Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    “Ndoshta do humb vota, por…” Rama për largimet nga Shqipëria: Nuk është fundi i botës, shqiptarët i

    Emri:  Rama-5-767x450.jpg

Shikime: 215

Madhësia:  23.1 KB

    I ndodhur në Vlorë, në një bashkëbisedim me qytetarët atje, ku prezantoi edhe projektet e reja për qytetin, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave opozitare për largimet nga Shqipëria.


    Rama i cilësoi skandaloze akuzat, duke thënë se shqiptarët kanë lëvizur gjithmonë në histori, veçse në kohën kur i mbajti të mbyllur si në kafaz Enver Hoxha. Ikjet për të nuk janë fund i botës, pasi gjëra të tilla ndodhin në të gjitha vendet në tranzicion, ku njerëzit janë të lirë të jetojnë e punojnë ku duan.

    “Ndoshta humb vota, por… e vërteta është që jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ, më shumë ikin se vijnë. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar, por i gjithë vendeve që kanë dalë nga tranzicioni. Shqiptarët s’kanë dalë veç kur i mbylli Enveri në kafaz dhe i bëri gardelina që duhet të këndonin këngët e partisë. Në të kaluarën shqiptarët kanë qënë popull që kanë lëvizur gjithmonë. Unë kurrë nuk mund t’i them një 20 vjeçari që thotë dua ta provoj veten se nuk pres dot as një mandat tjetër as 2 për të më bërë këtu gjërat që kam dëshirë, por e dua sot dhe do shkoj ta marr atje.

    Sot jetojmë në një kohë tjetër. Skandaloze këtu është propaganda që bëhet se ikën 500 mijë vetë kur erdhi Rama. Këto janë çmenduri. Mos harrojmë që ka shumë shqiptarë që janë kthyer në këto periudha. Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, Nuk është fundi i botës. Trendi hisotik do kthehet, por këtë nuk e vendos dot unë. Po ata që lëvizin nga Kroacia, Bullgaria e Rumania? Nuk i regjistron kund njeri si azilantë se ata lëvizin në një treg të përbashkët.

    Në 2019 ka pasur 100 mijë kroatë të regjistruar për punë në Gjermani. Çështja është më komplekse. ne s’kemi shkop magjik, se bëjmë dot të atillë që të rinjtë shqiptarë të gjejnë sot këtu atë që kërkojnë dhe shpesh e gjejnë apo jo. Por sështë kollaj dhe atje në Gjermani e Itali, rëndësi ka që jemi në drejtimin e duhur. Gjermania e Italia nuk janë ndërtuar për 7 vjet.”,
    - tha Rama./ballkanweb

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: “Ndoshta do humb vota, por…” Rama për largimet nga Shqipëria: Nuk është fundi i botës, shqiptar

    Në vitin 2016, sipas një statistike, ishin rreth 47% shqipëtarë të emigruar gjatë kohës, duke filluar nga viti 1990.
    Tani, e kalojnë shifrën prej 50% me siguri, të mos themi më tepër.
    Tani, pa na thuaj zotrote, që na paraqitesh si koka e Zeusit, për të mbrojtur “kauzën 30 vjeçare”, më të ndyrë të historisë? Cili komb në botë, nga “qefi”, sipas teje, ka emigruar mbi 50% ? I cili, ashtu, “pa u menduar gjatë”, ka lënë vendlindjen, që për çdo njeri në botë, është e shenjtë! Se bie fjala, edhe zotrone bëre një xhiro andej nga Franca ca kohë. Duhet të të kujtohet, se me atë punën duke pastruar kopshtet e Francëzëve, nuk të dilnin të blinje brisqe për tu rruar. Të kujtohet, që kur të mori Fatos Nano, nuk të njihnin më të afërmit, nga “lezeti që i kishe nxjerrë emigracionit”. Apo nuk është kështu? Të paktën këtë ka pohuar Fatosi.
    Pra, i dashur, “timonier”, apo i zoti i “tepsisë”, a mund ta imagjinosh sa të lehtë e kanë pasur, ata bij e bija nënash, të cilët lanë vendin, shtëpinë, familjen (babë, nënë, motër, vëllezër, të afërt, shokë , miq….), dhe ikën, për të ngritur një jetë të re, në një vend të panjohur? Në një vend që s’e kishin idenë çfarë i priste, që nuk njihnin gjuhën, zakonet, traditat, të papriturat etj?
    E përse?
    Për qefin e fytyrave dhe zemrave tuaja prej përbinshash, që nuk pyesni përveç vetes dhe familieve tuaja.
    E kjo, nuk ka arritur, që kjo rrjedhje të pushojë. Në mandatin tënd të tretë, që vetëm për shqipëtarët nuk është, ashtu si pretendini ju, rrjedhja do vazhdojë më me shpejtësi.
    Dhe, do të shkojë deri aty, që nënshtetasi i vetëm që do të të ngelet, do jetë vetëm “Zaho”.
    Por, ruaje edhe atë, që edhe ai të mos të të ikë….
    Dhe kini gojë të hapni për premtime, gjëra që edhe ju vetë nuk i besoni! Dhe shpresoni t’ju besojë populli?
    Klasë politike “gjarpërinjsh”, keni ngulur “dhëmbët helmues”, në “thembrën e popullit”, qe po jep shpirt!
    T’ju vijë turp të gjithëve, e të keni frikë nga ai Lart që sheh veprimet tuaja të turpëshme!
    Brez pa besim e të pa Perëndishëm!

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Kryeplaku (20-02-2021)

  4. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: “Ndoshta do humb vota, por…” Rama për largimet nga Shqipëria: Nuk është fundi i botës, shqiptar

    Njerezit kerkojne nje jete me te mire, prandaj largohen kaq shume. Kjo sepse kerkesat rriten. Nuk kenaqet me njeri me ato qe kenaqeshim para 10 vjeteve dhe kjo tregon progres te shoqerise dhe sensibilizim te njerezve. Nje nga pikat e luftes per demokraci pikerisht kjo ishte. E drejta per te levizur.
    Dhe shpesh politika nuk arrin dot t`i plotesoje shpejt te gjitha kerkesat ne rritje te njerezve, megjithese eshte bere shume. Kjo nuk tregon dobesi te qeverisjes, perkundrazi. Progresi shoqeror nxit per nje qeverisje akoma me te mire dhe plotesim sa te jete e mundur me shume te kerkesave dhe rritjes ne teresi te mireqenjes se njerezve. S`eshte aspak e vertete se rritja e emigracionit tregon dobesi te qeverisjes, por tregon se njerezit pelqejne nje jete me te mire, shpejt, qofte kjo edhe ne Suedi.
    Mos degjoni kukuvajkat, qe gjithmone shohin zi e me zi. Ketu une shoh vetem lufte politike dhe asgje tjeter.
    Edi dhe PS e vetmja force politike e afte te coje Shqiperine ne Evrope.Kjo, sepse ka qytetarine ne baze te saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 19-02-2021 më 12:25
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Për: “Ndoshta do humb vota, por…” Rama për largimet nga Shqipëria: Nuk është fundi i botës, shqiptar

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Njerezit kerkojne nje jete me te mire, prandaj largohen kaq shume. Kjo sepse kerkesat rriten. Nuk kenaqet me njeri me ato qe kenaqeshim para 10 vjeteve dhe kjo tregon progres te shoqerise dhe sensibilizim te njerezve. Nje nga pikat e luftes per demokraci pikerisht kjo ishte. E drejta per te levizur.
    Dhe shpesh politika nuk arrin dot t`i plotesoje shpejt te gjitha kerkesat ne rritje te njerezve, megjithese eshte bere shume. Kjo nuk tregon dobesi te qeverisjes, perkundrazi. Progresi shoqeror nxit per nje qeverisje akoma me te mire dhe plotesim sa te jete e mundur me shume te kerkesave dhe rritjes ne teresi te mireqenjes se njerezve. S`eshte aspak e vertete se rritja e emigracionit tregon dobesi te qeverisjes, por tregon se njerezit pelqejne nje jete me te mire, shpejt, qofte kjo edhe ne Suedi.
    Mos degjoni kukuvajkat, qe gjithmone shohin zi e me zi. Ketu une shoh vetem lufte politike dhe asgje tjeter.
    Edi dhe PS e vetmja force politike e afte te coje Shqiperine ne Evrope.Kjo, sepse ka qytetarine ne baze te saj.
    Paske filluar drogen edhe ti?

    Kemi largimin me te madh ne Evrope. I gjen statistisikat ne: https://www.iom.int/

    Jo qe nuk ka komb evropian te emigroje kaq shume sa shqiptaret, por ne ua kemi kaluar shume vendeve te Afrikes per emigrim masiv. Shifrat tona i afrohen Sirise, Afganistanit dhe Irakut.... ndonese nuk kemi bere asnje lufte me askend.

    Behet fjale per deshtim total te moralit, arsimit dhe shtetit shqiptar. Shpjegim tjeter nuk ka.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kryeplaku për postimin:

    Neteorm (20-02-2021)

Tema të Ngjashme

  1. Fundi i Botes!?
    Nga Xhemis në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-01-2013, 12:12
  2. Fundi i botes 2012 eshte nje genjeshter
    Nga bluetone në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2011, 09:30
  3. Fundi i PDK? PDK humb zgjedhjet në Rahovec
    Nga veli44 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 19-12-2010, 09:42
  4. ESHTE MARREZI/2012 s'është fundi i botës
    Nga muskulozi në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-11-2009, 13:26
  5. A eshte i afert fundi i botes?
    Nga Pasiqe në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 14:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •