Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Si po i shkatërrojnë rrjetet sociale fëmijët adoleshentë? Shembulli i rradhës

    ”Më kërkoi seks, s’pranova”, debati që nisi në Tik Tok dhe përfundoi në polici

    Emri:  Seksii-2-600x360.jpg

Shikime: 720

Madhësia:  25.8 KB

    Dy nëna kanë hyrë në komunikim me njëra-tjetrën, pasi fëmijët e tyre që ishin njohur në jetën virtuale u kthyen në një stres familjar.

    Burimet bëjnë me dije se nëna e vajzës, një nxënëse e moshës 15 vjeç kërkoi ndihmë nga e ëma e djalit 23 vjeç, pasi pa që e bija qante dhe ishte nën ankth.

    Ky hall kishte nisur nga snapchat, një adresë që ishte marrë nga i riu dhe nuk i kthehej më adoleshentes. Çështja u hetua si krim kibernetik nga Policia e Shtetit, që verifikoi identitetin e djalit me inicialet H. F dhe që mësohet se është shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

    Policia pranon se 15-vjeçarja E. nisi komunikimin në snapchat dhe më pas ata të dy u zhvendosën në bisedime në instagram. Dyshohet se pas zënkave H. F. e kanosi 15-vjeçaren si kanë vepruar edhe të tjerë në raste të tilla. “Do të degjeneroj, fotot private që ke në snap do tua dërgoj të njohurve”, i shkruan mes të tjerash 24-vjeçari që sakaq hapi instagram me emrin e adoleshentes dhe më pas u shkroi shokëve të klasës.

    E ëma që ka vërejtur shpërqendrim tek 15-vjeçarja ka insistuar për të kuptuar çfarë po ndodhte dhe kur ka marrë përgjigje i shkroi 24-vjeçarit duke i kërkuar mos t’ia ngacmonte vajzën e saj dhe shoqet. Në një çast i riu agravohet më tej dhe kërcënon 15-vjeçaren: le të shkoj në burg paralajmëron ai. E bindur se 23-vjeçari ishte i vendosur për çfarë po bënte, e ëma siguron numrin e nënës së djalit dhe nis bisedimet me të, – shpjegon policia.

    Në një nga përgjigjet gruaja tjetër i shkruan: nuk e paskam njohur fëmijën tim, nuk ka shanse t’i bëjë ai këto gjëra. Mbas disa orësh gruaja rishkruan: denoncoje se nuk kam çfarë të bëj!

    Në një situatë pa zgjidhje, kur 23-vjeçari njëkohësisht vazhdonte të njëjtën sjellje përndjekëse, e ëma e vajzës komunikon edhe me motrën e H. F.

    Vajza i përgjigjet: Nuk e di që im vëlla merret me këto gjëra, fola me vëllain dhe mamanë dhe ai u acarua. Na tha ju e keni më të lehtë të besoni ato të dyja se sa mua dhe doli nga shtëpia.

    Negociatat me familjen kanë zgjatur disa javë tregon policia, ndërsa djali pretendonte gjatë bisedave se 15-vjeçarja ia kishte falur vetë adresën e snapchat në formë besimi. I riu pretendonte se një numër i panjohur i ka shkruar “m’u harxhua telefoni më merr”. Madje edhe e ëma e djalit më pas ka akuzuar në rrjetet virtuale 15-vjeçaren. “Ishte gusht kur një numër telefoni më mori, kërkoi të fliste me tim bir dhe pastaj më tha ti je vjehrra ime, m’u prezantua si E.

    Në këtë mënyrë të dyja familjet kanë hyrë në sherr virtual, ku secila nga palët ka mbrojtur fëmijën e tij.

    E ëma e vajzës shprehet në polici “di që vajza ime E. nuk e ka takuar asnjëherë H. F. Nuk ka mundësi që të ketë telefonuar nënën e tij dhe t’i ketë thënë vjehërr”. Por 23-vjeçari kundërshton në bisedat e mëtejshme. “Ajo në bëri follow tek adresa e instagramit, i shkroi shoqes sime: shif sa i mirë ky çuni. Ajo ka një telefon iphone që e mban të fshehtë nga prindërit dhe me të më dërgonte foto provokative. Kurse unë i dërgoja video nga youtube për të qeshur”.

    I riu i shkruan nënës së 15-vjeçares se e bija kërkoi marrëdhënie me të, dhe ngaqë ai nuk pranoi ajo u mërzit dhe nisi hakmarrjen. “Në fillim e mbaja këtë adresë, por nuk shkruaja, pasi i kapa E. adresën e snapchatit tek galeria ruajta fotografitë dhe më tej i ndryshova passwordin. Ajo më tha që ishte 18”.

    Policia ka administruar të gjitha bisedat e dy familjeve ku i riu e këshillon nënën “shiko gocën se nuk e ke në rregull”, kurse 15-vjeçarja ndërhyn dhe e akuzon “më kthe snap chat”. Policia pas këqyrjeve sqaron se adresa snapchat u mbyll pas raportimeve të familjes dhe shoqeve të vajzës e cila në shqetësim e sipër preu damarët.

    “E mora vesh që preu damarët dhe dua që të më lërë të qetë shkruan 23-vjeçari, sipas të cilit e ëma duhej të kujdesej dhe mos ta lejonte në rrjetet sociale”.

    Sidoqoftë, policia ka nisur hetimet për përndjekje dhe për këtë arsye ka administruar muaj të tërë bisedime mes dy familjeve që kanë folur në Whats App, Facebook dhe Instagram.

    Gazeta Express

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Si po i shkatërrojnë rrjetet sociale fëmijët adoleshentë? Shembulli i rradhës

    Di te them qe nese ti nuk do vertet, akush nuk mund te te beje keq sidomos nga interneti, po ketyre u pelqejne perversitetet e kur shikojne qe kalojne limititet aty mendojne se cfare kane bere...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Si po i shkatërrojnë rrjetet sociale fëmijët adoleshentë? Shembulli i rradhës

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Di te them qe nese ti nuk do vertet, akush nuk mund te te beje keq sidomos nga interneti, po ketyre u pelqejne perversitetet e kur shikojne qe kalojne limititet aty mendojne se cfare kane bere...
    Ke qenë ndonjëherë adoleshent vetë ti Neteorm?

    Nuk është e drejtë të bësh me faj fëmijët adoleshentë që konsiderohen fëmijë të vegjël e jo të rritur. Barrën më të madhe të fajit në të tilla raste e kanë vetë prindërit e varfër, që falë presionit të fëmijës dhe shoqërisë së asaj fëmije, i lejojnë fëmijët të futen në Internet e rrjetet sociale pa i kontrolluar dhe monitoruar. Prindi është përgjegjës për atë fëmijë derisa të arrijë moshën madhore të paktën 18 vjeç, sipas ligjit.

    Shoqëria mbart edhe ajo fajin e saj, që i lejon këto rrjete sociale të funksionojnë pa i monitoruar, kontrolluar punën e tyre. Shteti ka kontroll të rreptë për impiantin e filtrimit të ujit që ajo fëmijë pi. Për ushqimin që ajo fëmijë fut në gojë. Për atë çfarë ajo fëmijë shikon në ekranin e televizionit, por jo kur vjen fjala tek ekrani i Internetit, dhe ca më keq, ekrani i celularit që fëmijët që adoleshentë nuk e ndajnë nga dora. Eshtë me të vërtetë e nevojshme për një adoleshent të ketë telefon me Internet ku mund të bëjnë çfarë të dojë?

    Eshtë e vështirë të rritesh si adoleshent në botën e sotme. Por është akoma më keq të jesh prind i këtyre fëmijëve adoleshentë. Prindërit ndihen të pafuqishëm që t'iu vinë në ndihmë fëmijëve të tyre. Gjithë sistemi dhe gjithë bota është duke bërë komplot kundër tyre dhe familjes së tyre.

    Albo

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Si po i shkatërrojnë rrjetet sociale fëmijët adoleshentë? Shembulli i rradhës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ke qenë ndonjëherë adoleshent vetë ti Neteorm?
    Shteti ka kontroll të rreptë për impiantin e filtrimit të ujit që ajo fëmijë pi. Për ushqimin që ajo fëmijë fut në gojë. Për atë çfarë ajo fëmijë shikon në ekranin e televizionit, por jo kur vjen fjala tek ekrani i Internetit, dhe ca më keq, ekrani i celularit që fëmijët që adoleshentë nuk e ndajnë nga dora. Eshtë me të vërtetë e nevojshme për një adoleshent të ketë telefon me Internet ku mund të bëjnë çfarë të dojë?

    Eshtë e vështirë të rritesh si adoleshent në botën e sotme. Por është akoma më keq të jesh prind i këtyre fëmijëve adoleshentë. Prindërit ndihen të pafuqishëm që t'iu vinë në ndihmë fëmijëve të tyre. Gjithë sistemi dhe gjithë bota është duke bërë komplot kundër tyre dhe familjes së tyre.

    Albo
    Doja te ndalesha pak te kjo pjesa pasi shteti "sistemi" po kontrollon cdo gje qe ne bejme madje edhe ajo qe quajme ne liri prap eshte ne dore te sistemit.

    Dhe une kam qene gjithmone kundra kesaj pjese, pra cdo gje qe ti meson e zhvillohesh me qellim ti sherbesh sistemit sepse askujt nuk i intereson te jesh kunder.

    Ps. Sa i perket femijerise time ka qene e veshtire pasi kam harritur kohet pa internet dhe varferine nga fshati ne qytet kshuqe keto budallalleqet qe lexojme sot, mua me vjen te qesh sesa ato qe kemi kaluar ne..

Tema të Ngjashme

  1. Si po na e shkatërrojnë jetën Rrjetet Sociale?
    Nga prizrenasi_30 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-03-2021, 06:24
  2. Rrjetet sociale
    Nga Hermosa në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-10-2016, 02:16
  3. Interneti, fëmijët të ekspozuar në rrjetet sociale !
    Nga Wordless në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2014, 23:24
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2014, 13:44
  5. Rrjetet sociale!
    Nga peyoni në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-04-2012, 10:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •