Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet



    Koha Jonë

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Kane ikur vete pra, me doreheqje, cfare ka ketu, sajesa te kota nga "koha jone", kushedi c`halle kane, ,,,
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Edhe Alfred Pezën e largoi Kryeministri

    Emri:  Peza-Rama.jpg

Shikime: 181

Madhësia:  33.6 KB

    Gazetari dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka njoftuar në rrjetet sociale se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një mesazh në Facebook, Peza shprehet se kontributi dhe mbështetja e tij për Edi Ramën dhe PS nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. Alfred Peza është një emër i njohur i gazetarisë që u fut në PS në vitin 2013 duke kontribuar në grupin parlamentar dhe në imazhin e PS-së.

    Gjatë ditëve të fundit, Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Sadi Vorbsi dhe Reme Lala janë 4 deputetët e PS që kanë deklaruar largimin nga politika. Largimet janë cilësuar si zgjedhje personale, por në Partinë Socialiste thuhet se “dorëheqjet” kanë qenë të detyruara për shkak të mos kandidimit ose vendosjes në renditje jo fituese në listë.

    Sado bukur mundohet ta përshkruajë Alfred Peza mos kandidimin, prapë në PS thonë nën dhëmbë se Peza donte, por ishte Edi Rama që nuk e kandidoi, sepse kryeministri synon të ketë pas humbjes me 25 prill një grup solid e pa identitet pro tij.

    Reagimi i plotë i Alfred Pezës në Facebook:

    Të dashur miq!
    Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.
    Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.
    Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera.
    E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.
    Por refuzova:-)
    I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim!
    Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depuetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise.
    Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores!
    Urime dhe suksese te gjitheve!
    Se bashku per Shqiperine!

    Koha Jonë

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Rama nis spastrimet. Besnik Baraj largohet nga PS

    Emri:  Besnik-Baraj-1140x570.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  37.2 KB

    Deputeti i PS Besnik Baraj largohet nga politika. Në një meszh në rrjetet sociale, Baraj jep dhe arsyet e largimit të tij. Deputeti thotë se “nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri“.


    Mesazhi i Besnik Baraj:

    Fundi i një kapitulli, do doja të kisha bërë më shumë, por kaq mundësi kisha.

    Fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë të varfër e të revoltuar, por nuk mungonte idealizmi, ndershmëria dhe profesionalizmi. Këto tipare i gjeta të spikatura në mjaft kolegë të PS, bile nuk mungonin edhe te grupimi i PD, ku kisha mjaft miq nga universiteti. Si shumë të tjerë, edhe mua më ftuan të bëhem pjesë e politikës. Profesioni im nuk kishte të bënte me shkencat politike. Megjithatë pranova, sepse klima politike po ndërhynte në të gjithë jetën shqiptare, deri në familje. Për fat të keq edhe sot, politika fut hundët në familje dhe jetën personale. Shpesh u thoja kolegëve në Universitet, të mos rrinin mënjanë, sepse vendin e tyre do e zenë të tjerë, ndoshta me shumë më pak vlera. Të njejtën thirrje do bëja edhe sot, pasi kudo ka profesionistë të mirë e të ndershëm, për të cilët parlamenti, pushteti qendror e vendor kanë nevojë.

    Tek i hedh një sy tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, gjej të mishëruar Legjendën e Rozafës. Njera palë pësoi një metamorfozë e pati rol në shkatërrimin ekonomik, degradimin kulturor e arsimor, zhvillimin e anarkisë dhe tragjedive. Mosrespektimi i ligjit për motive politike ishte logoja e saj. Pala tjetër mori përsipër të ndërtojë, të ribëjë shtet, të vendosë rend dhe ligje e të paguajë borxhet e mëdha të trashëguara. Reformimi i drejtësisë është fokusi i saj. Dallim thelbësor kanë dhe në mbrojtjen e interesave dhe integritetit të Shqipërisë.

    PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo.

    Sot ka mjaft të rinj të përfshirë apo që aspirojnë të përfshihen në politikë. Do uroja që tek ta të kultivohen tre elementët që përmenda, ndershmëria, idealizmi dhe profesionalizmi. Rendja pas fitimit, pasurimit abuziv është tipar kompromentues i shoqërisë tonë. Shoqëria jonë, partitë politike duhet të ngrenë mekanizma si të kultivojnë profesionalizmin, idealizmin dhe ndershmërinë tek të rinjtë në përgjithësi dhe ata të përfshirë në politikë, në veҫanti. Sigurisht, rol në këtë drejtim luan edhe një drejtësi e konsoliduar.

    Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri. Jam përpjekur, me mundësitë e mija modeste, të jem pjesë e zërit të shqetësimeve dhe zgjidhjes së problemeve të komunitetit të zonave që kam mbuluar. Falenderoj antarësinë e PS në Tiranë, që dy herë më votëbesoi e u bë shkak që unë të kem angazhim maksimal në politikë. Ishte një privilegj dhe nder! Falenderoj kolegët deputetë për bashkëjetesën në këto vite. Këtu përfshij edhe një pjesë të deputetëve të opozitës, ku nuk kanë munguar zërat seriozë dhe profesionalë. Falenderoj Edi Ramën si kryetar i PS, i cili më ka bërë pjesë të ekipit të tij. Mirënjohje të veҫantë banorëve të njësive 2 dhe 7, të cilët me mbështetjen e tyre ma kanë lehtësuar punën dhe komunikimin. Janë të panumërt emrat e kolegëve në strukturat e PS së Tiranës që do doja t’i falenderoja, por është e pamundur se pa dashje mund të harroj dikë. Do të doja të kisha bërë shumë më tepër për ta, por edhe mundësitë dhe hapësirat e deputetit nuk kanë qenë më të mëdha.

    Në prag të zgjedhjeve i uroj suksese PS, duke qenë i bindur në intuitën e menҫurinë e elektoratit shqiptar, për të dalluar atë që premton e gënjen, nga ai që premton, punon e realizon. Kush ka sy dhe veshë e bën dallimin

    Koha Jonë

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Plas sherri në PS për “mbeturinat” e LSI. Deputeti Shameti: Ky Nasipi ka ndërruar 4 parti, ky tjetri i kriminalizuar!

    Emri:  adnor_shametii-1140x570.jpg

Shikime: 193

Madhësia:  29.7 KB

    Portali Dosja.al ka zbuluar se në grupin e Whatsapp të deputetëve të Partisë Socialiste, ku administrator është Edi Rama, deputeti i Beratit, Adnor Shameti ka ndarë me ta një lajm ku Veliaj shfaqet përqafuar me Naçon dhe Rehovicën.

    Foton e tij, Veliaj e kishte shoqëruar me mesazhin “Bashkimi bën fuqinë”.

    “Jam shume dakord me lalin qe bashkimi ben fuqine, por ne radhe te pare me mua, Ermonelen, Fadilin, pastaj me prurjet qe kaluan me parametra zero ne merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit per heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe me pas Nasipi, qe e ka PS, vetem partine e katert ku aderon, pas qenies sekretar organizate ne PPSH ne Fakultetin juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punetore nga shkolla e mesme e nates, faji i babait tim qe ishte shef arsimi ne ate kohe, aderimit ne PAD e Cekes si drejtor kuadri ne MB, LSI dhe tani e katerta, e verteta. E me te drejte gjyshi im ne keto kushte kur dhe kryeplaku po mer vrull te kandidoje vete ne BR, do te thoshte, zoti e ndihte shef Klosin (u ngrita ne kembe per te disaten here)” ka shkruar Shameti.

    Emri:  EuCO2MHXYAEyAuD-1.jpg

Shikime: 178

Madhësia:  38.9 KB

    Foto: Erion Veliaj me dy të larguarit nga LSI


    Komenti i Shametit është shoqëruar me heshtjen e të tjerëve, por ka hapur tashmë një temë delikate në Berat. Çfarë i është premtuar të ardhurve nga LSI?

    Në zgjedhjet e kaluara, Blendi Klosi ishte në krye të listës së kandidatëve të PS në Berat. E dyta në listën e socialistëve qe Ermonela Valikaj, i treti qe Adnor Shameti dhe i katërti, Fadil Nasufi.

    Në këtë rast deputeti Shameti ka të drejtë, pasi të spostohet ai dhe ti zënë vendin të përjashtuarit e LSI, sikur nuk shkon! Deputeti Adnor Shameti njihet si njeri me integritet. Po kështu dhe Ditmir Bushati rrezikohet të mos jetë në listë apo Fatmir Xhafaj që të lihet dikur nga fundi në Vlorë.

    Edi Rama po përgatitet për të kaluar në opozitë, ndaj po synon të largojë njerëzit me integritet në PS që të mos i kundërvihen pas humbjes për të dorëzuar PS-në.

    Koha Jonë

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Ikën gjithë PS e Tiranës. Pas Hysit e Bares, jep dorëheqjen Sadi Vorpsi

    Emri:  Vorpsi-1140x570.jpg

Shikime: 193

Madhësia:  24.4 KB

    Deputeti i PS në Tiranë, Sadi Vorpsi, deklaron se nuk do të kandidojë më për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

    Pas deputetëve me emër në Partinë Socialiste, Vasilika Hysi dhe Besnik Bare, një tjetër emër i njohur i kësaj force politike, Sadi Vorpsi, nuk do të jetë më listën shumemërore të kandidatëve për deputetë në PS.

    “Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!
    Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.
    Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.
    Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.
    Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit.
    Juaji gjithmonë, Sadi”,- shkruan Vorpsi në njoftimin e dorëheqjes së tij në Facebook.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Tërheqja e Musa Ulqinit, gazetari: Nuk pranoi propozimin e Ramës, do të vendosej në pjesën e poshtme të listës

    Emri:  hdhdd.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  16.9 KB

    Gazetari Ergys Gjençaj ka raportuar një detaj të ri nga tërheqja e befasishme e Musa Ulqinit nga kandidimi për PS.

    Mësohet se Ulqini nuk ka pranuar propozimin e Ramës për të qenë në pjesën e poshtme të listës në Elbasan.

    Ulqini nuk do të ishte në një pjesë të sigurt në renditjen e listës, dhe për këtë arsye besohet të ketë refuzuar ofertën e Ramës.



    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Ditmir Bushati jashtë listës për Shkodrën, Rama: Ka një kohë për marrë dhe një për të dhënë

    Edona Bilali do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Shkodrës.

    Me shumë gjasa, Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e këtyre listave.

    Një fakt e nënkuptoi dhe kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët.

    Rama: Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vetëm për skuadrën dhe jo individë. Skuadra e PS është shumë më tepër se skuadra e deputetëve dhe besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë edhe më shumë me siguri. Jam i bindur që pjesa më e madhe kështu do të bëjë, shpresoj që të gjithë të bëjnë kështu sepse ka një kohë për të marrë dhe ka një kohë edhe për të dhënë.

    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Përplasje në PS/ Dritan Leli refuzon Edi Ramën

    Emri:  edi_rama_dritan_leli_1_8243-640x434-1-640x375.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  40.5 KB

    Një tjetër përplasje po shënohet në radhët e Rilindjes vetëm pak orë pasi Rama të dorëzojë listat e deputetëve, ku duket se ka përzënë një numër të konsiderueshëm ithtarësh.

    Dritan Leli, ka refuzuar ofertën e Ramës për të lënë Bashkinë e Vlorës dhe për tu bërë pjesë e listave.

    Duket se ky refuzim do të ravijëzojë një tjetër luftë midis tij dhe Ramës, që kërkon ta heqë nga Bashkia për shkak të sondazheve që e nxjerrin dobët. Kërkesa për largimin e Lelit nga kryetar bashkie në Vlorë ka ardhur pas kërkesës së drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri që mbështet figurën e Afrim Qendros.

    Koha Jonë
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Eglantina Gjermeni ikën nga PS-ja pas 12 viteve. Rama: Solli vlera e kontribute të reja

    Emri:  Eglantina-Gjermen-1140x570.jpg

Shikime: 197

Madhësia:  20.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se deputetja Eglantina Gjermeni, nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe ky vendim vjen sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Rrjedhimisht Gjermeni nuk do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

    Në mesazhin e Kryeministrisë, thuhet ndër të tjera se se Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri.

    ”Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”,-shkruan Rama.

    Koha Jone

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Kandidimi i figurave të reja në PS, Lubonja: Femomen hoxhist! Nuk është aspak risi, janë thjesht individë që adhurojnë liderin

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për figurat e reja që kandidojnë për Partinë Socialiste, deklaroi se e sheh si një fenomen hoxhist.

    Lubonja thekson se kjo strategji nuk është risi, por shqetësuese, pasi janë persona që adhurojnë thjesht liderin.

    “Socialistët shfaqën emrat e parë. Bënë lajm ca anonimë të rinj. Bënë lajm edhe që nuk është Ditmir Bushati dhe emrat që kemi përmendur. Ikja e disa figurave si Ditmir Bushati etj dhe zëvendësimi me disa të rinj e të reja nuk është risi. Ky është fenomen hoxhist. Enver Hoxha vendoste të rinj, që vetëm adhurojnë liderin.

    Kështu e shikoj vendosjen e emrave të rinj në listë në Partinë Socialiste. Unë dua që partitë të jenë sa më demokratike, të ketë njerëz që s’janë vetëm jesmenë të shefit. Ditmir Bushati ishte kundër në disa çështje, një figurë që do e pasuronte PS-në. Është shqetësuese dhe jo risi. Gjithçka ka lidhje me dukjen. Rama e ka strategji fasadën. Disa figura të reja në PD janë zëra edhe kritikë si Gjekmarkaj. Prandaj, opozitën e shoh më demokratike. Kjo sepse Basha rezulton se nuk ka kontroll total mbi PD-në. Berisha mendoj se hyn më shumë se ka vota sesa të ketë kontroll mbi partinë”, tha Lubonja.

    Koha Jone

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Plas në PS, Rama sherr me “gardën e vjetër”

    Në më pak se 90 minuta nga afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në selinë e PS-së ka një debat të fortë për “gardën e vjetër”.

    Edi Rama pritet që sonte të marrë vendime të forta. ABC mëson se debati është ndezur pasi Fatmir Xhafaj është renditur i 23-ti në Tiranë dhe Pandeli Majko i 19-ti, ndërkohë që një tjetër kritik, Ditmir Bushati pritet që të jetë jashtë, raporton gazetarja Esiona Konomi.

    I “djegur” duket se është edhe Alket Hyseni, pasi është renditur i 11-ti në Vlorë. Ndërkohë që Elisa Spiropali do të jetë e nënta në Tiranë. Fadil Nasufi do të jetë i treti në listën e Beratit.

    Abcnews.al

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Rama heq Spartak Brahon nga PS

    Emri:  spartak_braho-750x375.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  20.8 KB

    Edi Rama ka vendosur që në listat fitues të mos jetë dhe deputeti Spartak Braho. Në emrat që lexoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Tulant Balla, Spartak Braho është vendosur në vend të 28 në Tiranë, ndërkohë që në Tiranë PS ka marrë vetëm 18 mandate në vitin 2017.

    Renditja në vend të 28 është praktikisht përjashtim nga PS.

    Koha Jone

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Rama largon dhe Mimi Kodhelin

    Emri:  mimi-kodheli2-640x375.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  21.2 KB

    Ish-ministrja e PS-së dhe një nga bashkëpunëtoret me jetëgjata në krah të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, PS dhe qeveri, Mimi Kodheli pritet të mos jetë kandidate për deputetet.

    Mimi Kodheli është vendosur në vend të 21 në listën e kandidatëve të PS. Ndërkohë që PS në vitin 2017 ka marrë 18 kandidatë dhe objektivi i PS është për 20.

    Dy emrat e tjerë të rëndësishëm të PS që janë vendosur në pozicion humbjes janë Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko.

    Koha Jone

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Rama largon Fatmir Xhafën, e vendos në pozicion humbës

    Emri:  Xhafaj-Klosi-2-1140x570.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  19.6 KB

    Edi Rama ka vendosur të spastrojë totalisht Partinë Socialiste. Pas Pandeli Majkos që u rendit në vend të 19, Fatmir Xhafaj është vendosur në një pozicion humbës.
    Ish-ministri Xhafaj është renditur në vend të 23.
    Në vitin 2017, që cilësohet dhe viti më i mirë elektoral i PS, Rilindja mori 18 kandidatë në Tiranë.

    Koha Jone

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Vangjel Tavo: PS e ka humbur toruan. Nuk i pranojnë njerëzit të hyjnë në lista!

    Emri:  Vangjel-Tavo-1140x570.jpg

Shikime: 189

Madhësia:  18.2 KB

    Ish-deputeti Vangjel Tavo, i cili do të kryesojë listën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, ka ironizuar Partinë Socialiste pasi disa figura të njohura refuzuan të kandidojnë nën siglën e PS-së. Duke iu referuar Musa Ulqinit dhe Dritan Lelit, Tavo thotë se “Rilindjes” nuk i pranojnë njerëzit të hyjnë në lista pasi janë të trembur.

    Ai thotë se me këtë listë që ka bërë Rama duke hequr socialistët e vërtetë dhe duke e mbushur PS-në me kooperativistë, kryeministri është duke u bërë gati për opozitë.

    Postimi i plotë:

    Çfarë ka kështu “Rilindja?” Pse e ka humbur kaq keq toruan? Nuk i pranojnë njerëzit të hyjnë në lista!

    Hiq e hiq socialistë të vjetër, por edhe këta të rinjtë e sektit të “Rilindjes” nuk po i binden. Ose na ver në vend të sigurtë ose nuk pranojmë. Pse kaq të trembur?

    Kanë nisur të flasin edhe përçart. Do marrim 3 në Gjirokastër thoshte dje Çuçi, do marrim 2 tha sot shefi i Çuçit, por në mendje kanë a do e marin edhe një apo jo? Sepse 2 do i marrë LSI.

    Ç’ka “Rilindja” kështu kaq e hutuar? Po bëhet gati për opozitë me këtë listë. I hoqi të gjithë socialistët e vjetër e po e mbush opozitën e pas 25 prillit me kooperativistë të bindur që nuk kanë lidhje me PS-në por me sektin transpolitik që mjeroi shqiptarët për 8 vite.

    Socialistë të ndershëm. Rilindja ju braktisi e me këtë listë po ju braktis totalisht. Bashkohuni me ne, le të shporrim përgjithmonë këtë sekt që shkatërroi vendin por edhe dinjitetin e socialistëve të thjeshtë.

    Te gjithë së bashku për FITOREN E MADHE – për qarkun e Gjirokastrës e mbarë vendin.

    Koha Jone

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    38 emra që ikin nga PS/ Nga Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Sadri Abazi e deri Anastas Angjeli


    Emri:  -640-0-6046b08201c59.jpg

Shikime: 193

Madhësia:  44.8 KB

    Janë të paktën 40 emra në grupin e aktual të Partisë Socialiste që nuk do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë apo janë përfshirë në vende jo të sigurta.

    Largimi më i bujshëm është ai ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ndërsa më i rrezikuari është Pandeli Majko ish-kryeministri socialist, i renditur në listën e Tiranës i 19-ti.

    Tashmë mund të cilësohet si larguar nga PS-ja, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai është futur i 23-ti në listën e PS-së për Tiranën, por që vështirë që të arrijë të fitojë një vend, veç në rast se merr si person mbi 10 mijë vota.

    Anastas Angjeli është një tjetër emër i bujshëm që largohet nga socialistët, si dhe Sadri Abazi, Senida Mesi, Musa Ulqini, Adnor Shameti. Ndërsa jashtë Parlamentit pritet të mbesë edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo është renditur e 21-ta në listën e PS-së për qarkun e Tiranës.

    I larguar nga Parlamenti mund të quhen edhe Spartak Braho dhe Eljo Hysko që janë të renditur në listën e Tiranës me numër 28 dhe 32.

    Gazeta Shqip po publikon listat e deputetëve që kanë qenë pjesë e grupit të PS-së dhe që janë të larguar ose rrezikojnë të mos rizgjidhen.



    Deputetët që ikin PS


    1. Ditmir Bushati i larguar

    2. Fatmir Xhafaj i 23 në listën e Tiranës

    3. Pandeli Majko i 19 në listën e Tiranës

    4. Senida Mesi e larguar

    5. Almira Xhebulla e larguar

    6. Musa Ulqini i larguar

    7. Fatmir Velaj i larguar

    8. Adnor Shameti i larguar

    9. Eglantina Gjermeni e larguar

    10. Vasilika Hysi e larguar

    11. Rolant Xhelilaj i larguar

    12. Arben Kamani i larguar

    13. Anastas Angjeli i larguar

    14. Anduel Xhindi i larguar

    15. Artemisa Dralo e laguar

    16. Adriana Jaku e larguar

    17. Besnik Baraj i larguar

    18. Sadi Vorpsi i larguar

    19. Sadri Abazi i larguar

    20. Spartak Braho i 28 në listën e Tiranës

    21. Elona Gjebrea e larguar

    22. Vilma Bello e larguar

    23. Edmond Leka i larguar

    24. Andrea Mano i larguar

    25. Musa Ulqini i larguar

    26. Anastas Angjeli i larguar

    27. Adelina Rista e larguar

    28. Tatjana Piro e larguar

    29. Xhevit Bushaj i larguar

    30. Adelina Rista e larguar

    31. Dritan Bici i larguar

    32. Mimi Kodheli e 21-ta në listën e Tiranës

    33. Adriana Jaku e larguar

    34. Luan Harusha i larguar

    35. Ardit Konomi i larguar

    36. Artemis Malo e 4-ta në listë e Gjirokastrës

    37. Tatiana Piro e larguar

    38. Eljo Hysko i 32ti në listën e Tiranës

    Shqip

  18. #18
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Musa Ulqini, Anastas Angjeli dhe Adriana Jaku jane perseritur emrat ne artikullin e gazetes Shqip. Sidoqofte Pandeli Majko ka merita jashtezakonisht te medha per menaxhimin e situates gjate Luftes ne Kosove. Ai duhej te ishte ne listen Top 5. Edi Rama kesaj rradhe do te pesoj humbje te thelle.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Amon me keta intelektualet ! Vet shoqeria shqiptare ne Shqiperi ka shume pak intelektual,se partite pothuajse se keto 30 vjete nuk kan pasur fare. Njerezit qe jane kushtuar jeten problemeve te shkences apo shoqerise Shqiperia qe mbas çlirimit e deri tani i ka pasur te numuruar me gishta.

    Kush eshte intelektuali Pandeli Majko qe kur u prish Teatri nuk fliste dot se kishte humbur protezat e dhembeve ! Ne Shqiperi nuk ka as politikan e jo me intelektual, te gjithe pothuajse pa perjashtim jane vetem sherbetor te pushtetit e parase.


    Megjithate duke i pare listat nga larg te pakten nga ana kozmetike listat e PS duken me te mira se sa listat e PD. Nuk eshte se ndryshon ndonje gje as nga ana politike dhe as nga ana zgjedhore por nga ana kozmetike vendosja e emrave te rinj perpara emrave te vjeter sjell nje iluzion sikur listat e PS kane prurje te reja qe kerkojne ndryshim.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama përzë intelektualët nga listat për deputetë, sjell gjyshet e stërgjyshet

    Nuk pranoi të ishte kandidat, Rama kërkon përjashtimin e Dritan Lelit nga PS

    Emri:  edi_rama_dritan_leli_1_8243.jpg

Shikime: 165

Madhësia:  40.0 KB

    Dritan Leli nuk do jetë më pjesë e ekipit të PS dhe fushatës së PS në Vlorë. Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.

    “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Ramës, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

    Të hënën pak minuta para zyrtarizimit të listës së kandidatëve të PS për deputetë në 12 qarqe, kryeministri Edi Rama i pyetur se çfarë kërkese apo propozimi të ri i ka bërë Dritan Lelit, tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme të bëhet pjesë e skuadrës dhe se me të, pa të skuadra në Vlorë do realizojë objektivin bazë.

    “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-01-2021, 08:38
  2. Blushi: Edi Rama, njeriu i krimit që kriminelët i bëri deputetë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-02-2016, 21:46
  3. Listat, Topi në Tiranë, FRD kandidon 5 ish-deputetë të PD
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2013, 06:44
  4. Rama dhe deputetë socialistë nga veriu godasin Gramoz Ruçin
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 19-05-2011, 02:22
  5. Parregullsi ne listat e zgjedhesve? Asnje ankese per listat ne KQZ
    Nga flory80 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 15:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •