Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Joe Biden anuloi tė mėrkurėn njė urdhėr tė paraardhėsit tė tij qė bllokonte shumė aplikantė tė kartės sė gjelbėr tė hynin nė Shtetet e Bashkuara.
Ish-Presidenti Donald Trump e lėshoi masėn e ndalimit vitin e kaluar, duke thėnė se ishte e nevojshme pėr tė mbrojtur punonjėsit amerikanė nė mes tė nivelit tė lartė tė papunėsisė pėr shkak tė pandemisė sė koronavirusit.
Zoti Biden e hodhi poshtė atė arsyetim nė njė deklaratė tė mėrkurėn qė shfuqizonte ndalimin e vizave. Presidenti demokrat tha se ajo masė kishte penguar familjet qė tė bashkoheshin nė Shtetet e Bashkuara dhe dėmtonte bizneset amerikane.
Demokrati Biden, ka premtuar tė shfuqizojė shumė nga politikat e ashpra tė emigracionit tė zotit Trump. Grupet pėr mbrojtjen e emigrantėve kishin kėrkuar javėt e fundit qė ai tė hiqte ndalimin e vizave, i cili kishte afatin tė skadonte mė 31 mars.
Zoti Biden la nė fuqi njė tjetėr masė qė ndalon shumicėn e punėtorėve tė huaj tė pėrkohshėm.
Nė tetor, njė gjykatės federal nė Kaliforni bllokoi ndalimin e zotit Trump pėr ata punėtorė tė huaj pasi prekte qindra mijėra biznese amerikane qė e sfiduan atė vendim nė gjykatė.
Curtis Morrison, njė avokat emigracioni nė Kaliforni, i cili pėrfaqėson personat e prekur nga ndalimi tha se zoti Biden tani do tė duhet tė trajtojė ēėshtjen e njė numri tė madh kėrkesash qė janė zvarritur prej muajsh ndėrsa pandemia ndėrpreu pjesėn mė tė madhe tė procedurave nga Departamenti i Shtetit. Procesi mund tė zgjasė me vite, tha ai. Departamenti i Shtetit nuk iu pėrgjigj menjėherė njė kėrkese pėr koment.
https://www.balkanweb.com/shfuqizohe...-te-kerkesave/
Krijoni Kontakt