Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2013
    Postime
    22

    Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    Emri:  dritan-rexhepi-300x231.jpg

Shikime: 941

Madhësia:  15.5 KBDritan Rexhepi, ndër 10 më të kërkuarit në Spanjë - Policia spanjolle e ka renditur Dritan Rexhepin, në listën e dhjetë personave më të rrezikshëm të atij shteti. Ajo ka bërë publike foton e 33-vjeçarit, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij, pasi dyshohet se ai është strehuar në rajonet e afërta të Spanjës.

    Dritan Rexhepi kërkohet nga katër shtete për vepra të rënda penale, si vrasje me pagesë, grabitje bankash, trafikim të lëndëve narkotike etj.

    Gjithashtu 33-vjeçari është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në atdheun e tij për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998. Ndonëse policia shqiptare e arrestoi studentin e Juridikut, ai arriti që të arratisej në të njëjtën ditë, nga Komisariati i Durrësit.

    Ai do të bëhej i njohur në botën e krimit, pas arratisjeve të tjera të bujshme. Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej në mënyrë spektakolare. Që prej asaj kohe, ai është futur në listën e personave më të kërkuar të disa shteteve.

    10.02.2013

    Burimi: Lajm-Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-02-2014 më 13:51

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Shqiptari më i kërkuar në Europë, Dritan Rrexhepi, kapet në Ekuador me 278 kg kokainë

    Dritan Rexhepi, i dënuar për vrasje, trafik droge dhe vjedhje me dhunë është arrestuar në qershor në Quito të Ekuadorit, si pjesë e një grupi që do të trafikonte 278 kilogramë kokainë. Shqipëria, Italia, Belgjika e Spanja, në garë për ekstradimin e tij

    Emri:  RedNotice-Dritan-Rexhepi_sqligallerysliderImage.jpg

Shikime: 963

Madhësia:  33.5 KB

    Shqipëria e kërkonte për vrasjen e një polici. Italia e Belgjika për trafik droge, vjedhje me dhunë dhe arratisjet e bujshme nga burgu. Por 34-vjeçari Dritan Rexhepi ndodhet në një burg në Ekuador, i arrestuar si pjesë e një grupi që do të trafikonte 278 kilogramë kokainë. Konfirmimi erdhi dje përmes Interpolit, pas zbulimit të identitetit të vërtetë të 34-vjeçarit të arrestuar që prej qershorit në Quito të Ekuadorit. Dritan Rexhepi ishte subjekt i disa kartelave të kuqe, shenjë kjo e faktit që shqiptari kërkohej njëkohësisht nga drejtësitë e disa shteteve. Ai ka rënë në pranga në qershor, pas një operacioni antidrogë të organizuar nga policia ekuadoriane në qytetin e Quitos. Rexhepi së bashku me disa persona të tjerë u arrestuan së bashku me 278 kilogramë kokainë. Por i kërkuari ka një skedë të pasur kriminale në Shqipëri, por edhe në disa vende të BE-së. Rexhepi është arratisur nga dhomat e paraburgimit në Durrës, në vitin 2006, pasi ishte arrestuar për vrasjen me paramendim të një punonjësi policie dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë vepër, ai është dënuar me 25 vjet burg. Në vitin 2008, ai është arrestuar në Holandë dhe disa shtete u vunë në garë për ekstradimin e tij. Megjithatë, ai ka vazhduar serialin e arratisjeve nga burgu, fillimisht në Itali, e më pas në Belgjikë, vende këto që e kërkonin për trafik droge dhe vjedhje me dhunë. Me kërkesë të Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës, Rexhepi është subjekt i tre Kartelave të Kuqe të INTERPOL, duke u kthyer kështu në një ndër të kërkuarit më të mëdhenj të Policisë Ndërkombëtare. Që prej qershorit, kur u arrestua në Quito e deri dje, nuk kishte asnjë informacion që e lidhte Dritan Rexhepin me të prangosurin e policisë ekuadoriane. Por bashkëpunimi mes policive të tre vendeve ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe heqjen nga lista e personave në kërkim.

    “Arrestimi dhe identifikimi i një nga personat më të rrezikshëm dhe të kërkuar është një kredit për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit të përfshira. Kjo demonstron efektivitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe nënvizon vlerën e shërbimeve dhe mjeteve globale të policisë dhe të INTERPOL-it,” -tha drejtori Ekzekutiv i shërbimeve të Policisë në INTERPOL, Jean-Michel Louboutin. Ai ka vlerësuar edhe rolin e policisë shqiptare në këtë arrestim.

    “Autoritetet në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador dhe Itali janë për t’u lavdëruar për rolin e tyre në bashkëpunim me zbatimin e ligjit në mbarë botën për të sjellë para drejtësisë një individ të kërkuar nivel ndërkombëtar për vepra penale shumë të rënda”, -tha më tej zyrtari i Interpol.
    Kartela e Kuqe përfaqëson një nga mjetet më të fuqishme të INTERPOL në gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Duke përmbajtur të dhëna identifikuese dhe informacione gjyqësore për një person të kërkuar, Kartela e Kuqe, i komunikon autoriteteve policore në mbarë globin që një person është i kërkuar në një nga vendet anëtare dhe kërkon që personi të mbahet në arrest provizor me qëllim ekstradimi. Operacioni i INTERPOL Infra-Red në vitin 2012 ka patur objektiv të saj 500 persona të kërkuar nga 59 vende anëtare për vepra të ndryshme penale si vrasje, rrëmbim, vjedhje me dhunë, dhe trafik droge. Që nga vitin 2009 operacionet e Interpol-it Infra Red kanë përfshirë rreth 1.500 raste, duke arritur që të kryhen më shumë se 500 arrestime dhe lokalizime pozitive.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqiptari më i kërkuar në Europë, Dritan Rrexhepi, kapet në Ekuador me 278 kg ko

    Dritan Rexhepi, i pari vrasës i dyshuar me pagesë në Shqipëri

    Mjeshtri i arrative dyshohej se fshihej edhe në Katalonja të Spanjës, apo në një qytet të Britanisë së Madhe

    dritan rexhepiI cilësuar si i pari vrasës me pagesë në Shqipëri, Dritan Rexhepi, mjeshtri i arrative rezulton mes 10 kriminelëve më të kërkuar në Spanjë. Policia ka publikuar fotot e 10 personave të rrezikshëm, duke kërkuar që çdokush kishte informacion rreth tyre të telefononte menjëherë në rajonet më të afërta. Ekspertët kanë përllogaritur me përafërsi vendndodhjet e mundshme të të arratisurve nga burgu, ku Rexhepi mendohet të strehohet momentalisht në Katalonja, teksa herën e fundit që u dëgjua për të ishte një njoftim i policisë së Britanisë së Madhe, e cila gjithashtu dyshonte se strehohej atje. Ndërsa si fytyrë, 33-vjeçari Dritan Rexhepi është parë së fundmi gjatë arratisjes spektakolare nga një burg në Belgjikë, ku ishte arrestuar sepse kërkohej edhe nga Italia apo Holanda për trafik droge dhe arratisje të tjera nga burgu. Rexhepi do të listohej si personi më i kërkuar në vend pikërisht në vitin 2006. Asokohe, djali që ishte student juridiku në Tiranë, u kap me dy pistoleta në hollin e “Hotel Tiranës”, duke pirë kafe bashkë me një shokun e tij. Policia përcolli me shumë bujë arrestimin e tij, ndërsa u tha se vlonjati dyshohej dhe akuzohej si vrasës me pagesë. Për policinë, Dritan Rexhepi rezultonte të ishte autori i vrasjes së dy punonjësve të policisë në Fushë-Krujë në vitin 1998. Natën e arrestimit Rexhepi arriti të arratisej nga Komisariati i Durrësit. Në Itali u arratiset nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Në korrikun vitit 2011, Dritan Rexhepi do të arrestohej për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona.

    Shqipëri-Ekuador, rrugët e trafikut që po kryqëzohen shpesh!

    Rrugët e trafikut të kokainës Shqipëri-Ekuador po kryqëzohen gjithnjë e më shpesh. Arrestimi i Dritan Rexhepit në Ekuador, si pjesë e një grupi që do të trafikonte 278 kilogramë kokainë hedh dyshime se një pjesë e lëndës narkotike mund të vinte në Shqipëri. E ky nuk do të ishte një lajm i rrallë. Në kohën që Dritan Rexhepi është arrestuar në këtë vend të Amerikës Latine, në Mal të Zi po bllokohej një tjetër superngarkesë me kokainë që vinte nga Ekuadori. 250 kilogramë kokainë u kapën në kontenierët e mbushur me banane në Tivar të Malit të Zi, drogë kjo që dyshohej se do të përfundonte në duart e trafikantëve shqiptarë. Lidhur me këtë sasi kokaine, që vlente 12 milionë euro u arrestua në Tiranë një kolumbian, i dërguar për të marrë paratë e mallit. Në dëshminë e tij për Prokurorinë ai ka pranuar se kishte ardhur në Tiranë për të marrë më shumë se 1 milion euro për kokainën dhe se paratë do t’i transferonte përmes bankave të nivelit të dytë nga Shqipëria.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    “Kompania Bello”, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    “Kompania Bello” është grupimi i parë kompleks i organizatave kriminale shqiptare të trafikut të drogës; një biznes me xhiro vjetore prej qindra milionë eurosh, i shtrirë në Amerikën e Jugut, Europë dhe Ballkan.

    Në orët e para të mëngjesit të 15 shtatorit, qindra oficerë policie – përfshirë skuadra të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, me asistencën e Europol dhe Eurojust, zhvilluan bastisje të koordinuara në 10 vende të ndryshme në Europë dhe në Lindjen e Mesme, duke arrestuar 20 të dyshuar, pjesë e një rrjeti kriminal shqiptar të njohur si “Kompania Bello”.

    Sipas Europolit, ky rrjet ishte një sindikatë kriminale profesioniste dhe konsiderohet një nga organizatat më aktive të trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

    “Për shumë vite, trafikantët ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga grosistët dhe grupet kriminale që e shpërndajnë drogën në rrugë,” tha Europol nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

    “Në këtë rast, ky grup kriminal shqiptar që është nën hetim, e përmbysi këtë model dhe kontrollonte të gjithë zinxhirin – nga sigurimi i dërgesave të mëdha nga Amerika e Jugut e deri në shpërndarjen e saj në Europë,” shtoi agjencia ligjzbatuese europiane.

    Operacioni policor i koduar ‘Los Blancos” erdhi pas një hetimi 5-vjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Firences, i mbështetur mbi një grup hetimor të përbashkët italiano- holandez dhe konsiderohet si hetimi më kompleks dhe afatgjatë i ndërmarrë ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqiptar.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Firences për masat e arrestit dhe sekuestrot preventive të lëshuara kundër të dyshuarve – një kopje e të cilës është siguruar nga BIRN, ky kartel kriminal i cili përbëhej nga disa organizata shqiptare të përfshira në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, drejtohej nga Dritan Rexhepi, një 40 vjeçar me origjinë nga Vlora, i burgosur në Ekuador prej vitit 2014.

    “Rexhepi ka krijuar një kartel shqiptar të narkotrafikut, markën e tij të quajtur “Bello”, i të cilit është kapo i padiskutueshëm, duke disponuar sasi të pafundme kokaine, që e blen drejtpërdrejt, bashkërisht ose nëpërmjet partnerëve të tij amerikano- jugorë të organizatave ‘Narcos’ të pranishme në Ekuador,” shkruhet në procedimin penal të Prokurorisë së Firences.

    “Kjo strukturë kriminale është në gjendje ta shpërndajë kokainën në të gjithë Europën dhe në mënyrë të veçantë në Itali, si dhe ka degë në të gjithë Europën dhe Shqipëri, që i përgjigjen Rexhepit edhe për ndërmarrjen e krimeve të rënda si vrasja,” shton prokuroria italiane.

    Përveç Rexhepit, prokuroria italiane ka ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të drogës si dhe krijim e pjesëmarrje në organizata kriminale për 33 të dyshuar, pjesa më e madhe shtetas shqiptarë me banim në Holandë dhe Itali.

    Përpara operacionit Los Blancos, 84 anëtarë të dyshuar të kartelit kriminal janë arrestuar gjatë 5 viteve të fundit në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

    “’Kompania Bello’ është një bashkim operatorësh kriminalë, të cilët kanë detyra të qarta dhe fitime të veçuara nga njëri-tjetri,” shpjegoi një prokuror shqiptar që ka marrë pjesë në operacionin Los Blancos.

    “Sigurisht që përbën rrezik për rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri, pasi kemi të bëjmë me një bashkim operatorësh me potencial të madh kriminal dhe ekonomik,” shtoi prokurori, i cili foli në kushtet e anonimatit.

    ‘El Chapo’ shqiptar

    Emri:  Dritan-Rexhepi-foto-nga-Interpol-1.jpg

Shikime: 781

Madhësia:  46.7 KB
    Dritan Rexhepi | Foto nga Interpol

    Dritan Rexhepi, i cili përdor gjithashtu edhe emrin Gramoz ka një karrierë të gjatë kriminale në Shqipëri dhe Europë. Ai akuzohet se e filloi karrierën kriminale si vrasës me pagesë dhe është dënuar më 25 vjet burg nga Gjykata për Krime të Rënda për vrasjen e dy personave në Krujë në vitin 1998– përfshirë një oficer policie. Rexhepi është dënuar gjithashtu për trafik kokaine në Itali dhe grabitje me dhunë në Belgjikë.

    Përtej listës së gjatë të krimeve të rënda për të cilën akuzohet, Rexhepi ka krijuar një reputacion ‘legjendar’ në botën e nëndheshme të krimit për faktin se është arratisur më shumë herë nga burgu se Juaqim ‘El Chapo’ Guzman, kreu famëkeq i kartelit të drogës së Sinaloas në Meksikë.

    Pasi është ndaluar nga policia në vitin 2006, ai u arratis nga paraburgimi i Komisariatit të Policisë së Durrësit, duke shfrytëzuar një moment pauze gjatë marrjes në pyetje nga prokurori – kohë gjatë së cilës, dera e dhomës së shoqërimit ishte e hapur. Rexhepi raportohet të ketë dalë në korridor dhe t’i ketë thënë policit roje “mbarova punë”, duke u arratisur me duar në xhepa.

    Arben Frashëri, një nga ish-drejtuesit e policisë shqiptare që ka marrë në pyetje Dritan Rexhepin pas arrestimit të tij në vitin 2006, pohon se trafikanti shqiptar pwrfitoi nga mungesa e sigurisë kur ofiicerët në policinë e Durrësit po përgatiteshin që t’i bënin foto me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit në media.

    “Pikërisht në këtë moment, Dritan Rexhepi ka shfrytëzuar një pakujdesi dhe është larguar nga ambientet e policisë,” tha Frashëri.

    Pas arratisjes së parë Rexhepi u arrestua në vitin 2008 në Holandë dhe u ekstradua në Itali për të vuajtur dënimin për trafik kokaine. Në vitin 2011, ai arratis nga burgu i Voghera-s në Pavia së bashku me dy të burgosur të tjerë, duke përdorur një limë për të prerë hekurat dhe çarçafët e burgut si litar. Në të njëjtin vit, ai arrestua në Spanjë dhe u ekstradua në Belgjikë, por edhe atje u arratis nga burgu në Antwerp.

    Në qershor 2014, Rexhepi u arrestua përsëri në Quito të Ekuadorit si pjesë e një operacioni të policisë vendore, ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë. Në Ekuador, ai është dënuar me 13 vite burg, dënim që po e vuan në burgun e sigurisë së lartë në Latacunga.

    Megjithëse ndodhet në burg, Rexhepi ka disa kërkesa nga Interpoli për ekstradimin e tij në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë. Përveç trafikut të drogës, ai akuzohet nga autoritet shqiptare se ka urdhëruar dhe orkestruar nga burgu në shkurt 2020, pengmarrjen në Kamëz dhe më pas zhdukjen e 49-vjeçarit Jan Prenga.

    Prokuroria Italiane e akuzon gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën edhe dy vrasje të tjera gjatë kohës që ka qenë në burg – një në Ekuador dhe një në Shqipëri.

    Në një intervistë për gazetarin veteran të kronikës, Artan Hoxha në shkurt 2020, Rexhepi i mohoi akuzat se ishte përfshirë në pengmarrjen e Prengës dhe në vrasje me pagesë. Ai kujtoi se ne vitin 2005 ishte regjistruar në Universitetin e Tiranës për të studiuar si jurist dhe se është detyruar të përfshihet në trafikun e drogës për të mbijetuar, pas akuzave për vrasje dhe arratisjes nga paraburgimi.

    “Kisha dy rrugë, t’i dorëzohesha një sistemi të padrejtë dhe të kalbur në Shqipëri që do më çonte në burgim të përjetshëm apo të kërkoja një mundësi të dytë për të bërë diçka tjetër me jetën time,” tha Rexhepi në intervistë.

    “Për këtë shkak u futa në trafikun e drogës,” shtoi ai.


    Organizimi i kartelit

    Emri:  cocaine_bricks_scorpion_logo-768x576.jpg

Shikime: 922

Madhësia:  38.0 KB
    Pako koikaine | Foto nga Drug Enforcement Administration

    Nga qelia e tij në Eduador në fillim të marsit 2016, Dritan Rexhepi po negocionte shitjen e një sasie prej 300 kilogramësh kokainë me përfaqësuesin e tij të besuar në Europë, Jorin Llambro – i cili njihej gjithashtu me nofkën ‘qorri’ ose ‘Montecarlo’ dhe banonte mes Shqipërisë dhe Holandës.

    Organizata e tij kriminale përdorte disa logo për t’i shenjuar pakot e kokainës që trafikonte nga Ekuadori në Europë, përfshirë Audi, RS6 dhe Bello.

    Në një bisedë të përgjuar nga prokuroria italiane, Rexhepi e pyet Llambron se çfarë logo duhej t’u kërkonte kolumbianëve që të shtypnin mbi kokainë dhe ky i fundit sugjeron C.B, – iniciale të “Kompanisë Bello”, duke shtuar se ata duhej të jepnin sinjalin se kjo ishte ‘marka e tyre e fabrikës’.

    “Duhet të hyjmë me emrin tonë në treg, pasi nuk njihet shumë mirë,” shkruan Llambro.

    I entuziazmuar, Rexhepi iu përgjigj se marka e tyre do të ishte ‘Bello”, e cila që nga ajo ditë ka shenjuar të gjithë spedicionet e kokainës së trafikantit shqiptar nga Amerika Jugore drejt Europës.

    Sipas hetimeve të prokurorisë së Firences, e ashtuquajtura “Kompania Bello” ishte një kartel i përbërë nga organizata kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës, i themeluar të paktën që nga viti 2014 në një vend të papërcaktuar dhe që operonte në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.

    Ky kartel përbëhej nga 14 organizata kriminale, të cilat kanë krijuar një strukturë organizimi të nivelit superior – një lloj federate të krimit transnacional, e cila ka qëllim të përfitojë dhe të ndajë shërbime të përbashkëta, që mundësojnë trafikimin dhe shpërndarjen e drogës dhe forcimin e entiteteve përbërëse.

    “Qëllimi i tyre ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja në mënyrë eksponenciale e fitimeve të anëtare të federuar,” shkruan Prokuroria e Firences në kërkesën për masat e sigurisë kundër pjesëtarëve të kartelit.

    Federata u mundësonte këtyre organizatave kriminale importimin dhe shitjen e sasive të mëdha të drogës nga Amerika Jugore në portet holandeze dhe belge në Europë, nëpërmjet një raporti të privilegjuar me prodhuesit amerikano- jugorë të kokainës.

    Përveç organizatës së Rexhepit, organizata të tjera themeluese të kartelit janë edhe dy grupe kriminale të rëndësishme shqiptare, të udhëhequr nga dy persona të paidentifikuar, të njohur nga prokuroria e Firences si Gimi dhe Reti.

    Me qendër në Holandë, grupi kriminal i drejtuar nga Reti është ndërmjetës i trafikut të drogës midis grupit të Rexhepit dhe organizatave të tjera kriminale shqiptare të nivelit më të ulët, të përfshira në shpërndarjen e drogës në Europë. Ndërkohë, grupi kriminal i Gimit, që është gjithashtu themelues i kartelit “Kompania Bello”, ka lidhje direkte me importues të tjerë shqiptarë kokaine nga Amerika Jugore.

    Një tjetër grup i rëndësishëm kriminal i identifikuar nga hetimit është dhe ai vëllezërve Gerti dhe Edmond Marku, të cilët edhe pse të federuar në kartel nëpërmjet Retit dhe të furnizuar me drogë gjithashtu nga Gimi, janë grosistë të mëdhenj të trafikimit të drogës nga Holanda drejt Italisë, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Europës.

    Një rol të rëndësishëm në këtë kartel kishte dhe grupi kriminal i udhëhequr nga Eldi Dizdarit – i arrestuar si pjesë e operacionit “Los Blancos” në Dubai, i specializuar në nxjerrjen e sasive të mëdha të drogës nga portet holandeze.

    “Ky është numri një,” shkruan Jorin Llambro në një bisedë me Dritan Rexhepin të përgjuar nga policia italiane. “Ky në një rast ka nxjerrë 4 tonelata,” shton ai, duke iu referuar kokainës.

    Një tjetër grup i spikatur i kartelit ishte ai i drejtuar nga Gentjan Manaj, i cili u arrestua në Shqipëri si pjesë e operacionit “Los Blancos” dhe që merrej me menaxhimin dhe transferimin e parave midis grupeve të ndryshme kriminale që përbënin “Kompaninë Bello”.

    Karteli mundësonte depozitimin dhe ruajtjen e sasive të mëdha drogës në baza të fshehta në Holandë dhe Belgjikë, si dhe shpërndarjen e saj sipas kërkesave të organizatave pjesëmarrëse.

    Ky rrjet kriminal kishte ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët amerikano- jugorë, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me kokainë për tregun europian.

    Gjithashtu, ‘Kompania Bello’ kishte siguruar pakte dhe akorde midis organizatave kriminale shqiptare, për shkëmbimin ose ndarjen e korrierëve për trafikun e drogës mes Holandës dhe Italisë, si dhe në rekrutimin e shoferëve dhe korrierëve.

    Këto organizata bashkëpunonin edhe përsa i përket shkëmbimit të informacioneve mbi hetimet dhe çështjet gjyqësore që preknin anëtarët, si dhe përdornin e një rrjeti komunikimi të kriptuar dhe kode të përbashkëta – me anë të të cilave bëheshin marrëveshje dhe shkëmbeheshin ide për aktiviteteve kriminale.

    Karteli u mundësonte anëtarëve që të bënin pagesa në para në vende të ndryshme nga ku transferohej droga, nëpërmjet rrjeteve klandestine të pastrimit të parave. Gjithashtu, organizatat kriminale shqiptare ndanin një rrjet të përbashkët korrupsioni të zyrtarëve publikë të ngarkuar me kontrollin e ngarkesave në porte, në fazat e ndryshme të transportit të kokainës nga Amerika Jugore në Europë.

    Prokuroi shqiptar që foli në kushtet e anonimatit i tha BIRN se ‘Kompania Bello’ kishte një hirearki solide dhe drejtuesit e kartelit, rekrutonin në Hollandë dhe Itali anëtarë me prejardhje nga Shqipëria, të cilëve u besonin punë të rëmdomta – zakonisht për ruajtjen e subtancave narkotike në Amsterdam, nga ku më pas kokaina shpërndahej në tregun Italian.

    “Udhëheqësit dhe promotorët e organizatës, falë kapacitetit të tyre operativ dhe kërcënues, impononin paktin e heshtjes në rast se ndonjë nga bashkëpuntorët arrestohej,” tha prokurori.

    “E në rast se ky pakt i pashkruar nuk respektohej, vinin pasojat e rënda, duke u hakmarrë kundër familjarëve në Hollandë, Itali apo në Shqipëri,” shtoi ai.


    Lidhjet me Narcos

    Emri:  GI-TOC-Hotspots2-Map-p52-e1595515803335-1280x720-1.jpg

Shikime: 679

Madhësia:  32.1 KB
    Rrugët e kokainës drejt Europës

    Sipas prokurorëve italianë, organizata kriminale e themeluar nga Dritan Rexhepi ishte më e shtrira gjeografikisht dhe më e rëndësishmja në të gjithë panoramën e trafikantëve shqiptarë të drogës që kanë qenë subjekt i hetimit 5-vjeçar.

    Rexhepi kishte një marrëdhënie të privilegjuar me kartelet kolumbiane të prodhimit të kokainës nëpërmjet trafikantit ekuadorian, Cezar Emilio Montenegro Castillo – i njohur gjithashtu si ‘Don Monti’, i cili është kreu i trafikantëve ekuadorianë të lidhur me kartelin kolumbian “Norte dell Valle” dhe kartelin meksikan të drogës së Sinaloas.

    Karteli kolumbian ‘Norte dell Valle’ është një organizatë kriminale e nivelit superior që operon nga rajonin Valle della Cuca të Kolumbisë, me qendër në qytetin bregdetar të Buenaventuras. Ky kartel u rrit në rëndësi nga fundi i viteve ’90, pas fragmentimit të karteleve të Calit dhe Medelin në Kolumbi.

    Ndërkohë, karteli meksikan i Sinaloas me qendër në qytetin Culiacan të Meksikës, është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, e udhëhequr për një kohë të gjatë deri në arrestimin dhe ekstradimin e tij në SHBA nga Juaqim Guzman Loeira, i njohur me nofkën ‘ El Chapo’.

    Nëpërmjet një vartësi të tij të identifikuar me emrin Diomar dhe që përdor kodin e komunikimit Antrax, Montenegro Castillo organizonte dhe promovonte trafikimin dhe eksportimin e kokainës drejt Europës në sasi mbi 1 ton, duke e fshehur në anije që mbajnë kontejnerë dhe bëjnë linjën Guyaquil – Europë, drejt porteve të Holandës dhe Belgjikës.

    “Në kontakt direkt me Rexhepin për importin drejt Europës të ngarkesave me kokainë sipas rregullave të mirëpërcaktuara – sipas të cilave çdo spedicion realizohet me modalitetin 50 me 50, [ekuadorianët] për çdo ngarkesë që i japin shqiptarëve, shtojnë edhe një ngarkesë të barabartë për llogari të tyre, e cila i besohet grupeve kriminale në Holandë për shpërndarje,” shkruan Prokuroria e Firences.

    Sipas prokurorëve italianë, Rexhepi ka arritur të sigurojë kredit dhe besim tek narkotrafikantët amerikano- jugorë, jo vetëm për potencialin e tij të madh në trafikun e drogës, por edhe për faktin se kishte arritur të konkurronte organizatat kriminale kineze në transferimin e parave të drogës.

    Përgjithësisht, pagesa e kokainës drejt Amerikës Jugore nga Europa bëhet nëpërmjet organizatave kriminale kineze kundrejt tarifave të caktuara. Kriminelët i dorëzojnë paratë cash për të paguar kokainën në Holandë dhe Angli dhe kjo sasi parash u paguhet trafikantëve në Amerikën Jugore nga persona të lidhur me krimin kinez – pa transferim fizik të parave nga Europa në Amerikë.

    Rexhepi është përfshirë në këtë mekanizëm, duke u propozuar ekuadorianëve transferimin e parave me tarifa më të lira. Metoda e tij përfshinte transferimin fizik të parasë nëpërmjet korrierëve ose nëpërmjet transfertave të shumta, të realizuara nëpërmjet zyrave Western Union.

    Madje në një rast, pas sinjalizimit të policisë italiane, një çifti korrierësh shqiptarë iu bllokua një sasi prej 350 mijë eurosh në aeroportin e Guayaquil-it në Ekuador.

    “Curriculimi i Rexhepit tregon pa dyshim shtyrjen dhe kapacitetin e tij kriminal për të menaxhuar trafiqe të rëndësishme në nivel botëror dhe përfshirjen e tij të plotë në to, megjithë gjendjen e tij si i burgosur,” shkruan Prokuroria e Firences.


    “Perandoria” e kokainës

    Emri:  container-537724_1920-768x512.jpg

Shikime: 815

Madhësia:  32.2 KB
    Droga nga Amerika Jugore drejt Europës fshihet në kontejner mallrash

    Në janar 2017, Dritan Rexhepi në bashkëpunim me Montenegro Castillo dhe Diomar organizuan dërgesë droge me kontejner nga porti i Guayaquil në Ekuador në portin Antwerp në Holandë, ku 371 kilogramë nga ngarkesa i përkisnin trafikantit shqiptar.

    Policia italiane, e cila ndërkohë po i përgjonte komunikimet e kriptuara me ‘chatt’ midis trafikantëve, njoftoi autoritetet gjyqësore ekuadoriane për të tentuar identifikimin e kontejnerit dhe ndalimin e ngarkesës së drogës.

    Megjithë përpjekjet e autoriteteve portuale, kontejneri nuk u identifikua. Konfirmimi për kontrollet e policisë ekuadoriane jepet edhe nga mesazhet e shkëmbyera midis Rexhepit dhe Diomar. Ky i fundit, pas nisjes së anijes, i shkruan Rexhepit se megjithëse kishte pasur një risk të lartë që droga të zbulohej, tashmë malli ishte i sigurt.

    “Mik, dikush ka informuar për ngarkesën dhe edhi një kapiten ‘bir kurve’ për të zbarkuar arkat,” i shkruan ai Rexhepit me 15 janar 2017. “Megjithatë, çdo gjë shkoi mirë, nuk panë asgjë dhe tashmë është nisur,” e qetësoi ai më tej.

    Dy bashkëbiseduesit kënaqen me përfundimin me sukses të punës dhe mbi të ardhmen e trafikut të kokainës, pasi kjo dërgese ishte bërë për një grup të rëndësishëm trafikantësh shqiptarë, me anë të të cilëve ata synonin të hapnin një ‘kanal’ të tyrin drejt Europës.

    “Shiko mik, në qoftëse na ecën mirë me ata njerëz, nuk do të kesh ku t’i fusësh paratë, më beso,” i shkruan Rexhepi.

    Metoda e fshehjes së kokainës në kontejnerë nga grupi kriminal i Dritan Rexhepit njihet si “sistemi”. Ajo përfshinte hapjen e dyshemesë së kontejnerit, mbushjen me pako kokaine dhe shkumë izoluese të hapësirës boshe, rivendosjen e dyshemesë dhe saldimin e saj për të izoluar ngarkesën e paligjshme. Droga zakonisht rikuperohej pasi kompania importuese e mallit të ligjshëm që ngarkohej në kontejner, arrinte në destinacion dhe shkarkohej.

    Një ditë më vonë, Dritan Rexhepi dhe Diomar bëjnë llogaritë. Nga biseda del që Rexhepi e kishte blerë kokainën me 4400 USD për kilogram dhe kostoja totale për 371 kilogramët e tij ishte 1,63 milionë USD, nga të cilat 1.2 milionë USD ishin parapaguar.

    Sipas bisedave të tjera të përgjuara nga Prokuroria dhe policia italiane, për sasi më të mëdha se 500 kilogramë kokainë, çmimi i nisjes së kokainës nga Ekuadori arrinte në 6500 USD me “garancinë e shtetit” dhe 5500 pa garanci.

    Pasi arrinte në Europë, çmimi me të cilën iu shitej grosistëve ishte midis 22 mijë eurove dhe 24 mijë eurove për kilogram. Vetëm sasia e dërguar nga Rexhepi prej 371 kilogramësh në janar 2017, do t’i siguronte atij një shumë prej 8 milionë eurosh.

    Vlerësimi i të ardhurave nga trafiku i drogës është i vështirë, pasi nuk ekzistojnë statistika për ekonominë e nëndheshme.

    Megjithatë, duke vlerësuar flukset mesatare të kokainës së identifikuar gjatë hetimeve, prokurorët italianë kanë bërë një vlerësim të pjesshëm për grupin e vëllezërve Marku dhe për organizatën e drejtuar nga Dritan Rexhepi – në mënyrë që të nxirrnin urdhrat e sekuestros preventive për asetet që dyshohet se kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal.

    Përsa i përket vëllezërve Marku, duke u bazuar nga bllokimi në një rast në Holandë i 1.4 milionë eurove që i përkisnin xhiros për shitjet ditore të drogës, prokurorët e Firences vlerësojnë se ata qarkullonin të paktën 50 kilogramë në javë dhe arrinin një xhiro vjetore prej 70.2 milionë eurosh.

    Në realitet, qarkullimi mund të jetë edhe më i madh, pasi në hetim theksohet se kishte ditë që i njëjti grup shiste deri në 50 kilogramë kokainë me 27,000 euro/kg.

    “Duke qenë se hetimi ka fotografuar fenomenin kriminal që lidhet me vëllezërit Marku – nga viti 2014 deri në arrestimin e Gerti Markut në prill 2017, vlerësohet se organizata ka qenë aktive për të paktën 3 vjet,” thekson Prokuroria e Firences.

    “Fitimi i përgjithshëm që mund të përllogaritet për kohën kur ekzistenca e grupit kriminal është monitoruar është 210 milionë euro,” shton prokuroria.

    Ndërkohë, për grupin e Rexhepit, prokurorët italianë vlerësojnë se ai ka trafikuar të paktën 2368 kilogramë kokainë në vitin 2016 dhe 3654 kilogramë në vitin 2017, me një çmim mesatar shitjeje me shumicë prej 23,500 eurosh dhe një vlerë totale të ardhurash për dy vite prej 141 milionë eurosh.

    Prokurori shqiptar i përshirë në operacionin Los Balncos të Europol i tha BIRN se shifra reale e drogës së trafikuara nga Rexhepi mund të jetë edhe më e madhe se sasia e indetifikuar nga kolegët e tij italianë, por theksoi se në këtë biznes ka dhe humbje shumë të mëdha dhe llogaria duhet të bëhet duke pasur parasysh edhe ato.

    “Sa për shifrën reale të drogës, kjo besoj se mund të jetë më e madhe, duke llogaritur dhe sasitë e drogës që autoritet italaline nuk kanë mundur të bllokojnë dhe dokumentojnë,” tha magjistrati.

    “Por në një biznes të tillë sigurisht që fitimet janë të mëdha, por llogaria duhet të bëhet duke pasur parasysh se dhe humbjet financiare janë shumë të mëdha,” përfundoi ai.

    Elton Qyno, gazetar i Ora News
    BIRN
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dritan Rexhepi, ndër 10 më të kërkuarit në Spanjë

    “Bëja maska dhe pastroja gjatë pandemisë”, si u përpoq bosi shqiptar i drogës, Dritan Rexhepaj të dilte nga burgu në Ekuador

    Emri:  ggg-2.jpg

Shikime: 640

Madhësia:  37.9 KB

    Mediat në Ekuador i kushtojnë një artikull të gjatë Dritan Rexhepit, 40-vjeçarit vlonjat, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, i cili u bë i njohur në vend, kur u zbulua lidhja që kishte me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

    Ky i fundit për shenjë presioni urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga dhe organizatorët nga 3 grupe kriminale e dhunuan aq keq atë sa dyshohet se i kanë marrë jetën. Trupi i tij edhe sot nuk është gjetur.

    Por pavarësisht kësaj, mediat në Ekuador shkruajnë se në fund të vitit të kaluar atij ju refuzua kërkesa për tu liruar me kusht.

    SHKRIMI NË MEDIAN E EKUADORIT

    Më 23 dhjetor, gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të Dritan Rexhepit, njeriu që kërkohet nga tre vende evropiane për krime të ndryshme. Dritani po vuan një dënim për trafik droge në burgun Latacunga, 110 kilometra nga Quito në Ekuador.

    Ai u arrestua më 27 qershor 2014, në Guayaquil, në një operacion të quajtur Balcanes. Pasi u arrestua u zbulua edhe fakti që ai kishte tre identitete. Rezulton të jetë regjistruar me me emrat Ioannis Dionysopoulos (emri grek) dhe me Lulezim Murataj (emri shqiptar). Por pas hetimeve, u përcaktua se kombësia e tij ishte shqiptare dhe emri i tij i vërtetë ishte Dritan Rexhepi. Ai u dënua me 13 vjet burg për trafik droge më 10 Prill 2015. Rexhepi u burgos në Guayaquil, por që nga viti 2017 u transferua në burgun Latacunga.

    Në vitin 2020 kishte informacione të reja për Rexhepin. Europol zbuloi se një 40-vjeçar shqiptar përdorte mjete të sofistikuara të koduara për të drejtuar një organizatë të trafikut të drogës nga Ekuadori. Ai nuk e përmendi emrin e tij, por shtypi shqiptar raportoi se ai ishte Rexhepi. Sipas Zyrës së Policisë Evropiane, shqiptari negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Hollandë dhe Shqipëri planifikoi shpërndarjen e drogës në gjithë Evropën.

    Por në kohën që po finalizohej ky operacion ndërkombëtar dhe kur u bë publik, Rexhepi kishte filluar procedurat për të marrë lirinë me kusht në Ekuador dhe pothuajse do i’a kishte dalë me sukses nëse nuk do të ishin kërkesat për ekstradim.

    Dosja të cilës Komisioni i referohet u prezantua nga mbrojtja e Rexhepit dhe madje edhe nga avokati i burgut. Sipas kësaj dosjeje, shqiptari ishte privuar nga liria për gjashtë vjet, dy muaj e dymbëdhjetë ditë në kohën kur filloi procedurat për të dalë nga burgu. Me fjalë të tjera, ai kishte kryer 48.3% të dënimit dhe mbrojtja kërkoi lirimin me kusht për shkak edhe të sjelljes së tij të mirë.

    Rexhepi ka tre arratisje në regjistrin e tij: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri; në 2011, nga burgu i Voghera, Itali; dhe nga Burgu Merksplas, Belgjikë, gjithashtu në 2011.

    Gjatë seancës dëgjimore, Rexhepi u shpreh se gjatë pandemisë ai pastronte pavionet çdo të diel dhe bënte maska me bluza apo ndonjë gjë tjetër. “Siç e dini, pothuajse të gjithë këtu ishin të infektuar, por duke falënderuar Zotin, gjithçka shkoi mirë”,- mësohet të ketë thënë ai.

    Por, pavarësisht kërkesës gjykatësit kanë vendosur të mos e lënë të lirë me kusht shqiptarin e kërkuar në tre shtete.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-05-2021 më 11:51

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Ekuador: Lirohet me kusht nga burgu trafikanti i kokainës Dritan Rexhepi

    Lirohet Dritan Rexhepi, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine

    Emri:  -640-0-oo-1641931805.jpg

Shikime: 247

Madhësia:  29.6 KB

    Dritan Rexhepi i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, me kërkesa ekstradimi nga tre shtete ndodhet prej pak javësh në liri.

    Ai prej vitit 2020 ka përfunduar dënimin, ndërsa ka vijuar vazhdimisht betejën e tij për pafajsi, por i kufizohet liria për shkak të frikës së arratisjes pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete.

    Ndërsa lirinë e ka fituar me kusht për të mos dalë nga Ekuadori, ku prej javësh paraqitet pranë autoriteteve dhe mbahet në vëzhgim prej tyre.

    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    Prokuroria italiane jep pretencën për grupin kriminal të Dritan Rexhepit, 6-20 vite burg për 21 anëtarët. Nga Bugatti, tek Mishi apo Sharri, ja pseudonimet që përdornin

    Emri:  rednotice-dritan-rexhepi-sqligallerysliderimage.jpg

Shikime: 187

Madhësia:  43.3 KB

    Prokuroria Italiane jep pretencën për anëtarët e organizatës kriminale shqiptare të drejtuar nga Dritan Rexhepi. Gazetarja Klodiana Lala e cila ka siguruar dosjen, raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria italiane kërkon 20 vjet burg për Dritan Rexhepin si drejtues i grupit dhe konfiskimin e sendeve të sekuestruara si dhe ndalimin e hyrjes në Itali.

    Rexhepi, është cilësuar si një nga trafikantët më të rrezikshëm në Amerikën e Jugut dhe si personi që me anë të lidhjeve të tij, mbushi pjesën më të madhe të Evropës me drogë. Sipas medias, trafikanti shqiptar e porosiste drogën në Kolumbi dhe nga andej, e fshihte dhe e transportonte në kontejnerë derisa mbërrinte në vende Evropiane, kryesisht, Itali, Belgjikë dhe Holandë.

    Në Shqipëri akuzohet për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjen e Jani Prengës.

    Po kështu Prokuroria kërkon 18 vite burg për Gerti Markun dhe 19 vjet burg për Edmond Markun 19 vjet burg; përjashtim të përhershëm nga funksionet publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Arian Shqau, 12 vjet burgim; përjashtim të përhershëm nga funksionet publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Burreli, 6 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyrat publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Lek Colaj, 11 vjet burgim, përjashtime të përhershme nga funksionet publike, konfiskim të asaj që mund të sekuestrohet, dëbim nga territori i shtetit pasi të jetë kryer dënimi.

    Rexhino Ibrahimi, 11 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Roland Koleci, 10 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Vladimir Lesaj, 7 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Gjergji Lesaj 7 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Dritan Rexhepi, alias Dimho, Ali, Julio Cesar, Jose, Bugatti, i quajtur Angel Richiesta, me rolin e kreut, organizatorit, drejtorit, 20 vjet burgim, përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Jorin Llambro, i quajtur “i verbëri”, me rolin e shefit drejtues 14 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Klejdi Abazaj, i njohur ndryshe si Mishi, 12 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbim nga territori i shtetit pasi të jetë kryer dënimi.

    Elvis Jaupaj, 6 vjet burgim, me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Edmond Durmishaj, 8 vjet burgim . Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Alban/ Albi Imeraj, 6 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Eljon Beqiri,16 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Jashar Gllava, i quajtur “Sharri” ose “Qa”, 9 vjet burgim. Me skualifikim të përhershëm nga postet publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbimi nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Antal Robert Varga, pseudonimi [Robert Varga] dhe [R.V.], 9 vjet burg.

    Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Alban Memetaj, 16 vjet burgim, me rolin e drejtuesit. Me përjashtim të përhershëm nga funksionet publike, konfiskim të sendeve të sekuestruar, dëbim nga territori i shtetit pasi të jetë kryer dënimi.

    Sokol Memetaj, i njohur si “Paolo”, 10 vjet burgim me rol drejtues. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, përjashtim nga shteti pasi të jetë kryer dënimi.

    Gentian Manaj, 9 vjet burgim. Me përjashtim të përhershëm nga detyra publike, konfiskim të çdo sendi të sekuestruar, dëbim nga territori i shtetit pasi të jetë kryer dënimi.

    Emri:  pretenca-4.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  68.2 KB

    Emri:  DOKUMENTI2.jpg

Shikime: 189

Madhësia:  67.8 KB

    Emri:  pretenca-2.jpg

Shikime: 183

Madhësia:  74.5 KB

    Emri:  Pretenca-3.jpg

Shikime: 178

Madhësia:  70.0 KB

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ekuador: Lirohet me kusht nga burgu trafikanti i kokainës Dritan Rexhepi

    “Parajsa e grupeve kriminale”/ Si arriti mafia shqiptare në Ekuador? Media spanjolle: Ja si veprojnë liderët e tyre nën fasadën e sipërmarrësve të suksesshëm

    Emri:  309882583_5480737731973540_4270887178817119350_n.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  33.4 KB

    Organizatat kriminale shqiptare kanë shqetësuar autoritetet e huaja. Herë pas here përballemi me artikuj që zbulojnë shqiptarë të kapur, pasi janë përfshirë në trafikun e drogës dhe jo vetëm. Së fundmi mediat spanjolle pasqyrojnë rrugëtimin e mafies shqiptare në Ekuador, ndërsa shtrojnë pyetjen; Si arriti mafia shqiptare deri aty?

    Më tej artikulli vijon: Pesë faktorë shpjegojnë arsyet se përse vendi në 10 vitet e fundit është kthyer në një parajsë për mafiozët: shqiptarë, italianë, rusë, kinezë… Këto grupe të krimit të organizuar, jo vetëm që veprojnë për trafik droge, por kanë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ata janë ndër aktorët që gjenerojnë përhapjen e pazakontë të dhunës që trondit Guayaquil.

    Ishte 15 shtator 2020. Pas pesë vitesh hetime në 10 vende, u zbulua një “tubacion kokaine” midis Amerikës Latine dhe Evropës.

    Njëzet persona u arrestuan në Itali, Holandë, Gjermani, Greqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Shqipëri dhe Dubai.

    Për policinë italiane, e cila kreu hetimin me Prokurorinë e Firences (Procura della Repubblica di Firenze), ishte një operacion i paprecedentë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Europol .

    Kjo do të raportohej si goditja më e madhe ndaj një strukture të drejtuar nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare .

    Fronti i organizatës ishte “Kompania Bello”. Ishte hera e parë që u konstatua se i gjithë zinxhiri i operacioneve të lidhura me transportin e drogës ishte në duart e së njëjtës strukturë.

    Janë sekuestruar katër ton kokainë dhe 5.5 milionë paund para.

    Mekanizmi për pastrimin e aseteve ishte kompleks. Ai konsistonte në përdorimin e një sistemi me origjinë kineze, i njohur si (fei ch’ien), i cili nuk lë asnjë të dhënë, njoftoi Europol.

    Por surpriza ishte akoma më e madhe.

    Organizatori i trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në këtë grup ishte një shqiptar 40-vjeçar i arrestuar në Ekuador.

    Është bërë e ditur nga shtypi italian dhe shqiptar, me shumë detaje. “ Kapoja e padiskutueshme; Shqiptari fshihet pas tubacionit të kokainës në Evropë”, titullohej artikulli i media Balkan Insight.

    Ajo citon burime zyrtare italiane, sipas të cilave shqiptari Dritan Rexhepi ka drejtuar gjithçka.

    I arrestuar në Quito në qershor të vitit 2014, pas një operacioni ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë, Rexhepi po vuan dënimin me 13 vjet burg në qendrën e paraburgimit në Cotopaxi.

    Drejtësia e Shqipërisë dhe Italisë kërkuan ekstradim. Shqipëria e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e një 49-vjeçari në pjesën qendrore të atij vendi; Supozohet se ishte një llogari për humbjen e një ngarkese droge. Ai do të kishte organizuar gjithçka nga celulari i tij.

    Emri:  dos-razones_630170_20220930143343.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  54.1 KB

    Emri:  cinco-razones_630169_20220930143343.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  76.3 KB

    FASADA E BIZNESEVE:

    Praktika më e zakonshme e drejtuesve të organizatave kriminale është të veprojnë nën maskën e sipërmarrësve.

    “Disa emisarë në vende si Ekuador nuk kursehen në shfaqjen e stileve të jetesës luksoze. Shfaqen si biznesmenë të suksesshëm, që mbërrijnë në hotele të shtrenjta, shkojnë në qendra ekskluzive dhe palestra që presin njerëz të pasur ”, tregon një gazetar shqiptar që heton veprimet e mafies dhe depërtimin e tyre në Amerikën Latine, shkruan media spanjolle.

    Organizatat ballkanike shpesh dërgojnë kokainën në ngarkesa me fruta, veçanërisht banane.

    Në mes të shkurtit u gjetën shtatë ton drogë, të cilat në një kontejner ishin nisur drejt Belgjikës, sipas Drejtorisë Kundër Narkotikëve të Policisë.

    Burime antinarkotike nuk përjashtojnë zbulimin makabër të dy trupave të varure një ure në Durán mund të lidhet me atë ose konfiskime të tjera.

    Në ato ditë u gjet një kokë në Machala dhe një hipotezë është se ky ekzekutim lidhej me një sekuestrim në atë port.

    Drejtoria e Policisë Kundër Narkotikëve, e cila ishte në krye të gjeneralit Giovanni Ponce, ka arritur një rekord në sekuestrimin e drogës që nga viti 2021; strukturat fillojnë të pësojnë goditje, pasi dërgesat e tyre të drogës janë të frustruar.

    Mafia italiane (Ndrangheta e frikshme e Kalabrisë) shpesh kamuflon dërgesat e tyre të drogës në ushqime deti.

    Këto organizata me origjinë italiane kishin lidhje me Forcat e Bashkuara vetëmbrojtëse të Kolumbisë (AUC), të cilat që nga viti 2006 u atomizuan në fraksione të ndryshme, si Los Urabeños, i cili më vonë u bë i njohur si Clan del Golfo; dhe, Los Rastrojos, i referohet studimit “Visionet e kokainës, tregtia e paligjshme nga Amerika Latine në Evropë”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Europol, botuar në vitin 2021.

    “Po përjetojmë ‘ efektin e kacabusë ’, pra atomizimin e grupeve të krimit të organizuar”, tregon një agjent antinarkotik.

    Kushtet specifike që përjetoi Ekuadori që nga viti 2012 favorizuan ardhjen e organizatave kriminale, të cilat kur përshkallëzohen në rrezik, duke u futur në krime të tjera dhe duke u kthyer në organizata mafioze.

    Më herët media prestigjoze amerikane The Wall Street Journal i ka kushtuar një artikull të zgjerduar narko-trafikantit shqiptar, Drtian Rexhepi, pasqyruar edhe nga “BalkanWeb”.

    Në artikull thuhej se Dritan Rexhepi ndodhej i strehuar në një burg në Ekuador, ku kishte dyshime të forta se ai një pjesë të mirë të porosive i ka kryer nga brenda mureve të burgut dhe këtë e bënte me anë të një telefoni celular.

    (BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    Reportazhi/ Rrënjët e mafias shqiptare me kartelet në Amerikën Latine

    Emri:  kartelet.jpg

Shikime: 146

Madhësia:  36.2 KB

    Ishte 9 qershori që kaloi kur një dërgesë me etiketën “Asparagus i imët” u nis me një kontejner 18 tonësh nga qyteti i Trujillo, në Perunë veriperëndimore. Ai po shkonte për në portin tregtar Ofcallao, më i rëndësishmi në vend që ndodhet në Lima. Atje, një anije priste për dërgesën e perimeve, destinacioni përfundimtar i së cilës ishte porti i Roterdamin në Holandë. Por dërgesa nuk mundi të dalë nga vendi në Amerikën e Jugut.

    Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro) të Policisë Kombëtare të Perusë arritën të zbulonin se asparagu ishte i kontaminuar me një substancë që rezultoi se ishte kokainë e lëngshme.

    “Droga në Huallaga mund të kushtojë 500 ose 700 dollarë/kilogrami. Në Lima tashmë ka një vlerë prej 1300 dollarësh dhe për të mbërritur në një port të Evropës arrin në një çmim prej 40 mijë dollarësh për kilogram”, – shpjegon Deny Rodríguez, drejtor i Dirandro.

    Ata zbuluan 2 tonë kokainë me një vlerë e vlerësuar prej 77 milionë dollarësh. Rodríguez thotë se në krye të piramidës së këtij rrjeti të trafikut të kokainës ndodheshin dy shtetas shqiptarë: Franc Malo alias “Pelao” dhe Gentjan Meta, “Barbas”.

    Meta dhe Malo ishin vënë në ndjekje nga autoritetet gjatë qëndrimit të tyre në Peru. Të dy hynë legalisht në këtë vend, si turistë përmes kufirit me Ekuadorin, por Dirandro po i vëzhgonte gjatë qëndrimit të tyre në vend.

    “Këto subjekte shqiptarësh janë ata që kujdesen për temat financiare dhe logjistike për të gjeneruar operacione të paligjshme të trafikut të drogës në territorin peruan” – thotë Rodríguez.

    Edhe pse jo e shumtë, prania e meshkujve me origjinë shqiptare në vendet ku operojnë kartelet e prodhimit dhe trafikut të drogës në Amerikën Latine nuk është e re. Që në vitet 2000, anëtarë të klaneve familjare të të ashtuquajturës “mafia shqiptare” kanë udhëtuar në rajonin e Amerikës Latine për të zgjeruar biznesin e tyre në Evropë.

    “Klanet kriminale shqiptare janë në Amerikën Latine për një arsye: për të blerë kokainë të lirë”, – thotë Alessandro Ford, një hetues i InsightCrime.

    “Asparagu i imët” i konservuar në Peru përmbante kokainë të lëngshme që më vonë do të tregtohej në Evropë. Shqiptarët kanë krijuar kontakte me kartele dhe grupe të trafikut të drogës në vende si Kolumbia, Ekuadori, Meksika dhe Peruja për të paktën dy dekada. Pa pasur nevojë për komandim të shumë njerëzve dhe armë të kalibrit të lartë, si kartelet e Amerikës Latine, ata kanë bërë biznes fitimprurës me kartelet e atyre vendeve.

    “Funksioni i tyre është të jenë ndërlidhës të biznesit. Të mbyllin marrëveshje dhe të merren me çështje logjistike. Por nuk do të shihni kurrë një kolonë të armatosur të mafies shqiptare. Ata mbajnë pas vetëm ndonjë roje që i ofron mbrojtje,” – shpjegon Víctor Sánchez, një hetues meksikan që studion krimin e organizuar.

    Fuqia e shqiptarëve qëndron në kontrollin e përbashkët me mafiet e tjera (si ajo italiane) të porteve në Evropë, përmes të cilave hyn droga dhe produktet ilegale.

    Pse shqiptarët?

    Shqipëria ka qenë historikisht një korridor në tranzit tregtar midis Azisë dhe Evropës në Gadishullin Ballkanik.

    “Pasi u shemb komunizmi, Shqipëria, së bashku me ish-Bashkimin Sovjetik, përjetuan një rigjallërim dramatik të krimit të organizuar” – shpjegon Ford. Nga tregtia e paligjshme e heroinës, armëve, cigareve apo dhe njerëzve, “klanet kriminale shqiptare i kontrabanduan të gjitha”, thotë ai. Në fillim të viteve 2000, shqiptarët filluan të lidhen me mafian italiane. Në veçanti, ata u lidhën me klane në organizatën e fuqishme kriminale ‘Ndrangheta nga Italia jugore.

    “Megjithatë, shqiptarët shumë shpejt dërguan emisarët e tyre në Amerikën Latine për të negociuar blerjen me shumicë të kokainës së lirë. Këta njerëz u vendosën kryesisht në dy qytete portuale të Paqësorit: Guayaquil në Ekuador dhe në një masë më të vogël, El Callao në Peru” – shpjegon Ford. Që atëherë ata ndërtuan kontakte me vende të tjera ku prodhohet droga, si Bolivia, Kolumbia dhe Meksika.

    “Kompania e bukur”

    Mafia shqiptare nuk është vetëm një grup, por ka disa klane në të gjithë Evropën, thonë ekspertët. Organizata më e njohur, e cila bashkoi disa klane, është kompania e vetëquajtur “Kompania Bello”. Ka qenë një nga më të mëdhatë dhe më të përhapurat në vende si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja, Portugalia, Italia dhe Gjermania.

    “Funksionon si një lloj diaspore. Paksa si mafia italiane. Si Cosa Nostra, Camorra dhe La ‘Ndrangheta për shumë vite. Ajo që ka bërë mafia shqiptare është pikërisht fillimi i kolonizimit të vendeve të tjera me të ardhura më të larta. Dhe më pas emigrantët shqiptarë bëhen bashkë si një lloj familjeje dhe fillojnë të kontrollojnë tregjet ilegale” – shpjegon Sánchez.

    Operacionet e “Kompania Bello” janë zbuluar prej kohësh në porte si Roterdami. “Kompania Bello” ka konsoliduar fuqinë e saj gjatë 20 viteve të fundit. Interpoli njoftoi në vitin 2020 një operacion të madh në 10 vende evropiane që çoi në kapjen e 20 anëtarëve të saj. Kjo ishte një goditje e rëndë për klanet familjare.

    Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol), mafia shqiptare ka zgjedhur të mbulojë të gjithë zinxhirin e shitjes së drogës: “nga organizimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri tek shpërndarja në të gjithë Evropën”.

    Për ta arritur këtë, klanet kanë arritur të kontrollojnë trafikun e paligjshëm në portet e Roterdamit (Holandë) dhe Antëerp (Belgjikë) nga ku shpërndajnë drogë dhe bëjnë tregti ilegale. Europol njoftoi në vitin 2020 një goditje të madhe ndaj “Kompania Bello” që e la organizatën pa disa nga drejtuesit e saj. Europol raportoi se “Kompania Bello” kishte pastruar paratë përmes “një sistemi alternativ të dërgesave klandestine me origjinë kineze, i njohur si “systemfei ch’ien”.

    “Ashtu si sistemi i transfertave “Hawala”, njerëzit që përdorin “Fei ch’ien” depozitojnë një shumë në një “agjenci” të rrjetit në një vend. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon atë marrësit të synuar.” Kështu, “pa lënë gjurmë provash zbuluese për hetuesit”, ata kanë pastruar miliona euro ndër vite.

    Ndikimi në Amerikën Latine

    Lajmi më i fundit që mafia shqiptare ka gjeneruar në Amerikën Latine është lidhja e saj me një krah të kartelit të fuqishëm meksikan Sinaloa të drejtuar nga Ismael “El Mayo” Zambada, partneri i madh i Joaquín “El Chapo” Guzmán. Raportime të ndryshme në shtyp, të cilat citojnë informacione nga Kabineti i Sigurisë së qeverisë meksikane, tregojnë se “El Mayo” Zambada ka krijuar një shoqatë me qëllim pastrimin e parave me anëtarë të klanit të vëllezërve Hysa.

    Emri:  a3e1b89d18.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  25.9 KB
    Ismael “El Mayo” Zambada

    Me ndihmën e tij, ata krijuan kompani për kazino, restorante dhe një kompani eksporti në shtetet e Baja California, Quintana Roo dhe Sonora, sipas dokumenteve të inteligjencës.

    “El Mayo” është në trafikun e drogës për më shumë se 40 vjet dhe është një nga drejtuesit e mëdhenj të kartelit Sinaloa. Për Víctor Sánchez, i specializuar në operacionet e grupeve kriminale në Meksikë, kjo lidhje e tij me shqiptarët është logjike pasi ata “janë më mirë në pastrimin e parave se meksikanët”.

    “Për të pasur një marrëdhënie të mirë me organizatat meksikane, ato mund t’i ndihmojnë në pastrimin e parave. Por me siguri ajo që krijoi kontaktin ishte shitja e drogës”, – konsideron Sánchez.

    Për shqiptarët, si vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, prania e të cilëve u zbulua në Meksikë, vendet e rajonit të Amerikës Latine ofrojnë kushte të favorshme për biznesin tuaj. Alessandro Ford thotë se rajoni është “shumë tërheqës” edhe për ata që nuk janë vetëm emisarë, por që vendosen për periudha të gjata ose të përhershme.

    “Shumë nga ata që migrojnë, tashmë kanë precedentë penalë në Evropë. Ndërsa disa janë në kërkim. Të kalosh Atlantikun do të thotë anonimitet. Do të thotë një shans i dytë. Ata mund të krijojnë identitete të reja. Të jetojnë në komunitete të pasura dhe të shfrytëzojnë kapacitetin më të dobët të zbatimit të ligjit për trafikimin e kokainës”, – shpjegon studiuesi.

    Emri:  0cdbbc0d49.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  17.5 KB

    Është rasti i Dritan Rexhepit, një trafikant droge, i cili emigroi në Ekuador në fillim të dekadës së fundit. Aty ngriti një skemë të dërgesës së drogës për “Komania Bello”. Ai u quajt “mbreti i kokainës”. U arratis nga Evropa ku ishte në kërkim nga gjykatat e Italisë dhe Shqipërisë dhe adoptoi identitete të ndryshme si Edmir Kraja dhe Mutaraj Lulezim, ndër të tjera.

    Në vitin 2014 ai u arrestua dhe më pas u dënua me 13 vjet burg. Europol e identifikoi atë si “kreun e organizatës”. Dyshohet se ai ka vazhduar të drejtojë trafikun e drogës në Evropë edhe gjatë kohës që qëndronte në burg.

    “Çdo person i shpallur në kërkim në Evropë mund të gjejë një strehë relativisht të sigurt në Amerikën Latine. Kjo për shkak të forcës në organizatat aleate, për shkak të korrupsionit mbizotërues, për shkak të kushteve ekonomike”, konsideron Sánchez.

    Raportimet e shtypit, duke cituar dokumente të gjykatës së Ekuadorit, treguan se Rexhepit i është dhënë lirimi me kusht. Megjithatë, eksperti paralajmëron se grupe si shqiptarët do ta kishin shumë të vështirë të vendoseshin në vendet e rajonit si një poster i plotë dhe i pavarur.

    “Një celulë mafioze shqiptare që e konstaton veten si e tillë, tingëllon e ndërlikuar sepse janë shumë të dukshëm. Për konkurrentët do të ishte shumë e lehtë t’i eliminonin. Aq më tepër që do të ishte një organizatë e re që vjen pa mbrojtje,” – shpjegon ai.

    Dhe për sa u përket shifrave, në fakt ka shumë pak shqiptarë në rajon. Fitimet e tyre nuk janë aq të rëndësishme në Amerikën Latine sa ato të karteleve të mëdha vendase të drogës. Biznesi i tyre kryesor është në Evropë.

    “Ata marrin një copë të “tortës”, por organizata si ato meksikane kanë pjesën më të madhe të saj” – e mbyll eksperti.

    ©Marrë nga MexicoDetailZero.com/ Përshtati në shqip LAPSI.al

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    Profili nga Wall Street Journal/ Një narcos shqiptar si Dritan Rexhepi

    Emri:  Dritan-Rexhepi-foto-nga-Interpol-1.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  30.3 KB

    Arrestimi i Dritan Rexhepit në Turqi është një goditje e fortë për krimin me origjinë nga Shqipëria. Rexhepi, që qëndron në krye të së ashtuquajturës “Kompania Bello” është në majë të një rrjeti të shpërndarjes së kokainës me ndikim në të gjithë Europën.

    Ai u kap në Stamboll me pasaportë false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia me nënshtetësi kolumbiane. Operacioni i forcave speciale turke ishte në bashkëpunim me policinë italiane.

    Emri:  640-0-6f9a3b50-e927-4738-b7aa-753df8553878-147.jpg

Shikime: 63

Madhësia:  88.4 KB

    Emri i Dritan Rexhepit u mitizua në media për shkak të arratisjeve të shumta dhe pasi u zbulua se nga burgu i Ekuadorit, vlonjati vazhdonte të drejtonte rrjetin e shpërndarjes së kokainës në disa vende europiane. Wall Street Journal i dedikoi një shkrim disa muaj më parë, pasi emri Rexhepi u arratis së fundmi nga burgu i Guajakil dhe ndërsa ishte kthyer në një shqetësim për autoritetet italine, që kishin zbuluar se furnizimi me kokainë në jug të Italisë vinte nga Holanda.

    Shkrimi i plotë më poshtë:

    FIRENCE, Itali—Policia këtu thotë se e gjurmoi një rrjet të përhapur që përmbyti Europën me kokainë tek një mbret i pamundur: një vrasës shqiptar i burgosur në Ekuador.

    Operacioni shumëvjeçar ekspozoi sesi grupet e reja kriminale po përfitojnë nga globalizimi për ta kthyer Europën në një rivale të SHBA-së si tregu më i madh për kokainën, sipas DEA-s amerikane.

    Policia thotë se shqiptari, Dritan Rexhepi, e merrte kokainën nga Kolumbia nga një shoku i tij i burgosur. Duke përdorur një celular të fshehur, ai organizoi dërgesa me vlerë qindra miliona dollarë në anije me kontejnerë në portet në Holandë, transferoi të ardhurat dhe urdhëroi sulme ndaj kundërshtarëve, duke përfshirë dy vrasje, sipas zyrtarëve italianë.

    Rrugët e ngarkuara tregtare, kufijtë e hapur dhe komunikimet moderne të sigurta kanë ndihmuar grupe si i Rexhepit të nxisin etjen e Europës për kokainë. Operacioni për rrëzimin e rrjetit të tij, i udhëhequr nga Komisionerja e Policisë së Firences, Erminia Del Prete dhe që përfshin prokurorë dhe kolegë vendas në të gjithë Europën, ishte një sukses i dukshëm për autoritetet në kontinent, të cilët po luftojnë për të ndërprerë fluksin.

    Pjesa më e madhe e dërgesave hyjnë në Europë përmes porteve komerciale të fshehura në kontejnerë që janë shumë të shumtë për t’u kontrolluar. Sapo del në breg, kokaina zhduket shpejt. Vendet e Bashkimit Europian kanë hequr kufijtë e brendshëm, por forcat e policisë mbeten kombëtare. Europol, agjencia policore e BE-së, është bërë një qendër thelbësore për bashkëpunim, por zyrtarët thonë se pengesat gjuhësore dhe burokratike mbeten dhe se atyre u duhen më shumë burime.

    Janë shfaqur grupe të reja kriminale. Zyrtarët europianë thonë se rrjeti i zotit Rexhepi, i njohur si Kompania Bello, ishte një nga më të mëdhenjtë e lidhur me Shqipërinë, një vend i vogël ballkanik me një diasporë të madhe në Europë.

    “Grupet shqiptare janë vërtet të forta,” thotë Francesco Messina, drejtor antikriminal i policisë së Shtetit të Italisë. “Ata kanë pushtuar tregun e [kokainës] aq shumë sa që tani janë ndër grupet më të forta kundër të cilave duhet të luftojmë.”

    Hetimi gjashtëvjeçar përfundoi shtatorin e vitit të kaluar duke shënuar më shumë se 100 arrestime në 10 vende për trafik ndërkombëtar droge dhe sulme. Italia i ka kërkuar Ekuadorit ekstradimin e z. Rexhepi me akuzën e krijimit dhe drejtimit të një shoqate kriminale transnacionale të angazhuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

    Emri:  640-0-619e5ea340ad8.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  42.8 KB

    Wall Street Journal: në gjurmët e narkos-it shqiptar Dritan Rexhepi,

    Rexhepi, 41 vjeç, nuk mund të kontaktohej për koment. Avokati i tij në Ekuador u qëllua dhe u vra në prill. Një avokat që e ka përfaqësuar së fundmi në Shqipëri nuk pranoi të komentojë.

    Autoritetet e burgut në Ekuador thanë se të burgosurit nuk kanë akses te celularët. Në praktikë, autoritetet njoftojnë rregullisht se kanë konfiskuar telefona, drogë dhe armë nga të burgosurit.

    Të dhënat e ngritjes dhe rënies së grupit të Rexhepit bazohen në intervista me një gjysmë duzinë zyrtarësh të zbatimit të ligjit italianë dhe europianë, si dhe në dokumentet e gjykatës italiane.

    Operacioni që futi në kurth Rexhpin filloi me një kontroll policor në Forence në vitin 2014.

    Policia ndaloi disa shqiptarë që grindeshin për biznesin e prostitucionit dhe hetimet e mëtejshme zbuluan lidhje të mundshme me trafikun e drogës.

    Gjatë një kontrolli apartamentesh, policia zbuloi një BlackBerry që përmbante 10 PIN, kode të lidhura me pajisje të tjera, por pa emra apo numra telefoni për të identifikuar pronarët e tyre.

    Një gjykatës urdhëroi BlackBerry Ltd. të sigurojë akses në mesazhet e koduara të një PIN që ishte ende aktiv. Mesazhet zbuluan se një grup shqiptarësh sillnin kokainë nga Holanda për të furnizuar një grup të fuqishëm kriminal në jug të Italisë.

    “Këtu e kuptuam se ata duhet të jenë një organizatë e madhe me tregun e vet,” thotë zonja Del Prete, një veterane policie 33-vjeçare e mësuar të përleshet kryesisht me tutorët vendas dhe shitësit e drogës.

    Policia fitoi akses në më shumë PIN ndërsa vendet e tjera iu bashkuan hetimit, duke zbuluar se shqiptarët po përdornin Holandën si një qendër për të shpërndarë kokainën në të gjithë Europën.

    Del Prete dhe katër kolegë të saj lexuan mesazhe nga e gjithë bota që mbërrinin pothuajse në kohë reale.

    Ekipi i saj krijoi llogari të rreme në rrjetet sociale për të monitoruar profilet e të dyshuarve, duke përdorur “pëlqime” dhe komente në foto për t’i përshtatur ato me llogaritë e BlackBerry.

    Në vitin 2016, ata e dinin se mbreti ishte në Ekuador, por nuk mund ta identifikonin atë. Më pas, të dhëna të çuditshme dolën nga bisedat e tij.

    “Po dal për ajrosje”, shkroi ai në një mesazh. “Më duhet të fsheh telefonin tim,” tha ai në një tjetër.

    Kur në një bisedë tjetër ai përmendi një dënim, zonja Del Prete thotë se ai ishte pas hekurave dhe policia shpejt e identifikoi Rexhepin.

    Ai u formësua nga gjendja ekonomike dhe dhuna kriminale që pushtoi Shqipërinë në vitet 1990, pasi vendi doli nga sundimi komunist.

    Në vitin 1999, kur ishte ende adoleshent, ai qëlloi me breshëri Kallashnikovi një polic në një local. Ai ishte paguar për atentatin dhe plumbat e tij vranë edhe dikë tjetër, sipas Arben Frashërit, një ish-prokuror i lartë shqiptar.

    Policia e arrestoi Rexhepin vetëm në janar 2006 në kryeqytet, Tiranë.

    Po atë mbrëmje, Rexhepi u arratis nga dhoma e marrjes në pyetje pasi hapi me gisht një bravë me defekt dhe i tha një roje që policia kishte mbaruar punë me të. Një gjykatë më vonë e dënoi në mungesë për vrasje.

    Ky ishte i pari nga tri arratisjet nga burgu pasi policia europiane e ndoqi në të gjithë kontinentin për trafik droge dhe akuza të tjera. Në Itali, ai sharroi hekurat e qelisë dhe u arratis. Në Belgjikë, ai shpëtoi duke u ngjitur mbi një mur.

    Një reporter shqiptar vitin e kaluar publikoi atë që ai tha se ishte një intervistë me Rexhepin, në të cilën i dënuari tha se akuzat e rreme të vrasjes e kishin bërë atë të largohej nga vendi, duke I pamundësuar sigurimin e një pune legjitime në Europën Perëndimore dhe detyruar ti futej jetës së krimit dhe të drogës.

    “Instinkti i mbijetesës më çoi në atë drejtim”, citohet të ketë thënë ai.

    Herën tjetër që policia e kapi ai ishte në Ekuador në qershor 2014, në posedim të më shumë se 272 kg kokainë, sipas Interpolit, organizatës ndërkombëtare të policisë.

    Në burg Rexhepi ishte aleat me një trafikant droge nga Ekuadori me lidhje me kartele të fuqishme në Kolumbi dhe Meksikë.

    Kokaina dërgohej përtej Atlantikut me anije me kontejnerë, kryesisht në portet e Holandës, ku një anëtar i bandës kishte lidhje korruptive. Rreth 50 kg kokainë në ditë do të silleshin në breg, do të hidheshin në qendrat e magazinimit dhe përpunimit, më pas do të transportoheshin në Itali dhe tregje të tjera duke përdorur makina me shtresa të dyfishta.

    Rexhepi kishte nën urdhra të drejtpërdrejtë një numër shqiptarësh në Ekuador, Holandë, Itali dhe Shqipëri dhe partnerë biznesi në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore, të cilët kontrollonin kanalet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë kontinentin.

    Ndërsa grupi i Rexhepit u zgjerua, ai kërkoi të dallohej.

    “Le të dalim në treg me emrin tonë”, i shkruante koordinatori i grupit në Itali Rexhepit në mars 2016. “Marka jonë ende nuk njihet”.

    Rexhepi ia ktheu, duke propozuar emrin Bello, apo e bukur. Tullat me kokainë të grupit u vulosën shpejt me këtë markë.

    Emri:  Shishet-Metaxa-te-hetuesve-pas-cdo-aksioni-kunder-Rexhepit.jpg

Shikime: 63

Madhësia:  47.1 KB

    Shishet Metaxa te hetuesve pas cdo aksioni kunder Rexhepit

    Rexhepi e drejtoi kompaninë Bello me karizëm dhe dhunë. Ai urdhëroi sulme dhe të paktën dy vrasje, një në Ekuador dhe një në Shqipëri, sipas policisë italiane. Bashkëpunëtorët e arrestuar refuzuan të flisnin, duke përmendur frikën e hakmarrjes ndaj familjeve të tyre, thotë zonja Del Prete.

    Shqiptarët në vështirësi i drejtoheshin atij për ndihmë. Kur Rexhepi zbuloi se tre bashkatdhetarë ishin arratisur nga një burg i Romës në orën 3 të mëngjesit në fund të vitit 2016, ai organizoi një gomone për t’i marrë në bregdetin jugor të Italisë për t’i çuar në Shqipëri.

    Rexhepi lëvizi para përtej Atlantikut duke përdorur sistemin kinez feiqian, ose paratë fluturuese, ku paratë e depozituara te një agjent në një vend mund të tërhiqen nga dikush në një vend tjetër, kryesisht pa lënë gjurmë. Ai gjithashtu kursente para në komisione duke përdorur korrierët e tij. Në qershor 2016, policia e Firences informoi kolegët ekuadorianë, të cilët kapën një korrier në aeroportin Guayaquil me 350,000 euro, të fshehura në anët e një valixheje.

    Ekipi i zonjës Del Prete festonte çdo kapje parash dhe kokaine me një shishe Prosecco ose konjaku grek (Metaxa-shënim i Politiko). Rreth 20 shishe tani rrinë mbi një raft në zyrën e saj të vogël.

    “Ishte një provë e madhe për ne,” thotë ajo. “Nuk kishim bërë diçka të tillë më parë këtu në Firence.”/ Wall Street Journal

    Lapsi

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    Policia nis procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit

    Emri:  640-0-dritan-rexhepi-arrestim-762x450-293.jpg

Shikime: 57

Madhësia:  39.7 KB

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit drejt vendit tonë. 43 vjeçari, i cilësuar si koka e kartelit të drogës, u arrestua këtë të premte në Stamboll me një pasaportë kolumbiane, të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

    Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    – Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.11.2015, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”, në rrethana rënduese dhe “Falsifikimi i vulave i stampave ose formularëve”, në rrethana rënduese.

    – Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 31.01.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

    Gjithashtu, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, më datë 29.09.2011, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 15.04.2010, e ka dënuar me 16 vjet e 5 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 13 vjet, 8 muaj e 6 ditë burgim), për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

    Lapsi

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    Arrestimi i Dritan Rexhepit/ Gazetarja tregon si u kap “mat” i shumëkërkuari, zbulohet lidhja me vrasjen e fundit në Ekuador

    Emri:  dsfgdsfgdfsgfdsg.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  34.5 KB

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar dhe ka zbuluar detaje lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë në Turqi, Dritan Rexhepi.

    Ajo zbuloi se drejtësia ra në gjurmët e Dritan Rexhepit pasi autoritetet italiane kishin kuptuar se ky i fundit kishte hyrë në Turqi.

    Nisur ga këto të dhëna është lokalizuar vila luksoze ku qëndronte Rexhepi dhe është kryer arrestimi i tij, edhe pse ai tentoi të arratisej.

    Lala zbuloi detaje lidhur edhe me vrasjen e një shqiptari në Ekuador, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme, pasi Arjan Rizai u qëllua për vdekje.

    Ajo u shpreh se besohet se Rizai ishte lënë si “garanci” për një ngarkesë droge, veprim ky që sipas saj Rexhepi e ka ndjekur shumë

    “Dritan Rexhepi është personazhi më i rëndësishëm i botës së krimit në 2 dekadat e fundit. Nuk është një personazh vetëm vendas, por i ka kaluar kufijtë tanë dhe është kryefjalë e shumë mediave të huaja. Ai është një mendje djallëzore sa i përket rekrutimeve në botën e krimit për shkak të lidhjeve me krimin në Amerikën e Jugut.
    Policia ra në gjurmët e tij. Rexhepi kohët e fundit kishte krijuar familje, është martuar me një shtetase nga Amerika e Jugut dhe është bërë baba. Autoritetet italiane e kërkonin si kreu i një karteli dhe kanë kuptuar se ai kishte hyrë në Turqi. Nisur nga këto të dhëna është lokalizuar vila luksoze ku qëndronte Rexhepi në Turqi. Në momentin që forcat e policisë kanë ndërhyrë për arrestimin e tij, ai ka tentuar të largohet por nuk ia ka dalë mbanë.

    Në Ekuador deri në vitin 2021, Dritan Rexhepi i cili u arrestua në vitin 2014 atje, kontaktoi dhe siguroi një raport që kishte sjellje të mirë në burg dhe iu dha mundësia të kalonte në gjysmë liri. Deri në vitin 2022 pati kontakte dhe u largua më pas pa lënë gjurmë. U provua që përmes identiteve të rreme mund të kishte hyrë edhe në Shqipëri. Ka pasur edhe aksione të cilat nuk janë bërë të ditura.

    Lista e krimeve të tij është shumë e gjatë. Së fundmi prokuroria e Vlorës po heton për një atentat të ndodhur 6 muaj më parë ku është vrarë një personazh i njohur i botës së krimit, dhe mendohet se është urdhëruar nga ana e grupit të tij.

    Në Amerikën Latine ka shumë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ose lihen si garanci ose janë pjesë e grupeve kriminale. Në rastin konkret, Arjan Rizai mendohet se ka qenë një garanci për një ngarkesë droge. Sa i përket ekstradimit të tij nga Turqia, është një ӏçështje shumë komplekse duke qenë se ai kërkohet jo vetëm nga Shqipëria”, u shpreh ajo.

    Balkanweb

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll/ Si u shndërrua studenti i braktisur i Drejtësisë në një ‘lojtar’ botëror në tregtinë e kokainës, arratisjet e tij si “El Chapo”


    Emri:  ggg-2-663x450-1.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  35.1 KB

    Portet e Roterdamit dhe Antwerp-it e ndihmuan atë në statusin e “baronit të kokainës”. Dritan Rexhepi, është një personazh i njohur për drejtësinë, i cili u arrestua në Stamboll, është i regjistruar në dosjet gjyqësore në të paktën dhjetë vende për një sërë krimesh shumë të rënda (për jetën).

    Dritan Rexhepi është arrestuar dikur në Holandë. Ai u arratis, ndër të tjera, nga një burg belg dhe në fillim të karrierës së tij, kombinoi një studim juridik me atentatet me pagesë.

    ‘Karriera’ kriminale nisi në një periudhë kur Shqipëria ishte në tranzicion në vitet 1990. Rexhepi ishte vetëm adoleshent kur dyshohej se kishte kryer vrasje me porosi. Ishin të paktën dy, ndoshta edhe më shumë. Gjykata e Tiranës e dënoi atë në mungesë në vitin 2013 me 25 vjet burg për dy likuidime në vitin 1998. Emri i tij kriminal asokohe ishte ende “Gramoz”, më pas iu shtuan Mutaraj, Lulëzim dhe Edmir Kraja.

    Video

    Video

    Në vitin 2005, Rexhepi kishte vendosur të studionte drejtësi. Plani për të studiuar drejtësi nuk u realizua kurrë, tha Rexhepi, sepse ai ishte akuzuar gabimisht për vrasje. Prandaj, hapi i tij në tregtinë e drogës do të ishte i detyruar. “Kisha dy mundësi, t’i dorëzohesha një sistemi të padrejtë dhe të kalbur në Shqipëri, që do të çonte në burgim të përjetshëm, ose të kërkoja një shans të dytë për të bërë diçka tjetër me jetën time. Prandaj u futa në tregtinë e drogës.”, deklaronte Rexhepi për Balkan Insight. Kjo media përshkruan se si, pas arrestimit të tij në Durrës në vitin 2006, Rexhepit iu dha mundësia të dilte nga qelia e policisë për rrethana të pashpjegueshme. Dikush e kishte lënë të hapur derën e qelisë së tij gjatë një pushimi të marrjes në pyetje. “Kanë mbaruar me mua”, thuhet se i raportoi ai një oficeri të befasuar në korridor duke kaluar.

    Rexhepi shpesh përfundonte në burg. Ai zakonisht ikte, më shpesh se Joaquin Guzmán “El Chapo”.

    Pas arratisjes në Durrës, Rexhepi u arrestua në Holandë dy vjet më vonë dhe u ekstradua në Itali. Atje ai ishte dënuar ndërkohë për trafik kokaine. Në vitin 2011, ai dhe dy të burgosur të tjerë u arratisën nga një burg në jug të Milanos. Në burgun Voghera, provinca Pavia, Rexhepi dhe dy të tjerë përdorën një sharrë hekuri për të prerë hekurat e një dritareje në një korridor… Ata arritën në katin e parë me çarçafë. Shoqëruesit e tij shqiptarë ishin dënuar për krime të rënda të dhunshme. Pasdite pak para arratisjes, të tre ishin së bashku me të burgosurit e tjerë në oborr për t’u ajrosur. Ata dolën jashtë për pak minuta. Aty vazhduan në këmbë. Në një zonë rurale, ata ndaluan një makinë, e tërhoqën shoferin dhe u zhdukën pa lënë gjurmë.

    Më vonë në vitin 2011, Rexhepi u arrestua në Spanjë. Ai nuk shkoi në Itali për të vazhduar dënimin. Në vend të kësaj, udhëtimi shkoi në Belgjikë sepse ai ishte dënuar atje në vitin 2009 nga Gjykata e Apelit për një grabitje të dhunshme. Ndonëse tashmë ishte në listën e të arratisurve të Interpolit – sepse kërkohej në Shqipëri për një vrasje të dyfishtë dhe në Itali për vuajtje të dënimit – Rexhepi përfundoi në burgun e Merksplas pranë Antwerp-it, në një regjim mesatarisht të rëndë. Autoritetet e burgut nuk ishin të informuar për kalibrin e të burgosurit të ri shqiptar.

    Në vjeshtën e vitit 2011, Rexhepi arriti të largohej nga Merksplas së bashku me një tjetër të burgosur. Ai u fsheh, por mbeti në Beneluks, dhe ndoshta ka jetuar në Roterdam, por ndoshta edhe në Spanjë. Aty doli emri i tij si i dyshuar për përfshirje në një sërë grabitjesh bankash.

    Kompania Bello
    Që nga ai moment, Rexhepi dhe një sërë bashkatdhetarësh filluan të ndërtonin një rrjet që merrte sasi të mëdha kokaine në portet e Roterdamit dhe Antwerpen dhe e shpërndante atë në të gjithë Evropën, veçanërisht në Itali, njoftoi drejtësia italiane. Prokurorët shqiptarë dhe italianë drejtuan operacionin “Los Blancos” dhe hartuan ngadalë rrjetin. Prokuroria e Firences e quajti më vonë rrjetin “Kompania Bello”: një kartel prej 14 organizatash kriminale shqiptare që ishte aktive në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali të paktën nga viti 2014 (në vitin 2020, operacioni Los Blancos u shemb dhe dhjetëra njerëzit u arrestuan ).

    Don Monti
    Në Ekuador, bashkëpunëtorët e Rexhepit lidhën një aleancë me një njeri që kishte kontakte shumë të mira me prodhuesit e kokainës në Ekuador në atë kohë, Cesar Emilio Montenegro Castillo, i njohur edhe si “Don Monti”. Ai kishte lidhje me prodhuesit kolumbianë nga veriu i atij vendi, një grup i njohur më parë si Karteli Norte del Valle. Mali i Zi gjithashtu kishte një lidhje me kartelin Sinaloa në Meksikë, i cili gjithashtu kishte kontakte të mira me prodhuesit në Kolumbi.

    Në qershor të vitit 2014, Rexhepi u arrestua në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit, si pjesë e një operacioni droge nga policia që sekuestroi 278 kilogramë kokainë. Për këtë ai u dënua me 13 vite burg. Gjykata e Lartë në Ekuador vendosi që pas vuajtjes së dënimit ai të ekstradohej në Shqipëri për vrasjen e dyfishtë. Këtë pranverë ai preu byzylykun e kyçit të këmbës për t’u fshehur. Dënimi i tij pothuajse ishte kryer, por tani ai është i arratisur në Ekuador.

    Ndërkohë që drejtues të tjerë të “Kompania Bello” ndodhen në burg në Itali, Rexhepi është tashmë i lirë dhe shihet si lideri i padiskutueshëm i mafies shqiptare të kokainës.

    Prokurorët italianë e akuzojnë Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje gjatë kohës që ishte në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Dhe autoritetet shqiptare e akuzojnë Rexhepin se ka urdhëruar dhe drejtuar – nga qelia e tij e burgut – rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

    Në të njëjtën kohë, shërbimet e policisë po hetojnë, pjesërisht në bazë të bisedave të bëra të lexueshme nga Sky ECC, tregtinë e kokainës që Rexhepi thuhet se e drejtonte nga qelia e tij në Ekuador. Drejtësia italiane supozon se ai është njeriu pas një sërë ngarkesash të mëdha kokaine nga Ekuadori.

    50-50 oferta
    Përveç kësaj, ai do t’i kishte pranuar ato sasi për “vetëm” më shumë se 4000 dollarë për kilogram nga partnerët e tij të Amerikës Latine. Transportet për në Holandë dhe Belgjikë do të bëheshin sipas një marrëveshjeje 50-50, në të cilën Rexhepi përdorte linjat e partnerëve të tij, të cilët shtonin një kilogram tjetër për çdo kilogram të transportuar. Kriminelët nga komunitetet shqiptare në Holandë dhe Belgjikë siguruan pritjen e sigurt dhe në Roterdam dhe Antwerp tonelatat e kokainës rishiteshin ose rishpërndaheshin nga 22,000 deri në 24,000 për kilogram.

    Sipas dosjeve të policisë italiane, rrjeti përdorte shkëmbyesit kinezë për të pastruar fitimet e drogës të paguara në Holandë. Italianët thonë se kanë bërë një xhiro prej 210 milionë eurosh nga Rexhepi. Edhe pse policia holandeze dhe ajo belge po hetojnë rrjetet lokale shqiptare, drejtësia italiane supozon se rrjeti i shpërndarësve në Beneluks dhe gjithashtu rrjeti i Rexhepit në Amerikën e Jugut është i paprekur.

    (BalkanWeb)

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    “Fliste me nënën nga burgu i sigurisë së lartë”, gazetarja zbulon detaje: Dritan Rexhepi krijoi armiqësi me kartelet, i leverdiste burgu për…

    Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar arrestimin e Dritan Rexhepit, i cili u kap në Turqi para disa ditësh.

    Ajo zbuloi se gjatë një bisede me nënën e tij para 3 vitesh, ajo i ka zbuluar se gjatë kohës që i biri mbahej në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador, ata komunikonin 3 herë në javë. Po ashtu Rexhepit i ishte mundësuar dalja në një kamp publik ku takohej me bashkëshorten e tij ekuadoriane.

    Ajo shtoi më tej se Rexhepi drejtonte 14 grupe kriminale nga burgu në Ekuador, ndërsa një agjent i DEA-s e ka cilësuar atë si një nga njerëzit kryesorë të botës së krimit atje.

    Sakaq, gazetarja zbuloi se Rexhepi kishte krijuar lidhje të forta në Bolivi, Ekuador e Kosta Rika, por gjithashtu ishte përfshirë në armiqësi me kartelet, ndaj edhe atij i leverdiste që për një kohë të caktuar të qëndronte në burg.

    Video

    “Dritan Rexhepi qëndronte në një nga lagjet më të pasura të Turqisë. Mendohet se ka hyrë rreth dy muaj më parë në Turqi me një dokument fals. Mund të jetë arrestimi më i rëndësishëm nga bota e krimit vitet e fundit.

    Kam shkruar te shtëpia e prindërve të tij në Vlorë dhe kuptova sa personazh i rëndësishëm i kësaj bote është. Më priti nëna e tij, një grua e moshuar, janë 4 fëmijë. Aty mësova se Rexhepi ishte martuar nga burgu me një shtetase nga Ekuadori dhe ishte bërë baba i një djali. Nuk gjeta asnjë foto të tijën në muret e shtëpisë, por as në albumet e familjes. Nëna e tij më rrëfeu detaje nga jeta e tij.

    Nëna e tij po rrinte me telefon në dorë dhe do merrte disa ilaçe. Një zonjë e afërt erdhi dhe e mori Dritani Rexhepi nga një vend afër burgut të sigurisë së lartë në Ekuador. Ajo tha që flisnin 3 herë në javë dhe më pas ai qëndronte në një kamp të hapur ku rrinte me bashkëshorten e tij. Janë 14 grupe kriminale që drejtoheshin nga Dritan Rexhepi nga burgu në Ekuador.

    Një agjent i DEA-s ka folur për Dritan Rexhepin duke e konsideruar si një nga njerëzit kryesorë të botës së krimit atje dhe kishte njohje dhe lidhje të forta edhe me politikën në Ekuador duke pastruar shifra marramendëse parash. Dritan Rexhepi ka marrë një avokat shqiptar dhe kanë ngritur një ekip të jashtëzakonshëm ligjor në Shqipëri, Itali, Turqi dhe Ekuador.

    Rexhepi ka krijuar lidhje të forta në Bolivi, Ekuador dhe Kosta Rika, por gjithashtu kishte krijuar shumë armiqësi me kartelet në Amerikën e Jugut, ndaj edhe i leverdiste që për një periudhë kohe të qëndronte në burg”, u shpreh ajo.

    Balkanweb

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,028
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kompania Bello, brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

    Kushtetuesja rrëzon Dritan Rexhepin

    Emri:  dritan-rexhepi.png

Shikime: 13

Madhësia:  157.3 KB

    Gati një muaj pasi u vu në pranga në Stamboll, Turqi, Dritan Rexhepi, i lakuari i “mbreti shqiptar i kokainës”, ka humbur një betejë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë.

    Në këtë gjykatë Rexhepi kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 27 nëntor 2020, që kishte lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg dhënë ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

    Sipas Rexhepajt në Gjykatën e Lartë i ishte cënuar e drejta e procesit të rregullt ligjor. Referuar vendimit të zbardhur të Kushtetueses, të siguruar nga A2, shkeljet e pretenduara nga Rexhepaj nuk janë marrë në shqyrtim, pasi ankimi i tij kushtetues individual ishte depozituar përtej afatit kohor 4 mujor të parashikuar në ligj.

    Argumentet e Rexhepajt se në kohën e shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë kishte qenë duke vuajtur një dënim me burg në Ekuador, apo edhe vonesat postare për prokurën e lëshuar në Ekuador për avokatë e rinj në Shqipëri, nuk bindën Mbledhjen e Gjyqtarëve të Kushtetueses, që njëzëri vendosën mos-kalim të çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

    Kjo është hera e dytë që Rexhepaj troket në Kushtetuese kundër dënimit të tij me 25 vite burg. Përmes saj në vitin 2018 ai mundi ta kthejë për rigjykim çështjen në Gjykatën e Lartë.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Itali: Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i kokainës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2015, 12:52
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-02-2015, 10:02
  3. Kompania që vërshoi tregun kosovar brenda 7 muajve
    Nga DYDRINAS në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2012, 11:43
  4. Shqip TV kompania fantazem, qe mashtron komunitetin Shqiptar ne USA
    Nga bayern në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2011, 02:21
  5. Festivali i parë ndërkombëtar i filmit në Tiranë
    Nga Henri në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 28-09-2003, 23:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •