Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Oliver Jens Schmitt: Shqipëria zyrtare përpiqet t’i shpërfillë kampet-burgjet komuniste

    Akademiku austriak Oliver Jens Schmitt: Shqipëria zyrtare përpiqet t’i shpërfillë kampet-burgjet komuniste, historianët shqiptarë inekzistentë…

    Emri:  7f486050-1f6c-4df4-8646-e1c4a0378f5a.jpg

Shikime: 941

Madhësia:  41.0 KB

    Akademiku austriak, Oliver Jens Schmitt ka folur për raportin e Shqipërisë me komunizmin në këto 30 vite me një qasje kritike. Në fjalën e mbajtur si folësi kryesor i tryezës së diskutimit “30 vjet më pas- sa e njohim komunizmin?” organizuar nga IDMC, historiani i njohur, vërejti se “hulumtimi kritik i historisë bashkëkohore mund të zhvillohet shumë vështirë, veçanërisht nuk mund të zhvillohet në universitete dhe akademitë e shkencave, edhe për shkak të vazhdimësive personale me regjimet komuniste. Brenda këtyre vendeve, janë kryesisht grupe të vogla ose intelektualë individualë që nuk janë vetë historianë që përpiqen të fillojnë një debat kritik”.



    Sipas Schmitt, përpjekjet e intelektualëve pothuajse gjithmonë hasin në rezistencë të fortë, shpesh të formuluar në mënyrë agresive nga ish-nomenklatura komuniste dhe pasardhësit e tyre. “Asnjë nga këto shtete (por edhe të tjera si Bullgaria ose Rumania) nuk ka një kulturë koherente dhe të dukshme kritike të përkujtimit të komunizmit – Shqipëria zyrtare përpiqet deri më sot t’i mënjanojë ose shpërfillë kampet-burgjet komuniste, ish të burgosurit margjinalizohen, shoqërisht dhe në kujtesën zyrtare”.
    Në fjalën e tij mbajtur në tryezën e diskutimit të organizuar nga “Ditët e kujtesës”, ai vëren se “nuk është për t’u habitur që hulumtimi profesional i komunizmit shqiptar bëhet në radhe të parë jashtë Shqipërisë – kryesisht nga intelektualë të rinj të emigruar. Ekspertë joshqiptarë të komunizmit shqiptar ka pothuajse aspak”.

    Schmitt që prej vitesh është marrë me studime mbi dhe për Shqipërinë, vërejti se “institucionet shkencore shqiptare nuk u ofrojnë këtyre historianëve perspektivë për të ardhmen, botimet e tyre nuk vihen pothuajse aspak re. Historiografia në Shqipëri dhe ajo e shqiptarëve jashtë Shqipërisë përfaqësojnë dy botë që rrallë prekin njëra-tjetrën”.

    Edhe vëzhgimi i tij i dytë ishte jo pak kritik. Sipas akademikut austriak, hulumtimi ndërkombëtar mbi komunizmin punon shumë në formë krahasimore. “Në këtë kontekst”, -tha ai, “historianët që punojnë në Shqipëri janë në të vërtetë inekzistent. Nga shtetet sovrane të epokës komuniste sipas ligjit ndërkombëtar (dhe këto nuk përfshihen tri republikat ish-Jugosllave!), vetëm Shqipëria nuk përfaqësohet në debatin ndërkombëtar me institucione shkencore. Nëse Shqipëria është ndopak e dukshme, kjo është në sajë të grupit të vogël të sipërpërmendur të intelektualëve jashtë vendit. Në kontekstin e sipërpërmendur të hulumtimit krahasues të komunizmit pozicioni i tyre megjithatë nuk është i lehtë. Kjo, sepse ato rezultate që ata kanë për të ofruar nuk korrespondojnë gjithmonë me mendimet dhe teoritë mbizotëruese të hulumtimit të komunizmit”.

    Deklaratat e tij u bënë në takimin që po bëhet në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, ndërsa kumtesa e Scmitt, përqendrohej te tema “Komunizmi në Shqipëri- perspektiva krahasuese”.

    Balkanweb

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Oliver Jens Schmitt: Shqipëria zyrtare përpiqet t’i shpërfillë kampet-burgjet komuniste

    Ishte një kohë që me optimizmin tim të natyrshëm kisha shpresë në brezin e ri të politikanëve shqiptarë, të atyre që nuk ishin njollosur nga komunizmi, se me githë vështirsitë, me kalimin e kohës do t’ia dalin të bënin shtet, një shtet të lirë e demokratik bazuar në vlerat evropiane, siç e kërkuan shumë Shqipërinë si e gjithë Evropa, pas shembjes së komunizmit, 30-vjet më parë. Fatkeqësisht, shoh se dita ditës po dështon edhe teoria se një brez i ri politikanësh shqiptarë siç janë Zotërinjtë Rama, Basha, Veliaj e të tjerë – do ta bëjnë shtetin. Këta përbëjnë, mendoja unë gabimisht, klasën e re politike shqiptare të sofistikuar, madje edhe të edukuar ose që kanë shërbyer në perëndim dhe të cilët shpesh na i hedhin në fytyrë “vlerat perëndimore”, si bazë e personit dhe veprimtarive të tyre politike. Çfarë hipokrizie!?

    Sjellje të tilla, nga ana e qeverisë dhe e historianët shqiptarë në përgjithësi, vetëm forcojnë bindjen e skeptikëve kudo, se në Shqipëri asgjë nuk ndryshon për më mirë, vetëm ndryshojnë ngjyrë historianët dhe pushtetarët, gjithmonë në dëm të interesave kombëtare dhe të mirëqenjes së shqiptarëve në përgjithësi. Në pritje të daljes nga ky pellg shpesh i turpshëm i kësaj politike barbare, e cila është në kundërshtim të plotë me vlerat për të cilat Kombi shqiptar është përcaktuar me kohë!

    Së bashku me Akademikun austriak Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt edhe unë i bashkohem duke shprehur dëshprimin dhe zhgënjimin e thellë ndaj shpërfilljes së pasojave të regjimit komunist në Shqipëri.

    Dy gisht nderi në shteg të ballit, shqiptari i ka pasur gjithmonë!

Tema të Ngjashme

  1. Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt
    Nga angmokio në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 170
    Postimi i Fundit: 08-06-2015, 04:03
  2. Promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbëria Venedike"
    Nga GL_Branch në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 690
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:52
  3. Historia e Kosovës sipas Oliver Jens Schmitt
    Nga fattlumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-07-2012, 14:51
  4. Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"
    Nga white-knight në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 15:40
  5. Schmitt: Shqipëria nuk ka zbardhur të shkruarën komuniste
    Nga Duaje Siveten në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-04-2010, 11:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •