Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dosja e grupit "Kokaina": Lirohet me kusht një tjetër i dënuar

    Gjyqi maraton i Kolumbianve te Tiranes vazhdon.


    shekulli shkruan:

    Ja cthote italialianja:


    E PENDUARA
    Lidia Çestari sot dëshmon në Romë

    TIRANË - Sot në një gjykatë të Romës do të realizohet marrja e dëshmisë së Lidia Çestarit në prani të trupit gjykues të gjykatës së Tiranës, prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës të caktuar nga kjo gjykatë. Çestari pritet të rikonfirmojë dhe njëherë deklarimet që ka bërë më 29 mars 2001, dhe të realizojë njohjen e personave që ka takuar gjatë vizitës në Shqipëri nëpërmjet fotografive. Trupi gjykues i gjykatës së Tiranës ka mundësinë që të shfrytëzojë dëshminë e narkotrafikantes së penduar italiane për të provuar nëse akuzat e ngritura ndaj 6 pjesëtarëve të grupit "Kokaina" janë të vërteta, apo janë të pabaza. Dëshmia e Çestarit mendohet të krijojë një vizion më të qartë për trupin gjykues, nëse ka ekzistuar në të vërtetë një grup i organizuar që do të merrej me trafikun e kokainës, dhe kush ishin drejtuesit e tij. Duke qenë se Çestari është një dëshmitare e drejtpërdrejte që ka kryer negociata direkte me tre prej të pandehurve kryesorë, dëshmia e saj do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimin përfundimtar të gjykatës.



    ...........


    LETËRPOROSIA

    Si dëshmoi Çestari për "Kokainën"

    Viti 2001, e enjte 29 mars në ora 12.05, në Paliamo, pranë burgut lokal, përpara zëvendës Prokurorit Rajonal të Antimafias, Dr. Xhuzepe Kapoça. I asistuar për redaktimin nga M.O Lauria Fabricio IR.O.S. CC. "Lidia Çestari, lindur në Kazalnuovo (NA) më 18 .02.1964, e burgosur aktualisht këtu. Zyra bën të ditur se janë të pranishëm, në zbatim të letërporosisë së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, në datën 19.3 2001, zv/ Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Ardian Visha, zv Prokurori i Përgjithshëm Pertef Hamzai, prokurori rajonal i Tiranës Thoma Jano, dhe oficeri i policisë gjyqësore pranë Ministrisë së Rendit, Sokol Selfollari. Është gjithashtu i pranishëm Brig. Etore Çiro i R.O.S.CC. të Romës. E autorizuar që të emërojë një mbrojtës, Çestari përgjigjet: "Konfirmoj emërimin e avokatit Renata Xhilji të Gjykatës së Çivitavekias, e pranishme. Zyra lajmëron zonjën Çestari se marrja në pyetje bëhet me kërkesë të autoritetit gjyqësor Shqiptar të cilin Prokuroria e Republikës së Leçes e ka lejuar me notën e datës 24.03. 2001. E lajmëruar e hetuara se ka mundësinë që të mos u përgjigjet pyetjeve, por që në rast refuzimi, sidoqoftë autoriteti procedues do të dorëzojë kopjen e procesverbaleve të saj të bëra për çështjet e hetimit që bën Prokuroria e Shqipërisë.



    .......................

    Koçiu përdorte automjetet e Prokurorisë së Përgjithshme për të siguruar lëvizjet e narkotrafikantëve në Shqipëri
    Çestari implikon edhe funksionarë shtetërorë

    Italiania 39- vjeçare përshkruan takimet me disa drejtues të institucioneve shtetërore

    Alma Çuka
    TIRANË - Sokol Koçiu ka patur nën kontroll disa funksionarë të lartë të institucioneve shtetërore, emrat e të cilëve Çestari nuk i ka përmendur në dëshminë e saj për shkak të mosnjohjes, por ajo ka përshkruar identikitin dhe funksionin e tyre. Pikërisht këto detaje të paraqitura nga Çestari mund t'i shërbejnë prokurorisë për të shkuar më tej në lidhjet e personave që ajo i ka marrë në cilësinë e të pandehurit. Çestari përmend në deklarimet e saj të 29 marsit 2001, se vazhdimisht ajo ka qenë e siguruar dhe e shoqëruar nga automjete shtetërore, më saktë të prokurorisë së përgjithshme, të cilat mbanin përsipër dhe fenelina policie. Lëvizjet e saj në territorin shqiptar kanë qenë të garantuara qysh në momentin e zbritjes në Rinas e deri ditën që ajo është larguar. Narkotrafikantja 39 vjeçare dëshmon se ka mbetur e mahnitur nga organizimi i grupit shqiptar që kërkonte të hynte në trafikun ndërkombëtar të kokainës duke marrë përsipër të furnizonte dy drejtime, tregun rus dhe tregun Evropiano-Perëndimor.
    "Ata llogarisnin, që me paratë e nxjerra nga kjo shitje e parë, të nisnin një trafik tjetër kokaine që ta administronin në mënyrë autonome duke i caktuar pjesë në tregun e Lindjes dhe një pjesë në Evropën Perëndimore. Koli kishte ndërmend që të financonte, me të ardhurat e trafikut të kokainës një forcë politike që sipas fjalës së tij, do të fillonte një punë rindërtimi në Shqipëri , ndërsa ai do të vendoste njerëz të besuar prej tij në pika kyçe të administratës shtetërore. Për këtë qëllim ai më kërkoi edhe nëse do të mundja që të siguroja pajisje për spiunazhin dhe për përgjimin, meqë ai kishte ndërmend që të mbante nën kontroll të gjitha dhomat e zyrës së tij për të ditur se çfarë bënin njerëzit e tij dhe që të mundte me sa duket t'u bënte shantazh ose t'i eliminonte. Atë aktivitet ai e bënte me kohë por duke qenë se nuk i kishte ende ato instrumente që më kërkonte nuk kishte ende rezultate konkrete, edhe sepse më sqaroi se kishte njerëz të besuar të tij në zyra të ndryshme…Mëngjesin pasardhës erdhën të më merrnin në hotel Leko dhe Koli me Mercedezin si dhe më shoqëruan për në Portin e Durrësit, ku më prezantuan drejtorin e portit, një person rreth 50 vjeç, me flokë të bardhë, i fuqishëm i gjatë 1,70 m, i cili na tregoi një skelë të portit ku mund të ankoroheshin lehtësisht anije të vogla të afta të transportonin një ose dy kontenierë. Më kujtohet që u zhvendosëm nëpër skelë duke vërejtur gjendjen. Me sa kuptova, ishte Koli personi në raport direkt me drejtorin e portit. Në atë rast Leko nënvizoi aftësinë e tyre të plotë për të administruar çfardolloj ngarkese t'u mbërrinte, meqë kishin kontrollin e plotë të strukturës së portit. U shoqëruam edhe direkt në zyrën e drejtorit të portit që ndodhej në katin e ngritur të një ndërtese nga e djathta e hyrjes. Në atë moment erdhi një veturë, e cila kishte si shofer të riun që kisha parë ditën e mëparshme në aeroport dhe të gjithë së bashku u spostuam pranë një kantieri detar që administrohej nga një italian (toskan rreth 50 vjeç me flokë të dendur të gjatë të bardhë, mbase me mjekër). Brenda kishte skafe të shumtë dhe Leko më tha që aty ishte i depozituar një skaf në dispozicion të tyre që mund ta përdornin për të bërë dorëzime të vogla kokaine nga Shqipëria në Itali. Ai më tregoi skafin mbi të gjitha për të parë se në çfarë mënyre mund të fshihej droga në bord. Më kujtohet se me italianin folëm në zyrën e tij unë dhe Leko, ndërsa Koli ndenji afër makinës. Megjithatë pata përshtypjen se edhe në këtë rast Leko vepronte sipas urdhrave të Kolit, i cili mes të tjerash, nuk e fliste italishten (edhe pse e kupton) kështu që dialogjet e mija zhvilloheshin me Lekon në spanjisht. Përsa i përket pamjes së jashtme të Kolit, më kujtohet se ishte një person rreth 40 vjeç, i gjatë, flokë me thinja dhe sy me ngjyrë të çelët, me hundën si shqiponjë dhe i veshur mirë si dhe në zotërim të një pistolete ruse të kromuar".



    .....................

    TË PANDEHURIT
    Pse kundërshtuan dëshminë e Çestarit

    TIRANË - Gjashtë të pandehurit e procesit "Kokaina" dhe avokatët e tyre kanë tentuar vazhdimisht gjatë katër muajve të fundit që të nxjerrin jashtë loje dëshmitaren Çestari, si dhe i kanë kërkuar gjykatës ta vlerësojë të pavleshme dëshminë që ajo ka dhënë më 29 mars 2001. Taktikat e përdorura nga të pandehurit Koçiu, Bërballa dhe Durda kanë qenë nga të ndryshmet. Fillimisht ata kanë kërkuar të vënë në dyshim ekzistencën e Çestarit si dëshmitare dhe besueshmërinë e deklarimeve të saj, për shkak të implikimit që ajo kishte me narkotrafikun. Më pas të pandehurit, për të penguar dëshminë direkte te Çestarit përjashtuan avokatët e tyre mbrojtës dhe kërkuan që të mbroheshin vetë përballë 39- vjeçares së penduar. Por edhe kjo kërkesë e tyre u rrëzua nga gjykata duke caktuar avokatë kryesisht nga lista e saj. Tashmë të pandehurit e çështjes "Kokaina" shpresojnë vetëm në ndonjë "lajthitje" të mundshme të Çestarit në deklarimet e saj, gjë që do t'i nxirrte ata pa lagur nga një provë mjaft e fortë në duart e prokurorisë.

    .......................

    Ngarkesa e parë e kokainës që do të sillej në Shqipëri duhej të ishte 800 kg dhe do t'i shitej një grupi të mafias Ruse
    "Koçiu, njeriu i kandidatit për president"

    Lida Çestari rrëfen sesi ishte i organizuar grupi i trafikantëve shqiptarë të kokainës

    Alma Çuka
    TIRANË - Seanca e sotme që do të zhvillohet në një gjykatë të Romës për të marrë dëshminë e Lida Çestarit, pritet të rikonfirmojë dhe një herë deklarimet që Çestari ka dhënë për tre prokurorë shqiptarë më 29 mars 2001. Dëshmia e narkotrafikantes italiane që ka fituar statusin e të penduarës pritet të jetë një nga provat që do të fundosë gjashtë të pandehurit e çështjes "Kokaina". Deklarimet e Çestarit të dhëna më 29 mars 2001 kanë vënë në pozitë të vështirë të pandehurin Sokol Koçiu, i cili ka qenë sipas saj, njeriu kryesor i grupit që vepronte në Shqipëri, madje në disa raste e penduara dëshmon se njerëzit me të cilët ajo kontaktonte ishin nën urdhrat e Kolit. Në dëshminë e saj të 29 marsit 2001 Çestari tregon për vizitën e saj në Shqipëri, kontaktet me grupin shqiptar dhe me disa drejtues të institucioneve shtetërore, të cilët do të ndihmonin në garantimin e trafikut të kokainës. "Nga fundi i nëntorit 1999 shefi im, Jorge Meya i quajtur ndryshe Serxho, më lajmëron se do të kontaktoja me telefon nga një farë Leko, një shqiptar, për të rënë dakord në lidhje me një vizitën time në Shqipëri gjatë së cilës duhej të verifikoja se çfarë garancish Leko dhe grupi i tij mund të ofronin në lidhje me një trafik kokaine për të cilin ishin të interesuar. Në fakt u telefonova në telefonin tim celular nga Leko dhe unë i komunikova se në cilën ditë do të mbërrija në Tiranë. Ditën e caktuar mora fluturimin me Alitalian nga Milano, dhe mbërrita në Tiranë mbasdite. Sapo zbrita nga avioni dëgjova të thirrej emri im dhe m'u prezantuan dy persona, njëri prej të cilëve tha se ishte Leko dhe tjetri m'u prezantua me emrin Koli, i cili u cilësua si shefi i antimafias të Tiranës. Të dy ishin të shoqëruar nga dy persona të tjerë njëri prej të cilëve tha se ishte vëllai i Lekos, ndërsa për tjetrin nuk më kujtohet asgjë përveçse ishte i ri dhe se bënte punën e shoferit. Koli u kujdes që të merrte pasaportën time për problemet doganore, më pas në bordin e dy veturave me fenelinë policie me shoqëruan në hotel në qendër të Tiranës, në afërsi të një teatri dhe të një sheshi me një obelisk që më thanë se quhej Hotel Tirana, emër që unë e ngatërroja me Torino. Më kujtohet që të dyja veturat ishin me ngjyrë të errët dhe ajo e Kolit ishte një mercedes Gjerman, e zezë. Ai më tha se ishte veturë e shtetit që i ishte dhënë në përdorim atij. Më kujtohet gjithashtu se në hotel ishin sistemuar karabinierë të shumtë të policisë italiane dhe që edhe personeli i hotelit e fliste mirë italishten… Atë mëngjes dhe më pas në restorant ku shkuam në orën e drekës, Leko më tha në prani të Kolit, që vetë Koli ishte fija i presidentit (presidenti është kumbari i tij), duke më shpjeguar se bëhej fjalë për kandidatin për president në zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Shtoi se edhe babai i Kolit ishte një personazh politik, i cili ishte mundur në një zgjedhje të mëparshme ndërsa atë vit kishte dalë fitues ( nuk më shpjegoi se për çfarë tip zgjedhjesh e kishte fjalën). Nga muhabetet që bëmë kuptova se verën e kaluar ata kishin patur kontakte me një grup tjetër kolumbianësh për furnizimin e kokainës, por nuk kishin arritur një marrëveshje. Në negociatën me grupin e Serxhios, për llogari të të cilit punoja unë, ishin përkundrazi në një pikë të mirë, meqë ato ofronin garanci për çdo fazë të trafikut, si edhe për marrjen e mallit, dorëzimin klientëve, transportin e parave me sistemin bankar, brenda të cilit thoshin se nuk kishin asnjë problem. Furnizimi i parë duhej të ishte prej 800 kilogramësh kokainë që ato thoshin se duhej që t'ia dorëzonin tërësisht një grupi rus që do të mbërrinte me një avoin duke u dorëzuar paratë dhe duke marë kokainën. Leko më shpjegoi se kishte njohje të mira mes agjentëve sekretë rusë dhe që ai ishte një treg shumë i mirë për kokainën…Unë iu drejtova kështu Luixhi Gaspirinit duke fiksuar edhe një takim në Romë që nuk u bë. Saktësoj se Leko në atë rrethanë do të përdorte një dokument në emër të Nikola Papës. Mbasi lamë restorantin, me makinën Mercedes të zezë, unë Leko dhe Koli shkuam për në jug të Shqipërisë, në drejtim të Greqisë, duke përshkuar rrugë në mal dhe duke mbërritur në një bazë ushtarake që mbrohej nga një roje dhe që përbëhej nga një gji i ngushtë në fund të së cilit ishte një portë e madhe metalike që mbyllte hyrjen e një shpelle në të cilën më thanë se mund të hynin nëndetëse që mund të kalonin nga ana tjetër e malit. Në ato rrethana Koli shpjegoi se do të mundnin të përdornin atë bazë si pikë zbarkimi për varkat e vogla që do të bënin transportin mes një anijeje në det të hapur dhe tokës, meqë mund të mbështetej në disponibilitetin e plotë dhe absolut të atij vendi. Sidoqoftë ai vendi ishte interesant sepse në atë periudhë Serxho kishte një ide që të blinte nga Rusia një nëndetëse për ta përshtatur për transportin e kokainës. Më kujtohet se nga ajo bazë shihej Greqia. Po atë mbasdite u spostuam në një qytezë pak më në veri, ku ishte një port i vogël dhe vura re se Koli ishte i njohur mirë prej njerëzve të vendit. Ai më tha se edhe ai porti i vogël mund të përdorej për të bërë zbarkimin e kokainës. Mbrëmjen në vazhdim fjetëm në një hotel të atij qyteti, pasi hëngrëm një një restorant me një tarracë panoramike. Në mëngjes u kthyem në Tiranë dhe vazhduam bisedimet tona. Në veçanti, më thanë se nuk kishin asnjë vështirësi për të përdorur bankat shqiptare që të futej paraja në Kolumbi dhe folëm edhe për modalitetet me të cilat do të transferohej kokaina në Evropën Perëndimore me kopertinën (mbulimin) e trafiqeve të ligjshme, sepse më shpjegoi Leko në Shqipëri po mbërrinin shumë ndihma nga shtetet e tjera dhe që kështu ishte e lehtë të mbuloje spedicionet me shkëmbim mallrash. Për këtë qëllim ne e kishim zakon që të përdornim çimento, material ndërtimi dhe tubatura, por Leko tha që mund të përdornin edhe miell dhe mallra ushqimore, ai shtoi se ai nuk kishte vështirësi që të arrinte disponueshmërinë e anijeve të mëdha. Leko dhe Koli folën edhe në rastin e vizitës në kantier, për një djalë shumë të zotë në drejtimin e skafeve dhe që ato mendonin që ta përdornin në transportin e kokainës, por që për momentin ishte i burgosur në Bari, sepse ishte i arrestuar për imigracion klandestin. Koli po interesohej për lirimin e tij, duke saktësuar se kishte miq në Policinë Italiane dhe për atë qëllim kishin ardhur më parë në Itali dhe që se kishin ndërmend që të ktheheshin aty, Koli me pasaportën e vet ndërsa Leko me pasaportë false ( pata konfirmim për këtë ardhje të tyre sepse më pas mbasi unë u ktheva në Itali, u kontaktova nga Leko që më tha se ndodhej në Itali). Atë ditë Leko më kërkoi edhe nëse kisha disponueshmërinë e një sasie më të kufizuar kokaine, meqë ai e kishte një klient në Spanjë. Unë fola për këtë me Serxhon që më tha se kishte kokainë gati në Madrid të barabartë me 50 kilogram. Dhe në telefonata ne iu referuam apartamentit 50 metra katrorë. Biznesi nuk parashikonte asnjë transport droge sepse unë dhe Leko vetë do të ndërmjetësonim në Madrid për shkëmbimin e drogës me para. Më pas nuk u bë asgjë.
    Po atë mbasdite unë u ktheva në Itali me avion dhe me telefon e njoftova Serxhon për përfundimin e misionit tim, duke bërë vërejtjen se gjithçka që më ishte treguar dukej se kishte garanci absolute, por në fakt e vetmja garanci ishte roli institucional i Kolit dhe paketa e klientëve për të cilën krenohej Leko në Rusi dhe në Evropë. Mbas disa kohësh e pyeta Serxhon për gjendjen e bisedimeve dhe ai më referoi se Leko ishte i pranishëm në Kolumbi dhe se po negocionte direkt. Më pas unë nuk kam patur kontakte as me Lekon dhe as me persona të tjerë që i referohen atij".







    ..........



    ububujaa...

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Tani, ceshtja eshte: po perpiqen te na "gllaberojne", apo na kane "perlare" me kohe dhe ne ( si popull ) akoma nuk e kemi marre vesh?

    Kete trafikun e permendur ketu e ka zbuluar Interpoli me bashkepunimin e nje sere organizmash kombetare europiane ( ku rol te spikatur ka patur Prokuroria Antimafie e Italise ). Prokuroria jone s'ka bere gje tjeter vec ka ndjekur karvanin, se s'kishte ku ta luante bishtin ne kete rast. Direktivat Rakipit tone i vinin drejteperdrejte nga Pierluigi Vigna, kryeprokuratori antimafie i Italise dhe nuk bente dot dredha se kishte mbi koke organizma nderkombetare qe ja fusnin te dyja kembet ne nje kepuce edhe atij edhe qeverise tone. Edhe lajmi i sjelle nga Brari deshmon se akuza mbeshtetet kryesisht tek deklaratat e deshmitares italiane ( qe nuk e kemi kapur ne ).

    Ai italiani ne Durres qe "nderton" skafe e keni idene sesa vjet ka qe merret me kete pune or miqte e mi? E kane kapur gje ate? Po drejtorin e portit? Po ato bazat e jugut i kane "vulosur" gje per ti ruajtur ndaj perdorimit te paligjshem? Po mire ere po ky Kociu i vetmi trafikant te jete?

    "Ububuja" e ca se!!

    BA

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Droga, pasi të ndahej në porcione dhe të shitej, do të nxirrte një fitim prej më shumë se një milion e gjysmë euro. Dy durrsakët kishin hipur në dy autovetura të ndryshme, një Audi A-4 dhe një Opel Astra. Në gomën rezerë ishin fshehur 14 pako me kokainë

    [b]ITALI/ Në pranga Kujtim Hoxha, 45 vjeç, dhe Besnik Haxhi, 44 vjeç

    Kapen dy durrsakë me 8 kile kokainë të pastër


    --------------------------------------------------------------------------------

    ANSA

    KIETI

    Dy shqiptarë janë arrestuar dje, me 8 kilogramë heroinë, nga agjentët e Policisë së Kietit. Ata e blinin drogën në Holandë dhe e dërgonin në Itali nëpërmjet Qafës së Breneros, në veri të Italisë.

    Kapja e tyre u arrit pas një operacioni të koordinuar mes Policisë së Kietit dhe Departamentit Investigativ Antimafia. Droga, pasi të ndahej në porcione dhe të shitej, do të nxirrte një fitim prej më shumë se një milion e gjysmë euro.

    Të dy të arrestuarit, Kujtim Hoxha, 45 vjeç, dhe Besnik Haxhi, 44 vjeç, janë nga Durrësi, por jetojnë në Fermo të Aleksandrias. Ata janë arrestuar pikërisht në Brenero, që është edhe pika kufitare që shfrytëzonin për të hyrë në Itali. Dy durrsakët kishin hipur në dy autovetura të ndryshme, një Audi A-4 dhe një Opel Astra. Në gomën rezerë të njërës prej dy makinave ishin fshehur 14 pako me kokainë tepër të pastër, të cilën e kishin blerë në Holandë. Droga, sipas hetuesve italianë, ishte e destinuar për tregun e qendrës së Italisë. Këto bëhen të ditura nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

    Mendohet që qyteti Abruco do të përdorej më shumë për këtë tregti tepër fitimprurëse, nga e cila shqiptarët do të nxirrnin një milion e gjysmë euro. Detajet e këtij operacioni të policisë janë bërë të ditura gjatë një konference për shtyp nga drejtuesit e skuadrës së policisë që ka kryer arrestimet dhe sekuestrimin e kokainës. Megjithatë hetuesit nuk kanë dashur të tregojnë lidhjet e tyre me policitë e tjera për këtë aksion, me qëllim që të mos kompromentojnë vazhdimësinë e hetimeve. Gjatë sekuestrimeve policia ka gjetur brenda një depozite, në shtëpinë e vëllait të Haxhit, edhe 10 kilogramë lëndë që përdoret për përzierjen e drogës. Ndërsa në shtëpinë e Hoxhës janë gjetur disa peshore mjaft të sakta, të cilat, me sa duket, shërbejnë për ta ndarë drogën e kushtueshme në porcione. Tashmë të dy durrsakët janë akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Megjithatë hetimet vazhdojnë dhe nuk dihet nëse do të ketë edhe arrestime të tjera për të njëjtin rrjet. Të parët që janë ndier të rrezikuar, janë vetë familjareët e dy të arrestuarve, meqenëse në shtëpitë e tyre janë gjetur prova kompromentuese.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Italjani i kap se ka shtet, po aty tek ne, kushedi se me sa kate i kane vilat keta dy "trimat" e Durresit. Ka shume mundesi qe ne Shqiperi, drekat e darkat keta te dy ti shtronin me prokurore e hetues, sic bejne edhe sot e kesaj dite, pa u fshehur hic fare, bosat Durresake te trafiqeve.

    Te ben pershtypje, tek postimi i Brarit fakti qe Kociu e coo. nuk i donte parate e fituara prej trafikut per te bere qejf, apo per ti investuar ne Wall Street, apo per te cuar femijet ne Harvard, apo ku di une se per cfare tjeter. Ndoshta edhe per keto, por deshmimtarja Italjane thote se i donin per te financuar nje Parti te re dhe per te bere lufte ( politike e korruptive ) per te marre pushtetin! Pra synimi i vertete eshte vete Shqiperia!!

    Keta u zbuluan po sa te tjere ka akoma? A jemi 100% te sigurte qe nuk "na e kane hipur" nderkaq pa e kuptuar?

    BA

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Endrra e Shqiperise kolumbiane

    Fundi i te pares organizate te denuar per trafik nderkombetar droge. Nje ndermarrje me investim fillestar 10 milione dollare per te furnizuar tregun europian nepermjet Shqiperise. Me ane te nje flote anijesh, aeroanijesh, skafesh e avionesh. Historia e plote e nje aventure qe zgjati kater vjet

    nga Alfred Peza



    Anija transoqeanike shqiptare me flamur maltez "Privilegj", e ngarkuar ne portet e Venezueles me asfalt dhe celik, pasi pershkon Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe, ndalon ne ujerat nderkombetare mes Shqiperise e Italise. Ne kete moment, skafi i fuqishem me kater motorre "SIA" i Prokurorise se Pergjitheshme niset nga Porti drejt saj. Ndersa anija pret radhen per te shkarkuar mallin e deklaruar ne port, nga hapesirat e saj sekrete fillojne te shkarkohen pjese- pjese, 5- 6 mije pako drejtkendeshe me nga 1 kilogram droge secila. Qe imbarkohen me skaf ose me aeroanije, ne brigjet e Durresit ose ne Bazen Ushtarako- Detare te Pasha Limanit ne Vlore. Pasi magazinohet ne periferi te nje prej dy qyteteve bregdetare, gati gjysma e "mallit" ngarkohet ne nje avion privat "Antonov- 28", "Boeing 707" ose "HK- 3333" dhe niset drejt Rusise. Ndersa pjesa tjeter, i "shitet" pak grupeve te fuqishme shqiptare, qe kontrollojne linjat e narkotrafikut nga rruget ballkanike te heroines drejt Italise dhe shteteve te tjera europerendimore.

    Ky ishte skenari me optimist i nje operacioni gjigand 4 vjecar, i drejtuar nga ish vila e Vehbi Alimuces, perballe gjimnazit "Partizani" ne Tirane. Qe po t'i besosh ish ministrit te Rendit Ilir Gjoni, do te realizonte nje xhiro prej 400 milione dollaresh, ku "pjesa e luanit" do u rikthehej boseve te kartelit kolumbian te kokaines "Medilin". Ndersa me milionat shqiptare, "pritej te financohej fushata elektorale e nje partie politike ne Parlament", "te ngrihej nje gazete" dhe te rekrutoheshin zyrtaret dhe qeveritaret me te larte. Me nje qellim te vetem: cimentimin e pushtetit ekonomiko- kriminal te nje grupi qe synonte te kontrollonte nje distributor shqiptar per kokainen kolumbiane. Nje aventure e cmendur gjigandeske, nga ato qe dine te pjellin vetem mendjet e shqiptareve, te ushqyer ne kete cep te Ballkanit me endrren e pasurimit brenda nje nate dhe mbulimit me lavdine e perbotshme.

    Sipas vendimit te Gjykates se Faktit te Tiranes te henen e kaluar, ky ka qene plani i organizates se pare te krimit te organizuar ne Shqiperi, qe u denua per trafik nderkombetar droge. Gjashte pjestareve te se ciles, Frederik Durda, Arben Berballa, Sokol Kociu, Din Gjonaj, Vebi Hysa dhe Alfred Nanaj, do u duhet te vuajne sebashku, 800 muaj burg.

    Endrra e vjeter

    Denimi ishte dhe fundi i nje endrre te vjeter, e nisur per t'u bere realitet plot 6 vjet me pare. Atehere kur gjate trazirave te fillimvitit 1997, Shqiperia e mbetur pa shtet ishte lajmi i pare per te gjitha mediat e botes. Frederik Durda, nje emigrant politik i arratisur ne kohen e Enver Hoxhes, i kishte ndjekur keto lajme here nga SHBA ku ishte rezident, e here nga Kolumbia, ku u martua dhe u be me pas me vajze. Kishte bere shume miq ne vendin latinomerikan per shkak te zotesise se tij per t'u afruar me njerezit.

    Here pas here, ne keto udhetime e shoqeronte edhe Arben Berballa, nje gati bashkemoshatar i tij, me te cilin ishte me shume se shok, per shkak te nje lidhje shume te afert familjare. Dy emigrantet duket se kane arritur te depertojne ne shoqerine e boseve te njerit prej karteleve me te fuqishme te kokaines, ne qytetin e Medilinit. Nga ku kane filluar te ngjizin enderren e tyre per nje stacion shqiptar te droges kolumbiane, te destinuar jo per tregun e kristalizuar europiano- perendimor, por per ate lindor. Nje plan i realizueshem ne kushtet e mungeses se strukturave te forta shteterore dhe nivelit te larte te korrupsionit.

    Me 29 qershor 1997, Shqiperia zhvilloi zgjedhjet e reja dhe qeveria nisi punen per riforcimin e institucioneve dhe rivendosjen e autoritetit te shtetit. Pikerisht ne kete kohe, brenda 5 muajsh, ne pasaporten e Arben Berballes numerohen 5 vula te hyrje- daljes ne Kolumbi. Levizje te etheshme, qe lajmeronin marrjen e vendimit final, i cili duket se nuk ka vonuar. Per realizimin e skenarit duhej ngritur infrastruktura e nevojshme dhe rekrutuar njerezit e duhur. Ndaj me 7 tetor, Durda dhe Berballa themeluan ne Tirane shoqerine "All Nation Wite" shpk dhe moren me qera ish vilen luksoze te Vehbi Alimuces. Jave te etheshme pune, derisa ne fillim te vitit 1998 filloi edhe prova e pare. Nje ngarkese prej 6 kg kokaine u nis nga Kolumbia ne rruge legale per Thoma Kapuranin, alias Arben Berballa, ne adrese te firmes se re. Nje eksperiment i nderprere ne ambjentet e Aeroportit te Frankfurtit ne Gjermani, pas zbulimit te qeseve me pluhurin e ndaluar, te fshehura ne paretet anesore te 4 fucive me boje shkrimi.

    Flota ajrore

    Megjithese nuk paten asnje pasoje, per shkak se kjo veper penale nuk parashikohej ne ate kohe ne legjislacionin shqiptar, Durda e Berballa vrapuan te fshinin gjurmet, duke krijuar pak jave me vone, me 20 mars 1998, nje tjeter shoqeri tregtare me emrin "General Trading" shpk. Deshtimi i proves se pare i beri dy emigrantet shqiptare, te kthyer nga SHBA per te punuar ne Shqiperi, qe te kuptojne se realizimi i projekteve te ketij kalibri, nuk ishte aq i thjeshte.

    Ndaj, thuajse e gjithe vera e atij viti kaloi me perpunimin e nje plani tjeter. Si rrugezgjidhje u gjet blerja e nje avioni. Nje investim prej 1.5 milone USD, qe nisi te materializohet me dergimin nga Durda ne shtator 1998 te ofertave ne drejtim te shoqerive "Aerolinea Tampa Cargo" dhe "Aerolinea Tampa" S.A. Kjo e fundit kthen pergjigje me 3 nentor, duke e ftuar Durden te depozitoje ne banke 100 mije dollaret e pare per te nisur procedurat. Me 9 shkurt 1999 edhe firma tjeter kthen pergjigje, duke dhene oferten per nje avion te tipit "HK 3333". As keto, por as oferta e nje viti me vone, ne 3 prill 2000 nga shoqeria "Blu Dream" per nje avion tip "Antonov", nuk u ka pelqyer "boseve". Ata mesa duket kane kuptuar se transporti i droges nga Kolumbia ne Shqiperi nepermjet linjave ilegale ajrore, ishte po aq i pasigurte sa edhe trafiku nepermjet linjave legale. Ne kete menyre, bashke me "endrren blu", duhej fshire edhe emri i firmes me ane te se ciles ishte operuar per te themeluar me 26 shkurt 1999, nje tjeter shoqeri fantazem. Kete radhe me emrin "IADA" shpk.

    Garancite per kolumbianet

    Dalengadale po trokiste mesi i 1999 dhe gati 2 vjet nga nisja e punes, plani per ngritjen e distributorit shqiptar te kokaines rrezikonte te deshtonte. Ndaj kolumbianet, qe duket se e kishin per zemer kete projekt, kane dashur t'i ulin partneret shqiptare me kembe ne toke. Per kete, me 19 qershor, erdhi per rikonjicion nepermjet Portit te Vlores, "ambasadori" i pare i kartelit kolumbian te droges. Ai u prit vecante nga Sokol Kociu qe sapo ishte larguar nga detyra e Drejtorit te Policise aty, pas nje incidenti me skafistet. Megjithese me pasaporte panameze, ai ka shtetitur pa asnje problem ne zona e baza te ndaluara ushtarake, duke "prekur" me dore vendet ku mund te depozitohej ngarkesa e droges.

    Nje prove e pare e vertete per grupin shqiptar, qe duket se ka kaluar me sukses. Pas se ciles eshte konkluduar ne planin e trete, qe e parashihte mberritjen e ngarkesave me kokaine nepermjet rruges detare. Nje plan qe duket se po i buzeqeshte fati, kur me 12 korrik 1999, Prokurori i Pergjithshem Arben Rakipi, nje i njohur i vjeter Kociut, firmosi emerimin e tij ne detyren e shefit te policise gjyqesore. Nje pozicion kyc, nga ku kalonin te gjitha dosjet penale te drejtesise shqiptare. Projekti dukej se kishte nje aresye me teper per t'u realizuar. Ndaj Durda e Berballa kane nxituar me 27 shtator '99 drejt Maltes, duke autorizuar avokatin e tyre te themeloje me emrat e rreme Nikolla Papa e Arben Balla, shoqerine "Privillege Maritime" l.t.d. Nje hap jurdik, qe coi 10 dite me pas ne blerjen me 1 milion dollare te anijes transoqeanike "Privilegj". Nga ky moment, rruga ishte e hapur. Nderkohe qe per transportin e mallit nga anija ne breg, mberriti ne Portin e Durresit nga Italia skafi "SIA" me 4 motorre, te cilin Kociu e paraqiti si mjetin e Prokurorise.

    Gjithcka tashme ishte gati per 12 nentorin, kur e derguara e bosit kolumbian Serxhio Guileres, italiania Lidia Cestari mberriti ne Tirane "per te verifikuar besueshmerine e garancive qe kishte ofruar organizata shqiptare, mjetet, bankat dhe lehtesite aeroportuale e detare". Ne shoqerine e Durdes dhe "shefit te antimafias" shqiptare Kociu, ajo pa pergatitjet per nje zbarkim ngarkese te madhe kokaine ne Durres dhe Vlore. Kjo i hapi driten jeshile, udhetimit te ri te Durdes, ne nentor- dhjetor 1999, drejt Kolumbise. Ku u vendos perfundimisht per transportin e 6 toneve kokaine. Po mbyllej viti dhe ne shoqerine e te dashures se tij Blerta Papuciu, Durda ka zbarkuar ne Athine. Se bashku me familjet udhetuan nga Tirana edhe Berballa, Kociu dhe kryeprokurori Rakipi. Fotot e festimit ne nje tryeze te perbashket te nates se vitit te ri 2000, u nisen urgjent drejt Kolumbise si nje garanci me teper per "mbeshtetjen shteterore" te operacionit te tyre.

    Operacioni

    Kjo duket i ka ngrohur pa mase kapot e Medilinit, qe vrapuan te sjellin me 26 janar ne Tirane, Velez Urihe Pedro Joze, ose ndryshe "Pedro". Njeriu qe per disa muaj, nga ish vila e Alimuces ne Tirane u kujdes per pritjen e ngarkeses, menaxhimin e situates, shperndarjen dhe grumbullimin e te ardhurave. E ku per here te pare, grupi shqiptar mori formen e plote me detyra te percaktuara. Me 17 prill 2000, ishin pjekur kushtet qe Durda e Din Gjonaj (nje mik i vjeter biznesi kosovar) te udhetonin drejt Rusise, per te vendosur kontaktet me kapot e tregut te droges, nepermjet lidhjeve te tyre me trafikantet kosovare. Nje jave me pas, drejt Kolumbise, si pengje sigurie te pales shqiptare, nisen Vebi Hysi e Alfred Nanaj, te njohur te kapove te rrjetit, te prezantuar si familjare te tyre.

    Nderkohe ne Shqiperi deri ne fillim te gushtit, shkojne e vijne njeri pas tjetrit edhe dy kolumbiane te tjere. Derisa ne korrik u dha urdheri qe anija "Prvilegj" te niste udhetimin drejt Venezueles. Me 2 gusht, ne Puertokolegjo ngarkon 997 ton asfalt per llogari te shoqerise se Durdes "IADA" shpk dhe me 10 gusht ne Portin e Mantazanas, ngarkon 4.265 ton celik. Pas kesaj, sebashku me anijen "SUERTE" te nje shoqerie tjeter kriminale, priste ne det te hapur ne afersi te deltes se lumit "Orinoko", qe me ane te skafeve te fuqishme te ngarkonte ne depozitat e saj te fshehta, 6 ton kokaine te paketuar.

    Por ekuipazhi ka pritur me kot deri me 16 gusht, kur moren nje urdher te papritur te largoheshin nga Porti i Montanies ne drejtim te Xhonovas, duke bere levizje boshe. Nje udhetim i pashprese per gati dy jave neper dete, derisa me 29 gusht, autoritetet gjyqesore italiane nxorren dekretin e kontrollit dhe sekuestrimit te anijes. Dy dite me pas, autoritetet spanjolle duke dyshuar per nje ngarkese droge, bene bllokimin e saj, ndersa forcat speciale arrestuan anetaret e ekuipazhit. "Privilegj" ishte 260 milje larg portit me te afert, ne ishujt Kanarie. Me 2 shtator anija u percoll per ne bazen ushtarake te Las Palemas ne Grand Kanarie te Spanjes. Te nesermen, autoritetet spanjolle, ne bashkepunim me ato italiane, bene kontrollin dhe fotografimin e anijes.

    Pak ore pas kesaj, gjate nje takimi ne qytetin e Sarandes, zv/prokurori i Antimafias italiane, Francesko Mandoi informoi kryeprokurorin Rakipi per rezultatet e operacionit dhe implikimin ne kete aventure edhe te krahut te tij te djathte, Kociu. Megjithate, duke mos dashur te humbe shansin e menaxhimit te afro 10 milione dollareve kesh qe duket se kishin mberritur dorazi ne Shqiperi nepermjet kolumbianeve, Durda u nis ne vjeshte serish drejt Kolumbise. Ku ka kembengulur per t'iu rikthyer transportit te kokaines me avion privat te tipit "Antonov". Per kete filloi edhe financimi i projektit, duke kuptuar shpejt qe punet kishin shkuar me larg se sa kishin menduar ne fillim. Ndaj, nga nentori 2000 e deri ne fund te janarit 2001, ne 7 rruge u nxitua te behej transferimi ne kesh i nje shume prej 6 milione e 295 mije USD. Nje operacion qe do te kishte vazhduar nese naten ndermjet 2 shkurtit duke u zbardhur data 3, nuk do te ishte realizuar ne 7 shtete njeheresh, operacioni "Joerney Italia", qe mundesoi arrestimin e Durdes, Berballes dhe 16 personave te tjere te implikuar ne kete rrjet te trafikut nderkombetar te kokaines. Ne shtepite e te cileve ne Tirane u kapen afro 1 milion dollare te tjere, ndersa rreth 2- 3 milione dyshohet se u shpetuan ne sekondat e fundit nga Blerta Papuciu ne momentin e arrestimit te "te dashurit" te saj, Frederik Durda.

    Kurthi

    Por si u be shkrumb e hi brenda nje dite projekti 4 vjecar me nje investim prej 10 milione dolaresh per ndertimin e nje distributori kokaine ne Shqiperi? Pse skafet e fuqishme, nga delta e lumit "Orinoko" nuk arriten kurre ne anijen "Privilegj"? Keto pyetje kane rreth 30 muaj qe torturojne ne qelite e burgut 313 ne Tirane, jo vetem Durden e Berballen, por edhe Kociun, Gjonajn, Hysin e Nanajn. Gjate vendimit gjyqesor, ata mesuan se shkak ishte bere arrestimi pikerisht ne diten qe duhej sjelle ngarkesa 6 toneshe, me 16 gusht 2000, i Ivan De La Veges nga autoritetet e SHBA ne Marakaiho. De La Vega ishte pergjegjesi kryesor i lidhjeve me operacionet e ngarkimit te sasive te kokaines, nga brigjet e Amerikes Latine dhe kryesisht lumit "Orinoko" ne anijet "Privilegj" dhe "Suerte 1", me destinacion Europen dhe Shqiperine. Ky arrestim sipas vendimit te Gjykates se Tiranes, "dhe marrja vesh nga ana e eksponenteve te tjere kolumbiane per kete arrestim, beri te mundur deshifrimin e kalkulimeve te bera dhe dekonspirimin e skemave te ndertuara me aq perpikmeri nga te gjitha palet e perfshira ne trafik".

    Sipas nje burimi zyrtar te besueshem te Prokurorise se Pergjitheshme shqiptare, shkak per kete arrestim ka qene zbulimi i operacionit per shkak te mungeses se kujdesit te duhur gjate bisedes telefonike te njerit prej eksponenteve te grupit shqiptar, qe ishte vene nen pergjim. Por, pavaresisht nga kjo, ky megaoperacion me fuqi te madhe financiare dhe mbeshtetje nga zyrtare shteterore, ishte i destinuar te deshtonte. Pasi nje treg kaq i vogel sa Shqiperia nuk mund te luante nje rol "planetar" qofte edhe ne trafikun e droges. Skenari se pas kesaj do te financoheshin parti politike, media, etj per te patur ne dore tregun ekonomiko- kriminal, tashme sherben thjeshte si nje kazus juridik. Qe shenjoi 6 te denuarit me 66 vjet burg per trafikun e mbetur ne tentative te kokaines, si te parin grup te krimit te organizuar shqiptar, te denuar nga gjykata per trafik nderkombetar droge.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 26-04-2003 më 17:34
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Fotoja e mesiperme eshte nga seanca e dhenies se vendimit te procesit kokaina...

    Me behet qejfi qe te pakten vetem per nje here kane arritur te kapin nje rrjet te tille kriminal. Por fatkeqesisht eshte shume pak. Mendoni se sa shume rrjete te tjera kriminale te tilla ekzistojne... Dhe c'eshte me e keqja, forca politike mund te financohen nga keto grupe te tilla...
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ky kartel shqiptar droge nxorri ne drite dy gjera:

    - Implikimin e kupoles qeverisese ne vend ne keto trafiqe.
    - Gadishmerine e drejtesise italiane per te shkaterruar mafien shqiptare.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Zbulimi i ketij rrjeti ishte me teper pune e policise Italiane ,ata rane ne gjurmet e ketij rrjeti mafioz,dhe policia jone vetem beri te mundur arrestimin e tyre.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Kurse une theme se ishte vndosmeria e mafjes italiane per te shkateruar ate shqipetare.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Lirohet Sokol Kociu, anetari i "Kokaines"

    E Enjte, 21 Maj 2009

    Tirane- Ish-anetari i grupit "Kokaina", Sokol Kociu, ka fituar lirine e tij duke i dhene keshtu fund "luftes" se gjate te gjyqeve, per ulje te denimit. Gjyqtari i ceshtjes, Arben Micko ka vendosur dje, te pranoje kerkesen e te denuarit per lirimin e tij me kusht. Mesohet se Kociut i kishte mbetur per te vuajtur edhe 2 vjet e 7 muaj burg. Ai nuk duhet te kryeje asnje veper penale, ne te kundert jo vetem qe do te riarrestohet serish, por denimit te marre do i shtohet edhe pjesa e denimit qe i kishte mbetur. Dy seanca me pare Kociu i sqaroi gjykates, se nese ai do te fitonte lirine e tij, do te punonte se bashku me bashkeshorten, e cila drejton nje zyre projektimesh. Por jo vetem kaq. Kociu i shpjegoi gjykates se ai kishe dhe profesionin e tij te juristit. Pas paraqitjes se te gjitha dokumenteve per regjistrimin e aktivitetit te bashkeshortes se tij, trupi gjykues me gjyqtar Arben Mickon, ka pranuar kerkesen e Kociut per lirimin e tij me kusht. Kerkesa per lirimin e tij me kusht u depozituar ne Gjykaten e Tiranes, ne muajin korrik te vitit te kaluar, pas nje mori kerkesash per ulje denimi, apo per perfitim amnistie. Sokol Kociu, me detyre ish-oficer i Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme, eshte vene ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kokaina" ne vitin 2001, per akuzuat "trafik te lendeve narkotike" dhe "pjesemarrje ne organizata kriminale". Gjykata e Tiranes, me vendimin nr. 356, date 14.04.2003, ka deklaruar fajtor Sokol Kociun, per veprat penale te organizimit dhe drejtimit te organizatave kriminale me qellim trafikimin e narkotikeve, krijimit te bandes se armatosur dhe organizates kriminale, si dhe falsifikimit te leternjoftimeve apo vizave, duke i caktuar nje denim perfundimtar prej 15 vjetesh burgim. Per me shume se tre vite me radhe, Kociu depozitoi ne Gjykaten e Tiranes nje numer te madh kerkesash, me objekt ulje denimi, amnisti apo liri me kusht. Nje nga kerkesat e depozituara ka qene edhe ajo e shqyrtuar nga ana e gjyqtarit Martin Deda, i cili pranoi transferimin e Kociut nga burgu i Peqinit ne nje burg te sigurise se zakonshme. Pas vendimit te Gjykates se Tiranes, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve e transferoi ate ne burgun e Vaqarrit.

    Vendimet e tre gjykatave

    Ne prill te vitit 2003 Sokol Kociu, u denua me 15 vjet burg nga Gjykata e Tiranes, vendim te cilin Apeli e la ne fuqi ne dhjetor te atij viti. Me pas, Gjykata e Larte duke argumentuar se ne proces nuk kishte shkelje procedurale, refuzoi ta shqyrtonte rekursin e te pandehurve. Ne fund te vitit 2005, Gjykata Kushtetuese evidentoi shkelje te Kushtetutes dhe riktheu ceshtjen ne Gjykaten e Larte. Kjo gjykate ne baze te detyrave te lena nga Kushtetuesja, iu hoqi tre te pandehurve Frederik Durda, Arben Perballa dhe Sokol Kociu, akuzen e "drejtimit dhe perfshirjes ne organizate kriminale", duke u ulur edhe denimin. Perfundimisht, Kociu u denua me 12.5 vjet burg, nga te cilat deri tani ka vuajtur plot 10 vjet.

    KJ
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-12-2009 më 16:55

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Lirohet Arben Perballa, anetari i grupit "Kokaina"

    E Enjte, 03 Dhjetor 2009

    Tirane- Lirohet me kusht, Arben Perballa, anetari i grupit "Kokaina". Gjykata e Tiranes ka vendosur dje te pranoje kerkesen e depozituar nga vete i pandehuri, per lirimin e tij me kusht, deri ne perfundim te denimit. Gjyqtari i ceshtjes Ilir Celiku, pasi ka shqyrtuar dosjen e te pandehurit, sjelljen e tij te mire, si dhe ka konstatuar se i kishin mbetur rreth 2 vjet e 7 muaj nga denimi, ka vendosur pranimin e kerkeses se Perballes. Me 20 maj te ketij viti, Gjykata e Tiranes pranoi kerkesen per lirimin e anetarit tjeter te dosjes "Kokaina", Sokol Kociut per shkak te gjendjes se tij shendetesore. Te arrestuarit e dosjes "Kokaina" ishin te akuzuar per organizimin e trafikut te narkotikeve dhe kokaines, nga Kolumbia ne Shqiperi ne vitin 2001, krijim te organizatave kriminale, trafikim te lendeve narkotike, armembajtje pa leje. Keto jane akuzat qe derguan ne burg ish-shefin e policise, Sokol Kociu, se bashku me pese persona te tjere, ne vitin 2001. Pese pjesetaret e grupit "Kokaina", ishin Frederik Durda, i denuar me 16 vjet burg, Arben Perballa me 15 vjet, Sokol Kociu me 15 vjet, Mentor Hadergjonaj me 7 vjet burg (tani eshte lene i lire), Vehbi Hysi me 5.5 vjet, (vdiq ne maj te 2003 pak muaj para se te lirohej), ndersa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg. Procesi ndaj tyre ka qene shume i bujshem edhe per vete faktin se asokohe u perfol dhe implikimi i ish-Prokurorit te Pergjithshem, Arben Rakipi, i cili ishte nje nder miqte e ngushte dhe eprori i Sokol Kociut.

    R.C

    Dosja "Kokaina"

    Pjesetaret e grupit "Kokaina" u arrestuan gjate muajve shkurt-mars te vitit 2001 ne Tirane, pas nje operacioni te nisur nga Kolumbia dhe Italia, per dyshimet e ngritura rreth tentatives se trafikut te droges nga Amerika Latine. Pergjimet ishin kryer nga Antidroga italiane per disa muaj dhe iu dorezuan drejtesise shqiptare.

    KJ

  12. #12
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Dosja e grupit "Kokaina": Lirohet me kusht një tjetër i dënuar

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lirohet Sokol Kociu, anetari i "Kokaines"

    E Enjte, 21 Maj 2009

    Tirane- Ish-anetari i grupit "Kokaina", Sokol Kociu, ka fituar lirine e tij duke i dhene keshtu fund "luftes" se gjate te gjyqeve, per ulje te denimit. Gjyqtari i ceshtjes, Arben Micko ka vendosur dje, te pranoje kerkesen e te denuarit per lirimin e tij me kusht. Mesohet se Kociut i kishte mbetur per te vuajtur edhe 2 vjet e 7 muaj burg. Ai nuk duhet te kryeje asnje veper penale, ne te kundert jo vetem qe do te riarrestohet serish, por denimit te marre do i shtohet edhe pjesa e denimit qe i kishte mbetur. Dy seanca me pare Kociu i sqaroi gjykates, se nese ai do te fitonte lirine e tij, do te punonte se bashku me bashkeshorten, e cila drejton nje zyre projektimesh. Por jo vetem kaq. Kociu i shpjegoi gjykates se ai kishe dhe profesionin e tij te juristit. Pas paraqitjes se te gjitha dokumenteve per regjistrimin e aktivitetit te bashkeshortes se tij, trupi gjykues me gjyqtar Arben Mickon, ka pranuar kerkesen e Kociut per lirimin e tij me kusht. Kerkesa per lirimin e tij me kusht u depozituar ne Gjykaten e Tiranes, ne muajin korrik te vitit te kaluar, pas nje mori kerkesash per ulje denimi, apo per perfitim amnistie. Sokol Kociu, me detyre ish-oficer i Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme, eshte vene ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kokaina" ne vitin 2001, per akuzuat "trafik te lendeve narkotike" dhe "pjesemarrje ne organizata kriminale". Gjykata e Tiranes, me vendimin nr. 356, date 14.04.2003, ka deklaruar fajtor Sokol Kociun, per veprat penale te organizimit dhe drejtimit te organizatave kriminale me qellim trafikimin e narkotikeve, krijimit te bandes se armatosur dhe organizates kriminale, si dhe falsifikimit te leternjoftimeve apo vizave, duke i caktuar nje denim perfundimtar prej 15 vjetesh burgim. Per me shume se tre vite me radhe, Kociu depozitoi ne Gjykaten e Tiranes nje numer te madh kerkesash, me objekt ulje denimi, amnisti apo liri me kusht. Nje nga kerkesat e depozituara ka qene edhe ajo e shqyrtuar nga ana e gjyqtarit Martin Deda, i cili pranoi transferimin e Kociut nga burgu i Peqinit ne nje burg te sigurise se zakonshme. Pas vendimit te Gjykates se Tiranes, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve e transferoi ate ne burgun e Vaqarrit.

    Vendimet e tre gjykatave

    Ne prill te vitit 2003 Sokol Kociu, u denua me 15 vjet burg nga Gjykata e Tiranes, vendim te cilin Apeli e la ne fuqi ne dhjetor te atij viti. Me pas, Gjykata e Larte duke argumentuar se ne proces nuk kishte shkelje procedurale, refuzoi ta shqyrtonte rekursin e te pandehurve. Ne fund te vitit 2005, Gjykata Kushtetuese evidentoi shkelje te Kushtetutes dhe riktheu ceshtjen ne Gjykaten e Larte. Kjo gjykate ne baze te detyrave te lena nga Kushtetuesja, iu hoqi tre te pandehurve Frederik Durda, Arben Perballa dhe Sokol Kociu, akuzen e "drejtimit dhe perfshirjes ne organizate kriminale", duke u ulur edhe denimin. Perfundimisht, Kociu u denua me 12.5 vjet burg, nga te cilat deri tani ka vuajtur plot 10 vjet.

    KJ
    Ndërtimet pa leje, policia arreston avokatin Sokol Koçiu

    TIRANË- Mësohet se ndër personat që policia ka arrestuar për ndërtimet pa leje është edhe avokati Sokol Koçiu, i cili u arrestua sot nga policia në kuadër të planit të masave për goditjen e krimit mjedisor.

    Sipas burimeve nga policia’ Koçiu po ndërtonte pa leje një godinë në afërsi të Liqenit Artificial.

    Policia bëri të ditur më herët se ka nisur procedimin penal për 64 shtetas si dhe ka arrestuar në flagrancë 6 persona për ndërtimet pa leje. Sipas Kodit Penal këta persona mund të dënohen deri në 5 vite burg për këtë krim.

    /BalkanWeb

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  5. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •