“Mė varrosni nė mal”/ Fjalėt e fundit tė Ahmet Lepenicės,i cili udhėhoqi 400 trupa tė Isa Boletinit

Emri:  Ahmet-Lepenica1.jpg

Shikime: 1860

Madhėsia:  46.6 KB

Nė juglindje tė Vlorės shtrihet fshati i bukur i Lepenicės, njė krijim i rrallė prehistorik. Vendi i kapedanėve dhe komandantėve tė luftrave tė fuqishme, vendimtare. Mes

kėngės labe kemi njohur figura qė kanė bėrė historinė e vendit nga ku bėmat e tyre janė hisua dhe refreni i kėngėve polifonike qė burrat e vendit merrnin vėnēe nėn gurgullimėn e ujėrave qė rridhnin nga shpati i malit. Ata ishin qėndresa e fortė e trojeve shqiptare qė sot jetojnė dhe ruhen tė gjallė nė memorien e tė gjithė brezave . Nė Lepenicė lindi dhe u rrit Ahmet Lepenica, i cili u radhit nė rradhėt e historisė. Ahmeti lindi nė njė familje patėriotike dhe atdhetare nga ku udhėrrėfyes tė trimėrisė dhe fisnikėrisė kishte veprat dhe bėmat e gjyshit tė tij, Cane Lepenica.Si komandant i pėrgjithshėm i trupave kombėtare nė luftėn e Vlorės tė vitit 1920, shkėlqeu me zotėsinė dhe trimėrinė e tij, e cila frymėzohej edhe nga trimėritė dhe veprat e ushtarakėve tė tjerė si Memo Mete Brati apo edhč Kanan Maze. Ahmet Lepenica ishte shfaqur si ushtarak nė Manastir, Shkup dhe Janinė pėr shpalljen e pavarsisė Kombėtare.

Ahmeti nė vitin 1908 pėrkrahu lėvizjen e xhonturqėve dhe bashkėpunoi me Mustafa Qemal Ataturkun nė Komitetin e Selanikut, Nga ku historia dhe gojėdhėna rrėfen se dy miqtė e ngushtė tė shkollės ushtarake tė Selanikut tė Mustafa Qemalit ishin Ahmet Lepenica dhe Memo Mete Brati. Ishte viti 1911 kur Ahmet Lepenica u caktua Komandant i garnizonit ushtarak turk tė Mavrovės nė Vlorė, i cili kishte ndihmuar nė armė e municione pėr nevoja tė kryengritjes nė jug tė vendit. Me shpalljen e pavarsisė Kombėtare nė nėntor tė 1912, Ahmet Lepenica sherbeu pranė ministrit tė luftės Mehmet Pashė Derralla. Ai ishte i lidhur ngushtė edhe me djalin e Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora, miqėsi e cila u forcua edhe mė shumė nė kohėn e qeverisė sė Vlorės. Nė vitin 1913 Ismail Qemali e caktoi Ahmet Lepenicėn tė krijonte repartet ushtarak tė xhandarmėrisė nė qytetet si Fier, Lushnje dhe Berat, por asaj kohe Ismail Qemali krijoi njė trupė ushtarake pranė qeverisė me nė krye Ahmet Lepenicėn ku bėnin pjesė edhe 25 luftėtar tė Isa Boletinit, kėshtu u zbraps edhe rreziku qė i kanosej qeverisė sė pėrkohėshme tė Vlorės.



Ahmet Lepenica ishte njė major i madh dhe i fuqishėm qė fjala i kishte peshė dhe i bėnte vend. Si njė nga kundėrshtarėt e pushtimit tė Vlorės nga Italia nė dhjetor tė 1914, sė bashku me Osman Haxhiun, Ali Asllanin dhe shumė tė tjerė, Ahmet Lepenica ishte komandant i xhandarmėrisė sė Vlorės, i emėruar nga qeveria e Princ Vidit. Por Ahmet Lepenica qėndroi nė krahė tė Osman Haxhiut dhe atdhetarėve tė tjerė tė Vlorės, ai udhėhoqi fuqinė popullore pėrballė gjeneralėve tė njohur tė europės si Piaēentini. Nė vitin 1899 ai ndodhej nė Turqi, ku pėr akte trimėrie ishte graduar kapiten dhe kishte marrė medalje. Ahmeti nė vitin 1912 kur nė Vlorė u ngrit flamuri, u arratis nga trupat turk dhe erdhi nė Vlorė duke udhėhequr 400 ushtarė Kosovarė me nė krye Isa Boletinin.Trimėria e tij ishte njė dorė e fortė e Ismail Qemalit.

Pėr Ahmetin shkruajtėn profesor tė nderuar, njė ndėr ta ėshtė dhe Bardhosh Gaēe, i cili ndėr krijimtaritė e tij, radhit mė sė miri veprėn dhe figurėn e Ahmet Lepenicės.

Por vepra dhe figura e Ahmet Lepenicės rron dhe ka triumfuar nė shpirtrat e atyre qė e deshėn dhe e vlerėsuan veprimtarinė e tij, por ata qė e ruajnė thellė nė memorie dhe marrin frymė dhe shembull janė nipat dhe mbesat, tė cilėt krenohen dhe luftojnė pėr ta ruajtur dhe pėrcjellė ndėr breza ēdo virtyt tė tij.

Ahmet Lepenica ndodhej aty ku kanosej rreziku i madh, ku kėrkohej guximi e ku thėrritej trimėria. Ai ishte njė luftėtar i rilindjes sė kombit. Nė mars tė vitit 1919 nė fshatin Brataj tė krahinės sė Mesaplikut u formua “Mbrojtja Shkollore” njė pėrgatitje pėr ēlirimin e Vlorės, asaj kohe u formua komiteti prej 11 vetash, nga ku Ahmet Lepenica ishte njėri prej tyre. Ahmeti ishte ndihmė pėr mbrojtjen e Lushnjės, pa tė cilėn nuk do tė kishim sot Kongresin e Lushnjes dhe pavarėsinė e Shqipėrisė.

Mė 2 qershor tė vitit 1920 komiteti “Mbrojtja Kombetare” e vendosi selinė nė Beun tė fshatit Vajzė dhe mė datėn 4 qershor Ahmet Lepenica u emėrua Komandant i Pėrgjithshėm.

Mjaftė i rėndėsishėm ėshtė takimi nė Lepenicė mė 27 shkurt tė vitit 1920 ku i pranishėm ishte edhe Kryeministri i Shqipėrisė Sulejman Delvina, i cili zgjodhi Lepenicėn prej tij, si vendlindje e mikut tė tij Ahmetit.

Me solemnitet Ahmet Lepenica u betua nė Kuran dhe ky vendim u firmos nga gjithė pleqėsia e prefekturės sė Vlorės.

Me njė personalitet dhe atdhetarizėm tė pa ēmuar ky bir i denjė ishte, ėshtė dhe do tė mbetet njė faktor ushtarak dhe njė ndėr historitė mė tė mėdha tė kombit.

(Balkanweb)