Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Tom Doshi: Kryetari i zgjedhur i PSD-së jam unë, në zgjedhjet e 25 prillit kandidoj në 4 qarqe

    Emri:  Tom-Doshii.jpg

Shikime: 178

Madhësia:  26.3 KB

    Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin e PSD-së si parti garuese më 25 prill, por me kryetar Engjëll Bejtja, vjen edhe reagimi i Tom Doshit.

    Në një prononcim për “BalkanWeb”, vetë Doshi sqaron se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ai kryetari i Partisë Social Demokrate në listat zgjedhore.

    Doshi sqaron se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt.

    Nisur nga ky fakt, PSD për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja.

    Doshi shton se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari. Madje shton se do të garojë në katër qarqe.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Ç’do të bëjë PS me Tom Doshin? Manja: S’ia kemi nevojën… Ne fitojmë pastër dhe qartë!

    Emri:  manja-doshi.jpg

Shikime: 109

Madhësia:  28.0 KB

    Kryetari i Komisonit të Ligjit, Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila rikujtoi shpalljen “non grata” të Tom Doshit në SHBA dhe u shpreh se votuesit shqiptarë “meritojnë më mire se kaq”.

    I ftuar në studion e ABC, me gazetarin Endri Xhafo, Manja u shpreh i bindur se në 25 prill do të fitojë PS dhe theksoi se partia nuk do të kenë nevojën e asnjë aleati, duke përfshirë edhe Doshin.

    “PS do të bëjë si subjekt politik atë që i takon. Kur vijmë te problemi përsëri i raportit me ligjin kjo i referohet pas 25 prillit. Do të bëjnë një filtër. PS do të dijë të administrojë në mënyrë të shkëlqyer fitoren në 25 prill. Ne nuk do t’ja kemi nevojë asnjë aleati tjetër sepse presim një mandat të qartë nga qytetarët.

    Përgjegjësia jonë pas 25 prillit është të ushtrojmë një mandat të pastër pa asnjë lloj ndikimi. Ne nuk do të kemi nevojë për numrat e askujt për të formuar qeverinë pas 25 prillit. Qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Tom Doshi është kryetar i një partie që garon në siglën e vet. PS në 25 prill do të marrë një mandat të pastër dhe të qartë”
    , tha ai.

    Manja komentoi gjithashtu edhe gjobën e Komisiont Qendror të Zgjedhjeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Lidhur me këtë, Manja tha se pret që deri në 25 prill opozita të ankohet edhe për gjëra më të vogla.

    “Veliaj foli për aktivitetin që është ndëshkuar që ka të bëjë me shtëpitë e ndërtuara. Duhet të ishte e kundërta sa më shumë banorë që të akomodohen në shtëpi. unë pres që opozita deri në 25 prill do të ankohet për gjëra shumë më të vogla se kaq sepse nuk ka çfarë humbet. Unë uroj që rezultati ta qetësojë përfundimisht opozitën”, u shpreh Manja.

    Pjesë nga biseda në studio:

    Ulsi Manja: Në parantezë dua të kthehem te ligji i dekriminalizimit. Në fakt ky ligj është vullnet politik i mazhorancës. Pa vullnetin tonë në vitin 2015 nuk do kishte kaluar ligji i dekriminalizimit. Do të duhet të na njihet merita. Ai ligj është shoqëruar me ndryshime kushtetuese. E kam thënë me kënaqësi, që dekriminalizimi ka prodhuar rezultate pozitive. Është një detektor ligjor për të nxjerrë nga politika dhe administrata njerëz me rekorde kriminale. Fakti që ka pasur efekte, qëllimi i ligjit është pastrimi i politikës. Ligji e merr edhe në ndjekje penale për falsifikim të formularit. Nuk është kaq e thjeshtë se jo vetëm që të ndërpritet mandati, po shkon në ndjekje penale.

    Endri Xhafo: Kush parti ka pasur më shumë subjekte të këtij ligji?

    Ulsi Manja: Ne jemi parti në qeverisje dhe vëmendja janë tek ne. Kur vijmë te zbatimi i ligjit unë nuk dua të bëjë matematikë numrash kush kishte më shumë e më pak. Më intereson raporti i forcës time politike në zbatimin ligjit. PS në të gjitha rastet kur janë vërtetuar ka konstatuar deputetë apo persona të emëruar në kushtet e ndalimit të ligjit nuk është bërë mburojë për asnjë. Si m und ta dinte kryetari i një partie se çfarë ka bërë Ulsi Manja para 20 vitesh. Ne si forcë politike kemi qenë të qartë. E njëjta vlen edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

    Endri Xhafo: Njerëzit e thjeshtë, thonë pse vinë këta me shumë probleme te ju?

    Ulsi Manja: Unë dua t’i largohem matematikës. E shikoj proces këtë. Ka edhe andej, por nuk më gëzon ky fakt. Do të duhet të merren në konsideratë edhe të drejtat e individit. Ky person nuk mund të jetë tabelë qitje për 100 vjet.

    Është një ligj i ashpër. Për sa kohë nuk ka vajtur në Gjykatë Kushtuese nuk e them që është antikushtetues. Është produkt i vullnetit politik dhe unë them që edhe për disa kohë në Shqipëri ky ligj duhet të jetë në fuqi. Derisa shoqëria shqiptare të vijë në një standard maturimi.

    Endri Xhafo: A duhet të prevalojë argumentimi politik, apo ai ligjor? Ka një kërkesë politike nga ambasadorja për Tom Doshin. Cfarë do bëjë PS?

    Ulsi Manja: Përsëri vijmë te raporti i individit. PS do të bëjë si subjekt politik atë që i takon. Kur vijmë te problemi përsëri i raportit me ligjin kjo i referohet pas 25 prillit. Do të bëjnë një filtër. PS do të dijë të administrojë në mënyrë të shkëlqyer fitoren në 25 prill. Ne nuk do t’ja kemi nevojë asnjë aleati tjetër sepse presim një mandat të qartë nga qytetarët. Përgjegjësia jonë pas 25 prillit është të ushtrojmë një mandat të pastër pa asnjë lloj ndikimi. Ne nuk do të kemi nevojë për numrat e askujt për të formuar qeverinë pas 25 prillit. Qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Tom Doshi është kryetar i një partie që garon në siglën e vet. PS në 25 prill do të marrë një mandat të pastër dhe të qartë.

    Endri Xhafo: Nëse do ju duhet vota e Doshit?

    Ulsi Manja: Unë nuk dua të bëj fall sot. E gjithë vëmendja është e përqendruar te fushata. Këtë radhë më shumë se kurrë kërkojmë një kontratë me numra të pastër sic e kishim në 2017 për të çuar deri në fund punët që janë nisur.

    Endri Xhafo: Komentet e ambasadores ju dëmtojnë?

    Ulsi Manja: Unë e shikoj shumë dashamirëse deklaratën e ambasadores amerikane. Ju thotë shqiptarëve kujdes me votën. Është normale që një mike dhe partnere siç është ambasada e SHBA flet për të mirën e qytetarëve./tpz.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Kryetari i zgjedhur i PSD-së jam unë, në zgjedhjet e 25 prillit kandidoj në 4 qarqe

    Tom Doshi fiton përfundimisht ndaj ambasadores amerikane Kim. KQZ e regjistron si kandidat per deputet

    Emri:  Rama-dhe-Tom-Doshi-750x375.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  34.7 KB

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot dokumentet e Partisë Social Demokrate për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

    Vendimi u mor me shumicë votash nga anëtarët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i këtij komisioni, Ilirian Celbashi tha se “të gjitha ato që kërkohen në dokumentacion janë në përputhje me ligjin. S’ka kusht që ndalon kandidimin e Tom Doshit, s’kemi shkelje”.

    Çështja e Tom Doshit u kthye në një përplasje të fortë mes qeverisë “Rama” dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim kërkoi që KQZ të ndalonte kandidimin e tij për shkak se është shpallur non grata nga SHBA.

    Ambasadorja Kim ka folur gjatë muajve të fundit për vendosjen e kandidatëve të pastër penalisht në zgjedhjet e 25 prillit. .

    Në datën 9 shkurt, ambasadorja e SHBA deklaroi se autoritetet shqiptare që përgatisin zgjedhjet duhet të kujtojnë vendimin e DASH për shpalljen e personave non grata nga Shqipëri. Këtë mesazh ambasadorja Yuri Kim e shoqëroi me vendimin e 16 Prillit 2018 kur sekretarit amerikan i shtetit publikisht i ndaloi Tom Doshit hyrjen në SHBA.

    Përfundimisht Tom Doshi mposhti ambasadoren amerikane Kim. Dhe më hapur nuk ka se si bëhet, pasi shumica e anëtarëve në KQZ janë përfaqësues të PS.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-01-2021, 10:00
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2017, 09:34
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 00:13
  4. Eduard Selami: Jam gati të kandidoj për PD-në
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 11:15
  5. Nano: Do kandidoj per kreun e Bashkise se Tiranes ne 2011-en
    Nga ramaik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 06:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •