Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2021
    Postime
    1

    Si të përballoj dhimbjen dhe depresionin e shkaktuar nga vdekja e prindit?

    Pershendetje.
    Po humb nje nga prindrit mamane, nga kanceri. Nuk e di si ta perballoj depresionin pasi po e sheoh se po behet cdo dite me rende. A njihni njeri apo ka njeri eksperince me kte fenomen ne kte moshe?

    Fmld.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Si të përballoj dhimbjen dhe depresionin e shkaktuar nga vdekja e prindit?

    Me vjen vertet keq, ngushellime tregohu e forte uroj qe familjaret e tu te te ndihmojne ne kete pjese.

    Zoti e bekofte mamane tende!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Si të përballoj dhimbjen dhe depresionin e shkaktuar nga vdekja e prindit?

    Më vjen keq për nënën tënde dhe dhimbjen që të ka shkaktuar. Nuk është diçka që kalohet lehtë dhe e kam të qartë që edhe të kujdesesh për nënën kur ka qenë duke u kuruar me sëmundjen e keqe nuk ka qenë e lehtë. Por çfarë e zuri njeriun e shkretë dhe nuk e kaloi?

    Së pari, çdo njeri e përjeton humbjen e njeriut të dashur në mënyrën e vetë. Eshtë mëse normale që të ndjesh dhimbje në shpirt, dhe të vajtosh për të. Këshilla e parë që do të jepja është që vajtoje këtë humbje në mënyrën tënde. Nxirre atë dhimbje që ndjen në shpirt, qofshin duke derdhur lot, qofshin duke sjellë ndërmend kujtimet e tua me prindin që sapo humbe. Shumë njerëz bëjnë gabimin që hiqen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke mos e vajtuar humbjen dhe duke mos u përballur me të. Kjo krijon një dhimbje që lë më shumë pasoja më vonë. Njeriu duhet ta nxjerrë atë që ndjen në shpirt, qoftë gëzim, qoftë dhimbje. Kjo është edhe tradita shqiptare, që ne kemi trashëguar nga brezat para nesh. Dhe çdo njeri e vajton humbjen në mënyrën e vetë.

    Së dyti, kur njeriu përjeton një humbje në familje, gjëja më e rëndësishme është që të mos mbyllesh në vetvete, por ta rrethosh veten me njerëzit e tu të dashur, qofshin këta familje apo miq e shokë. Po të shikosh traditën e shqiptarëve në shekuj, gëzimi dhe dhimbja ndahet me të gjithë. Mos e bëj gabimin të mendosh se të duhet ta përjetosh këtë dhimbje vetëm. Shpenzo sa më shumë kohë të mundësh me familjen tënde dhe rrethin tënd shoqëror. Ky është "ilaçi" më i mirë kur të ndodh një fatkeqësi e tillë. Dhe kur kalon kohë me ta, flisni për nënën tuaj, sillni ndërmend kujtimet me të, qofshin këto kujtime të bukura që të bëjnë të ndihesh mirë, qofshin këto kujtime të hidhura që nuk të bejnë të ndihesh mirë. Për aq kohë sa i ndan ato me njerëzit e tu e nuk i mban përbrenda, do të ndihmojë jashtë mase me çlirimin e dhimbjes. Dhimbja për humbjen e një prindi nuk ikën kurrë, por të paktën ajo është një dhimbje që nuk të paralizon apo krijon ty probleme me shëndetin.

    Se treti, ti e njihje nënën më mirë se kushdo. Bëj diçka që të nderosh kujtimin e saj, diçka që ajo do të bënte vetë por nuk pati mundësi, ose diçka që ishte pasioni i saj. Ose diçka që ti do të bëje në jetën tënde, që do ta bënte nënën tënde të lumtur. Nuk ka përse të jetë një projekt i madh. Mund të jetë diçka e thjeshtë dhe simbolike por shumë kuptimplotë. Kjo është mënyra mënyra juaj se si nderoni kujtimin e nënës tuaj. Kjo do të bëjë të ndihesh mirë. Një nga ndjenjat që e mbërthen njeriun kur has ndarje të tilla, është ndjenja e fajit që nuk pate mundësi ti tregoje të afërmit tënd se sa shumë e doje ose sa shumë mirënjohëse ishe karshi sakrificës së saj. Kjo është mënyra më e mirë për të përballur atë ndjesi që është shumë e fortë. Akti tjetër i madh i mirënjohjes, është tu tregosh fëmijëve të tu apo miqve e njerëzve në rrethin tënd shoqëror, për nënën tënde. Terapia më e mirë është të shprehësh atë mirënjohje me fjalë, ose duke i nxjerrë nga goja, ose duke i hedhur në formë të shkruar. Eshtë mbase terapia më e mirë në raste të tilla. Forumi shqiptar për shembull të krijon mundësinë ta bësh këtë gjë, në një mënyre anonime.

    Së katërti, kur humbet një njeri të afërm, të pushton edhe frika e përballimit të jetës pa njeriun e dashur. Këtë frikë duhet ta luftosh duke i dhënë kurajo vetes. Mbase ti ishe shumë e lidhur me nënën, mbase ajo bënte shumë gjëra për ty që të ndihmonin në jetën e përditshme. Tani ti duhet të gjesh forcën dhe kurajon që ti përballosh këto sfida vetë. Jo me frikë, por me kurajo. Çfarë e zuri njeriun e shkretë dhe nuk e kaloi? Ti nuk je as e para e as e fundit që po përjeton humbjen e nënës. Dhe duhet të gjesh forcën e brendshme që të bëhesh e fortë për vetveten dhe për njerëzit e familjes tënde. Kujdesi ndaj prindit tjetër, motrave, vëllezërve apo fëmijëve të tu. Ki parasysh, që nuk je vetëm ti që po e përjeton këtë humbje. Ajo ishte një nënë por ishte edhe një grua, ishte mbase nënë edhe për fëmijë të tjerë, ishte motër për të tjerët, gjyshe për fëmijët e tu. Eshte detyra jote që të gjesh forcë që të mos paralizohesh vetë nga dhimbja, por të ndihmosh sa të mundësh edhe pjestarët e tjerë të familjes, që mund të jenë duke e përjetuar këtë humbje më keq se ty. Duke e bërë këtë gjë, do të kuptosh se do të ndihmosh jashtë mase edhe veten.

    Së pesti, ti je ndarë vetëm fizikisht me nënën, por nuk je ndarë shpirtërisht me të. Të gjitha fjalët e mësimet e saja, të gjitha kujtimet që ke me të, janë brenda teje në çdo moment të jetës tënde. Kujtoji ato fjalë e ato mësime. Silli ndë rmend dhe këshillat e saj për jetën tënde. Nuk do të kalojë një ditë e jetës tënde ku ti nuk do të mendosh për të. Dhe kjo duhet të të ngushëllojë, pasi do kuptosh që vdekja nuk na ndan dot nga njerëzit e dashur. Ata jetojnë në mendjet e zemrat tona. I kemi me vete kudo që shkojmë dhe në çdo stad të jetës sonë. Nesër mund të jetë rradha jote të bëhesh nënë/baba. Në lindje dhe në vdekje njeriu e kupton që ka qenë në trajnim për tu bërë prind gjithë jetën e tij!

    Mësimi më i madh në jetë është që lindja dhe vdekja nuk janë tabu, janë pjesë e jetës. Nuk duhet të kemi frikë prej tyre. Siç lindim, edhe një ditë do të vdesim. Gëzimi dhe dhimbja janë pjesë e jetës. Dhe një njeriu që i ka përjetuar të dyja, ka jetuar. Ajo që e rrit shpirtërisht njeriun nuk është gëzimi i tepruar, por është dhimbja e shkaktuar nga vështirësitë e pafundme të jetës! Duhet ti japësh kurajo vetes me fjalët që këtë që ti po përjeton e kanë përjetuar shumë njerëz para teje. Dhe e gjitha kjo dhimbje e frikë që përjeton sot, do të të kthehet në forcë nesër. Ti do të jesh më e fortë fizikisht e shpirtërisht pas kësaj që të ndodhi! Sepse u përballe me humbjen dhe dhimbjen e shkaktuar nga ajo humbje jete.

    Urtësia e jetës njerëzore nuk fillon me lindjen, fillon me vdekjen. Vdekja është ajo që na ndihmon që të fitojmë urtësinë e duhur për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme në jetë. Dhe besimi në Zot luan një rol të madh në këtë drejtim. Njerëzit janë në gjendje vetëm ta mpijnë dhimbjen që ndjejnë në shpirtin e tyre e të mësojnë të jetojnë me të. Por Zoti është i vetmi doktor i shpirtrave tanë që e largon dhimbjen nga shpirti. Dhe në shumicën e rasteve, dhimbja kthehet në gëzim. Njerëzit besimtarë jetojnë me shpresë Perëndie. Shpresa se Zoti nuk na braktis as në të gjallë, as në të vdekur. Dhe me shpresën se një ditë do të ribashkohemi me të afërt tanë në atë botën tjetër të përtej varrit, që Zoti ka përgatitur për ne. Njerëzit me besim, i përdorin ngjarje të tilla për të rindezur flakën e shpirtit të tyre, e për të komunikuar me Zotin më rregullisht me lutjet e tyre.

    Kurajo. Besim. Shpresë.

    Albo

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (06-03-2021)

Tema të Ngjashme

  1. Si perballoj nje tradheti dhe zhgenjim
    Nga Ester Mera në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-03-2015, 08:45
  2. Dhimbja e kokës në mëngjes lidhet me depresionin
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-06-2014, 14:44
  3. C'mendim keni mbi depresionin???
    Nga Ada në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 15:20
  4. Islami: Perjashtimi, si do te perballoj Ramen
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 02:34
  5. Një gropë në dhe kuron depresionin
    Nga Eagle në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-11-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •