Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    PD dhe LSI marëveshje për koalicion bashkëqeverisës paszgjedhor

    Emri:  5etrey-e1614187427274-1024x548.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  31.7 KB

    Partia Demokratike ia ka arritur të grumbullojë nën çadrën e saj të gjithë aleatët e vegjël opozitarë, përfshi dhe partinë e armikut të betuar të Berishës, Bamir Topit, po pa mundur të bëjë një koalicion edhe me LSIN-ë . Në listën e partive që do të marrin pjesë të bashkuara në zgjedhje me PD-në, mungon emri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka vendosur të garojë e vetme duke e arsyetuar zyrtarisht këtë vendim me maksimalizimin e votës opozitare.
    Më në fund edhe rpublikanët e Fatmir Mediut dhe çamët e Shpqëtim Idrizit, që për një kohë të gjatë i rrefuzuan ofertat e PD-së kanë vendosur të jenë pjesë e koalicionit me 16 parti, që do të mabjë emrin: “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”. Udhëheqëse e tij është zgjedhur Partia Demokratike, ndërsa listat shumë emërore të kandidatëve për deputet do të paraqiten në KQZ prej liderit të saj, Lulzim Basha.

    “Vendosëm që të formojmë një koalicion për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021. Partia udhëheqëse është Partia Demokratike. Autorizojmë z. Lulzim Basha që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor”, shkruhet në dokument.
    Sa i përket numrit të kandidatëve që do të përfaqësojnë secilën parti dhe vendosjes së tyre në listë sipas rendit, kjo do të varet prej rezultateve të mëparshme zgjedhore.
    “Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitmit të listët shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit ë përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësve partiake”, shpjegohet në dokument.
    Si argument qëndror në këtë bashkim mes partive opozitare përdoret ndryshimi që i duhet sjellë Shqipërisë.
    “Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tone”, shkruhet aty.
    Rikthimi i Partisë së Bamir Topit FRD-së, në koalicion me PD-në ra në sy, pas aleancës së tij në zgjedhjet e fundit me Partinë Socialiste, që surprizoi jo pak. Po ashtu bëri përshtypje marrëveshja me kreun e Ballit Kombëtar, i cili pranoi mandatin e deputetit pas djegies së tyre nga PD dhe LSI.

    Partitë që nënshkruan marrëveshjen për krijimin e koalicionit me Partinë Demokratike janë:

    PARTIA REPUBLIKANE
    PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET
    PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR
    PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT
    PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE
    PARTIA DEMOKRISTIANE
    PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE
    PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT
    PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT
    PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT
    PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL
    PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
    PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE

    lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD mbyll marrëveshjen me aleatët, LSI jashtë

    Marrëveshja për koalicion/ Basha poston foton ku bashkon grushtin me Kryemadhin, ja mesazhi që ka për shqiptarët


    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Twitter, ka shpërndarë foton e tij dhe të Kryemadhit teksa bashkojnë grushtet, pas firmosjes së marrëveshjes.

    Emri:  lulzim-basha-monika-kryemadhi.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  29.3 KB

    “Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë!” shkruan Basha.

    Në marrëveshjen mes dy forcave politike janë parashikuar 13 pika, ku kryesorja është nxjerrja e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar, sipas tyre nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit.

    PD dhe LSI kane rënë dakord që përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD dhe LSI marëveshje për koalicion bashkëqeverisës paszgjedhor

    Nënshkruan marrëveshjen me PD, Vasili tregon pikën që i ndan dy partitë: Ne duam që ligji i arsimit të lartë…

    Emri:  Capture-1.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  33.2 KB

    Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Real” Story”, në “Neës 24”, foli mbi marrëveshjen e nënshkruar me Partinë Demokratike. Ai tha se pikat e tyre programore janë thuajse të përbashkëta, por ndahen vetëm tek ligji për arsimin e lartë.

    Megjithatë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sqaroi se shpejt mes tyre do të ketë një dakordësim për këtë pikë. Ndërsa si ndërhyrje imediate, ai cilësoi reduktimin e largimit të të rinjve jashtë vendit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

    “Nëse i keni parë nga fillimi deri në fund marrëveshjen, ka disa momente që nuk janë të thjeshta. Së pari u vendos mbi marrëveshjen e një dakordsie politike, e cila kishte një front më të fortë vështrimi. Të gjitha pikat e marrëveshjes nuk janë vetëm sfidat elektorale, por edhe asaj që vjen mbrapa. E gjithë elektorati që është pjesë e frontit të madh opozitar, t’i gjen si përgjigje për këtë çështje. Në 2019 kur u përpilua për herë të parë programi, nuk kishim problematika të tilla siç ishin rindërtimi, apo pandemia. Sigurisht do të trajtoheshin, në transparencë të plotë. Ky angazhim, propocionaliteti në përfaqësimin e ardhshëm, gjithçka e bazuar në kontribute. Askush i privilegjuar. Gjithmonë mund të ketë pasur, mbivlerësim, nënvlerësim, Këtu vendoset një ndershmëri politike, janë shtylla që nuk devijohet. Është e qartë se adresimi i këtyre çështjeve, ka precipituar në dy vitet e fundit, flas për shpopullimin. Elementët e rëndësishme të rrënimit ekonomik. Para dy vite më parë kemi qenë në situatë ende më ekstreme. Të gjitha këtë çështje adresohen në mënyrë të qartë, specifike. Të gjithë i kanë të qarta gjërat, shtyllat për këtë janë. Krahas shumë elementeve të identifikuara, do të adresohen patjetër. Programet tona janë, në këtë pikë ne themi që ringritja ekonomike. Në 2013 kishte dy elemente që PS kërkoi që të ishin patjetër, kishte taksën që e quante të ndershme, atë progresiste. Ka pasur dhe shëndetësinë falas, sepse nga kjo tha ‘Rilindja’, fitojmë zgjedhjet. Unë kam thënë që ky model nuk funksionin për shumë arsye. Nëse do të bëjmë një koalicion do të bëjmë një kompromis. Ne futemi në zgjedhje për një program politik më të mirë. Ne, të dy partitë, një element që është diskutuar shumë është çështja e taksës së sheshtë. Në 2005 kur kemi dalë në politikë për herë të parë kemi pasur taksën e sheshtë si një model të përshtatshëm. Partia Demokratike ka një qasje në diferencë midis nesh dhe atyre, për ligjin e arsimit lartë. Ne jemi për një ligj që ka përmirësime të shumta. Partia Demokratike ka një mendim tjetër dhe thotë që ligji duhet ribërë. Ka dhe instrumente të adresuara. Për këto marrëveshje është punuar disa javë dhe nuk është punuar shpejt e shpejt”, tha Petrit Vasili

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Nje Mareveshje si ajo e Mukjes -e domosdoshme per ditet e sotme
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-08-2018, 05:32
  2. Lidhja e Gjirit Persik mareveshje me Shqiperine
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-10-2011, 02:09
  3. Serbia dhe Izraeli nënshkruajnë marëveshje bashkëpunimi
    Nga shoku_sar në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 10:39
  4. Meta: Koalicion paszgjedhor me PS-në
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 15:15
  5. Qeveria shqiptare nënshkruan marëveshje me Microsoft
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-10-2007, 10:25

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •