Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Monsinjor Zef Oroshi

    Monsinjor Zef Oroshi, i pėrgjuar nga Sigurimi deri nė vdekje

    Pas 9 vitesh intensive nė Itali, tė mbushura me aktivitet nė shėrbim tė emigrantėve shqiptarė, Dom Zef Oroshi, vendosi tė emigrojė nė Shtetet e Bashkuara. Vendoset nė New York nė vitin 1962. Nė Qendrėn mė tė fuqishme tė botės dhe me energjinė e pashtershme pėr tė kontribuar pėr vendin e tij tė vogėl i zhytur nė regjimin mė tė egėr tė botės komuniste. Dom Zef Oroshi do tė kthehej nė njė frymėzues pėr mėrgatėn shqiptare e njėkohėsisht njė rrezik i madh pėr regjimin komunist, i cili kishte lėshuar nė terren, edhe atje, nė Amerikėn e largėt, gjithė shpurėn e spiunėve pėr tė vjelė informata pėr gjithēka ai bėnte dhe fliste.

    Ndiqeni videon...

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 11-03-2021 mė 07:07

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    [VIDEO]: Monsinjor Zef Oroshi (arratisja e bujshme qė alarmoi Sigurimin)

    Dom Zef Oroshi, ishte meshtar 33 vjeēar, nė ditėt e para tė regjimit komunist. Ai shpresonte se atdheu i tij do ta ndalte atė ngarendje drejt Moskės e do t'i priste tė gjithė fijet e ideologjisė qė po dėpėrtonte nė ēdo sferė tė vendit tė tij, duke rrezikuar themelet e shėndosha tė besimit fetar, atdhedashurisė e civilizimit perėndimor. Por shpresat e tij do tė shuheshin njė nga njė, ndėrsa vitet kalonin e regjimi komunist po forconte pushtetin me dhunė e represion. Pasi i thellon bindjet e tij antikomuniste, ai arratiset nė mal njė ditė janari tė vitit 1951 pėr t'i shpėtuar arrestimit dhe nis angazhimin nė kryengritjet antikomuniste. Pėr muaj mė rradh qėndron nė arrati nė mal, madje edhe plagoset derisa arrin tė kapėrcejė kufirin e tė dalė fillimisht nė Mitrovicė e mandej nė Itali. Familja e tij e mbetur nė atdhe pėrjeton ferrin e vėrtetė. Vėllai Ndue, arrestohet, torturohet e vdes nėn tortura nė birucat e hetuesisė Shkodėr, ndėrsa familjarėt e tjerė pėrjetojnė njė kalvar tė gjatė internimesh e persekutimi. Megjithėkėtė, Dom Zef Oroshi nuk e ndal aktivitetin e tij antikomunist edhe nė emigrim e paralelisht me tė Sigurimi i shtetit me agjentėt e tij, e ndjek kėmba-kėmbės pėr vite me rradhė deri ditėn qė ai mbyll sytė mė 1989 nė New York.

    Niqeni videon..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 05-03-2021 mė 06:25

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėrkujtojmė 32-vjetorin e kalimit nė amshim tė bariut shpirtėror dhe liderit tė komunitetit tonė Mon

    Emri:  dr-zef-oroshi-nje-jete-i-pergjuar-696x482.jpg

Shikime: 552

Madhėsia:  44.7 KB

    Klajd Kapinova

    Mons. dr. Zef Oroshi gjithė jetėn i pėrgjuar nga diktatura komuniste

    Kėtė vit mbushėn 32 vjet nga kalimi nė amshim i bariut shpirtėror dhe liderit tė shquar dhe tė paharruar tė komunitetit shqiptaro amerikanė Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989).
    Sapo mbėrriti me avion nga Italia nė SHBA dhe u vendos nė shtetin e madh metropolitan tė New York-ut, mons dr. Zef Oroshi iu vu detyrės fisnike me qėllimin e mirė pėr tė mbajtur tė bashkuar shqiptarėt emigrantė rreth kishės katolike, qė u kthyer pėr disa dekada nė njė vatėr tė ngrohė e shtėpisė sė Zotit. Bariu ynė shpirtėror i pėrvuajtur Oroshi punoi dhe jetoi pranė grigjės sė tij, tė pėrbėrė kryesisht nga emigrantėt shqiptarė nga Shqipėria, Kosova dhe Mali i Zi.
    Ashtu sikurse dje edhe sot komuniteti i madh shqiptaro amerikanė ruan kujtime tė pashlyera pėr njeriun me zemėr tė mirė, meshtarin e pėrkushtuar pėr trinomin shumė shekullor Fe – Atdhe – Perparim, sikurse e thirrshin tė gjithė Dom Zef Oroshin, sepse ai ishte shumė i thjeshtė e i dashur me tė gjithė bashkėatdhetarėt e tij, pa dallim feje dhe krahine dhe me amerikanėt me tė cilėt ai kishte kontakte tė vazhdueshėm kėtu.
    Mbas kalimit nė amshim tė mons. Oroshit, shumė personalitete shqiptaro amerikanė, intelektualė, njerėz tė thjeshtė, sikurse edhe figura tė shquara tė diasporės shqiptare nėpėr botė, asnjėherė nuk e lanė nė harresė emrin dhe veprėn e madhe patriotike dhe kulturore tė mons. dr. Zef Oroshit, duke e pėrkujtuar atė shpesh me artikuj, kumtesa, libra, dokumentarė, etj., nė pėrvjetore dhe takime tė ndryshme mes bashkatdhetarėve tanė.
    Nė kėtė 32-vjetor tė kalimit nė amshim tė mons. dr. Zef Oroshit, sidomos kėto 5 vitet e fundit, shumė rapsodė popullorė nga trevat e Miridtės edhe mė gjėrė e kanė pėrkujtuar me krenari dhe nostalgji tė gjithė veprimtarinė patriotike tė tij, pėrmes telave tė ēiftelisė, duke krijuar kėngė qė pėrmbajnė nė esencė frymėn e thellė atdhetare dhe fetare tė bashkėatdhtarit tonė, qė njė jetė tė tėrė e kaloi nė emigracion me mallin e zhuritur pėr Shqipėrinė dhe vendlindjen e tij tė dashur Mirditėn.
    Monsinjori ynė, pėr herė tė parė pėr lexuesit mbarėshqiptarė u zbulua me fakte dhe prova tė botuara nė 4 libra monografik nga biografi i tij studiuesi Tomė Mrijaj.
    Duke shfletuar me kujdes faqet e librave, del nė pah fakti se ai kaloi njė jetė tė tėrė i pėrgjuar vazhdimisht nga njė Dosje e madhe, qė kishin hartuar ndėr vite, hetuesit, Ministria e Punėve tė Brendshme, policia sekrete apo forcat e Sigurimit tė Shtetit tė diktaturės komuniste, me porosi direkte tė diktatori Enver Hoxha dhe Kryeministrit asokohe Mehmet Shehu nė Shqipėri nga vitit 1951 dhe nė vazhdim.
    Libri me titull kuptimplotė: “Njė jetė i pėrgjuar” (New York, 2020), marrė nga Dosja Origjinale e Sigurimit tė Shtetit Komunist nė Shqipėri, zgjon interest tė madh tek populli shqiptar si brenda vendlindjes dhe jashtė kufijve tė Atdheut. Libri nė fajalė, ėshtė mirėpritur shumė mirė nė komunitetin shqiptaro amerikanė, pėr faktin, sepse mė parė ata kishin ndjekur me interes pėr herė tė parė, pėrmes kanalit Youtube tre video me titull: “Report TV: Dosja K – Monsinjor Zef Oroshi i pėrgjuar nga Sigurimi deri nė vdekje”, pėr tre javė rresht tė realizuar me profesionalizėm nga gazetarėt investigativė tė Radio Televizionit Shqiptare nė Tiranė.
    Nė kėtė dokumentar historik u intervistuan djemtė e vėllezėrve tė mons. Oroshit, si: Gjon Prendi, i cili, kishte kaluar 10 vjet ne burgun famkeq tė Spaēit dhe disa vite nė kampet e tmerrshme tė pėrqėndrimit tė asaj periudhe dhe djali i vėllait tjetėr Ndoit, i cili, pas 9 muaj nė hetuesinė e tmerrshme tė Shkodrės vdes nė torurat mė mizore, qė u pėrdorėn ndaj tė burgosurve tė pafajshėm, pėr tė cilat deshmoi djali i tij Nikolla, qė asokohe ishte nė moshėn 4-vjeēare.
    Me interes u mirėprit nė studio edhe mbesa e Kolonel Xhemal Laēit njė nacionalist dhe aktivist i shquar nė komunitetin shqiptaro ameirkanė, historiania e re investigative nga Shkodra, publicistja Leonora Laēi, e cila foli mė gjerėsisht pėr dokumentet qė ajo kishte parė nga afėr nė AQSH. Mė vonė kėto dokumente, qė pėrmbajnė Dosjen origjinale voluminoze tė dr. Oroshit, sikurse na njoftoi studiuesi dhe publicisti Tomė Mrijaj, me insistimin e vazhdueshėm tė tij, u tėrhoqėn nga studiuesja Leonora Laēi nga Tirana dhe iu dorėzuan atij. Mbi bazėn e tyre studiuesi Mrijaj pėrzgjodhi, pėrgatit nėn pėrkujdesin e veēantė dhe botoi me shpenzimet financiare tė tij komplet Dosjen e diktaturės komuniste kundėr mons. dr. Zef Oroshit.
    Kjo Dosje, qėndroi e fshehur nė Arkivin e Shtetit (AQSH) nga viti 1951-2019. Ajo ishte hartuar me kujdes dhe zgjerohej dita-ditės me informacione dhe trillime absurde nga spiunėt dashakeq, qė ndodheshin si emigrantė tė shitur nė Europė dhe SHBA dhe vepronin pėr llogari tė idhurit tė tyre Enver Hoxhės, kundėr nacionalistit dhe eruditit tė kulturuar mons. dr. Zef Oroshit.

    Monsinjor Oroshi nuk ėshtė arratisur nga shtetrrethimi i veshur si grua

    Nė “dokumentarin” e shkurtėr me titull: “Arratisja spektakulare e Imzot Zef Oroshit”, publikuar nė kanalin Youtube mė 24 shkurt 2021, pėr 10 minuta e 12 sekonda, hartuesit e libretit (skenarit), nė disa pika kryesore tė pėrshkrimit tė momentit tė arratisjes sė mons dr. Zef Oroshit ka pasaktėsi, tė cilat bien nė kontradiktė me realitetin historik tė kohės kur ka ndodhur ngjarja.
    Kėshtu nė videon e publikuar nė Youtube, nė lidhje me arratisjen e mons. Oroshit, ndėr tė tjera autorėt thonė shprehimisht: “Ja se si u zhvillua ngjarja nė prapaskenė nė ato pak minuta me shpejtėsi dhe fshehtėsi e motra e priftit Lukja, kishte marrė nė trastė njė palė rroba gruaje nga qela dhe i qon nė dhomėn e veshjes sė priftit. Ishte njė aneks i kishės me dalje nga ana e pyllit. Ishin 10 minutat e fundit tė meshės dhe dom Zefi del nga altari i shenjt dhe nuk lė porosi pėr tė kumtuar xhakoni apo murgesha nė lidhje me katekizmin apo diēka tjetėr jashtė meshės. Ai futet shpejt nė kthinėn e tij (vend i ngushtė) dhe vishet shpejt e shpejt si grua dhe pėrnjėherėsh del nga dera e pasme dhe futet nė pyllin e gėshtenjave, duke kapėrcyer njė pėrrua tė vogėl. Askush nuk i kushtoi rėndsi njė gruaje, qė doli nga ajo derė, pasi prifti kishte aty nėnėn dhe motrėn dhe mund tė vizitohej nga familjarėt e tij nė ēdo kohė. Askujt nuk mund t’i shkonte ndėr mend, se ai njeri i Zotit me atė veshje tė bukur pozante me xhup nuk ishte njė grua, por vetė dom Zef Oroshi, qė nuk do tė kthehej mė nė atė vend… Kurrė nuk kishte ndodhur, qė prifti ta linte meshėn pa e mbyllur, por kjo do tė ishte njė histori e rrallė mbushur me njė vello mitike. Siē merret me mend, pati njė shokim nga forcat e ndjekjes dhe hierarkia e shtetit se si ishte e mundur: A e kishte pėrpier dheu priftin!?...”
    1. Nė Dosjen origjinale me 450 faqe tė dom Zef Ēokut (Oroshi), qė ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė, nė asnjė fletė tė saj nuk thuhet se mons. dr. Zef Oroshi ėshtė arratisur i veshur si grua dhe ka dalė nė mal pranė ēetave nacionaliste antikomuniste, qė vepronin nė Mirditė. Po aty nuk ka asnjė fjalė edhe nga “deshmitarėt” dhe akuzuesit e tjerė mirditorė se dom Zefi ėshtė arratisur i veshur me rroba gruaje. Komunistėt do tė ishin tė lumtur tė pohonin njė gjė tė tillė, pėr tė ulur figurėn e meshtarit patriot, duke sajuar njė histori tė rremė, sikurse u sajua nga producentėt e videos nė fjalė.
    2. Nė “dokumentarin” e zhurmshėm thuhet se Lukja ishte nė kishė kur Monsinjor Oroshi u arratis. Nė fakt ajo ishte nė qelė sė bashku me nėnėn dhe antarėt e tjerė tė familjes. Vetė nipi i Monsinjor Oroshit, Gjoni, qė askohe ishte 10 vjeē, ka deklaruar se “ne ishim tė gjithė nė qelėn e priftit…”
    3. Ish i burgosuri politik Shkodran Bep Kuqani, qė ka ndenjur si bashkėvuajtės nė disa burgje me bashkėpunėtorė tė mons. dr. Zef Oroshit, sikurse ėshtė edhe mirditori Ndue Jaku, nuk ka thėnė asnjėherė se prifti trim Oroshi ėshtė veshur me rroba gruaje, pėr t’i ikur rrethimit tė hekurt tė forcave tė ndjekjes sė Sigurimit komunist.
    4. Shumė pjesėtarė tė familjes sė imzot Zef Oroshit me banime nė Mirditė dhe Lezhės dhe mbarė fisi Ēoku, janė shumė tė indinjuar sot pėr mėnyrėn se si disa pseudostudiues dhe producentė videosh, po mundohen tė ulin poshtė personalitetin e shquar tė botės shqiptare dhe komunitetin shqiptaro amerikanė kėtu. Nė video u pėrdor teoria e konsipiracionit, i vėnė nė gojė me hamendje tė njėrėzve, sipas sė cilės dom Zef Oroshi ishte nisur nė Gjader tė Lezhės, pėr tė hyrė nė aeroportin e vogėl ushtarak dhe pėr tu larguar drejt Italisė…

    4 libra monografikė dhe njė dokumentarė historik me 3 pjesė realizuar nga RTSH

    Pėr tė mbajtur tė pashuar kujtimin dhe respektin e thellė pėr udhėheqsin shpirtėror tė komunitetit shqiptar nė SHBA, biografi i shquar i prelatit Oroshi, studiuesi i palodhur Tomė Mrijaj, shkroi 4 monografi shumė tė vlefshme, duke zbardhur pėr herė tė parė jetėn dhe veprėn e madhe tė Monsinjorit dhe Patriotit tonė, duke ia paraqitur ato komunitetit shqiptaro amerikanė dhe vendlindjes sė tij tė dashur nėnės Shqipėri dhe Mirditės heroike, e cila ka nxjerrė nga gjiri i saj kėtė figurė tė madhe tė botės shqiptare nė vendlindje dhe diasporė.
    Pas librave me vlerė historike: “Mons. dr. Zef Oroshi – njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe”, jetėshkrim, New York, 2009, “Abati i Mirditės – Imzot Frano Gjini - Martir i kishės katolike”, 2018, “Long Kuvendit – nė trinomin Fe – Atdhe – Perparim” (New York, 2019) dhe sė fundi doli nė qarkullim libri i ri: “Njė jetė i pėrgjuar" (New York, 2020), e cila pėrbėn Dosjen e plotė tė Sigurimit tė shtetit komunist pėr meshtarin mirditor mons. dr. Zef Oroshin.
    Vepra nė fjalė, u pėrzgjodh, pėrgatit dhe u botua nėn pėrkujdesin e veēantė dhe shpenzimet financiare tė studiuesit e publiēistit veteran i komunitetit tonė Tomė Mrijaj.
    Meshtari dhe personaliteti i shquar e i paharruar mons. dr. Zef Oroshi, rivjen mbas shumė dekadave para shqiptarėve kudo nėpėr botė dhe komunitetin shqiptaro amerikanė, me njė libėr original me titull: “Njė jetė i pėrgjuar" i mbushur plot me dokumente tė Dosjes sė tij keqdashėse, hartuar me dorė dhe makinė shkrimi, pėr dekada me radhė nga punonjėsit e polcisė sekrete tė Sigurimit tė Shtetit socialkomunist, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.
    Studiuesi Tomė Mrijaj, nė shkrimin e tij analitik: “Dy fjalė hyrėse”, ndėr tė tjera shkruan: “Sapo pėrballesh me njė Dosje tė errėt, tė pėrpiluar me denigrime, trillime, shpifje dhe shkrime me paramendime direkte qėllimkeqe, tė vetė punonjėsve tė Sigurimit tė sistemit komunist, ju si lexues tė kujdesshėm, duhet tė jeni tė pėrgatitur psikologjikisht tė mėsoni mė shumė, se ēfarė ju pret nga leximi, duke qenė tė vetėdijshėm, sikurse edhe unė pėr kėto “perla” tė Dosjes, qė mora nė dorė.
    Njeriu nė ditėt tona, shokohet kur sheh nga afėr sesa tė paskrupullt, nė manipulime dhe trillime (tė ngjarjeve dhe figurės historike tė pėrsonit qė ata pėrbaltnin papushim) ishin strukturat informative policore tė fshehta apo forcat e Sigurimit tė shtetit komunist dhe mė saktė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Shqipėri, gjatė harkut kohor tė vitėve 1944-1990.
    Ata arritėn deri aty sa tė sajojnė histori tė rreme mbi mons. dr. Zef Oroshin, kur ai ishte larguar nga ferri burg komunist i Shqipėrisė...
    Nga burimet e Dosjes, mėsojmė se nė Itali dhe SHBA ai pėrgjohej vazhdimisht kėmba - kėmbės nga hafijet e Sigurimit komunist shqiptar dhe informacioni mbi lėvizjet dhe takimet e tij nė diasporė pėrgjohej dhe regjistrohej dhe mė pas pėrcillej nė Tiranėn zyrtare komuniste, ku operativėt e fshehtė komunistė hartonin tekstin e shpifjeve, duke krijuar kėshtu dora dorės Dosjen e Zezė pėr te.”
    Veprimtaria e shumanshme e klerikut dhe intelektualit tė shquar tė botės shqiptare nė diasporė mons. dr. Zef Oroshit, njihet shumė mirė, pėrmes librave monografikė, kujtimeve, artikujve kushtuar atij nė pėrvjetore tė ndryshme, tė cilat janė shkruar nga autorė dhe studiues tė ndryshėm pėr te, pėr shumė dekada me radhė deri nė ditėt tona.
    Meshtari katolik dom Zef Oroshi, bėn pjesė nė ato personalitete historike, qė nuk u pajtuan asnjėherė me fitoren e komunistėve. Ai nuk e pranoi as nė atdhe dhe as nė Shtetet e Bashkuar tė Amerikės fitoren mashtruese komuniste.
    Bariu ynė shpirtėror, nuk ishte vetem njė predikues i thjeshtė fetarė, por dhe njė studiues i zoti, pendė e spikatur dhe e mprehtė e botės shqiptare.
    Pėrmes larmisė sė artikujve, ne tani njohim njė pėrkthyes cilėsorė; njė gjuhėtar shqiptar tė apasionuar; shkrimtar i shkollės sė traditės gegė dhe stoik i papajtueshėm me regjimin ateisto komunist nė Shqipėri etj.
    Libri nė fjalė, ėshtė i bazuar nė dokumente origjinale, tė siguruara fatmirėsisht nga Arkivi Qendror i Shtetit nė Tiranė, qė ishte kthyer fatkeqsisht nė makinė automatike propagandistike. Nė librin arkivor, pėrfshihen pėr herė tė parė rreth 450 dokumente, tė hartuar dita - ditės nga punonjėsit special tė Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt kanė hartuar njė Dosje me shpifje dhe trillime, tė cilat studiuesi shqiptaro amerikanė Tomė Mrijaj, i ofron sot para lexuesve mbareshqiptarė.
    Ky libėr ėshtė i veēantė nė llojin e vet, pėr faktin, se i jep pėr herė tė parė dokumentet (faksimile) nė mėnyrė origjinale, ku, lexuesit dhe studiuesit e rinj kanė mundsi dhe hapėsirė tė shohin dhe vėrtetojnė me kujdes fantazinė e proēesverbaleve, raporteve, akuzimeve pervese, dėshmi tė rreme nga trathtarėt dhe spiunėt, pėrshkrimeve, thėnieve tė fabrikuara, dėshmitarėve shpifės sistematike tė diktaturės komuniste dhe tė hafijeve tė Sigurimit tė Shtetit ateist.
    Nė njė qarkore, qė ipeshkvi imzot Bernardin Shllaku u dėrgon dioqezave (shkruar nėn torturė nga Sigurimi), tregohet sesa bujė kishte bėrė arratisja e dom Zefit dhe jo vetėm Sigurimi ishte nė kėrkim tė tij, por ishte ngritur dhe njė komision kėrkimi i pėrbėrė nga Dekani i Tiranės, dom Mark Dushi, dhe Administratori Dioqezan i Lezhės dom Ndoc Sahatēija.
    Asokohe vetė dom Ndoc Sahatēija, nė nėntor tė vitit 1952 merr rrugėn pėr nė Veri tė Shqipėrisė, pėr ta kėrkuar vetė dom Zef Oroshin. (Referuar nga libri i dr. Markus Ė. Peters, “Pėrballjet e historisė sė Kishės Katolike nė Shqipėri 1919-1996”).
    Momenti i arratisjes sė bujshme tė mons. dr. Zef Oroshit, ėshtė kthyer nė njė legjend. Pėr ta bėrė mė reale dhe nė mėnyrė qė tė mos mitizohet mė tej me kėto fakte, i tregon nipi i mons. dr. Oroshit, Prend Gjoka, i cili, rrėfen pas shumė dekadave tė vėrtetėn sesi dom Zefi i kishte shpėtuar arrestimit dhe ishte fshehur nė mal deri sa u largua fillimisht nė Europė e mė pas nė tokėn e premtuar tė SHBA-sė.
    Kėshtu asokohe dikush nga banorėt e informoj meshtarin e ri dom Zef Oroshin “se kisha ishte e rrethueme nga forcat speciale tė Sigurimit”.
    Nga Tirana, forcat e Sigurimit mbanin nė dorė njė Urdhėr Arrestimi, tė ardhur direkt nga Mehmet Shehu. Forcat e Sigurimit, po prisnin qė mesha tė pėrfundonte dhe prifti tė dilte i fundit pėr ta arrestuar. Ata vėzhgonin me kujdes nga dera kryesore daljen e popullit.
    Plani ishte qė tė arrestohej nė momentin e daljes sė popullit nga kisha dhe dom Zefin ta arrestonin, qė tė mos mund tė kundėrpėrgjigjej…
    Amerika, u bė atdheu i dytė pėr tė dhe veprimtarinė e tij, atje la gjurmė tė pashlyeshme, me themelimin e Kishės sė Parė Katolike Shqiptare “Zoja e Kėshillit tė Mirė” (1962, sot “Zoja e Shkodrės”, nė Hartsdale New York).
    Kjo tregon se ai i shėrbeu mė mirė atdheut larg tij, duke qenė se Shqipėria u kthye nė njė burg tė madh pėr intelektualėt dhe ndrydhi jo vetėm dėshirat pėr tu arsimuar, por shtypi e burgosi pronėn private, fenė edhe mendimet dhe fjalėn e lirė.
    Prend Gjoka, rrėfen se halla e tij (motra e dom Zefit), Lukja pėrjetoi kalvarin nėpėr burgjet e internimit. Ajo pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1990 ka jetuar nė shtėpinė e nipit deri nė ditėn kur ajo mbylli sytė.
    Motra e Monsinjori kishte qenė personi i fundit qė dom Zefi kishte takuar para se tė arratisej nė mal… Ai nė mal bashkohet me grupet antikomuniste, ku do qėndroj pėr tetė muaj deri sa kaloi nė Kosovė e cila ishte pjesė e Federatės Jugosllave, me gjithė vėshtirėsitė dhe i plagosur kalon nė Mitrovicė e nga aty pas garancive qė i dhanė Dera e Gjomarkut e personalisht Kapidan Ndue Gjomarku, shkojnė nė Itali.
    Nė faqet e librit, janė emrat dhe mbiemrat e tė gjithė hartuesve tė Dosjės, punonjėsit apo oficerėt e Sigurimit tė Shtetit, hetuesit, dhe punonjėsit e tjerė spiunė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Tiranė, tė cilėt nė bashkėpunim me njeri – tjetrin, ishin totalisht kundėr meshtarit katolik shqiptaro amerikanė, kur ai ishte si meshtari i ri, nė kishėn e shėn Maria Magdalenė, nė Ungrej tė Mirditės, kur arratiset nė malet e Mirditės dhe gjatė gjithė aktivitetit tė tij antikomunist nė Itali, SHBA pėr dekada me radhė.
    Mons. dr. Zef Oroshi, ishte dhe mbeti njė ndėr liderėt kryesorė antikomunistė tė diasporės sonė shqiptaro amerikane, i cili, gjithė jetėn e tij ia kushtoi komunitetit kėtu dhe luftės kundėr diktaturės komuniste dhe diktatorit otoman Enver Hoxha.


    Aktivisti nacionalist, studiuesi Tomė Mrijaj, ėshtė biograf i mirėnjohur i Monsinjor Oroshit

    Libri i ri nė fjalė, shoqerohet me njė shkrim shumė interesant nė hyrje tė tij me titull: “Dy fjalė pėr lexuesit” (fq. 13-20), shkruar nga biografi i Monsinjorit studiuesi Tomė Mrijaj. Po ashtu vepra mbyllet me njė shkrim pėrgatitur me kujdes nga historinia Leonora Laēi, me titull: “Kalvari i vuajtjeve tė familjes sė Mons. dr. Zef Oroshit nė diktaturėn komuniste” (fq. 249-254).
    Libri u pėrgatit me kujdes nė New York, gjatė viteve 2019-2020 dhe u botua me sukses, nėn kujdesin e Shtėpisė Botuese dhe Shtypshkronjen "VOLAJ", nė qytetin e lashtė tė Shkodrės.
    Njė falėnderim i veēantė nga zemra i shkon Shtypshkronjės dhe stafit tė saj, tė drejtuar profesionalisht, pėr punėn e shkelqyer serioze dhe pėrkushtuese tė bėrė nga miku im i vjetėr Martin Ndoja.
    Nė kopertinėn kualitative, ėshtė busti kushtuar mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), dhuruar kishės katolike shqiptare “Zoja e Shkodtrės” Hartsdale, New York nga skulptorja profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer.

    Disa nga temat e pėrmbajtjes sė dokumenteve

    Libri pėrmban tema interesante, ku disa nga nga ato janė: Inventari i materialeve, qė ndodhen nė dosje (9 faqe); Lista e personave qė janė njohur me dosjen; Lista e personave qė implikohen nė dosje; Fleta e kontrollit nė kartotekė; Tė dhėna biografike tė dom Zef Ēokut (Oroshit) 13.3.1981; Vendim qė t’i hapet dosja e kėrkimit pėr pėrpunim, 26.6.1958; Lista e lidhjeve miqėsore e farefisnore tė tė arratisurit dom Zef Ēokut (2 faqe); Disa letra qė mendohet se janė shkėmbyer mes dom Zefit dhe disa tė tjerėve, gjatė kohės qė ndodhej nė mal i arratisur. Vėrtetėsia e tyre ėshtė e dyshimtė.
    Nė dokumentet e Sigurimit apo policisė sekrete komuniste, shikohet dukshėm edhe “ekspertiza”, qė i ėshtė bėrė letrave, (30.12.1951), relacionet dhe implikimet e ndryshme ose deponimi tė personave pa karakter dhe tė lėkundur kundėr dom Zef Ēokut, 18.1.1952. (2 faqe), sikurse edhe shumė informacione mbi levizjet e dom Zefit. (3 faqe); Raport propozim pėr regjistrimin e tė dhėnave mbi dom Zef Ēokun nė kategorinė II; Arrestimi i Ndue Jak Ndoj, pėr tė dhėnė informacione mbi strehimin e tė arratisurve ndėr to dhe dom Zef Ēokun, kurse me datėn 6.X.1952, njoftohet mbi kalimin nė Jugosllavi tė kriminelit dom Zef Ēokut apo informata, ku pėrmendet dhe plagosja nė krah e dom Zef Ēokut, nė muajin qershor 1952.
    Sigurimi kishte informacione tė hollėsishme mbi lėvizjet antikomuniste tė dom Zef Oroshit, sikurse ėshtė raporti i datės 5.V.1956: “Raport informativ agjentural mbi emigracionin reaksionar, shkruhet dhe pėr takimet qė dom Zef Oroshi realizon me komunitetin shqiptar, nė kampin e San Antonit (Itali), ku flet me skepticizėm pėr amnistinė, qė po jepte shteti shqiptar ndaj tė arratisurve.”
    Sėrisht, me datėn 15.I.1957, dom Zefi takon shqiptarėt nė Romė (Italy), ku, i bėnė thirrje emigrantėve nėpėr kampe, qė tė mos gėnjeheshin nga Qeveria komuniste shqiptare dhe njė vit mė vonė raportohet, se me datėn 28.I.1958 zhvillohen takimet e dom Zef Oroshit me komunitetin shqiptar nė Napoli etj.
    Nga ana e tjetėr, po atė vit, me datė 18.4.1958 brenda komunitetit shqiptarė, zhvillohen takimet e ngrohta me dom dr. Zef Oroshit dhe prof. Martin Camajt (arratisur nga Shqipėria) me emigrantėt dhe pėrpjekjet e Komitetit “Shqipėria e Lirė”, qė tė ndihmojė emigrantėt politikė antikomunistė shqiptarė, pėr tė udhėtuar drejt Amerikės. Aktiviteti nacionalist i Oroshit, nuk ka ndalur.
    Ai i shkruan njė letėr drejtuar komunitetit tė arratisur shqiptar nė Belgjikė pas takimit qė pati me ta. (dy faqe) dhe mė vonė ai shkon vetė nė nė njė takim me komunitetin shqiptar nė Belgjikė, ku flet hapur kundėr regjimit komunist nė Shqipėri etj.
    Edhe nė SHBA dhe mė saktė nė New York aktiviteti i meshtarit tė pėrkushtuar mons. Oroshit ėshtė i madh dhe shumė planesh. Kėshtu me datė 8.9.1962, dom Zef Oroshi krijon Kėshillin e Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė, ku ai bėn propagandė kundėr komunizmit dhe nė favor tė Komitetit “Shqipėria e Lirė” dhe pak kohė mė vonė meshtari patriot antikomunist dom Zef Oroshi takohet nė Clevelend (Ohio) tė SHBA-sė me komunitetin shqiptar. Mons. dr. Zef Oroshi pėr merita pėrkushtuese atdhetare zgjidhet nė kryesinė e Vatrės me qendėr nė Boston etj.

    Prelati ynė dr. Oroshi

    Meshtari ynė mons. dr. Zef Oroshi, ishte Sekretari i fundit i Abacisė sė Mirditės, themeluesi i Kishės sė Parė Katolike Shqiptare “Zoja e Kėshillit tė Mirė” sot “Zoja e Shkodrės” New York.
    Meshtari, gjatė gjithė jetės sė tij, u gjend afėr popullit tė vet, nė ditė tė mira dhe tė vėshtira, si njė ushtar besnik i Krishtit. Ai ndau me besimtarėt gėzimet dhe hidhėrimet e njė jetė tė vėshtirė plot tallaze nė emigracion.
    Abati i Mirditės dhe Delegati (Regent) Apostolik (kur ėshtė dėbuar nga Qeveria komuniste e Tiranės imzot Leone Nigris Delegat Apostolik nė Shqipėri deri mė 5 maj 1945, shėnimi im K.K.) imzot Frano P. Gjini (1886-1948) e kishte dom Zef Oroshin meshtar tė ri nė moshė dhe njėkohėsisht sekretar tė tij tė pėrkushtuar plot energji, brenda famullive, qė administronte shpirtėrisht (kishat sufragane).
    Mbas 12 vjetėve (1940-1952), si pasoj e pėrndjekjeve tė Sigurimit dhe martirizimeve tė vėllezėrve nė Krishtin, nė kohėn e ateizmit tė gjirokastritit Enver Hoxha, mbasi thotė meshėn hoqi shpejt veladonin dhe mori udhėn e arratisjes nėpėr male, duke iu bashkuar forcave tė rezistencės kundėrkomuniste.
    Ish i burgosuri politik Bep Kuqani nga Shkodra, qė qėndroi pėr shumė vite nė burgjet famkeqe tė Shqipėrisė dhe mbylli jetėn nė New York, mė ka pohuar me gojėn e tij se Monsinjor Oroshi ka qenė komandant i forcave tė rezistencės antikomuniste nė malet e Miriditės, sikurse dėshmon me saktėsi edhe Dosja e diktaturės hartuar nga Sigurimi i Shtetit komunist asokohe.
    Pėr 8-9 muaj, ai qėndron mes maleve, nė shpella, shi e borė, me bukė e pabukė, i veshur keq nė dimėr, duke provuar mundimet e Krishtit, qė salvohet nga tė pafetė.
    Tė dielėn e Pashkėve tė vitit 1952, pėr trimat e lirisė, mes maleve tė Mirditės (pyjet e Molungut), thotė meshėn nė orėt e para tė mėngjesit, ku, Zoti i dėgjon lutjet, duke e shpėtuar e udhėhequr drejt tokės sė lirė…
    Nė gusht 1952, ai gjendet nė tokat etnike shqiptare nė Dardani pėr disa muaj, duke kaluar e qėndruar pėr pak kohė nė Mitrovicė, Gjakovė, Pejė… dhe shkon nė Beograd.
    Dera e Gjomarkajve tė atdhelindjes sė vet, falė mikpritjes, zemėrgjerėsisė, bujarisė tradicionale, i dėrgon garanci, pėr tė shkuar nė Itali.
    Ishte viti 1953, kur ai gjendet sėrisht para ėndrrės rinore. Tashmė Oroshi, po e prekte realitetin dhe shijonte atė liri, qė prej kohėsh e kishte bluar nė mendje e dėshiruar me zemėr.
    Sėrisht me libra dhe pranė tyre, ndjehej i gėzuar dhe krenar si bir arbėror. Mė tė mbėrritur nė Romė, fillon pėrpjekjet e takimet me klerikė, pėr tė vijuar studimet e larta nė Teologji.
    Dhe Zoti e ndihmoi, pėr t’i hapur me bujari portat e dijės universale, mbasi kishte ndjekur nga afėr kalvarin e vuajtjeve, pėr tė ardhur deri tek Portat e Piazza di San Pietro nė Itali. Paralel me studimet e larta, i kėrkoj Selisė sė Shenjtė, qė t’i miratoj kėrkesėn (dekretin), pėr tė qenė kapelan katolik (bari misionar), pėr bashkatdhetarėt mėrgimtar politik, qė gjendeshin nė Romė.
    Njė pjesė e grigjės sė tij, kishin shprehur dėshirėn, pėr tė emigruar nė ShBA, ku, imzot Oroshi i ndihmon, falė bujarisė tė gjithė pa dallim feje.
    Ai ishte bashkvendasi e atdhetari i flaktė i abatit tė Mirditės e rilindasi i madh imzot Preng Doēi. Dy mirditas Doēi e Oroshi, nė kohė tė ndryshme, bėhen tribunė e mendimit pėrparimtar shqiptar, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė ndihmė tė besimtarėve dhe popullit shqiptar i ndodhur njeri mbas tjetrit nė dy robėri: otomane islame barbare dhe diktaturėn ateiste komuniste.
    Falė pasionit e vullnetit tė hekurt, pėr t’u marrė me libra dhe studime, qė kėrkonin shumė mund dhe kohė nė pėrkthime, dr. Oroshi, pėrfundoi shqipėrimin e librave: Katekizmi (1953), Ungjilli simbas Mateut (1953), Studimet e Bioshme (1953), duke mos lėnė mbas dore studimin e leksioneve tė disiplinave tė universitetit nė vitin e parė akademik (1953-1954).
    Po mė 1960, pėrkthen dhe boton Visarthin Shpirtnuer, njė lloj katekizmi doracak, pėr familjarėt emigrantė shqiptarė katolik. Dashuria e respekti, pėr shkrimtarėt e shkollės sė traditės geg veriorė, qė kishin vulosur me erudicionin e pėrkushtimin e tyre, u bėnė objekt i studimeve tė tij.
    Pėr tė qenė mė konkret, ai zgjodhi shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern prof. Ernest Koliqin dhe kontributin e tij shembullor shumėplanėsh, nė fushėn e letėrsisė bashkėkohore shqipe.
    Njė punim tė plotė dhe dinjitoz: si vepėr monumentale, kushtuar shkrimtarit Koliqi (numėr special), ai e botoi tė plotė, nė revistėn autoritative, shkencore, kulturore Shejzat (1975), nė pėrkujtim tė mikut tė tij tė madh. Nė Universitetin e famshėm tė Romės Angelicum (1958), vijon studimet e vitit tė pestė nė degėn e teologjisė, qė ndryshe njihet si disiplina ose gjimnasitika e trurit.
    Kėtu merr si subjekt, pėr tė trajtuar gjerėsisht e filozofikisht 20 teza nė shkencėn e Teologjisė, duke e mbrojtur (nė vitin 1960) me sukses temėn: “Njė reformator i madh i Kishės irlandeze tė shekullit XII”, pėr gradėn shkencore Doktor.
    Nė komisionin e Kėshillit Shkencor Vlerėsues tė Universitetit, bėnin pjesė figura tė shquara tė kulturės, qė punonin si lektorė nė Universitetet e ndryshme italiane dhe asnji shqiptar.
    Ai pėrpiqej, t’a largonte vemendjen nga ngjarjet plot tė papritura, qė i kishin ndodhur nė Shqipėri. Por sėrisht, kujtime tė njė kohė tė hidhur, qė s’harrohen e ngacmonin, pėr tė gjykuar sesi ka mundėsi, qė shqiptari komunist urren pėr vdekje bashkatdhetarin atdhedashės dhe idealist.
    Prelati ynė kishte letėrkėmbime, me pendat e spikatura tė mendimit elitar shqiptar nė emigracion, si: prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Martin Camaj, atė Daniel Gjeēaj O.F.M, Pader Paulin Margjokaj O.F.M…
    Dhe mė 1973, u realizua dėshira e madhe e klerikut tė pėrkushtuar nė trinomin Fe - Atdhe - Pėrparim, mbas fushatės fondmbledhėse prej bashkatdhetarėve, nė praninė e besimtarėve, u bė mė nė fund bekimi i kishės sė re, mes njė atmosfere tė madhe gėzimi, me tė cilin ishte bashkuar, pėrmes mesazhit edhe ish Kardinali i New York-ut, i ndjeri, Arqipeshkvi Metropolitan Eminenca e Tij Terence Cooke.
    Bariu nacionalist e dijetari i ndritur i shqiptarėve, la njė emėr shumė tė mirė nė fushėn e publicistikės e botimeve nė gjuhėn shqipe. Ishte ai, qė shqipėroi librin: “Katėr Ungjijt dhe Punėt e Apostujve” (Romė, 1960, 1979), nė gjuhėn e ėmbėl geg, aq tė nevojshėm pėr shqiptarėt.
    Dom Zefi, me modestinė tipike malėsore, ishte njė bibliotekė, qė ecte me dy kėmbė, sikurse shpreheshin tė gjithė ato qė e njihnin nga afėr, “njė enciklopedi vėrtetė e gjallė”. Ai nuk dinte tė shterronte kurrė, pėr dijet akademike dhe bashkėkohore fetare dhe kulturore shqiptare qė zotėronte.
    Imzoti e adhuronte shumė mėsuesin e paharruar klerikun, poetin dhe njeriun e shquar tė pėrmasave botėrore dom Ndre Mjeden (1866-1937). Oroshi, shpesh jetonte e vepronte, nėn shembullin e edukatorit tė zellshėm e frytdhėnės, pranė Seminarit Papnor nė Shkodėr (1843-1946, 1991).
    Vetmia e tij, ishte njė adhurim i pėrshtatshėm mbushur me lutje, pėr njė kontakt mė imtim me Zotin. Ai shpesh i mbushte sytė me lot dhimbjeje e malli tė pashuar, pėr atdhelindjen Oroshin, familjen e shpėrndarė nė kampet e vėshtira tė internimeve komuniste.
    Meshtari ynė dinamik mons. dr. Zef Oroshi, themeloi Kishėn e Parė Katolike Shqiptare, bashkoi komuniteitn nga tė gjithė pėrkatesitė fetare. Fjalėt e tij, nė meshėn e parė nė kishėn e porsa themeluar, u bėnė realitet, ku tha: “Kjo sot asht nji dritė e vogel, por shumė shpejt do tė bahet nji dritė e madhe kėtu dhe nė Atdhe.” Mons Oroshi e kreu amanetin e Abatit tė Mirditės mons. Frano Gjinit. Famullia “Zoja e Shkodrės” nė New York, gjatė kėtyre 30 viteve ka ndihmuar me miliona dollarė, pėr ndėrtimin nga themeli dhe riparimin e kishave tė rrėnuara nė vendlindje, sikurse edhe ndihma humanitare, shkolla, spitale, rrugė etj., si nė: Shqipėri, Kosovė dhe Mal tė Zi.

Tema tė Ngjashme

  1. Humor nga Oroshi
    Nga OROSHI nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 16-01-2010, 04:05
  2. Imzot Zef Oroshi (1912 -1989), ish-nxėnės i Mjedės e Fishtės
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 04:04
  3. In memoriam: Monsinjor Simeone Duka
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 17:01
  4. Dr. Mons. Zef Oroshi
    Nga Pasiqe nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 13:10
  5. Dr. Mons. Zef Oroshi
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2005, 02:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •