Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet



    Koha Jonë

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Kane ikur vete pra, me doreheqje, cfare ka ketu, sajesa te kota nga "koha jone", kushedi c`halle kane, ,,,
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Edhe Alfred Pezën e largoi Kryeministri

    Emri:  Peza-Rama.jpg

Shikime: 387

Madhësia:  33.6 KB

    Gazetari dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka njoftuar në rrjetet sociale se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një mesazh në Facebook, Peza shprehet se kontributi dhe mbështetja e tij për Edi Ramën dhe PS nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. Alfred Peza është një emër i njohur i gazetarisë që u fut në PS në vitin 2013 duke kontribuar në grupin parlamentar dhe në imazhin e PS-së.

    Gjatë ditëve të fundit, Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Sadi Vorbsi dhe Reme Lala janë 4 deputetët e PS që kanë deklaruar largimin nga politika. Largimet janë cilësuar si zgjedhje personale, por në Partinë Socialiste thuhet se “dorëheqjet” kanë qenë të detyruara për shkak të mos kandidimit ose vendosjes në renditje jo fituese në listë.

    Sado bukur mundohet ta përshkruajë Alfred Peza mos kandidimin, prapë në PS thonë nën dhëmbë se Peza donte, por ishte Edi Rama që nuk e kandidoi, sepse kryeministri synon të ketë pas humbjes me 25 prill një grup solid e pa identitet pro tij.

    Reagimi i plotë i Alfred Pezës në Facebook:

    Të dashur miq!
    Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.
    Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.
    Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera.
    E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.
    Por refuzova:-)
    I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim!
    Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depuetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise.
    Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores!
    Urime dhe suksese te gjitheve!
    Se bashku per Shqiperine!

    Koha Jonë

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Rama nis spastrimet. Besnik Baraj largohet nga PS

    Emri:  Besnik-Baraj-1140x570.jpg

Shikime: 372

Madhësia:  37.2 KB

    Deputeti i PS Besnik Baraj largohet nga politika. Në një meszh në rrjetet sociale, Baraj jep dhe arsyet e largimit të tij. Deputeti thotë se “nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri“.


    Mesazhi i Besnik Baraj:

    Fundi i një kapitulli, do doja të kisha bërë më shumë, por kaq mundësi kisha.

    Fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë të varfër e të revoltuar, por nuk mungonte idealizmi, ndershmëria dhe profesionalizmi. Këto tipare i gjeta të spikatura në mjaft kolegë të PS, bile nuk mungonin edhe te grupimi i PD, ku kisha mjaft miq nga universiteti. Si shumë të tjerë, edhe mua më ftuan të bëhem pjesë e politikës. Profesioni im nuk kishte të bënte me shkencat politike. Megjithatë pranova, sepse klima politike po ndërhynte në të gjithë jetën shqiptare, deri në familje. Për fat të keq edhe sot, politika fut hundët në familje dhe jetën personale. Shpesh u thoja kolegëve në Universitet, të mos rrinin mënjanë, sepse vendin e tyre do e zenë të tjerë, ndoshta me shumë më pak vlera. Të njejtën thirrje do bëja edhe sot, pasi kudo ka profesionistë të mirë e të ndershëm, për të cilët parlamenti, pushteti qendror e vendor kanë nevojë.

    Tek i hedh një sy tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, gjej të mishëruar Legjendën e Rozafës. Njera palë pësoi një metamorfozë e pati rol në shkatërrimin ekonomik, degradimin kulturor e arsimor, zhvillimin e anarkisë dhe tragjedive. Mosrespektimi i ligjit për motive politike ishte logoja e saj. Pala tjetër mori përsipër të ndërtojë, të ribëjë shtet, të vendosë rend dhe ligje e të paguajë borxhet e mëdha të trashëguara. Reformimi i drejtësisë është fokusi i saj. Dallim thelbësor kanë dhe në mbrojtjen e interesave dhe integritetit të Shqipërisë.

    PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo.

    Sot ka mjaft të rinj të përfshirë apo që aspirojnë të përfshihen në politikë. Do uroja që tek ta të kultivohen tre elementët që përmenda, ndershmëria, idealizmi dhe profesionalizmi. Rendja pas fitimit, pasurimit abuziv është tipar kompromentues i shoqërisë tonë. Shoqëria jonë, partitë politike duhet të ngrenë mekanizma si të kultivojnë profesionalizmin, idealizmin dhe ndershmërinë tek të rinjtë në përgjithësi dhe ata të përfshirë në politikë, në veҫanti. Sigurisht, rol në këtë drejtim luan edhe një drejtësi e konsoliduar.

    Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri. Jam përpjekur, me mundësitë e mija modeste, të jem pjesë e zërit të shqetësimeve dhe zgjidhjes së problemeve të komunitetit të zonave që kam mbuluar. Falenderoj antarësinë e PS në Tiranë, që dy herë më votëbesoi e u bë shkak që unë të kem angazhim maksimal në politikë. Ishte një privilegj dhe nder! Falenderoj kolegët deputetë për bashkëjetesën në këto vite. Këtu përfshij edhe një pjesë të deputetëve të opozitës, ku nuk kanë munguar zërat seriozë dhe profesionalë. Falenderoj Edi Ramën si kryetar i PS, i cili më ka bërë pjesë të ekipit të tij. Mirënjohje të veҫantë banorëve të njësive 2 dhe 7, të cilët me mbështetjen e tyre ma kanë lehtësuar punën dhe komunikimin. Janë të panumërt emrat e kolegëve në strukturat e PS së Tiranës që do doja t’i falenderoja, por është e pamundur se pa dashje mund të harroj dikë. Do të doja të kisha bërë shumë më tepër për ta, por edhe mundësitë dhe hapësirat e deputetit nuk kanë qenë më të mëdha.

    Në prag të zgjedhjeve i uroj suksese PS, duke qenë i bindur në intuitën e menҫurinë e elektoratit shqiptar, për të dalluar atë që premton e gënjen, nga ai që premton, punon e realizon. Kush ka sy dhe veshë e bën dallimin

    Koha Jonë

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Plas sherri në PS për “mbeturinat” e LSI. Deputeti Shameti: Ky Nasipi ka ndërruar 4 parti, ky tjetri i kriminalizuar!

    Emri:  adnor_shametii-1140x570.jpg

Shikime: 413

Madhësia:  29.7 KB

    Portali Dosja.al ka zbuluar se në grupin e Whatsapp të deputetëve të Partisë Socialiste, ku administrator është Edi Rama, deputeti i Beratit, Adnor Shameti ka ndarë me ta një lajm ku Veliaj shfaqet përqafuar me Naçon dhe Rehovicën.

    Foton e tij, Veliaj e kishte shoqëruar me mesazhin “Bashkimi bën fuqinë”.

    “Jam shume dakord me lalin qe bashkimi ben fuqine, por ne radhe te pare me mua, Ermonelen, Fadilin, pastaj me prurjet qe kaluan me parametra zero ne merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit per heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe me pas Nasipi, qe e ka PS, vetem partine e katert ku aderon, pas qenies sekretar organizate ne PPSH ne Fakultetin juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punetore nga shkolla e mesme e nates, faji i babait tim qe ishte shef arsimi ne ate kohe, aderimit ne PAD e Cekes si drejtor kuadri ne MB, LSI dhe tani e katerta, e verteta. E me te drejte gjyshi im ne keto kushte kur dhe kryeplaku po mer vrull te kandidoje vete ne BR, do te thoshte, zoti e ndihte shef Klosin (u ngrita ne kembe per te disaten here)” ka shkruar Shameti.

    Emri:  EuCO2MHXYAEyAuD-1.jpg

Shikime: 376

Madhësia:  38.9 KB

    Foto: Erion Veliaj me dy të larguarit nga LSI


    Komenti i Shametit është shoqëruar me heshtjen e të tjerëve, por ka hapur tashmë një temë delikate në Berat. Çfarë i është premtuar të ardhurve nga LSI?

    Në zgjedhjet e kaluara, Blendi Klosi ishte në krye të listës së kandidatëve të PS në Berat. E dyta në listën e socialistëve qe Ermonela Valikaj, i treti qe Adnor Shameti dhe i katërti, Fadil Nasufi.

    Në këtë rast deputeti Shameti ka të drejtë, pasi të spostohet ai dhe ti zënë vendin të përjashtuarit e LSI, sikur nuk shkon! Deputeti Adnor Shameti njihet si njeri me integritet. Po kështu dhe Ditmir Bushati rrezikohet të mos jetë në listë apo Fatmir Xhafaj që të lihet dikur nga fundi në Vlorë.

    Edi Rama po përgatitet për të kaluar në opozitë, ndaj po synon të largojë njerëzit me integritet në PS që të mos i kundërvihen pas humbjes për të dorëzuar PS-në.

    Koha Jonë

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Ikën gjithë PS e Tiranës. Pas Hysit e Bares, jep dorëheqjen Sadi Vorpsi

    Emri:  Vorpsi-1140x570.jpg

Shikime: 412

Madhësia:  24.4 KB

    Deputeti i PS në Tiranë, Sadi Vorpsi, deklaron se nuk do të kandidojë më për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

    Pas deputetëve me emër në Partinë Socialiste, Vasilika Hysi dhe Besnik Bare, një tjetër emër i njohur i kësaj force politike, Sadi Vorpsi, nuk do të jetë më listën shumemërore të kandidatëve për deputetë në PS.

    “Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!
    Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.
    Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.
    Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.
    Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit.
    Juaji gjithmonë, Sadi”,- shkruan Vorpsi në njoftimin e dorëheqjes së tij në Facebook.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Tërheqja e Musa Ulqinit, gazetari: Nuk pranoi propozimin e Ramës, do të vendosej në pjesën e poshtme të listës

    Emri:  hdhdd.jpg

Shikime: 387

Madhësia:  16.9 KB

    Gazetari Ergys Gjençaj ka raportuar një detaj të ri nga tërheqja e befasishme e Musa Ulqinit nga kandidimi për PS.

    Mësohet se Ulqini nuk ka pranuar propozimin e Ramës për të qenë në pjesën e poshtme të listës në Elbasan.

    Ulqini nuk do të ishte në një pjesë të sigurt në renditjen e listës, dhe për këtë arsye besohet të ketë refuzuar ofertën e Ramës.



    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Ditmir Bushati jashtë listës për Shkodrën, Rama: Ka një kohë për marrë dhe një për të dhënë

    Edona Bilali do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Shkodrës.

    Me shumë gjasa, Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e këtyre listave.

    Një fakt e nënkuptoi dhe kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët.

    Rama: Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vetëm për skuadrën dhe jo individë. Skuadra e PS është shumë më tepër se skuadra e deputetëve dhe besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë edhe më shumë me siguri. Jam i bindur që pjesa më e madhe kështu do të bëjë, shpresoj që të gjithë të bëjnë kështu sepse ka një kohë për të marrë dhe ka një kohë edhe për të dhënë.

    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Përplasje në PS/ Dritan Leli refuzon Edi Ramën

    Emri:  edi_rama_dritan_leli_1_8243-640x434-1-640x375.jpg

Shikime: 418

Madhësia:  40.5 KB

    Një tjetër përplasje po shënohet në radhët e Rilindjes vetëm pak orë pasi Rama të dorëzojë listat e deputetëve, ku duket se ka përzënë një numër të konsiderueshëm ithtarësh.

    Dritan Leli, ka refuzuar ofertën e Ramës për të lënë Bashkinë e Vlorës dhe për tu bërë pjesë e listave.

    Duket se ky refuzim do të ravijëzojë një tjetër luftë midis tij dhe Ramës, që kërkon ta heqë nga Bashkia për shkak të sondazheve që e nxjerrin dobët. Kërkesa për largimin e Lelit nga kryetar bashkie në Vlorë ka ardhur pas kërkesës së drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri që mbështet figurën e Afrim Qendros.

    Koha Jonë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Eglantina Gjermeni ikën nga PS-ja pas 12 viteve. Rama: Solli vlera e kontribute të reja

    Emri:  Eglantina-Gjermen-1140x570.jpg

Shikime: 418

Madhësia:  20.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se deputetja Eglantina Gjermeni, nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe ky vendim vjen sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Rrjedhimisht Gjermeni nuk do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

    Në mesazhin e Kryeministrisë, thuhet ndër të tjera se se Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri.

    ”Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”,-shkruan Rama.

    Koha Jone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-01-2021, 08:38
  2. Blushi: Edi Rama, njeriu i krimit që kriminelët i bëri deputetë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-02-2016, 21:46
  3. Listat, Topi në Tiranë, FRD kandidon 5 ish-deputetë të PD
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2013, 06:44
  4. Rama dhe deputetë socialistë nga veriu godasin Gramoz Ruçin
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 19-05-2011, 02:22
  5. Parregullsi ne listat e zgjedhesve? Asnje ankese per listat ne KQZ
    Nga flory80 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 15:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •