Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëri: Rekord vdekjesh, 21 viktima nga covid në 24 orë, 952 raste të reja

    Pandemia e koronavirusit po vazhdon të marrë jetë të shumta në Shqipëri, ndërsa qeveria ka dështuar totalisht në marrjen e masave për parandalimin dhe trajtimin.

    Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë humbur jetën 21 qytetarë nga koronavirusi, si asnjëherë më parë që prej nisjes së pandemive në vendin tonë.

    Ndërkaq numri i rasteve të reja për sot është 952 qytetarë të infektuar.

    Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

    COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1028 të vaksinuar, 3805 testime, 804 të shëruar, 952 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

    Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

    Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (28 Shkurt 2021)

    Raste të reja ditore 952

    Të shëruar në 24 orë 804

    Të shtruar në spitale 662

    Humbje jete në 24 orë 21

    Testime ditore 3805

    Testime totale 466,785

    Raste pozitive 107,167

    Raste të shëruara 69,773

    Raste Aktive 35,598

    Humbje jete 1,796

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 22887

    Fier 2667

    Durrës 1680

    Vlorë 1746

    Shkodër 1373

    Gjirokastër 1075

    Berat 844

    Korçë 914

    Elbasan 876

    Lezhë 826

    Dibër 374

    Kukës 336

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Rekord vdekjesh, 21 viktima nga covid në 24 orë, 952 raste të reja

    20 viktima në 24 orë, 1876 jetë të humbura nga Covid-19

    Edhe në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar 20 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se bilanci i jetëve të humbura shkon në 1876. ”7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

    Po në 24 orët e fundit janë kryer 3268 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë. ”320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin, 24 në Gjirokastër, 23 në Kavajë, nga 19 raste në Mallakastër, Përmet, nga 18 raste në Krujë, Korçë, 17 në Elbasan, nga 13 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 10 raste në Lezhë, Bulqizë, nga 8 raste në Berat, Pogradec, Malësi e Madhe, 7 në Kukës, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 5 raste në Devoll, Lushnje, nga 4 raste në Mat, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Has, Pukë, Delvinë, Vau i Dejës, Belsh, Dibër, Roskovec, Peqin, Vorë, nga 1 rast në Tropojë, Divjakë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Libohovë”.

    Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1014 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime.

    ”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”,-mbyll njoftimin Ministria e Shëndetësisë.

    Statistika (4 Mars 2021)

    Raste të reja ditore 847
    Të shëruar në 24 orë 777
    Të shtruar në spitale 609
    Humbje jete në 24 orë 20
    Testime ditore 3268
    Testime totale 479,285
    Raste pozitive 110,521
    Raste të shëruara 72,853
    Raste aktive 35,792
    Humbje jete 1,876

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 23331
    Fier 2626
    Vlorë 1827
    Durrës 1632
    Shkodër 1345
    Gjirokastër 1118
    Korçë 883
    Elbasan 837
    Lezhë 798
    Berat 713
    Dibër 345
    Kukës 337

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Rekord vdekjesh, 21 viktima nga covid në 24 orë, 952 raste të reja

    Marsi më i keq se shkurti?/ 141 të vdekur vetëm në 7 ditët e para

    Muaji shkurt u cilësua i zi, për shkak të numrit të lartë të viktimave të koronavirusit.

    Por duket se edhe muaji Mars ka nisur në mënyrë të tillë, të zezë.

    Vetëm në 7 ditët e para të muajit janë shënuar 141 viktima.

    Numri i fataliteteve fatkeqësisht ka qenë i lartë, mes 19 dhe 21 rasteve në ditë.

    Gjatë marsit vihet re edhe një ulje e numrit të testimeve, duke sjellë edhe ulje të rasteve aktive në vend.

    Shifrat e javës së parë të Marsit:

    1 mars- 764 raste të reja dhe 20 humbje jete

    2 mars- 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

    3 mars- 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

    4 mars- 851 raste të reja dhe 21 humbje jete

    5 mars- 847 raste të reja dhe 20 humbje jete

    6 mars- 777 raste të reja dhe 21 humbje jete

    7 mars- 819 raste të reja dhe 21 humbje jete

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
    Nga sirena_adria në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 19-02-2022, 08:01
  2. Shqipëri: Kreditë e këqia rekord në muajin korrik
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2014, 17:04
  3. Rikthehet virusi H1N1, 2 raste në Shqipëri, një 50-vjeçar rëndë në QSUT
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-03-2014, 13:35
  4. Rekord çmimi i naftës në Shqipëri, lë pas benzinën
    Nga RaPSouL në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 16-06-2008, 06:41
  5. Tre viktima nga të ftohtit edhe në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 14:33

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •