Dokumenti që gropos Veliajn/ Berisha: Ja si firmosi 128 mln euro për inceneratorin duke anashkaluar Këshillin Bashkiak

Ish-kryeministri Berisha duke iu referuar portalit kryefjala.com duke bërë publike dokumentet se si Erion Veliaj është përfshirë në aferën 128 milion euro të inceneratorit në Tiranë duke anashkaluar Këshillin Bashkiak, shkruan ndër të tjera se ky është edhe dokumenti që gropos Lal Plehun.

‘Ky është dokumenti që gropos Lal Plehun!

Në një akt megakorruptiv, Lal Plehu në shkelje flagrante të ligjit, vendime që mund të merren vetëm nga Këshilli Bashkiak i merr vet duke shmangur këshillin dhe kryer vepër të rëndë penale.

Kështu ai firmos vet për aferën e 128 milion eurove të djegësit të plehrave të Tiranës ndërkohë që kjo është një kompetencë ligjore ekskluzive e këshillit bashkiak. Ai kryen këtë vepër penale sepse e dinte se këshilltarët jo socialist të Këshillit Bashkiak nuk do ta votonin kurrë një akt të tillë, vendimi për të cilin merret sipas ligjit vetëm me 3/5 e votave të këshillit të cilat ai nuk i kishte.

I gjetur para pamundësisë së sigurimit të votave në këshill, Lal Plehu vendos për të instaluar minierën e Edvinit dhe të tij të floririt të përvetësoj në mënyrë kriminale kompetencat e këshillit.

Këtu më poshtë keni publikimin e hetimit të gazetarit për këtë aferë kriminale të vjedhjes dhe abuzimi nga Rama - Velia - Terr Koka të 128 milione euro nga paratë e takspaguesve shqiptar. sb

“Inceneratori i Tiranës”, ky projekt është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit Por Z.Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak.

“Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit,

Ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i Kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në Këshill.

Emri:  auto_dok11614880230.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  38.8 KB

Emri:  auto_dok21614880233.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  31.6 KB

Syri