Kadare vjen me librin “Dialog me Alda Bardhylin”, studiuesja: Shkrimtari rrėfen tė pathėna nga jeta e tij, bėn tė qartė raportin e tij me regjimin

Emri:  Alda-Bardhyli1.jpg

Shikime: 69

Madhėsia:  26.5 KB

Studiuesja Alda Bardhyli, e ftuar nė emisionin “Kjo javė” nė “News 24”, duke folur pėr librin mė tė fundit tė Ismail Kadaresė, qė ėshtė njė dialog me tė, u shpreh se nė kėtė botim, shkrimtari i madh rrėfen tė pathėna nga jeta e tij.

Bardhyli thekson se Shqipėria mbetet pjesė e pashmangshme e veprave tė Kadaresė, kurse shton se shkrimtari ynė i njohur ka emancipuar shoqėrinė shqiptare gjatė diktaturės.

“Ky libėr ėshtė shumė i mirė dhe ėshtė bisedė shumė interesante. Kadare u josh qė nė fėmijėri nga Shekspiri. Kadare ndalet tek pushteti i letėrsisė. Kadare mė ka thėnė se donte tė bėhej njė shkrimtar i madh. Shqipėria ėshtė pjesė e pashmangshme e Kadaresė.



Veprat e tij kanė emancipuar shoqėrinė gjatė diktaturės. Ismail Kadare zhvesh nga mjegulla edhe raportin e tij me regjimin diktatorial. Nė libėr tregon historinė e dashurisė me njė shoqe kursi, njė dashuri shumė e bukur, qė e ka kujtuar shpesh, e tregon edhe tek “Mjegullat e Tiranės””, tha Bardhyli.

Duke folur pėr raportin mes Kadaresė dhe Hoxhės, Bardhyli nėnvizoi se ka qenė njė marrėdhėnie shumė komplekse. Ajo shton se shkrimtari ia arriti tė dalė nga diktatura, falė letėrsisė sė tij tė madhe.

“Diktatura ėshtė e pashmangshme nė kėtė libėr. Raporti mes tyre ka qenė kompleks. Diktaturat kanė pasur pėrplasje me shkrimtarėt. Shumė shkrimtarė tė njohur nė atė kohė ishin edhe miq. Enver Hoxha donte t’i jepte njė shuplakė shkrimtarėve tė vjetėr. Librat e Kadaresė janė ndaluar, Pashallarėt e kuq thuajse u zhduk.

Ka qenė gjithmonė nė vėmendjen e pushtetit. Mendoj se ka qenė aftėsia e tij e madhe pėr t’ia dalė. Falė veprės sė Kadaresė, kultura shqiptare ka marrė hov. Kadare vuri nė dukje europianizimin e shqiptarėve. Vepra e Kadaresė ka qenė politike. Ismail Kadare shprehet se njohja me Helenėn ishte njė fat i madh pėr tė”, deklaroi Bardhyli.

(d.xh/ Balkanweb)