Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Rama bën publike planin për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

    Emri:  b364c27407cbfe27e537195dc49afebe_L.jpg

Shikime: 180

Madhësia:  35.5 KB

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet nga projekti i hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës. Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook ka publikuar pamjet që pritet të marrë kjo linjë hekurudhore.


    Rama shkruan në fund se do të nisë dhe puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.
    “MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

    Dosja.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-03-2021 më 09:07
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Hekurudha e Re

    Ky eshte nje projekt qe duhej nisur me kohe po i erdhi koha pak dite nga zgjedhjet, rastesi? JO!

    Nuk dua te besoj qe ky eshte vetem nje kamuflim se cfare do nderojme ne me te ardhmen dhe vetem "qeveria" Rama eshte ne gjendje per keto investime.

    Perfundimisht ky eshte nje politikan i shkelqyer pasi del ne zgjedhje vetem fiton vetem si ato te bashkise po ashtu edhe maxhoritare e tani (me shume mundesi) te mare perseri mandatin e trete pasi ska konkurence nga asnje ane politike..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama bën publike planin për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

    Rama publikoi projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, reagon PD: I vjedhur nga Katari!

    Emri:  Ina-Zhupa-768x843.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  37.1 KB

    Së fundmi, Partia Socialiste ka bërë publike projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Por menjëherë pas këtij publikimi, ka ardhur dhe një reagim nga kampi opozitar, më konkretisht nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

    Kjo e fundit, pretendon se projekti i publikuar nga kryeministri, është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha, e cila është prezantuar në vitin 2016.

    Postimi i plotë i Zhupës:

    Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube.

    Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D.

    Asgjë nuk ka në plan të nis ashtu sic asgjë nuk bëri në 8 vjet!

    Rama ka dështuar!

    Shqiptarët nuk besojnë më tek mashtrimet dhe propaganda boshe. Më 25 prill ai humbet dhe gjithë Shqipëria Fiton!




    Balkanweb

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama bën publike planin për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

    Hekurudha mund te perfundoje brenda 1 viti si ndertim.
    Me zhvillimin ne teknologjine e kontruksionit, materialeve te ndertimit
    e pajisjeve te renda, punimet mund te avancojne shume shpejt.
    Rendesi ka shume projekti,po u be projekti i mire dhe me zgjuarsi
    komplet struktura e hekurudhes mund te jete shume solide dhe
    perballoje kerkesat e popullsise per te pakten 200 vjet.
    Fokus ne studim dhe projektim te jete edhe kualiteti dhe shpejtesia e trenave
    me shpenzime te uleta ne energji.Nqs shpenzimet e operimit te trenit jane te uleta edhe cmimi
    i biletes do jete simpatik jo i larte dhe gjithe popullsia nuk do kete asnje problem te perdore trenin.
    Cmimet e larta te biletave do largojne udhetaret.Nje pjese e madhe udhetaresh do jene edhe
    studente universitetesh qe nuk kane lek,nuk punojne.Nje pjese udhetaresh do jene pensioniste
    dhe invalide me te ardhura te uleta.
    Sistemi i ri hekurudhor duhet te jete nen pronesi dhe administrim nga shteti dhe parlamenti
    duhet te aprovoje ligj dhe jape fonde per te mbuluar komplet ndertimin e hekurudhes.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema të Ngjashme

  1. Tiranë: Qeveria bën publike pasuritë e nëntokës
    Nga safinator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 15:01
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 03:54
  3. Bileta për linjën Tiranë - Athinë
    Nga YPSILONI në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-06-2008, 00:55
  4. Kërkoj bileta për linjën Tiranë-Berlin
    Nga Tironcja_BLN në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 14:19
  5. PD dhe PS bëjnë publike kandidatët për deputetë në Tiranë
    Nga XY3005 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 05:08

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •