Historia e panjohur e ish-Ministrit tė Drejtėsisė, i cili nuk pranoi tė ēonte Kurorėn e Skėnderbeut nė Romė. Arrestimi nga italianėt, komunistėt dhe peripecitė e tjera


Dashnor Kaloēi

Publikohet historia e panjohur tė Vasil Avramit me origjinė nga qyteti i Korēės, ku babai i tij, Rafaeli qė njihej si njė pronar i madh tokash, e dėrgoi tė birin tė studionte fillimisht nė Athinė dhe mė pas nė Stamboll, ku ai u diplomua nė Fakultetin e Drejtėsisė me rezultate tė larta.

Emri:  Vasil-Avrami-1.jpg

Shikime: 1558

Madhėsia:  34.9 KB

Pas kėsaj, ai u kthye nė vendlindjen e tij nė Korēė, ku nė vitet 1917-1918, shėrbeu si Kryetari i Bashkisė sė qytetit dhe nė 1925-ėn, u zgjodh deputet i Parlamentit Shqiptar sė bashku me Pandeli Evangjelin e Koēo Kotėn dhe deri nė vitin 1939, ai mbajti edhe postin e Ministrit tė Drejtėsisė nė disa kabinete qeveritare.

E gjithė historia e ministrit Avramit, nga refuzimi pėr tė marrė pjesė nė delegacionin qė dėrgoi nė Romė ‘Kurorėn e Skėnderbeut’ pėr Mbretin Viktor Emanueli i Tretė, te mospranimi nga ana e tij e ‘ofertės’ sė Xhaferr Devės, pėr tė marrė njė post tė lartė nė qeverinė shqiptare nėn pushtimin gjerman dhe burgosja nga regjimi komunist e persekutimi i familjes sė tij.

“Pas 7 prillit tė vitit 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipėrisė, babai im Vasil Avrami, dha dorėheqjen nga posti i Ministrit tė Drejtėsisė qė kishte mbajtur pėr disa vite nė kabinetin e Koēo Kotės, dhe u kthye nė Korēė duke u shprehur se s’kishte ndėrmend tė pėrzihej mė me politikė. Disa ditė pas kėsaj nė shtėpinė tonė qė ndodhej afėr Mitropolisė, erdhėn disa zyrtarė tė asaj kohe dhe i thanė babait se ishte caktuar nė delegacionin qė do tė shkonte nė Itali, pėr tė ēuar Kurorėn e Skėnderbeut, Mbretit Viktor Emanueli i Tretė. Babai nuk pranoi dhe refuzoi nė mėnyrė kategorike qė ta bėnte kėtė gjė. Kėshtu qė italianėt e arrestuan dhe pasi e mbajtėn disa ditė nė Korēė, e sollėn nė Tiranė ku qėndroi nė arrest shtėpie”.

Kėshtu dėshmonte nė njė intervistė ekskluzive pėr Memorie.al, Keti Avrami (Hobdari, lidhur me historinė e babait tė saj Vasilit, i cili pasi u diplomua pėr Jurisprudencė nė Stamboll, u zgjodh Kryetari i Bashkisė sė Korēės, deputet nė Parlamentin Shqiptar tė periudhės sė Monarkisė dhe Ministėr Drejtėsie nė qeverinė e kryesuar prej kryeministrit, Koēo Kota. Lidhur me kėto dhe fakte tė tjera nga jeta e ish ministrit Avrami, na dėshmonte e bija e tij Keti, e cila sė bashku me motrėn e saj, Zhanetėn, gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, deri nė vitin 1990, do tė vuanin luftėn e egėr tė klasave.

Deputet dhe Ministėr i Drejtėsisė

Emri:  Mirash-Ivanaj-Abdurrahman-Dibra-Sandër-Saraci-Xhaferr-Vila-Vasil-Avrami-Pandeli-Evangjeli-.png

Shikime: 1829

Madhėsia:  402.0 KB

Nga viti 1925 e deri nė vitin 1939, Vasil Avrami, shėrbeu si deputet i Korēės nė parlamentin shqiptar dhe dy herė u emėrua nga mbreti Zog, nė postin e Ministrit tė Kulturės. Lidhur me kėtė periudhė kohe, e bija Keti, dėshmon: “Aty nga fillimi i vitit 1931, babai ynė dha dorėheqjen nga Ministėr i Drejtėsisė, post, qė e kishte marrė dy tre muaj mė parė. Kjo gjė ndodhi pas disa debateve tė ashpra qė u bėnė nė parlament, ku ai kundėrshtoi miratimin e njė ligji, qė kishte tė bėnte me posedimin e pronave.

Nga miratimi i atij ligji, pėrfitonin pa tė drejtė disa latifondistė, si Lalė Krosi, Maliq Beu nga Korēa, etj., pėr tė cilėt nė atė kohė u tha qė kishin nxitur dhe atė ligj. Ndėrsa nga ana tjetėr, humbisnin njė numėr i madh bujqish tė varfėr qė jetonin nė fshatrat e Korēės dhe Pogradecit, ku Vasili ishte deputet. Ndonėse babai e kundėrshtoi deri nė fund ligjin, ai u miratua me shumicė votash. Nisur nga kjo, babai dha dorėheqjen dhe nuk pranoi qė tė qėndronte mė Ministėr Drejtėsie. Ndonėse atij i’u lut Mbreti Zog, duke i thėnė: Vasil nuk jemi nė Angli kėtu, qė tė japėsh dorėheqje pėr kėtė arsye”.

Pas dorėheqjes babai erdhi nė Korēė ku u mor me administrimin e pronave tė familjes. Por pas pak kohėsh, Zogu e thėrret babain nė Tiranė ku i thotė qė tė pranojė sėrisht postin e tij tė mėparshėm. Arsyeja qė Zogu ia kėrkoi kėtė detyrė, ishte pėr njė ngjarje qė kishte ndodhur nė 1931, kur im atė kishte qenė Ministėr Drejtėsie. Nė atė kohė, njė inxhinier gjerman kishte bėrė njė projekt pėr Ministrinė e Punėve Botore dhe ankohej se nuk kishte marrė pagesėn pėr punėn e bėrė. Babai urdhėroi ngritjen e njė gjyqi dhe pasi inxhinieri gjerman fitoi tė drejtėn e tij, ai shkroi njė artikull nė revistėn, “Neue Zeitung” tė titulluar, ‘Drejtėsia Shqiptare’.

Nė atė artikull, inxhinieri vlerėsonte lart drejtėsinė shqiptare, duke shprehur se nga Shqipėria duhet tė merrnin shembull vendet e Ballkanit. Kjo gazetė i ra nė dorė Mbretit Zog dhe ai e falenderoi babain tonė pėr gjestin qė kishte kryer. Ndėrsa Zogu i kėrkoi qė tė rimerrte pėrsėri postin e Ministrit tė Drejtėsisė, Vasili i tha: “Madhėri, ne punojmė pėr ju dhe pėr pėrsosjen e Monarkisė dhe demokracisė nė Shqipėri”, kujton Keti Avramik, duke shtuar se babai i saj qėndroi nė politikė deri nė vitin 1939, kur u largua pėrfundimisht nga politika pas pushtimit fashist tė vendit, duke dhėnė dorėheqjen nga tė gjitha funksionet dhe postet qė mbante.

Arrestimi nga italianėt

Lidhur me aktivitetin e Vasilit, gjatė periudhės sė pushtimit fashist, Keti, kujtonte: “Pas dorėheqjes, babai erdhi nė Korēė dhe filloi qė tė merrej me administrimin e pronave tė familjes sonė. Nė ditėt e para tė prillit 1939, nė shtėpinė tonė erdhėn disa politikanė tė kohės dhe i thanė babait se ishte caktuar nė delegacionin qė do tė ēonte Kurorėn e Skėndėrbeut, Mbretit Viktor Emanuelit i Tretė nė Romė. Babai e refuzoi nė mėnyrė kategorike kėtė mision dhe pas kėsaj, atė e arrestuan italianėt, tė cilėt e mbajtėn nė arrest shtėpie nė Tiranė.

Emri:  ahmet-zogu-me-qeverine-ne-1923.jpg

Shikime: 1599

Madhėsia:  47.6 KB

Pas disa kohėsh qė babai qėndroi me roje i izoluar tek dera e shtėpisė, italianėt urdhėruan lirimin e tij dhe ai u rikthye pėrsėri nė Korēė. Pas kapitullimit tė Italisė dhe ardhjes sė gjermanėve, nė shtėpinė tonė vjen Xhafer Deva, sė bashku me njė oficer gjerman dhe i luten babait tonė, qė tė merrte pjesė nė qeverinė e regjencės. Por ai e refuzoi atė gjė me shumė qetėsi, duke i’u thėnė se kishte hequr dorė nga politika. Pas kėtij fakti, Xhaferri dhe oficeri gjerman, filluan qė t’i bėnin presion, duke i thėnė qė nė rast se nuk do pranonte, do t’i internonin familjen nė Poloni. Atėherė babai u tha: Bėni ē’tė doni me mua, por mos ma prekni familjen time, se ata nuk kanė asnjė pėrgjegjėsi pėr vendimet e mia’.

Ndonėse Deva dhe oficeri nazist i vazhdonin presionet ndaj familjes sonė, ndaj nesh, nuk u mor ndonjė masė. Gjatė viteve tė pushtimit gjerman, babai nuk u mor me politikė, por vazhdoi administrimin e pronave, me tė cilat ushqehej familja jonė”, kujtonte Keti Avrami.

Arrestimi nga komunistėt

Lidhur me aktivitetin e Vasilit pas vitit 1944, Keti Avrami kujtonte: “Duke parė se babai ishte i papėrlyer me politikė, komunistėt nė fillim nuk e ngacmuan, ndonėse e lanė pa punė. Nga viti 1945 e deri nė 1950-ėn, babai u mor sėrisht me ato pak prona qė na kishin mbetur pa na sekuestruar. Ndėrsa unė dhe motra ime Zhaneta, erdhėm nė Tiranė, ku jetuam me qera nė njė dhomė tė vogėl nė rrugėn “Luigj Gurakuqi”. Nė marsin e vitit 1950, teksa babai kishte ardhur nė Tiranė, pėr tė na parė ne tė dyjave, ai u arrestua nga Sigurimi i Shtetit.

Babai qėndroi njė vit nė hetuesi dhe ne nuk dinim asgjė pėr tė, pasi mendonim se mund ta kishin pushkatuar, pasi nė atė periudhė, ndodhėn dhe ekzekutimet e intelektualėve nė atė qė njihet si ‘incidenti i bombės nė ambasadėn sovjetike’. Nė krye tė njė viti, babanė e liruan dhe siē na tregonte ai, atė nuk e kishin keqtrajtuar, por vetėm i bėnin presion psikologjik. Pak ditė pas lirimit, Vasilin e internuan nė fshatrat Levan e Radostimė tė Fierit dhe mė pas nė Kuē tė Vlorės. Nė kushtet tejet tė vėshtira nė internim, nė vitin 1956, babai u sėmur rėndė dhe e ēuan nė spitalin e Vlorės, ku mbeti i paralizuar. Kur babai mbushi plot 5 vite nė internim, atė e liruan dhe e sollėn nė shtėpinė tonė nė Tiranė. Qė nga ajo kohė dhe deri nė 13 gusht tė vitit 1962, kur ai u nda nga jeta, mamaja jonė Dhimitra, i’a bėri tė gjitha shėrbimet”, kujtonte e bija e tij, Keti, lidhur me vuajtjet dhe persekutimin e familjes sė saj nė periudhėn e regjimit komunist tė Enver Hoxhės.

Historia e panjohur e Vasil Avramit, deputetit tė Korēės

Vasili u lind nė vitin 1890, nė qytetin e Korēės, nga njė familje me origjinė tė hershme qytetare. Shtėpia e tyre ndodhej nė rrugėn “Thimi Mitko” afėr Mitropolisė. Babai i tij quhej, Rafael Avrami, dhe njihej si njė pronar i madh tokash. Ndonėse Rafaeli nuk u pėrzie me politikė, influenca e tij ishte e dukshme nė Korēė, gjė qė u shfrytėzua dhe nga politikanėt e kohės. Nė kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi, midis tė tjerash, shprehet se: “Themistokli Gėremenji, me taktikėn e tij mundi tė zgjedhė nė kėshillin qeveritar, persona me rėndėsi si, Vasil Kondi, Dr. Noēka, Rafael Avrami, Vasillaq Singjelari, Thimi Cale, Jani Vangjeli, Qani Dishnica, etj.

Ndonėse Rafaeli nuk kishte shkollė tė lartė, ai u kujdes qė atė, t’ia plotėsonte fėmijėve tė tij. Dy djemtė e tij, Vasili dhe Sotiri, u shkolluan pėr Drejtėsi, nė Stamboll dhe Paris. Vasili, pasi mbaroi tė mesmen nė Korēė, shkoi nė Athinė, ku kreu dhe gjimnazin klasik me rezultate tė larta. Si rezultat i kėsaj, ai fitoi tė drejtėn e studimit pėr Drejtėsi nė Stamboll, ku u diplomua nė vitin 1915. Pas kėsaj ai u kthye nė qytetin e tij tė lindjes, ku nė vitet 1917-1918, shėrbeu si Kryetari i Bashkisė sė Korēės. Atė post e mbajti deri nė vitin 1924, kur forcat fanoliste rrėzuan qeverinė e Shefqet Vėrlacit.

Pas rikthimit tė Zogut nė pushtet nė dhjetor tė vitit 1924, Vasili si pėrkrahės i tij, u rikthye nė Tiranė, ku kandidoi pėr deputet nė zgjedhjet e vitit 1925, nė qarkun e Korēės, ku familja e tij gėzonte ndikim tė madh. Vasili, fitoi bindshėm ndaj rivalėve tė tij dhe sė bashku me Pandeli Evangjelin dhe Koēo Kotėn, hynė nė parlament. Nė po atė vit, ai u martua me Dhimitra Avramushin, qė rridhte nga njė familje emigrantėsh nė Kajro dhe nga kjo martesė, lindėn dy vajzat Keti dhe Zhaneta.

Nga viti 1925 dhe deri nė vitin 1939, ai ishte deputet I Parlamentit Shqiptar duke mbajtur dy herė postin e Ministrit tė Drejtėsisė, ku u shqua si politikan i pa korruptuar. Me pushtimin fashist tė Shqipėrisė, ai dha dorėheqjen sepse nuk pranoi qė tė shkonte nė delegacionin qė do t’i dorėzonte Kurorėn e Skėndėrbeut, Mbretit Viktor Emanueli i Tretė. Edhe gjatė pushtimit gjerman, ai qėndroi neutral, duke mos marrė pjesė nė qeverinė e regjencės. Pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet, ai nė fillim nuk u ngacmua, por u morr me menaxhimin e pronave tė tij. Nė vitin 1950, ai u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe pasi u mbajt pėr njė vit nė hetuesi, lirohet nė 1951-in. Pas kėsaj, ai u internua pėr pesė vite nė fshtrat e Myzeqesė dhe tė rrethit tė Vlorės, ku nga kushtet e kėqija, u sėmur rėndė dhe u paralizua. Pas lirimit tė tij nga internimi, atė e sollėn nė Tiranė, ku e shoqja e tij Dhimitra dhe dy vajzat, i shėrbyen me shumė pėrkushtim deri sa ai ndėrroj jetė nė 13 gusht tė vitit 1962.

Memorie.al