Dom Zef Oroshi, ishte meshtar 33 vjeēar, nė ditėt e para tė regjimit komunist. Ai shpresonte se atdheu i tij do ta ndalte atė ngarendje drejt Moskės e do t'i priste tė gjithė fijet e ideologjisė qė po dėpėrtonte nė ēdo sferė tė vendit tė tij, duke rrezikuar themelet e shėndosha tė besimit fetar, atdhedashurisė e civilizimit perėndimor. Por shpresat e tij do tė shuheshin njė nga njė, ndėrsa vitet kalonin e regjimi komunist po forconte pushtetin me dhunė e represion. Pasi i thellon bindjet e tij antikomuniste, ai arratiset nė mal njė ditė janari tė vitit 1951 pėr t'i shpėtuar arrestimit dhe nis angazhimin nė kryengritjet antikomuniste. Pėr muaj mė rradh qėndron nė arrati nė mal, madje edhe plagoset derisa arrin tė kapėrcejė kufirin e tė dalė fillimisht nė Mitrovicė e mandej nė Itali. Familja e tij e mbetur nė atdhe pėrjeton ferrin e vėrtetė. Vėllai Ndue, arrestohet, torturohet e vdes nėn tortura nė birucat e hetuesisė Shkodėr, ndėrsa familjarėt e tjerė pėrjetojnė njė kalvar tė gjatė internimesh e persekutimi. Megjithėkėtė, Dom Zef Oroshi nuk e ndal aktivitetin e tij antikomunist edhe nė emigrim e paralelisht me tė Sigurimi i shtetit me agjentėt e tij, e ndjek kėmba-kėmbės pėr vite me rradhė deri ditėn qė ai mbyll sytė mė 1989 nė New York.
Niqeni videon..
Krijoni Kontakt