Miti i Sizifit, mbreti mizor qė u ndėshkua pėrjetė, pėr shkak se e mėrziti Zeusin

Emri:  miti-i-sizifit.jpg

Shikime: 2452

Madhėsia:  17.7 KB

I dėnuar tė ngjisė pėrgjithmonė njė gur tė madh nė njė kodėr tė pjerrėt, Sizifi ėshtė njė figurė e mitologjisė greke, qė pėrfaqėson njė mision tė pamundur. Ndėshkimi pėr tė nė Botėn Nėndeshme ishte:Sa herė qė ai afrohej majės sė kodrės, guri po ngjiste lart, rrėzohej sėrish nėfund tė saj, duke e detyruar ta fillonte sėrish detyrėn nga e para.

Pra Sizifi u ndėshkua pėr ta kryer nė pėrjetėsi kėtė detyrė tė pamundur. Por ēfarė bėri ai pėr tamerituar kėtė ndėshkim tė rreptė? Dhe kush ishte Sizifi? Sipas mitologjisė Greke, Sizifi ishte themeluesi dhe mbreti i parė i Efirės (qė thuhet se ishte emri origjinal i Korintit).

Ai ishte djali i Eolusit, mbret i Thesalisė dhe Enaretes. Sizifi njihet mė shumė si njė person shumė dinak. Nė disa burime tė mėvonshme letrare (pra pas epikės sė Homerit), Sizifi konsiderohet si babai i Odiseut (babai i tė cilit thuhet tradicionalisht tė jetė Laerti), njė figurė tjetėr nė mitologjinė greke, i njohur pėr dinakėrinė e tij.

Sizifi u venos nė fokusin e Perėndive kur shkeli xenia-n, konceptin e mikpritjes dhe bujarisė,qė mikpritėsit janė tė detyruar tė tregojnė ndaj mysafirėve dhe udhėtarėve. Pėr tė treguar se ishte njė mbret i pamėshirshėm, Sizifi i vriste nė shumė raste miqtė e tij.

Kjo gjė nuk i pėlqeu Zeusit , i cili ishte pėrgjegjės pėr ruajtjen e kėtij kodi sjelljeje. Ai vendosi tė merrte masa kundėr Sizifit, por kjo pas njė incidenti tė veēantė.Mbreti i Perėndive kishte rrėmbyer Eginėn, vajzėn e Asopusit, njė Perėndi i lumit, qė ishte njėherazi djali i Poseidonit.

Sizifi i premtoi Asopusit t’i tregontese ēfarė i kishte ndodhur vajzės sė tij, me kushtin qė tė krijonte nė qytetin e tij njė burim tė jetės sė pėrjetshme. Kėshtu, ai i zbuloi aktin e ulėt tėZeusit. I zemėruar nga gjesti i Sizifit, Zeusi urdhėroi Thanatosin, Perėndinė e Vdekjes, qė ta ēonte atė nė Botėn e Nėndheshme.

Kur Thanatosi shkoi tek Sizifi, ky e pyeti se si funksiononin zinxhirėt e tij. Ndėrsa Thanatosi po i tregonte mbretit se si funksiononin zinxhirėt, Sizifi e lidhi me shpejtėsi nė ato zinxhirė.Vdekja ishte tani rob i Sizifit, dhe askush nuk mund tė vdiste.

Nė fund, u desh ndėrhyrja e Aresit, Zotit tė luftės. Kjo pasi luftėrat nuk ishin mė “interesante”, nė kushtet kur nuk mund tė vdiste askush. Ndaj ai e liroi Thanatosin. Nė njė version tjetėr tė mitit, ishte Hadesi ai qė u dėrgua ta marrte Sizifin, megjithėse edhe ai u mashtrua nga mbreti.

Pasi u la i lirė, Thanatos/Hades e pėrfundoi misionin e tij. Gjithsesi, Sizifi dinak ishte nė gjendje ta mashtronte sėrish vdekjen. Duke e ditur se nuk do tė ishte nė gjendje ta mbante tė burgosur pėr shumė kohė Thanatosin/Hadesin, ai i dha disa udhėzime bashkėshortes sė tij, Meropit, tė cilat do tė zbatoheshin kur ai tė ēohej nė botėn e nėndheshme.

Nė vend se t’i kryente njė varrim normal, Sizifi i tha Meropit qė ta linte kufomėn e tij tė pa varrosur, dhe tė hiqte dorė nga ritet e nevojshme funerale. Kur shkoi nė Botėn e Nėndheshme, Sizifi iu afrua Persefonit dhe iu ankua pėr qė i kishte bėrė gruaja trupit tė tij.

Ai kėrkoi tė rikthehej nė mbretėrinė e tė gjallėve, nė mėnyrė qė tė mund ta ndėshkonte gruan e tij. Kjo kėrkesė u pranua dhe Sizifi u kthye nė mbretėrinė e tė vdekshmėve. Ai vazhdoi tė jetojė deri nė moshė tė thyer. Nė njė version tjetėr, Sizifi e qorton bashkėhorten e tij pėr neglizhencėn e saj.

Por pėr shkak se refuzoi tė kthehej nė Botėn e Nėndheshme, ai u mor me forcė nga Hermesi.Kur u ēua aty, Zeusi kishte shansin tė hakmerrej ndaj Sizifit. Pėr ta ndėshkuar mbretin, dhe pėr t’i dekurajuar njerėzit e tjerė qė tė tentonin tė talleshin me Zotat, Zeusi dha njė ndėshkimmjaft tė ēuditshėm. Sizifi duhej tė ngjiste duke rrokullisur njė gur tė madh nė njė kodėr tė pjerrėt.

Sa herė qė ishte afėr fundi tė detyrės sė tij; shkėmbi rrotullohej tatėpjetė si me magji, dhe ai duhet ta fillonte nga e para, duke e bėrė tė pamundur ēlirimin nga ai ndėshkim. Po cili ėshtė morali i historisė sė Sizifit? Natyra e kotė e detyrės sė pėrjetshme tė Sizifit, ėshtė sigurisht njė dėnim i tmerrshėm.

Por sot disa njerėz, kanė njė kėndvėshtrim interesant mbi kuptimin e mitit tė Sizifit. Nė vend se ta shohin kėtė ndėshkim si njė provė se Zeusi hakmarrės triumfoi mbi mbretin mizor, disa njerėz e interpretojnė kėtė mit si njė kujtesė mbi nevojėn e kėmbėnguljes kur pėrballesh me njė mision qė ia vlen, edhe pse nė pamje tė parė duket i pamundur.

Ndėrsa Sizifi mund ta ketė merituar ndėshkimin e tij, ka njerėz qė besojnė se kur sfidat shihen jo si ndėshkim, por si njė fakt i jetės, njeriu duhet tė pėrballet me vėshtirėsinė, tė punojė shumė, dhe tė mos dorėzohet kurrė. Ndryshe nga historia e Sizifit, ata njerėz qė e bėjnė njė pėrpjekje, do tė kenė njė rezultat.

Ancient Origins – Bota.al