Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Braktiset nga prindërit dhe jeton me gjyshen: Asnjë telefonat nga nëna prej 7 vitesh!

    Braktiset nga prindërit dhe jeton me gjyshen në mënyrë të paligjshme: Asnjë telefonat nga nëna prej 7 vitesh

    Emri:  pjimage-66-600x360.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  34.4 KB

    Emineja dhe djali i saj Albani dhe ka ardhur në vend të vëllait Valisit ditën e sotme janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” . Emineja prej 7 vitesh kujdeset për mbesën e saj e cila është braktisur nga e ëma që në moshën 3 vjeç.

    Ata jetonin të gjithë në Turqi, por nusja vendosi që të ndahej nga partneri i saj dhe të largohej në Francë. Emineja ka sakrifikuar dhe e ka rritur vetë mbesën sepse edhe djali i saj ka ikur në Francë dhe ka krijuar familje tjetër.

    Emineja: Unë kam ardhur nga Shkodra, më ka ndodhur në Turqi një ngjarje që unë për vete e quaj të jashtëzakonshme. E shoqja e çunit të vogël Elmedina ka braktisur një kalama 3 vjeç në atë kohë. Sot goca është bërë 10 vjeç. Ka 7 vite që asnjëri nuk përgjigjet për gocën. Kam 7 vite që nuk asnjë lloj të drejte, mirë që e kanë bërë dhe e kanë lënë, mirëpo nuk më japin asnjë lloj të drejte.

    Albani: Më falni zonja Eni, jam Albani, vëllai i Valisit, kam ardhur sepse Valisi është në Francë, babai i Elifit. Është pa letra, është martuar dhe s’kishte mundësi të vinte dhe erdha unë.

    Emineja tregon se edhe nëna e vajzës është martuar dhe jeton në Francë dhe vajzën ia kanë lënë asaj. Ajo thotë që nuk ka mundësi ta rrisë më sepse është dhe e sëmurë. Ndërsa Albani thotë nëse i vëllai vjen nga Franca, i prishen letrat dhe shkatërron familjen e tij që ka andej.

    Eni Çobani: Valisi ka pasur një lidhje me Elmedina Sulaj nga e cila ka ardhur dhe një fëmijë. Në moshën 3 vjeç, kjo vajzë është braktisur nga Elmedina dhe është lënë tek nëna juaj dhe tek vëllai. Më pas vëllai juaj është martuar. Me Elmedinën ka qenë i martuar apo ka bashkëjetuar?

    Emineja: Ka bashkëjetuar.

    Eni Çobani: Fëmija ka ardhur nga një bashkëjetesë. Me këtë tjetrën është martuar apo bashkëjeton?

    Albani: Është martuar.

    Eni Çobani: Dhe ka ardhur në jetë një fëmijë tjetër apo jo? Tani kjo zonja e dinte që e mori burrin me fëmijë?

    Albani: Po e dinte.

    Eni Çobani tregon se vajza po jeton në mënyre të paligjshme me gjyshen e saj sepse ajo është regjistruar në certifikatën familjare të gjyshit të saj nga nëna. Madje nëna e saj e cila jeton në Francë nuk e ka marrë kurrë në telefon gjyshen për ta pyetur si është vajza e saj.

    Emineja tregon se dikur jetonin në Turqi dhe kur ndodhi kjo ngjarje, ajo u detyrua të kthehej në Shkodër sesa e ëma e mbesës kur iku nuk i la asnjë lloj prokure për kujdesin e saj dhe nuk mund të shkollohej aty. Gjyshja sakrifikoi çdo gjë dhe u kthye në Shqipëri që të fuste vajzën në shkollë.

    Gazeta Express

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Braktiset nga prindërit dhe jeton me gjyshen: Asnjë telefonat nga nëna prej 7 vitesh!

    Nuk mund të gjykosh njeri pasi rrethanat e jetës janë të vështira për të gjithë. Por më duket mua apo ky fenomeni i braktisjes së fëmijëve, sidomos nga nënat, është kthyer në një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare sot?

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2015, 14:37
  2. Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 05-02-2013, 17:14
  3. Nje Fotografi Që Flet Prej 99 Vitesh
    Nga fegi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-09-2011, 03:39
  4. Nena qe gjen femijet e rrembyer pas 15 vitesh ne Facebook
    Nga ChuChu në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-06-2010, 15:45
  5. Prej sa vitesh jetoni larg vendlindjes?
    Nga GrifshA_ në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 12:25

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •