Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Dhimbja e shpatullave, tregues i një barre të madhe emocionale; 9 llojet e dhimbjeve që lidhen me me

    Emri:  shpatullat.jpg

Shikime: 526

Madhësia:  39.7 KB

    Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe është qasja e mjekësisë së vendeve të Lindjes. Qenia njerëzore ndonjëherë i nënshtrohet lidhjeve midis trupit dhe emocioneve të veta, por shumë prej nesh nuk i japin rëndësi këtij fenomeni.


    Dhimbje koke

    Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga stresi i akumuluar gjëtë ditës. Merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe përpiquni të minimizoni stresin çdo ditë.

    Dhimbje qafe

    Nëse keni dhimbje në qafë, do të thotë që e keni të vështirë të harroni të tjerët ose gjëra të këqija që lidhen me ju. Nëse ndjeni dhimbje në qafë, përpiquni të mendoni për njerëzit dhe gjërat që doni.

    Dhimbje në shpatulla

    Dhimbja e shpatullave tregon se po mbani një barrë të madhe emocionale. Mundohuni t’i zgjidhni problemet tuaja dhe t’i ndani me njerëzit që ju rrethojnë.

    Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës

    Dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës tregon se nuk ndjeni dashurinë e të tjerëve. Nëse jeni beqar, është koha të organzioni ndonjë takim.


    Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

    Kjo lloj dhimbjeje tregon se shqetësoheni shumë për gjërat e përditshmërisë, siç janë stresi i shkaktuar nga mungesa e parave, etj.

    Dhimbje në bërryla

    Dhimbja e bërrylave tregon se keni rënë në një vorbull dhe nuk jeni në gjendje të bëni ndryshime në jetën tuaj. Nëse krahët tuaj janë të ngurtë, edhe jeta juaj mund të jetë e tillë gjithashtu.

    Dhimbje duarsh

    Dhimbja e duarve tregon se nuk jeni në gjendje të lidheni si duhet me të tjerët. Mundohuni të krijoni miqësi të reja, të drekoni me një koleg dhe të njihni njerëz të rinj.

    Dhimbje e ijeve

    Dhimbjet në ije mund të tregojnë që keni frikë të bëni lëvizje. Jeni shumë ngurrues kur është fjala për të marrë vendime. Duhet të çliroheni pak.

    Dhimbje e gjunjëve

    Dhimbja e gjunjëve mund të nënkuptojë që egoja juaj është shumë e madhe dhe se mendoni shumë pr veten. Mundohuni të jeni më të përulur, më vullnetarë dhe më njerëzorë.

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Dhimbja e shpatullave, tregues i një barre të madhe emocionale; 9 llojet e dhimbjeve që lidhen

    Ky nuk eshte artikull mjekesor.
    Dhimbjet jane tregues ose i ftohjes se muskujve, ose inflamacionit,ose stresit.
    ose nivelit nen normal te vitaminave/mineraleve ne trup.
    psh dhimbja ne berryl eshte e njohur si bursitis qe mund te jete rezultat i ndonje infeksioni,
    ose presioni ngritje peshe whatever qe streson zonen.
    Dhimbjet ne shpatulla ne shumicen e rasteve vijne nga pakujdesia e njerezve qe nuk mbulojne me shall
    qafen.Ajri i ftohte penetron nga qafa ne shpatulla dhe si rezultat krijohet dhimbje shpatullash,ftohje e muskujve
    acarim nervash qe jep dhimbje.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema të Ngjashme

  1. Vaji i peshkut dhe aspirina, kundër dhimbjeve të artritit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2013, 08:37
  2. Katedralja si “tregues” i westernizmit shqiptar!
    Nga xnjeri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 16:48
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 05:55
  4. Rrenja me tregues 5 e 5000
    Nga AgainstAllOdds në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 21:09
  5. Borxhi- Kur eshte ndihme dhe kure barre?
    Nga R2T në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-05-2004, 01:12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •