe jetėbėrės,
    qė rrjedh prej Atit e prej Birit.
    Dhe sė bashku me Atin e Birin
    adhurohet e lavdėrohet,
    qė foli me anė tė profetėve.

    Besoj njė Kishė tė vetme, shenjte,
    katolike dhe apostolike.
    Dėshmoj njė pagėzim tė vetėm
    pėr faljen e mėkateve.
    Pres ngjalljen e tė vdekurve
    dhe jetėn e pasosur.
    Amen.

    Symbolum Nicęnum Constantinopolitanum

    Credo in unum Deum,
    Patrem omnipoténtem,
    Factórem cęli et terrę,
    visibķlium ómnium et invisibķlium
    et in unum Dóminum Iesum Christum,
    Filium Dei unigénitum
    et ex Patre natum
    ante ómnia sęcula:
    Deum de Deo, Lumen de Lśmine, Deum verum de Deo vero,
    génitum, non factum consubstantiįlem Patri: per quem ómnia facta sunt;
    qui propter nos hómines
    et propter nostram salśtem,
    descéndit de cęlis, et incarnįtus est de Spķritu Sancto ex Marķa Vķrgine et homo factus est, crucifķxus étiam pro nobis sub Póntio Pilįto, passus et sepśltus est, et resurréxit tértia die secśndum Scriptśras,
    et ascéndit in cęlum, sedet ad déxteram Patris, et ķterum ventśrus est cum glória, iudicįre vivos et mórtuos, cuius regni
    non erit finis.
    Credo in Spķritum Sanctum, Dóminum et vivificįntem, qui ex Patre Filióque procédit, qui cum Patre et Fķlio simul adorįtur et conglorificįtur, qui locśtus est per prophétas.
    Et unam sanctam cathólicam et apostólicam Ecclésiam.
    Confiteor unum Baptķsma
    in remissiónem peccatórum.
    Et exspécto resurrectiónem mortuórum, et vitam venturi sǽculi.
    Amen.

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Unė besoj nė hyjin atė

    Simbolet e fesė

    33. Ēfarė janė Simbolet e fesė?

    Janė formula tė ndėrthurura, qė quhen edhe «Shpallje feje» ose «Besojma», me tė cilat Kisha, qė prej fillimit tė saj, e ka shprehur pėrmbledhtazi dhe e ka pėrēuar fenė e vet me njė gjuhė normative, tė pėrbashkėt pėr tė gjithė besimtarėt.

    34. Cilėt janė Simbolet mė tė hershme tė fesė?

    Janė Simbolet pagėzimore. Meqenėse Pagėzimi jepet «Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt» (Mt 28,19), tė vėrtetat e fesė tė shpallura aty janė tė ndėrthurura duke iu referuar tre Personave tė sė Shenjtėrueshmes Trini.

    35. Cilėt janė Simbolet mė tė rėndėsishėm tė fesė?

    Ata janė Besojma Apostolike, qė ėshtė Simboli i hershėm pagėzimor i Kishės sė Romės, dhe Besojma niceo-konstandinopolitane, fryt i dy Koncileve tė para Ekumenike tė Nicesė (325) dhe tė Konstandinopojės (381), edhe sot e pėrbashkėt pėr tė gjitha Kishat e mėdha tė Lindjes dhe tė Perėndimit.

  11. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    «unė besoj nė hyjin, atin e gjithėpushtetshėm, krijuesin e qiellit e tė tokės»

    «UNĖ BESOJ NĖ HYJIN, ATIN E GJITHĖPUSHTETSHĖM, KRIJUESIN E QIELLIT E TĖ TOKĖS»

    36. Pėrse shpallja e fesė fillon me «Unė Besoj nė Hyjin»?

    Sepse pohimi «Besoj nė Hyjin» ėshtė mė i rėndėsishmi, burimi i tė gjitha tė vėrtetave tė tjera mbi njeriun, mbi botėn dhe i krejt jetės sė ēdo besimtari nė Tė.

    37. Pėrse shpallim njė Hyj tė vetėm?

    Sepse Ai i ėshtė zbuluar popullit tė Izraelit si i Vetmi kur tha: «Dėgjo, Izrael, Zoti ėshtė njė i Vetėm» (Lp 6,4), «e tjetėr s’ka» (Is 45,22). Jezusi vetė ka pohuar: Hyji ėshtė «njė Zot i vetėm» (Mk 12,29). Tė shpallėsh se Jezusi dhe Shpirti Shenjt janė edhe ata Hyj dhe Zot nuk sjell asnjė ndarje nė Hyjin Njini.

    38. Me ēfarė emri zbulohet Hyji?

    Moisiut Hyji iu zbulua si Hyji i gjallė, «Unė jam Hyji i atit tėnd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit» (Dal 3,6). Po Moisiut Hyji i zbulon Emrin e Vet tė mistershėm «Unė Jam Ai qė Jam (YHWH)». Emri i pashprehshėm i Hyjit qysh nė kohėt e Besėlidhjes sė Vjetėr qe zėvendėsuar prej fjalės Zot. Kėshtu nė Besėlidhjen e Re, Jezusi, i quajtur Zot, shfaqet si Hyj i vėrtetė.

    39. Vetėm Hyji «ėshtė»?

    Ndėrsa krijesat kanė marrė prej Hyjit gjithēka qė janė dhe qė kanė, vetėm Hyji ėshtė nė vetvete plotėsia e qenies dhe e ēdo pėrsosmėrie. Ai ėshtė «Ai qė ėshtė» pa fillim dhe pa mbarim. Jezusi zbulon se edhe Ai mban Emrin hyjnor: «Unė jam» (Gjn 8,28).

    40. Pėrse ėshtė e rėndėsishme zbulesa e emrit tė Hyjit?

    Duke zbuluar emrin e Vet, Hyji i bėn tė njohura pasuritė qė pėrmbahen nė misterin e Vet tė pashprehshėm: vetėm Ai ėshtė, qysh prej amshimit e pėrgjithmonė. Ai qė tejkalon botėn dhe historinė. Ėshtė Ai qė ka bėrė qiellin e tokėn. Ėshtė Hyji besnik, gjithmonė afėr popullit tė Vet pėr ta shpėtuar atė. Ėshtė Shenjti nė mėnyrė tė pėrsosur, «i pasur me mėshirė» (Ef 2,4), gjithmonė i gatshėm pėr tė falur. Ėshtė Qenia shpirtėrore, transhendente, e gjithėpushtetshme, e amshuar, personale, e pėrkryer. Ėshtė e vėrteta dhe dashuria.

    «Hyji ėshtė qenia pafundėsisht e pėrsosur, qė ėshtė e Shenjtėrueshmja Trini» (Shėn Toribi i Mogrovejit).

  12. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Katekizmi i Kishės Katolike

    41. Nė ē’kuptim Hyji ėshtė e vėrteta?

    Hyji ėshtė vetė e Vėrteta dhe si i tillė nuk mashtrohet dhe nuk mund tė mashtrojė. Ai «ėshtė dritė dhe nė Tė nuk ka kurrfarė errėsire» (1 Gjn 1,5), Biri i amshuar i Hyjit, Urtia e mishėruar, ėshtė dėrguar nė botė «pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn» (Gjn 18,37).

    42. Nė ē’mėnyre Hyji zbulon se Ai ėshtė dashuri?

    Hyji i zbulohet Izraelit si Ai qė ka njė dashuri mė tė fortė se njė baba apo njė nėnė pėr bijtė e vet ose se njė bashkėshort pėr bashkėshorten e vet. Ai nė vetvete «ėshtė Dashuri» (1 Gjn 4,8.16), qė dhurohet plotėsisht dhe falas dhe qė «aq fort e deshi botėn sa qė e dha njė tė vetmin Birin e Vet, kėshtu qė, secili qė beson nė Tė, tė mos birret» (Gjn 3,16-17). Duke dėrguar Birin e Vet dhe Shpirtin Shenjt, Hyji zbulon se Ai vetė ėshtė shkėmbim i amshuar dashurie.

    43. Ēfarė rrjedh nga tė besuarit nė njė Hyj tė vetėm?

    Nga tė besuarit nė Hyjin, tė Vetmin, rrjedh: tė njohurit e madhėshtisė dhe tė madhėrisė sė Tij; tė jetuarit nė falėnderim; tė besuarit Atij gjithmonė, edhe nė fatkeqėsi; tė vlerėsuarit e njėsisė dhe tė dinjitetit tė vėrtetė tė tė gjithė njerėzve tė krijuar nė pėrngjasim tė Tij; tė pėrdorurit si duhet tė gjėrave tė krijuara prej Tij.

    44. Cili ėshtė misteri qendror i fesė dhe i jetės sė krishterė?

    Misteri qendror i fesė dhe i jetės sė krishterė ėshtė misteri i tė Shenjtėrueshmes Trini. Tė krishterėt pagėzohen nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt.

    45. A mund tė njihet misteri i tė Shenjtėrueshmes Trini vetėm me anė tė arsyes njerėzore?

    Hyji ka lėnė gjurmė tė qenies sė Trinisė nė krijim dhe nė Besėlidhjen e Vjetėr, por brendėsia e Qenies sė Tij si Trini e Shenjtė pėrbėn njė mister tė paarritshėm vetėm me anė tė arsyes njerėzore, si edhe pėr fenė e Izraelit, para Mishėrimit tė Birit tė Hyjit dhe tė dėrgimit tė Shpirtit Shenjt. Ky mister ėshtė zbuluar prej Jezu Krishtit dhe ėshtė burimi i tė gjithė mistereve tė tjerė.

    46. Ēfarė na zbulon Jezu Krishti nga misteri i Atit?

    Jezu Krishti na zbulon se Hyji ėshtė «Atė», jo vetėm sepse ėshtė Krijues i gjithėsisė dhe i njerėzimit, por sidomos sepse lind prej amshimit Birin, nė kraharorin e Vet, qė ėshtė Fjala e Tij, «bredhja [rrezatimi i] e Lavdisė dhe vula e qenies sė Hyjit» (Heb 1,3).

    47. Kush ėshtė Shpirti Shenjt, qė na u zbulua nga Jezu Krishti?

    Ėshtė Personi i tretė i tė Shenjtėrueshmes Trini. Ėshtė Hyj, njė dhe i barabartė me Atin e me Birin. Ai «buroj prej Atit» (Gjn 15,26), i cili, fillim pa fillim, ėshtė zanafilla e krejt jetės sė Trinisė. Dhe rrjedh edhe prej Birit (Filioque), falė dhurimit tė amshuar qė Ati i bėn Birit. I dėrguar prej Atit dhe prej Birit tė mishėruar, Shpirti Shenjt udhėheq Kishėn «pėr ta njohur tėrė tė vėrtetėn» (Gjn 16,13).

    48. Si e shpreh Kisha fenė e vet trinitare?

    Kisha e shpreh fenė e vet trinitare duke dėshmuar njė Hyj tė vetėm nė tre Persona: Ati e Biri e Shpirti Shenjt. Tre Personat hyjnorė janė njė Hyj i vetėm, sepse secili prej tyre ėshtė identik me plotėsinė e tė njėjtės natyrė hyjnore tė vetme dhe tė pandashme. Ata janė realisht tė dalluar mes tyre, falė lidhjeve qė kanė me njėri-tjetrin: Ati lind Birin, Biri lind prej Atit, Shpirti Shenjt rrjedh prej Atit e prej Birit*.

    49. Si veprojnė tre Personat hyjnorė?

    Tė pandarė nė substancėn e tyre tė vetme, Personat janė tė pandarė edhe nė veprimin e tyre: Trinia ka njė veprim tė vetėm e tė njėjtė. Por, nė tė vetmin veprim hyjnor, ēdo Person ėshtė i pranishėm sipas veēorisė pėrkatėse nė Trini.

    «O Hyji im, Trini qė adhuroj... qetėsoje shpirtin tim: bėje qiellin Tėnd, banesėn Tėnde tė dashur dhe vendin e pushimit Tėnd. Mos tė lėnsha kurrė vetėm, por qofsha aty, me gjithė veten time, krejt syēelė nė besimin tim, krejt adhuruese, krejt e kushtuar ndaj veprimit Tėnd krijues» (Elizabeta e Trinisė).

Tema tė Ngjashme

  1. "Jezu Krishti ėshtė Zot". Nga katekizmi i Kishės katolike.
    Nga torrkerry nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 08-04-2016, 09:36
  2. Martiret e Kishes Katolike
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2012, 03:24
  3. Deklarata e Kishės Katolike...
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 03:15
  4. Martiret e Kishes Katolike
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-08-2006, 09:56
  5. Jezu Krishti - Katekizmi i Kishes Katolike!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 02:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •