Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Dionis Senjo, gjeniu i vogël 6 vjeçar

    Dionis Senjo është 6 vjeç. Ai është shqiptari i parë i pranuar në Organizatën Botërore të Gjenive.

    Në testin e inteligjencës rezultati ishte 99.9 përqind. Në shkolla ai merr trajtim ndryshe nga të tjerët.



    Mësuesi i matematikës, Faik Felaj shprehet: “Rezultati i tij duke ditur se Mat-testi mat në mënyrë të përgjithshme njohuritë e matematikës, se rezultatet e tij ishin shumë-shumë të shkëlqyeshëm që kalonte në nivelin e 99.9 përqind për shkollën 9-vjecare”. Nga Matësi i Progresit Akademik ai merr leksione shtesë në matematikë.

    “Kemi vazhduar, kemi kaluar programin e klasës së dytë, klasës së tretë shumë shpejtë me Dionisin, vetëm kemi dhënë ato njohuritë kryesore dhe konceptet kryesore pasi Dionisi është i aftë që të zgjidhë ekuacionet por mbase mosha shumë e vogël dhe nuk di një koncept të vogël dhe shumë elementarë. Kemi kaluar programin e klasës së tretë dhe të katërt. Dy muaj më parë kemi vazhduar me programin e klasës së pestë dhe ne mendojmë që deri në fundin e vitit shkollor, të këtij viti akademik, të kalojmë dhe programin e klasës së gjashtë me Dionisin. Kur futemi thellë në matematikë, së bashku me Dionisin, nganjëherë i thirr vetes dhe i them kthehu mbrapsht është një fëmijë 6-vjecar”, thotë Felaj. Arsimi shqiptar nuk është i përgatitur për fëmijë si Dionisi.

    “Këto lloj fëmijësh të talentuar, duhet të kenë një përkushtim ndryshe nga Ministria e Arsimit. Nuk janë të gjithë mësuesit ata që mund të mësojnë një fëmijë të tillë. Këtu flas edhe për veten, unë mundohem t’i rris nivelin e atyre gjërave që Dionisi di. E ardhmja e Dionisit duhet gjykuar nga personalitetet të ndryshme të fushës së mësimdhënies”.

    Dionisi është fëmijë i një çifti doktorësh.

    Ana Senjo, mamaja e Dionist: “Ishte vetën një vjeç e gjysmë kur ne vumë re që Dionisi kishte mësuar shkronjat e alfabetit anglisht. Atë kohë i tërhiqnin vëmendjen kudo që i shikonte në televizion, nëpër libra, nëpër supermarkete, nëpër rrugë dhe më pas ne e prezantuam me alfabetin shqip. Vumë re se ai bënte një lidhje logjike nëpërmjet shkronjave të alfabetit anglisht dhe atij shqip. Më pas ai filloi ti shkruante në ajër dhe ne mendomi se kjo ishte një diçka normale që mund ta bënte çdo fëmijë. Por, më pas kur i dhamë fletore për të vizatuar apo për të zhgaravitur si çdo fëmijë në atë moshë, vumë re se ai filloi t’i shkruante këto shkronja. Madje më pas filloi të lexonte fjalë, fjali dhe me kalimin e kohës rreth moshës 3-vjecare ai mund të lexonte rrjedhshëm tekste më të gjata. Aty filloi dhe me leximin e librave për fëmijë, enciklopedi të ndryshme”.

    Dhuntitë e Dionisit shtrihen në anatomi, gjeografi, kimi, gjuhë të huaja...

    Sotiraq Senjo, babai i Dionisit: “Dionisi arriti, pasi gjeti një atlas të anatomisë në librat e mi, arriti ta mësojë gati për dy pasdite gjithë anatominë e njeriut. Dhe ndërsa ne kemi qenë tek një vizitë te pediatri, gjen aty një grafi dhe filloj të interpretonte pjesët, e mushkëritë, zemrën, kockat të gjitha dhe aty na çuditi dhe ne se e dinim që e dinte anatominë por nuk e mendonim se do të bënte lidhjen tek grafia”

    Ai e sheh të vështirë të ardhmen e të birit në Shqipëri,

    “Aktualisht ne po hasemi në vështirë për sa i përket arsimimit të tij. Për Dionisin jemi konsultuar me një psikologe në New York, që merret apostofat me fëmijët “gifted” si i thonë dhe na ka sugjeruar pasi i përshkruam gjithë situatën, që që tani ju duhet të mendoni vetëm Hravardin ose Oksfordin për Dionisin dhe duhet ta përgatisni për këtë gjë. Për të vazhduar në këto shkolla duhet një shkolle internacionale, puna është se edhe internacionale të jetë shkolla, ajo duhet të ketë një program të veçantë specifik sipas avantazheve që ka çdo fëmijë, e cila në Shqipëri është e pamundur të realizohet”.Dionisi ka dhe plot pasione. Më i madhi i momentit është pianoja.
    Bardha Besho, mësuesja e pianos: “Unë i mësoja një gjë dhe mendoja se do të reagonte si të gjithë fëmijët e tjerë që duan disa mësime për të mësu. Ja jepsha sot unë, herën tjetër e kisha të bërë pjesën. Një tjetër, një tjetër dhe ai libri që zakonisht me fëmijët e tjerë më shkon tre muaj, tre muaj e gjysmë, Dionisi për tre javë i kishte mbaruar të gjithë. Gjatë gjithë do program të ri, program të ri, vetëm e asimilon. Lodhemi një cik për t’i vazhduar, d.m.th gjithmonë një gjë të re, megjithatë fundi është jashtëzakonisht i lumtur dhe i kënaqur se ky i bën edhe kollaj edhe bukur dhe mrekullisht mirë”.

    Gazeta Shqiptare

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dionis Senjo, gjeniu i vogël 6 vjeçar

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dionis Senjo, gjeniu i vogël 6 vjeçar


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dionis Senjo, gjeniu i vogël 6 vjeçar


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dionis Senjo, gjeniu i vogël 6 vjeçar


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dionis Senjo, gjeniu i vogël 6 vjeçar

    Dionis Senjo, djali shqiptar 5 vjeç që ka lexuar 875 libra, ja çfarë synon tani

    Emri:  d3482ee845807c5d07d0549926bffbbb.jpg

Shikime: 975

Madhësia:  44.7 KB

    Dionisi është nga ata fëmijët e rrallë që nuk i takon shpesh. E kemi parë në Tu si que vales, ku shfaqi talentin e tij për gjuhët dhe matematikën, por Dionisi nuk resht së impresionuari.

    Blog.urbanus.al i ka kushtuar një shkrim ku mësojmë më shumë rreth këtij gjeniu, të cilin autorja e shkrimi Denisa Canameti dëshiron t’ia prezantojë edhe Ellen DeGeneris, për ta ftuar në programin e saj.

    Dionis Senjo është djali i një çifti mjekësh nga Tirana. Është vetëm 5 vjeç dhe është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale ku ka mbi 3700 ndjekës në faqen e tij në Facebook. Aty mund ta shohim duke gjetur shtetet në hartë, duke zgjidhur probleme, por edhe duke hapur petë byreku…Denisa Canameti e përkufizon si një djalë i zakonshëm me njohuri të jashtëzakonshme.

    Kur ishte 1 vjeç Dionisi tregoi interes mbi të mësuarit e shkronjave, numrave, formave gjeometrike. Po kështu ai mësoi të gjithë emrat e kafshëve në shqip dhe në anglisht si edhe ka mundur të formojë ‘puzzles’ të moshës 4 vjeç. Brenda pak muajsh, Dionisi ka mësuar të lexojë dhe të shkruajë numrat dhe shkronjat në shqip dhe në anglisht. Ka shkruar diktim që në moshën 2 vjeç!

    “Ne ia ndaluam sepse kemi menduar se nuk do të jetë e dobishme për të në të ardhmen dhe kështu e orientuam në alfabetin grek që ai e ka mësuar në një pasdite, në të shkruar dhe në të folur. 3 vjeç mund të kryente mbledhje, zbritje me shifra pa fund, kryente veprime matematikore me numrat negativë, ndërsa shumëzimin dhe pjesëtimin jemi munduar ta ndalim t’i mësojë pasi kemi menduar se mund të humbasë interesin në shkollë, por ai arrin t’i llogarisë edhe pse e kemi penguar. Në tabelën e Mendelejevit që shitet në libraritë shqiptare gjeti dy gabime”, shprehen prindërit e Dionisit për blog.urbanus.

    Brenda një jave Dionisi mësoi numrat greke deri në një miliard. Në të njëjtën kohë ai mund të thotë alfabetin anglisht nga A në Z dhe nga Z në A me të njëjtën shpejtësi. Kur ishte tre vjeç filloi të lexojë gjithçka shpejt në gjuhën shqipe. Si edhe mund të lexonte numra shumë të gjatë, me 40 shifra, në shqip dhe në anglisht, gjithashtu. Në këtë moshë i njihte të gjithë planetet, shumë yje dhe galaktika, njeh shumë mirë gjeografinë e botës në hartën memece. Njeh çdo kryeqytet, flamuj, lumenj, male, dete, monedha, të gjitha elementet periodike, anatominë njerëzore, të gjitha llojet e dinosaurëve. Ai mund të shkruajë çdo gjë në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në anglisht dhe greqisht. Në moshën 3 vjeç i vizatoi një trup gjeometrik një arkitekteje, e cila nuk e njihte as si emër! Kur ishte katër vjeç, në shërbimin e pediatrisë, gjeti një Xray dhe filloi ta interpretojë, shkruan blog.urbanus.a. Po kështu në tre muaj ai filloi të lexojë rrjedhshëm anglisht! Ka lexuar 700 libra shqip, 135 në anglisht midis tyre dhjetëra enciklopedi.

    ClassLifestyle.com

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dionis Senjo, gjeniu i vogël 6 vjeçar

    Gjeniu nga Shqipëria Dionis Senjo “godet” sërish, ja rezultati që arriti në testin e shkollës amerikane

    Dionis Senjo, vogëlushi 6 vjeçar, djali i një çifti onkologësh nga Tirana “godet” sërish.

    Pasi u pranua në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”, me një inteligjencë të të njëjtit spekter si fizikanti Albert Ajnshtain, Dionisi ka shkëlqyer në testin e MAP (Measure of Academic Progress) në Amerikë.

    Testi së cilit iu nënshtrua Dionisi është një test i kompjuterizuar që teston nivelin e nxënësit që hyn në shkollë.

    Fillimisht, gjeniu 6-vjeçar bëri testin për klasat 2-5 dhe arriti t’i zgjidhte 100% të gjitha ushtrimet e matematikës, ndërsa dje iu nënshtrua testit për klasën 6-9 dhe zgjidhi mbi 99% të ushtrimeve.

    Ky rezultat ka befasuar gjithkënd por jo prindërit e vogëlushit të cilët tanimë i njohin mirë aftësitë e tij dhe kanë vënë re se Dionisi zgjidh edhe ushtrime nga gjimnazi.

    Dionisi pas këtij rezultati është regjistruar në klasën e parë, pasi ligji ynë nuk lejon kapërcimin e menjëhershëm të klasave, edhe pse kemi të bëjmë me një gjeni.

    Gazeta Impakt

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dionis Senjo, gjeniu i vogël 6 vjeçar

    Të gjithë këta fëmijë gjeni qër kanë një potencial kaq të madh, duhen ndihmuar jo vetëm nga shteti, por duhen ndihmuar edhe nga organizatat jo-qeveritare brenda dhe jashtë vendit. Të gjithë ne shqiptarët jashtë që kemi mundësi ti ndihmojmë financiarisht, duhet të krijojmë një fond dhe një program për ta. Këta fëmijë nuk duhet të jetojnë në Shqipëri, duhet të jetojnë në Perëndim e të ndjekin shkollat më të mira të botës, në mënyrë që atë talent e inteligjencë të jashtëzakonshme, ta vënë në punë për të zgjidhur probleme që has sot bota.

    A ekzistojnë organizata të tilla dhe a ka shqiptarë në botë që mund ti ndihmojnë këta fëmijë e familjet e tyre? Unë personalisht do të dhuroja lekë për këtë fond, për aq kohë sa ato lekë shkojnë për shkollimin dhe mbështetjen e këtyre fëmijëve.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-03-2021, 15:26
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2016, 21:41
  3. "Gjeniu i vogel" edicioni i trete
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2010, 17:46
  4. Gjeniu i vogël i Britanisë së Madhe
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 05:02
  5. Gjeniu i vogel
    Nga helene në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-02-2005, 08:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •