I quajtur ‘mbreti i tangos’, ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari Rudolf Stambolla

Emri:  Stambolla-1.jpg

Shikime: 187

Madhësia:  59.8 KB

Shuhet këngëtari shkodran Rudolf Stambolla. Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare të para viteve ’90, u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Ai u lind më 1931 në Tiranë. Prindërit e tij zhvendosen nga Shkodra për në Tiranë, para se Rudolf Stambolla të vinte në jetë. Rikthimi i tij për ca vite në Shkodër, më 1940, do të ndryshojë rrjedhat e muzikës shqiptare. Në këtë qytet, më 1941, si dhjetëvjeçar angazhohet të këndojë këngën satirike të Pjetër Gjinit, “Kënga e Salepit”.

Rudolf Stamboll është këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. “Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.

Emri:  Rudolf-Stambolla.jpg

Shikime: 215

Madhësia:  212.9 KB

Emri:  Stambolla-1.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  30.9 KB

Më 1943 kthehet në Tiranë, ndërsa më 1946 do të jetë pjesë e grupit “Havajana”, të parit grup shqiptar të muzikës së lehtë. Anëtarë të këtij grupi ishin që të gjithë muzikantë me nam: Njac Guralumi (kontrabas), Medi Prodani (kitarë), Mustafa Zymeri (klarinetë e saksofon) dhe kompozitori i madh shqiptar i muzikës së lehtë, Agim Prodani (fizarmonikë).

Këngëtari, i cili që në vitin 1956 ishte i angazhuar pranë radio “Tiranës” kujton me jo pak nostalgji krijimtarinë e atyre viteve. Vlerëson profesionalizmin e emrave që merreshin me muzikën dhe tregon dhe suksesin e Festivalit të parë të Këngës që më 1962. I cilësuar si këngëtar i tangos dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla ishte një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku, i cili zbulon se muzika italiane ka qenë ajo që e ka frymëzuar në karrierën e tij si këngëtar.

Balkanweb