Shikoni videon më poshtë:
Koha Jonë
Shikoni videon më poshtë:
Koha Jonë
Zbulohet marrëveshja Rama- Erdogan, gjuha turke në shkollat shqiptare!
Pasi Turqia na zaptoi 500 vjet, tani Kryeministri ynë i firmos që turqishtja të jetë në shkollat shqipe
Një vendim i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 24 shkurt 2021 dhe botuar në Fletoren Zyrtare më 2 mars parashikon që në sistemin arsimor shqiptar të hyjë dhe mësimi i gjuhës turke.
Marrëveshja e firmosur nga ministritë përkatëse të arsimit, gjithashtu planifikon që në bashkëpunim me shtetin turk të rishikohen tekstet shkollore. Kjo do të thotë se në shkollat tona do të futet lënë shtesë gjuha turke, si lëndë me zgjedhje të lirë, por edhe rishikim të teksteve të historisë ku flitet për dy vendet.
Sistemi arsimor shqiptar lejon futjen si lëndë me zgjedhje të gjuhëve anglisht, frëngjisht, spanjisht, si dhe greqisht për zonat e minoritetit grek. Ndërsa futja e gjuhës turke duket si pjesë e marrëveshjeve personale që Edi Rama ka me presidentin turk Erdogan dhe dëshmon rritje të ndikimit të Turqisë në Shqipëri.
Koha Jonë
Qeveria shqiptare poi shkel syrin djallit.
Duke injoruar te kaluaren tone, duke injoruar patriotet dhe luften e tyre per pavaresi, qeveria shqiptare po ben marreveshje te diskutueshme me Turqine.
Turqit, ata e dine mire se cduan. Ashtu sic e dine cduan ne Azerbaixhan, Bosnje, Libi, Kurdistan, Siri.
Po shqiptaret e dine cfare duan ?! Une nuk besoj se e dine.
Se kush eshte Turqia, cka ka bere bere ajo ne histori dhe cfare po ben sot Turqia sot ne rajon te gjithe e kane shume mire te qarte, ose me mire te gjithe e kane mundesine ta shikojne.
Por duket se liderat shqiptare kane zgjedhur verberine dhe nuk duan te shikojne kete. Ndersa Qeveria (ose me mire "Baba Kryeminister") po ben cdo, politika shqiptare ne pergjithesi duket pa opinion ne kete ceshtje duke zgjedhur heshtjen.
Per fat te keq keto aventurime antipatriotike nuk do te kajojne keshtu pa pasoja, do te vije dita e do ta paraqesin faturen e tyre per pagim.
Ilia Spiro, do t'ia japi Edi Rames voten me gjithe zemer, pasi sipas tij, vetem Edi Rama e fut Shqiperine ne Evrope. E beri kete deklarate, diten qe Edi Rama nenshkruante vendimet e mesiperme per Arnavudllekun.
Po mos u merzit, edhe pse e keqja eshte shtrire kembekryq ne mes te Shqiperise e botes, i ka ditet te numeruar, pasi ka edhe nje Zot qe mban vesh e nuk tjerr lesh dhe plani i Tij eshte vene tashme ne levizje...
Te arrije shoku Rama ti beje zgjedhjet muajin tjeter, apo do fluturoje e fshihet si miu tek Erdogani ne Turqi?
Albo
Krijoni Kontakt