Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Romani “Zogjtë e qyqes” i shkrimtarit nga Peja, Gani Mehmetaj fiton çmimin “Kadare”

    Arbër Ahmetaj, Ballsor Hoxha, Behar Jacaj, Gani Mehmetaj dhe Marcel Hila janë 5 autorët finalistë për Çmimin letrar “Kadare” 2021. Më 28 shkurt do të kurorëzohet autori shqiptar fitues në gjininë e prozës, në edicionin e gjashtë të këtij konkursi.

    Emri:  2cf592a2-20e4-4884-9e83-62d5f4cb3288.jpg

Shikime: 2242

Madhësia:  35.6 KB

    Dorëshkrimet e paraqitura nga këta autorë në gjininë e romanit dhe të prozës së shkurtër, u veçuan mes 30 veprave të autorëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, të cilët u përfshinë në këtë konkurs.

    Juria e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, ka në përbërje të saj profesorin e filozofisë Blerim Latifi, shkrimtarin Loer Kume, shkrimtarin Ermir Nika, si edhe studiuesen e letërsisë Genciana Abazi.

    Kryetari i jurisë, shkrimtari Preç Zogaj bën me dije se veprat e paraqitura pohojnë fort dhe bindshëm një numër përfaqësues shkrimtarësh që gjakojnë letërsinë e mirë.” Nga dorëshkrimet e paraqitura, vihet re një tendencë që sa vjen e konsolidohet, sidomos nga autorët e rinj, për të shkruar letërsi që nuk njeh kufinj gjeografikë apo konvencionalë.”, thotë Zogaj.

    Ndërsa, për shkak të kushteve të pandemisë ndryshoi kalendari kohor i mbajtjes së këtij aktiviteti, procedura u ruajt e njëjta, si edhe qëllimi i tij për nxitjen e lëvrimit të prozës shqipe nga autorët shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit.

    Me një traditë të konsoliduar tashmë me 5 autorë fitues që prej vitit 2015 kur nisi, Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë

    Një sinops i shkurtër i veprave të kualifikuara:

    Arbër Ahmetaj me romanin “Koha e thertores“

    Personazhi, Hetuesi L, gjatë vizitës në një fshat të humbur, në fëmijërinë e tij, gjen në tavanin e shtëpisë së tezes, qindra qelqe negativash, foto që dëshmojnë historinë e vendit tij. Por, s’duhet t’ia tregojë kujt këtë zbulim, pasi ato i janë lënë në besë të zotit të kullës, nga frika se do t’ia shkatërronin Shqipërisë atë thesar dokumentar. Ngjarjet zhvillohen në kohë…Shqipëria zien. Shenjat e luftës në Kosovë nuk vonojnë të bëhen të lexueshme. Qyteti ku janë të vendosura ngjarjet është në kufi… Fati i Shqipërisë, si ai i xhamave të negativave të historisë së saj, vjen përmes dinamikës së zhvillimit të secilit personazh. Në emigracion, hetuesi, përpiqet të deshifrojë sëmundjet e qytetit, nisur prej barnave! Vite më vonë, ia bën dhuratë të birit regjistrin e vjetër në formë libri. Të gjithë personazhet kryesore të këtij libri largohen nga Shqipëria. Atdheu u thërrmohet nëpër duar. Përpiqen të rikrijohen jashtë tij, si shprehje e ripohimit të vetes: atdheun në supe, në shpirt. Këto janë dhimbjet e personazhit, kjo është nyja e rrëfimit!

    Ballsor Hoxha me përmbledhjen me tregime “Momenti, ndanë lëkurës”

    Përmbledhja me tregime “Momenti, ndanë lëkurës” përmban gjashtë kapituj, ku secili ndërlidh tregimet e tij me një hyrje filozofike-poetike dhe një përfundim të së njëjtës natyrë. Të gjithë tregimet kanë një temë të trajtuar në situata dhe personazhe të ndryshëm, gjithnjë duke krijuar një përmbledhje të së njëjtës temë në perspektiva të ndryshme. Po ashtu edhe si lajtmotiv i të gjitha tregimeve të përmbledhjes ndërlidhet edhe një këngë, e cila ndërthuret me temën e tregimit.

    Në përgjithësi, kjo përmbledhje me tregime del si një trajtim i menduar i tërë bashkëkohësisë sonë, por edhe duke përfshirë situata të të kaluarës, të cilat provokojnë reflektim tek lexuesi dhe mishërojnë pavetëdijësinë tonë në të përditshmen e rëndë dhe shpesh tragjike. Po ashtu përmbledhja tenton të kapë në tërësinë e saj – kalimin e njeriut bashkëkohor, ndërgjegjes dhe sjelljes sonë, në këtë përshpejtim global të egzistencës së njeriut.

    Behar Jacaj me përmbledhjen me tregime “Rrëfimi i tredhjes”

    Paçka se me përmbajtje dhe personazhe të ndryshme, thuajse të gjitha tregimet e përmbledhjes “Rrëfimi i tredhjes”, i bashkon konflikti që ka njeriu me shoqërinë, me kohën, me vdekjen dhe mbi të gjitha konflikti që ka ai me veten.

    Në konfliktin me shoqërinë dy fate e presin individin: ose të fitojë ose të tredhet. Të tredhet psikologjikisht. Konflikti me kohën të interrnon në harrim. Të shndërron në një hije nëse nuk je i zoti t’a mbarsësh. T’i lësh një gjurmë. Tek konflikti me vdekjen njeriu nuk kërkon asgjë më shumë sesa një kapitullim të paqtë. Lufta e luftrave është lufta me veten. Ajo nuk bën amnisti as kur njeriu është në gjumë. Mizoria e kësaj lufte qëndron tek fakti se as nuk mund ikësh, as nuk mund të rrish. Paqja është më e zorshmja për t’u arritur me të. Pjesa më intriguese e një konflikti mund të duket fati që merr përballja, kush humb, kush fiton dhe me çfarë kostoje vijnë humbja dhe fitorja. Ky libër intrigohet nga vuajtja dhe dhimbja që shoqërojnë gjatë gjithë kohës konfliket. Jo pa shkak, asnjë tregim në këtë përmbledhje nuk merret me shoqërinë, por me individin, me ato skuta ku rrinë të fshehura plagët dhe dhimbjet e tij.

    Gani Mehmetaj me romanin “Zogjtë e qyqes”

    Romani “Zogjtë e qyqes” është qasje e veçantë, me personazhe të veçantë, në ambiente të pazakonshme e ekzotike. Janë tre breza kolonësh nga gjyshi të nipi, secili më ëndrrat dhe zhgënjimet e veta.

    Romani “Zogjtë e qyqes” është kujtesë dyzetvjeçare e një koloni serb. Dragani, protagonisti i kronikës, rrëfen në vetën e parë për gjyshin, ish-xhandar i Kralit, babanë milic i Titos, ai inxhinier- vrojtues pasiv dhe kronist i ngjarjeve, dhe së fundi për të birin ushtarak, që kthehet shumë vjet më vonë. Dashuria në mes serbit e shqiptares (Draganit e Vjollcës) është nëntema tjetër, ashtu si janë edhe martesat e përziera, në një mjedis të përzierë.

    Dëshpërimi i protagonistit të paanshëm, nis, kur sheh se janë mu si zogjtë e qyqes që i kanë hedhur në çerdhen e huaj, ndërsa ata s’dinë si të sillen.

    Marçel Hila me përmbledhjen me tregime “Vëllazëri Ujqërish”

    Tregimet marrin subjekte nga realiteti i afërt dhe bashkëkohor shqiptar – domethënë i kohës së komunizmit apo edhe i aktualitetit problematik të sotëm – ndonëse, tek këto rrëfenja subjekti nuk është një element aq i rëndësishëm. Me një narrativë të rrjedhshme shpërfaqen galeria e personazheve të këtyre tregimeve, duke mbajtur gjallë kuriozitetin e lexuesit për t’i shkuar rrëfimit deri në fund. Personazhet komunikojnë intensivisht me njëri-tjetrin, duke i lënë pak hapësirë narratorit për të orientuar lexuesin. Tregime ku ndjehen teknikat e romanit, por duke ruajtur pavarësinë e gjinisë tregimtare. Tregimet janë të shkëputur nga njëri-tjetri, në një pavarësi të plotë. Lënda jetësore ku mbruhen këto tregime dominon rrëfimin, duke e mbajtur atë larg moralizimeve. E vërteta e shkrimtarit mëton të vijë si kategori estetike.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çmimi Kadare për 2021, 5 emrat finalistë, fituesi shpallet të dielën

    Romani “Zogjtë e qyqes” i shkrimtarit nga Peja, Gani Mehmetaj fiton çmimin “Kadare”

    Emri:  Gani-Mehmetaj.jpg

Shikime: 2233

Madhësia:  29.4 KB

    Romani “Zogjtë e qyqes” i autorit Gani Mehmetaj shpallet fituesi i Çmimit letrar “Kadare 2021”, ndërsa 5 finalistët e kësaj gare me dorëshkrime në prozë ishin autorët Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj dhe Marcel Hila.

    Gazetar, publicist, shkrimtar, dramaturg dhe kineast, Gani Mehmetaj, (1955), ka lindur në Pejë, ndërsa është autor i një numri veprash.
    “Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve.
    Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme, si edhe shpërfaqja e tyre dinamike.

    Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

    Në edicionin e gjashtë të këtij konkursi, nismë e “Institutit Pashko”, morën pjesë me veprat e tyre në dorëshkrim në gjininë e prozës 30 autorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, duke shënjuar një produkt të lavdërueshëm në krijimtarinë shqip.

    Juria e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, kishte në përbërje të saj profesorin e filozofisë Blerim Latifi, shkrimtarin Loer Kume, shkrimtarin Ermir Nika, si edhe studiuesen e letërsisë Genciana Abazi.

    Kryetari i jurisë, shkrimtari Preç Zogaj bën me dije se “veprat e paraqitura pohojnë fort dhe bindshëm një numër përfaqësues shkrimtarësh shqiptarë përtej kufijve gjeografikë, të cilët gjakojnë letërsinë e mirë dhe premtojnë një nivel dinjitoz të letrave shqipe në hapësirën e përbotshme komunikuese të letërsisë”.
    Me një traditë të konsoliduar tashmë me 5 autorë fitues që prej vitit 2015 kur nisi, Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë.

    Romani “Zogjtë e qyqes” do të vijë së shpejti në duart e lexuesit.
    Ndërsa për shkak të kushteve të pandemisë, ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi do të organizohet në një moment më të përshtatshëm ku të jetë e mundur prania e autorëve finalistë, disa prej të cilëve jetojnë jashtë Shqipërisë.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Gani Mehmetaj: Përralla për Nënën Terezë
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2014, 16:19
  2. Peja fiton çmimin e parë si Destinacion turistik botëror
    Nga Doni-88 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2013, 17:36
  3. Romani më i ri i shkrimtarit Rexhep Qosja "Bijtë e askujt"
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-07-2010, 05:07
  4. Ismail Kadare viziton Prishtinën, fiton çmimin letrar "Rexhai Surroi"
    Nga Anesti_55 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 19:30
  5. Ismail Kadare fiton çmimin Pricipe de Asturias
    Nga skampin në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-07-2009, 20:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •