Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Albanistan: Ura e Drojës në rrezik shembjeje vetëm dy vjet pas ndërtimit

    Një urë e ndërtuar dy vite më parë dhe e mburrur për cilësi nga kryeministri Edi Rama rrezikon të shembet, duke kërcënuar me izolim qindra banorë.

    Emri:  Ura-e-drojes-komenti-i-rames-1.jpg

Shikime: 584

Madhësia:  60.8 KB

    Ura e Drojës –që lidh Kurbinin me Fushë Krujën, u inaugurua me bujë në shtator 2018, por dy vite e gjysmë më pas është në prag shembjeje.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH i tha BIRN se kishte konstatuar në një inspektim dëmtime të konsiderueshme, deri në shkatërrimin e mbrojtjes së shpatullës së Urës nga drejtimi i Tiranës.

    ARRSH shpenzoi 12.8 milionë lekë në vitin 2018 për projektimin e 8 urave, ku përfshihej edhe ura e Drojes. Ndërtimi i saj u financua sipas Ministrisë së Infrastrukturës nga kompania e çimentos “Antea Cement” me 1 milion euro, por këmbët nuk mbajtën gjatë.

    Në një postim në Facebook në gusht 2018, kryeministri Edi Rama e mburri urën e Drojes dhe në replika me komentues tha se ndonëse investimi ishte dhuratë nga një kompani private, puna e mirë dhe cilësore ishte përgjegjësi e rolit kyç të ministrisë së tij të Infrastrukturës dhe Energjisë.

    “Pyetja nuk është asnjëherë në këto raste ku u gjetën lekët për ta bërë një vepër publike, po si organizohet e sa cilësore është puna ndërtuese,” shkroi Rama.

    Reshjet e fillimit të këtij viti fajësohen për dëmtimin e këmbëve mbajtëse. Por banorët i thanë BIRN se kjo tregonte që punimet nuk kishin qenë serioze dhe investimi nuk ishte kryer siç ishte reklamuar.

    “Për ndërtimin e kësaj ure janë harxhuar 1 milion euro, por siç e shikoni kjo urë rrezikon të bjerë sërish. Me pak fjalë, këtu nuk është shpenzuar as gjysma e parave kanë qenë planifikuar e ato që po i vuajmë pasojat jemi ne banorët, pasi po rrezikojmë sërish izolimin,” tha Preng Lala, banor i fshatit Shpërdhet.

    Një tjetër banor thotë se kalimi i urës ishte bërë i frikshëm për ta. “Kalimi këtu është mjaft i frikshëm dhe i rrezikshëm, pasi ura rrezikon shembjen,” tha Maringlen Doçi nga Mamurrasi.

    Ai thotë se banorët veç frikës së urës, i frikësohen edhe një izolimi të dytë, pasi ura krijon probleme për qindra familje nga Kurbini dhe Fushë-Kruja.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se ishte ngritur një grup pune dhe situata është verifikuar në terren dhe pritej përfundimi i analizës për të përcaktuar shkaqet e dëmtimeve.

    “Për përcaktimin e shkaqeve që kanë sjellë këtë gjendje të urës duhet të realizohet një studim i plotë teknik,” thuhet në përgjigjen e ARRSH-së, e cila shtoi se është në pritje të raporteve topografike, gjeologjike dhe hidrologjike “të cilat do të zbardhin edhe shkakun e këtyre dëmtimeve”.

    Elvis Lila, Ora News, Lezhë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Ura e Drojës në rrezik shembjeje vetëm dy vjet pas ndërtimit

    Fillon puna për rindërtimin e Urës së Drojës

    Emri:  DSC_4277-768x513.jpg

Shikime: 562

Madhësia:  38.5 KB

    Ura e Drojës e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën do të rindërtohet. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pa nga afër fillimin e punës për rikonstruksionin e urës së shkatërruar gjatë përmbytjeve të pak muajve më parë.

    “Në bashkëpunim me kompaninë Titan, pra me grupin Antea dhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ne po bëjmë të mundur riparimin e kësaj ure dhe kthimin e saj në parametrat që duhet. Këtu do të kemi një rikonstruksion të plotë të të gjithë urës, një investim që do të kapë vlerën e 1 milion eurove. Një investim që brenda disa muajsh do të bëjë të mundur që kjo urë të rikthehet siç duhet dhe të jetë në ndihmë të gjithë komunitetit dhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë. Realisht ne jemi duke punuar me shumë investitorë që projekte të tilla të mund ti zbatojmë edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

    Investimi për rikonstruksionin e urës është financuar nga kompania Titan në kuadër të programeve sociale për komunitetet e zonës ku ushtron aktivitetin. Ura parashikohet të ndërtohet me gjërësinë 10.5 metra; me dy vija kalimi nga 3.5 metra dhe trotuare. Faza e investimit do të realizohet për një periudhë 3-4 mujore.

    BIRN
    Postuar më: 20/06/2018

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata: Vetëm 2 vjet burg për sekretarin pedofil të Koço Kokëdhimës
    Nga palushi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 11-12-2014, 16:21
  2. Gjykata: Vetëm dy vjet burg për vrasje për djalin e deputetes Luiza Xhuvani
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 190
    Postimi i Fundit: 10-11-2014, 16:01
  3. Albanistan 2011.
    Nga Endri_ në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-05-2011, 23:29
  4. 10/10/10.........vetem nje here ne 100 vjet
    Nga prenceedi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 21:58
  5. Përse Evropa mbyllet kundrejt Shqipërisë? (Albanistan)
    Nga ideus në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •