Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    8 shkurt 1991 - Gazeta e parë opozitare botohet në Berat me titullin "Ideja Kombëtare"

    Doli më 8 shkurt 1991 dhe u censurua menjëherë nga qeveria e Çarçani, 30-vjetori i gazetës së parë opozitare në Berat që u botua vetëm një herë

    Emri:  gazeta-Berat-1.jpg

Shikime: 909

Madhësia:  60.7 KB

    U mbushën plot 30-vjet nga themelimi i gazetës së parë opozitare në Berat, që u censurua menjëherë në ato vite nga qeveria komuniste. Më 8 shkurt 1991,në Berat u botua gazeta “IDEJA KOMBËTARE”, si botim i degës lokale të Partisë Demokratike. Kjo ishte gazeta e dytë opozitare në vend, pas gazetës Rilindja Demokratike që doli në treg në 5 Janar 1991.

    Kjo gazetë u hodh në treg nga emra të njohur si: Xhovan Shyti,Valentin Veizi, Xhevair Lleshi, Pëllumb Nako, Simon Vrusho, Llambi Gjikuli, Dhimitër Llazi e Piro Leka.

    Gazeta “Ideja Kombëtare” ishte e para gazetë e fjalës së lirë në qytetin e Beratit pas viti 1944, ku shpalosej jo vetëm strategjia e lirisë e demokracisë por nderoheshin edhe traditat e qytetit. Demokratët beratas menduan që gazetës se tyre ti vendosnin të njëjtin emër të cilin Islam Vrioni i vendosi këndit të botimeve të tij mbi fjalën e lirë në vitet ’20.

    Gazeta “Ideja Kombëtare” ishte projektuar për të qenë e përjavshme. Sapo doli në qarkullim numri i saj i parë që ishte me format diçka më i madh se “A-4” i sotëm, të 2500 kopjet u shpërndanë brenda një kohë rekord. Kjo bëri që qeveria komuniste, e kryesuar prej Adil Çarçanit, nëpërmjet një urdhri shkresor lëshuar prej Ministrisë së Drejtësisë, ta censuronte gazetën, duke mos e lejuar të dilte më tej, me pretekstin se ende nuk kishte një ligj për nxjerrjen e gazetës dhe botuesit duhet të prisnin derisa ky ligj të dilte.

    Emri:  gazeta-Berat-2.jpg

Shikime: 868

Madhësia:  61.8 KB

    Emri:  gazeta-Berat-3.jpg

Shikime: 830

Madhësia:  61.5 KB

    Emri:  gazeta-Berat-1.jpg

Shikime: 909

Madhësia:  60.7 KB

    Balkanweb

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    SERAFIM DILO (16-02-2021)

Tema të Ngjashme

  1. Botohet "Meshari" i Gjon Buzukut
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2013, 23:40
  2. Libri "The Shack" tashme ne shqip nen titullin "Streha"
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-06-2010, 04:21
  3. Botohet "E drejta kushtetuese ne RM" nga prof Mersim Maksuti
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2010, 07:29
  4. A bie ndesh ideja e "zotit" me lirinë?
    Nga armandovranari në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 16:37
  5. "GAZETA E ATHINES" ne internet gazeta shqiptare e emigranteve ne Greqi
    Nga ILLYRIA-ARBERIA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2002, 20:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •